Faqja 3 nga 3

 

Pasojat e nėnshtrimit tė rrėfimit ndaj qėllimit fetar

S

iē thamė edhe mė parė, rrėfimi nė Kur’an i ėshtė nėn­shtruar drejtpėrdrejt qėllimit fetar. Ky nėnshtrim apo va­rėsi la gjurmė tė dukshme nė mėnyrėn e prezentimit tė rrėfimit, madje edhe nė tematikėn e tij. Ne kėtu do t’i spikasim pasojat mė tė dukshme:

a) Prej pasojave tė para tė kėtij nėnshtrimi ėshtė qė rrėfimi tė ceket - nė shumicėn e rasteve - i pėrsėritur nė vende tė ndryshme. Megjithatė, kjo pėrsėritje, nė tė shumtėn e rasteve, nuk e pėr­fshinė tėrė rrėfimin, por ajo ėshtė pėrsėritje e disa episodeve tė tij tė cilat janė vetėm indikacione sipėrfaqėsore pėr qėllimin ku sy­non, ndėrsa trungu i rrėfimit nė pėrgjithėsi nuk pėrsėritet pos rrallėherė, ose pėr raste ekskluzive tė shprehjes ashtu siē kemi dhėnė shembull kur folėm pėr qėllimet e rrėfimit.

Kur njeriu i lexon kėto episode tė pėrsėritura duke e vėrejtur kon­tekstin pėr tė cilin edhe janė cekur, do t’i gjenė ato episode plo­tė­sisht tė pėrputhura me kontekstin nė fjalė, gjithashtu edhe nė zgjedhjen e episodės e cila shfaqet aty apo diku tjetėr, dhe nė mė­nyrėn e ekspozimit po ashtu. Duhet qė gjithmonė ta kemi ndėr­mend se Kur’ani ėshtė libėr i misionit (thirrjes) fetar dhe se har­monizimi mes pjesės sė rrėfimit e cila shfaqet dhe kontekstit nė tė cilin shfaqet ėshtė qėllimi i mėsipėrm. Edhe pse ky gjithmonė ėshtė i pranishėm, atij asnjėherė nuk i mungon tipari artistik.

Ekziston njė formė e cila ndodh tė jetė rregull i vendosur pėrkitazi me shfaqjen e episodeve tė pėrsėritura tė njė rrėfimi. Kjo mund tė vėrehet kur tė lexohen ajetet sipas rendit tė zbritjes sė tyre[1] ku shumica e rrėfimeve fillojnė me pėrshkrime tė pėrcipta, e mė pas ato zgjaten pak nga pak qė mė vonė tė shfaqen episode tė mėdha tė cilat sipas tėrėsitė sė tyre formojnė trupin e rrėfimit. Pėr­shkrimet e shkurtra vazhdojnė tė paraqiten brenda kėtyre pjesėve tė mėdha nė raste tė nevojshme derisa rrėfimi t’i plotėsojė pjesėt e tij. Atėherė edhe kėto pėrshkrime kthehen dhe mbetet gjithė ajo qė shfaqet rreth rrėfimit.

Ne si shembull rreth kėtij rendi (sistemi) do ta sjellim rrėfimin pėr Musain, ngase ai ėshtė rrėfimi mė i pėrsėritur nė Kur’an. Nga ky kėndvėshtrim rrėfimi pėr Musain jep njė pasqyrim tė plotė pėr pėrsėritjen e tij.

Ky rrėfim ėshtė cekur nė afėr tridhjetė vende nė Kur’an. Kėtu do t’i cekim vendet mė kryesore e do t’i lėmė anash disa vende ku ėshtė pėrmendur emri pa ndonjė qėllim. Si erdhi ky rrėfim nė kėto vende? - Ai zhvillohet nėpėr kėto etapa:

1 - Nė suren A’la (sureja e tetė sipas zbritjes), kemi pėrshkrim tė pėrciptė: “Vėrtet, kjo (kėshillė) gjendej edhe nė broshurat e para: Nė broshurat e Ibrahimit dhe tė Musait”. Dhe njė pėr­shkrim tė ngjashėm me te gjithashtu e kemi edhe nė suren Nexhm (sureja e 23-tė sipas zbritjes).

2 - Edhe nė suren Fexhr (sureja e 10-tė) kemi pėrshkrim tė fara­onit pa mos e pėrmendur Musain, por me popullin e Adit dhe Themudit: “...dhe me faraonin, i fortifikuar me tenda (ushta­ra­ke). Tė cilėt e tepruan me krime nė tokė. Dhe nė tė shtuan shka­tėrrimin. E All-llahu kundėr tyre lėshoi lloj-lloj dėnimesh.” (Fexhr, 10-13). Dhe njė pėrshkrim i afėrt me tė nė suren Buruxh (sureja e 27-tė).

3 - E nė suren A’rafė (sureja e 39-tė) fillon detajizimi i parė i rrė­fimit nė ekspozitėn e rrėfimeve tė pėrbashkėta me Nuhin, Hudin, Lutin dhe Shuajbin, nė tė cilat u unanimizua forma e “da’ves” (thirrjes), forma e pėrgėnjeshtrimit dhe dėnimit tė cilėn e morėn pėrgėnjeshtruesit. Kėtu rrėfimi filloi me misionin e Musait dhe Harunit drejtuar faraonit dhe parisė sė tij: “Mandej e dėr­guam Musain me mrekulli tė argumentuara te faraoni dhe paria e tij...” (A’rafė, 103). Pastaj pėrmendi mrekullinė e shkopit dhe tė dorės sė ndiēuar; tubimin e fallxhorėve dhe garat mes tyre dhe Musait; fitores sė tij ndaj tyre dhe besimi (dorėzimi) i tyre atij dhe torturimi i Beni Israilėve nga faraoni pas atij rasti; mandej ceku belanė qė iu vu atyre nė qafė pėr shkak tė mohimit pėrmes kar­ka­lecave, rriqėrave, bretkosave dhe gjakun qė ia lėshoi faraonit dhe parisė sė tij; kėrkimin e ndihmės qė e bėnte te Musai; largimin e belasė prej tyre; torturimin e Beni Israilėve nga faraoni pėr tė dy­tėn herė; dalja e tyre nga Egjipti; pas daljes nga Egjipti kėrkimin qė ia bėnė Beni Israilėt Musait qė t’u bėjė njė zot ashtu siē egjiptasit kanė zota; pėrkujtimin qė ua bėri Musai ndaj Zotit tė tyre; takimi i Musait me Zotin e tij qė pas tridhjetė netėsh u shtuan edhe pėr dhjetė; kėrkimin qė e bėri ta shohė Zotin e tij; thėrrmimi i kodrės, alivanosja e Musait dhe kėndellja, kthimi i tij te populli i tij tė cilėt i gjeti me viē tė ndėrtuar dhe tė marrur pėr zot; hidhėrimi i tij ndaj vėllait, Harunit; zgjedhja e shtatėdhjetė burrave nga ana e tij prej tyre pėr takim me Zotin; dridhja e tyre dhe alivanosja qė i zuri me gjithė kodrėn kur kėrkuan ta shohin All-llahun sheshazi; pastaj ardhja nė vete dhe kėrkimi i mėshirės me anė tė lutjeve qė i bėnė; dhe kthimi i pėrgjigjes se mėshira u takon besimtarėve qė e pasojnė pejgamberin e pashkolluar...[2]

4 - Pastaj ceken dy pėrshkrime tė misionit, pėrgėnjeshtrimi dhe shkatėrrimi i pėrgėnjeshtruesve nė rrėfime tė pėrbashkėta, njėri nė suren Furkān (e 42-ta sipas zbritjes) dhe tjetri nė suren Merjem (e 44-ta).

5 - Kurse nė suren Tāhā (45) fillon njė detajizim tjetėr ku fillon me njė seri mė tė hershme se ajo e misionit (pejgamberllėkut) e cila u cek nė A’rafė. Aty kemi tė bėjmė me pamjen e Musait dhe zjarrin nė njė pjesė tė kodrės Tūr: “A tė ka ardhur ty (njohuria) pėr ndodhinė e Musait? Kur ai e pa njė zjarr, e i tha familjes sė vet: Rrini ku jini, se kam vėrejtur njė zjarr, e unė ndoshta do t’u sjell ndonjė gacė prej tij ose do tė gjejė te zjarri ndonjė udhė­rrėfyes. E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: O Musa, vėrtet Unė jam Zoti yt, zbathi mbathėset tuaja, se je nė luginėn e shenjtė Tūvā. Unė tė zgjodha ty (pėr pejgamber), prandaj dėgjo mirė se ē’po tė shpallet!...”. (Tāhā, 9-13) dhe pasi e ngarkoi tė shkojė te faraoni, ai kėrkoi prej Zotit tė tij ta dėrgojė me tė vėllain e tij Harunin i cili do ta pėrforcojė dhe do ta ndihmojė. All-llahu ia pėrkujtoi dhuntinė qė ia dha atij me rastin e lindjes dhe kthimit tė tij nėnės sė vet - me fjalė tė shkurtra - e pastaj zhvillohet rrėfimi siē u zhvillua nė suren A’rafė (duke mos e pėrdorur ajetin e karkalecave, rriqėrave, bretkosave dhe gjakut, pastaj ajetin e premtimit tė faraonit tė Beni Israilėve dhe tradhtinė e tij, dhe duke e shtuar njė episodė tė re e ajo ėshtė, se Samirijju ėshtė ai i cili e ndėrtoi viēin duke e shpjeguar detajisht rrėfimin pėr ndėrtimin e tij, e pastaj sipėrfaqėsisht e pėrmend “takimin” (miadin) e Musait e nuk e pėrmend aspak “takimin” (mikatin) e tė shtatėdhjetėve.

6 - Nė suren Shuaraė (47) rrėfimi fillon prej serisė sė misionit dhe i vazhdon hapat e njėjtė nė episodin e daljes nga Egjipti, por ajo kėtu i shton dy shėnime: I pari: Pėrmendja se Musai mbyti njė njeri prej egjiptasve dhe frika e tij se mos po dėnohet pėr te, pastaj pėrkujtimi i faraonit atij se ai u rrit te ata prej kur ishte foshnje dhe krimin qė e bėri. I dyti: Pėrmendja e ēarjes sė detit qė u bė si dy kodra tė mėdha. Edhe nė tė parin edhe nė tė dytin do ta gjejmė dialogun mes Musait dhe faraonit dhe vėrtetimin e Musait pėr ekzistencėn e Zotit me cilėsitė e tij dhe dialogun me magjis­ta­rėt gjithashtu.

7 - Pastaj nė suren Neml (48) pėrmend serinė e pėrgė­nje­shtrimit dhe dėnimit, sipėrfaqėsisht sė bashku me rrėfimet tjera.

8 - Kurse nė suren Kasas (49) rrėfimi qė nga fillimi i serisė sė parė fillon me lindjen e Musait nė momentin e shtypjes sė popullit tė tij. Pastaj vendosjen e tij nė arkė dhe hedhjen e tij nė det. Ai cek edhe marrjen e Musait si foshnje nga deti nga ana e familjes sė faraonit; mospranimin e tij tė gjirit prej asnjėrės nga gratė; porosinė e nėnės sė tij motrės sė vet qė ta gjurmojė atė dhe njohja e saj pėr gjendjen e tij; propozimin e motrės sė vet familjes sė faraonit pėr njė gjidhėnėse pėr fėmijėn, e ajo nė realitet ishte nėna e tij, pastaj pėrmend rritjen e tij; mbytjen e egjiptasit nga ana e tij; orvatjen qė e bėri qė ta mbysė edhe tjetrin; kėrcėnimi i kėtij tjetrit se do ta zbulojė fshehtėsinė e mbytjes sė tė parit; pastaj kėshillėn e njė njeriu qė ia dha Musait pėr tė ikė e i cili erdhi nga skaji i qytetit duke nxituar: kalimin e tij nė tokėn e Medjenit dhe takimi i tij me dy bijat e plakut tė moshuar; dhėnia ujė kafshėve tė tyre dhe fascinimi i njėrės prej vajzave me te; pastaj cek nxitjen e saj babait tė vet qė ta marrin nė shėrbim dhe tė bėhet punėtor i tyre; martesėn e Musait me bijėn e tij sipas kontratės sė paraparė dhe ndarjen e tij nga plaku dhe kthimin me familjen e tij, pastaj cek hetimin e tij tė zjarrit (te i cili rrėfimi fillon nė suren Tāhā); mandej zhvillohet rrėfimi si nė suren Tāhā pėrpos njė shtojce, e ajo ėshtė tallja e faraonit kur tha; “O Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e mė ndėrto njė kullė tė lartė, ndoshta do tė arrijė ta shoh Zotin e Musait!” (Kasas, 38). Ndėrsa rrėfimi pėrfundon te episodi i pėrmbysjes sė faraonit nė det meqė Musai del matanė.

9 - Nė suren Israė (50) kemi njė shėnim tė shpejtė pėr pėr­mby­sjen e faraonit dhe fuqizimin e Beni Israilėve.

10 - Nė suren Jūnus (51) kemi njė ekspozim tė shkurtė ndėrmjet rrėfimeve tė pėrbashkėta pėr ta proklamuar pasojėn e pėrgėnjesh­trimit. Nė te u cek episodi i magjistarėve nė mėnyrė tė pėrmble­dhur, kalimi i detit duke ikur prej Beni Israilėve dhe ndjekja e tyre prej faraonit; Por nė episodin e pėrmbysjes e shton edhe kėtė  thė­nie: “Derisa e pėrfshiu atė pėrmbysja, e ai tha: Besova se nuk ka zot tjetėr pos Atij qė i besuan Beni Israilėt e edhe unė jam nga tė dorėzuarit (muslimanėt).” (Jūnus, 90). E atij iu dha kjo pėrgjigje: “Ti tani beson, ndėrsa mė parė kundėrshtove dhe ishe njėri prej shkatėrrimtarėve! Sot po tė shpėtojmė ty (po tė nxjerrim prej detit) me trupin tėnd (tė vdekur) qė tė shėrbesh si argument pėr ata qė vijnė pas teje.” (Jūnus, 91). Kjo shtesė nuk pėrmendet pos nė kėtė vend.

11 - Pastaj nė suren Hūd (52) ceket njė shėnim i shpejt pėr shka­tėrrimin pas pėrgėnjeshtrimit nė pėrbėrje (kontekst) tė rrė­fimeve tė pėrbashkėta.

12 - Kurse nė suren Gāfir ose Mu’min (60) prezentohet episodi i dialogut mes faraonit dhe Musait. Por nė kėtė rast kemi njė shtesė gjatė debatit tė faraonit: “Mė lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thėrrasė Zotin e vet.” (Gāfir, 26), dhe njė tjetėr me rastin e para­qitjes sė njė njeriu besimtar nga familja e faraonit i cili e fshehte besimin e tij, e qė e mbron Musain dhe i kėshillon tė mos e mby­sin se ndoshta ėshtė nė rrugė tė drejtė. Kjo ėshtė njė shtesė e cila nuk ceket jashta kėtij vendi.

13 - Edhe nė suren Fussilet (61) kemi njė shėnim tė pėrciptė. Po ashtu edhe nė suren Zuhruf (63) kemi dy shėnime tė shkurtra rreth rrėfimit pėr Musain. Por nė kėtė rast shtohet shėnimi se far­a­oni ka thėnė: “O populli im, a nuk ėshtė i imi pushteti i Egjiptit (Misirit) dhe i kėtyre lumenjve qė rrjedhin nėn pallatin tim, e nuk po shihni? Pra, unė jam mė i mirė se ky qyqar qė mezi flet!”.Edhe kjo ėshtė njė shtojcė e cila nuk ceket pos nė kėtė sure.

14 - Nė suren Dhārijāt (67) kemi njė shėnim tepėr tė shkurtė pėr dėrgimin e Musait te faraoni me njė fuqi (mrekulli) tė haptė e pastaj pėrgėnjeshtrimi nga ana e faraonit dhe shpartallimi i tij.

