BESIMI NĖ ALL-LLAHUN XH.SH.


3. Teuhidul-esma’i ves-sifat

Teuhidul-esma’i ves-sifat shkurtimisht do tė thotė bindshmiria e fuqishme se All-llahut XH.SH. i pėrkasin tė gjitha emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė, se Ai ėshtė larg atributeve tė mangėta dhe se Ai me cilėsitė e Tij shquhet mbi tė gjitha krijesat. Cilėsitė dhe emrat tė cilat na janė tė njohura vetėm nga fjalėt e Tij dhe nga fjalėt e Pejgamberit tė Tij, pa kurrfarė ndryshimesh tė fjalėve tė tyre, pa mohimin e tyre parcial apo tė tėrėsishėm, pa tentim qė tėrėsisht tė kuptohen ato dhe tė shpjegohen thelbėsisht apo komparacionit me cilėsitė e krijesave.

Nga ky formulim jipet tė kuptohet se teuhidul-esma’i ves-sifati, bazohet nė tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk do tė jetė besimtar nė kėtė lloj tė teuhidit.20

a) - Tė besuarit se All-llahu XH.SH. nuk i gjason krijesave dhe se ėshtė larg ēdo tė mete;

b) - Tė besuarit nė emrat dhe nė cilėsitė e All-llahut XH.SH. qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet, pa kurrfarė mungese apo shtimi dhe pa kurrfarė shtrembėrimesh apo mohimesh; dhe

c) - Shuarja e ēdo dėshire pėr tė kuptuar domethėnien e vėrtetė tė kėtyre cilėsive.

a) - Me parimin e parė nėnkuptohet mohimi i ēdo ngjashmėrie ndėrmjet cilėsive tė All-llahut XH.SH. dhe cilėsve tė krijesave. Argument pėr kėtė janė fjalėt e All-llahut XH.SH.:

"Dhe askush nuk i gjason Atij!" (El-Ihlas: 4)

"All-llahun mos e krahasoni me kurrgjė!" (En-Nahėl: 74)

Imam Kurtubi, duke komentuar ajetin "Dhe askush nuk i gjason Atij!", thotė: "Kėtu flitet se All-llahut XH.SH., me lartėsinė e Tij, nė madhėshtinė e Tij, me pushtetin e Tij, me emrat e bukur dhe me cilėsitė e pėrsosura tė Tij, nuk i gjason askush nga krijesat e Tij, e as qė mund tė krahasohet ndokush me Tė. Gjithashtu, edhe cilėsitė e All-llahut XH.SH., tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet - e ato janė tė pėrbashkėta sipas shqiptimit nė raport me All-llahun Y dhe me krijesat e tjera - assesi nuk i gjasojnė domethėnies sė vėrtetė tė tyre, ngase cilėsitė e Atij qė gjithmonė ekziston nuk janė tė njėjta sikurse cilėsitė e atyre tė cilėt janė krijuar nga Ai."21

Kurse El-Vasiti - rahimehullahi te’ala - thotė: "Nuk ekziston ndonjė qenie siē ėshtė qenia e Tij, as ndonjė emėr siē ėshtė emri i Tij, as ndonjė vepėr siē ėshtė vepra e Tij, pėrveēse nga pikėpamja gjuhėsore (shqiptimit). Qenia, qė nuk ėshtė e krijuar, ėshtė larg asaj qė tė ketė cilėsi ēfarė posedon e krijuara. Siē ėshtė e pamundur qė qenia e krijuar tė ketė cilėsitė e Atij qė nuk ėshtė i krijuar. E tėrė kjo ėshtė drejtim i pasuesve tė sė vėrtetės, udhės (Sunnes) sė Pejgamberit e dhe xhema’atit tė brezave tė parė tė myslimanėve."22

Sejjid Kutbi nė tefsirin e vet, duke komentuar kėtė ajet, thotė: "Natyra e njeriut nė tėrė kėtė beson vetvetiu, ngase gjėrat e krijuara, tė cilat i ka krijuar Ai vetė, njėherit nuk mund t’i pėrngjajnė krijuesit."23

Nė kėtė parim bėnė pjesė edhe mohimi i ēdo gjėje qė i kundėrvihet asaj me ēka All-llahu XH.SH. e ka pėrshkruar Vetveten, ose me ēka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij. Prandaj, besimi nė All-llahun Y, si tė Vetmit qė i pėrkasin emrat dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė, kėrkon prej nesh tė mohojmė dhe tė dėbojmė mundėsinė se Ai mund tė ketė grua, shok, partner (ortak), ndihmės, ndėrmjetsues (pėrveē me lejen e All-llahut) dhe mbrojtės nga poshtėrimi. Siē kėrkon edhe mohimin se Atė mund ta kaplojė kotja dhe gjumi, lodhja, kapitja, vdekja, padrejtėsia, shkujdesja, harresa, pagjumėsia, transformimi dhe cilėsi tė tjera mangėsie.

b) - Parimi i dytė kėrkon obligueshmėrinė e kufizimit tė ēdo gjėje qė i pėrshkruhet All-llahut XH.SH. vetėm nė atė qė ėshtė pėrmendur nė Kur’an dhe nė hadithet e Resulull-llahut e Sepse, cilėsitė dhe emrat e All-llahut XH.SH. kuptohen me anė tė tė thėnave, e jo me anė tė pėrsiatjes personale. All-llahu XH.SH. assesi nuk mund tė pėrshkruhet, pėrveēse me atė qė e ka pėrshkruar Vetveten apo me ēka e ka pėrshkruar PejgamberiTij.

