Faqja 1 nga 3
Faqja 2
Faqja 3
 
 
Sejjid Kutub
 
Ilustrimi artistik 
nė 
Kur'an
 
Logos-A
 Shkup 1996/1416 
 
 
Pėrktheu:
Ymer Musa
 

Copyright© by Logos-A 1996 

  

  

CIP - Katalogizacija vo publikacija  

Narodna i univerzitetska biblioteka  

"Kliment Ohridski", Skopje 

297.18:892.7-1.0 

892.7-1.0:297.18 

KUTUB, Sejjid 

Ilustrimi artistik nė Kur'an / Sejjid Kutub. - Shkup : Logos-A, 1996. - [i.e] 1416. 254 str. ; 20 sm. - (Biblioteka Mendimi islam) 

ISBN 9989-601-29-1 

a) Kuran - Poetika


Sejjid Kutub
 
Ilustrimi artistik nė Kur'an
 

 
Biblioteka Mendimi islam
 
 
 
Redaktor profesional:
Husamedin Abazi
 
 
 
Redaktor gjuhėsor - korrektor:
Fatmire Ajdini - Hoxha
 
 
 

Fjala e pėrkthyesit

S'do mend se ky libėr, “Ilustrimi artistik nė Kur'an”, i penės sė mirėnjohur Sejjid Kutub nė kapitalin e librave tė pėrkthyera shqip pėr dhe rreth Kur'anit, ėshtė i pari i kėtij lloji. Libri nė fjalė me tematikėn qė e shtjellon ėshtė arkė e pazbuluar shekuj me radhė nė hapėsirat e bukurisė artistike dhe vlerave tė saj brenda Rresh­tave hyjnorė, jo vetėm tek ne por edhe nė mbarė kufijtė islamė.
Nė fillim do tė theksoj se gjatė pėrkthimit tė ajeteve tė Kur'anit diku-diku kam pėrdorur vetėm pėrkthimin e H. Sherif Ahmetit, nė shumė raste jam mbėshtetur edhe nė dy pėrkthimet tjera tė Kur'anit, atė tė Hasan ef. Nahit dhe tė dr. Feti Mehdiut. Nė disa raste jam detyruar tė dal jashtė kornizave tė pėrkthimit tė tyre dhe tė ndėrhyj me shprehje tjera tė shqipes duke u pėrpjekur qė ajeti i pėrkthyer tė pėrputhet me thurjen e ajetit nė origjinal, domethė­nien e tij ilustrative si dhe qasjen e autorit pėr ta zbuluar bukurinė artistike nė tė. 

Duke e pasur parasysh se autori objekt shpalosjeje tė kėsaj bukurie artistike ka fjalėn e All-llahut ashtu siē zbriti, kurse ne duhet ta pėrkthejmė edhe fjalėn hyjnore edhe ilustrimin artistik tė cilin na e ndriēon ky libėr, jam mė se i vetėdijshėm pėr vėshtirė­sitė nė tė cilat kam hasur gjatė pėrkthimit tim tė kėtij libri. Ne mund ta pėrkthejmė kuptimin e ngushtė tė fjalės brenda fjalisė me fjalėn shqipe, por jo edhe domethėniet e saj qė i pėrmban nė origjinal. Nga ky konstatim mund tė pėrfundoj se vepra nė shqip nuk e ka peshėn e veprės nė origjinal, por dėshira e botuesit dhe respekti qė kam ndaj tyre bėri qė t'i rrekem kėsaj pune qė opini­onit intelektual shqiptar t'i prezentojmė njė vepėr artistike-letrare me kolorit islam tė mbėshtetur nė burimin e tij - Kur'anin. 

Kam shpresė se kjo pikėpamje kur'anore ekskluzivisht artistike atyre qė merren me art e krijimtari letrare do t'ua ngacmojė ref­lekset e brendshme intuitive, do t'ua shtojė oreksin artistik me anėn e kėtij ngacmimi emocional dhe do t'ua ushqejė imagjinatėn me bukurinė artistike tė Kur'anit qė Autori i tij ėshtė Autor i tėrė kėsaj bukurie natyrore rreth nesh dhe nė kozmos. Nėse kjo shpre­sė realizohet, do tė ishte prej sukseseve mė tė mėdha pėr mua si pėrkthyes dhe njė borxh i larė ndaj dėshmorit dhe mendimtarit tė pakthyeshėm, Sejjid Kutubit. 

  

 1 janar 1996 Ymer Musa 

  Shkup 

Pėrkushtim

Ty, oj Nėna ime, kėtė libėr ta kushtoj!
  

  

 
S
 
a herė qė pėrmes radios nė fshat i dėgjoje kurrātė (lexuesit e Kur’anit) duke lexuar Kur’an, dhe atė gjatė tėrė muajit tė Ramazanit e unė pranė teje dėshiroja tė lozė si gjithė fėmijėt, gishti yt i vėnė nė gojė, si vėrejtje e fortė mė pushtonte pėrnjėherė. Pranė teje edhe unė i pėrkulesha tertilit (leximit tė Kur’anit) dhe prej atėherė shpirti im shijoi muzikalitetin e tij edhe pse ende nuk ia kuptoja domethėniet.
U rrita dhe u edukova nė duart tua, e pastaj mė dėrgove edhe nė shkollėn fillore tė fshatit. Mė e madhja shpresė ytja ishte, qė All-llahu tė mė ndihmojė e tė mėsoj Kur’anin pėrmendsh, dhe tė mė dhurojė atė zė tė dhembshėm qė tė ta lexoj e kėndoj nė ēdo ēast. Pastaj, nė fund, ma tjetėrsove atė rrugė nė kėtė rrugė tė re tė cilėn jam duke e ndjekur tash, dhe atė pasi qė u realizua njė pjesė e dėshirės tėnde me nxėnien time tė Kur’anit pėrmendsh. 

Ti u ndave prej nesh, oj Nėna ime, e nė kujtimin tim figura yte e fundit mbeti, ulja yte nė dhomė pranė radios duke dėgjuar tertilin e bukur. Nė fytyrėn tėnde fisnike shihej se ti me zemrėn tėnde tė madhe dhe ndjenjėn e zgjuar arrije t’i kup­tosh caqet e tij dhe sekretet. 

Ky libėr, oj Nėnė, ėshtė fryt i udhėzimit tėnd tė pandėrprerė qė ia ke bėrė fėmijės tėnd tė vogėl dhe djalit tėnd tė madh. Edhe pse birit tėnd i mungoi bukuria e tertilit, ndoshta nuk do t’i mungojė bukuria e te’vilit (komentimit). 

All-llahu tė pastė nė kujdesin e Tij pėrherė dhe e pastė birin tėnd! 

  

Biri yt, Sejjidi

Kur’anin e kam gjetur

 
K
 
y libėr nė mua ka njė tregim. Kėtė tregim kisha tė drejtė ta mbaj nė vete, pėrderisa ky libėr ende pėshpėrit dhe ngacmon ndėrgjegjen time. Por, ky mori rrugėn pėr nė shtyp, andaj edhe tregimi i tij nuk ėshtė mė pronė imja e as qė pata tė drejtė nė atė.
Kur’anin e kam lexuar qysh kur isha i vogėl. Atėherė kur aftėsitė e mia nuk arrinin kupėn e domethėnieve tė tij e as kuptimi im nuk pėrshkonte madhėshtinė e synimeve tė tij. Por, nė shpirtin tim diēka prej tij kam gjetur. 

Imagjinata ime e vogėl dhe naive pėrmes shprehjeve kur’anore formėsonte disa figura. Edhe pse ato figura ishin primitive dhe naive, ato ma mallėngjenin shpirtin dhe ma kėndellnin ndjenjėn, saqė njė kohė mjaft tė gjatė mbetesha nė pėrjetim me to. Mbresat e tyre mė gėzonin fuqishėm.  

Nga ato figura primitive tė cilat formėsoheshin nė imagjinatėn time atėbotė, ishte ajo figurė e cila mė shfaqej sa herė qė e lexoja kėtė ajet: 

“Ka nga njerėzit qė e adhurojnė All-llahun me mėdyshje (hamendje), nėse i godet ndonjė e mirė ata qetėsohen me te, por nėse i godet ndonjė e keqe, ata kthehen nė fytyrėn e vėrtetė (tė mėparshme), Ata e kanė humbur kėtė dhe botėn tjetėr, e ky ėshtė dėshtim i qartė.” (Haxhxh, 11). 

Nuk dėshiroj tė qeshet askush kur do ta nxjerr nė shesh kėtė figurė tė imagjinatės sime. Nė kujtesėn time shfaqej njė njeri i cili qėndronte buzė njė maje tė lartė shkėmbore (atėherė jetoja nė fshat) ose nė maje tė njė kodre tė ngushtė (qė me kodrėn tjetėr i ndante njė luginė). Aty ai falej por nuk mund ta mbante qėn­drimin. Nė ēdo lėvizje luhatej andej-kėtej dhe e merrte rrėzimi. Unė pėrballė tij, me ėndje dhe mall tė papėrshkrueshėm pėrcillja ēdo lėvizje tė tij. 

Prej figurave tė tilla primitive, edhe kjo figurė, qė mė shfaqej sa herė qė e lexoja kėtė ajet: 

“Dhe lexoju atyre tregimin e atij qė ia patėm dhėnė dituritė Tona, ndėrsa ai u zhvesh prej tyre dhe atėherė atė e shoqėroi djalli, kėshtu qė ai u bė prej tė humburve. E sikur tė donim, Ne do ta ngrenim lartė me atė (dituri), por ai nuk iu largua tokės (dunjasė) dhe shkoi pas epshit tė vet. Shembulli i tij ėshtė si ai i qenit, tė cilin nėse e pėrze, ai e nxjerr gjuhėn, por edhe nėse nuk e pėrze, ai pėrsėri e nxjerr gjuhėn.” (A’raf, 175-176). 

Asgjė nuk kam kuptuar nga domethėniet e kėtij ajeti e as nga synimet e tij. Por, nė pėrfytyrimin tim shfaqej njė figurė. Figura e njė njeriu gojėhapur dhe gjuhėzgjatur i cili pėrjargej e pėrjargej panda, kurse unė i rrija pėrballė dhe nuk i hiqja sytė prej tij. Nuk e kuptoja pse e nxjerr gjuhėn dhe pėrjarget por as nuk matesha t’i afrohem! 

Nė imagjinatėn time tė vogėl personifikoheshin shumė figura tė tilla. Me ėndje tė madhe zhytesha nė to, saqė mallėngjehesha ta lexoj Kur’anin pėr hir tė tyre, dhe i kėrkoja ato nėpėr rreshtat e tij sa herė qė lexoja. 

* * *

Ato ishin kohė... Kaluan me pėrkujtimet e ėmbla dhe imagjinatat naive. Pastaj erdhėn kohė tjera. Hyra nėpėr institucione shken­core, i lexoja komentimet e Kur’anit nė librat e tefsirit (shkenca e komentimit), dhe e dėgjoja komentimin e tij nga profesorėt. Por, unė gjatė leximit apo dėgjimit nuk e kam hasur atė Kur’an tė le­zetshėm dhe tė bukur qė e pata hasur gjatė fėmijėrisė dhe djalė­risė sime.
Obobo! Mė janė zhdukur tė gjitha pamjet e bukurisė sė tij dhe mė ėshtė zhveshur mendja nga shija dhe malli pėr tė. Si thua, a nuk janė dy Kur’anė?!! Kur’ani i fėmijėrisė, i lehtė, i ėmbėl dhe i pėrmallshėm dhe Kur’ani i rinisė, i vėshtirė, i ndėrlidhur dhe i plasaritur! Apo vallė mos ėshtė ky mėkati i rrugės sė ndjekur nė tefsir? 

Sėrish iu ktheva leximit tė Kur’anit, por jo nė librat e tefsirit por nė mus’haf. Pėrsėri e gjeta atė Kur’an tė bukur dhe tė dashur. I gjeta edhe figurat e mia tė pėrmallshme e tė dashura. Ato tani nuk janė tė thjeshta siē ishin mė parė. Edhe qėndrimi im ndaj tyre ka ndryshuar. Tani kthehem e i gjej synimet dhe qėllimet e tij, dhe e kuptoj se ato janė shembuj qė shėrbejnė e jo ngjarje qė ndodhin. 

Megjithatė, mahnitja nga ai ende ėshtė e pranishme kurse impre­sionimi nga ai panda vazhdon. 

Falėnderoj All-llahun, Kur’anin e kam gjetur. 

* * *

Prej figurave tė cilat i kam hasur nė Kur’an mė lindi ideja qė masės t’ia paraqes disa shembuj nga ata. Ashtu edhe veprova. Njė studim tė tillė e publikova nė revistėn “El-Muktetif” qysh nė vitin 1939 me titull: Ilustrimi artistik nė Kur’an. Nė kėtė arti­kull kam pėrfshirė disa figura nė tė cilat i konfirmova dhe zbulova tė gjitha aspektet e bukurisė artistike. E vura nė spikamė atė fuqi absolute e cila krijon pikturė thjeshtė vetėm me fjalė, qė njė gjė tė tillė nuk mund ta bėjė as brusha shumėngjyrėshe e as objektivi fotografues, andaj edhe pėrfundova: ky studim meriton tė jetė temė pėr disertacion universitar.

* * *

Kaluan shumė vite. Gjatė gjithė asaj kohe Kur’ani mė pikturonte njė vizion nė tė cilin reflektoheshin gjurmėt e mrekullisė artistike. Sa herė qė mė kujtohej dhe i kthehesha atij, mė trimėronte qė t’i hyjė kėtij studimi, ta plotėsoj dhe tė zgjerohem nė te. Kohė pas kohė mbetesha i vetmuar me Kur’anin duke i soditur pikturat e tij specifike, tė cilat edhe mė tepėr ma shtonin dhe pėrforconin idenė e kėtij studimi nė qenien time. Megjithatė, ēėshtjet tjera qė mė preokuponin e shndėrronin idenė time shpresė nė ndėrgjegje dhe dėshirė nė ndjenjė.
Kėshtu vazhdoi derisa ma mundėsoi All-llahu qė pas pesė vjetėve tė publikimit tė kėtij punimi nė revistėn “El-Muktetif”, t’i rrekem kėsaj pune. 

* * *

Studimin e fillova duke e pas Mus’hafin burim kryesor, qė t’i pėrmbledhė figuracionet artistike tė Kur’anit, t’i ekspozoj ato, ta sqaroj metodologjinė e ilustrimit nė te dhe mėnyrėn se si reali­zo­het harmonizimi artistik; ngase i tėrė preokupimi im nė atė kohė ishte i orientuar vetėm nė kėndin artistik pa mos ndėrhyrė nė lėmenjtė tjerė tė shumtė tė Kur’anit.
Por, ēfarė tė re kam sjellur? 

Nė tė vėrtetė, mė ėshtė zbuluar njė realitet i ri. Pa dyshim figu­ra­cionet nė Kur’an nuk janė komponentė e tij qė dallohen nga kom­ponentet tjera. Ilustrimi ėshtė bazė e tė shprehurit dhe inter­pretimit nė kėtė libėr tė bukur. Bazė themelore e cila ndiqet nė tė gjitha qėllimet - pos qėllimit legjislativ, - andaj edhe nuk mund tė thuhet se kėtu bėhet fjalė pėr njė studim tė figuracioneve tė cilat tubohen dhe renditen, por pėr njė bazė e cila zbulohet dhe dallo­het. Ky ėshtė njė sukses dhe njė zbulim qė nuk e kam vėrejtur mė parė, pos pasi qė iu rreka kėtij studimi, arrita ta shoh ate! 

Mbi kėtė bazė edhe u ngrit ky studim. E gjithė ajo qė gjendet nė te, nė tė vėrtetė ėshtė shfaqje e kėsaj baze, shkoqitje e fenomeneve tė saj dhe zbulim i kėsaj veēorie origjinale tė shprehjes kur’anore. 

* * *

Kur e pėrfundova pėrgatitjen e kėtij punimi, ndjeja se si nė vete dėshmoja lindjen e sėrishme tė Kur’anit. Atė isha duke e pėrjetuar sikur kurrė mė parė. Po, pa dyshim Kur’ani nė qenien time ishte i bukur, mirėpo bukuria e tij ishte e pėrpjesėtuar dhe e ndarė, kurse sot ai ėshtė tog i pandarė dhe unik i cili ngrihet mbi njė bazė tė veēantė, mbi njė bazė e cila ngėrthen harmonizim tė ēuditshėm tė cilin as qė e kam ėndėrruar mė parė e as qė kujtoj se dikush ka mund ta pėrfytyrojė.
Nėse kam arritur sukses qė ta inskenoj kėtė figuracion ashtu siē e ka parė shpirti im dhe t’ua prezentoj njerėzve ashtu siē e ka pėrjetuar ndėrgjegjja ime, atėherė pa dyshim ky do tė jetė suksesi i plotė i kėtij libri. 


Kur’ani magjepsės

 
K
 
ur’ani i magjepsi arabėt qė nga ēasti i parė, pa marrė parasysh a ishin ata qė All-llahu ua zgjeroi gjokset pėr Islam apo ata qė nė zemrat e tyre vuri perde. Nėse e lėmė anash grupin e vogėl nė fillim tė paraqitjes sė kėsaj feje, te tė cilėt shkak i besimit tė tyre ishte vetė personaliteti i Muhammedit alejhisselam, si bashkė­shortja e tij Hadixheja, shoku i tij Ebu Bekri, djali i axhės sė tij Aliu, shėrbėtori i tij Zejdi e tė ngjashmit me ta, do tė shohim se Kur’ani ėshtė faktori vendimtar ose njėri prej faktorėve vendimtarė pėr pranimin e besimit tė atyre qė besu­an nė ditėt e para tė da’ves (thirrjes islamike), nė ato ditė kur Muhammedi nuk kishte krah as pozitė kurse Islami nuk kishte pushtet e as aleatė.
Rrėfimi pėr besimin e Umer bin Hattabit dhe rrėfimi pėr refuzi­min e Velid bin Mugires, janė dy shembuj nga shumė rrėfime pėr besimin dhe refuzimin. Qė tė dy e shfaqin kėtė magjepsje kur’­anore e cila i pėrfshiu arabėt qė nga ēasti i parė dhe dėshmojnė - pėrmes kėtyre dy orientimeve tė kundėrta - pėr peshėn e kėsaj magjepsjeje tė pakrahasueshme tė cilėn nė mėnyrė tė barabartė e konfirmojnė besimtarėt dhe jobesimtarėt. 

Sa i pėrket rrėfimit pėr besimin e Umerit ekzistojnė transmetime tė shumta: 

Njėri prej tyre ėshtė transmetimi i Ataut dhe Muxhahidit tė cilin e pėrcolli Ibni Is’haku nga Abdull-llah ibni Ebi Nexhihi. Aty pėr­mendet se Umeri radijall-llahu anhu ka thėnė: “Prej Islamit kam qenė shumė larg. Nė xhahilijjet isha adhurues i alkoolit, e kam dashur dhe e kam pirė shumė. Atėkohė kishim njė kuvend ku tu­boheshin disa burra kurejshitė... Dola qė t’i takoj kuvendarėt e mi atje, por aty nuk gjeta asnjėrin. Thashė nė vete, do tė shkoj te filan alkoolisti! Ia mėsyva dhe mbėrrita te ai por megjithatė nuk e gjeta. Thashė nė vete, do tė shkoj nė Qabe e ta bėjė tavaf shtatė po edhe shtatėdhjetė herė! E kur arrita te faltorja dhe dėshirova t’i sillem Qabes, kur ja, I dėrguari i All-llahut alejhisselam qėn­dron­te duke u falur. Ai e kishte zakon qė kur falej tė drejtohet kah Shami ku Qabeja ndėrmjetėsonte mes tij dhe Shamit, kurse vend­faljen e tij e merrte mes dy kėndeve, kėndit tė zi dhe kėndit jeme­nas. Kur e pashė, thashė nė vete: Vall-llahi, sonte do tė ishte mirė sikur ta dėgjoja Muhammedin dhe tė marr vesh se ē’thotė! Mė shkoi mendja se nė qoftė se i afrohem pėr ta dėgjuar do ta fri­kėsoj, andaj edhe u ndala. Iu afrova prej anės sė gurit dhe u futa nėn mbulojėn e Qabes, saqė mes meje dhe atij qėndronte vetėm mbuloja e Qabes. E kur fillova ta dėgjoj Kur’anin, zemra m’u ul e sytė mė rridhnin rrėke. Kjo edhe mė shtyu ta pranoj Islamin”. 

Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr tė cilin do ta cekim shkurtimisht thuhet se Umeri doli nga shtėpia i shashtisur me shpatėn e tij, duke ia mėsyer Resulull-llahut dhe disa shokėve tė tij tė cilėt ishin mbledhur nė njė shtėpi nė Safa. Qė tė gjithė, burra e gra, ishin afėr dyzet veta. 

Gjatė rrugės e takoi Neim bin Abdull-llahu dhe e pyeti se pėr ku ėshtė nisur. Umeri ia tregoi qėllimin e tij kurse ai kėrkoi qė tė ketė kujdes prej Beni Abdu Menafėve dhe e porositi t’u kthehet disave nga anėtarėt e familjes sė tij, dhėndrit tė tij Seid bin Zejdit dhe motrės sė tij Fatimesė, tė shoqes sė Seidit. Ata qė tė dy ishin lar­guar nga feja e tyre e mėparshme. Atėherė Umeri e ndėrroi kahen dhe ua mėsyu atyre tė dyve. Atje e dėgjoi Habbabin duke u lexuar Kur’an. Derėn e pėrplasi pėrnjėherė, dhėndrit tė tij ia dha njė shuplakė kurse motrėn e vet e pėrgjaku nga tė rrahurit... Pas njė marrėveshjeje ai mori nė dorė fletushkėn nė tė cilėn ishte e shkru­ar sureja Tāhā. Kur lexoi njė pjesė tė saj tha: “Sa fjalė e bukur dhe bujare qenka kjo!”. Mė pas shkoi te Pejgamberi alejhisselam dhe e shpalli Islamin e tij. Prej gėzimit tė madh qė e kaploi Pej­gamberin, brohoriti me njė tekbir aq sa zėri i tij arriti deri te shtė­pitė e shokėve tė tij dhe ata e kuptuan se Umeri e pranoi Islamin.[1] 

Ekzistojnė edhe transmetime tjera tė cilat nuk ka nevojė t’i cekim, meqė tė gjitha ato bėjnė me dije se Umeri dėgjoi apo lexoi diē nga Kur’ani, i cili ishte shkaktar i kthimit tė tij nė Islam. Do tė ishte vėrtet e tepėrt sikur t’u hedhim njė shikim faktorėve tė tjerė shpirtėrorė nė historinė e Umerit, edhe pse kėta faktorė nuk mund ta minimizojnė faktin se magjepsja nga Kur’ani ishte faktori ven­dimtar pėr ta pranuar Islamin. 