15 - Ndėrsa nė suren Kehf (69) prezentohet episodi i takimit tė Musait me njė rob prej robėrve tė All-llahut tė cilit i ėshtė dhėnė prej Tij njė mėshirė (dhunti) dhe u mėsua me njė dituri. Musai kėrkoi prej tij qė ta shoqėrojė e tė pėrfitojė dituri. Ai e informoi se nuk mund tė durojė pėr tė mėsuar prej tij. Musai i premtoi se do tė bėjė durim. Pastaj atė nuk e mbajti durimi ngase njeriu filloi tė bėjė vepra ēfarė Musai nuk ua dinte thelbin po as pėrfundimin. Njeriu i dijshėm ia shpjegoi fshehtėsinė e atyre sjelljeve dhe u ndanė. Kjo seri pėrmendet vetėm njė herė.

16 - Nė suret Ibrahim dhe Enbija (72), (73), kemi dy shėnime tė shkurtra qė nė tė dytin ka rėndėsi vlerėsimi i Tevratit se ai ėshtė Furkān siē u theksua edhe mė parė nė kėtė kapitull.

17 - Kurse nė suren Bekare (87) del njė detajizim tjetėr me rastin e pėrkujtimit tė Beni Israilėve pėr begatitė e All-llahut qė ua dha dhe pranimin e kėtyre begative me pėrēmim dhe refuzim. (Nė kėtė rast pėrsėriten disa seri tė kaluara rreth rrėfimit pėr Musain). Prej atyre begative rrėshira dhe shkurtėza, por ata shfaqin mosmi­rė­njohje duke kėrkuar ushqime tė llojllojshme nė vend tė rrėshirės dhe shkurtėzave. Pastaj rasti i lopės pėr tė cilėn All-llahu i urdhė­roi ta therin, e ata filluan ta zvarrisin urdhrin duke pyetur pėr cilėsitė e saj. Ata aq e tepruan saqė pėrfunduan tė gjitha cilėsimet e ata filluan tė arsyetohen se nuk mund ta gjejnė, “mirėpo e therėn atė, e pėrpak e lanė pa e kryer punėn.” (Bekare, 71). Kjo, siē po e shihni, ėshtė njė seri e re e cila nuk ėshtė pėrmendur mė parė askund.

18 - E nė suren Nisaė (92) kemi shėnim pėr kėrkimin e tyre qė All-llahun ta shohin sheshazi, si argument pėr problemet dhe padėgjueshmėritė e tyre.

19 - Nė suren Māide (112) theksohet episodi i qėndrimit tė tyre para dyerve tė tokės sė shenjtė “Palestinės” dhe e refuzimit tė hyrjes nė te: “Ata thanė: O Musa, aty ėshtė njė popull i fuqi­shėm (dhunues), prandaj ne nuk do tė hymė kurrė derisa ata tė mos dalin nga ajo (tė na lirojnė pa luftė). Nėse dalin ata nga ajo, ne do tė hyjmė!”, kėshtu vijon deri te thėnia: “Ata thanė: O Musa, ne kurrė nuk hyjmė nė tė derisa ata janė aty, shkoni pra ti dhe Zoti yt luftoni e ne po rrimė kėtu! Musai tha: Zoti im, unė nuk kam nė dorė pas vetes sime dhe as vėllait tim, ndana pra neve prej popullit tė prishur. (All-llahu) tha: Ajo (tokė) ėshtė e ndaluar (haram) pėr ta dyzet vjet. Do tė sillen nėpėr tokė (tė hutuar). Ti mos u brengos pėr popullin e shfrenuar.” (Māide, 22, 24-26). Kėshtu Beni Israilėt aty pėrshkruhen tė hutuar e pas saj nuk vjen ndonjė shėnim pėr Musain, ndėrsa pėr Beni Israilėt nuk pėrmendet gjė pos pėrēarjes sė tyre mes vete dhe armiqėsisė ndaj Mesihut (Isait) dhe muslimanėve.

Ky rrėfim ėshtė prej mė tė pėrsėriturve nė Kur’an. Ne nė kėto pasqyrime i pamė edhe llojet e pėrsėritjeve, dhe se pėrsėritja, pėr­pos nė gjashtė raste, ka karakter indikativ dhe kėshillues sa i pėr­ket rrėfimit, tė cilėt i rezultoi konteksti i rastit ku bėhet fjalė. Ndėrsa seritė kryesore pėrafėrsisht nuk janė pėrsėritur. E nėse ėshtė pėrsėritur ndonjė seri, ajo vjen me njė tė dhėnė tė re gjatė pėrsėritjes.

Ky rrėfim ėshtė model pėr rrėfimet tjera, dhe nėn prizmin e tij kuptojmė se nuk ka nė rrėfimet kur’anore ndonjė pėrsėritje kom­plete dhe absolute, gjė qė u shtiret disave qė e lexojnė Kur’anin pa vėmendje tė plotė dhe pėrpikėri.

* * *

b) Prej pasojave tė nėnshtrimit tė rrėfimit nė Kur’an ndaj qėllimit fetar - pėrveē pėrsėritjes - ėshtė qė rrėfimi tė shfaqet me atė masė qė majfton ta kryejė qėllimin e tij nė atė episodė ku pėrshtatet me te. Ndonjėherė rrėfimi shfaqet nga fillimi, ndonjėherė nga mesi e ndonjėherė nga fundi ndonjėherė shfaqet i plotė e ndonjėherė mjafton me disa seri tė tij ndonjėherė zgjedh pak aty e pak kėtu nė atė mėnyrė qė ta nxjerrė porosinė ku edhe mėton. Kjo ngase qėlli­mi historik nuk ėshtė prej qėllimeve kryesore tė Kur’anit siē ėshtė rasti me qėllimin fetar. Andaj edhe rrėfimi dhe qėllimi i parė i tij ėshtė qėllimi fetar dhe atė nė kėtė mėnyrė:

1 - Disa rrėfime i gjejmė se si shfaqen qė nga episodi i parė: epi­sodi i lindjes sė protagonistit tė tij, sepse nė lindjen e tij ka porosi tė dalluar. Pėr kėtė si shembull kemi:

Rrėfimi pėr Ademin qė nga “krijimi i tij”. Nė te shfaqet fenomeni i fuqisė sė All-llahut, pėrsosurisė sė diturisė sė Tij dhe begatimi i Tij ndaj Ademit dhe bijve tė tij. Edhe nė ngjarjen me Iblisin ka qėllime fetare pėr tė cilat sinjalizuam mė parė.

Pastaj lindja e Isait, birit tė Merjemesė e cila shfaqet me detaje tė plota, ngase lindja e tij ėshtė dėshmia (mrekullia) mė e madhe e jetės sė tij. Dhe rreth kėsaj lindjeje tė jashtėzakonshme u zhvillua e tėrė polemika, dhe prej saj degėzohen tė gjitha ēėshtjet (kon­tes­tet) e Krishterimit para dhe pas Islamit.

Edhe rrėfimi pėr Merjemen, e cila u pėrkushtua nė shėrbim tė All-llahut duke qenė nė barkun e nėnės, marrja e saj nėn kujdesin e Zekeriait, mandej furnizimi i saj qė nga lindja e saj me rrizk tė mirė nga ana e All-llahut ashtu qė: “Sa herė qė Zekeriai hynte nė mihrabin (dhomėn) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: “Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim? Ajo i thoshte: Ai ėshtė nga All-llahu, se All-llahu atė qė do pa masė e furnizon!” (Merjem, 37). Mė pas seritė e saj shtrihen njėra pas tjetrės derisa tė vijė episodi i lindjes sė Isait. Ajo ėshtė periudha e dytė e rėndėsishme e jetės sė saj.

Rrėfimi pėr Musain; tė cilit lindja i ngjau nė kohėn e shtypjes (torturimit) ndaj Beni Israilėve dhe therjen e fėmijėve meshkuj tė tyre, pastaj shpėtimi i tij prej kėsaj masakre, dhe atė duke qenė nė mesin e familjes sė faraonit. Kjo ėshtė njė vlerė e posaēme nė vėrtetimin e kujdesit tė All-llahut ndaj tij dhe pėrgatitjen e tij nė njė mėnyrė tė veēantė pėr misionin tė cilin do ta marrė pėrsipėr. Mė tej, i cek nga jeta e tij episodet tė cilat kanė tė njėjtin kuptim.

Po edhe Ismailit dhe Is’hakut u shfaqet episodi i lindjes sė tyre ngase nė lindjen e tyre ka urtėsi. I pari prej tyre, furnizimi i Ibra­himit me te nė pleqėri - dhe vendosja e tij pėrkundėr dėshirės sė Ibrahimit - skaj shtėpisė sė shenjtė, bejtul haram, dhe i dyti, pėr tė cilin u pėrgėzua kur gruaja e tij ishte e shtyrė nė moshė, e ai veē i kishte kaluar vjetėt e rėndomta tė pleqėrisė.

Nė Kur’an gjithashtu ceket lindja e Jahjasė, birit tė Zekeriait dhe atė pasi qė i ishin dobėsuar eshtrat dhe i ishte zbardhur koka nga thinjat.

2 - Disa rrėfime tjera pjesėrisht fillojnė tė shfaqen prej ndonjė episodi mė tė vonshėm:

Ja rrėfimi i Jusufit fillon nga fėmijėria e tij. Nė kėtė episodė e sheh ėndrrėn e cila ia dėfton jetėn e tij nė pėrgjithėsi, e cila do tė ndikojė nė tėrė ardhmėrinė e tij. Ai sheh njėmbėdhjetė yje, diellin dhe hėnėn, qė tė gjithė i bien nė sexhde. Babai i tij e kupton brendinė e saj andaj edhe e afron afėr vetes, por vėllezėrit nga ky shkak edhe e xhelozonin. Mė pas rrėfimi vazhdon sipas rrugės sė tij tė vizatuar nga ajo ėndėrr.

Rrėfimi pėr Ibrahimin fillon kur ai ėshtė djalosh i cili shikon nė qiell dhe e sheh njė yll. Atė e kujton si zot tė tij. E kur u humb tha: Unė nuk i dua ata qė humben. Pastaj shikon edhe njė herė dhe e sheh hėnėn. Edhe ate e kujton si zot tė tij. E kur u humb, tha: Unė nuk i dua ato qė humben. Pastaj shikon edhe njė herė dhe e sheh diellin. Atė e fascinon madhėsia e tij dhe e kujton si zot! Por edhe dielli humbet (perėndon) dhe ia ndėrron mendimin. Mė nė fund mbėshtetet nė Zotin e tij i cili nuk shihet, pastaj e thėrret babain dhe popullin e tij t’i besojnė kėtij Zoti, e ata nuk i pėrgjigjen thirrjes. Ai atėherė ua rrėnon dhe copėton idhujt e tyre pa e hetuar, pėr tė cilin edhe thanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim.” (Enbija, 60). Atėherė ata ia mėsynė ta djegin por All-llahu e shpėtoi prej tyre: “Por Ne i thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin.” (Enbija, 69).

Rrėfimi i Davudit fillon nė prag tė rinisė sė vet. Fillon nė episodin kur ai zihet me Xhalutin i cili ishte kalorės i fuqishėm dhe i njo­hur, tė cilin Davudi e mund sepse All-llahu e ndihmon. Pra prej kėtu fillon rrėfimi i tij. Ndoshta edhe Sulejmani (i biri i Davudit) ishte nė vjetėt e tij kur ai u ul me tė pėr tė gjykuar pėr ēėshtjen e tė mbjellurave: “tė cilat delet e atij populli i kishin kullotur na­tėn, e Ne ishim pėrcjellės tė gjykimit tė tyre.” (Enbija, 78). Ky pleqėrim i hershėm i Sulejmanit ishte dėshmi pėr atė qė All-llahu e pėrgatiti pėr ta marrė nė dorė mbretėrinė e madhe.

3 - Pastaj gjejmė disa rrėfime tė cilat nuk shfaqen pos nė seri krejtėsisht tė vonshme:

Shembull: Nuhi, Hudi, Salihu, Luti, Shuajbi dhe shumė tė tjerė tė cilėve nuk u prezentohet rrėfimi pos me episodin e risales (misionit). Ajo ėshtė seria e vetme e cila shfaqet nga jeta e tyre ngase ėshtė seria mė e rėndėsishme e jetės sė tyre, por edhe urtėsia e shfaqjes sė struktur nė te.

E gjithė kjo qė folėm ishte rreth fillimit tė rrėfimit, ndėrsa sa i pėrket zgjatjes sė rrėfimit dhe shkurtimit tė tij edhe ato gjithashtu i nėnshtrohen dhe varen sipas kėshillave dhe urtėsive nė episodet e rrėfimit. Tani do tė japim shembuj pėr kėtė dukuri si vijon:

1 - Njė rrėfim siē ėshtė rasti me rrėfimin e Musait. Ai pėrfshihet me tė gjitha ngjarjet dhe detalet e tij, qė nga lindja e tij - bile para lindjes sė tij - deri te qėndrimi i tij me popullin e tij para tokės sė shenjtė tė cilėve edhe iu caktua bredhja lart e poshtė dyzet vjet si dėnim i merituar. Pra nė ēdo episodė prej kėtyre episodeve tė rrė­fimit ekziston njė synim fetar qė dallohet dhe i cili ka lidhshmėri tė ngushtė me qėllimet mė tė larta tė Kur’anit dhe tė botėkuptimit origjinal islamik.

I ngjashėm me tė ėshtė edhe rrėfimi pėr Isain - me pak rezymim nė episodet e tij tė mesme - nė to pėrmendet lindja e tij detajisht, ceken mrekullitė e tij plotėsisht; aty ceket edhe rasti i tij me Havarijunėt kur kėrkuan sofrėn dhe ua zbriti atyre; pastaj episodi i pėrgėnjeshtrimit tė tij dhe orvatja pėr kryqėzimin e tij, tė cilin e ngriti Fuqiploti dhe e shpėtoi; pėrēarja e popullit tė tij pas ngritjes sė tij; dhe nė fund shtohet edhe ilustrimi i qėndrimit tė tij Ditėn e kijametit kur e pyet All-llahu se a i ka thėnė popullit tė tij: “Merrmėni mua dhe nėnėn time si dy zota veē All-llahut.” (Māide, 116). E ai e shfajėson veten nga ato fjalė te Zoti dhe tregon se ai i ka thirrur t’i besojnė njė All-llahu tė vetėm dhe se ēėshtjen e tyre e lė nė duar tė All-llahut, nėse do i mėshiron e nėse do i ndėshkon.

Qysh kur fillon rrėfimi i Jusufit ai vazhdon tė rrėfehet detajisht derisa tė pėrfundojė: Ajo qė i ndodh me vėllezėrit e tij; ajo qė i ndodh nė Egjipt pas blerjes dhe rritjes sė tij; ngashėnjimi i gruas sė zotėriut (ministrit) dhe lakmimi i saj pas tij; burgosja e tij; komentimi i tij qė ua bėri ėndrrave tė dy shėrbėtorėve tė mbretit; pastaj komentimi i tij i ėndrrės sė mbretit; dalja e tij nga burgu; marrja e tij e detyrės si pėrgjegjės i depove tė tokės (ministėr i financave dhe furnizimit)!; ardhja e vėllait tė tij dhe kthimi i vėlle­zėrve te babai i tij pa vėllain; ndėrsa pėrkryerja e rrėfimit arrihet me ardhjen e babait dhe tė familjes sė tij. I gjithė ky rrėfim i shpjeguar detajisht dhe hollėsisht ėshtė bėrė ngase kėtu detajizimi i rrėfimit ėshtė qėllimi kryesor, sė pari: pėr konfirmimin e shpall­jes dhe misionit siē treguam edhe mė parė, dhe sė dyti: kėto deta­jizime kanė vlerėn e tyre fetare gjatė rrėfimit.