Gjithashtu edhe nuk emėrohet, pėrveēse me emrat, me tė cilat e ka quajtur Vetveten apo me tė cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij. Pėr shkak se All-llahu XH.SH. i di mė sė miri emrat dhe cilėsitė e Veta. All-llahu XH.SH. thotė:

"... Thuaj: "A e dini mė mirė ju apo All-llahu?." (El-Bekare: 140)

Duke qenė se All-llahu XH.SH. di mė sė miri pėr Vetveten, dhe pasi qė Pejgamberėt e Tij e kanė folur vetėm tė vėrtetėn, sepse ata kanė transmetuar vetėm atė qė u ka shpallur All-llahu XH.SH., atėherė, nė sferėn e emrave dhe tė cilėsive tė All-llahut XH.SH. - duke i pranuar ato - jemi tė obliguar t’i pėrmbahemi asaj qė na ka informuar All-llahu XH.SH. dhe Pejgamberi i Tij. Imam Hambeli thotė: "All-llahu XH.SH. nuk pėrshkruhet, pėrveēse me atė qė e ka pėrshkruar Vetveten, apo me ēka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak Kur’anin dhe Hadithin."24

Nu’Ajm bin Hammadi - mėsuesi i Buhariut - ka thėnė: "Ai i cili e krahason All-llahun me krijesat e Tij, ai ka bėrė kufėr, kush mohon ēkado qoftė nga ajo me ēka All-llahu XH.SH. e ka pėrshkruar Vetveten apo me ēka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, ai ka bėrė kufėr, dhe ajo me ēka All-llahu XH.SH. e ka pėrshkruar Vetveten dhe me ēka e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij nuk mund tė barazohet me asgjė dhe nuk mund tė krahasohet me asgjė."25

Ky parim kėrkon nga ēdo njeri i moshės madhore - moshės ligjore sipas Sheriatit - qė tė besojė tėrė atė qė transmetohet nga emrat dhe cilėsitė e All-llahut XH.SH. nė Kur’an dhe nė Sunnetin e Resulull-llahut e dhe t’i pranojė ato sipas domethėnieve tė tyre tė qarta dhe parimore nė gjuhėn arabe, duke mos mohuar diē prej tyre dhe duke mos shtrembėruar diē gjatė komentimit duke u larguar nga domethėnia e tyre.

c) - Parimi i tretė kėrkon nga njeriu qė t’i besojė tė gjitha cilėsive tė pėrmendura nė Kur’an dhe nė Sunnet, pa pyetje pėr esencėn e tyre dhe pėr domethėnien e tyre tė vėrtetė (lidhur me All-llahun Y). Sepse, tė konceptuarit e cilėsive bazohet nė tė konceptuarit e qenies, sepse, cilėsitė dallohen nė ujdi me dallimin e bartėsve tė tyre. Sikurse qė assesi nuk pyesim pėr qenien e All-llahut XH.SH. dhe kualitetin e Tij, po ashtu assesi nuk ėshtė korrekt tė pyesim pėr cilėsitė e Tij.26 Prandaj transmetohet nga njė numėr i madh i brezave tė parė (selef) se, kur i patėn pyetur pėr ngritjen (el-istiva) e All-llahut XH.SH., ishin pėrgjegjur: "Ngritja ėshtė e njohur, ndėrsa mėnyra e saj ėshtė e panjohur, tė besuarit nė tė ėshtė vaxhib e pyetja pėr mėnyrėn e saj ėshtė bid’at."27

Pra, selefėt janė pajtuar se mėnyra (e ngritjes sė All-llahut XH.SH.) ėshtė e panjohur pėr ne dhe se pyetja pėr tė ėshtė bid’at. Andaj sikur tė na pyeste dikush: "Nė ē’mėnyrė Zoti ynė zbret nė qiellin botėror?" Ne do ti thoshim: "Si duket Ai?" E, nėse thotė se nuk e di se si duket Ai, ne do t’i thoshim: "Ne nuk dimė se si zbret Ai, sepse dituria pėr atributin kėrkon dituri mbi bartėsin e atij atributi. E, si mund tė kėrkosh prej nesh tė tė shpjegojmė nė ē’mėnyrė All-llahu XH.SH. dėgjon, sheh, flet, si ngritet dhe si zbret, e ti nuk e di se si duket Ai? Nėse ti pranon se All-llahu XH.SH. dhe eksiztenca e tij ėshtė me tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė dhe se askush nuk i gjason Atij, ngjashėm me kėtė ėshtė edhe tė dėgjuarit dhe tė pamurit e Tij, zbritja dhe ngritja e Tij, ėshtė fakt i vėrtetė, e qė njėkohėsisht nuk i gjason shqisės tė tė dėgjuarit tė krijesave, tė tė pamurit, tė folurit, zbritjes dhe ngritjes sė tyre."28

Me sa ekspozuam mė lartė, rezulton se kėtė lloj tė teuhidit e trazojnė disa gjėra, tė cilat myslimani nuk do tė guxonte t’i lejojė vetes:

1. - Et-teshbih - krahasimi i cilėsive tė All-llahut XH.SH. me cilėsitė e krijesave (antropomorfizmi), siē e krahasojnė tė krishterėt Isain u (tė birin e Merjemes), hebrenjtė Uzejrin, e mushrikėt idhujt e tyre me All-llahun Y Apo, sikurse qė disa sekte e krahasojnė fytyrėn e All-llahut XH.SH. me fytyrėn e krijesave, dorėn e Tij me dorėn e krijesave, tė dėgjuarit ė Tij me tė dėgjuarit e tyre e tė ngjashme.29

2. - Shtrembėrimi i domethėnies sė cilėsive tė All-llahut XH.SH. me komentime figurative, dhe ēfarėdo ndėrrimi dhe zėvendėsimi nė to (et-tahrif bit te’vil), siē ėshtė shtrembėrimi i fjalėve, tė emrave dhe tė cilėsive duke shtuar, duke munguar apo duke ndėrruar herektet (konsonantet) nė fjalė, siē kanė vepruar disa me fjalėt e All-llahut XH.SH.: "... E, All-llahu, me siguri, ka biseduar me Musain." (En- Nisa: 164) - kėshtu qė ne vend tė damme-s nė fjalėn All-llah e kanė vėnė fet’h-in, nė mėnyrė qė domethėnia tė jetė se All-llahu nuk ka folur me Musain, por Musai ka folur me All-llahun.