Ky ishte rrėfimi pėr besimin e Umer bin Hattabit, ndėrsa rrėfimi pėr refuzimin e Velid bin Mugires po ashtu ka shumė transme­ti­me, tė cilat shkurtimisht kanė kėtė pėrmbajtje: 

Velid bin Mugire dėgjoi diēka nga Kur’ani dhe sikur ajetet e tij ia zbutėn zemrėn. Atėherė kurejshitėt thanė: Vall-llahi Velidi ndė­rroi fenė, tash do ta ndėrrojnė fenė tė gjithė kurejshitėt. Ata Veli­dit ia dėrguan Ebu Xhehlin qė t’ia nxisė nė shpirt madhėshtinė dhe krenarinė e prejardhjes sė tij dhe pasurisė qė kishte, e tė kėr­kojė pastaj prej tij ta shpreh me fjalė urrejtjen ndaj Kur’anit. Velidi pyeti: “E ē’tė them pėr te? Pasha All-llahun, askush prej jush nuk ka njohuri mė shumė se unė pėr poezinė dhe llojet e saj, po as pėr poezinė e xhinėve. Pasha All-llahun, ajo tė cilėn ai e thotė, aspak nuk u pėrngjanė poezive. Pasha All-llahun, fjala e tij ka ėmbėlsi, nė tė qėndron njė mrekulli, s’ka bukuri mbi te, afėr tij ēdo fjalė shkrihet, andaj edhe s’ka fjalė mė tė lartė dhe asgjė nuk mund t’ia kalojė”. Atėherė Ebu Xhehli iu lut: “Populli nuk qetė­sohet derisa tė thuash fjalė tjera”. Ai iu pėrgjigj: “Mė le tė qetė tė kujtohem”. Kur u mendua mirė tha: “Kjo s’ėshtė gjė tjetėr pos njė magji trashėguese. A nuk keni parė se si e ndanė njeriun nga familja e tij dhe miqtė qė i ka pasur?”.[2] 

Pėr kėtė ndodhi Kur’ani i veēon kėto ajete: “Ai ka paramenduar dhe ka kurdisur (fjalė kundėr Kur’anit). Qoftė i shkatėrruar, po si i ka kurdisur. Pėrsėri qoftė i shkatėrruar, po si i ka kurdisur. Ai sėrish u thellua nė mendime. Pastaj u mrrol dhe u vrazh­dėsua. E mė pas ktheu shpinėn (refuzoi) dhe u kapėrdis. Ai tha: Ky (Kur’ani) nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė magji trashėguese.” (Muddeth-thir, 18-24). 

Magji trashėguese e cila e ndanė njeriun nga familja, fėmijėt dhe miqtė... Kjo ėshtė fjalė e njeriut i cili ngurron nga Islami, kryelar­tėsohet e pėrmbahet qė mos t’i dorėzohet Muhammedit dhe mbu­rret me prejardhjen, pasurinė dhe fėmijėt qė ka. Ndonėse kjo nuk ėshtė fjalė e njė njeriu besimtar, prapėseprapė, besimin e tij e li­dhė me magjinė e cila nuk mposhtet! Ky ėshtė edhe argumenti mė i fortė pėr “magjepsjen e Kur’anit” te arabėt, mė shumė se edhe ēdo fjalė e besimtarėve qė e thonin, ngase ai nuk mund tė lexohet o tė dėgjohet, e qė lexuesi apo dėgjuesi tė gjejė mėnyrė ta asgjė­sojė ose tė zvarritet nga pranimi i tij! 

Qė kėtu takohet rrėfimi pėr kufrin me rrėfimin pėr imanin kur qė tė dy miratojnė magjepsjen nga Kur’ani! Pėrmes kėtij miratimi takohen dy personalitete tė forta ndėrmjet tė cilėve ekziston njė distancė e kundėrshtisė aq sa mund tė paramendohet mes Umer bin Hattabit dhe Velid bin Mugires. Kjo, sepse sinqeriteti ia hapė zemrėn Umerit pėr Islam kurse arroganca e pengon Velidin t’i pėrkulet tė vėrtetės, ashtu qė ata vazhdojnė rrugėn e tyre tė ndarė pasi qė ishin tė bashkuar nė njė pikėtakim, pikėtakimi i miratimit pėr magjepsjen nga Kur’ani. 

* * *

Tė njėjtėn peshė tė kėtyre dy rrėfimeve pėr faktin e kėsaj ma­gjep­sjeje kanė thėniet e disa jobesimtarėve tė cilat Kur’ani i paraqet kur thotė: “Ata qė nuk besuan thanė: Mos e dėgjoni kėtė Kur’an dhe (kur tė lexohet ai) bėni zhurmė ashtu qė ta pen­goni!” (Fussilet, 26). Ky citat vetėm e argumenton llahtarinė e cila i pat topitur shpirtrat e tyre nga ndikimi i Kur’anit nė ta dhe nė ithtarėt e tyre. Ata i shihnin ithtarėt e tyre se si magjepseshin mėngjes e mbrėmje nga ndikimi i njė apo dy ajeteve, njė apo dy sureve tė cilat i lexonte Muhammedi ose njėri prej pasuesve tė tij tė parė. Kėshtu shpirtrat e tyre i pėrkuleshin, zemrat e tyre impre­sio­no­he­shin kurse tė sinqertit rrėqetheshin.
Kėto fjalė nuk ua thanė krerėt e kurejshėve, ithtarėve e tifozėve tė tyre ngaqė ata i kishin shpėtuar magjepsjes nga Kur’ani. Sikur tė mos ndienin nė brendinė e tyre njė fėrgėllimė qė ua dridhte zem­rat nuk do t’i urdhėronin ithtarėt e tyre me kėtė urdhėr e as qė do ta pėrhapnin vėrejtjen e tyre nė popull qė ėshtė fakt mė i fortė se ēdo fjalė pėr atė ndikim tė madh e tė fuqishėm! 

Ata reaguan ndaj Kur’anit me njė mohim tė vardisur. Kur’ani pėr kėtė thotė: “(Ajetet e Kur’anit) janė legjenda tė tė parėve, qė ai (Muhammedi) kėrkoi t’i kopjohen e i lexohen ato mėngjes e mbrėmje.” (Furkān, 5). 

Ata gjithashtu thanė: “Kemi dėgjuar (kėso fjalė) edhe sikur tė donim edhe ne do tė thonim diēka tė ngjashme me kėtė. Kėto nuk janė pos legjenda tė tė parėve.” (Enfāl, 31). 

Pastaj thanė: “(Pėr Kur’anin) Ėndrra tė pėrziera, jo, por ai (Muhammedi) vetė i trilloi, jo jo, ai ėshtė poet.” (Enbija, 5). 

Atėherė Kur’ani u shpalli konkurrencė disa herė duke u thėnė: “Sillni dhjetė sure tė ngjashme (si tė Kur’anit) ashtu tė trilluara (siē thoni ju).” (Hūdė, 13). Nėse nuk mundeni: “Sillni pra ju njė sure tė ngjashme me kėto, madje thirrni kė tė doni nė ndih­mė, pos All-llahut.” (Jūnus, 38). Por ata nuk sollėn dhjetė sure, mad­je as njė tė vetme! Nė tė vėrtetė, ata as qė e bėnė kėtė pėrpje­kje pos asaj qė ėshtė thėnė pėr pėrpjekjet e disa tė vetėquajturve tė dėrguar pas Muhammedit. Madje as kjo nuk ėshtė aspak e si­gurt dhe as qė lejohet tė bėhet llogari nė kėtė aspekt. Ndėrsa men­dimi i thėnė se ata e braktisėn pėrpjekjen, nuk ka peshė qė mban! 

* * *

Ndoshta si pėrkryerje e fjalės nė kėtė kapitull do tė ishte theksimi i disa figuracioneve tė cilat janė cekur nė Kur’an pėr shkak tė ndikimit tė tij nė qeniet e disave qė u ėshtė dhėnė dituria (librat qiellorė) para ardhjes sė tij dhe disave, zemrat e tė cilėve tėrhi­qeshin nga ai.
Nė kontekst tė fjalės pėr hebrenjtė dhe tė krishterėt zbriti ky ajet: 

“Gjithsesi do tė vėresh se hebrenjtė dhe ata qė i pėrshkruan Zotit shok, janė njerėzit me armiqėsi mė tė fortė kundėr besim­tarėve (muslimanėve). Ndėrsa do tė vėresh se miq mė tė afėrt pėr besimtarėt janė ata qė thanė: Ne jemi tė krishterė (nesārā). Kjo ngase prej tyre ka dijetarė dhe tė devotshėm, dhe se ata nuk janė kryeneēė. Kur e dėgjojnė atė qė i ėshtė zbritur Tė dėr­gu­arit, prej syve tė tyre rrjedhin lotė, ngaqė e kanė kuptuar tė vėrtetėn dhe thonė: Zoti ynė, ne kemi besuar, pra na regjistro ndėr ata qė dėshmojnė (pejgamberllėkun e Muhammedit).” (Māide, 82-83). 

Ky ėshtė shembull prej shembujve tė ndikimit intuitiv gjatė dė­gji­mit tė Kur’anit, andaj sytė e tyre mbushen me lotė prej tė vėrtetės qė e kuptuan. Pa dyshim, metodologjia e cila pėrdoret pėr ta pre­zentuar kėtė tė vėrtetė, zotėron impresionim tė fuqishėm.Njė fakt tė tillė e proklamon rasti qė ceket nė kėtė tekst: 

“Atyre qė u ėshtė dhėnė dijeni (nga librat e parė) para tij, kur u lexohet atyre, ata hidhen me fytyra (pėr dhe) duke i bėrė sexhde. Dhe thonė: I lartėsuar ėshtė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė i realizuar. Dhe duke qarė bien me fytyra (kur dėgjojnė Kur’anin) dhe ai ua shton edhe mė shumė pėruljen (ndaj All-llahut).” (Isra, 107-109). 

Gjithashtu edhe ky figuracion pėr “ata qė frikohen prej Zotit tė tyre”: 

“All-llahu e ka shpallur fjalėn mė tė bukur, librin tė ngjashėm me mrekulli, tė pėrsėritur herė pas here (me kėshilla e dispo­zita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėqethen lėkurėt e atyre qė i kanė dronė Zotit tė tyre, e pastaj me pėrkujtim ndaj All-llahut u qetė­sohen lėkurėt dhe zemrat e tyre.” (Zumer, 23). 

Kėshtu pra “rrėqethen lėkurėt e atyre qė kanė dronė Zotit tė tyre” “Dhe duke qarė hidhen me fytyra (kur dėgjojnė Kur’anin) dhe ai ua shton edhe mė shumė pėruljen (ndaj All-llahut)” “Prej syve tė tyre rrjedhin lotėt”... Ky pra ėshtė ndikimi i cili ngacmon intuitėn, aktivizon ndjenjat dhe i shpėrthen lotėt. E dė­gjojnė ata qė janė tė gatshėm pėr ta pranuar besimin, ndaj edhe shpejtojnė nga Ai sikur tė ishin nėn ndikimin e ndonjė magjie, e dėgjojnė edhe ata tė cilėt madhėshtohen e nuk e pranojnė, andaj edhe thonė: “Kjo nuk ėshtė tjetėr vetėm se magji e hapur.” (Hūdė, 7), ose thonė: “Mos e dėgjoni kėtė Kur'an dhe kur tė le­xohet ai, ju bėni zhurmė (bėrtitni) ashtu qė ta pengoni.” (Fussilet, 26). Nė kėtė mėnyrė ata vetėm miratojnė mrekullinė e pamposhtur dhe triumfuese me apo pa vetėdije! 

Burimi i magjepsjes nga Kur’ani

 
S
 
i dominoi Kur’ani mbi arabėt me kėtė magjepsim? Pse ishin unanimė besimtarėt dhe jobesimtarėt kur ishte nė pyetje miratimi i magjepsjes nga ai?
Disa studiues tė veēorive tė Kur’anit shikojnė nė te nė formė tė pėrgjithshme e pastaj vijnė nė konstatim. Disa tė tjerė cekin disa shkaqe tjera jashtė harmonizimit artistik, tė cilat i deduktojnė nga tematika e tij; meqė ėshtė kompletuar si legjislacion i pėrpiktė i pėrshtatshėm pėr ēdo kohė dhe ēdo vend, si lajmėtar i gajbit (tė panjohurės) i cili realizohet pas disa vjetėsh, dhe si libėr qė pėr­mban njohuri pėr gjithėsinė dhe njeriun. 

Studimi nga ky kėnd vetėm konfirmon njė veēori tė Kur’anit si tėrėsi. Megjithatė, ēka do tė thoshim pėr suret e shkurta tė cilat nuk kanė as legjislacion, as gajb, as dituri shkencash. Nga kjo del se nuk janė pėrfshirė tė gjitha veēoritė e nduarnduarta tė Kur’­a­n­it. Nė tė vėrtetė, kėto sure tė shkurta i magjepsėn arabėt qė nga ēasti i parė, nė atė kohė kur ndjenjat e tyre nuk i zgjoi e as qė do t’i mahniste legjislacioni i pėrpiktė ose qėllimet tjera kolosale tė Kur’anit. 

Domosdo pra, kėto sure tė shkurta nė vete tė kenė zotėruar ele­mentin i cili magjepste dėgjuesit dhe dominonte mbi arsyet e be­simtarėve dhe jobesimtarėve. Nėse kihet parasysh ndikimi kur’­an­or nė besimin (Islamin) e muslimanėve, kėto sure tė para kanė luajtur rolin mė tė madh sado qė tė jetė i vogėl numri i mus­li­manėve nė atė kohė. Kjo, ngase nė tė shumtėn e rasteve, ata u frymėzuan vetėm nga Kur’ani dhe i besuan. Mirėpo pjesa dėrr­muese e atyre tė cilėt e pranuan Islamin pasi qė u forcuan mus­limanėt dhe dominoi feja islame, ata krahas Kur’anit kishin edhe faktorė tjerė tė cilėt ndikuan te ata qė besuan, ēdonjėri sipas mė­nyrės sė vet dhe ēdonjėri sipas pėrshtypjeve tė tij. Andaj, Kur’ani nuk ishte i vetmi faktor vendimtar nė Islamin e tyre siē ishte rasti nė vigjilje tė da’ves islamike. 

Disa besuan ngaqė u la pėrshtypje morali i Pejgamberit alejhis­selam dhe i shokėve tė tij, kėnaqėsia e All-llahut qoftė mbi ta. 

Disa besuan kur i panė muslimanėt se si i duronin maltretimet, mundimet dhe torturat, se si ata e linin pasurinė, familjen dhe shoqėrinė qė tė shpėtojnė ata dhe feja e tyre, e tė strehohen atje ku i udhėzon Zoti i tyre. 

Disa besuan ngase panė se si Muhammedin me njė pakicė besim­tarėsh nuk mund t’i mposhte askush dhe panė se All-llahu u ndih­mon dhe i ruan nga kurthet e kurthngrehėsve. 

Disa besuan meqė filloi tė zbatohet sheriati islam, kur panė se aty ka drejtėsi e tolerancė tė cilat nuk mund tė haseshin nė sistemet tjera tė mėparshme. 

Disa tė tjerė besuan pėr shkaqe tjera, ka mund tė jetė magjepsimi kur’anor prej faktorėve tė besimit, por jo si faktor vendimtar siē ishte nė vigjilje tė kėsaj thirrjeje. 

* * *

Pra, ne detyrohemi t’i qasemi “burimit tė magjepsjes nga Kur’­ani” para se t’i qasemi legjislacionit tė pėrkryer, lajmeve sekrete, njohurive hapsinore dhe para se tė bėhet Kur’ani tėrėsi e plotė­su­ar e t’i pėrfshijė tė gjitha kėto aspekte. Pjesa e vogėl e Kur’anit e cila ka ekzistuar nė ditėt e para tė da’ves ishte e zhveshur nga tė gjitha kėto tipare tė cilat paraqiten mė vonė. Pėrkundėr kėtyre ti­pareve, atė pėrsėri e pėrshkonte ai burim origjinal tė cilin e shijuan arabėt dhe thanė: “Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė magji trashėguese”.
Rrėfimi pėr refuzimin e Velid bin Mugires ėshtė i theksuar nė suren Muddeththir e cila sipas rendit tė zbritjes kur’anore duhet tė jetė sureja e tretė pas sures Alek dhe Muzzemmil, ose pėrgji­thė­sisht ajo ėshtė prej sureve tė para nė Kur’an.[3] 

Tė hedhim njė shikim nė kėto sure, sa pėr tė marrė shembull e tė shohim se ēfarė magjie e tronditi Velidin aq shumė. 

Kur i lexojmė ajetet mekkase tė kėtyre sureve nuk do tė hasim nė legjislacion tė pėrkryer e as nė njohuri kozmike - pos njė indi­ka­ci­oni tė pėrciptė nė suren e parė kur flitet pėr krijimin e njeriut nga embrioni - e as lajmėrim pėr diē sekrete qė do tė ndodhė pas disa vjetėsh siē ėshtė cekur rasti i tillė nė suren Rrūm, qė sipas rendit tė zbritjes ėshtė sureja e tetėdhjetė e katėrt. 

Ku qėndron pra ajo magji pėr tė cilėn flet Velid bin Mugire pas gjithė atij studimi dhe vlerėsimi? 

Doemos, ajo magji e cila e lėndoi ate ėshtė fshehur nė njė fizi­o­no­mi tjetėr, jo sipas asaj tė legjislacionit, tė sekreteve apo njohurive kozmike. Domosdo tė jetė fshehur nė brendinė e vetė thurjes sė vargjeve kur’anore (simetrisė kur’anore), e jo nė tematikėn pėr tė cilėn flet, ndonėse ne nuk mund ta injorojmė fuqinė dhe tėrheq­shmėrinė qė e posedon natyra e besimit islam. Kėto veēori ndri­ēohen pėrmes shprehjes sė bukur impresionuese, artikulluese dhe ilustruese. 

Le ta shohim tani suren e parė sipas zbritjes: Alek. Ajo pėrmbanė pesėmbėdhjetė nėndarje (fāsile, durakė) me fjali tė shkurta tė cilat nė shikim tė parė ndoshta u gjasojnė “prozave tė rimuara kleri­kale” (sexh’ul kihān) ose “fjalėve tė urta tė rimuara” (hikmetus sexha’), tė cilat ishin tė njohura ndėr arabėt nė atė kohė! 

Megjithatė, dallimi mes tyre dhe prozave tė rimuara ėshtė se fja­litė i kanė tė shthurura dhe nuk kanė lidhshmėri dhe simetri mes vete. Andaj shtrojmė pyetjen, a thua tė njėjtėn pozitė e ka edhe sureja Alek? 

Pėrgjigjja do tė ishte: assesi. Ajetet e saj janė tė thurura sime­trikisht dhe nė mėnyrė tė harmonizuar nėndarjet e saj i lidhė njė harmoni subtile e brendshme. 

Kjo ėshtė sureja e parė e Kur’anit. Ajo meriton tė fillohet me le­xim dhe emėr tė All-llahut. Leximi duhet t’i bėhet Kur’anit, kurse me emėr tė All-llahut sepse Ai po thėrret nė emėr tė tij nė fe. All-llahu ėshtė rabb (Zot), kurse leximi bėhet pėr Terbijje[4] (edukim) dhe mėsim, andaj edhe thuhet: “Lexo me emrin e Zotit tėnd”. 

Kjo sure ėshtė pikėfillim i kėsaj thirrjeje, andaj zgjedh nga cilė­sitė e Zotit cilėsinė e cila ka kuptimin e fillimit tė jetės. Pastaj va­zhdon: “I cili krijoi”. Nga krijimi si atribut e afirmon periu­dhėn e parė tė krijimit: “Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur”. Fill i vogėl dhe i gėrditshėm, por Zoti krijues, ėshtė bujar dhe shumė bujar ngase e shndėrroi atė copė gjaku nė njeri tė plotė i cili pra­non mėsimin dhe mėsohet: “Lexo, se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte”. 

Vėrtet, ky ėshtė transformim i madh mes kėsaj zanafille dhe kėtij formimi. Sureja kėtė rast e ilustron befasisht pa hyrė nė etapa. I hedh pas shpine tė gjitha etapat tė cilat vijojnė pas fillimit tė kri­ji­mit deri te formimi i tij i plotė, nė mėnyrė qė ta ngacmojė fu­qishėm ndėrgjegjen njerėzore nė sferėn e thirrjes fetare dhe nė sfe­rėn e meditimeve intuitive. 

Do tė ishte e arsyeshme qė njeriu ta mirėnjohė kėtė vlerė tė madhe dhe ta ēmojė nė mėnyrė sensibile kėtė transformim impozant, me­gjithatė: “Kurrsesi! Njeriu vėrtet i kalon kufijtė, pėr shkak se e ndien veten tė pavarur”. Kėtu pra u shfaq figura e njeriut ka­pėrcyes i cili harron zanafillėn e tij dhe e tėrbon jovarshmėria. Epilogu kėrcėnues dhe i menjėhershėm pėr zbulimin real tė kėsaj figure ėshtė: “Po, kthimi ėshtė vetėm te Zoti yt”. 

Nėse ēėshtja i kthehet realitetit tė saj kėshtu shpejt, nuk ėshtė ēudi pse menjėherė kalohet dhe flitet pėr kapėrcyeshmėrinė njerėzore dhe vazhdohet nė plotėsimin e sures. Ky njeri i cili i kapėrcen ku­fijtė me veprimin e tij, vetvetiu kalon nė dėmtimin e tė tjerėve! 