Rrėfimi pėr Ibrahimin nuk shfaqet nga fillimi i jetės sė tij, por shfaqet nė disa seri tė pėrderdhura: episodi i imanit tė tij (ardhjes nė besim) i cili u pėrmend; polemizimi i babait dhe popullit tė tij; rrėnimi i idhujve; izolimi i tij nga babai dhe populli i tij; dhurimi i All-llahut atij Ismailin dhe Is’hakun; ėndrra e tij duke e therė dja­lin e tij dhe sakrifikimi i tij, ndėrtimi i Qabes dhe leja (urdhri) nje­rėzve pėr ta bėrė haxhxhin, kėrkimi i tij nga Zoti qė t’i sjell dėshmi bindėse pėr ringjalljen e tė vdekurve, e jo pėr tė besuar se ai veē mė ka besuar, por pėr t’iu qetėsuar zemra. Atė All-llahu e urdhėroi tė marrė katėr shpezė e pastaj t’i copėtojė. Mandej t’i shpėrndajė nėpėr kodra pjesėt e tyre. E pastaj t’i thėrrasė e ata i erdhėn pėrnjėherė.

Nga rrėfimi pėr Sulejmanin gjithashtu shfaqen seri tė gjata: Gjykimi i tij pėr tė mbjellat, mbretėria e tij; mashtrimi (sprovimi) i tij me kuajt e bukur luftarakė; nėnshtrimi i xhinėve dhe erėrave atij; pastaj sprovimi tjetėr i tij pėr tė cilin Kur’ani nuk e cek shka­kun; rasti i tij me thneglėn, pupėzėn dhe me Belkisen; vdekja e tij duke qenė mbėshtetur nė shkopin e tij, kurse djajtė nuk dinė asgjė Pra tė gjitha kėto lajme kanė kuptime pėr qėllime tė caktuara.

2 - Kemi rrėfime tė cilat detajizohen mesatarisht:

Rrėfimi pėr Nuhin nė tė cilin pėrmenden detaje tė shpalljes dhe thirrjes sė tij pėr popullin e vet; madhėshtimi i tyre ndaj thirrjes sė tij; episodi i ndėrtimit tė anijes; episodi i tufanit (vėrshimit) me ujė; pėrmbytja e djalit tė tij; lutja e tij ta shpėtojė tė birin; mos­pėrgjigjja e All-llahut lutjes sė tij sepse i biri nuk ėshtė prej fa­miljes sė tij edhe pse ėshtė i biri i tij dhe se: “Ai ishte punėkeq.” (Hūd, 46).

Rrėfimi pėr Ademin shpjegohet detajisht nė krijimin e tij; gabimin e tij; lėshuarjen e tij (nė tokė); pendimin e tij; dhe pranimin e lutjes nga ana e All-llahut.

Rrėfimi pėr Merjemen zgjatet me rastin e lindjes sė saj dhe lindjes sė Isait.

Rrėfimi pėr Davudin shpjegohet nė njė gjatėsi normale por nuk arrinė detajizimin e rrėfimit pėr Sulejmanin, por ai shqyrton shu­mė prej episodeve tė tij.

3 - Kemi rrėfime edhe tė shkurta:

Rrėfimet pėr Hudin, Salihun, Lutin, Shuajbin, pėrkundėr pėrsė­ritjes sė tyre janė tė shkurta ngase ato shfaqen vetėm nė episodin e shpalljes nė tė cilat shqyrtohet vetėm ēėshtja e “risales” (shpall­jes) dhe e dialogut me popujt e tyre, pėrgėnjeshtrimi i tyre dhe nė fund shkatėrrimi i tyre total.

Rrėfimi pėr Ismailin ceket me lindjen e tij; rastin e sakrifikimit tė tij kur ishte nė pyetje therja e tij; nė rastin e ndėrtimit tė Qabesė me babain e tij; tė gjitha ceken me njė formė tė shkurtuar pjesė­risht nėpėr tė gjitha seritė.

Rrėfimi pėr Jakubin pėrmendet nė kontekst tė rrėfimit pėr Jusufin dhe ate vetėm njė herė: “Kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve tė vet u tha: Ēka do tė adhuroni pas meje? Ata thanė: “Do ta adhurojmė Zotin tėnd dhe Zotin e prindėrve tuaj.” (Bekare, 133). Kjo seri u veēua pėr shkak tė rėndėsisė sė saj nė pro­klamimin e “tevhidit” (monoteizmit) pėr tė cilin porositi Jakubi.

4 - Ekzistojnė edhe disa rrėfime tė cilat janė tejet tė shkurta.

Rrėfimi pėr Zekeriain me rastin e lindjes sė Jahjasė dhe me rastin e pėrkujdesjes sė tij ndaj Merjemesė. Rrėfimi pėr Ejubin pėrmen­det kur e kaplon sėmundja; pastaj kėrkimi i ndihmės qė ia bėri All-llahut; shėrimi i tij dhe kthimi i familjes pėrsėri te ai. Rrėfimi pėr Junusin ceket me rastin kur ai kapėrdihet nga njė peshk i madh; hedhja e tij nė njė vend tė shkretė, dhe misioni i tij ndaj popullit tė vet dhe besimi i tyre ndaj tij.

5 - Rrėfimet tė cilat sinjalizojnė emrat e tyre por nuk pėrmendin asgjė pėr ta, pos njė pėrshkrimi tė pėrciptė, si rrėfimet pėr Idrisin, Eljesanė, Dhulkiflin dhe disa tė tjerėve tė cilėve nuk u pėrmendet gjė pos emrit tė tyre nė rast tė ekspozimit tė shėnimit (regjis­trimit) tė pejgamberėve.

6 - Kurse rrėfimet tjera tė shpėrndara, si rrėfimi i “zotave tė hen­deqeve” (as’habul uhdud); banorėve tė shpellės; dy bijve tė Ademit; pronarit tė dy kopshteve; pronarėve tė xhennetit; pendės Me’reb dhe ai i cili kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar qė nga themelet e tij. Kėto janė rrėfime ekskluzivisht kėshilluese. Ato prezentohen aq sa tė arrihet qėllimi i kėshillės. Disa prej tyre i kemi ekspozuar mė parė e disa prej tyre do t’i ekspozojmė nė tė ardhmen. Ne kėtu do tė mjaftojmė me kėtė sqarim. Pra ne e kemi pėr qėllim tė bėjmė me dije se rrėfimi kur’anor shfaqet nė atė masė sa tė jetė nė pajtim me qėllimin e tij fetar. Mendoj se atė qė e synuam edhe e arritėm.

* * *

c). Prej gjurmėve tė nėnshtrimit tė rrėfimit ndaj qėllimit fetar ėshtė edhe ngėrthimi i orientimeve (kaheve) fetare me kontekstin e rrėfimit si nė fillim tė tij po ashtu edhe nė mbarim, por edhe nė brendinė e tij. Sa u pėrket orientimeve tė cilat ceken nė fillim tė rrėfimit apo mė mirė tė themi para tij, ne kemi theksuar dy shembuj mė parė: I pari: Vėnia nė dije se udhėzimet e rrėfimeve argumentojnė shpalljen e tyre, siē ėshtė rasti me rrėfimin pėr Jusufin dhe rrėfimin pėr Ademin. I dyti: Ardhja e rrėfimeve si dėshmues tė paralajmėrimeve. Pėr shembull: “Njoftoi robėrit e Mi, se vėrtet unė jam Ai qė fal shumė dhe mėshirues i madh. Po (njoftoi) se edhe dėnimi Im ėshtė dėnim i dhembshėm.” (Hixhr, 49-50). Pastaj vazhdon qė t’i nxjerrė nė pah rrėfimet tė cilat dėshmojnė pėr rahmetin dhe ato qė dėshmojnė pėr dėnimin.

Ato qė ceken pas rrėfimit, edhe pėr to kemi theksuar dy shembuj mė parė: I pari: Vėnia nė dije se udhėzimet e rrėfimeve argu­men­tojnė shpalljen e tyre, siē ėshtė rasti pas rrėfimit pėr Nuhin nė suren Hūd. I dyti: Vėnia nė dije se dėnimi i All-llahut ėshtė i drejtė dhe se Ai nuk e dėnon njė popull vetėm pas tėrheqjes sė vėrejtjeve si ai i cili u cek nė suren Ankebūt pas rrėfimeve tė pėrbashkėta tė pejgamberėve: “Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krisma nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė e disa i pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetvetes i bėnė padrejtė.” (Ankebūt, 40).

Ai cili i pėrcjell me vėmendje rrėfimet kur’anore pas ēdo rrėfimi gjenė njė koment fetar i cili pėrshtatet me urtėsinė e tij. Ndėrsa sa u pėrket orientimeve fetare nė brendinė e rrėfimit, ne do t’i sjellim disa shembuj kėtu:

1 - “...Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kulmet e tij, e ai tha: Si e ngjall All-llahu pas shkatėrrimit tė tij? E All-llahu e bėri tė vdekur atė (pyetėsin-Uzejrin) njėqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: Sa qėndrove (i vdekur)? Ai tha: Njė ditė ose njė pjesė tė ditės! Ai (All-llahu) tha: Jo, por ke qenė i vdekur njėqind vjet, shiko ushqimin dhe pijen tėnde se si nuk ėshtė prishur, e shiko edhe gomarin tėnd (si i janė shkapėrderdhur eshtrat). E pėr tė bėrė ty argument, pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė), shiko se si i kombinojmė eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bė e qartė atij tha: U binda se me tė vėrtetė All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send!” (Bekare, 259). Kėshtu brenda kontekstit tė fjalės sjell pasusin: “E pėr tė bėrė ty argument pėr njerėzit (bėmė kėtė sprovė)”, e nė mbarim tė saj: “Tha: U binda se me tė vėrtetė All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send”.

2 - Nė rrėfimin e Sulejmanit me Belkisen, pupėza thotė: “Nė tė vėrtetė unė gjeta njė grua qė po i sundonte ata (popullin e Sebe-it), dhe asaj i ėshtė dhėnė ēdo send, e ajo kishte edhe njė fron tė madh. Madje e takova ate dhe popullin e saj se e adhurojnė die­llin e jo All-llahun, por djalli ua kishte hijeshuar atė veprim tė tyre dhe i kishte shmangur prej rrugės sė drejtė, andaj ata nuk gjejnė udhėzim. (I kishte shmangur) Qė tė mos e adhurojnė All-llahun qė nxjerr nė shesh tė fshehtėn nė qiej dhe nė tokė, dhe qė e di atė qė e fshehni dhe atė qė e publikoni, All-llahu ėshtė Njė, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i arshit tė madh.” (Neml, 23-26). Gjithė kėtė e thotė pupėza nė brendi tė rrėfimit qė tė udhėzohen Ademijjunėt (njerėzit) pėrmes fjalėve tė saj ashtu siē ėshtė udhė­zuar ajo!

3 - Nė rrėfimin e Jusufit me dy shėrbėtorėt e mbretit. Njėherė ai ua komenton ėndrrat e pastaj u thotė: “Kjo ėshtė nga ajo qė ma mėsoi Zoti im (nuk ėshtė fall as parashikim). Unė e kam brak­tisur fenė e njė populli qė nuk beson All-llahun as botėn tjetėr, e ata ishin jobesimtarė. Unė e ndoqa fenė e prindėrve tė mi: Ibra­himit, Is’hakut, Jakubit. Neve nuk na takon qė t’i pėrshkruajmė kurrnjė send shok All-llahut. Ky (besim i drejtė) ėshtė dhuratė e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk ia dinė vlerėn.” (Jūsuf, 37-38). Kėshtu pra nuk zhvillohet konteksti i rrėfimit, e tė mos gjenden nė brendinė e tij kėto orientime fetare pa marrė parasysh brendinė e kuptimit nė rrėfim i cili gjithmonė mėton nė to pėrmes ngjarjeve qė zhvillohen pa i cekur orientimet.

Lexuesi i rrėfimeve nė Kur’an i gjen kėto orientime tė skalitura nė brendinė e tyre, ose nė kėtė mėnyrė ose nė ndonjė mėnyrė tė ngjashme. Me rėndėsi ėshtė se ai i gjen me shumicė dhe bollėk, tė cilat dėshmojnė qėllimin kryesor nė kontekst tė rrėfimit, e ai ėshtė qėllimi fetar para ēdo qėllimi tjetėr.


Feja dhe arti nė rrėfim

N

e kemi thėnė se nėnshtrimi i rrėfimit ndaj qėllimit fetar nuk i ka penguar veēoritė artistike tė shfaqen gjatė ekspozimit tė tij. E tash themi: Nė tė vėrtetė, nga pasojat e kėtij nėnshtrimi erdhi deri te shfaqja e veēorive artistike tė cilat konsiderohen nė opusin (kapitalin) artistik tė rrėfimit nė botėn e artit tė lirė. Kjo konkluzė ėshtė garanci mė e sigurt pėr atė qė e thamė nė fillim tė kėtij kapitulli, se Kur’ani “bukurinė artistike e shndėrron nė mjet synues pėr ndikim intuitiv, andaj edhe i refe­rohet sensit tė intuitės fetare me gjuhėn e bukurisė artistike”.

Nė qėllimet do t’i ekspozojmė kėto veēori artistike tė cilat i quaj­mė: “dukuri tė harmonizimit artistik nė rrėfim”.

* * *

a) Nga qėllimet e rrėfimit nė Kur’an kemi vėrtetimin e njėshmė­risė sė Zotit, njėshmėrisė sė fesė, njėshmėrisė sė pejgamberėve, njėshmėrisė sė metodave tė da’ves (thirrjes islame) dhe njėshmė­risė sė pasojave tė cilat do t’i pėrjetojnė pėrgėnjeshtruesit ashtu siē edhe sqaruam nė fillim tė kėtij kapitulli.

Prej varėsisė sė rrėfimit nga kėto qėllime u krijua edhe shfaqja e shiritit tė pejgamberėve lajmėtarė dhe tė dėrguar, tė cilėt ftuan pėr besim nė njė fe; dhe njerėzisė pėrgėnjeshtruese ndaj kėsaj feje tė vetme tė vėrtetė dhe ate disa herė, aq sa edhe ishin qėllimet e nduarnduarta. Kjo dukuri shkaktoi pėrsėritjen nė disa vende; por ajo, nga ana tjetėr, nė mėnyrė permanente krijoi edhe bukurinė artistike. Kjo, nga arsyeja se ky shirit ia pėrfytyron medituesit sikur tė ishte vetėm njė pejgamber dhe sikur tė ishte njė popull gjatė tėrė asaj kohe. Ēdo pejgamber thėrret duke e thėnė fjalėn e tij tė urtė dhe tė qetė, e nė anėn tjetėr atė e pėrgėnjeshtron ajo njerėzi lajthitėse. Pastaj vjen tjetri dhe e thotė tė njėjtėn fjalė dhe e pret tė njėjtėn pėrgjigje, por edhe tė tjerėt kėshtu me radhė...

“Ne e patėm dėrguar Nuhin te populli i vet, e ai i tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij. Unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė njė ditė tė madhe! Paria nga populli i tij tha: Ne po tė shohim (nė kėtė qė na thėrret) plotėsisht tė humbur! (Nuhi) tha: O populli im, unė nuk kam kurrfarė humbje, por unė jam i dėrguar prej Zotit tė botėve!. Unė ua kumtoj juve shpalljen e Zotit tim, ju kėshilloj dhe unė e di nga Zoti im atė qė ju nuk e dini! A mos u habitėt qė shpallja ju erdhi nga Zoti juaj pėrmes (gjuhės sė) njė njeriu nga mesi juaj, pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen qė tė ruheni dhe ashtu tė shpėtoni!. Po, ata e pėrgėnjeshtruan atė (Nuhin), e Ne e shpėtuam atė dhe ata qė ishin me tė nė anije, ndėrsa ata qė i pėrgėnjeshtruan faktet Tona i fundosėm. Vėrtet, ata ishin popull i verbėr”.