Rruga mė e drejtė pėrkitazi me cilėsitė e All-llahut XH.SH. ėshtė drejtimi i brezave tė parė myslimane (selef), tė cilėt i kanė pėrshkruar All-llahut XH.SH. atė qė Ai i ka pėrshkruar Vetes dhe atė qė ia ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, pa alegori, me tė cilat mohohen cilėsitė dhe pa komparacione tė cilat nuk i pėrshtaten Madhėrisė dhe Unitetit (vahdanijjeit) tė All-llahut XH.SH..

Prandaj e tėrė ajo qė pėrmendet nė Kur’an dhe nė hadithe autentike, siē ėshtė dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhėrimi, kėnaqėsia dhe cilėsitė e tjera, ne ia pėrshkruajmė All-llahut XH.SH., pa krahasime me cilėsitė njerėzore dhe pa komentime alegorike tė cilat shpiejnė nė mohimin e tyre.30 Dhe themi ashtu siē ka thėnė imam Shafiu: "E besoj All-llahun dhe tėrė atė ēka ka ardhur nga All-llahu ashtu siē dėshiron Vetė Ai dhe e besoj Pejgamberin e All-llahut dhe tėrė atė qė ka ardhur prej tij ashtu siē ka menduar dhe siē ka dėshiruar ai."31

3. - Et-ta’til - Tė kuptuarit se All-llahu ėshtė i privuar nga tė gjitha atributet, mohimi i cilėsive tė All-llahut XH.SH. dhe kundėrshtimin e lidhshmėrisė sė tyre me qenien e All-llahut XH.SH.. Siē ėshtė mohimi i pėrsosmėrisė sė plotė tė All-llahut XH.SH. me anė tė kundėrshtimit tė emrave dhe tė cilėcive tė Tij. Apo mohimi i ndėrsjelljes me All-llahun Y duke lėnė ibadetin, ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit tė tyre, ose, siē konfirmojnė disa, qė materia ka ekzistuar gjithnjė (nuk ėshtė krijuar) dhe se All-llahu XH.SH. nuk e ka krijuar atė. 32

4. - Et-tekjif - shqyrtimi mbi kualitetin;: caktimi i kualitetit tė cilėsive tė Zotit dhe tė konstatuarit e esencės sė tyre.

Pranimi i vėrtetė i cilėsive dhe i emrave tė All-llahut XH.SH., tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet, nė domethėnien e tyre origjinare, pa bėrė krahasime, shtrembėrime, mohime dhe polemizime mbi kualitetin e tyre, ka qenė drejtimi (medhhebi) i selefėve - as’habėve, tabi’inėve, dhe tabitabi’inėve. Esh-Shevkani thotė: "Drejtimi i selefėve nga as’habėt, tabi’inėt dhe tabitabi’inėt ėshtė pranimi dhe transmetimi i argumenteve (teksteve) mbi cilėsitė e All-llahut XH.SH. nė domethėnien e tyre rrėnjėsore, pa kurrfarė shtrembėrimesh, alegorish tejet tė theksuara, komparacionesh dhe mohimesh kah shpie pjesa mė e madhe e te’vilit (komentimit figurativ). Ata, nėse i pyeste dikush pėr diēka lidhur me cilėsitė e All-llahut XH.SH., i citonin argumentet dhe pėrmbaheshin nga thashethemet, duke thėnė: "All-llahu XH.SH. ka thėnė kėshtu, dhe ne asgjė mė tepėr nuk dimė lidhur me kėtė, dhe nuk tentojmė tė flasim pėr atė qė nuk dimė, e as qė na ka dhėnė tė drejtė All-llahu XH.SH. ta tejkalojmė kėtė." E, nėse pyetsi megjithatė pėrpiqej tė kuptonte diē mė tepėr pėrkitazi me kėtė, ata e qortonin duke ia ndaluar tė interesohet pėr atė qė nuk i pėrket atij dhe tė kėrkojė diē qė ėshtė e pamundur tė arrihet, pėrveēse duke hyrė nė bid’at i cili ėshtė jashtė asaj nė ēka bazoheshin ata, e qė e kanė mbajtur mend nga Pejgamberi i All-llahut XH.SH., e tabi’inėt nga as’habėt dhe tabitabi’inėt nga tabi’inėt. Nė kėta shekuj tė famshėm ka mbretėruar qėndrimi unanim pėrkitazi me cilėsitė e All-llahut XH.SH.. Ata kujdeseshin pėr atė qė u ka urdhėruar All-llahu XH.SH. dhe bėnin atė qė u ka urdhėruar ta bėjnė, duke filluar nga emrat e All-llahut XH.SH. e gjer tek namazi, dhėnia e zekatit, agjėrimi, haxhxhi, xhihadi, ndarja (dhėnia) e pasurisė pėr qėllime bamirėsie, qė ėshtė garancė e fitimit tė Xhennetit dhe tė shpėtimit nga zjarri i Xhehennemit. Pastaj, kujdeseshin pėr tė udhėzuar nė tė mirė dhe pėr tė ndaluar nga e keqja, e pengonin pėrdhunuesin nga trazirat me tė gjitha mjetet qė i kishin nė disponim, dhe nuk interesoheshin pėr asgjė tjetėr qė All-llahu XH.SH. nuk ka kėrkuar prej tyre, e as qė i ka obliguar tė kuptojnė esencėn e tij. Prandaj, atėbotė feja ka qenė e pastėr nga miksturat e risirave (bid’ateve).33

Emrat e bukur tė All-llahut xh.sh.