“Ēka mendon ti pėr atė qė pengon njė rob kur ai falet?”. “Ēka mendon?” - kjo ėshtė fjalė e madhe! Ajo do tė ishte edhe mė e madhe nėse ky rob do tė ishte i udhėzuar ose do tė preferonte de­votshmėrinė: “Ēka mendon kur ai ėshtė nė rrugė tė drejtė? Ose ai urdhėron pėr sinqeritet”. Ē’u bė me kėtė krijesė njerėzore e cila harroi ēdo gjė mu ashtu siē harroi zanafillėn dhe formimin e saj?! “Ēka mendon nėse ai pėrgėnjeshtron dhe sprapset (nga besimi), a nuk e di ai se All-llahu sheh?”. Kėtu kėrcėnimi vjen mu nė kohėn e vet: “Kurrsesi! Nėse nuk tėrhiqet, vėrtet do ta ka­pim pėr flokėt e ballit”. Pra, fjala “do ta kapim”, ėshtė shprehje e ashpėr ilustruese e cila e tingėllon kuptimin e vet. Kjo shprehje “le nesfeannehu” (nė tekstin origjinal sh.p.) ėshtė mė impre­si­o­nuese dhe mė ilustruese se sinonimi i saj “le ne’hudhen­nehu bi shiddeh” (nė pėrkthim: do ta kapim fuqishėm), sepse shprehja e parė ėshtė ilustrim sensual (ndijor) i kapjes sė shpejtė dhe tė fu­qishme nė pjesėn mė tė lartė, qė u krekos me te ka­pėr­cyesi men­djemadh, e ajo ėshtė pjesa e parme e kokės sė kresh­pė­ruar. Ajo kokė meriton tė kapet fuqishėm: “Floku i ballit rrena­cak dhe mė­katar”. Nė kėtė moment tė tėrheqjes pėr flokėt e ballit dhe hedh­jes sė mėkatarit, tė tillit do t’i shkojė ndėrmend t’i thė­rrasė ata me tė cilėt krenohej qofshin nga familja apo shoqėria: “Le t’i thėrret ata tė vetėt (nė ndihmė)” dhe ata qė janė aty. Kurse ne, “Ne do t’i thėrrasim zebanitė (rojat e xhehennemit)”. Qė kėtu, kontesti i fjalėve ia pėrfytyron dėgjuesit disa pasqyrime betejash mes atyre qė thirren, mes zebanive dhe tė vetėve tė tij. Kjo ėshtė njė betejė psikologjike dhe e imagjinuar e cila ngacmon ndjenjėn dhe imagji­natėn, por kjo sipas kėtyre rrjedhave ėshtė me epilog tė ditur! Ta lėmė pra kėtė betejė le tė pėrfundojė me epilogun e saj tė njohur. Le tė vazhdojė ithtari i kėtij misioni nė misionin e tij dhe le tė mos preket nga kapėrcimet e zullumqarit dhe pėrgė­nje­shtrimet e tij: “Kurrsesi! Mos iu pėrul atij, por bėni sexhde dhe afroju (Zotit me tė).” (Alek, 1-19). 

Kjo pra ėshtė nismė e fuqishme qė nga momenti i parė i thirrjes islame. Tė gjitha kėto nėndarje (durakė) qė nė shikim tė rėndom­tė duken se nuk kanė lidhshmėri mes vete, ato kėshtu - prej pėr­brenda, intimisht - janė tė harmonizuara simetrikisht. Kjo ėshtė njė simetri kur’anore nė suren e parė e cila nga jasht u pėrngjanė prozave tė rimuara klerikale ose fjalėve tė urta tė rimuara. 

Le tė shikojmė edhe suren e dytė e cila, sipas tė gjitha gjasave, duhet tė jetė sureja Muzzemmil tė cilės, me sa duket, i kanė prirė ajetet e para tė sures Kalem. Siē duket, kjo ėshtė ajo sure tė cilėn e dėgjoi Velid bin Mugire dhe e tha fjalėn e tij tė njohur! 

“Atė ditė kur toka dhe kodrat do tė dridhen e do tė bėhen si grumbuj tė shkapėrderdhur tė rėrės. Ne me tė vėrtetė te ju dėr­guam njė Pejgamber qė dėshmon kundėr jush, ashtu siē patėm dėrguar edhe te faraoni Pejgamber. E faraoni e kundėrshtoi Pejgamberin, andaj ne i dhamė atij njė dėnim tė rėndė. Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni njė ditė kur fėmijėt do tė bėhen tė thinjur (prej tmerrit tė madh)?! Atė ditė qielli do tė ēahet dhe premtimi i tij do tė realizohet.” (Muzzemmil, 14-18). 

Ja pra, ky ėshtė njė pasqyrim pėr terrin, i cili nga njeriu dhe shpirti i tij kalon nė tėrė atė qė i themi natyrė, kurse dihet se nje­riu ėshtė pjesė pėrbėrėse e saj: “Atė ditė kur toka dhe malet do tė dridhen e do tė bėhen si grumbuj tė shkapėrderdhur tė rėrės”. Le ta mbėrthejė imagjinata nėse mundet skenėn e atij tmerri tė ci­lit do t’i dridhen trishtueshėm toka dhe kodrat si sinonime mė tė mėdha tė natyrės. Ne (thotė All-llahu), nuk do t’ua paraqesim kė­tė ditė vetėm pasi qė t’u dėrgojmė Pejgamber i cili pėrpiqet t’ju udhėzojė dhe tė dėshmojė (nėse nuk udhėzoheni) kundėr jush: “Ne me tė vėrtetė, te ju dėrguam njė Pejgamber qė dėshmon kundėr jush, ashtu siē patėm dėrguar edhe te faraoni Pej­gam­ber”. Ju po e shfaqni fuqinė tuaj, po ku ėshtė fuqia juaj krahas fuqisė sė faraonit?! “E faraoni e kundėrshtoi Pejgamberin, an­daj Ne i dhamė atij njė dėnim tė rėndė”. A doni edhe ju tė mblidhni forca ashtu siē mblodhi faraoni? E kur tė pėrfundojė kjo botė: “Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni njė ditė kur fėmijėt do tė bėhen tė thinjur (prej tmerrit tė madh)?! Atė ditė qielli do tė ēahet”. Pranė tmerrit kėtu ēahet qielli, e pak mė parė u dridhėn trishtu­eshėm toka dhe kodrat. Kjo pamje do t’i bėjė tė thinjur fė­mijėt. Ky ėshtė njė tmerr qė pamjet e tij do tė vizatohen nė natyrė tė vdekur e nė njerėzimin e gjallė, ndėrsa imagjinata duhet t’i pėr­jetojė kėto piktura tė ekspozuara. Ajo, pa dyshim do t’i pėrjetojė ashtu qė edhe intuita do tė trazohet e shqetėsohet kur Ai (All-llahu) bindshėm do ta vėrtetojė: “Dhe premtimi i Tij do tė reali­zohet”. S’ka dyshim nė tė por as ikje prej tij. Kjo vėrejtje alar­mante nuk bėhet pėr asgjė, vetėm pėr pėrkujtim: “Kėto janė njė pėrkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugėn pėr te Zoti i vet.” (Muzzemmil, 19). Rruga qė shpie kah All-llahu ėshtė mė e qetė dhe mė e lehtė se rruga qė shpie drejt kėtij tmerri lemeritės! 

* * *

Sa i pėrket rrėfimit pėr imanin (pranimin e besimit) e Umerit, shumica e transmetimeve cekin se ai lexoi njė pjesė nga sureja Tāhā, e dyzet e pesta me radhė, dhe e cila vjen pas kėtyre sureve: Alek, Muzzemmil, Muddeth-thir, Kalem, Fātiha, Mesed, Tekvīr, Aė’la, El-Lejl, Fexhr, Duha, Inshirāh, Asr, Adijāt, Kevther, Tekāthur, Maūn, Kāfirūn, Fīl, Felek, En-Nās, Ihlās, Nexhėm, Abese, El-Kadr, Shems. Burūxh, Tīnė, Kurejsh, Kariah, Kijāme, Humeze, Murselāt, Kāf, Beled, Tārik, Kamer, Sād, A’rāfė, Xhinn, Jāsīnė, Furkān, Fātir dhe e dyzet e katėrta me radhė sipas zbritjes sureja Merjem, qė tė gjitha janė sure mekkase pos disa ajeteve medinase qė janė pjesė e sureve mekkase.
Le t’i shikojmė kėto sure nė formė tė pėrgjithėsuar - sepse vėsh­trimi nė formė detajore sipas parimit qė e kemi ndjekur nė rrė­fimin e refuzimit tė Velidit ėshtė i pamundshėm - e tė shohim se ēfarė magjepsje posedojnė ato, nga tė cilat u impresionuan tė parėt e hershėm tė cilėt ndoqėn Muhammedin, bile edhe para se tė forcohet Islami me Umerin dhe para se tė thėrret Pejgamberi hap­tazi meqė thirrte fshehurazi dhe nė mėnyrė sekrete. 

Nėse i vėrejmė tė gjitha kėto sure, nuk do tė gjejmė nė to pėrveē nė njė masė shumė tė vogėl ato synime tė cilat njė pjesė e madhe e dijetarėve i trajtojnė si tipare mė relevante tė Kur’anit. 

Ne nė kėto sure gjejmė - siē gjejmė nė suret tjera mekkase nė formė tė veēantė - bukuri gjatė ekspozimit, fuqi gjatė interpre­ti­mit, impresionim gjatė tė shprehurit, gjallėri gjatė ilustrimit, tė gjitha kėto sipas njė stili specifik. 

Ēėshtjen e besimit, qė ekspozimin e saj e merr pėrsipėr Kur’ani, e gjejmė tė shfaqur pėrmes skenave tė gjithėsisė dhe ndjenjave tė shpirtit tė cilat ngacmojnė ndėrgjegjen dhe e ngjallin imagjinatėn. 

Ky libėr nuk ka pėr qėllim qė ta shtjellojė tematikėn e da’ves kur’anore nga aspekti fetar. Ne do tė pėrpiqemi - pas shtjellimit studioz tė fjalės vetėm nė frymėn e tė shprehurit - t’i tejkalojmė kufijtė kohorė dhe hapsinorė dhe t’i kapėrcejmė moshat dhe peri­udhat qė ta gjejmė bukurinė e ēiltėr tė artit si element i mė­ve­tė­sishėm nė thelbin e tij, i pėrhershėm nė Kur’an me qenien e tij. Ky libėr do ta pėrjetojė kėtė art kur’anor pa kurrfarė ndėr­hyrjesh, tė ndarė nga tė gjitha mveshjet dhe qėllimet tjera. 

Nėse kjo bukuri artistike pėrjetohet nė veēanti do tė mjaftonte, e nėse shikohet nga kėndi i simetrizimit tė saj me qėllimet e thirrjes islamike, vlera e saj edhe mė shumė do tė shtohej. 

Tė shohim pra tani se si njerėzit e kuptuan dhe e ndjenė kėtė bu­kuri gjatė periudhave tė ndryshme. 

Si ėshtė kuptuar Kur’ani

 
N
 
ė shtjellimet e arabėve bashkėkohorė nuk mund tė gjejmė ndonjė figuracion tė kėsaj bukurie artistike tė Kur’anit, tė cilėn tė parėt e tyre herė e quajtėn poezi e herė magji, ndonėse mund tė vėrejmė ndonjė figurė qė u ka lėnė pėrshtypje.
Arabėt e parė Kur’anin e pranuan tė magjepsur, qofshin besim­ta­rė apo jobesimtarė. Njėra palė magjepsej dhe besonte kurse pala tjetėr magjepsej dhe ikte. Mandej qė tė dy palėt tregojnė se ēka i ka ngacmuar dhe impresionuar. Rrėfimet e tyre janė tė mjegu­llu­ara, nuk tė japin tė kuptosh mė tepėr se figurėn e tė magjepsurit tė shtangur i cili i hutuar nuk ia di strofullėn magjisė nga ajo thurje e ēuditshme kur e dėgjon, edhe pse nė brendinė e tij e ndien kėtė ndikim tė pazakonshėm. 

Umer bin Hattabi nė njė transmetim thotė: “E kur fillova ta dėgjoj Kur’anin, zemra m’u ul e sytė mė rridhnin rrėke. Kjo edhe mė shtyu ta pranoj Islamin”. Ndėrsa sipas njė transmetimi tjetėr thu­het se ka thėnė: “Sa fjalė e bukur dhe bujare qenka kjo”. 

Por, ja, edhe Velid bin Mugire, mohues i Muhammedit dhe i Kur’anit detyrohet ta shfaqė dashurinė e tij ose besnikėrinė: “Pa­sha All-llahun fjala e tij ka ėmbėlsi, nė tė qėndron njė mrekulli, s’ka bukuri mbi tė, afėr tij ēdo fjalė shkrihet, andaj edhe s’ka fjalė mė tė lartė dhe asgjė nuk mund t’ia kalojė”. E mė pas thotė: “Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė magji trashėguese. A nuk e keni parė se si e ndanė njeriun nga familja e tij dhe miqtė qė i ka pasur?”. 

Ky Kur’an pėrshkruan pėrshtypjen qė e lė nė shpirtrat e atyre qė i besojnė dhe nė shpirtrat e atyre qė u erdhi dituria mė parė (Libri i shenjtė) dhe se atyre: “Prej (dėgjimit tė) tij rrėqethen lėkurėt e atyre qė i kanė dronė Zotit tė tyre, e pastaj me pėrkujtim tė All-llahut u qetėsohen lėkurėt dhe zemrat e tyre.”(Zumer, 23). “Kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (pėr dhe) duke i bėrė sexhde. Dhe thonė: I lartėsuar qoftė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė i realizuar. Dhe duke qarė bien me fytyra (kur dė­gjojnė Kur’anin) dhe ai ua shton edhe mė tepėr pėruljen (ndaj All-llahut).” (Isra, 107-109). 

Ja se si mohuesit kurejshitė flasin me njė mohim tė vardisur: “(Ajetet e Kur’anit) Janė legjenda tė tė parėve, qė ai (Muha­m­medi) kėrkoi tė kopjohen ato, e i lexohen ato mėngjes e mbrė­mje.” (Furkān, 5). Mė pas, njėri prej tyre, fjala ėshtė pėr Nadir bin Harithin, ia behu tė trillojė legjenda nga tregimet e tė parėve: “Tregimet e Isfendarjarit dhe Rrustemit” tė cilat janė me ori­gjinė persiane, dhe t’ua lexojė njerėzve nė xhami kur Muhammedi ua lexonte Kur’anin, qė t’i largojė njerėzit nga Muhammedi dhe Kur’ani. Megjithatė, ata nuk largoheshin. Dhe ja, mu ata mohu­esit nga kurejshitėt pas tė gjitha kėtyre orvatjeve nuk mund tė gjejnė rrugėdalje pos qė tė thonė: “Mos e dėgjoni kėtė Kur’an, dhe (kur tė lexohet ai) bėni zhurmė ashtu qė ta pengoni.” (Fussilet, 26). 

E gjithė kjo thuhet dhe e gjithė kjo ndodh, por assesi tė gjesh njė pasqyrim tė qartė pėr bukurinė artistike nė Kur’an. Ky popull ishte i preokupuar me atė qė e pėrjetonte nė qeniet e veta dhe atė qė e ndiente nė ndjenjat e veta. Atyre nuk u shkonte mendja ta sqarojnė kėtė pėrshkrim ngase ishin tė hutuar e tė shqetėsuar ose tė dorėzuar e tė nėnshtruar. 

Kjo pra ishte periudha e shijimit natyror nė mėnyrė direkte. 

* * * 

Nėse e kalojmė periudhėn e zbritjes sė Kur’anit, do tė shohim se disa as’habė (shokė tė Muhammedit) shėrbeheshin me komente tė vogla tė Kur’anit duke u mbėshtetur nė ato transmetime tė pakta nga Pejgamberi alejhisselam. Disa prej tyre bėnin pėrpjekje tė interpretojnė disa ajete por me njė masė tė madhe tė kujdesit dhe drojės. Disa tė tjerė tėrhiqeshin krejtėsisht duke pas frikė se mos bėjnė mėkat fetar.
Transmetohet nga Seid bin Musejjib se kur ai pyetej pėr ndonjė ēėshtje tė Kur’anit pėrgjigjej: “Unė nuk them gjė pėr Kur’anin”. Ibni Sirini thotė: “E kam pyetur Ubejden pėr njė ēėshtje tė Kur’anit e ai ma ktheu: 'Ki frikė All-llahun dhe tėrhiqu. Ata qė dinin pėr ēfarė u zbrit Kur’ani kanė shkuar'”. Edhe nga Hisham ibni Urve bin Zubejri pėrcillen kėto fjalė: “Babain tim asnjėherė se kam dėgjuar duke e interpretuar sė paku njė ajet nga Libri i All-llahut”.[5] 

E gjithė kjo nėse vėrteton diē, vėrteton ndikimin e magjepsjes, madhėshtinė e shkrepėtimės dhe gjurmėt e befasisė me kėtė thurje tė mrekullueshme deri nė masė tė mahnitjes dhe dorėzimit. 

Gjatė kohės sė Tabiinėve (pasardhėsve) tefsiri u zhvillua nė mė­nyrė tė vazhdueshme, megjithatė ata kufizoheshin vetėm nė ko­mentimin e ajetit duke e bėrė sqarimin e domethėnies gjuhėsore tė cilėn e kuptuan nga ajeti dhe ate me fjalė shumė tė shkurta. Pėr shembull, komenti i tyre nė ajetin: “gajru mutexhanifin li ithm” (nė pėrkthim: “nuk ka mėkat”) komentohet me kėtė domethėnie: “Nuk i ekspozohet mėkatit”. Pastaj komenti i tyre nė ajetin: “ve enn testaksimu bil ezlam” (nė pėrkthim: “dhe tė tė kėrkuarit e fatit me fall”). Ithtarėt e xhahilijjetit e kishin zakon qė kur dikush merrte rrugėn pėr udhėtim merrte njė shigjetė dhe thoshte: “Kjo jep leje pėr udhėtim”. Nėse i dilte shorti, kjo do tė thoshte se gjatė udhėtimit tė tij do ta pėrcillte e mira. Pastaj merrte shigjetėn tjetėr dhe thoshte: “Kjo nuk jep leje pėr udhėtim”. Nėse e kapte shorti i saj, kjo do tė thoshte se do ta pėrcillte e keqja. Zgjedhja bėhej si­pas shortit mes dy shigjetave. All-llahu e ndaloi kėtė veprim. I gjithė komenti qė ata e bėnin pėrkufizohej nė shkaqet e zbritjes sė ajetit, e mė vonė, ata qė erdhėn pas tyre u zgjeruan nė komentime duke i pėrdorur edhe lajmet (shėnimet) e ēifutėve dhe tė krish­terėve.[6] 

Qė nga fundi i shekullit tė dytė hixhrij tefsiri filloi tė zhvillohet dhe tė zgjerohet. Por, nė vend qė kėta dijetarė tė merren me gjur­mimin e bukurisė artistike nė Kur’an dhe pėrputhshmėrinė e saj me bukurinė tematike me tė cilėn arrihet kulmi i pėrsosurisė, ata u morėn me gjurmime juridike (tė fikhut) dhe debatike; sintaksore dhe morfologjike; historike dhe mitologjike! Me kėtė hap qė e bė­nė ata, humbėn shansin i cili ishte nė disponim pėr komentuesit qė tė ilustrojnė njė pikturė tė qartė pėr bukurinė artistike nė Kur’an duke e sintetizuar ate me pėrsosurinė tematike e cila ėshtė shumė e theksueshme nė Kur’an.  

Ai i cili arriti qė herė pas here tė korr sukses nė zbulimin e disa aspekteve tė bukurisė artistike nė Kur’an, ėshtė njėri prej dije­ta­rėve deri diku i vonshėm i njohur me emrin Zemahsheri. Shem­bull, komenti i tij nė ajetin: “Dhe kur Musait i kaloi zemėrimi”. Thotė: “Sikur Musain zemėrimi ta ngashnjente t’i bėjė ato gjeste dhe sikur t’i kishte thėnė zemėrimi: “Thuaj popullit tėnd kėshtu, hedhi pllakat, kape vėllain pėr koke”. Ky harmonizim siē shihet ėshtė majft i kufizuar, i mungon kristalizimi i domethėnieve dhe qartėsia. Gjėja mė e bukur nė kėtė shkoqitje ėshtė “personifikimi” i zemėrimit, po si tė ishte njeri, flet dhe hesht, ngashnjen dhe nda­lė. Ky “personifikim” kėsaj shprehjeje i dha njė bukuri tė veēantė tė cilėn edhe e zbuloi Zemahsheriu. Megjithatė, ai nuk i ndriēoi tė gjitha bukuritė por filloi tė merret me sqarime tjera, me gjuhėn e bashkėkohanikėve tė vet qė edhe nuk mund t’ia zėmė pėr tė ma­dhe. Po ashtu edhe komenti i tij nė suren Fatiha kur thotė: “Kur robi fillon (leximin apo namazin), e falėnderon Zotin e vet i cili meriton falėnderim, me zemėr tė zgjuar dhe shpirt tė pėrkuj­tueshėm, kur ai veē ėshtė duke e pėrjetuar me fjalėt: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut. Kjo thėnie vėrteton veēorinė e Tij pėr falėnderim dhe se Ai e meriton ate. Nė ato ēaste pa dyshim njeriu gjen nė vete motiv pėr t’iu drejtuar Atij. Meqė pas kėtij fillimi lexuesi transferohet nė pjesėn e dytė tė ajetit: “Zotit tė botėve” i cili konfirmon se Ai ėshtė zotėrues i botėve, nuk mund t’i shman­get as qenia e tij zotėrimit dhe nėnshtrimit tė Tij. Andaj edhe mė tepėr e aktivizon atė fuqi tė brendshme. Pastaj transferohet nė fja­lėn e Tij: “Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit”, e cila kon­firmon se Ai ėshtė begatidhėnės i tė gjitha dhuntive, atyre qė shihen dhe qė nuk shihen. Tani edhe mė tepėr e aktivizon atė fuqi tė brendshme. E pastaj kur kalon nė epilog tė kėtyre atributeve tė mėdha me fjalėn: “Sunduesit nė Ditėn e gjykimit”, konfirmon se Ai ėshtė Zotėrues i gjithė kėsaj ēėshtjeje nė Ditėn e gjykimit. Kėtu ajo fuqi e brendshme e arrin kulmin dhe i nėnshtrohet Krijuesit tė saj plotėsisht. Nė ato ēaste qenia njerėzore i drejtohet veēanėrisht Atij me njė nėnshtrim tė plotė dhe lutje pėr ēdo nevojė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė”... 

Ky koment ėshtė njė lloj pėrputhshmėrie nė ilustrimin e harmo­ni­zimit shpirtėror nė shesh tė ndjenjave tė njėpasnjėshme tė moti­vuara me pėrcjelljen e ajeteve. Kjo pra ėshtė ngjyrė prej ngjyrave tė harmonizimit nismėtar nė Kur’an. 

Disa prej komentuesve kanė bėrė pėrpjekje qė tė zbulojnė disa aspekte tė kėtij harmonizimi. Ata nuk arritėn mė tepėr pos qė tė bėjnė lidhshmėrinė kuptimore nė disa vende tė ajeteve por jo edhe nė tė gjitha, dhe duke mos arritur tė konceptojnė njė rregull tė pėrgjithshėm. Madje nė shumė raste ata edhe vetė e ndėrlikonin harmonizimin nė masė tė madhe. 