“Edhe te (populli) Ad-i (dėrguam) vėllain e tyre Hudin, e ai tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij, a nuk po frikėsoheni?! Paria qė nuk besoi nga populli i tij tha: Ne po tė shohim mendjelehtė dhe tė konsiderojmė vėrtet rrenacak! Tha (Hudi) O populli im, nuk jam mendjelehtė (nuk kam tė meta mendore), por unė jam i dėrguar prej Zotit tė botėve. (Jam dėrguar) qė t’ua komunikoj shpalljen e Zotit tim dhe unė jam kėshillues besnik pėr ju. A mos ju erdhi ēudi qė ju erdhi shpallja nga Zoti juaj pėrmes njė njeriu nga mesi juaj, e pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen. Pėrkujtoni kur Ai ju bėri sundues pas popullit tė Nuhit dhe ua shtoi fuqinė fizike. Pėrkujtoni tė mirat e All-llahut qė tė gjeni shpėtim. Ata thanė: A na erdhe (tė na frikėsosh) qė ta adhurojmė vetėm All-llahun e ta braktisim atė qė e adhuronin prindėrit tanė? Nėse je i vėrtetė (siē thua), sillna atė qė na e premton (kėrcėnohesh). (Hudi) tha: Juve ju gjeti dėnimi dhe pėrbuzja nga Zoti juaj. A mė polemizoni mua pėr emra (tė idhujve) qė i emėruat ju dhe prindėrit tuaj, e qė pėr ta All-llahu nuk shpalli kurrfarė argumenti? Pritni pra (dėni­min), edhe unė sė bashku me ju jam duke pritur. Ne me mėshi­rėn tonė e shpėtuam atė dhe ata qė ishin me tė, dhe i shkulėm nga rrėnja ata qė i pėrgėnjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarė”.

“Edhe te (populli) Themud (e dėrguam) vėllain e tyre, Salihun, e ai u tha: O populli im, besone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja ėshtė mrekulli pėr ju. Line kėtė tė lirė tė hajė nė tokėn e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me tė keq, e t’ju arrijė dėnimi i dhemb­shėm. Pėrkujtoni kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė, e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate kurse nė kodrina ngreni shtėpi, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shka­tėrrues nė tokė. Krerėt kryelartė nga populli i tij u thanė atyre qė ishin mė tė dobėt e qė kishin besuar: A e dini se me tė vėrtetė Salihu ėshtė i dėrguar nga Zoti i tij? Ata thanė: Vėrtet ne jemi besimtarė tė asaj me ēka ėshtė dėrguar. Ata kryelartit thanė: Ne jemi mohues (jobesimtarė) tė asaj qė ju e besuat. Ata e therėn deven dhe me kryelartėsi shkelėn Ligjin e Zotit tė tyre dhe thanė: O Salih, sille atė me ēka na u kėrcėnove, nėse je prej tė dėrguarve. Atėherė ata pėrjetuan tėrmetin dhe u gdhinė nė shtėpitė e tyre si kufoma tė ngrira...” (A'rafė, 59-78).

Pra, sa herė qė pėrsėriten kėto pasqyrime, kemi rastin t’i para­fytyrojmė ata tė cilėt u kundėrvunė ēdoherė para ēdo pejgamberi, tė cilėn gjė Kur’ani e ekspozon nė mėnyrė tė vazhdueshme derisa tė vie te kundėrvimi i mosbesimtarėve kurejshitė ndaj Muham­medit. Ai duke i pėrsėritur tė njėjtat fjalė qė i thanė pejgamberėt tjerė, e ata duke reaguar me atė kundėrvim tė pėrhershėm. Pa dyshim, nėse pėrjetohet (vėrehet me vėmendje) ky pasqyrim, do tė shohim se nė te ka bukuri artistike.

* * *

b) Prej pasojave tė nėnshtrimit tė rrėfimit ndaj qėllimit fetar ėshtė edhe ekspozimi i serive tė tij tė cilat i rezultojnė kėto qėllime. Nga kjo mėnyrė e ekspozimit lindi ajo qė ishte shumė afėr tė shndė­rrohet nė rregull tė pėrgjithshme. Kjo, ngase seria e fundit e cila paraqitet (sipas rendit kohor tė sureve), pėrputhet me qėllimin mė tė dukshėm fetar pėr shkak tė tė cilit edhe u thur rrėfimi. Nė tė njėjtėn kohė ky pėrfundim pėrputhet me bazat artistike dhe duket sikur tė ishte pėrfundim artistik nė vete e jo pėr qėllimin fetar jashtė tij.

Ne kemi vėrejtur nė rrėfimin pėr Musain mė parė se rrėfimi i fun­dit qė flet pėr te gjendet nė suren Māide dhe episodi i cili shfaqet nė te ėshtė episodi i hutimit (bredhjes). Ja pra, ata ishin Bijtė e Israilit tė cilėve All-llahu ua lėshoi dhuntinė e tij rrėke dhe i pėr­shkoi me mėshirėn e Tij. Dhe ja ata nė fund nuk e ruajnė kėtė dhunti e as nuk hyjnė nė tokėn e shenjtė. Musai dha mund tė madh qė t’i bindė, por kot. Atėherė All-llahu i provoi me bredhje duke i lėnė tė hutuar pa udhėzues dhe ndihmės derisa tė kalojė afati i caktuar.

Ky pra ėshtė qėllim ekskluzivisht fetar. Megjithatė, a ta merr mendja se ka pėrfundim mė tė bukur artistik se sa kjo skenė e hu­timit pas atij mundi tė madh dhe pas asaj pavendosurie marra­mendėse? Pa mėdyshje, skena e hutimit dhe bredhjes ėshtė skena mė e pėrshtatshme artistike nėse rrėfimi ėshtė i liruar nga tė gjitha kufizimet.

Tani le ta ndjekim kėtė dukuri nė rrėfimet tjera.

1 - Rrėfimi pėr Ibrahimin pėrmendet nė mė shumė se njėzet ven­de. Vendi i fundit ku ceket ėshtė sureja Haxhxh (sipas zbritjes), nė tė cilėn shfaqet kjo episodė “Pėrkujto kur Ne e udhėzuam Ibrahimin pėr nė vendin e shtėpisė (Qabes): Tė mos mė pėr­shkruaj Mua shok, pastroje shtėpinė time pėr ata qė e vizitojnė (bėjnė tavaf), qė qėndrojnė nė kėmbė duke u falur, pėrkulur dhe qė bėjnė sexhde. Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhxh, se do tė tė vijnė ty kėmbėsorė dhe kalorės me deve tė rraskapitur qė vijnė prej rrugėve tė largėta.” (Haxhxh, 26-27).

Kėtu nga pikėpamja fetare, kemi njė lidhje mes ritualeve tė haxhxhit nė Islam dhe ritualeve tė tij nė fenė e Ibrahimit. Ky pra ėshtė qėllimi i synuar siē thamė mė parė. Nė tė njėjtėn sure nė pėrfundim tė saj ėshtė cekur pėrmendja e fundit e Ibrahimit kur thotė: “Nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, e edhe ky (Kur’an) ju quajti muslimanė.” (Haxhxh, 78). Por le tė nda­le­mi nė pikėpamjen ekskluzivisht artistike dhe tė pyesim: A ka mund tė ketė skenė mė mallėngjyese me tė cilėn do tė pėrmbyllej rrėfimi pėr te se sa ajo skenė kur ai i thėrret njerėzit pėr haxhxh, kurse vet ishte ndėrtues i shtėpisė dhe i cili e la birin e tij Ismailin aty para se ta ndėrtojė? Ajo pra ėshtė pėrmbyllja mė mallėngjyese artistike edhe pse kėtė nuk e synoi qėllimi fetar.

2 - Rrėfimi pėr Isain ceket kryesisht nė tetė vende ndėrsa episodi i fundit i tij ėshtė shfaqur nė suren Māide (112) nė kėtė mėnyrė: “Dhe kur All-llahu tha: O Isa, bir i Merjemesė, a ti njerėzve u the: Mė besoni mua dhe nėnėn time si dy zota pos All-llahut!? (Isai) tha: Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua tė them atė qė s’ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, Ti do ta dije, Ti e di se ēka nė mua e unė nuk e di ēka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave! Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndėr ta kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roja (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send! Nėse i dėnon ata, nė tė vėrtetė ata janė robėrit Tu, e nėse u fal atyre, Ti je i Gjithėfuqishmi, i Urti.” (Māide, 116-118).

Pėr njė rrėfim si rrėfimi i Isait, kjo pėrmbyllje nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe fetare edhe artistike. Lindja e tij ėshtė e ēuditshme dhe e pazakontė. Nga kjo lindje shpėrthyen dyshimet e zotimit (konsi­derimit tė tij pėr Zot) tė tij dhe mu nga kjo pikė e nyjėzuar u tra­zuan problemet. E ja ai vetė, nė ēastin e fundit para Krijuesit tė tij, pranon adhurueshmėrinė e tij, dėshmon pėr atė se ēka i ka thėnė popullit tė tij, kurse ēėshtjen e tyre e lė nė kompetenca tė All-llahut fuqiplotė dhe tė urtė.

Arti synon kėtė pėrmbyllje kur rrėfimi zhvillohet sipas rrjedhės sė tij nė Kur’an.

3 - Rrėfimi pėr Ademin gjithmonė pėrmbyllet me zbritjen e tij (nė tokė). Nėse diēka shtohet, shtohet kėrkimfalja e Ademit pėr mė­katin e tij dhe pranimin prej Zotit. Pastaj nuk kemi kurrfarė laj­mesh nga ajo se ēka i ndodhi pas zbritjes nė tokė (siē tregon Tev­rati pėr shembull), ngase qėllimi fetar kryhet me largimin e Ade­mit nga xhenneti si dėnim pėr pranimin e konsultimit nga ana e armikut tė tij tė vjetėr dhe pėr harresėn e urdhrit tė Zotit tė tij bujar.

Ndėrsa sa i pėrket artit, nė tė gjendet e gjithė ajo qė e kėrkon ar­tisti. Largimi nga xhenneti dhe zbritja e tij nė tokė; lėnia e rrė­fimit hapur pas zbritjes sė tij pėr kujtesėn qė ajo ta pėrcjell dhe imagjinojė Ademin e ngratė dhe tė shoqen e tij nė tokė, tė hutuar duke mos i njohur skajet e saj. Ata as qė ishin mėsuar qė tė ambi­entohen nė te e as qė kishin pėrvojė t’i adaptohen jetės sė saj, e shumė gjėra tė tjera tė cilat i ndien imagjinata duke i inskenuar dhe hipotetizuar, qė bukuria e tyre artistike e nxjerr ēdo plotėsim pėr rrėfimin pas kėsaj pėrmbylljeje.

4 - Rrėfimi pėr Sulejmanin ceket  nė tre vende. Sureja e fundit nė tė cilėn pėrmendet ėshtė sureja Enbija (73), e cila e regjistron kėtė skenė: “(Pėrkujto) Davudin dhe Sulejmanin, kur pleqėronin pėr ēėshtjen e bimės (mbjelljes) tė cilėn delet e atij populli e kishin kullotur natėn, e Ne ishim pėrcjellės tė gjykimit tė tyre. E Sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjigjen e saktė) po secilit (prej tyre) u patėm dhėnė urtėsi e dije. Ne bėmė qė kodrat dhe shpezėt ta madhėrojnė (ta bėjnė tesbih) sė bashku me Davudin. Ne kemi mundėsi (ta bėjmė kėtė) dhe e bėmė. Ne ia mėsuam atij (Davu­dit) punimin e petkave (tė hekurta) pėr ju, qė t’ju mbrojnė nė raste lufte. A jeni pra ju mirėnjohės pėr kėtė? Ndėrsa Sulej­manit (ia nėnshtruam) erėn e fortė qė sipas dėshirės sė tij ecte me tė deri te toka tė cilėn e kemi bekuar Ne. Ne jemi tė gjithėdijshėm pėr ēdo gjė. Edhe disa nga djajtė (ia nėnshtruam) qė zhyteshin (nė thellėsi tė ujit) dhe bėnim edhe punė tjera pėr tė (Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (tė mos shmangeshin).” (Enbija, 78-82).

Edhe kėtu kemi qėllimin fetar siē ėshtė rasti me qėllimet e shumė rrėfimeve pėr Sulejmanin. Nė shikim tė parė kėtu duket se pėr­mbyllja artistike nuk pėrputhet me qėllimin fetar, dhe se pamja e Sulejmanit tė mbėshtetur nė shkopin e tij pas vdekjes, duket se ėshtė pėrmbyllja artistike e kėrkuar.

Kjo skenė pa dyshim pėrshtatet pėr njė gjė tė tillė, por skena e gjykimit (pleqėrimit) dhe urtėsisė nė kėtė rast ka vlerėn e vet artistike nė jetėn e Sulejmanit. Ai ėshtė “Sulejmani i urtė” siē qu­het por edhe “Sulejmani mbret”. Nė kėtė pleqėrim tė hershėm ke­mi dėshmi pėr dhuntinė e urtėsisė dhe parapėrgatitje pėr mbre­tėrinė e madhe. Madje ajo ėshtė metodė prej metodave tė shfaqjes qė rrėfimi i heroit tė pėrfundojė me njė skenė nga skenat e fėmijė­risė ose djalėrisė sė tij, e cila ka lidhje tė fortė me thelbin e rrė­fimit qė nga fillimi e deri nė fund.

5 - Madje edhe rrėfimet e pėrbashkėta mes disa pejgamberėve - qė qėllimet e tyre fetare janė tė ditura - shfaqja e tij e fundit ėshtė harmonizuar me pėrmbylljen artistike me disa fjalė: “Po edhe nė­se tė pėrgėnjeshtrojnė ty, para tyre pat pėrgėnjeshtruar edhe populli  i Nuhit, Adit dhe Themudit. Edhe populli i Ibrahimit edhe populli i Lutit. Po edhe banorėt e Medjenit. Qe pėrgėnje­shtruar edhe Musai; e Unė jobesimtarėve u pata dhėnė afat, mė pastaj u dhashė dėnim, e ēfarė ishte ai dėnim Imi? (Ua ndry­shova gjendjen nė tė keq).” (Haxhxh, 42-44). Ky ėshtė njė pėrfundim konkret, pastaj pėrfundim fetar e njėkohėsisht edhe pėrfundim artistik.

6 - Ndėrsa sa i pėrket rrėfimit pėr Jusufin, nė pėrmbyllje tė tij nė formė tė veēantė ekziston pėrputhshmėria me rrėfimin nė fillim tė tij. Ky rrėfim fillon me ėndrrėn e Jusufit dhe mbaron me reali­zi­min e po asaj ėndrre duke iu pėrulė prindėrit dhe vėllezėrit e tij, dhe mė nė fund skena ku Jusufi i largon duart nga ēdo gjė dhe i drejtohet Zotit tė tij me kėtė lutje tė sinqertė dhe penduese: “Pasi iu plotėsua dėshira, Jusufi tha: Zoti im, Ti mė ke dhėnė mua pushtet,ma mėsove komentimin e ėndrrave; o Krijues i qiejve dhe i tokės, Ti je kujdestar Imi nė dunja e nė Ahiret, mė bėn tė vdes musliman dhe mė bashko me tė mirėt!” (Jūsuf, 101). Pas kėsaj nuk u shtua asnjė pasus siē ndodhi nė Tevrat, ngase qėllimi fetar u realizua me ēka u realizua edhe pėrmbyllja mė e bukur artistike.

* * *

c) Nga synimet e qėllimeve fetare tė rrėfimit ėshtė qė ai tė pėr­shtatet me mesin nė tė cilin shfaqet. Kjo pėrshtatje krijoi njė lloj tė harmonizimit artistik pėr tė cilin diskutuam nė njė kapitull tė veēantė ku i pėrmendėm tė gjitha llojet e ilustrimit nė Kur’an.

Ndėrsa sa i pėrket pamjes sė tij nė kontekst tė rrėfimit, ne pėr­mendėm njė model tė tij mė parė kur bėmė fjalė pėr qėllimet e rrė­fimit. Pėr kėtė si shembull: “Njoftoi robėrit e Mi, se vėrtet Unė jam ai qė fal shumė dhe mėshirues i madh, por (njoftoi) se edhe dėnimi Im ėshtė dėnim i dhembshėm.” (Hixhr, 49-50), e qė pas kėsaj vijojnė rrėfimet qė i vėrtetojnė kėto njoftime.