Emrat e bukur tė All-llahut XH.SH. janė emra tė pėrveēėm tė Tij pėr tė cilėt Ai na ka njoftuar nė Kur’an dhe Pejgamberi i Tij nė hadithe. Ēdonjėri prej tyre tregon njė apo mė shumė cilėsi tė All-llahut XH.SH.. Ēdo emėr ėshtė derivat i foljes pėrkatėse, si p.sh. El-’Alimu i Gjithdituri (Gjithdijshmi) ėshtė derivat i foljes ‘alime - di, ditur. Rasti i njėjtė ėshtė edhe me emrat El-Kadiru - i Fuqishmi, Es-Semi’u - Dėgjuesi (qė i dėgjon tė gjitha), El-Besiru - Vėshtruesi (qė i sheh tė gjitha), dhe me tė gjithė emrat e tjerė.

Ndėrsa, emri qė nė vete pėrmban domethėniet e tė gjitha emrave dhe tė gjitha cilėsive ėshtė All-llah. Dijetarėt islam ndahen nė mendime rreth rrėnjės sė kėsaj fjale. Disa mendojnė se ėshtė nxjerrė nga fjala el-ilah, e tė tjerėt mendojnė se ky assesi nuk ėshtė derivat.34

Kėta emra njėkohėsisht janė edhe cilėsitė e All-llahut XH.SH. dhe kėtu nuk ka kurrfarė kontradiktash. Err-Rrahmanu - i Gjithėmėshirshmi (nė kėtė botė) ėshtė njėkohėsisht edhe emėr edhe cilėsi e All-llahut XH.SH.. Tė gjithė emrat e All-llahut XH.SH. kanė domethėnie tė caktuar tė cilat pa pėrjashtim janė atribute lavdėrimi.

Emrat e All-llahut XH.SH. janė quajtur tė bukur ngase se me to quhet dhe pėrshkruhet mė i Bukuri dhe se kanė domethėnie mė fisnike.

Teuhidul-esma’i kėrkon prej nesh qė t’i besojmė ēdo emri me tė cilin All-llahu XH.SH. e ka quajtur Veten, t’i besojmė kuptimit qė shėnon emri pėrkatės, si dhe refleksionit tė tij nė vetė ne.

Nė Kur’an, bie fjala, pėrmendet emri Err-Rrahimu - Mėshirėploti (pėr besimdrejtėt), dhe ne besojmė se ai ėshtė emri i All-llahut XH.SH., se ai tregon se All-llahu XH.SH. ėshtė i mėshirshėm dhe se Ai do ta mėshirojė kė tė dojė. Rasti i njėjtė ėshtė edhe me emrat e tjerė qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė Sunnet.

Pėr sa i pėrket numrit tė emrave tė bukur tė All-llahut XH.SH., nė hadith pėrmenden 99; Buhariu dhe Muslimi transmetojnė hadithin nga Ebu Hurejre r. a., ku thuhet: "I Dėrguari i All-llahut e ka thėnė: "All-llahu XH.SH. i ka 99 emra, njė mė pak se njėqind, dhe vepro sipas tyre, do tė hyshė nė Xhennet. All-llahu ėshtė Vitėr (tek) dhe e do vitrin." 37 Ulemaja islame janė tė njė mendimi se me fjalėt e Resulull-llahut e: "nėntėdhjetė e nėntė emra", nuk janė pėrfshirė tė gjithė emėrat, porse nė kėtė hadith janė pėrmendur 99 emra dhe se kush i mėson pėrmendsh dhe vepron sipas tyre, do tė hujė nė Xhennet. E me kėtė hadith nuk mohohen emrat e tjerė tė All-llahut XH.SH.. Pra, me kėtė hadith informohet se do tė hyjė nė Xhennet ai i cili i pėrfshinė kėta 99 emra, e jo se All-llahu XH.SH. i ka vetėm 99 emra.

Argument se All-llahu XH.SH. posedon edhe emra pėr tė cilėt nuk na ka informuar, por i ka mbajtur tek Ai nė gajb, ėshtė hadithi i Resulull-llahut e, ku qėndron: "Kurrnjė mysliman nuk do ta godasė ndonjė mynxyrė apo pikėllim, kur ai thotė: "All-llahu im i dashur, unė jam robi Yt, i biri i robit Tėnd dhe i robėreshės Tėnde, jeta ime ėshtė nė dorėn Tėnde, mbi mua realizohet vendimi (sentenca) Yt, pėrcaktimi Yt ndaj meje ėshtė i drejtė, unė Tė lus me ēdo emėr Tėnd me tė cilin e ke quajtur Veten,. qė e Ke shpallur nė Librin Tėnd, apo ia ke zbuluar ndokujt prej robėrve tė Tu, apo e ke mbajtur tek Ti nė gajb, qė Kur’anin ta bėshė pranverė tė zemrės sime, zhdukje tė pikėllimit tim dhe largim tė mynxyrave dhe vėshtirėsive tė mia", e qė All-llahu XH.SH. tė mos i largojė prej tij mynxyrat dhe pikėllimet e tij e tė mos i zėvendėsojė ato me lumturi." Atėherė as’habėt thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, a do t’i mėsojmė kėto fjalė pėrmendsh?" "Gjithsesi", - u pėrgjigj ai, "secili qė i dėgjon kėto, do tė duhej t’i mėsonte pėrmendsh."