* * *

Ekzistojnė edhe studiuesit e belagės (retorikės) dhe i’xhazit (elo­kuencės) kur’anore. Ndonėse ata me studimet e tyre qė i bėnė u larguan shume nga sfera e studimit artistik, pritej qė ata tė shkoj­nė nė vijėn e tė arriturave nė kėtė sferė atje ku nuk mundėn tė arrijnė mufessirinėt (komentuesit). Mirėpo ata e preokupuan ve­ten me gjurmime shterpe rreth “fjalės dhe domethėnies” dhe se nė cilat prej atyre dyjave (fjalės dhe domethėnies) fshehet retorika. Disave u ka lėnė pėrshtypje esenca e rregullave tė retorikės. Ata nė kėtė mėnyrė e zhdukėn bukurinė e harmonizimit tė tėrėsishėm ose kaluan nė degėzimin dhe krerėzimin e sureve, saqė nė disa raste arritėn deri nė masė tė shkallmimit qė nuk durohet.
Shikoni kėtė shprehje tė bukur:“E sikur t’i shihje mėkatarėt se si ulin kokat e veta pranė Zotit tė tyre”. (Sexhde, 12). Kjo shprehje e cila na ilustron njė skicė tė gjallė pėr nėnēmimin nė Ditėn e kija­metit dhe i pasqyron ata mėkatarė si trupa tė gjallė tė cilėt imagji­nata i pėrfytyron dhe pothuajse syri i sheh nga qartėsia e asaj pamjeje dhe inskenimi tė formės sė saj “se si ulin kokat e veta”, e pranė kujt? “Pranė Zotit tė tyre”. Kėshtu dėgjuesit i bėhet se ajo ėshtė e pranishme e jo e imagjinuar. Ky pasqyrim i tmerrit pėr studiuesit e retorikės nuk ka vlerė mė tė madhe sesa kėto fjalė: “Sipas rregullės sė referimit duhet qė atij qė i referohet tė pėr­cak­tohet, por ndonjėherė lihet edhe i papėrcaktuar, si fjala kur thua: Filani ėshtė keqbėrės, nėse e nderon tė tradhton, nėse i bėn mirė ta kthen me tė keq. Kėtu fjalia nuk ka pėr qėllim personin e cak­tuar por ka pėr qėllim tė tregojė se si nderi dhe e mira kthehen me tė keq. Pėr ta treguar njė veprim tė tillė nxirret nė formė tė refe­rimit qė t’i pėrgjithėsojė tė gjithė tė tillėt. Pra, sjellja e keqe nuk pėrkufizohet nė kėtė person, e as nė atė tjetrin. Kėso rastesh nė Kur’an kemi shumė. Pėr shembull, fjala e All-llahut: “E, sikur t’i shihje mėkatarėt se si i ulin kokat e veta pranė Zotit tė tyre”. Sipas strukturės ajo ka formė tė referimit (pra i drejtohet dikujt) por me qėllim tė pėrgjithshėm dhe me tendencė pėr ta treguar atė situatė tmerruese, dhe se ajo aq shumė u qartėsua saqė nuk mbeti gjė e pazbuluar. Ajo nuk e veēon dikė pėr ta parė por i pėrfshinė tė gjithė ata qė shohin dhe e pranojnė kėtė referim!”. 

Nė kėtė mėnyrė mjegullohet ky ilustrim i gjallė artistik dhe pėr­fundon ashtu siē ata shprehen nė njė situatė tmerruese e cila shi­het qartė sa nuk mbeti asgjė e pazbuluar. 

Shiko edhe shprehjet tjera ilustruese: “Dhe i fryhet Sūrit dhe bie e vdekur ēka nė qiej dhe ēka nė tokė, pėrveē atyre qė do All-llahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur ja, tė gjithė ata tė ngritur shikojnė (ēka do tė ndodhė)”. (Zumer, 68). “(Pėrkujto) Ditėn kur Ne i shkulim kodrat dhe tokėn e sheh tė sheshtė (tė zbuluar), dhe Ne i tubojmė ata e nuk na mbetet asnjė prej tyre pa e tubuar.” (Kehf, 47). “Banorėt e zjarrit i thėrrasin (lusin) ata tė xhennetit: Na jepni pak nga uji apo nga ajo qė ju ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)! Ata (tė xhennetit) thonė: All-llahu i ka ndaluar qė tė dyja kėto pėr jobesimtarėt!” (A’rafė, 50). 

Pa dyshim kėto figuracione tė inskenuara, tė mbushura me aksion dhe gjallėri, saqė mund t’i pėrcjellin sytė, veshėt dhe imagjinata, pra, tė gjitha kėto figuracione nuk merituan nga studiuesi i bela­gės (retorikės) pos qė tė thotė: “Mėnyra e tė shprehurit pėr kohėn e ardhshme me fjalinė e kohės sė kaluar ėshtė sinjal dhe indi­ka­cion pėr pamėdyshjen e tė ngjarit tė tij, dhe se ēdo gjė qė i nėn­shtrohet tė ngjarit ėshtė sikur tė kishte ngjarė!”. 

E gjithė ajo qė ua tėrhoqi vėmendjen nė kėto ajete janė fjalėt: “Fe saika” (nė pėrkthim: “bie e vdekur”), “Fe hashernahum” (nė pėrkthim: “dhe Ne i tubojmė ata”), “Ve nādā” (nė pėrkthim: “i thėrrasin”), tė cilat nė pėrbėrje foljore kanė ardhur nė kohėn e kaluar, ndėrsa sipas kuptimit duhej tė vinin nė kohėn e ardhshme, por nuk ka ardhur si sinjal pėr pamėdyshjen dhe vėrtetėsinė e tė ngjarit tė tij!. 

Vetėm njė person nga studiuesit e belagės (retorikės) dhe i’xhazit (elokuencės) qė jetoi para Zemahsheriut tė cilin edhe e cekėm mė parė, arriti tė bėjė pėrafėrsisht njė harmonizim tė plotė dhe tė qėlluar nė aspektin artistik, e ky ėshtė Abdul Kāhir El Xhurxhanī. Ai nė librin e tij Delāilul i’xhaz (Gjurmėt e elokuencės) ishte shu­mė afėr qė ta arrijė qėllimin e kėrkuar sikur mos ta preokuponte ēėshtja e “fjalėve dhe domethėnieve” qė nga fillimi i librit e deri nė fund tė tij. Kjo ēėshtje nė shumė raste e largoi nga (ilustrimi artistik) qė ishte shumė afėr ta realizojė. Megjithatė, pavarėsisht nga kjo, ai pėrsėri ishte mė i inspiruari nga tė gjithė ata qė shkruan nė kėtė lėmi nė pėrgjithėsi, bile edhe nga ata tė kohės sė sotshme!. 

Kėtu do tė pėrmendim njė shembull tė suksesit tė tij qė ishte buzė arritjes nė diē vendimtare. Lexuesi duhet t’i bėjė durim stilit tė tij. Mėnyra e tillė e tė shprehurit ishte aktuale nė kohėn e tij. Ishte stil i logjikės dhe apologjetikės i cili u fut edhe nė stilin e letėrsisė sė asaj kohe. 

“Ekzistojnė disa veēori tė metaforės tė cilat nuk mund tė shpje­gohen pėrveē nėse u studiohet struktura dhe u ndriēohet realiteti. Sa ėshtė kjo precize dhe misterioze mund ta ilustrojmė me atė se dijetarėt kur pėrmendin fjalėn e All-llahut: “Mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat.” (Merjem, 4) nuk shtojnė asgjė pėrpos se thonė se ėshtė metaforė, se bukuria e kėtij ajeti (simbolika e tij) qėndron vetėm aty, dhe se tjetėr koment pėrveē kėtij nuk ka”. Vetėm kėshtu mund ta vrojtojmė ajetin sipas fjalėve tė tyre, megjithatė e vėrteta nuk ėshtė ashtu, as vetėm ajo bukuri artistike nuk vigjilon, as ky koment tėrheqės, po as ky shkėlqim i cili ndriēon shpirtrat me rastin e kėtij komenti qė e shpjegon thjeshtė vetėm si meta­forė. Qėllimi ėshtė qė nė njė fjali folja duhet tė ketė lidhshmėri me subjektin i cili ėshtė veprues, ndėrsa fjala ku bie veprimi gjegjė­sisht objekti, tė vie pas tyre. Aty mund tė kuptohet se lidhmėria dhe varshmėria mes objektit dhe foljes ėshtė pėr shkak tė sub­jektit qė i lidhė fjalėt nė fjali. Pėr shembull: “Tabe Zejdun nefsen” (nė pėrkthim: “Zejdi ėshtė person i mirė”) dhe “Karre Amrun aj­nen” (nė pėrkthim: “Amri ėshtė person i qetė”) e shembuj tė tjerė tė ngjashėm, ku veprimi transferohet nga vepruesi nė objektin ku bie veprimi pėr shkak tė tij. Kjo, ngase ne e dimė se termi “ishteale” (nė pėrkthim: “ėshtė zbardhur”) ka lidhshmėri kup­ti­more me qimen e thinjur edhe pse nė fjali pėrdoret pėr kokėn, mu ashtu si termi “tabe” (i mirė) qė ėshtė cilėsor pėr shpirtin (perso­nin) dhe termi “karre” (i qetė) qė ėshtė cilėsor pėr syrin (perso­nin) edhe pse nė fjali pėrdoret pėr subjektin. 

Kėshtu pra, bėhet e qartė se bukuria artistike shfaqet mu pse pėr­doret kjo mėnyrė e tė shprehurit dhe zgjedhet kjo mėnyrė e prezentimit. Po sikur tė ishte pėrdorur mėnyra tjetėr ku do tė thu­hej: “Ishteale shejbur re’si” (nė pėrkthim: “Ėshtė zbardhur thinja e kokės”), e thinja vėrtet qėndron nė kokė, por ne nuk do tė mund ta shohim atė bukuri e as ta pėrjetojmė atė madhėshti. Nėse shtrojmė pyetjen: Cila ėshtė arsyeja se nėse fjala “ėshtė zbar­dhur” metaforizohet pėr qimen e thinjur, nė kėtė konstruksion do tė ketė pėrparėsi e mėnyra tjetėr do tė ishte e zbehur? Pėrgjigjja do tė ishte: Arsyeja qėndron nė atė se shkėlqimi i kokės nga thinjat nėnkupton pėrfshirjen e saj, se ėshtė pėrhapur nė ēdo pjesė tė kokės dhe se ėshtė vendosur (zbardhja e qimeve) saqė nuk mbetet qime e zezė ose nuk kanė mbetur prej tė zezave pos atyre qė ėshtė e natyrshme tė mbeten. Ky kuptim nuk do tė mund tė arrihej sikur tė thuhej: “Ėshtė zbardhur thinja e kokės” ose “Ėshtė zbardhur qimja nė kokė”. Madje as qė jep tė kuptosh se tė zbar­dhurit ka pėrfshirė shumė qime tė flokėve. Sa pėr krahasim mund ta japim kėtė shembull: “Ėshtė ndezur shtėpia zjarr”, qė jep tė kuptojmė se zjarri e ka kapluar tėrėsisht shtėpinė dhe se e ka pėr­shkuar nga tė gjitha anėt. E nėse themi: “Ėshtė ndezur zjarri nė shtėpi”, atėherė nuk mund ta ketė tė njėjtin kuptim, por merret vesh se e ka kapluar zjarri por jo edhe tėrė shtėpinė por njė pjesė tė saj. Pra, sipas kėtij konstrukti s’mund tė kuptohet se a e ka pėrfshirė zjarri tėrė shtėpinė. 

Shembull tė ngjashėm nė Kur’an kemi fjalėn: “Dhe Ne tokėn e shpėrthyem nė burime uji.” (Kamer, 12). Nė kėtė rast shpėrthimi si term ka lidhshmėri kuptimore me burimin, megjithatė ėshtė shumė mė ndikues nėse pėrdoret si term pėr tokėn ashtu siē zbar­dhja (e qimeve) iu mvesh kokės. Nė kėtė mėnyrė kėtu u arrit pėrfshirja e domethėnies ashtu siē u arrit edhe mė parė. Kjo ngase nė kėtė mėnyrė nėnkuptohet se toka ishte shndėrruar e tėra nė bu­rime dhe se uji shpėrthente nga ēdo vend. Sikur fjala tė pėr­dorej si rėndom dhe tė thuhej: “Dhe i shpėrthyem burimet e tokės” ose “Dhe i shpėrthyem burimet nė tokė”, nuk do ta kryente atė fun­ksion e as qė do ta nėnkuptonte atė qėllim. Kuptimi do tė ishte sipas versionit tė rėndomtė, se uji ka shpėrthyer nga burime tė ndryshme tė tokės dhe i pėrfshiu vetėm ato vende”. 

All-llahu e mėshiroftė Abdulkahirin, burimin (komentin e vėr­tetė) e pati shumė afėr por nuk e hasi ate. Bukuria artistike nė komponentėn e ajetit: “Mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat” dhe nė komponentėn e ajetit: “Dhe Ne tokėn e shpėrthyem nė burime uji” qėndron nė aspektin konstruktiv siē tha ai, por edhe nė diē tjetėr jashtė tij. Ajo ėshtė kjo energji e shpejtė imagjinative tė ci­lėn e ilustron shprehja, fuqia e tė zbardhurit e cila pėrshkon ko­kėn nė ēast dhe lėvizja e tė shpėrthyerit e cila mbulon tokėn sa hap e mbyll sytė. Kjo lėvizje ilustrative prek ndjenjėn, impresi­o­non imagjinatėn dhe ua shoqėron shqisave dhe kujtesės shijimin e kėsaj bukurie. E ajo bukuri nė ajetin: “Mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat” shfaqet shumė mė e qartė dhe mė e fuqishme, sepse lėvizja e tė zbardhurit (nė pėrkthim tė fjalė­pėrfjalshėm: tė ndezu­rit sh.p.), nė kėtė rast ėshtė lėvizje metaforike pėr thinjėn, e nuk mund tė jetė e tillė edhe nė thėnien: “ėshtė ndezur shtėpia zjarr”. Kjo shprehje as qė mund tė afrohet e as tė krahasohet me thėnien kur’anore: “mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat”. Nė shprehjen e tė zbardhurit pėr thinjėn kemi bukuri artistike kurse mveshja e saj kokės ėshtė edhe njė bukuri tjetėr. Ato qė tė dyja plotėsojnė njėra-tjetrėn! E ja, mu kėtė nuk arriti ta shpjegojė Abdulkahiri, edhe pse duket se ai njė bukuri tė tillė e ndiente nė ndėrgjegjen e tij, megjithatė nuk arriti ta inskenojė plotėsisht nė tė shprehurit e tij. Sidoqoftė, ne nuk ėshtė mirė tė kėrkojmė prej tij tė shprehet me gjuhėn e shekullit tonė, All-llahu e mėshiroftė! 

Sado qė tė ishin tė mėdha ato pėrpjekje tė cilat u dhanė nė tefsir dhe nė lėmin e retorikės dhe elokuencės, tė gjitha u ndalėn nė ku­fijtė e kritereve logjike tė kritikės letraro-arabe tė vjetėr. Fjala ėshtė pėr atė logjike tė pjesėrishme e cila shqyrtonte ēdo frazė nė veēanti duke analizuar dhe duke ia zbuluar bukurinė artistike - deri nė atė masė qė kanė pasė mundėsi - pa mos kaluar nė njohjen e tipareve tė pėrgjithshme tė aspektit artistik si tėrėsi. 

Kjo dukuri ėshtė shfaqur gjatė studimit tė retorikės nė Kur’an. Megjithatė, askush nuk u pėrpoq ta kalojė njė frazė tė vetme, e tė flasė rreth tipareve tė pėrgjithshme artistike, pos asaj qė ėshtė shkruar pėr harmonizimin e konstruksioneve dhe frazave kur’a­n­ore ose pėr plotėsimin e rregullave gramatikore dhe stilistike. Por tė gjitha kėto tipare, siē thotė Abdu Kahiri, nė realitet nuk mund tė trajtohen nė lėmin e elokuencės derisa atė mund ta bėjė edhe ēdo poet dhe prozator i ri. 

Me ndaljen e studiuesve tė retorikės kur’anore nė tiparet e fra­zave tė mėvetėsishme dhe moskalimin e studiuesve nė studimin e tipareve tė pėrgjithshme, ata arritėn nė fazėn e dytė tė studimit tė gjurmėve artistike. Kjo ėshtė faza e njohjes sė sferave tė bukurisė artistike nė fraza tė ndryshme dhe shkoqitje e ēdo fraze nė veēan­ti, duke pas parasysh atė qė thamė mė parė se kėto tė arritura ishin tė mangėta dhe primitive. 

Faza e tretė ėshtė faza e njohjes sė tipareve tė pėrgjithshme, tė ci­lat nuk arritėn tė studiohen as nė lėmin e letėrsisė e as nė Kur’an. Qė kėtu pohojmė se tiparet mė tė rėndėsishme tė artit kur’anor mbetėn arkė e pazbuluar. Kjo situatė shtron domosdonė e stu­di­mit tė stilit dhe shprehjes sė kėtij libri i cili ėshtė pa konkurrencė dhe dominant, me njė metodologji tė re mbi bazat e pėrgjithshme tė bukurisė artistike qė ngėrthehet nė te. Ajo do tė mund tė arrihej me shtjellimin e tipareve tė vazhdueshme tė cilat bėjnė dallimin e kėsaj bukurie nga ēdo thesar qė e posedonin arabėt prej tė arri­tu­rave tė tyre njerėzore dhe duke e shtjelluar kėtė mrekulli artistike me njė shtjellim qė ka pėr bazė konturat specifike tė Kur’anit fisnik. 

Ky libėr madhėshtor zotėron tipare shumėdimensionale me meto­dologji unike nė tė shprehurit e tė gjitha qėllimeve, pavarėsisht a ka tė bėjė qėllimi me pėrgėzim apo qortim; rrėfim qė ka ndodhur apo ngjarje qė do tė ndodhė; argument pėr bindje apo thirrje nė besim; pėrshkrim i jetės sė kėsaj bote apo tė ahiretit; ilustrim i gjėrave qė ndihen apo preken; zbulim i gjėrave konkrete apo abstrakte; proklamim i asaj qė ndėrmendet nė ndėrgjegje apo i njė skene qė shfaqet. 

Kjo metodologji unike dhe ky bazament kolosal ishin shkas pėr ta shkruar kėtė libėr, kėtė “ilustrim artistik”! 

Ilustrimi artistik

 
I
 
lustrimi ėshtė element favorizues nė metodikėn e Kur’anit. Ai shpreh njė domethėnie mendore dhe njė gjendje shpi­r­tė­rore pėrmes pamjes sensibile dhe imagjinative. Ai shpreh edhe ngjarjen reale, skenėn spektakulare, shembullin human dhe natyrėn njerėzore. Pastaj me anė tė pikturės tė cilėn e vizaton arrinė t’i dhurojė njė jetė karakteristike ose njė lėvizje pėrtė­ri­rėse. Kėshtu domethėnia mendore shndėrrohet nė qenie apo lė­vizje, gjendje shpirtėrore, nė pllakė pikture apo skenė, shembulli human nė karakter tė gjallė, natyra njerėzore nė gjendje trupore tė shikueshme, kurse ngjarjet, skenat, rastet dhe pamjet, tė gjitha i shndėrron nė objekte tė pranishme nė tė cilat ka jetė dhe lėvizje. E kur ilustrimit i bashkangjitet edhe dialogu, plotėsohen tė gjitha elementet e aktrimit. Nė momentin kur fillon shfaqja, tė gjithė dė­gjuesit i shndėrron nė shikues. Ata i shpie pėrnjėherė nė aktet e para tė dramės nė tė cilat filloi ngjarja apo do tė fillojė. Aty aktet do tė pasojnė njėri pas tjetrit kurse aksionet do tė pėrtėrihen. Dėgjuesi do tė harrojė se kėto janė vetėm fjalė qė lexohen dhe shembuj qė sillen. Do tė kujtojė se ėshtė spektakėl qė shfaqet dhe ngjarje qė ndodh. Nė skenė do tė jenė personazhet e dramės tė cilėt paraqiten dhe shkojnė. Tė gjitha kėto janė simptome tė ske­nės mallėngjyese tok me emocionet qė ngjallen prej rastit tė cilat u bashkangjiten ngjarjeve. Ato janė fjalė me tė cilat lėvizin gjuhėt dhe i zbulojnė ndjenjat e brendshme. Aty vėrtet ėshtė vetė jeta e jo rrėfimi pėr jetėn.
Meqė theksuam se elementet tė cilat pasqyrojnė domethėnien mendore ose gjendjen shpirtėrore, apo tė cilat e karakterizojnė shembullin human ose ndodhinė reale, ato nė tė vėrtetė janė fjalė tė thjeshta e jo edhe ngjyra qė ilustrojnė e as personazhe qė inter­pretojnė, me tė cilat kemi arritur t’i kuptojmė disa sekrete tė i’xhazit (elokuencės) nė shprehjen kur’anore. 

Shembull pėr kėtė qė e themi ėshtė i tėrė Kur’ani dhe ate kudo qė trajton njė qėllim prej qėllimeve qė i cekėm mė parė. Kudo qė dė­shiron tė shpreh njė domethėnie reale, gjendje shpirtėrore, shem­bull human, ngjarje tė ndodhur, rrėfim tė kaluar, skenė prej ske­nave tė kijametit ose pėrjetim tė lumturisė apo tė dėnimit. Ose kudo qė dėshiron tė sjell njė shembull pėr diskutim ose ndonjė nevojė, apo kudo qė dėshiron ta pasqyrojnė vetėm diskutimin duke u mbėshtetur nė situatėn reale dhe perceptimin shqisor. 

- Kėtė edhe e kishim pėr qėllim kur thamė: Ilustrimi ėshtė element favorizues nė metodikėn e Kur’anit. Ilustrimi nuk ėshtė stoli e njė metodike apo rastėsi e cila vjen kudo qė pėrputhet me te. Ilustrimi ėshtė doktrinė e konfirmuar, projekt i unjėsuar, tipar i pėrgji­thė­suar, metodologji e caktuar e cila shėrbehet me metoda tė nduar­nduarta nė pozita tė ndryshme. Megjithatė, ajo nė fund kthehet nė atė bazė tė madhe, bazėn e ilustrimit. 