Tani do tė cekim disa modele tė tjera nė tė cilat qėllimi fetar pėr­puthet plotėsisht me harmonizimin artistik:

1 - Nė suren A’rafė rrėfimi pėr Ademin u paraqit nė kėtė mėnyrė:

“Ne ju krijuam pastaj ju dhamė formėn, e mandej engjėjve u thamė: Bėni sexhde pėr Ademin. Ata i bėnė sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre qė bėnė sexhde. (All-llahu) tha: Ēka tė pengoi ty tė bėsh sexhde, kur Unė tė urdhėrova? Ai (Iblisi) tha: Unė jam mė i vlefshėm se ai, mė krijove mua nga zjarri, e ate e kri­jove nga balta! (All-llahu) tha: Zbrit nga ai (xhenneti), nuk tė takon tė bėsh kryelartėsi nė tė, dil jasht, s’ka dyshim se ti je i poshtėruar. (Iblisi) tha: Mė afatizo deri nė ditėn kur ringjallen (njerėzit)! (All-llahu) tha: Ti je i afatizuar! (Iblisi) tha: Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t’ju ulem atyre (do t’u zė pusi) nė rrugėn tėnde tė drejtė. Mandej do t’u sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjesh qė tė falėnderohen (tė besojnė)! (All-llahu) tha: Dil nga ai (xhenneti) i urrejtur, i dėbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unė kam pėr ta mbushur xhehennemin me tė gjithė ju. (Ne i thamė) O Adem, ti dhe bashkėshortja jote zini vend nė xhennet, hani ēka tė doni, e mos iu afroni kėsaj peme sepse do tė bėheni prej zullumqarėve (tė vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi) qė t’ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: Zoti juaj nuk ua ndaloi juve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni engjėj, ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshėmve. Dhe iu pėrbetua atyre (duke u thėnė) se: Unė jam kėshillues pėr ju. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn, u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth), nga gjethet e (pemėve tė) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thė­nė): A nuk ua ndalova atė pemė dhe a nuk ju thashė se shej­tani ėshtė armik i haptė pėr ju?! Ata tė dy thanė: Zoti ynė, ne i bėmė padrejtė (e dėmtuam) vetvetes sonė, e nė qoftė se nuk na mbulon (mėkatin) dhe nuk na mėshiron, ne mesiguri jemi prej tė shka­tėrruarve! (All-llahu) tha: Zbritni, jeni armik i njėri-tjetrit. Nė tokė ju e keni vendqėndrimin (vendbanimin) dhe pėrjetimin deri nė njė kohė. Tha: Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdisni (do tė varroseni), dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni).”  (A’rafė, 11-25).

Pas kėtij rrėfimi konteksti i fjalisė vazhdon duke i thirrur bijtė e Ademit qė t’i ruhen djallit: “O bijtė e Ademit, tė mos ju mash­tro­jė kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindėrit tuaj nga xhenneti.” (A’rafė, 27). Pastaj ata udhėzohen qė tė dėfrehen nė kufijtė e le­juar; tė mos e ndalojnė atė qė All-llahu e bėri tė lejuar; dhe t’i dėgjojnė e respektojnė pejgamberėt tė cilėt u vinin nga ana e All-llahut: “Ne i kemi bėrė djajtė miq tė atyre qė nuk besojnė.” (A’rafė, 27).

Pastaj transferohet nė Ditėn e kijametit ku e ekspozon qėndrimin e besimtarėve tė cilėt ndoqėn udhėzimin e All-llahut dhe qėndrimin e jobesimtarėve tė cilėt ndoqėn dredhitė e djallit. Mė nė fund kryhet ekspozimi me hyrjen e tė parėve nė xhennet dhe hyr­jen e tė dytėve nė xhehennem. Ata i thėrrasin burrat e A’rafit ashtu siē pėrmendėm nė kapitullin “Ilustrimi atistik”: “Vazhdoni nė xhennet, as nuk ka frikė pėr ju, as nuk keni pėr t’u bren­go­sur.” (A’rafė, 49). Atyre do t’u kumtohet edhe nga paria e lartė (engjėjt mė tė zgjedhur): “Ky ėshtė xhenneti, u ėshtė dhėnė juve pėr atė qė vepruat.” (A’rafė, 43).

Sikur ky tė ishte “kthim i mėrgimtarėve dhe kthim i tė humburve” nga vendbanimi i lumtur. Sikur ata e merituan kthimin dhe e trashėguan xhennetin pėr shkak se ata nuk e dėgjuan shejtanin, pasi qė dėgjimi i tij ėshtė shkak pėr daljen e tyre nga xhenneti.

Kėtu pra, nė kėtė “kthim” kemi harmonizimin e shfaqjes me atė “dalje” pėr tė cilėn u bė fjalė nė kapitullin “Harmonizimi ar­tis­tik”, qė pa dyshim trajtohet prej niveleve tė shkallės mė tė lartė.

Si ky harmonizim kemi gjurmė edhe nė rrėfimet tjera. Ne kėtu do tė ndalemi me sjelljen e kėtij shembulli, qė sipas tij tė udhėzohen lexuesit nė tė gjitha rrėfimet e Kur’anit.


Veēoritė artistike tė rrėfimit

P

as gjithė kėsaj, tani do t’i ekspozojmė veēoritė e pėr­gjith­shme artistike te tė cilat u realizua qėllimi fetar i rrėfimit nėpėrmjet bukurisė artistike. Kjo, ngase kjo bukuri ar­tis­tike cekjen e tij nė shpirt e bėn mė tė lehtė kurse nė intuitė e futė mė thellė. Studimi sipas kėsaj metode, spikat katėr fenomene ar­tistike tė cilat zėnė vend tė merituar nė studimet artistike tė rrė­fimit tė lirė nė botėn e arteve.

* * *

a) Prej veēorive tė para artistike ėshtė llojllojshmėria e mėnyrės sė shfaqjes.

Ne nė rrėfimet kur’anore vėrejtėm katėr metoda tė ndryshme tė fillimit tė shfaqjes sė rrėfimit. Ato janė si vijojnė:

1) Ndonjėherė para fillimit tė rrėfimit, Kur’ani bėn njė hyrje tė rezymuar e pastaj i cekė detajet prej fillimit e deri nė mbarim tė tij. Pėr shembull, mėnyra e rrėfimit tė “banorėve tė shpellės”. Ai fillon kėshtu: “A mos mendove ti se ata tė vendosurit e shpellės dhe Rekimit ishin nga mrekullitė Tona mė tė ēuditshme? Kur djelmoshat u strehuan nė shpellė e thanė: O Zoti ynė, na dhuro nga ana Jote mėshirė dhe na pėrgatit udhėzim tė drejtė nė tėrė ēėshtjen tonė! Ne u vumė mbulojė mbi veshėt e tyre (i vumė nė gjumė) nė shpellė pėr disa vjet me radhė. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) pėr tė parė se cili prej atyre dy grupeve ėshtė mė preciz nė llogaritjen e kohės se sa gjatė qėndruan.” (Kehf, 9-12).

Ky ėshtė njė rezymim i rrėfimit. Pastaj vijojnė detajet e konsul­timit tė tyre para se tė hyjnė nė shpellė, gjendja e tyre pasi qė tė hyjnė, fjetja e tyre; pastaj zgjimi i tyre, dėrgimi i njėrit prej tyre qė t’u blejė ushqim, zbulimi i tij nė qytet, pastaj kthimi i tij dhe vdekja e tyre, ndėrtimi i faltores, mospajtimi i popullit pėr ēėsh­tjen e tyre, etj. Pra, ky rezymim sikur tė ishte ndonjė hyrje e domosdoshme pėr detajet e njė rrėfimi.

2 - Ndonjėherė cek pasojat e rrėfimit dhe urtėsinė e tij, e pastaj fillon rrėfimi prej ngjarjeve tė para dhe vazhdon duke i detajizuar hap pas hapi. Shembull pėr kėtė e kemi rrėfimin pėr Musain nė suren Kasas. Ai fillon kėshtu: “Kėto janė ajetet e Librit tė plot­kuptueshėm, qė po t’i lexojmė ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e qė ėshtė vėrtet pėr njė popull qė beson. Me tė vėrtetė faraoni ka ngritur kokėn lart nė tokė, e popullin e saj (tokės) e ka grupėzuar dhe njė grup prej tyre e shtyp ashtu qė djemtė e tyre ua mbyt, e gratė e tyre ua lė tė jetojnė. Vėrtet, ai ėshtė prej mė shkatėrrimtarėve. E Ne duam t’i lartėsojmė ata qė u shtypėn nė tokė, t’i bėjmė udhėheqės dhe t’i bėjmė trashėgues. Dhe atyre t’u japim pushtet nė tokė, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisė sė kėtyre dyve t’ua tregojmė atė qė i ruheshin (ia kishin frikėn).” (Kasas, 2-6).

Pastaj vazhdon duke e detajizuar rrėfimin pėr Musain: lindjen e tij; zhvillimin; gjimarrjen; rritjen; vrasjen qė ia bėri egjiptasit dhe daljen e tij... ashtu siē i detajizuam edhe mė parė. Sikur kjo hyrje e ndriēon qėllimin e rrėfimit qė ishte njė parathėnie e domos­doshme pėr ta njohur mėnyrėn se si realizohet qėllimi i plani­fikuar dhe i studiuar.

I ngjashėm, sa i pėrket kėsaj mėnyre, ėshtė edhe rrėfimi pėr Jusu­fin. Ai fillon me ėndrrėn tė cilėn ia rrėfen Jusufi babait tė tij kurse i ati e lajmėron se atij do t’i ngjajė diē madhėshtore. “(Pėrkujto) Kur Jusufi babait tė vet i tha: O babai im, unė pashė (nė ėn­dėrr) njėmbėdhjetė yje dhe diellin e hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde! Ai (Jakubi) tha: O biri im, mos ua trego ėndrrėn tėnde vėllezėrve t’u se po tė bėjnė ndonjė dredhi, s’ka dyshim se djalli pėr njeriun ėshtė armik i haptė. Ja kėshtu Zoti yt tė zgjodhi ty, tė mėson interpretimin e ėndrrave, plotėson dhuntinė e Tij ndaj teje dhe familjes sė Jakubit, sikurse e pat plotėsuar atė mė parė ndaj prindėrve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Vėrtet, Zoti yt ėshtė mė i dijshmi, mė i urti!” (Jūsuf, 4-6).

Mė pas vazhdon rrėfimi sikur ai tė ishte interpretues i ėndrrės dhe ate qė e pritte Jakubi tė ndodhė pas saj. E kur u realizua (ėndrra) pėrfundoi edhe rrėfimi e nuk u vazhdua, ashtu siē e vazhdoi Tev­rati, edhe pas kėtij pėrfundimi tė pėrpiktė artistik.

3 - Ndonjėherė e cek rrėfimin menjėherė pa ndonjė hyrje apo re­zymim. Edhe pse rrėfimi fillon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe be­fas, ai mjafton. Shembull pėr kėtė e kemi rrėfimin pėr Merje­men me rastin e lindjes sė Isait. Befasitė e saj janė tė njohura. Ato do t’i paraqesim detajisht nė njė rast tjetėr. Gjithashtu edhe rrė­fi­mi pėr Sulejmanin,pupėzėn dhe Belkisen qė do tė paraqiten mė vonė.

4 - Ndonjėherė e pėrfytyron rrėfimin sikur tė ishte dramė. Aty do t’i pėrmend vetėm ato fjalė tė cilat japin shenjė pėr fillimin e shfaqjes, e pastaj e lė rrėfimin tė flasė pėr vete pėrmes prota­go­nistėve tė tij. Si shembull kemi skenėn tė cilėn e shfaqėm nga rrė­fimi pėr Ibrahimin dhe Ismailin nė kapitullin “Ilustrimi artistik”: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili duke i ngritur themelet e shtė­pisė”. Ky ėshtė sinjali pėr fillimin e ngjarjes kurse pjesa tjetėr i ėshtė lėnė Ibrahimit dhe Ismailit: “Zoti ynė pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di.” (Bekare, 127). Kėshtu vazhdon deri nė fund tė skenės sė gjatė qė pėr njė rast tė tillė ka shumė shembuj tė ngjashėm nė Kur’an.

* * *

b) Veēoria e dytė artistike ėshtė llojllojshmėria e mėnyrės sė befasisė.

1 - Ndonjėherė e fsheh sekretin e befasisė edhe pėr protagonistin por edhe pėr publikun, nė mėnyrė qė t’ua zbulojė ate qė tė dy palėve pėr njė moment. Shembull e kemi rrėfimin pėr Musain me personin e devotshėm dhe dijetar nė suren Kehf. Ky rrėfim zhvi­llohet kėshtu:

“(Pėrkujto) Kur Musai djaloshit qė e shoqėronte i tha: Nuk do tė ndalem sė ecuri derisa ta arrijė vendtakimin e dy deteve, ose do tė udhėtoj njė kohė tė gjatė. Kur e arritėn ata tė dy vend­takimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugėn e vet si fole (strofull) nė det. Pasi ata e kaluan atė vend, ai (Musai) i tha djaloshit: Na jep drekėn tonė (ushqimin), meqė nga ky udhėtim jemi lodhur. Ai (djaloshi) tha: A sheh!? Kur u strehuam te shkėmbi, unė e harrova peshkun, dhe pėrveē djallit nuk mė bėri kush ta harroj qė tė ta pėrkujtoj ty atė, dhe ai nė mėnyrė tė ēuditshme mori rrugėn e tij pėr nė det! Ai (Musai) tha: Ai ėshtė (vendi) qė ne po e kėrkojmė! Dhe u kthyen qė tė dy rrugės sė tyre prej nga kishin ardhur. Dhe e gjetėn njė nga robėrit Tanė, tė cilit i kemi dhuruar mėshirė nga ana Jonė dhe e kemi mėsuar me njė dituri tė posaēme nga Ne. Atij (Hidrit-nje­riut tė mirė e tė dijshėm) Musai i tha: A pranon tė vijė me ty qė tė mė mėsosh nga ajo qė je i mėsuar (i dhuruar) ti: dituri tė drejtė e tė vėrtetė? Ai (Hidri) tha: Sigurisht, ti nuk do tė mund tė keshė durim me mua! Si do tė durosh pėr atė qė nuk je i njoftuar? (Musai) Tha: Nė dashtė All-llahu, do tė shohėsh se do tė jem i durueshėm dhe nuk do tė kundėrshtoj ty pėr asgjė! Ai tha: Nėse mė shoqėron ti mua, atėherė mos mė pyet pėr asgjė, derisa unė vet tė tė tregoj pėr atė”.

“E ata tė dy shkuan (duke ecur) deri kur hipėn nė anije. Ai (i dijshmi) e shqeu atė. Ai (Musai) tha: A e shqeve qė t’i fundosėsh udhėtarėt e saj, vėrtet bėre njė punė tė hatashme? Tha: A nuk tė thashė se nuk do tė mund tė kesh durim me mua? (Musai) tha: Mos mė qorto sepse harrova dhe mos mė mundo me vėshtirėsi nė kėtė shoqėrim timin (lehtėsoma punėn)!”.

“Vazhduan tė shkojnė deri kur takuan njė djalė tė ri, e ai (i dij­shmi) e mbyti atė. (Musai) Tha: A e mbyte njeriun e pastėr, pa e mbyt ai askė?! Vėrtet ke bėrė njė punė tė shėmtuar! Ai (i dijshmi) tha: A nuk tė thashė se vėrtet ti nuk do tė mund tė kesh durim me mua? (Musai) Tha: Nėse pas kėsaj tė pyes (tė kun­dėrshtoj) pėr ndonjė gjė, atėherė mos mė lejo tė tė shoqėroj. Tashmė ndaj meje ke arsyetim (tė mos mė shoqėrosh)!”.

“Vazhduan tė udhėtojnė derisa arritėn te banorėt e njė qyteti prej tė cilėve kėrkuan t’u japin ushqim, po ata nuk deshėn t’i pranojnė si mysafirė (e as t’i ushqejnė), e ata tė dy gjetėn aty njė mur qė gati po rrėzohej, e ai e drejtoi atė (murin). (Musai) Tha: Sikur tė kishe dashur do t’u merrje shpėrblim pėr kėtė! Ai (i dijshmi) tha: Tash ėshtė koha e ndarjes sonė, e unė do tė tregoj pėr domethėnien e asaj pėr tė cilėn nuk munde tė kesh durim!” (Kehf, 60-78).