Pėr sa i pėrket pėrfshirjes sė emrave tė All-llahut XH.SH. nė hadithin e lartėcituar, me kėtė nėnkuptohet se ata duhet t’i mbajmė mend, t’u besojmė, t’i kuptojmė, tė pėrpiqemi qė t’u pėrgjigjemi, tė veprojmė sipas kuptimit tė tyre nė marrėdhėnien tonė ndaj All-llahut XH.SH. dhe me ta t’i lutemi All-llahut XH.SH.. Andaj domethėnia e hadithit do tė ishte: Ai i cili i mėson pėrmendsh emėrat e All-llahut, duke menduar pėr domethėnien e tyre, duke vepruar sipas asaj qė ata kėrkojnė prej tij dhe duke pranuar shenjtėrinė e Atij i cili quhet me ta, ai do tė hyjė nė Xhennet.

Argumentet pėr teuhidul-esma’i ves-sifat

Argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti pėr kėtė lloj tė teuhidit janė tė pamėnumėrta. Nė ēdo kaptinė tė Kur’anit pėrmenden emrat dhe cilėsitė e All-llahut XH.SH., madje edhe nė ēdo faqe tė Kur’anit. Kur’ani i pėrmend emrat dhe cilėsitė e All-llahut XH.SH., dhe nė to terheq vėmendjen nė shumė tema mbi tė cilat flet. Kur flet pėr teuhidin, ibadetin, legjislacionin, kontekstin e urdhrit dhe ndalesės, premtimit dhe kėrcėnimit, rrėfimit dhe parashtrimit tė shembujve. Nė kėtė rast do tė pėrmendim suren (kaptinėn) e cila pėrmbanė tė gjitha fushat e kėtij lloji tė teuhidit dhe ajetin mė madhėshtor tė Kur’anit.

Pėr sa i pėrket sures, ajo ėshtė suretul Ihlas, e cila, sipas vlerės sė saj, i pėrgjigjet njė tė tretės tė Kur’anit, siē theksohet nė hadith.

All-llahu XH.SH. thotė:

"Thuaj: "Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbrojtės i gjithkujt. (Ai) Nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kė, dhe askush nuk i gjason Atij." (El-Ihlas: 1-4)

Kjo sure e lartėsuar ka pėrfshirė pėrshkrimin e ēdo forme tė pėrsosmėrisė sė All-llahut XH.SH. dhe mohimin e ēdo tė mete. Me anė tė saj All-llahu XH.SH. na informon se Ai ėshtė i Vetmi Zot dhe se Ai ėshtė mbrojtės i ēdokujt, se nuk ka lindur kė, as qė ėshtė i lindur prej dikujt dhe se askush nuk i gjason Atij. Fjala Ehad (i Vetmi) do tė thotė Ai i Cili askush nuk i gjason dhe askush nuk i ėshtė i barabartė. Ky emėr tregon atė se All-llahu XH.SH. ėshtė i Vetmi qė meriton t’i drejtohemi pėr ndihmė gjatė mynxyrės dhe fatkeqėsisė. Kėtė fakt nuk e cenon procedimi i atyre tė cilėt kanė devijuar nga rruga e drejtė dhe kanė humbur, i drejtohen tjetėrkujt dhe ia kthejnė shpinėn Krijuesit tė tyre. Sepse, nėse All-llahu XH.SH. ėshtė Krijues dhe Drejtues i tė gjithave dhe pasi qė nuk ekziston Krijues dhe Udhėheqės tjetėr pėrveē Tij, atėherė tė drejtuarit nga dikush tjetėr ėshtė marrėzi e madhe, sepse tė gjitha janė nė duart e tij. Pra, sikurse qė me emrin El-Ehad mohohen tė gjitha cilėsitė e tė metave dhe tė gjymtėsisė, po ashtu me emrin Es-Samed vėrtetohen tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė dhe madhėshtisė.

Pėr kėtė shkak, i Dėrguari i All-llahut e ka thėnė se, kjo sure i pėrgjigjet njė tė tretės tė Kur’anit, sepse, kjo nė vete pėrmbanė akidenė e plotė, e cila bazohet nė pėrshkrimin e tė gjitha cilėsive tė pėrsosmėrisė sė All-llahut XH.SH. dhe mohimin e cilėsive tė tė metave, dhe nė adhurimin e All-llahut, Njė tė Vetmin, me tė gjitha llojet e ibadeteve qė i pėrkasin Atij. Nė realitet, i tėrė Kur’ani ėshtė akide, qė u shpjegon njerėzve se ēka janė tė obliguar tė besojnė nga cilėsitė dhe emrat e All-llahut XH.SH., Sheriat, qė u shpjegon njerėzve tė drejtat dhe obligimet e tyre, mėnyrėn e sjelljes reciproke, rrėfime dhe tregime me tė cilat Kur’ani u shpjegon njerėzve ligjshmėritė e All-llahut nė marrėdhėnien e Tij ndaj njerėzve dhe tė cilėve, detajisht u shpjegohet shpėrblimi dhe ndėshkimi, premtimi dhe kėrcėnimi i All-llahut XH.SH..