Ėshtė obligim yni qė ta shtjellojmė domethėnien e ilustrimit me qėllim qė t’i arrijmė hapėsirat e ilustrimit artistik nė Kur’an. Ai ėshtė ilustrim ngjyrash, ilustrim lėvizjesh dhe ilustrim ndodhish. Shpeshherė i bashkangjitet pėrshkrimi, dialogu, tingulli i fjalėve, melodia e shprehjeve, muzikaliteti i vargjeve pėr ta zbuluar njė fi­gurė prej figurave tė cilėn e pėrjetojnė me ėndje syri dhe veshi, ndjenja dhe imagjinata, intelekti dhe intuita. 

Ky ilustrim ėshtė i gjallė ndonėse ėshtė i shkėputur nga bota e tė gjallėve. Ai nuk pėrmban ngjyra tė zbehta as vija tė thjeshta. Ėshtė ilustrim nė tė cilin maten largėsitė dhe hapėsirat pėrmes ndjenjave dhe emocioneve. Domethėniet vizatojnė mallė­ngjy­e­shėm nė brendinė e gjallė njerėzore ose nė pamjet e natyrės tė cilės i ėshtė zhveshur jeta. 

Tani do t’u rrekemi shembujve: 

Domethėniet mendore tė cilat shfaqen nė figurat konkrete

1- Kur’ani dėshiron tė bėjė me dije se ata tė cilėt nuk kanė besuar (qė kanė mohuar), nuk do tė mund tė pranohen te All-llahu dhe kurr­sesi nuk do tė hynė nė xhennet. Pranimi dhe hyrja janė gjėra tė paarritshme pėr ta. Kjo ėshtė ajo mėnyrė logjike pėr tė shpre­hurit e atyre domethėnieve modeste. Stili i ilustrimit paraqitet nė kėtė ajet:
“Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė xhennet derisa tė pėr­birohet deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės.” (A’rafė, 40). 

Kėshtu Kur’ani tė lė qė me imagjinatėn tėnde tė pasqyrosh njė pikturė nė tė cilėn hapen dyert e qiellit dhe njė tjetėr nė tė cilėn litari i trashė (nė pėrkthim shqip ėshtė pėrdorur: “deveja”)[7] pėrbi­rohet nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Nga sinonimet e litarit zgjedh ter­min xhemel i cili pėrshtatet pėr kėtė vend. Ndjenjėn e lė tė impresionohet pėrmes imagjinatės nė kėto dy piktura qė tė zėnė vend nė thellėsi tė shpirtit domethėniet e pranimit dhe tė pamun­dėsisė. Ato kanė hyrė nė shpirt pėrmes syrit dhe ndjenjės - nė mė­nyrė imagjinative - dhe pėrmes shumė vrimave, qetė dhe dashuru­eshėm, e jo vetėm pėrmes vrimės sė mendjes me shpejtėsinė e saj abstrakte. 

2 - Ai dėshiron t’ua bėjė tė qartė se All-llahu do t’i humb veprat e atyre qė mohuan si tė mos kishin qenė mė parė. Ato do tė humben nė pakthim dhe kurrė nuk do tė mund t’i marrin. Kėtė domethėnie e paraqet nė mėnyrė ilustrative nė fjalėn e Tij: 

“E Ne i kthehemi ndonjė vepre qė e bėnė ata dhe e bėjmė atė pluhur tė shpėrndarė.” (Furkān, 23). 

Ajeti tė mundėson tė imagjinosh pamjen e pluhurit tė shpėrndarė me qėllim qė tė japė njė kuptim mė tė qartė dhe mė tė fortė pėr humbjen e vėrtetė dhe tė sigurt. 

3 - Pėr tė njėjtin kuptim por nė njė formė pak mė tė zgjeruar, Kur’ani e vizaton edhe kėtė pikturė: 

“Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh era nė ndonjė ditė tė stuhishme, e ata nuk mund tė realizojnė asgjė nga veprat qė kanė bėrė”. (Ibrahim, 18). 

Kėtu pikturės i shtohen lėvizja dhe gjallėrimi, me lėvizjen e erės nė njė ditė tė stuhishme ku erėrat e bartin hirin dhe e shkapėr­der­dhin nė atė masė qė mė kurrė tė mos mund tė tubohet. 

4 - Ai dėshiron t’ua bėjė tė qartė njerėzve se sadakaja (lėmosha) e cila kėmbehet mes njerėzve ėshtė hipokrizi (syefaqėsi), e ajo e cila pėrcillet me reklamacion dhe ofendim nuk jep rezultat dhe nuk jeton. Kėtė domethėnie tė rėndomtė, Kur’ani e paraqet me fjalė konkrete dhe perceptuese, dhe ate nė kėtė mėnyrė: 

“O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar dhe ofendim siē bėn ai qė e jep pasurinė e vet sa pėr sy e faqe e nuk e beson All-llahun as botėn tjetėr. Shembulli i tij ėshtė si njė gur i madh e i lėmuar qė mbi tė ka pak dhe, e kur e godet atė njė shi i madh e lė tė zhveshur (lakuriq).” (Bekare, 264). 

Kur’ani i lė ata ta pėrjetojnė formėn e gurit tė lėmuar e tė shtrirė tė cilin e mbulon njė shtresė e hollė prej dheu e cila i ngjan njė toke pjellore. E kur e kaplon njė rrebesh shiu, nė vend se ta ngja­llė atė tokė dhe ta bėjė tė plleshme - e dihet se shiu ėshtė simbol i gjallėrimit tė tokės qė ia dhuron qielli - e lė ashtu siē pėrshkruhet, tė zhveshur, dhe i zhduket ajo shtresė e hollė e cila e mbulonte dhe me tė cilėn paramendohej bereqeti e pjellshmėria. 

Pastaj ai vazhdon ilustrimin pėr ta shfaqur domethėnien e kundėrt nga domethėnia e “syefaqėsisė” dhe domethėnia e humbjes sė sadakasė nėse i pėrshkon krenaria dhe ofendimi i njerėzve. 

“E shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre dhe duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut, i pėrngjanė njė kop­shti nė njė rrafshnaltė qė i bie shi i madh, e ai jep fryt tė dyfishtė. Po edhe nėse nuk i bie shi i madh, i bie njė rigė (qė i mjafton).” (Bekare, 265). 

Kėtu shfaqet ana tjetėr e pikturės dhe faqja tjetėr pėrballė tė pa­rės. Ja pra, sadakatė tė cilat jepen duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut kėsaj here janė si kopsht e jo si njė grusht dheu. Nėse ai grusht dheu atje ishte i shtrirė mbi njė gurė tė madh, kėtu kopshti shtrihet mbi njė rrafshnaltė kurse shiu i shoqėron tė dy. Nė rastin e parė shiu fshinė dhe zhdukė e nė rastin e dytė gjallėron dhe zhvillon. Nė rastin e parė bie mbi njė gurė tė mbuluar me njė shtresė dheu ashtu qė t’ia zbulojė fytyrėn e vrenjtur dhe tė keqe, kurse nė rastin e dytė bie mbi njė kopsht ku pėrzihet me dheun dhe nxjerr “frytin”, edhe nėse ndonjėherė ky rrebesh i shiut nuk bie, ai forcohet dhe gjallėrohet edhe me pak shi ngase nė te ka pjellshmėri dhe fuqi pėr mbirje “Po edhe nėse nuk bie shi i madh, bie njė rigė (qė i mjafton)”. 

Kėtu nuk dėshiroj ta paraqes kėtė harmoni tė ēuditshme nė ambientin e kėsaj pikture e as krahasimin e komponenteve tė saj dhe tė shpėrndarjes sė kėtyre komponenteve nė pergament, si mbulimi i gurit tė madh me njė shtresė tė hollė dheu ngjashėm me shpirtin dashakeq qė e mbulon sadakaja e i cili nė tė vėrtetė kėtė e bėn sa pėr sy e faqe. (Syefaqėsia ėshtė njė tis i hollė dhe i tejdukshėm qė don ta fshehė zemrėn e vrazhdė). Po ashtu edhe si qenia e kopshtit mbi njė rrafshnaltė pėrballė njė grusht dheu mbi gurin e madh... 

Kėsaj ndarjeje e shpėrndarjeje dhe kėtij krahasimi e harmonizimi i ėshtė lėnė njė kapitulli tėveēantė i cili gjendet brenda kapitujve tė kėtij libri. 

5 -Kur’ani i kthehet po asaj domethėnieje edhe njė herė dhe thotė: 

“Shembulli i asaj qė ata e japin nė kėtė jetė (pėr t’u lavdėruar e pėr t’u pėrmendur) ėshtė si i njė stuhie me breshėr qė godet dhe shkatėrron tė mbjellat e njė populli qė e ka lėshuar rrugėn nė dėm tė vetes.” (Āli Imrān. 117). 

Ai e pasqyron pamjen e arės tė cilėn e merr stuhia me breshėr dhe i godet tė mbjellat e tė lashtat dhe i shkatėrron, ashtu qė pronari i arės nuk arrin tė marrė nga ajo atė qė ka shpresuar pas gjithė mundit qė e ka dhėnė. Kėshtu ėshtė edhe me mohuesin (kįfirin) i cili jep lėmoshė nga pasuria e tij dhe shpreson bereqetin pėr atė qė e ka dhėnė, por kufri ia merr atė qė shpresonte. 

Nuk do tė lėmė tė na ik edhe tingėllima e termit sir-run (breshėr, akull) e as ilustrimi i domethėnies sė tij. Ato sikur tė ishin bomba tė vogla tė cilat bien mbi arė dhe e shkatėrrojnė. Edhe kjo ėshtė ngjyrė e kėtij harmonizimi dhe kėsaj simetrie tė cilėn gjithashtu do ta paraqesim nė njė kapitull tė veēantė. 

6 - Kur’ani dėshiron ta vė nė dukje domethėnien se All-llahu i pėrgjigjet vetėm atij qė i lutet dhe ia jep atė qė e shpreson. Kurse zotat qė i lusin krahas All-llahut nuk zotėrojnė asgjė e as qė ua sjellin tė mirat dhe bereqetin edhe nėse janė afėr tyre. Pėr ta ekspozuar kėtė domethėnie Kur’ani prezenton kėtė pikturė mahnitėse: 

“Lutje e vėrtetė ėshtė vetėm ajo drejtuar Atij, e ata qė u luten tė tjerėve pos Tij, ata nuk u pėrgjigjen atyre me kurrgjė, ashtu sikur ai qė i zgjat dy duart (prej sė largu) nga uji, pėr t’i ardhur te goja; por, uji, kurrsesi nuk i vjen (sepse uji ėshtė gjė e vdekur e nuk kupton pėr etjen e tij). E lutja e mohuesve (drejtuar tė tjerėve pos Zotit), nuk ėshtė tjetėr vetėm se dėshtim (kotėsi).” (Ra’d, 14). 

Ky ėshtė njė figuracion i cili ngacmon ndjenjėn dhe intuitėn dhe e tėrheq fuqishėm vrojtimin. Atij nuk mund t’ia kthejė shpinėn pos me mundim dhe vėshtirėsi. Ky figuracion ėshtė njėri prej tė tillėve tė cilėt nuk mund t’i pėrshkruajnė fjalėt. Person i gjallė, i pėr­shkrueshėm i cili i shtrin duart kah uji. Ujin e ka afėr dhe dėshi­ron t’i arrijė nė gojėn e tij. Por ai nuk i arrin dot. E sikur duart e tij t’i shtriheshin pak mė tepėr, ndoshta do ta arrinte ujin!. 

7 - Ai shpjegon se zotat tjerė tė cilėt i adhurojnė pos All-llahut as nuk dėgjojnė e as nuk pėrgjigjen, ngase ata nuk marrin vesh e as nuk kuptojnė. Lutja e robėrve-adhuruesve tė tyre ėshtė e kotė dhe prej asaj lutjeje nuk kanė kurrfarė dobie. Kur’ani zgjedh njė pik­turė e cila e bėn tė pėrafėrt kėtė domethėnie dhe e bėn tė duk­shme kėtė gjendje. E ngacmon ndėrgjegjen dhe shpirtin mė fuqi­shėm se shprehjet e rėndomta kur i ngacmojnė domethėniet mendore. 

“Shembulli i (thirrėsit tė) atyre qė nuk besuan ėshtė sikurse i atij (bariut) qė u lėshon britmė atyre (bagėtisė) qė nuk dėgjojnė tjetėr vetėm se britmė e zė (e nuk kuptojnė). Ata janė tė shur­dhėr, memecė e tė verbėr, ata nuk kuptojnė.” (Bekare, 171). 

Kėshtu pra mohuesit u bėrtasin atyre qė s’dėgjojnė e i thėrrasin ata qė s’kuptojnė. Tek ata nuk arrinė asnjė prej zėrave tė tyre pos njė britmė ējerrėse dhe njė thirrje e pakuptueshme. Kėta zota nuk bėjnė dallim mes zėrave dhe nuk e kuptojnė pėrmbajtjen e tyre. Ky pėrshkrim vėrtet ėshtė shembull, por ėshtė edhe figuracion personifikues. Pikturė e njė bashkėsie njerėzish qė u luten zotave qė u besojnė, te tė cilėt arrijnė zėrat e tyre tė turbullt, megjithatė ata nuk kuptojnė ēfarė domethėnie kanė. Qė kėtu vėrehet negli­gjenca e thirrėsve dhe kotėsia e thirrjeve tė tyre krahas palo­gjik­shmėrisė sė tė thirrurve dhe pamundėsisė sė pėrgjigjes sė tyre! 

8 - Kur’ani dėshiron ta figurojė ligėshtinė e atyre zotave ose tė adhuruarve tė tjerė pos All-llahut dhe dobėsinė e strehimores nė tė cilėn strehohen adhuruesit e tyre kur i dorėzohen mbrojtjes sė tyre. Pėr gjithė kėtė Kur’ani sjell njė pikturė shumėngjyrėshe: 

“Shembulli i atyre qė pėrpos All-llahut morėn mbrojtės (zota idhujsh), ėshtė si shembulli i merimangės qė thur shtėpi, e sikur ta dinin ata, shtėpia mė e dobėt ėshtė shtėpia e merimangės.” (Ankebūt, 41). 

Kėtu ilustrohet rrjeti i dobėt dhe i ligshtė nė tė cilin gjejnė prehje ata qė do t’i mbrojnė zotat apo tė adhuruarit nė njė shtėpi si shtėpia e merimangės e qė nuk ka shtėpi mė tė dobėt dhe mė tė ligshtė. “Mė e dobta shtėpi ėshtė shtėpia e merimangės, nėse e dinė”. Por ata nuk e dinė kėtė tė vėrtetė aksiomatike dhe tė dukshme! 

9 - Ai dėshiron ta bėjė tė qartė se ai i cili i pėrshkruan ortak (shok) All-llahut, veprimi i tij nuk ka fryt e as rrėnjė, nuk ka ekzistencė pėr tė e as mbijetim. Kėtė domethėnie e ilustron nė njė figuracion ku hapat janė tė shpejtė ndėrsa lėvizjet janė tė vrazhda dhe shumė tė fuqishme: 

“E kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e fėrfėllinė era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.” (Haxhxh, 31). 

Kėshtu, sa ēel e mbyll sytė, bie nga qielli kah nuk mund ta dijė askush, e as qė mund tė mbijetojė nė tokė asnjė ēast, sepse shpen­di do ta rrėmbejė ose era e stuhishme do ta fėrfėllijė... do ta fėr­fėllijė nė njė vend tė humbur tė cilit gjithashtu askush nuk do t’ia dijė gjurmėt. Ky pra edhe ėshtė qėllimi. 

10 - Kur’ani dėshiron ta konfirmojė domethėnien e ndalesės dhe nėpėrkėmbjes nė ahiret pėr ata qė All-llahu ua dha Librin para Islamit e tė cilėt e nėpėrkėmbėn, tė cilėt kur u kėrkua tė zotohen (tė japin besė) pėr iman-besim u zotuan e pastaj tradhtuan pėr tė arritur njė levėrdi tė vogėl materiale, mu si ai besa dhe fjala e tė cilit nuk kanė respekt. Andaj pėr kėtė nėpėrkėmbje abstrakte jep njė figurė konkrete: 

“Ata qė pėr njė vlerė tė vogėl e shesin besėn e dhėnė All-llahut dhe e ndryshojnė edhe zotimin e tyre, tė tillėt nuk kanė pjesė (mėshirė) nė botėn tjetėr, dhe nė Ditėn e gjykimit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrės sė gabimeve), ata kanė njė dėnim tė dhembshėm.” (Āli Imrān, 77). 

Kėshtu Kur’ani e sqaron domethėnien e nėpėrkėmbjes jo me fjalė qė dėshmojnė nėpėrkėmbjen, por me anė tė pikturimit tė lėvizjeve tė cilat e dėshmojnė atė, pa fjalė, pa shikim, pa pastrim por vetėm me anė tė dėnimit tė dhembshėm. 

* * *

Gjendja shpirtėrore dhe psikologjike e shfaqur nė figurat konkrete

1 - Kur’ani vė nė pah topitjen qė e godet atė qė i pėrshkruan All-llahut shok (ia rivalizon tė tjerėt) pasi qė e njėsoi (dėshmoi se ėshtė njė, i vetmi), pra atė qė e ka shpėrndarė zemrėn e tij mes njė Zoti dhe shumė zotave, dhe atė qė e ka pėrpjesėtuar zemrėn e tij mes udhėzimit dhe lajthitjes. Kur’ani kėtė pamje e pikturon nė formė konkrete dhe perceptuese:
“Thuaj: A pos All-llahut tė adhurojmė ēka nuk na sjell as dobi as dėm dhe tė kthehemi prapa (nė kufėr) pasi qė All-llahu na nxori nė rrugė tė drejtė? Dhe atėherė tė bėhemi sikur ai, tė cilin e kanė trulluar (ngashėnjuar) djajtė nė tokė e ai mbeti i hutuar, e ai ka shokė qė thėrrasin nė rrugė tė drejtė (nė udhėzim): Eja te ne.” (En’am, 71). 

Kur’ani pra, kėshtu e vė nė spikamė figurėn e kėsaj krijese tė rraskapitur tė cilėn e ngashėnjuan djajtė nė tokė (termi “ngashė­njim” ėshtė fjalė ilustruese e atij qė ėshtė protagonist i saj). Ah sikur ndjekja e kėtij ngashėnjimi ta orientonte nė atė drejtim tė synuar qė do ta qetėsonte - edhe nėse e orienton nė lajthitje: - por nga ana tjetėr ka vėllezėr (dashamirė) qė e thėrrasin nė udhė tė drejtė dhe e ftojnė: “Eja te ne”. 

Mes kėtij ngashėnjimi dhe kėsaj ftese ai mbetet i hutuar, me zemėr tė pėrpjesėtuar. Ai nuk di cilit grup t’i pėrgjigjet dhe cilės palė t’i bashkohet. Nė vendin e tij mbetet i shtangur, ashtu nė qendėr tė vėmendjes ai gjithmonė ėshtė i pėrshkrueshėm. 

2 - Ai dėshiron ta shpalosė gjendjen e atyre tė cilėve All-llahu ua lehtėsoi ta njohin tė vėrtetėn, e ata e braktisėn dhe ikėn sikur tė mos u ishte lehtėsuar kurrė. Pastaj ata jetojnė tė nėnēmuar. Shpir­ti dhe emocionet e tyre i trazojnė duke ua pėrkujtuar atė qė e njohėn dhe atė qė e injoruan. Ashtu ata as qė u rehatuan me pakujdesinė (negligjencėn) e tyre e as qė u rehatuan me njohurinė. Kur’ani kėtė gjendje e ilustron nė kėtė mėnyrė: 

“Dhe lexoju atyre tregimin e atij qė i patėm dhėnė dituritė Tona, ndėrsa ai u zhvesh prej tyre dhe atėherė atė e shoqėroi djalli dhe kėshtu ai u bė prej tė humburve. E sikur tė donim Ne, do ta ngrenim lartė me atė (dituri), por ai nuk iu largua tokės (dunjasė) dhe shkoi pas epshit tė vet. Shembulli i tij ėshtė si ai i qenit, tė cilin nėse e pėrze ai e nxjerr gjuhėn, po edhe nėse nuk e pėrze, ai sėrish e nxjerr gjuhėn.” (A’rafė, 175-176). 

Nė kėtė pasqyrim na shfaqet nėnēmimi dhe poshtėrimi - qė njė­herit e realizojnė qėllimin fetar - por nė aspektin artistik ky ėshtė pasqyrim personifikues. Nė te ka lėvizje tė pėrhershme dhe tė vazhdueshme. Ajo ėshtė figurė aksiomatike e cila vėrteton qė­lli­min e domethėnies, fortė dhe fuqishėm. Pėrmes kėsaj rruge tako­het qėllimi fetar me atė artistik siē ėshtė e zakonshme pėrherė nė tė gjitha pikturat qė i vizaton Kur’ani. 

3 - Kur’ani vė nė spikamė gjendjen e luhatshmėrisė sė akidesė (besimit) kur njeriu nuk ėshtė stabil nė bindje e as i durueshėm (i pėrballueshėm) ndaj sprovave me zemėr tė mbėshtetur nė iman. Ai as qė e strehon akidenė e tij nė ndonjė vend tė sigurt, ta ruajė nga mveshjet e ndryshme nė jetėn e tij, ta mėnjanojė larg peshojės sė fitimit dhe humbjes. Kėtė luhatje e pėrshkruan pėrmes njė figure tė molisur dhe tė rraskapitur e cila ėshtė afėr shembjes: 

“Ka nga njerėzit qė e adhurojnė All-llahun me mėdyshje (luhat­shmėri), nėse i godet ndonjė e mirė ata qetėsohen, por nėse i godet ndonjė gjė e pakėndshme, kthehen nė fytyrėn e vėrtetė (tė mėparshme), ata e kanė humbur kėtė dhe botėn tjetėr.” (Haxhxh, 11). 

Tani imagjinata pothuajse e formėsoi kėtė “luhatje” me anė tė sė cilės adhurohet All-llahu nga disa njerėz. Ajo pothuajse edhe e perceptoi shqetėsimin shpirtėror kur ata sprovohen. Ata mbesin tė hutuar mes qėndrimit dinjitoz dhe lajthitjes. Nė tė vėrtetė, ky figuracion e pėrshkruan luhatjen nė mėnyrėn mė tė qartė nė tė cilėn mund tė pėrshkruhet ajo, ngase luhatja pėrputhet me ndjenjėn dhe pėrmes saj lidhet me shpirtin. 