Deri nė kėtė vend ne jemi para befasive tė njėpasnjėshme tė cilave nuk ua dimė sekretin. Gjendja ynė ndaj kėtyre befasive ėshtė identike me gjendjen e protagonistit tė rrėfimit, Musait. Madje ne nuk e dimė se kush ėshtė ai qė sillet me kėto sjellje tė ēuditshme po as Kur’ani nuk na informon pėr emrin e tij, si plotėsim i kėsaj atmosfere enigmatike e cila na pėrshkon. E ēfarė vlere ka emri i tij? Ai ka pėr qėllim qė ta pėrfaqėsojė urtėsinė e sekretit mė tė lartė (atij hyjnor) te i cili nuk vlejnė rezultatet (konkluzat) e aty­pėratyshme nė bazė tė premisave (dukurive paraprake) sen­si­bile. Ajo (urtėsia hyjnore) synon nė qėllime shumė tė larta qė nuk mund t’i perceptojė syri i rėndomtė dhe i kufizuar. Moscekja e emrit tė tij pėrputhet me kėtė personalitet figurativ tė cilin e pėr­faqėson. Nė kėtė rast fuqitė e panjohura dominojnė mbi rrėfimin qė nga fillimi i tij. Ja Musai dėshiron ta takojė kėtė njeri tė prem­tuar. Ai merr rrugėn e tij por djaloshi e harron ushqimin te shkėmbi. Kjo i pėrngjanė sikur e harroi me qėllim qė tė kthehet e ta gjejnė kėtė person aty. Takimi i tyre do tė distancohej sikur ta vazhdonin drejtimin e tyre dhe tė mos i kishte kthyer caktimi i Zotit te shkėmbi edhe njė herė. E gjithė atmosfera ėshtė e mbyllur dhe e panjohur, gjithashtu edhe emri i njeriut ėshtė misterioz dhe i panjohur.

Pastaj sekreti fillon tė shpaloset duke ia bėrė me dije publikut nė tė njėjtin ēast kur ia bėn me dije edhe Musait:

“Sa i pėrket anijes, ajo ishte pronė e disa tė varfėrve qė punojnė nė det, e unė desha ta bėj atė me tė meta, ngase para tyre ishte njė sundues qė grabiste ēdo anije (tė aftė - pa tė meta). Sa i pėrket djaloshit, dy prindėrit e tij ishin besimtarė, e u frikėsuam se ai do t’i shpie ata tė dy nė humbje e nė mosbesim. Deshėm qė Zoti i tyre t’u japė nė vend tė tij njė mė tė mirė se ai dhe mė tė afėrt nė respekt e nė mėshirė (ndaj prindėrve). Sa i pėrket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar ari dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimat) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vetė thesarin e tyre. Kjo ishte mėshirė e Zotit tėnd (ndaj tyre). Dhe unė nuk e bėra tėrė atė sipas bindjes sime (por sipas udhėzimit tė Zotit). Ky pra ėshtė sqarim i asaj pėr tė cilėn nuk munde tė kesh durim.” (Kehf, 79-82).

Nė kėtė hutesė tė sekretit tė zbuluar humbet gjurma e njeriut dije­tar. Mendjeve tė hutuara pasi tė rivetėdijėsohen u shkon ndėr­mend tė pyesin: Kush ishte ky? - Kurse ato nuk marrin pėrgjigje. Ai shkoi nė drejtim tė panjohur, ashtu siē erdhi nga drejtimi i pa­njohur. Ky rrėfim shėmbėllon urtėsinė e madhe, kurse kjo urtėsi nuk e zbulon veten pos me masė, ashtu qė pastaj mbetet enig­ma­tike pėrgjithmonė.

Edhe kjo gjithashtu ėshtė hapėsirė prej hapėsirave tė harmo­ni­zimit. Ajo zuri vend nė kapitullin “Harmonizimi artistik” e tani lexuesi le ta transferojė nė kėto hapėsira.

2 - Ndonjėherė sekretin ua zbulon spektatorėve kurse prota­go­nis­tėt e rrėfimit i lė tė verbėr. Ata sillen lirisht e nė anėn tjetėr nuk dinė asgjė pėr sekretin. Kurse ata (spektatorėt) i shohin sjelljet e tyre haptazi. Mesiguri kjo ėshtė kėshtu si prezentim i talljes nė tė cilin do tė marrin pjesė spektatorėt qė nga momenti i parė dhe tė cilėve do t’u jepet mundėsia tė tallen me gjestet e aktorėve!

Njė gjė tė tillė ne e pamė me rastin e rrėfimit pėr pronarėt e kop­shtit: “Kur u betuan se do ta vjelin atė herėt nė agim. E nuk thanė (kur u betuan) Nė dashtė All-llahu! E sa qenė ata fjetur, atė (kopshtin) e goditi njė bela nga Zoti yt. Dhe ai gdhiu si tė ishte i vjelur.” (Kalem, 17-20).

Nė ndėrkohė kur ne e dimė se ēka ndodh, pronarėt e kopshtit nuk e dinė: “Ata nė mėngjes thėrritnin njėri-tjetrin. Ngrehuni herėt te prodhimet tuaja nėse doni t’i vilni! Dhe ata vajtėn duke pėshpėritur nė mes vete (tė mos i dėgjojė kush). Tė mos lejojnė tė afrohet sot nė tė asnjė i varfėr. Dhe vazhduan herėt me atė qėllim tė pėrcaktuar tė tyre.” (Kalem, 21-25).

Ne shikuesit tallemi me ta derisa ata thirrnin njėri-tjetrin dhe pėshpėritnin. Nė anėn tjetėr, kopshti ėshtė shėmtuar si tė ishte i vjelur, derisa mė nė fund u zbulua sekreti pasi qė ne u ngopėm me shpotitje dhe tallje: “E kur e panė atė, thanė: “S’ka dyshim, ne jemi nė humbje. Bile ne kemi mbetur edhe pa tė!” (Kalem, 26). Ky ėshtė ndėshkimi qė u takon atyre qė u ndalojnė (nga tė mirat e All-llahut) tė ngratėve!

Edhe ky ėshtė njė lloj i harmonizimit i cili u bashkangjitet tė tjerėve.

3 - Ndonjėherė spektatorėve ua zbulon njė pjesė tė sekretit i cili ėshtė i pazbuluar pėr protagonistin dhe njė pjesė tjetėr e cila ėshtė misterioze edhe pėr shikuesit edhe pėr protagonistin, dhe ate brenda njė rrėfimi. Shembull pėr kėtė e kemi rrėfimin pėr fronin e Belkises i cili iu soll (Sulejmanit) sa njė dremitje syri. Ne u kup­tuam se ai erdhi nė duart e Sulejmanit ndėrkohė kur Belkisja nuk e dinte kėtė. E kur erdhi ajo, iu tha: “A ėshtė i kėtillė froni yt? E ajo tha: Si tė ishte vetė ai?!” (Neml, 42). Kjo ėshtė njė befasi pėr Belkisen tė cilėn ne e kemi ditur mė herėt. Mirėpo befasia e pa­llatit tė lėmuar nga qelqi mbeti e fshehur pėr ne dhe pėr tė derisa kur u befasuam sė bashku me Belkisen atėherė kur “Asaj iu tha: Hyn nė pallat, e kur e pa atė mendoi se ėshtė njė ujė i madh dhe i pėrvoli kėmbėt. Ai tha: Ky ėshtė njė pallat i lėmuar prej qelqi!”. (Neml, 44) Kėtė tregim ne do ta shtjellojmė mė vonė de­tajisht.

4 - Ndonjėherė nė rrėfim nuk ka ndonjė fshehtėsi. Por me befa­sinė ndeshen protagonisti dhe publiku dhe nė tė njėjtėn kohė gjithashtu e kuptojmė fshehtėsinė e saj po nė atė moment. Shem­bull i kemi befasitė e rrėfimit pėr Merjemen atėherė kur vetmohet dhe ndahet nga familja e saj. Aty befasohet me takimin e shpirtit besnik, Xhibrilit nė formė tė njeriut. Andaj edhe i thotė: “Unė i mbėshtetem Tė Gjithėmėshirshmit pėr mbrojtje nga ti, nėse je qė i frikėsohesh Atij (mė le tė lirė)!”. (Merjem, 18). Vėrtet, ne kup­tuam para saj pėr njė ēast se ai ėshtė “shpirti”, por situata nuk zgjati shumė, dhe ai e lajmėroi: “Ai (Xhibrili) tha: Unė jam ve­tėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr!” (Merjem, 19). Ne u befasuam bashkė me te edhe kur dhembja e lindjes e mbėshteti atė te njė trup i hurmės: “Ajo tha: Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti!. E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili): Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji)...” (Merjem, 23).

c) Veēoria e tretė nė shfaqjen e rrėfimit ėshtė: Ekzistimi i disa zbrazėtirave (pushimeve) mes njė skene dhe skenės tjetėr, tė cilat i krijojnė ndarjet e skenave dhe pėrpjesėtimet e akteve me qėllim qė tė bėjnė mes ēdo dy skenave apo dy serive njė zbrazėtirė tė cilėn e plotėson imagjinata e shikuesit duke u dėfryer me ngritjen e urės mes skenės sė kaluar dhe skenės sė ardhshme.

Kjo metodė pėrafėrsisht ushtrohet nė tė gjitha rrėfimet kur’anore. Ajo mund tė vėrehet edhe nė ato rrėfime qė i kemi paraqitur mė parė. Ndėrsa sa i pėrket kėtij rasti, ne do tė sjellim shembull nga rrėfimi i Jusufit: ky rrėfim ėshtė ndarė nė njėzet e tetė skena. Le t’i shfaqim disa prej tyre:

Vėllezėrit e Jusufit ia mėsyen “depove tė tokės” nė vitet e thatė­sirės pėr tė kėrkuar grurė. Jusufi kėrkoi prej tyre ta sjellin vėllain tjetėr (i vėllai i Jusufit prej babės dhe nėnės), e ata e sollėn pėr­kundėr mosdashjes sė babait tė tyre. Mandej Jusufi e vuri tasin e mbretit nė barrėn e tij dhe e mori peng nė emėr tė asaj se ai ėshtė vjedhės ashtu qė Jusufin ta ndalė te ai...

Mandej, ja ata, vėllezėrit e tij ndahen mėnjanė qė tė kontrollohen pėr rastin e tyre. Jusufi refuzoi ta marrė ndonjėrin prej tyre nė vend tė tij: “E kur e humbėn shpresėn prej tij, u veēuan pėr t’u kontrolluar. Mė i madhi prej tyre tha” A nuk e dini qė babai juaj ka marrė prej jush besėn nė All-llahun, e mė parė ēfarė padrejtėsishė kemi bėrė ndaj Jusufit?. Unė pra nuk ndahem kurrė prej kėsaj toke (Egjiptit) deri qė tė mė lejojė babai im, ose tė vendosė All-llahu (mirė) pėr mua, e Ai ėshtė gjykatės mė i drejtė. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: O babai ynė, djali yt vodhi, ne dėshmojmė vetėm pėr atė qė dijmė, e pėr tė fshehtėn ne nuk ishim roje! Ti dėrgo e pyeti (banorėt nė) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe ata me karvanin me tė cilin kemi ardhur. Ne jemi tė drejtė (pėr atė qė e themi).” (Jūsuf, 80-82).

Nė kėtė moment lėshohet perdja qė tė takohemi me ta, jo nė Egjipt e as nė rrugė gjatė udhėtimit por para babait tė tyre. Ata ia pėrcjellin porositė e vėllait tė tyre, por pa i dėgjuar ne. Perdja hapet pėrsėri, kur ja ne, e gjejmė babain e tyre duke u thėnė: “Ai (Jakubi) tha: Jo, ēėshtjen e ka kurdisur epshi juaj, (mua nuk mė ka mbetur tjetėr) durimi i mirė, ėshtė shpresė qė All-llahu do t’mi sjell tė gjithė: Ai ėshtė mė i dijshi, mė i urti." (Jūsuf, 83). Perdja lėshohet pėrsėri.

Tani do tė shohim njė skenė tjetėr mes Jakubit dhe bijve tė tij. Atė do ta shohim se si i janė zbardhur sytė nga dėshpėrimi. Malli pėr Jusufin ėshtė i pranishėm pėrherė. Bijtė e tij ia shohin pėr tė madhe pėr gjithė kėtė brengė. Atėherė ai: “Ua ktheu shpinėn e tha: O mjerė unė pėr Jusufin, nga pikėllimi iu zbardhėn tė dy sytė, por i pėrmbajtur (nga pikėllimi). Ata thanė: Pėr All-llah­un, ti vazhdimisht e pėrkujton Jusufin derisa do tė sėmuresh rėndė, ose do tė shkatėrrohesh. Ai (Jakubi) tha: Unė hidhėrimin dhe pikėllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unė e di pėr All-llahun atė qė ju nuk e dini. O bijtė e mi, shkoni dhe hulumtoni (nė Egjipt) pėr Jusufin dhe vėllain e tij, e mos e humbni shpre­sėn nga mėshira e All-llahut, sepse vetėm populli jobesimtar e humb shpresėn nė All-llahun.” (Jūsuf, 83-87). Kėtu pėrsėri mbyllet perdja. Ata marrin rrugėn e ne nuk dimė asgjė, por kur ngrihet perdja i gjejmė para Jusufit nė Egjipt: “E kur hyjnė te ai (Jusufi), thanė: O ti zotėri, neve dhe familjen tonė na ka goditur njė skamje e vėshtirė, e kemi ardhur me njė mall tė vjetėr, e ti pra na mbush masėn (barrėn) dhe na dhuro, All-llahu i shpėr­blen ata qė dhurojnė.” (Jūsuf, 88). E kėshtu pra vazhdon me radhė.

Edhe rrėfimet pėr banorėt e shpellės, Merjemen dhe Sulejmanin zhvillohen sipas tė njėjtit kontekst. Ato do t’i ekspozojmė deta­jisht nė temėn e ardhshme.


Ilustrimi nė rrėfim

K

ėtė titull e kemi veēuar si pėrfundim pėr veēorinė e katėrt. Kjo veēori ėshtė prej veēorive mė tė dalluara artistike tė rrėfimit dhe mė tė lidhurave ngusht me titullin e kėtij libri “Ilustrimi artistik nė Kur’an”. Ne kemi thėnė mė herėt se: Shprehja kur’anore e interpreton rrėfimin me brushėn e ilustrimit mahnitės me tė cilin i pėrfshinė tė gjitha skenat dhe tė gjitha aktet tė cilat i pasqyron. Andaj rrėfimi shndėrrohet nė ndodhi qė ka ngjarė dhe skenė ku ka lėvizje, e jo rrėfim qė tregohet e as ndodhi qė ka kaluar.

Tash themi: Ky ilustrim nė skenat e rrėfimit ėshtė ngjyra-ngjyra: Njė ngjyrė paraqitet nė fuqinė e shfaqjes dhe gjallėrimin e saj, njė tjetėr paraqitet nė sensibilizimin e emocioneve dhe reagimeve; njė tjetėr paraqitet nė pėrshkrimin e protagonistėve. Kjo nuk don tė thotė se kėto ngjyra janė tė ndara por ndonjėra prej tyre dallohet nė disa raste dhe dominon mbi tė tjerat, andaj edhe cilėsohet me emrin e saj. Nė tė vėrtetė, tė gjitha kėto gjurmė artistike paraqiten nė tė gjitha skenat e tregimeve. Kėtė mund ta sqarojė shembulli e kurrsesi mendimi i shkruar:

Qė mė parė e ekspozuam rrėfimin pėr pronarėt e kopshtit, skenėn e Ibrahimit dhe Ismailit para Qabes, skenėn e Nuhit dhe tė birit tė tij gjatė vėrshimit...