Alimi i famshėm Ibnul Kajjumi, gjatė komentimit tė kėsaj sureje, thotė: Suretu-l-Ihlas nė vete pėrmbanė tė gjitha llojet e teuhidit dhe tėrė atė qė jemi tė obliguar tė besojmė nga cilėsitė e All-llahut XH.SH., nga Ehadijjeti (Njėshmėria, Uniteti) me ēka mohohet ēfarėdo forme e ortakllėkut me All-llahun Y, samedijjetit (All-llahu XH.SH. si mbrojtės i tė gjithkujt), mohimi i lindjes dhe tė lindurit qė ėshtė obligueshmėri e samedijjetit dhe mohimi i ēdo barabarėsie me Tė, qė mė vete tėrheq mohimin e ēfarėdo pėrgjasimi dhe krahasimi tė Tij me dikė tjetėr. Pra, kjo sure pėrmban pėrshkrimin e tė gjitha formave tė pėrsosmėrisė sė All-llahut XH.SH. dhe mohimin e ēdo lloj gjymtėsie, mohimin e ēfarėdo ngjashmėrie dhe barabarėsie me Tė nė pėrsosmėrinė e Tij, dhe mohimin e ēfarėdo shoku tė Tij. Kėto indikacione qenėsore janė thelb i teuhidit shkencor, sipas tė cilit bartėsi i tij dallohet nga tė gjitha sektet e lajthitjes dhe tė shirkut."

Pėr sa i pėrket ajetit, ky ėshtė ajetu-l-Kursijj, pėr tė cilin Pejgamberi i All-llahut ka thėnė se, ky ėshtė ajeti mė madhėshtor i Kur’ani, nė tė cilin All-llahu i Lartmadhėrishėm, thotė:

"All-llahu ėshtė - s’ka tjetėr zot pėrveē Tij - i Gjalli dhe i Pėrjetshmi! Atė nuk e kaplon as kotja as gjumi! Tė Atij janė tė gjitha ato qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė. Kush mund tė angazhohet pėr ndokėnd tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di ēdo gjė qė ka ndodhė pėrpara dhe ēdo gjė qė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Por, njerėzit, nuk dinė asgjė nga dijenia e Tij, pėrveē qė Ai ka dashur t’ua tregojė. Kursijja e Tij pėrfshinė qiejt dhe Tokėn dhe Atij nuk i vie rėndė t’i mirėmbajė ato. Ai ėshtė Shumė i Larti, i Madhėrishmi!" (El-Bekare: 255)

Ky ajet madhėshtor ngėrthen nė vete qė tė tri pjesėt e teuhidit, sepse pėrmban emrat e bukur tė All-llahut XH.SH. dhe cilėsitė e Tij, dhe ēdonjėra prej tyre paraqet njė nga parimet e Akidesė:

Fjalėt e All-llahut XH.SH.: "All-llahu ėshtė - s’ka tjetėr zot pėrveē Tij" konfirmojnė parimin e uluhijjetit (pranimin se vetėm All-llahu XH.SH. ėshtė Ai i Cili adhurohet), qė ėshtė thelb dhe themel i teuhidit tė tėrėsishėm, nė tė cilin prehet aspekti islam i tėrė jetės dhe nga i cili rezulton adhurimi dhe tė drejtuarit nė formė tė ibadetit vetėm All-llahut XH.SH., dhe se njeriu nuk mund tė jetė rob i askujt tjetėr pėrveē i All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i drejtohet nė formėn e ibadetit pėrveē All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i jetė i nėnshtruar pėrveē All-llahut XH.SH., askujt nuk do t’i drejtohet pėr gjykim pėrveē All-llahut XH.SH. dhe prej askujt nuk do tė pranojė ligje, ideale, rregulla tė sjelljes, e as tė mėnyra tė tė kuptuarit pėrveē nga All-llahu XH.SH..46

Fjalėt e All-llahut XH.SH.: "I Gjalli dhe i Pėrjetshmi!", Qenis shumė tė Lartė i pėrshkruajnė dy cilėsi tė lartėsuara: El-Hajj - i Gjalli, nė tė Cilin ėshtė jeta) ėshtė Ai, tė Tilit i takon jeta e amshueshme dhe ekzistenca e amshueshme, i Cili nuk ka as fillim as mbarim.47 Jeta e cila i pėrshkruhet All-llahut XH.SH. ėshtė jeta e Tij e pavarur, e cila nuk ka rezultuar nga ndonjė burim, siē ėshtė rasti me jetėt e krijesave tė gjalla, jeta e tė cilėve ėshtė e dhuruar nga Krijuesi i tyre. Jeta e tij, gjithashtu, ėshtė e pėrhershme dhe e pėrgjithmonshme, e cila nuk ka filluar nė ndonjė moment tė caktuar e as qė mbaron nė ndonjė kohė tė caktuar.48

El-Kajjum - i Pėrjetshmi, ėshtė Ai, i Cili i mirėmban tė gjitha krijesat dhe udhėheq me tėrė Gjithėsinė, nė tė gjitha gjendjet (situatat) e tyre. Pra, Ai ėshtė Udhėheqės i tė gjitha krijesave. Ai i furnizon, i ruan, kujdeset pėr to dhe u cakton atė qė dėshiron Vet. 49