Tani mė kujtohet ajo figurė e cila shfaqej nė kujtesėn time kur arrija nė kėtė ajet gjatė leximit tė Kur’anit, kur isha nxėnės nė shkollėn fillore. Si mendoni, a ėshtė tani perceptimi im shumė larg asaj figure primitive? - Nuk kujtoj! Ndryshimi i cili ndodh ėshtė vetėm perceptimi im sot, se ky ilustrim ėshtė bėrė pėr njė gjendje shpirtėrore e jo edhe pėr njė trup sensibil! Kjo pra ėshtė elokuenca e shprehjes qė nė perceptimin e saj mund tė afrohen tė gjitha mendjet, dhe nė ēdo rast arrijnė ta inskenojnė atė figuracion tė gjallė edhe pse ēdokush sipas imagjinatės sė tij. 

4 - Ekziston edhe njė figuracion tjetėr qė shfaqet nė po tė njėjtėn mėnyrė por me njė qėllim tjetėr. Ai ėshtė ajo pikturė tė cilėn e vizatoi Kur’ani pėr muslimanėt para se ta pranojnė Islamin, atė­herė kur me kufrin e tyre i ishin ekspozuar xhehennemit. Kur’ani thotė: 

“Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin e All-llahut, e mos u pėrēani! Pėrkujtoni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit Fenė islame) ishit tė armiqėsuar e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinė e Tij u bėtė vėllezėr. Madje, ishit buzė greminės sė xhehennemit, e Ai ju shpėtoi prej tij.” (Āli Imrān, 103). 

Kėshtu pra “Ishit buzė greminės sė xhehennemit” pėr pak e tė binit nė te, ngase kėmbėt tuaja dridheshin e pothuajse rrėshqitėt. Kėtu nuk kemi pėr qėllim ta tregojmė pėrpikėrinė e krahasimit dhe realitetin e tij. Ne tani gjendemi para njė pamjeje tė trishtu­eshme dhe tė trazueshme e cila ėshtė afėr zhdukjes nė imagjinatėn tonė. Sikur tė kishte mundėsi brusha e piktorit ta pikturonte kėtė lėvizje imagjinative me ngjyrat e saj nė njė pikturė tė vdekur, nė botėn e artit do tė konsiderohej si njė risi marramendėse. Piktori ka brushėn, pėlhurėn dhe ngjyrat, kurse ne nė kėtė rast kėtu kemi vetėm fjalėt me tė cilat pikturon Kur’ani. 

Le tė shikojmė nė bukurinė e kėsaj shprehjeje nga njė pikėpamje tjetėr. Kur’ani e pikturon kėtė pamje dhe nė pėlhurėn e tij nxjerr kėtė greminė prej zjarri kurse njerėzit i vė nė zgrip tė saj. Ai e lė nė harresė gjithė jetėn e kėsaj bote qė e dėshmojmė (ngase ajo paraqet kufirin mes tyre dhe zjarrit) dhe i bėnė qė ata tė mbeten (derisa ata janė ende tė gjallė dhe nė kėtė botė) buzė greminės prej zjarri, atėherė kur ishin mohues dhe mosbesimtarė! 

5 - Ngjashėm me kėtė figuracion kemi edhe njė figuracion tjetėr. Bėhet fjalė pėr atė qė e ndėrtoi fortesėn e vet pa patur devot­shmėri: 

“A ėshtė mė i mirė ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi nė de­votshmėri dhe nė kėnaqėsi tė All-llahut, apo ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi buzė bregut tė shembur e bashkė me tė bie nė zjarrin e xhehennemit?” (Tevbe, 109). 

Pra kėtu plotėsohet lėvizja e fundit e cila pritej qė nė rastin e parė “e bashkė me tė bie nė zjarrin e xhehennemit”. Pėrmes kėsaj mėnyre Kur’ani jetėn e kėsaj bote plotėsisht e lė nė harresė duke mos pėrmendur as fjalėn “thumme” (nė pėrkthim: “pastaj”), por nė vend tė saj pėrdori lidhėsen “fe” (nė pėrkthim: “e”) kur tha “e bashkė me tė bie” sepse ky udhėtim i gjatė pėr ne, ėshtė shu­mė i shkurtė pėr Kur’anin saqė nuk ka vend as pėr kėtė vonesė tė vogėl! Ky pra ėshtė arti i cili ekspozon bukurinė pėr tė cilėn do tė jepen shpjegime mė tė gjerėsishme nė njė kapitull tė veēantė tė po kėtij libri. 

Gjendja shpirtėrore qė konkretizohet me anė tė “llojit” njerėzor

Sa pėr ilustrim tė kėtupėrkėtushėm kemi ajetin: “Ka nga njerėzit qė e adhurojnė All-llahun me mėdyshje (luhatshėm)”. (Haxhxh, 11) Pėr kėtė ajet kemi folur pak mė parė, e tani do t’i japim edhe kėta shembuj:
1 - Kur’ani dėshiron ta pėrshkruajė gjendjen e inatit (krye­ne­ēėsisė) tė marrė dhe mendjemadhėsisė sė verbėr qė nuk zotėrojnė argument e as dėshmi protagonistėt e tyre. Njė gjendje tė tillė Kur’ani e shpalon me anė tė njė lloji njerėzor nė saje tė kėtyre fjalėve: 

“E sikur Ne t’u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė te (e tė shihnin engjėjt e fshehtėsitė), ata gjithqysh do tė thonin: Neve na janė ndalė sytė (tė pamurit). Jo, ne jemi njerėz tė magjepsur.” (Hixhr, 14-15). 

Ose thotė: 

“Edhe sikur tė zbritnim ty njė libėr tė shkruar nė letėr, e ta preknin atė me duart e tyre, ata qė mohuan do tė thonin: Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē njė magji e qartė.” (En’am, 7). 

2 - Kur’ani vė nė dukje se njeriu e njeh Zotin e vet vetėm nė ēas­tet e ngushtėsisė dhe ate vetėm derisa tė lirohet. Madje ai harron edhe atė se All-llahu ėshtė ai qė e liroi. Megjithatė ai kėtė nuk e shpreh pėrmes kėsaj thurjeje psikike por vizaton njė pikturė pėr­plot lėvizje pėrtėrirėse me akte tė njėpasnjėshme. Brenda tij pik­turon edhe njė lloj njerėzor i cili gjithmonė ėshtė i pranishėm nė gjininė e tyre. 

“Ai (All-llahu) ua bėri tė mundshėm udhėtimin nė tokė dhe nė dete e edhe kur jeni nė anije. Mė tė lundrojnė (udhėtarėt) me anė tė njė ere tė lehtė dhe janė tė lumtur me te, kur (papritmas) ia behė njė erė e fortė, e nga tė gjitha anėt rrethohen nga valėt, binden (pas humbjes sė shpresės) se janė tė shkatėrruar, (atė­herė) e lusin All-llahun me sinqeritet dhe Atij i dorėzohen (duke i thėnė): Nėse na shpėton nga kjo (katastrofė), ne do tė jemi gjithnjė falėnderues! E kur Ai (All-llahu) i shpėtoi ata, ja, ata veprojnė mbrapshtė nė tokė, pa arsye. O ju njerėz! Kryeneēėsia juaj ėshtė vetėm kundėr vetes suaj.” (Jūnus, 22-23). 

Kėshtu pra, ngjallet dhe lėviz piktura, lundron dhe e humb drejt­peshi­min. Frymėmarrjet ngrihen dhe ulen me lėkundjen e anijes! Dhe mė nė fund, me anė tė njė stili tė fuqishėm dhe tė pėrsosur e shfaq atė domethėnie tė synuar. 

3 - Ai gjithashtu shpalon gjendjen e njė “lloji” tė njerėzve te tė cilėt pamja e tyre tė entuziazmon kurse brendia e tyre tė ofendon. Andaj edhe ua pikturon njė pamje tė tillė siē vijon: 

“Ka nga njerėzit qė fjala e tyre mahnit nė kėtė botė (ngase nė botėn tjetėr gjykon Ai i cili i di tė fshehtat) dhe e paraqesin All-llahun dėshmues pėr atė (tė mirė) qė e kanė nė zemėr, e nė realitet ata janė kundėrshtarė mė tė rreptė. E posa tė kthehen (prej jush), pėrpiqen nė tokė tė bėjnė ngatėrresa, tė asgjėsojnė tė korrat (tė mbjellat) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do ērregullimin (fesatin).” (Bekare, 204-205). 

Ja pra, kėtu Kur’ani pėrshkrimin e plotėson me anė tė lėvizjes dhe angazhimit dhe e nxjerr nė pah dallimin mes pamjes sė jashtme dhe tė brendshme pėrmes renditjes sė disa figurave aktive nė shpirt dhe imagjinatė. 

4 - Njė grup njerėzish janė tė dobėt nė akide (besim), tė dobėt nė vendosje, kurse duken nė gjendje normale, ashtu qė dobėsia e tyre nuk vėrehet nė raste normale dhe tė qeta. Por kur prishet rehatia dhe rėndohet situata kjo dobėsi shfaqet plotėsisht. Kur’ani kėta njerėz i ilustron me shembull tė kthjellėt pėrmes kėtyre fjalėve: 

“Ata qė besuan po thonė: Pėrse tė mos shpallet njė sure (qė na e obligon luftėn?). E kur u shpall sureja e qartė dhe nė te u pėr­mend lufta, i sheh ata tė cilėt kanė zemra tė sėmura (tė dy­shim­ta), qė shikojnė me njė shikim si tė ishin nė agoni tė vdekjes.” (Muhammed, 20). 

Pamja e atij qė duket si tė ishte nė agoni tė vdekjes ėshtė e njohur (e zakonshme). Shprehja kur’anore nė kėtė rast cek gjendjen e tillė me qėllim tė shpalosjes sė pamjes sė tyre nė ndėrgjegjen tonė duke ia shoqėruar talljen dhe nėnēmimin. 

5 - Ndonjėherė ky lloj i njerėzve shfaqet nė njė ngjarje tė rrėfyer e cila i tejkalon ngjarjet e rastit me qėllim qė tė mbetet lloj i pėr­gjithshėm pėrgjithmonė: 

“A nuk ke marrė vesh pėr parinė e bijve tė Israilit pas Musait? Kur i patėn thėnė njė tė dėrguari tė tyre (Shem’unit): Cakto pėr ne njė sundues e tė luftojmė nė rrugė tė All-llahut! Ai (Pejgamberi) tha: A mund tė ndodhė qė nėse lufta u bėhet obli­gim ju tė mos luftoni! Ata thanė: E ē’kemi ne qė tė mos luftojmė nė rrugė tė All-llahut, kur dihet se ne jemi dėbuar nga atdheu dhe bijtė tanė? E kur u obliguan me luftė, pėrveē njė pakice, ata u zbrapsėn (u tėrhoqėn).” (Bekare, 246). 

Kėtu dobėsisė i shtohet kėmbėngulėsia nė ditėt e paraluftės dhe shfaqja e trimėrisė dhe sakrificės, e mė pas ligėshtia dhe frika kur afrohet ēasti i luftės! 

Kjo nuk ėshtė njė ngjarje qė ndodh njėherė dhe shkon, por ėshtė njė lloj i pėrsėritshėm nė gjininė njerėzore i cili nuk kufizohet me kohė dhe vend. 

* * *

Me kaq do t’i ndėrprejmė shembujt pėr domethėniet mendore, gjendjen shpirtėrore dhe llojet njerėzore tė cilat shprehja kur’an­ore i nxjerr nė figura tė personifikuara dhe aktive duke u tėrhequr nga tė shprehurit abstrakt e duke kaluar nė pasqyrim tė ilustruar. 
Tani do t’u rrekemi shembujve pėr ilustrimin personifikues, ske­nave tė ngjarjeve tė ndodhura, shembujve tė dhėnė dhe rrėfimeve tė pėrcjellura. Mėnyra e inskenimit tė tyre ėshtė e njėjtė dhe e pandryshueshme kurse ngjashmėritė mes tyre janė tė pėrafėrta. 

1 - Ja ky ėshtė Kur’ani i cili flet pėr “humbjen e luftės”. Asaj i pėrshkruan njė skenė tė plotė nė tė cilėn vėrehen lėvizjet e jashtme dhe reagimet e brendshme. Kėshtu nė tė takohen figurat ndijimore me ato shpirtėrore (lexo: ato konkrete me ato abstrakte sh.p.), po sikur tė ishte rasti i ekspozuar pa mos harruar asgjė tė vogėl apo tė madhe: 

“O ju qė keni besuar, pėrkujtoni tė mirėn e All-llahut ndaj jush kur juve u erdhi njė ushtri e Ne kundėr tyre lėshuam njė furtunė dhe ushtri qė ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atė qė ju e vepronit. Kur ata u erdhėn juve edhe prej sė larti edhe prej sė poshtmi, dhe kur shikimet (tuaja) u shtangėn, e zemrat (tuaja) arritėn nė fyt, e ju sajonit mendime tė llojllojta pėr All-llahun. Atje nė atė vend ishin sprovuar besimtarėt, dhe ishin dridhur me njė dridhje tė fortė. Kur hipokritėt dhe ata qė nė zemrat e tyre kishin sėmundje, thonin: “All-llahu dhe i Dėrguari i Tij nuk na premtuan tjetėr vetėm se mashtrim! Dhe kur njė grup prej tyre thanė: O banorė tė Jethribit nuk ka qėndresė pėr ju, ndaj kthe­huni! E njė grup prej tyre kėrkonin lejen e Pejgamberit, duke thėnė: Shtėpitė tona janė tė pambrojtura, nė realitet ata nuk donin tjetėr por vetėm tė iknin.” (Ahzāb, 9-13). 

Cilat lėvizje shpirtėrore dhe shqisore nga lėvizjet e humbjes sė luftės dhe cilat skena tė jashtme ose tė brendshme nga skenat e kėtij rasti nuk i zbuloi ky shirit preciz dhe i lėvizshėm, ku lėvizja e tij nė mėnyrė tė tėrėsishme pėrputhet me tėrė lėvizjen e rastit?!! 

Ja aty paraqiten armiqtė e vėrtetė tė cilėt u vijnė besimtarėve nga ēdo kėnd. Aty i kemi edhe shikimet (sytė) e palosura dhe shpirtrat e ngushtė. Aty i gjejmė edhe besimtarėt tė cilėt dridhen si njė tėrmet i fortė dhe munafikėt (hipokritėt) tė cilėt ndjellin fitne (pėrēarje) dhe ligėshti. Ata thonė: “All-llahu dhe i Dėrguari i Tij nuk na premtuan tjetėr vetėm se mashtrim”, ndėrsa medinasve u thonė: “Kthehuni nė shtėpitė tuaja se atyre u kanoset rreziku”. E ata qė ishin njė grup me zemra tė ligshta thanė: “Shtėpitė tona janė tė pambrojtura” por nė tė vertetė ato nuk janė ashtu, ngase: “nė realitet ata nuk donin tjetėr por vetėm tė iknin”. 

Mu kėshtu nuk mund t’i shpėtojė rastit njė lėvizje apo njė simp­tom e tė mos jetė i regjistruar dhe i dukshėm por, pothuajse ėshtė i personifikuar dhe i pranishėm. 

Ky ėshtė rast qė ka ndodhur me tė vėrtetė, megjithatė figuracioni i tij pikturon “humbjen” si tė veēantė pa kurrfarė pėshtjellimesh. Aty nuk ka gjė tepėr e as qė mungon diē pos disa imtėsirave tė ngjarjes! Ndėrsa piktura shpirtėrore ėshtė e pėrhershme dhe pėr­sėritet nė ēdo kohė, sa herė qė tė takohen dy palė dhe njėrės palė i kanoset ligėshtia. 

2 - Ngjashėm me kėtė figuracion kemi edhe figuracionin tjetėr i cili gjithashtu flet pėr humbjen. Edhe piktura e tij mbetet e pėr­hershme e jo e rastit dhe e veēantė, dhe ate kur thotė: 

“All-llahu pėrmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrėt ata (me shpata) deri kur u dobėsuat dhe u pėrēatė ndėrmjet vete, nė ēėshtjen e vendit (qė u pat caktuar Pejgamberi), dhe pasi qė vėrejtėt atė qė dėshironit (prenė e luftės), atėherė kundėrshtuat (urdhrin e Pejgamberit). Pati prej jush qė e deshėn kėtė jetė (ata qė nxituan pas présė), e pati prej jush qė e deshėn botėn tjetėr. Pastaj pėr t’ju sprovuar ju zbrapsi juve nga ata. Por All-llahu ju fali juve; All-llahu ėshtė dhurues i madh ndaj besimtarėve. Dhe kur largoheshit dhe nuk e pėr­fi­ll­shit njėri-tjetrin, ndėrsa i Dėrguari ju thėrriste mbrapa. Atėherė ju goditi me dėshpėrim pėr dėshpėrimin (qė ia shkaktuat Pejgamberit), ashtu qė tė mos pikėlloheni pėr atė qė ju doli duarsh (fitorja dhe preja e luftės) e as pėr atė qė ju goditi juve (humbja). All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht me atė qė veproni. Mandej pas asaj tronditjeje tė rėndė, Ai u lėshoi sa pėr qetėsim, njė kotje (gjumė tė lehtė) qė e kaploi njė grup prej jush, kurse njė grup e kishte preokupuar vetėm ēėshtja e vetvetes... Ata for­muan bindje tė padrejtė ndaj All-llahut, bindje injorante (xhahi­lite), e thonin: Ne nuk kemi nė dorė asgjė nga kjo ēėshtje! Thuaj: E tėrė ēėshtja ėshtė vetėm nė duart e All-llahut! Ata fshehin nė vetvete atė qė ty nuk ta shprehin. Thonin: Sikur ne tė kishim diēka nė dorė nė kėtė ēėshtje, ne nuk do tė mbyteshim kėtu! Thuaj: Edhe sikur tė ishit nė shtėpitė tuaja, atyre qė u ėshtė caktuar mbytja (vdekja), do tė dilnin nė vendin e flijimit tė tyre!” (Āli Imrān, 152-154). 

Mė duket sikur unė jam dėshmitar i aktit tė kėtij rasti me tė gjithė ata dhe ajo qė ėshtė aty e pranishme! 

* * *

Tani do tė shkojmė nė prezentimin e disa llojeve nga shembujt rrėfimorė tė cilėt trajtohen nė Kur’an:
1 - Ja, ne jemi ata qė gjendemi para pronarėve tė xhennetit (kop­shtit), xhennetit tė dunjasė e jo tė ahiretit. Ja, pronarėt e tij kanė nda vend nė te edhe pėr mikpritje. Nga frutat e kėtij xhenneti kishin pjesė edhe tė varfėrit, por ja qė pronarėt pasardhės nuk dėshirojnė t’u ndajnė. Ata dėshirojnė ta pėrvetėsojnė tė tėrėn pėr vete e t’ua ndalojnė atyre tė gjorėve nafakėn e tyre. Le tė shohim se si veprojnė: 

“Ne i sprovuam ata (mekkasit), ashtu sikurse i kishim sprovuar pronarėt e xhennetit (kopshtit). Kur u betuan se do ta vjelin herėt nė agim (para se tė zgjohen lypsarėt dhe fukarenjtė). Dhe nuk veēojnė pėr ta.” (Kalem, 17-18). Tė gjithė u pajtuan qė t’i vjelin frutat herėt nė agim me qėllim qė tė mos ndajnė asgjė pėr tė ngratit (tė vobektit). T’i lėmė ata ashtu siē vendosėn e tė shikojmė se ē’do tė ndodhė po nė kėtė natė kur ata fshehen prapa perdeve dhe derisa skenės i mungojnė aktorėt. Ēka do tė shikojė audi­toriumi (publiku)? Aty do tė ndodhė njė befasi e pėrvjedhshme dhe njė lėvizje e fshehtė si lėvizja e siluetave nė errėsirė! “Dhe atė (kopshtin) e pėrshkoi njė fatkeqėsi nga Zoti yt sa ishin ata duke fjetur. Dhe ai (kopshti) gdhiu si tė ishte i vjelur.” (Kalem, 19-20). E ata, nuk ndjejnė asgjė!! 

E tash, ja, ata zgjohen herėt duke i lėshuar zė shoku-shokut pėsh­pėritshėm dhe duke mos ditur se ēfarė i ngjau kopshtit tė tyre nė atė errėsirė: “Ata nė mėngjes thėrritnin njėri-tjetrin. Ngrehuni herėt te plantacionet (prodhimet) tuaja nėse doni t’i vilni! Dhe ata vajtėn duke pėshpėritur nė mes vete (tė mos i dėgjojė kush). Tė mos lejojnė tė afrohet sot nė tė asnjė i varfėr!” (Kalem, 21-24). 

Le ta fshehė auditoriumi gjuhėn dhe mos t’u tregojė pronarėve tė kopshteve se ēka u ka ngjarė kopshteve tė tyre. Dhe le t’i fshehin gjithashtu pėrqeshjet tallėse tė cilat pothuajse shpėrthyen prej tyre derisa ata janė duke i pėrcjellė hapat e mashtruar tė pronarėve tė kopshteve. Ata i bėzanin njėri-tjetrit pėshpėritshėm duke pas frikė se vallė po u hyn ndonjė varfanjak! Le t’i fsheh edhe njėherė au­ditoriumi qeshjet e veta ironike! E nėse nuk mund tė pėrmbahet, le tė lirohet se tani do tė pasojė tallja e madhe: “Dhe u nisėn he­rėt, tė bindur se do tė mund t’i pengojnė ata.” (Kalem, 25). Po, po! Ata vėrtet tani do tė mund tė pengojnė dhe tė privojnė, nė mos dikė tjetėr, do ta privojnė vetveten! 

Ja, ata po befasohen. Publiku le tė qeshet sa tė dojė: “E kur e panė atė, thanė: S’ka dyshim, ne e kemi humbur (rrugėn).” (Kalem, 26). Ky sigurisht nuk ėshtė kopshti ynė pėrplot fruta. Ne pa dyshim e paskemi humbur rrugėn!... E dikush u thotė: “Bin­du­ni o shokė!... “Jo, (nuk e kemi humbur rrugėn) por paskemi mbetur pa to.” (Kalem, 27). E ky, ky ėshtė lajmi i sigurt! 

E tani, kur u prenė shpresat e tyre: “Ai mė i maturi prej tyre tha: A nuk ju thashė unė se duhet ta kujtoni All-llahun.”(Kalem, 28). Ju nuk e kujtuat All-llahun dhe nuk ia kishit frikėn Atij. Atėherė ata thanė: “I pafajshėm ėshtė Zoti ynė, ne ishim tė padrejtė.” (Kalem, 29). Vetėm tani, pas kalimit tė kohės! 