Tė gjithė kėto janė shembuj pėr fuqinė e shfaqjes dhe gjallėrimit, saqė lexuesit do t’i shkonte mendja se skena ėshtė e pranishme, ndihet dhe shihet, siē edhe sqaruam mė parė. Ndėrsa kėtu do tė shtojmė njė shembull tė ri.

Ja, ne jemi ata qė jemi dėshmitarė tė “banorėve tė shpellės” kur ata konsultoheshin pėr hallin e tyre pasi u udhėzuan nė rrugė tė All-llahut nė mes tė popullit mushrik (idhujtar):

“Ne po ta rrėfejmė saktė ēėshtjen e tyre. Ata ishin disa djel­mosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne edhe mė tepėr ua shtu­am bindjen. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bėmė tė qėn­dru­eshėm) saqė kur u ngritėn thanė: Zoti ynė ėshtė Zot i qiejve dhe i tokės, nuk adhurojmė ndonjė zot tjetėr pos Tij, sepse atėherė do tė thoshim diē shumė mizore! Ky, populli ynė, ka besuar zota tė tjerė pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjė argument tė qartė pėr ata! A ka mė mizor se ai qė shpif gėnjeshtėr ndaj All-llahut? Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj qė adhurojnė ata, pos All-llahut, atėherė strehohuni nė shpellė, e Zoti juaj ju dhuron nga mėshira e Tij dhe ua lehtėson nė ēėshtjen tuaj atė qė ėshtė nė dobinė tuaj.” (Kehf, 16).

Kėtu mbaron skena dhe bie perdja. E kur tė ngrihet perdja, pėr­sėri do t’i gjejmė se ata veē e kanė zbatuar atė qė u pajtuan mes vete. Ja tani ata i shohim nė shpellė. Ja ata i shohim me sytė e vėrtetė. Shprehja nuk mund t’i lė vend dyshimit se ne nuk i shohim tė bindur:

“Dhe ti e shihje diellin kur lindte, bartej prej shpellės sė tyre nga ana e djathtė, e kur perėndonte largohej nga ata nga ana e majtė, e ata ishin nė njė vend tė gjerė tė saj.” (Kehf, 17). E si mos tė themi se e gjithė kjo ėshtė gjallėrim i skenės! Pa dyshim teatri bashkėkohor me tė gjitha mjetet e ndriēimit ėshtė i paaftė ta inskenojė kėtė lėvizje tė valėzuar. Lėvizjen e diellit kur “ai bar­tej” nga shpella me rastin e lindjes sė tij dhe nuk e ndriēonte (vetė fjala e ilustron kuptimin e saj), dhe largohej nga ata kur perėn­donte dhe nuk u binte atyre. Ndoshta kinematografia me njė angazhim tė madh do tė mund ta incizojė kėtė lėvizje tė ēuditshme tė cilėn fjalėt e kanė incizuar me njė lehtėsi tė papėrshkrueshme...

Mė pas tė shohim kur “ata ishin nė njė vend tė gjerė tė saj”. Kėtu fjalėt edhe njėherė krijojnė mrekulli. Ato nxjerrin nė pah formėn e shtrirjes dhe lėvizjes sė tyre sikur ata shtangen dhe lėvizin pandėrprerė “do tė mendojė se ata janė tė zgjuar, ndėrsa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim herė nė krahun e djathtė e herė nė tė majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirė kėmbėt e para pra­nė hyrjes. Sikur tė kishe hasur nė ta, do tė ishe kthyer duke ikur dhe do tė ishte mbushur frikė prej tyre.” (Kehf, 18). Nė kėtė mė­nyrė shkrepen fjalėt me ilustrim dhe lėvizje nė gjithė kėtė lehtėsi.

Befasisht fillon tė gjallėrojė jeta. Tė shikojmė e tė dėgjojmė:

“Ashtu (sikur i vumė nė gjumė) i zgjuam ata qė tė pyesin njėri-tjetrin (se sa kanė fjetur). Njėri prej tyre foli e tha: Sa keni ndenjur? Ata thanė: Kemi ndenjur njė ditė ose njė pjesė tė ditės! Disa thanė: Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndenjur, prandaj dėrgoni njėrin prej jush me kėtė argjend (monedhė argjendi) nė qytet, e tė zgjedh ushqim mė tė mirė, e t’ua sjell atė juve dhe le tė ketė shumė kujdes e tė mos i japė tė kuptojė askujt pėr ju. Nėse ata (tė qytetit) kuptojnė pėr ju, do t’ju mbysin me gurė, ose do t’ju kthejnė nė fenė e tyre, atėherė kurrė nuk keni pėr tė shpėtuar.” (Kehf, 19-20).

Kjo ėshtė skena e tretė - ose mbarimi i skenės sė dytė - ata veē mė janė zgjuar. Pyetja e parė qė iu parashtrua atyre ishte: Sa keni ndenjur? - Pėrgjigjja jepet: Kemi ndenjur njė ditė apo njė pjesė tė ditės, kurse ne e dimė shumė mirė se ata kanė ndenjur shumė, shumė mė gjatė. Neve na u bė i njohur rrėfimi shkurtimisht para se tė detajizohet. Megjithatė, ata janė tė urtė dhe shpejtojnė pėr t’u vėrtetuar. Madje ata janė besimtarė. Andaj le tė jetė mani­fes­timi i besimit tė tyre tė thonė:

“Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndenjur”. Mirėpo ata kanė drojė se vallė kush po e pėrhap ēėshtjen e tyre. Ata tė dėrguarin e tyre e porosisin qė tė sillet me kujdes e mos t’i japė askujt tė kup­tojė pėr ta. Ata nuk dėshirojnė qė populli ta dijė vendstre­himin e tyre ngase mund t’i gurėzojnė (mbysin) ose t’i kthejnė nė fenė e tyre. Derisa ne e dimė se ata nuk ka kush qė t’i gurėzojė ose t’i largojė nga feja e tyre, por le ta pėrcjellim kėtė tė dėrguar nė skenėn e tretė:

E ku ėshtė kjo skenė? Kėtu kemi zbrazėtirė tė lėnė pėr imagjinim. Ne nuk shohim pos asaj se ēėshtja e tyre ėshtė zbuluar dhe nje­rėzit i kanė hasur ata, edhe pse njerėzit kėsaj radhe ishin besim­tarė e jo pabesimtarė.

“Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t’i shohin njerėzit), e tė kuptojnė se premtimi i All-llahut (pėr ringjallje) ėshtė i sigurt.” (Kehf, 21).

Ja kėtu zbulohet qėllimi fetar i rrėfimit, mirėpo edhe aspekti artis­tik veē ėshtė plotėsuar. Tash imagjinata le tė parafytyrojė se ē’ndodhi kur shkoi i dėrguari i tyre dhe kur u zbulua ēėshtja e tij?

Kėtu kemi pėrsėri njė zbrazėtirė tjetėr. Aty si duket kanė vdekur por jo, ata vėrtet kanė vdekur, ndėrsa populli jasht shpellės zihej me fjalė e konsultohej pėr hallin e tij se cilės fe i ka takuar?

“Mu atėherė kur ata (populli) ziheshin me fjalė pėr ēėshtjen e tyre, ata thanė: Ndėrtoni atyre njė ndėrtesė (tė jetė e shenjė). Zoti i tyre di mė sė miri pėr ta. E ata qė ishin me shumicė thanė: Do tė ndėrtojmė gjithqysh nė hyrjen e tyre njė xhami.” (Kehf, 21).

Kėtu kemi zbrazėtirėn e tretė. Imagjinata le ta pėrfytyrojė se ēfarė xhamie ndėrtuan pėr ta. Kurse njerėzit, pasi pėrfundoi ēėshtja e tyre, ja ata - si ėshtė traditė te njerėzit, - i pėrcjellin lajmet e tyre. Ata polemizonin pėr numrin e tyre dhe vitet tė cilat i kaluan aty:

“Ata (qė besonin pėr kėtė) do tė thonė: Ishin tre, i katėrti ishte qeni i tyre, e disa thonė: ishin pesė, e qeni ishte i gjashti i tyre. Duke bėrė supozime pėr atė qė se kanė parė, po edhe thanė: Ishin shtatė e qeni i tyre ishte i teti!” (Kehf, 22).

Ja, kėshtu popullin e pėrfshiu misteri pasi qė u plotėsua urtėsia fetare nga ringjallja e tyre. Andaj ata udhėzohen qė kėtė sekret le t’ia mbėshtesin Atij qė ėshtė misterioz (i papashėm): “Thuaj” Zoti im di mė sė miri pėr numrin e tyre, pėrveē njė pakice nuk di kush pėr ta, e ti (Muhammed) mos polemizo pėr numrin e tyre vetėm nė mėnyrė globale, dhe askė mos e pyet pėr tė.” (Kehf, 22).

Pas kėsaj piqen kushtet pėr t’i bėrė udhėzimet fetare tė njohura. Ne tash jemi pas pėrfundimit tė rrėfimit pėr ringjalljen, fuqinė hyjnore dhe tė ruajturit e sekretit. Andaj kėtu thotė: “Dhe mos thuaj kurrsesi pėr ndonjė ēėshtje: Unė kėtė do ta bėjė nesėr! Vetėm (nėse ia shton): Nė dashtė All-llahu! E kur tė harrosh pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: Shpresohet se Zoti im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij (qė ua dha banorėve tė shpellės).” (Kehf, 23-24). Pėr kėtė udhėzim pėrmendet njė rast i veēantė me Muhammedin alejhisselam, por neve nuk na intereson ta detajizojmė kėtė shkak. Kjo pėr ne ėshtė njė dukuri e pėr­gjithshme qė ka nevojė pėr udhėzim fetar gjatė rrėfimeve pas tyre dhe nė ēastet e pėrshtatshme emocionale. Kėtu pa dyshim e kemi rastin mė tė pėrshtatshėm. Nė fund kemi njė lajm tė sigurt pėr kohėn e qėndrimit tė tyre nė shpellė. Kjo edhe ėshtė e nevojshme pėr rrėfimin ndėrsa sa i pėrket numrit tė tyre, ai do tė mbetet i panjohur: “Ata qėndruan nė shpellėn e tyre treqind e nėntė vjet.” (Kehf, 25). Ky ajet jep edhe njė rast tė volitshėm pėr udhė­zimin fetar: “Thuaj: All-llahu e di mė sė miri sa kanė ndenjur, Atij i takon fshehtėsia e qiejve dhe e tokės. Sa (i ēuditshėm) ėshtė tė pamurit e Tij dhe tė dėgjuarit! Pos Tij, ata njerėzit, nuk kanė ndihmėtarė. Nė vendimin  e Tij nuk mund t’i pėrzihet askush. Lexo ēka tė ėshtė shpallur ty nga Libri i Zotit tėnd! Nuk ka kush qė mund t’i ndryshojė fjalėt e Tij, dhe pos Tij nuk mund tė gjesh strehim.” (Kehf, 26-27).

Ne arritėm qė t’i vėmė nė spikamė tė gjitha veēoritė e rrėfimit tė cilat u ekspozuan kėtu. Megjithatė, pa dyshim “fuqia e shfaqjes dhe gjallėrimi i saj” ėshtė elementi mė i dallueshėm nė tė gjitha skenat e rrėfimit, dhe se kjo ngjyrė ėshtė ajo qė i pėrshtatet mė te­pėr dhe dominon mbi ngjyrat tjera.

Tash shkojmė nė ngjyrėn e dytė prej ngjyrave tė ilustrimit nė rrė­fim: ilustrimi i emocioneve dhe reagimeve dhe dallueshmėria e tyre.

Ne mė parė e kemi ekspozuar rrėfimin pėr pronarin e dy kop­shteve dhe shokut tė cilin e polemizonte dhe rrėfimin e Musait me atė njeriun “njė nga robėrit Tanė, tė cilit i kemi dhuruar mė­shirė nga ana Jonė”. Qė tė dy rrėfimet i pėrshkruajnė emocione tė ndryshme dhe i dallojnė pėrskaj pėrshkrimit tė protagonistėve dhe gjallėrimit tė skenave. Por ne kėtu do t’ua bashkangjesim njė rrėfim tjetėr duke e ekspozuar detajisht. Fjala ėshtė pėr rrėfimin pėr Merjemen me rastin e lindjes sė Isait.

“E pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje. Ajo, vuri njė perde ndaj tyre...” (Merjem, 16-17).

Dhe ajo e vetme dhe e mėnjanuar, e qetė me vetminė e saj. Nė ndėrgjegjen e saj dominon ajo qė dominon mbi njė vashė kur e kapin ethet! Ja tani ajo befasohet vrullshėm dhe fillon t’i pėrēojė kujtimet e saj pėr tė ardhmen e largėt. Pėr shkak tė gjendjes nė tė cilėn ishte, ja se ē’i ndodhė: “...Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi. Ajo tha: Unė i mbėshtetem Tė Gjithėmėshirshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij (e tė mė lėshė tė lirė)!”. (Merjem, 17-18) Kjo ėshtė klithje e virgjėreshės sė gjorė tė cilėn e befason njė njeri nė vetminė e saj. Ajo mundo­het t’ia tregojė takvallėkun (frikėrespektin) nė shpirtin e tij: “Nėse je qė i frikėsohesh Atij”. Ne edhe pse e dinim se ai ėshtė “shpirti besnik” ajo nuk e dinte, pos se ai ėshtė njeri. Nė kėtė ēast imagjinata e pėrfytyron atė vajzė tė pastėr e tė pafajshme me virtyte tė familjes sė ndershme. Ajo u edukua me edukatė fetare “nėn kujdesin e Zekeriasė”, pasi qė nėna e saj ia kushtoi thjesht shėrbimit tė Zotit derisa ajo ishte nė barkun e saj...

Kjo ėshtė drithma e parė:

“Ai (Xhibrili) tha: Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber).”(Merjem, 19). Tani le ta pėrfytyrojė imagjinata vėllimin e trembjes sė trupit nga ky njeri i panjohur (pėr tė cilin ende nuk ėshtė e sigurt e ai vėrtet ėshtė i dėrguar nga ana e Zotit tė saj, ndoshta ato janė mashtrime tė ndonjė dėmprurėsi i cili dėshiron ta shfrytėzoj pastėrtinė e saj). Ai ia kumton ato fjalė tė cilat lėndojnė nderin e vajzės sė turp­shme kur i thotė se dėshiron t’i dhurojė njė djalė kur ata dy janė tė vetmit tė vetmuar.

E kjo ėshtė drithma e dytė.

Pastaj vjen guximi femėror duke e mbrojtur nderin e saj “Ajo tha: si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ka prekur njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenė e pamoralshme?” (Merjem, 20). Ajo i drejtohet kėshtu haptazi, me fjalė ēelė sepse ajo dhe njeriu janė nė vetmi. Qėllimi i befasisė sė tij ndaj saj tani u shpa­los. Ajo ende nuk e di sesi do t’i dhurojė fėmijė. Shqetėsimin e situatės nuk mundėn ta lehtėsojnė as fjalėt qė ia tha asaj: “Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd”. Ky mund tė jetė mashtrim i ndonjė dėmprurėsi siē thamė. Kėtu turpi dhe trembja kurrsesi tė hiqen andaj fjala e hapur kėtu ėshtė e pėrshtatshme:

“Ai (Xhibrili) tha: Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa baba) argu­ment pėr njerėzit dhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer.” (Merjem, 21).

E mė pas ēka?

Kėtu do tė gjejmė zbrazėtirė nė mes tė rrėfimit, njė zbrazėtirė tė madhe artistike qė ia lė imagjinatės ta pėrfytyrojė. Mandej rrėfimi vazhdon nė rrugėn e tij qė ta shohim kėtė virgjėreshė tė gjorė nė njė skenė edhe mė tė lemeritshme:

“Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark) u izolua nė njė vend tė largėt... Dhembja (e lindjes) e mbėshteti atė te njė trung i hurmės. Ajo tha: Ah e mjera unė, mė mirė tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti!” (Merjem, 22-23).

Ja pra, kjo ėshtė drithma e tretė.