Kėta dy emra (El-Hajj dhe El-Kajjum) bėjnė pjesė ndėr emrat mė tė mėdhenj (mė tė zgjedhur) tė All-llahut XH.SH., sepse nė kėta bazohen tė gjitha emrat e tjerė e tė bukur tė All-llahut XH.SH. dhe domethėnia e tė gjithė emrave tė tjerė reduktohet nė kėta dy emra. Atributi i jetės pėrmban nė vete tė gjithė atributet e tjerė tė pėrsosmėrisė dhe asnjėri nga ata nuk mungon, pos nėse ėshtė fjala pėr ndonjė jetė tė dobėt e jo tė plotė, e pasi qė All-llahu XH.SH. jeton tėrėsisht me jetė tė pėrkryer, atėherė Atij i pėrket ēdo lloj pėrsosmėrie. Ndėrsa cilėsia El-Kajjum mė vete pėrmban pavarėsinė e plotė dhe fuqinė absolute tė Tij, sepse, Ai ekziston nga Vetvetja e Vet dhe nuk ka nevojė pėr askė nga ēfarėdo aspekti qoftė, dhe Ai i mirėmban dhe i furnizon qė tė gjithė, andaj tė gjithė ekzistentėt janė tė varur nga tė ekzistuarit e All-llahut XH.SH. dhe nga pėrcaktimi i Tij.

Kėta dy emra kanė ndikim tė madh nė njeriun i cili u beson kėtyre dhe i cili vetes ia prezenton domethėniet e tyre tė lartėsuara. Ndėrgjegjja e tij gjithnjė do tė jetė e lidhur me dashurinė ndaj All-llahut XH.SH., me ibadet dhe me devotshmėri ndaj Tij, sepse ėshtė i vetėdijshėm dhe e di mirė se All-llahu XH.SH. ėshtė Zoti i tij dhe Ai i Cili ia rregullon dhe ia pėrcakton jetėn, dhe ēdo gjė qė ndodh rreth tij, ndodh sipas diturisė sė Tij dhe sipas planit qė mė parė tė caktuar tė Tij. Andaj, gjatė jetės sė vet do t’i pėrmbahet rregullave tė sistemit me tė cilat udhėheq ajo urtėsi dhe mbi tė cilat realizohet plani i pėrmendur, dhe prej tė cilave do t’i nxjerrė vlerat dhe direktivat (udhėzimet) e veta, sipas tė cilave do tė orientohet nė tė gjitha situatat.51

Fjalėt e All-llahut XH.SH. "Atė nuk e kaplon as kotja as gjumi!", janė vėrtetim se Ai i mirėmban tė gjitha dhe me ndihmėn e Tij ekziston ēdo gjė. Sepse, kotja dhe gjumi janė nė kontrast me jetėn e pėrkryer dhe me pavarsinė e plotė.52

Fjalėt e All-llahut XH.SH. "Tė Atij janė tė gjitha ato qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė", vėrtetojnė sundimin e Tij absolut mbi ēdo gjė qė ekzistn, sundim ky i cili nuk ėshtė i kufizuar me asgjė, i cili ėshtė larg ēfarėdo ortakllėku. Njė besim i kėtillė, nėse pėrforcohet nė zemrat e njerėzve, ka ndikim shumė tė madh nė jetėn e tyre. Sejjid Kutbi, rahimehullahi, thotė: "Po qe se nė mėnyrė korrekte (tė drejtė) kuptohet pronėsia absolute e All-llahut XH.SH., atėherė bėhet e qartė se njerėzit, nė realitet, nuk posedojnė asgjė, porse e tėrė ajo qė posedojnė ata, janė vetėm huazim nga Pronari i Vetėm dhe i vėrtetė, nė pronėsinė e tė Cilit ėshtė ēdo gjė. Prandaj, me kėtė huazim duhet tė sillen e tė veprojnė sipas udhėzimeve tė Pronarit tė vėrtetė, i Cili i ka ngarkuar me tė. E, udhėzimet e Tij janė shpjeguar nė Ligjin - Sheriatin e Tij, dhe ata nuk kanė tė drejtė t’i tejkalojnė kėto udhėzime, sepse nė tė kundėrtėn do ta humbasin tė drejtėn e disponimit me gjėrat e besuara dhe veprimet e tyre do tė jenė tė paligjshme. Vetė vetėdija e njeriut pėr kėtė fakt, ndjenja e tij se Sunduesi i vėrtetė i ēdo gjėje qė ekziston nė qiej dhe nė Tokė ėshtė All-llahu XH.SH., tė kuptuarit se vetė nuk ėshtė pronar i vėrtetė i gjėrave qė posedon, dhe se Pronar i tij i vėrtetė ėshtė All-llahu XH.SH., ndjenja se ēdo gjė qė posedon ėshtė vetėm huazim nė kohė tė caktuar, tė cilin, pas skadimit tė kohės, do ta merr sėrish Pronari i tij, i Cili ia ka lejuar kėtė huazim nė kohė tė caktuar - vetė vetėdija pėr kėto fakte pakontestuese ėshtė e mjaftueshme qė ta zbusin zjarrin e lakmisė dhe tė pangopshmėrisė sė njeriut, koprracinė e tij, dorėrrudhėsinė dhe grabitshmėrinė e qartur tė tij. Dhe, njėkohėsisht ėshtė e mjaftueshme qė njeriut t’ia zgjojė fatbardhėsinė dhe lumturinė me atė qė i vie nga furnizimi, t’ia zgjojė tolerancėn dhe shpirtmadhėsinė (dorėdhėnėsinė) me atė qė posedon ai dhe t’ia mbushė zemrėn me rehati dhe lumturi, pa dallim pat ai apo nuk pat pasuri. Pėr kėtė shkak nuk do tė pikėllohet sė tepėrmi pėr atė qė i shmanget, e as qė do t’i gėzohet pėr sė tepėrmi asaj qė me tė vėrtetė e ka dėshiruar dhe e ka fituar. 53