Siē ėshtė e zakonshme qė ēdo ortak ta ēfajėsojė dhe ta arsyetojė veten prej ortakėve tė tij kur epilogu mbaron keq dhe padėshi­ru­eshėm, duke i drejtuar akuzat te tė tjerėt, por ē’tė bėsh, edhe kėta tė tjerėt pėrsėritėn fjalėt e njėjta: “Dhe u kthyen, e po e qortojnė njėri-tjetrin.” (Kalem, 30). 

E mė pastaj, i lanė qortimet dhe tė gjithė e pranuan gabimin, mos vallė pranimi i tyre do ta sjell faljen e Zotit qė t’ua kompensojė kopshtin e shkretėruar me ndonjė kopsht tjetėr: “Thanė: Tė mje­rėt ne, vėrtet ne ishim jashtė rrugės! Shpresohet se Zoti ynė do tė na e zėvendėsojė me ndonjė edhe mė tė mirė se ai; ne vetėm tek Zoti ynė mbėshtesim shpresėn!” (Kalem, 31-32). 

2 - Tani kalojmė te njė pronar i njė kopshti tjetėr, bile pronar i dy kopshteve, sipėrfaqja e tė cilėve ishte mė e madhe se sipėrfaqja e kopshteve tė para. Ky pronar ka njė rrėfim me njė shok tė tij i cili nuk ishte prej tė djallėzuarve por prej tė udhėzuarve me iman. Qė tė dy janė “shembull njerėzor” i njė grupi tė njerėzve: Pronari i dy kopshteve ėshtė shembull i njeriut pasanik qė e ngazėllen pasuria, e tėrbon dhe e dalldisė bollėku dhe e harron Fuqinė absolute e cila dominon mbi fatin (kaderin) e njerėzve dhe jetėn e tyre. Ai lloga­ritė se ky bollėk ėshtė i pėrhershėm dhe se nuk zhduket dhe atė nuk mund ta ndalė fuqi e as gjueti. Shoku i tij ėshtė shembull i njė njeriu besimtar qė krenohet me imanin e tij dhe e kujton Zotin. Ai e konsideron bollėkun gjurmė e begati tė Atij i cili jep me bollėk qė tė obligon ta falėnderosh dhe pėrkujtosh e jo ta refuzosh e mohosh: 

“E ti sillju atyre (qė kėrkuan t’u largohen tė varfėrit) si shem­bull dy njerėz: njėrit prej tyre i dhamė dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e nė mes tė atyre dy kop­shteve bimė tė tjera. Tė dy kopshtet jepnin frutat e veta pa mun­guar asgjė, e nė mesin e tyre bėmė tė rrjedh njė lumė. Ai kishte edhe pasuri tjetėr.” (Kehf, 32-34). 

Me anė tė kėtij pasqyrimi inskenohet plotėsisht pamja e dy kop­shteve tė lulėzuara e tė mrekullueshme. Kjo ėshtė skena e parė. Tė shohim tani skenėn e dytė: 

“E ai, atij shokut tė vet (qė ishte besimtar) i tha: - duke iu lav­dėruar atij - Unė kam pasuri mė shumė se ti, e kam edhe krahė mė tė fortė!” (Kehf, 34). Me sa duket, ai kėto fjalė ia thotė kur ata qė tė dy ishin duke shkuar te dy kopshtet ose pranė portės sė tyre para hyrjes, ngase pas saj vijon: 

“Dhe ai hyri nė kopshtin e vet (e me besimtarin pėr dore) po duke qenė dėmtues i vetes (me mosbesim dhe krenari) tha: Unė nuk mendoj se kjo mund tė zhduket kurrė! Dhe nuk besoj se do tė ndodhė kijameti (Dita e gjykimit), por nėse bėhet tė kthehem te Zoti im, pa dyshim do tė gjej ardhmėri edhe mė tė mirė se kjo.” (Kehf, 35-36). 

Ja, ai tani ėshtė nė kulm tė mendjemadhėsisė, tėrbimit, krye­lar­tėsisė dhe dalldisjes. Si ta merr mendja, ēfarė pasoja do tė lė e gjithė kjo nė shpirtin e shokut tė tij tė varfėr i cili nuk ka as kop­sht e as pasuri, as pėrkrahės e as miq? Shoqėruesi i tij ėshtė be­simtar i denjė. Atė nuk e ngacmojnė tė gjitha kėto dukuri pėr ta ndier veten tė pėrbuzur dhe pėr ta ndier fuqinė e Zotit tė tij borxhdhėnės. Atė, ato as qė e bėjnė qė ta harrojė detyrėn e tij tė vėrtetė pėr t’ia kthyer shoqėruesit tė tij dalldisjen nė rrugė tė drejtė, edhe nėse kjo e shpie para njė epilogu qė ai ta refuzojė turpshėm dhe pėrbuzshėm. Pastaj t’ia pėrkujtojė zanafillėn e tij tė vogėl prej dheut tė cilės nuk i kushtohet rėndėsi: “Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha: - duke polemizuar me te - A e mohove Atė qė tė krijoi ty nga dheu e pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė? Por pėr mua, Ai (All-llahu) ėshtė Zoti im, e Zotit tim nuk i bėj shok askė! E pse ti kur hyre nė kopshtin tėnd nuk the: All-llahu ēka do bėhet, s’ka fuqi pa ndihmėn e Tij. Ti mė sheh mua se unė kam mė pak se ti edhe pasuri edhe fėmijė (krahė mė tė dobėt). Po unė shpresoj se Zoti im do tė mė japė kopsht mė tė mirė se kopshti yt, e kėtij tėndit t’i shkaktojė fatkeqėsi nga qielli e tė gdhijė tokė e lėmuar (e zhveshur). Ose tė gdhijė uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kėrkosh ate!” (Kehf, 37-41). 

Mu kėtu pėrfundon kjo skenė mes dy shokėve (bashkudhėtarėve); njėri i kreshpėruar si gjeli, i kapėrdisur nga lulėzimi i kopshtit tė tij; tjetri i bindur nė All-llahun, krenar me imanin e tij, ia tėrheq vėrejtjen shokut tė tij dhe e qorton. Ai ia ēel sytė duke i treguar se si duhet tė veprojė kur ta shohė kopshtin e tij tė lulėzuar. Siē du­ket, kolegu i tij nuk ia vuri veshin - ky gjest ėshtė i natyrshėm pėr njerėzit e tillė - andaj edhe iu kėrcėnua siē kėrcėnohet Ai qė hi­dhėrohet pėr fenė e Tij. Ai bėri lutje pėr kopshtin e shokut tė tij te All-llahu qė t’ia lėshojė rrufetė e ta shkretėrojė, t’i rrėshqasin dhe t’i fundosen kėmbėt nė te, ose t’i humbet uji si tė ishte i kredhur, e ai tė mos dijė si ta kėrkojė e aq mė pak edhe si ta kthejė. Pas saj dy bashkudhėtarėt ndahen qė tė dy tė hidhėruar. Tė shohim se ē’do tė bėhet mė tej: 

“Dhe vėrtet, u shkatėrruan frutat e kopshtit, e ai filloi t’i rrahė shuplakėt pėr atė qė kishte shpenzuar nė tė, e pemėt ishin rrė­nuar pėr dhé, dhe thoshte: O i mjeri unė, tė mos i kisha bėrė Zotit tim askė shok.” (Kehf, 42). All-llahu iu pėrgjigj lutjes sė njeriut besimtar qė kundėrshtoi pa ndonjė interes. Le ta shohim protagonistin tonė tė personifikuar se si i rrah shuplakėt pėr atė qė e investoi nė kopshtin i cili tanimė ishte shkatėrruar tėrėsisht. Ta lėmė le tė pendohet: “O i mjeri unė, tė mos i kisha bėrė Zotit tim askė shok!”. Mu nė kėtė ēast lėshohen perdet mbi skenėn shkretėruese dhe kėrkimfalėse. 

* * *

Tani do tė ndajmė vend edhe pėr rrėfimet e vėrteta pasi qė i pre­zentuam rrėfimet qė pėrmbanin shembuj.
1 - Pikėsėpari do ta paraqesim njė spektakėl tė rrėfimit pėr Ibra­hi­min gjatė ndėrtimit tė Qabes sė bashku me birin e tij Ismailin. Pothuajse ne tani jemi dėshmitarė tė ndėrtimit tė tyre dhe lutjeve qė i bėnė e jo dėshmitarė tė para shumė kohėve dhe gjeneratave. 

“Dhe (kujto atė kohė) kur Ibrahimi dhe Ismaili vunė themelet e shtėpisė (Qabes, e u lutėn): Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je ai qė dėgjon dhe di! Zoti ynė, na bėj neve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje, dhe nga pasardhėsit tanė njerėz tė bindur ndaj Teje, na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit) tonė dhe falna neve, vėrtet Ti je qė fal shumė, je mėshirues! Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiu i tyre Tė dėrguar qė t’ua lexojė atyre ajetet Tua, t’ua mėsojė atyre Librin dhe urtėsinė,e t’i pastrojė (prej ndytėsisė sė idhujtarisė). S’ka dyshim se Ti je ngadhė­njyesi, i dijshmi.” (Bekare, 127-129). 

Pėrfundoi lutja, pėrfundoi edhe skena dhe u lėshua perdja. 

Kėtu kemi njė lėvizje tė ēuditshme kur lajmi transferohet nė dua (lutje). Ajo pra skenės i dha gjallėri dhe e bėri tė pranishme. Laj­mi ėshtė: “Dhe (kujto atė kohė) kur Ibrahimi dhe Ismaili vunė themelet e shtėpisė”. Kjo sikur tė ishte sinjal pėr ngritjen e per­des pėr t’u shfaqur skena; shtėpia, Ibrahimi dhe Ismaili duke e bėrė kėtė lutje tė gjatė. 

Sa mrekulli e ēiltėr artistike ėshtė kur kalohet prej rrėfimit nė lutje. Do tė bėhej edhe mė e ēiltėr sikur tė paramendohej vazhdimi i rrėfimit qė tė shohim se sa do tė ishte ajo pamje e shėmtuar si­kur tė thuhej: Dhe (kujto atė kohė) kur Ibrahimi dhe Ismaili vunė themelet e shtėpisė duke thėnė... Kjo shfaqje me kėtė spektakėl do tė ishte rrėfim, ndėrsa nė pikturėn kur’anore ajo ėshtė jetė. Kėtu pra edhe qėndron ai dallim i madh mes kėtyre dy shprehjeve. Nė tė vėrtetė jeta nė “tekst” shtrihet e lėvizshme dhe gjithmonė e pra­nishme, ndėrsa misteri i krejt kėsaj lėvizjeje ėshtė nė shmangien e njė fjale... Mu aty pra ėshtė strukur elokuenca (i’xhazi). 

2 - Tani do tė japim njė skenė nga tregimi pėr “tufanin”: “Ajo lundron me ta nė valė si kodra”. Nė kėto ēaste lemeritėse nė shpirtin e Nuhit ngėrthen dashuria atėrore. Mė tej ka mbetur njė djalė i tij qė nuk besoi. Ai e dinte se ai po fundosej me tė fundo­surit, por ja qė valėt e detit bėjnė shtypje nė mėnyrė qė “njeriu” nė shpirtin e Nuhit do tė dominojė mbi “Pejgamberin” saqė e de­tyron qė i shqetėsuar dhe i pėrulur t’i afrohet e ta thėrrasė tė birin e vet: “E Nuhi e thirri djalin e vet, qė ishte nė njė vend tė ndarė: O djali im, hip bashkė me ne e mos shko me mohuesit”. Me­gjithatė, kjo bijėsi e ndarė nuk e pranon kėtė thirrje tė shqetėsuar, kjo djalėri e ngrefosur dhe e kacagjeluar nuk sheh shpėtim pos nė thėrrmijat (fuqitė) e tij personale: “(I biri) tha: Unė do tė ngjitem nė njė kodėr qė do tė mė mbrojė nga uji (vėrshimi)!”. Dhe ja ai qė posedon cilėsinė e atėrisė sė shqetėsuar ia bėn thirrjen e fundit: “Tha: Nuk ka sot mbrojtės prej dėnimit tė All-llahut, pos pėr atė qė Ai e ka mėshiruar”. Pėr njė ēast ndėrrohet situata. Ja, po vjen vala e kreshtuar e cila po kapėrdinė ēdo gjė para vete: “Vala nė mes tyre i ndau, e ai (i biri), u bė prej tė fundosurve.” (Hūd, 42-43). 

Dėgjuesi i cili nė kėtė rast lirisht mund tė trajtohet si shikues, mbetet pa frymė nė kėto ēaste tė shkurtra ngase: “Ajo (anija) lundron me ta nėpėr valė si kodra”, kurse Nuhi, babai i shqe­tė­suar dėrgon thirrjen; e i biri i tij, djalė i krekosur, refuzon t’i pėr­gigjet thirrjes; ndėrsa vala e kreshtuar, si njė dremitje syri e shpejt dhe grabitēare, i jep fund kėsaj drame... Kėtu tmerri mund tė matet vetėm me ndikimin e tij nė shpirt tė gjallė - mes babait dhe djalit - ashtu siē mund tė matet nė natyrė - vetėm kur vala pėr­mbys gjallesat dhe kopshtet. Kėto skena janė identike si nė natyrė tė vdekur ashtu edhe nė shpirt tė njeriut. 

* * *

Tani po kalojmė nė skenat e kijametit dhe nė spektaklet e begative apo tė ndėshkimit. Kėto skena edhe marrin hisen mė tė madhe nė ilustrimin artistik:
1 - “Ditėn kur thirrėsi (Israfili) i thėrret nė diē tė tmerrshme. (Ata) me sy tė pėrulur dalin nga varret, thuajse janė karkaleca tė shpėrndarė. Duke shpejtuar drejt Atij qė i thėrret, e jobesim­tarėt thonė: “Kjo ėshtė ditė e vėshtirė.” (Kamer, 6-8). 

Kjo ėshtė njėra prej skenave tė ringjalljes. Shiriti i saj ėshtė i shkurtė dhe i shpejtė, megjithatė i personifikueshėm dhe i lėviz­shėm. Ajo ėshtė pėrplot tipare dhe aksione. Aty janė turmat qė dalin prej varreve, po si tė ishin karkaleca tė shpėrndarė. Ndėrsa pasqyra e karkalecit tė njohur ndihmon nė incizimin e kėtij spek­takli tė ēuditshėm. Kėto turma shpejtojnė nė drejtim tė thirrėsit pa e ditur pėrse i thėrret. E ai i thėrret “nė diē tė tmerrshme” qė ata nuk e dinė. “Me sy tė pėrulur”. Ky pasus e plotėson tabllonė dhe ia jep tiparin e fundit. Gjatė kėtij tubimi, shpejtimi dhe pėruljeje “jobesimtarėt thonė: Kjo ėshtė ditė e vėshtirė”. A thua a mbeti diē nė skenė e qė nuk u pėrshkrua pas kėtyre frazave tė shkurtra. Pa dyshim dėgjuesit janė duke e imagjinuar kėtė ditė tė tmerr­shme. Aty gjejmė njė varg pikturash. Nė pikturat e tyre (e ata vėrtet do tė jenė prej tė ringjallurve) shihet qartė ai trishtim pėrje­tues i cili e prek shpirtin e ēdo tė gjalli! 

2 - Tani do tė shohim njė skenė tjetėr. Ajo ėshtė skena e vrapit dhe pėruljes e cila e tmerron edhe mė tepėr shpirtin dhe e ngjyros edhe mė fuqishėm pikturėn. 

“E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt! Ai vetėm ua shtyen (dėnimin) deri nė ditėn kur sytė e tyre shtangen (mbesin tė hapur). Tė ngutur e me kokė tė ngrehur nuk lėvizin sytė e tyre (e shikojnė me ngulm) e zemrat i kanė tė zbrazėta (nga tmerri).” (Ibrahim, 42-43). 

Kėtu na shfaqen katėr piktura tė njėpasnjėshme e tė varguara, ose katėr skena tė njė akti tė cilat pėrcillen njėra pas tjetrės nė ekspozim. Me anė tė gjithė kėsaj arrihet edhe njė pikturė e per­so­nifikuar nė imagjinatė. Ajo ėshtė pikturė specifike pėr tmerrin, turpin, trishtimin dhe dorėzimin. Atė e mbulon njė hije e pikė­llu­eshme dhe serioze qė i pushton frymėmarrjet. Ajo ėshtė pikturė e cila vigjilon mes njė sheshi tė gjallė. Aty kemi njerėz. Mes tyre dhe dėgjuesve ekziston lidhja e pėrbashkėt gjinore dhe ndjenja e ngjashme. Ajo nė shpirtrat e tyre vizatohet e gjallė. Pėrmes saj ndjenja arrinė prej personazheve nė dėgjuesit me anė tė lidhjes intuitive dhe imagjinatės konkrete, ashtu qė kur e lexon lexuesi, dridhjet e trishtimit futen nė brendinė e tij sikur t’i pėrjetonte. 

3 - Pas saj vjen edhe skena e tmerrit mė tė madh qė pėr tė shpre­hurit e saj fjalėt e Kur’anit nuk mungojnė. Le ta prezen­tojmė pra qė tė shprehet pėr veten: 

“O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe. Atė ditė kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktisė atė qė ka pėr gjini dhe secila shtatzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, por ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr.” (Haxhxh, 2). 

Kėtu nė kėtė skenė janė pėrfshirė tė gjitha gjidhėnėset tė cilat e braktisin foshnjėn kur janė duke i dhėnė gji. Njerėzit njė situatė tė tillė e shikojnė por nuk e shohin, lėvizin por nuk janė tė vetė­dij­shėm pėr lėvizjet e tyre. Aty janė tė pėrfshira edhe tė gjitha gratė shtatzėne qė e hedhin barrėn pėrnjėherė nga tmerri i trishtueshėm qė i godet. Aty i kemi edhe njerėzit e dehur qė nė tė vėrtetė nuk janė tė dehur. Dehja ėshtė simbolikė e syve tė tyre tė hutuar dhe e kėmbėve tė lėshuara. Skenė pėrplot njerėz si tufa tė valėzuara. Syri pothuajse i sheh kur imagjinata ėshtė duke i pėrjetuar. Tme­rri i cili pėrshkoi ēdo gjė, syrin e huton saqė nuk mund t’i shohė skajet e tij. Kjo ėshtė njė lemeri e gjallė qė nuk matet sipas peshės dhe madhėsisė por sipas ndikimit tė saj nė shpirtrat njerėzorė. Gjidhėnėset kanė braktisur atė qė patėn pėr gjini; shtatzėnet kanė hedhur para kohe barrėn e vet; tė dehurit qė nė tė vėrtetė nuk janė tė dehur (por ata duken ashtu ngase) “dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr”. 

4 - Pos tre figuracioneve tė mėparshme, nėse tmerrin e pas­qy­roj­nė tė qartė pėr sytė, kemi edhe figuracione tė tjera tė cilat nuk mund t’i perceptojė asgjė pos intuita: 

“Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” (Abese, 37). 

“Dhe asnjė mik nuk pyet pėr mikun.” (Meārixh, 10). 

Nuk ka shprehje mė koncize dhe mė precize pėr ta ilustruar preo­kupimin e zemrės dhe mendjes me dertin e atypėratyshėm dhe dominues, aq saqė nuk ka vend pėr asgjė tjetėr, as pėr ta vėrejtur as pėr ta pėrcjellur. 

5 - Tani gjendemi para njė sheshi tjetėr prej shesheve tė ri­ngjall­jes. Ai ėshtė i ndarė nė disa akte dhe i pėrbėrė prej disa skenave, ku mes secilės prej tyre ekziston njė interval tė cilin e plotėson imagjinata. 

“Ata presin vetėm njė britmė qė do t’i rrėmbejė duke u grindur mes vete. E nuk do tė mund tė lėnė as porosi (vasijet-testament), as tė kthehen nė familjet e tyre.” (Jāsīn, 49-50). 

Kjo ėshtė britma e parė e cila i rrėmbeu kur ata ishin duke pole­mizuar dhe duke u grindur, nga e cila nuk patėn mundėsi as tė lėnė porosi, sepse britma i nxitoi pėr nė varreza... e mandej: 

“Dhe i fryhet “surit” kur ja duke nxituar prej varrezave para­qiten te Zoti i tyre. E thonė: Tė mjerėt ne! Po kush na ngriti prej shtretėrve tanė (varreve)? E kjo ėshtė ajo qė premtoi Zoti dhe vėrtetuan Tė dėrguarit.” (Jāsīn, 51-52). 

Tani kjo ėshtė britma e dytė, dhe ja ata pej varrezave nxitojnė kah Zoti i tyre tė frikuar e tė hutuar. Pyesin njėri-tjetrin: “Kush na ngriti prej shtretėrve tanė?”. Duke fėrkuar sytė marrin pėrgji­gjen “Kjo ėshtė ajo qė e premtoi Zoti dhe e vėrtetuan tė dėrguarit”. 

“Ajo nuk ėshtė tjetėr pos njė britmė e fuqishme, e ata tė gjithė para nesh janė tė pranishėm. Sot pra, askujt nuk i bėhet e padrejtė diēka dhe nuk shpėrbleheni me tjetėr vetėm pėr atė qė vepruat.” (Jāsīn, 53-54). 

Ata vėrtet ishin tė pranishėm. Skena mori pamjen e saj. Ja, ata po e dėgjojnė kumtesėn para syve dhe veshėve tė atyre qė tani janė duke e lexuar kėtė Libėr (Kur’anin)!: “Sot pra, askujt nuk i bėhet e padrejtė diēka, dhe nuk shpėrbleheni me tjetėr vetėm pėr atė qė vepruat”. 

6 - E kur tė kryhet ringjallja e tė fillojė paraqitja, do tė jemi para skenės sė njė shoqėrie e cila nė dunja duhej e dashurohej e ajo sot (ditėn e ringjalljes) injorohet dhe distancohet. Disa i nxitnin tė tje­rėt nė lajthitje e disa u krenoheshin besimtarėve dhe talleshin me ata qė ftonin nė lumturinė e ahiretit. 

Ja, ata e dendėsojnė zjarrin grumbull pas grumbulli. Aty ėshtė grumbulli i parė qė po informohet pėr futjen e grumbullit tė dytė: “Ky ėshtė njė grumbull qė bashkohet me ju”. E ēfarė do tė jetė pėrgjigjja? Ata u thonė: “Kurrė mos u ēlirofshin. Ata kėndellin zjarrin”. E, a ėshtė e mundur tė heshtin tė mallkuarit? Kurrsesi! Ja tash, edhe ata ua kthejnė: E kush? Populli parisė: “Jo, ju mos u ēlirofshi kurrė. Ju na e pėrgatitėt kėtė! Sa vendqėndrim i keq ėshtė ky”. Kur ja, tani, bėjnė njė lutje tė pėrbashkėt e thonė: “O Zoti ynė, atij qė na e pėrgatiti kėtė shtoja dyfish dėnimin nė zjarr!”. E ē’ka mė pastaj? Pastaj ata i hulumtojnė besimtarėt tė cilėve u lavdėroheshin nė dunja dhe i trajtonin si tė kėqij, kurse tani nė ahiret nuk i shohin bashkė me ta dhe thonė: “Ē’ėshtė qė nuk i shohim disa burra qė ne i konsideronim prej tė kėqijve. E qė i kemi pas marrė ata pėr tallje, a mos na ėshtė larguar shikimi prej tyre? Kjo grindje ndėrmjet banorėve tė zjarrit ėshtė e vėrtetė.” (Sād, 59-64). 

Tani po e dėshmojmė kėtė grindje sikur tė ishte e pranishme para syve tanė! Ēdo shpirt njerėzor ndien nė brendinė e tij ndodhinė e kėsaj skene dhe i frikohet. Ai kujdeset - nėse sjell dobi kujdesi - tė mos bie nė tė! 

* * *

Kėto ishin skena tė ringjalljes dhe rikthimit e tė gjithė asaj qė ndodh nė te, diskutim mes partnerėve dhe injorim mes miqve. Tani do tė ekspozojmė disa skena tė kėnaqėsisė dhe ndėshkimit (mjerimit) pas dialogut dhe kėrcėnimit:
1 - “E ata qė nuk besuan sillen nė grupe te xhehennemi, e kur arrijnė te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotė atyre: A nuk ju erdhėn juve Tė dėrguar nga mesi juaj t’ua lexojnė shpalljet e Zotit tuaj, t’ua tėrheqin vėrejtjen pėr ballafaqimin nė kėtė ditė? Po, (na kanė ardhur...) ata thonė; por fjala (vendimi) e dėnimit domosdo ėshtė e meritueshme kundėr jobesimtarėve. U thuhet: Hyni nėpėr dyer tė xhehennemit, aty do tė jeni pėrgjithmonė, sa vend i shėmtuar ėshtė pėr kryeneēėt!” (Zumer, 71-72). 

“E ata qė ishin tė devotshėm ndaj Zotit tė tyre, sillen nė grupe te xhenneti, e kur arrijnė aty dyert e tij i gjejnė tė hapura dhe roja e tij u thotė atyre: Selamun alejkum-qofshi tė shpėtuar, ishit tė pastėr, andaj hyni nė tė, aty jeni pėrgjithmonė. E ata (tė xhennetit) thonė: I falėnderuar qoftė All-llahu, i cili premtimin e vet e plotėsoi pėr ne e na dha nė trashėgim tokėn (e xhennetit) qė tė vendosemi nė xhennet si tė duam! Sa shpėrblim i mreku­llueshem ėshtė pėr ata qė vepruan drejt”. 

Kurse plotėsimi i skenės bėhet kur: 

“Do t’i shohėsh engjėjt tė rreshtuar pėrreth Arshit, e madhė­rojnė me falėnderim Zotin e vet! E nė mes tyre kryhet gjykimi me drejtėsi dhe thuhet: (prej tė gjithėve): Falėnderuar qoftė vetėm All-llahu, Zoti i botėve!” (Zumer, 73-75). 

Mendojmė se skena ishte e qartė dhe e dalluar, me hapa tė sime­trizuar dhe komponente tė sintetizuara tė cilat nuk kėrkojnė prej nesh ndonjė sqarim apo shpjegim. Tani do t’i pėrcjellim hapat e dy palėve pas mureve! 

2 - “Me tė vėrtetė pema e zekkumit (njė lloj peme tepėr e idhėt), do tė jetė ushqim i mėkatarit. Vlon si katrani (pezhgveja) nė barqet (e tyre), ashtu si vlon uji i valė. (U thuhet engjėjve pėr mėkatarin): Rrėmbene e grahne nė mes tė xhehennemit. Dhe hedhni mbi kokėn e tij ujin valė e shtojani mundimin. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, autoritativi. E ky ėshtė dėnimi pėr tė cilin dyshonit”. 

“Vėrtet, ata qė i druan (All-llahut) janė nė vend tė qetė. Nė kopshte (xhennete) e nė burime qė rrjedhin. Veshin petka nga mėndafshi e kadifeja, ulur ballė pėr ballė. Ja kėshtu, edhe i martojmė me bardhoshe symėdha (me hyri). Aty kėrkojnė t’u sillen ēdo lloj peme dhe aty janė tė sigurt. Aty nuk do tė pėrjetojnė vdekjen, pėrveē asaj tė parės (nė dunja). Ata i shpėtoi (All-llahu) prej vuajtjeve tė xhehennemit.” (Duhan, 43-55). 

3 - Me kėtė pikė po i pėrmbyllim skenat e kijametit dhe me anė tė kėsaj skene tė ndarė nė shumė spektakle, me akte tė llojllojta, e cila ėshtė specifike nė mėnyrėn e shfaqjes dhe dialogut: 

“Ata tė xhennetit i thėrrasin (pyesin) banorėt e zjarrit e u thonė: Ne e gjetėm tė vėrtetė atė qė na e pat premtuar Zoti ynė, e ju (banorė tė zjarrit) a e gjetėt tė vėrtetėn, atė qė u pat premtuar Zoti i juaj? Ata (banorėt e zjarrit) thonė: Po. Atėherė nė mes tyre (mes dy grupeve) thėrret njė zė: Mallkimi i All-llahut qoftė mbi zullumqarėt! Ata qė penguan nga rruga e All-llahut dhe qė kėrkuan shtrembėrimin e saj dhe ata qė ishin mohues nė botėn tjetėr”. “E mes atyre (dy grupeve) ėshtė njė perde (mur), e mbi A’rafė (lart mbi mur) janė burrat qė e njohin secilin (tė xhennetit dhe tė xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thėrrasin banorėt e xhennetit: Paqja qoftė mbi ju! Ata (tė A’rafit) nuk kanė hyrė nė te, por shpresojnė. E kur u shkon shikimi nga ata tė xhehennemit, thonė: Zoti ynė, mos na bė neve me mizorėt!”. “Ata tė A’rafit i thėrrasin disa burra qė i njohin me shenjat e tyre dhe u thonė: Ēka ju vlejti ai grumbullimi juaj (nė pasuri dhe fėmijė) dhe ajo qė mbaheshit kryelartė, (e tash jeni nė xhehennem)? A kėta janė ata (besimtarėt) pėr tė cilėt betoheshit se nuk do t’i pėrfshijė mėshira e All-llahut? (Nė mėnyrė ironike i pėrqeshin kafirėt, mandej u thonė besimtarėve): Vazhdoni nė xhennet, as nuk ka frikė pėr ju, as nuk keni pėr t’u brengosur!”. Banorėt e zjarrit i thėrrasin (lusin) ata nė xhennet (duke u thėnė): Na jepni pak nga uji apo nga ajo me tė cilėn ju ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)! Ata (nė xhennet) thonė: All-llahu i ka ndaluar qė tė dyja kėto pėr jobesimtarėt!” (A’rafė, 44-50). 

Ja, ne jemi dėshmitarė tė skenave tė cilat pasojnė njėra-tjetrėn. 

Ja, ne jemi dėshmitarė tė besimtarėve nė xhennet dhe jobesim­tarėve nė xhehennem. Tė parėt i thėrrasin tė dytėt: “Ne e gjetėm tė vėrtetėn, atė qė na e pat premtuar Zoti ynė, e ju a e gjetėt atė qė ua pat premtuar Zoti juaj?”. Kjo pyetje pėrmban qesėndi tė idhėt, e pėrgjigjja kthehet: “Po!”, ngase ska vend pėr mohim apo refuzim. Nė atė ēast dikush (prapa perdeve) thotė: “Mallkimi i All-llahut qoftė mbi zullumqarėt”! 

Mandej ja, ne jemi edhe dėshmitarė tė A’rafit - murit ndarės mes xhennetit dhe xhehennemit - ku nė te qėndrojnė njerėz qė i njohin kėta dhe ata! U drejtohen banorėve tė xhennetit duke u dėshiruar mirėseardhje dhe rehati, e u drejtohen banorėve tė zjarrit duke i qortuar dhe fyer: “A kėta janė ata (besimtarė) pėr tė cilėt betoheshi se nuk do t’i pėrfshijė mėshira e All-llahut?”. Shikoni ku janė tash ata. Ata janė nė xhennet duke e pranuar shpėrblimin! 

Sė fundi, ja ku janė edhe banorėt e zjarrit duke kėrkuar ndihmė. Kėrkojnė nga banorėt e xhennetit t’ju lėshojnė pak ujė ose diē nga tė mirat qė ua ka dhėnė All-llahu. Ata nga ēdo e mirė kanė me bollėk, le t’u japin nga ato edhe tė shkretėve. Megjithatė, pėr­gjigjja kthehet me keqardhje dhe pėrkujtim: “All-llahu i ka ndaluar qė tė dyja kėto pėr jobesimtarėt”. 

Kėto pra janė skena tė kijametit, skena tė dialogjeve, grindjeve dhe skena tė kėnaqėsisė dhe ndėshkimit. A thua lexuesi gjatė pa­raqitjes tė tyre e ka ndier se e gjithė kjo do tė vie nė ardhmėrinė e largėt, apo e ka ndier se ajo ėshtė duke ngjarė nė moment dhe nė praninė e tij? 

E unė, unė e kam harruar veten. Kam harruar se jam duke i pas­qyruar kėto skena me kostumet e tyre. Mė duket se jam duke i dėshmuar nė realitet e jo nė imagjinatė. Ky pra ėshtė ndikimi i i’xhazit (elokuencės) nė ekspozim dhe pėrshkrim. Vlera e kėsaj mrekullie shtohet ngase, siē kam thėnė disa herė, ajo mbėshtetet ekskluzivisht nė fjalė gjatė ilustrimit. 

* * *

Mė tej... Do tė ishte reale pėr kėtė kapitull gjer kėtu tė pėrfundoj. Megjithatė, ekziston njė synim prej synimeve tė Kur’anit i cili sipas natyrės duket se ėshtė larg metodologjisė ilustruese, sepse ai pėrmban logjikė, polemikė dhe thirrje nė fe. Mė tepėr tė dukej se metodologjia psikologjike ėshtė ajo qė trasohej nė ato raste. Pėrdorimi i metodologjisė ilustruese - bile edhe nė kėtė qėllim - zotėron tiparin e saj se ajo ėshtė element favorizues nė meto­do­lo­gjinė kur’anore, kurse ēėshtja tė cilėn e shtrojmė nė kėtė kapitull nuk ėshtė ēudi se e pėrfshinė edhe kėtė fenomen. Andaj, ne do tė sjellim disa shembuj pėr polemikėn ilustruese, edhe pse kjo po­le­mikė do tė pėrfshijė njė kapitull tė veēantė i cili do tė vie nga fundi i kėtij libri.
1 - Tani bėjmė fjalė pėr pikturėn e parė: Skenė prej skenave tė natyrės sė vdekur dhe tė amshuar. Shikimi tėrhiqet kah ajo si dėshmi e fuqisė sė All-llahut: “Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė-palė. Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohish ndonjė kontrast. E ti, hedhe shikimin, a sheh ndonjė plasaritje? Mandej hedhe shikimin disa herė, por, do tė kthehet i lodhur dhe i molisur.” (Mulk, 3-4). 

Kjo ėshtė njė pikturė natyrore dhe e thurur mirė, e cila tėrheq shi­kimet, nė mėnyrė qė syri tė pėrcjell nė shpirtin e tij atė qė e sheh. Pastaj tė futet ndikimi i natyrės nė brendinė e shpirtit pėr t’i be­suar fuqisė sė All-llahut “I cili krijoi shtatė qiej palė-palė” Ajo pikturė ėshtė e ekspozuar nė ēdo kohė, por kur lexohen kėto ajete dhe hedhet shikimi nė to, duket se ajo pėr herė tė parė po ekspo­zohet nė qiell. Kjo pra ėshtė metodologjia kur’anore e cila mani­festohet sa herė qė i drejton shikimet nė dėshmitė e natyrės dhe dėshmitė e jetės nė tė gjitha rastet e pėrshtatshme. 

2 - Kėtu kemi edhe njė pikturė prej skenave tė natyrės sė vdekur. Por, kėtė herė ajo ėshtė e pasqyruar nė tokė e jo nė qiell. 

“Nė tokė ka disa lėvizje qė janė fqinje tė njėra-tjetrės, kopshtije tė hardhisė, palma me njė pip ose me shumė pipa, tė cilat ujiten me tė njėjtin ujė, e disa i avancojmė nga tė tjerat sipas shijes (sė frutave).” (Ra’d, 4). 

Kjo ėshtė skenė e vjetėr dhe e pėrsėritshme. Sytė dhe shpirtrat ka­lojnė pranė saj duke mos i pėrfillur. Por ajo kėtu shfaqet si tė ishte e re. Do tė mjaftonte sikur syri kur e sodit tė krijonte nė shpirt impresionim tė veēantė intuitiv. Kėto vise qė gjenden nė fqinjėsi nė sipėrfaqe tė tokės, janė tė dalluara sipas bimėve. Por edhe prej tė njėjtit lloj tė bimės ekzistojnė forma tė ndryshme. Disa janė ēift e disa tek. E qė tė gjitha ato ujiten me tė njėjtin ujė, megjithatė nė ngrėnie shija u dallon. Pa i marrė parasysh kėto ka­rakteristika, synimi parėsor kthehet nė dėshminė e kėsaj, piktura natyrore e cila impresionon ēdo shikim pėr ta soditur me atė tipar tė pazėvendėsueshėm, qė inspiron me atė shqisė tė brendshme qė shikon, dhe ate, pasi qė ta sodisin sytė. 

3 - Kėtu kemi njė spektakėl prej spektakleve tė natyrės aktive nė ambient. Ate e ekspozon Kur’ani hap pas hapi, ashtu qė nė ēdo hap do tė kemi njė skenė. 

“All-llahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrin lartė si tė dojė e i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh si bie shi, e kur ia lėshon kujt tė dojė prej robėrve tė Vet, qe, ata gėzohen. Edhe pse para se t’u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin tė dėshpėruar. Shiko pra gjurmėt e mėshirės sė All-llahut, se si e gjallėron tokėn pas vdekjes sė saj, e s’ka dyshim se Ai ėshtė qė do t’i ngjallė tė vdekurit, ngase Ai pėr ēdo gjė ėshtė i plotfuqishėm.” (Rrūm, 48-50). 

Kėshtu pra, pikturė pas pikture, dėrgimi i erėrave, lėkundja e mjegullave, shtrirja e tyre nė qiell, ndarja e tyre nė pjesė, reshja e shiut pėrmes tyre, zbritja e shiut pėr gėzim (sihariq) pėr ata qė ishin tė dėshpėruar dhe ngjallja e tokės pas vdekjes sė saj. 

Nėpėrmjet kėtyre skenave tė njėpasnjėshme qė u ekspozohen syve dhe imagjinatės dhe lėnies qė ato tė ndikojnė nė shpirt nė mėnyrė graduale, me anė tė tyre pra synohet qė tė dilet para kėtij realiteti! “Ai ėshtė qė do t’i ngjallė tė vdekurit, sepse Ai pėr ēdo gjė ėshtė i plotfuqishėm”. Kėshtu kjo konkluzė vjen nė ēastin mė tė volit­shėm pėr kėtė konkludim. 

4 - Nėse skena e tretė ishte nė ambient, skena e katėrt do tė jetė e shfaqur nė tokė. Toka nė kėtė skenė do tė prezentohet sipas njė tipari tė veēantė: 

“A nuk e sheh se All-llahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėrndanė nė tokė nėpėr burime, mandej me tė mbijnė bimė tė ngjyrave (llojeve) tė ndryshme, pastaj ajo thahet dhe e sheh tė zverdhur e pastaj e bėnė tė llomitur. S’ka dyshim se nė kėtė ka argument pėr tė zotėt e mendjes.” (Zumer, 21). 

Ja pra, kjo ėshtė skenė prej skenave tė tokės e cila gjithashtu ha­pėron disa hapa. Ajo paraqitet ngadalė por e qartė. Ēdo hap syrit i lė afat tė mjaftueshėm pėr meditim, kurse shpirtit afat tė mjaft­u­eshėm pėr impresionim. Ja, ky ėshtė uji i cili bie nga qielli e pas­taj shpėrndahet nė burime pėr ujitje. Mandej me te mbijnė bimė tė llojeve tė ndryshme, e pastaj thahet bima pasi qė tė piqet dhe e sheh tė zverdhur, e mė pas thahet krejtėsisht dhe bėhet e llomitur. Termi “pastaj” ēdo herė ia dhuron kėtė “afat” syrit dhe shpirtit qė ta sodisin skenėn e paraqitur para ndėrrimit tė saj me para­qitjen e skenės vijuese. (Ky ėshtė njė art i harmonizimit tė shfaq­jes pėr tė cilin do tė flitet gjerėsisht nė njėrin prej kapitujve tė ardhshėm). 

5 - Nė ambient kemi edhe skena tjera tė gjalla, kemi shpendin i cili fluturon me krahė tė hapur e me kėmbė tė mbledhura. Pastaj i mbledh flatrat e tij kur fillon tė lėshohet nė tokė: 

“A nuk shikojnė shpezėt mbi (kokat) e tyre (se si fluturojnė) krahėhapur dhe kur i palojnė, ato nuk i mban kush nė ajėr pos I Gjithėmėshirshmi.” (Mulk, 19). 

Ky ajet ka njė skenė me dy spektakle. Spektakli i shpendit krahė­hapur dhe kėmbėmbledhur dhe spektakli kur i palon krahėt. Kjo ėshtė njė pikturė e gjallė dhe aktive tė cilėn njerėzit e shohin nė ēdo ēast, por, pranė saj kalojnė me negligjencė. Kur’ani ua kthen shikimet kah Ai qė ta shohin me shqisėn e ndjenjės, dėshmi pėr fuqinė dhe mėshirėn e All-llahut. 

6 - Nė tokė ka edhe njė skenė tjetėr e pėrsėritshme, pranė sė cilės njerėzit gjithashtu kalojnė me negligjencė. Meditimi dhe pėrcjellja e lėvizjes sė saj tė ngadalshme e cila pothuajse ėshtė formuar nė imagjinatė - edhe pse ėshtė e shfaqur para syve - influenton shpir­tin dhe impresionon instinktin. Ajo i jep rast soditjes me ngjyrėra tė ndryshme nė atė spektakėl tė cilin e pranuan trupat, ashtu qė duket e shtangur kurse ajo lėvizė ngadalė dhe pavėrejtshėm: 

“A nuk e sheh se si Zoti yt e ka zgjatur hijen, e sikur tė kishte dashur do ta linte tė palėvizshme e diellin e kemi bėrė tregues tė saj. Pastaj Ne atė e tėrheqim pak nga pak.” (Furkān, 45-46). 

Nė kėtė skenė kemi bukuri natyrore e cila nxit imagjinatėn tė me­ditojė pėrreth dhe e mbush vullnetin plot etshuri. E sa skena tė njohura e tė pėrsėritura duken tė reja! Ato tė pėrhiten sikur syri t’i kishte parė pėr herė tė parė kur ato i sodit me shqisėn e ndjenjės sė hapur dhe syrin e zgjuar qė i dallon bukuritė. 

7 - Toka ka edhe skena tė tjera. Ndoshta prej atyre qė mė sė shumti impresionojnė ndjenjėn dhe shpirtin janė pikturat e viza­tuara shpeshherė dhe sipėrfaqet e shkreta (dhe tė lashta). Ato ia imagjinojnė ndjenjės pikturat e jetės sė lashtė dhe siluetat e kuar­teve tė rrethuara. Kėto skena nė mėnyrė eksplicite i dedikohen syrit kurse nė atė implicite (tė ndėrgjegjes) i dedikohen shpirtit. Andaj Kur’ani i orienton shikimet kah ato qė pastaj imagjinatėn ta kthejė nė jetėn e lashtė dhe nė zanafillėn e saj: 

“A nuk udhėtuan nėpėr tokė e tė shohin se si ishte pėrfundimi i atyre qė ishin para tyre!? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e lėvruan tokėn dhe e ndėrtuan mė shumė se sa kėta qė e ri­ndėrtuan, atyre u patėn ardhur Tė dėrguarit e tyre me dėshmi tė qarta. Pra, All-llahu nuk dėshironte qė t’u bėjė tė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė.” (Rrūm, 9). 

* * *

Pra, ilustrimi ėshtė elementi favorizues nė metodologjinė e Kur’anit. Ai ėshtė baza e parė e Kur’anit pėr sqarim dhe prokla­mim dhe ėshtė rruga me tė cilėn shqyrtohen tė gjitha qėllimet. Ilustrimi ėshtė ajo rrugė e veēantė tė cilėn gjurmuesi nuk mund ta pėrfshijė nė tė gjitha aspektet e tij.
Ky kapitull ėshtė garanci dhe dokument i kėtyre fjalėve. 

  

 



[1] Marrė nga libri Es-Sīretu e Ibni Hishamit.
[2] Po aty dhe nga Tefsiri i Ibni Kethirit.
[3] Radhitja e sureve sipas zbritjes sė tyre nuk ėshtė ēėshtje ujdie, pėrpos disa sureve tė cilat pėr bazė kanė disa transmetime.
[4] Fjalėt rabb dhe terbijje kanė njė gjenezė nė gjuhėn arabe (sh.p.)
[5] Marrė nga libri Fexhrul islam i Ahmed Eminit.
[6] Po aty.
[7] Autori fjalėn xhemel e kupton si litar i trashė qė ėshtė formuar nga disa litarė, qė ėshtė edhe njėra prej domethėnieve tė kėsaj fjale. Mirėpo shumica e dijetarėve kėtė fjalė e kuptojnė sipas domethėnies dominante. Ibni Mes’udi ėshtė pyetur pėr fjalėn xhemel e ai ėshtė pėrgjigjur “Burri i “Nānės” (deves femėr)”. Ky ajet edhe sipas kėtij kuptimi e ka bukurinė artistike. Termi “deveja” ka lidhshmėri me termin “dyer”, ngase deves i duhet derė e madhe pėr tė hyrė. Gjilpėra ėshtė pėrdorur si krahasim metaforik me vrimėn (krahaso: derėn) e mohuesve nė xhennet. Vėrejtje e pėrkthyesit.
 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1