Me fjalėt e All-llahut xh.sh.: "Kush mund tė angazhohet pėr ndokėnd tek Ai pa lejen e Tij?!", janė sqaruar gradat e uluhijjetit (hyjnisė) dhe gradat e ubudijjetit (robėrisė). Sepse, ēdo krijesė ėshtė rob i All-llahut XH.SH., dhe nė asnjė rast nuk mund t’i tejkalojė kufijtė e robėrimit, e as tė dalė jashtė tyre. Prandaj nuk mund tė bėjė diē pėr tė tjerėt, pos me lejen e All-llahut XH.SH.. Me kėtė fakt feja islame ka vėrė kufirin e qartė ndėrmjet robėrimit (ubudijjetit) dhe zotėrimit (rububijjetit), kėshtu qė assesi nuk mund tė pėrzihen ato dhe asgjė nuk kanė tė pėrbashkėt nga cilėsitė dhe veēoritė.54

Fjalėt e All-llahut XH.SH."Ai di ēdo gjė qė ka ndodhė pėrpara dhe ēdo gjė qė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Por, njerėzit, nuk dinė asgjė nga dijenia e Tij, pėrveē qė Ai ka dashur t’ua tregojė.", janė vėrtetim se dijenia e All-llahut XH.SH. pėrfshin tėrė hapėsirėn, tėrė kohėn dhe tė gjitha sendet, dhe sqarim se krijesat janė tė pafuqishme, se dijenia e tyre ėshtė e mangėt, dhe se mund tė dijnė vetėm atė qė ua lejon All-llahu XH.SH..55

Besimi i myslimanit nė kėtė cilėsi tė All-llahut XH.SH. dhe ndjenja e thellė nė zemrėn e tij se vetėm All-llahu XH.SH. i di tė gjitha, ndikon nė tė qė pareshtur ta ketė nė mendje All-llahun Y dhe tė kujdeset pėr dispozitat e Tij, qė me tė shpejtė tė pendohet nėse bėnė ndonjė vepėr tė keqe dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr dobėsinė dhe padijeninė e vet, si dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr dhuntitė e All-llahut XH.SH. ndaj tij pėr tė gjitha qė e mėson Ai nga e vėrteta. E tėrė kjo bėnė qė njeriu vazhdimisht tė jetė falėnderus ndaj All-llahut XH.SH., dhe tė jetė larg kryelartėsisė dhe mburrjes.

Fjalėt e All-llahut xh.sh."Kursijja e Tij pėrfshinė qiejt dhe Tokėn dhe Atij nuk i vie rėndė t’i mirėmbajė ato.", janė argument i fuqisė sė Tij absolute, tė pėrsosur dhe pa tė meta.

Pastaj, All-llahu XH.SH. e pėrfundon kėtė ajet me dy emra tė Vet tė bukur: "Ai ėshtė Shumė i Larti, i Madhėrishmi!" Shumė i Larti ėshtė Ai, i cili gjendet mbi tė gjitha krijesat56 dhe askush nuk mund ta arrijė Atė, e nėse dikush tenton ta bėjė kėtė, All-llahu XH.SH. do ta turpėrojė dhe do ta shpurė nė humnerė nė kėtė botė dhe do t’ia pėrgatisė ndėshkimin dhe poshtėrimin nė botėn tjetėr. E, Madhėshtori (El-Adhim) ėshtė Pronar i madhėrisė dhe ēdo gjė tjetėr ėshtė mė e vogėl se Ai, dhe nuk ekziston asgjė qė ėshtė mė i madh dhe mė madhėshtor se All-llahu XH.SH..57

Kur i ngulitet njeriut e vėrteta mbi madhėshtinė nė lartėsinė e All-llahut XH.SH., ai kurrė nuk do tė kapėrdiset (krenohet) dhe nuk do tė bėhet dhunues, por do ta ketė drojėn e All-llahut XH.SH., do tė frikėsohet prej Tij, do tė jetė i nėnshtruar Atij dhe i njerėzishėm ndaj krijesave tė Tij.

Kėta janė vetėm disa nga indikatorėt mbi lartėsinė dhe madhėshtinė e ajetu-l-Kursijj, qė na bėjnė me dije se ēdo mysliman do tė duhej ta mėsonte pėrmedsh, tė mendojė pėr domethėnien e tij, t’i pėrkujtohet gjithnjė dhe tė pėrpiqet qė tė veprojė ashtu siē kėrkon ai prej tij.

Mbi vlerėn e kėtij ajeti flasin shumė hadithe. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre r. a. njė hadith tjetėr, ku qėndron se, i Dėrguari i All-llahut e, ka thėnė: "Kur tė biesh nė shtratin tėnd, kėndoje ajetin Kursijj: "All-llahu la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum" - gjer nė fund tė ajetit, e All-llahu do ta dhurojė ruajtėsin i cili do tė tė mbrojė nga shejtani, kėshtu qė nuk do tė mund tė tė afrohet gjersa nuk zgjohesh nga gjumi." 59 Ndėrsa Muslimi shėnon nė Sahihun e vet se Ubejj b. Ka’bi transmeton: "I Dėrguari i All-llahut e ka thėnė: "O Eba Mundhir, a e di se cili ėshtė ajeti mė i vlefshėm nė Kur’an?" Thashė: "All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri." I Dėrguari i All-llahut e pėrsėri tha: "O Ebal Mundhir, a e di se cili ėshtė ajeti mė i vlefshėm nė Kur’an?" Atėherė unė i thash: "All-llahu la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum." I Dėrguari i All-llahut mė pėrkėdheli nė gjoks e tha: "Le tė tė jetė e kėndshme dituria, o Eba Mundhir!"

 faqja 2 nga 2 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1