Edhe pse nė rastin e parė ajo i doli ballė vetes sė saj nė vetmi me nder, edukatė dhe moral, ajo tash ėshtė nė prag tė daljes pėrballė popullit me skandalin mė tė madh. Mė pas ajo u pėrballon dhembjeve trupore pėrskaj dhembjeve shpirtėrore. Ajo tani balla­faqohet me dhimbjen prerėse tė trupit e cila i erdhi (pėr lindje) dhe e mbėshteti pėr trungun e hurmės. Ashtu e vetmuar dhe e veēuar ankohet me pazakonshmėrinė e virgjėreshės kur t’i vjen dhimbja (e lindjes). Ajo pėr asgjė nuk di, atė s’ka askush qė ta ndihmojė. Atėherė ajo klith dhembshėm: “Ah e mjera unė, mė mirė tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti”. Ne pothuajse i shohim dhembjet nė fytyrėn e saj, e ndjejmė shqetė­si­min e ndėrgjegjes sė saj dhe i pėrjetojmė vendet e dhembjes te ajo.

“E prej sė poshtmi atė e thirri (fėmija): Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji). E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė ty hurma tė freskėta. Ti pra ha, pi e qetėsohu dhe nėse e sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: Unė kam vendosur heshtje pėr hir Tė Gjithėmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas!” (Merjem, 24-26).

Kjo ėshtė drithma e katėrt dhe befasia mė e papritur. Pothuajse neve - e jo Merjemen - na lėshuan kėmbėt nga shqetėsimi i drith­mave dhe ēudive: fėmija i cili sapo lindet e thėrret prej sė posht­mi?!! Ia zbut vėshtirėsitė asaj dhe ia tregon ushqimin.  A nuk ėshtė kjo habia mė e madhe!

Jemi tė sigurt se ajo mbeti e shtangur nga habia njė kohė tė gjatė, por edhe e hutuar para se ta zgjasė dorėn e saj nė trungun e hurmės pėr ta shkundur e pėr t’i ra asaj hurmat e freskėta. Kjo iu parashtrua qė sė paku ajo tė vėrtetohet dhe zemra t’i shėrohet pėr ballafaqimet qė do t’i ketė me familjen e saj. Kėtu kemi edhe njė zbrazėtirė e cila i lihet imagjinatės qė ajo ta ngrisė njė urė e tė kalojė nė anėn tjetėr...

“Dhe duke e bartur n’gryk, shkoi me tė te tė afėrmit e vet!”.

Tani le tė qetėsohet Merjemeja, le t’i transferojė drithmat e saj shpirtėrore te dikush tjetėr. “Ata i thanė: Oj Merjeme, ke bėrė njė punė shumė tė keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!”, (Merjem, 27-28).

Drithmėn e lėshojnė gjuhėt e popullit pėrmes talljes dhe ironisė qė ia bėjnė “motrės sė Harunit”! Pėrkujtimi qė i bėhet asaj nė kėtė vėllezėri tregon distancėn kohore (mes saj dhe Harunit), se kėsi rasti nė kėtė shtėpi nuk ka ndodhur kurrė mė parė: “Babai yt nuk ishte njeri i prishur, e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!”.

“Atėherė ajo u dha shenjė nga ai (Isai)”. (Merjem, 29). Siē duket, ajo ishte e sigurt se mrekullia edhe kėsaj radhe do tė pėrsėritet. Ndėrsa ata, ēka do tė themi pėr ta pos ēudisė e cila do t’i kaplojė dhe nėnēmimit i cili do t’i shqetėsojė shpirtrat e tyre derisa shohin virgjėreshėn se si u kundėrvihet me fėmijė. Pastaj ajo e merr veten dhe u sinjalizon atyre qė ta pyesin pėr sekretin e saj? Ata thanė: “Si t’i flasim atij qė ėshtė foshnje nė djep?” (Merjem, 29).

Por ja, tani do tė dalė nė pah mrekullia e pritur: “Tha: Unė jam rob i All-llahut, mua mė ka dhėnė (mė ka caktuar tė mė japė) librin e mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqat derisa tė jem gjallė. Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė e as tė padėgjueshėm. Selami (shpėtimi prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes, dhe ditėn kur tė dal i gjallė!” (Merjem, 30-33)

Sikur ne tė mos e dinim mė parė se ē’do tė ndodhė, do tė na dridheshin kėmbėt nga lemeria ose do tė na ngallmoheshin gjymtyrėt nga hutia apo do tė na ngriheshin gojėt e hapura nga ēudia. Mirėpo ne e dinim, andaj prej impresionimit le tė shpėrthejnė lotėt prej syve tanė. Nė ato momente bie perdja, ndėrsa sytė lotojnė pėr kėtė fitore. Nė ato ēaste dėgjojmė nė formė kumtuese nė rastin mė tė volitshėm pėr bindje dhe pranim:

“Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime. Nuk i takoi (nuk ka nevojė) All-llahut tė ketė ndonjė fėmijė, i pastėr ėshtė Ai, kur dėshiron njė gjė Ai vetėm thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet. (Isai i tha popullit tė vet) Dhe se All-llahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurone Atė, kjo ėshtė rrugė (fe) e drejtė.” (Merjem, 34-36).

Kėtu u shpalos qėllimi fetar e u shpaluan edhe skenat e rrėfimit. Mirėpo ajo nė tė cilėn fare s’dyshohet ėshtė ēėshtja se fuqia e shfaqjes sė emocioneve dhe reagimeve kėtu ėshtė dominante dhe se kjo ngjyrė edhe i pėrshtatet asaj dhe ėshtė me te mė shumė se ngjyrat tjera.


Pėrshkrimi i protagonistėve nė rrėfim

K

ėsaj here do tė flasim pėr ngjyrėn e tretė prej ngjyrave tė ilustrimit nė rrėfim. Atė ne do ta veēojmė prej tyre edhe pse ajo ėshtė njė prej tyre. Fjala ėshtė pėr pėrshkrimin e protagonistėve dhe zbulimin e tyre.

Qysh herėt ne e ekspozuam rrėfimin pėr pronarin e dy kopshteve dhe shokun e tij si dhe rrėfimin pėr Musain dhe mėsuesin e tij. Nė tė dy rrėfimet ka dy forma shėmbėlluese. Shembuj tė kėsaj ngjyre tė ilustrimit janė rrėfimet e tėrė Kur’anit. Kjo ėshtė ajo veēori da­lluese e kėtyre rrėfimeve. Ajo ėshtė veēori ekskluzivisht artistike dhe vetvetiu ėshtė qėllim i rrėfimeve artistike nė veēanti. Te tė gjitha rrėfimet kur’anore tipar kryesor i tyre ėshtė misioni (thirr­ja) fetare i cili gjatė zhvillimit pėrfshinė edhe kėtė veēori. Nė kėtė mėnyrė edhe ajo shfaqet nė tė gjitha rrėfimet. Ajo pikturon disa “lloje njerėzore” nga protagonistėt tė cilėt i kapėrcejnė kufijtė e personalitetit spekulativ nė personalitet shembullor. Tani do t’i ekspozojmė disa rrėfime nė mėnyrė tė pėrgjithshme e disa tė tjera nė mėnyrė tė veēuar.

1 - Ta marrim Musain: Ai ėshtė shembull i liderit flijues me prirje patriotike:

Ja, ai u rrit nė pallatin e faraonit, para syve dhe veshėve tė tij. Ai u bė djalė i fortė: “Dhe hyri nė qytet nė njė kohė tė pahetuar prej banorėve tė tij, dhe nė te i gjeti dy veta qė po ziheshin, njėri prej ithtarėve tė tij e tjetri prej armiqve tė tij, e ai i anės sė tij i kėrkoi ndihmė kundėr armikut dhe Musai i ra grusht dhe ai vdiq”. Mu kėtu vėrehet qartė reagimi fanatik:

Shumė shpejt e lėshon kjo shtyrje fanatike dhe i bie ndėrmend se ēfarė pasojash ka ky fanatizėm “Ai (Musai) tha: Kjo ėshtė prej veprave tė djallit, e s’ka dyshim se ai ėshtė armik i haptė qė shpie nė humbje. Ai tha: Zoti im, unė e ngarkova veten e Ti mė fal mua! Dhe Ai ia fali, se Ai ėshtė qė fal shumė, ėshtė mė­shi­rues. Ai tha: Zoti im, betohem nė ato tė mira qė m’i dhurove mua se kurrė nuk do tė vihem nė ndihmė tė kriminelėve”.

“Dhe (Musai) agoi i frikėsuar nė qytet e duke pritur (se ēka po i ngjanė)”. Kjo ėshtė njė shprehje ilustruese e njė figure tė njohur: Figura e tė frikėsuarit i cili sodit ēdo anė dhe parapret t’i vijė e keqja nga ēdo lėvizje. Ajo gjithashtu ėshtė cilėsi e fanatikėve.

Megjithatė edhe pse ai premtoi se nuk do t’u vihet nė ndihmė kriminelėve, tė shohim se ē’do tė veprojė. Ai duke shikuar: “Kur qe, ai i cili  i kishte kėrkuar ndihmė dje, e thirri sėrish (nė ndih­mė)”, kundėr njė njeriu tjetėr “e Musai i tha: Vėrtet, ti qėn­ke ngatėrrestar i njohur!”. Por ja ai ia mėsyu edhe kėtij tjetrit siē ia mėsyu atij tė djeshmit. Kėshtu flijimi patriotik e bėri qė tė harrojė kėrkim-faljen, pendimin, frikėn dhe pasigurinė sikur tė mos ia pėrkujtonte ai tė cilit ia mėsyu pėr krimin e tij. Atėherė i kujtohet dhe tėrhiqet frikėsueshėm:

“E kur deshi ta rrėmbejė atė qė ishte armik i tė dyve, ai tha: A do tė mė mbytish mua siē e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetėr vetėm se tė bėhesh arrogant nė tokė, e nuk dėshiron tė jeshė nga pėrmirėsuesit.” (Kasas, 15-19). Atėherė i vie njė njeri nga skaji i qytetit duke u ngutur dhe e kėshillon qė tė largohet. Ai pastaj, siē e dimė, largohet nga qyteti.

Le ta lėmė anėsh kėtė protagonist kėtu e tė kalojmė nė periudhėn e dytė tė jetės sė tij dhe ate pas dhjetė vjetėsh. Ndoshta ai tani ėshtė qetėsuar dhe ėshtė bėrė njeri me natyrė tė qetė dhe shpirt tė butė.

Kurrsesi! Ja si tani ftohet nga ana e djathtė e luginės: Hedhe shkopin tėnd! - Ai e hodhi, kur qe ai sikur tė ishte gjarpėr i shpej­tė. Sa e pa ai u tėrhoq me shpejtėsi duke mos vėshtruar mbrapa po as tė ndalet. Ai vėrtet ėshtė i njėjti djalosh temperament edhe pse tanimė ishte bėrė burrė. Sigurisht edhe tjetri pas tij do tė fri­kohej por edhe pse ndoshta do tė largohej, ai pėrsėri do tė nd­a­lej qė ta rikujtojė kėtė mrekulli tė madhe.

Pastaj le t’ia lėmė nė disponim edhe njė afat tjetėr qė tė shohim se ēka do tė bėjė koha me nervat e tij.

Ai i fitoi magjistarėt, i shpėtoi Beni Israilėt, me ta kaloi detin dhe mė nė fund shkoi ta takojė Zotin e tij nė kodrėn Tūr. Nė tė vėrtetė ai ėshtė pejgamber por ja ai Zotit tė tij i shtron njė pyetje tė ēu­ditshme. “Ai tha: Zoti im, mė mundėso pamjen tėnde e tė shikoj! Ai (Zoti) i tha: Ti nuk ke mundėsi tė mė shohėsh, por shiko kod­rėn, e nėse ajo qėndron nė vendin e vet, ti do tė mė shohėsh Mua”. Mė pas ndodhi ajo qė nuk mund ta durojnė asēfarė ner­vash njerėzore “Kur u drejtua kah kodra, njė pjesė e dritės nga Zoti i tij e bėri atė (kodrėn) thėrrmi. Musait i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete tha: “E lartė ėshtė madhėria Jote! Pendohem te Ti (pėr atė qė kėrkova), dhe unė jam i pari i besimtarėve.” (A’rafė, 143). Kėshtu temperamenti kthehet nė shpejtėsi dhe reagon.

Dhe ja ai tani kthehet dhe popullin e tij e gjenė se si ata morėn pėr zot njė viē, kurse nė duart e tij mban levhat tė cilat ia shpalli All-llahu atij. Ai aspak nuk priti dhe nuk mendoi: “I hodhi levhat dhe e zuri pėr koke (flokė) vėllain e vet duke e tėrhequr nga vet­ja.” (A’rafė, 150). Ai kėshtu vazhdoi i revoltuar duke ia shkun­dur flokėt dhe mjekrėn tė vėllait, e duke mos ia vurė veshin fja­lėve tė tij: “Ai (vėllai, Haruni) tha: O bir i nėnės sime, mos mė kap as pėr mjekre as pėr flokė, se unė u frikėsova se do tė thu­ash i pėrēave Beni Israilėt dhe nuk e ke respektuar porosinė time.” (Tāhā, 94).

E kur merr vesh se Samirijju ėshtė ai qė e bėri atė vepėr, i drej­tohet atij i hidhėruar dhe e pyet duke e ironizuar, madje edhe nėse e ka kuptuar sekretin e viēit. “Ai (Musai) tha: Prandaj largohu sepse sa tė jeshė gjallė ke pėr tė thėnė: (kėdo qė e sheh) Mos m’u afro! E ty tė pret edhe njė moment (dėnim) qė nuk ke pėr t’i ikur. E ti shiko zotin tėnd qė e adhurove bindshėm, e tani atė do ta djegim e do ta bėjmė shkrumb dhe hirin e tij do ta shpėr­ndajmė nėpėr det.” (Tāhā, 97). Kėshtu i drejtohet me urrejtje tė haptė dhe me sjellje acaruese (kėrcėnuese).

Ta lėmė edhe disa vjet tjera.

Tashmė populli i tij bredhte rrugėve i hutuar; mendojmė se atė­herė kur u nda prej tyre ishte i shtyrė nė moshė, ai takoi njeriun nga i cili kėrkoi ta shoqėronte qė ta mėsojė (ai njeri) nga ajo dituri qė i kishte dhėnė All-llahu atij. Siē e dimė, ai nuk arriti tė bėjė durim disa herė, derisa ai njeriu ta informojė pėr sekretin e asaj qė vepronte, andaj edhe u ndanė...! Ky vėrtet ėshtė protagonist i pandryshueshėm e i dallueshėm dhe shembull i qartė njerėzor nė ēdo etapė prej etapave tė rrėfimit nė pėrgjithėsi.

2 - I kundėrt me personalitetin e Musait ėshtė personaliteti i Ibra­himit. Ibrahimi ėshtė shembull i qetėsisė, tolerancės dhe butėsisė:

“Vėrtet, Ibrahimi ishte shumė i butė, shumė i dhembshėm dhe i kthyeshėm.” (Hūd, 75).

Ja ku e kemi Ibrahimin nė rininė e tij, vetmohet duke medituar dhe duke e kėrkuar Zotin e tij:

“E kur atė e mbuloi nata, ai e pa njė yll e tha: Ky ėshtė zoti im! E kur u zhduk ai (perėndoi) tha: Unė nuk i dua ata qė humben. Kur e pa hėnėn tė posalindur tha: Ky ėshtė zoti im! E kur perėn­doi ajo tha: Nėse zoti im nuk mė udhėzon, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur! Kur e pa diellin tė lindur, tha: Ky ėshtė zoti im, ky ėshtė i madh! E kur ai perėndoi, tha: O populli im, unė jam i pastėr nga ajo qė ju ia shoqėroni!. Unė me veten time i drejtohem Atij qė krijoi qiejt dhe tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok! Po atė (Ibrahi­min) e polemizoi populli i tij e ai tha: A polemizoni me mua rreth All-llahut e Ai mė udhėzoi? Unė nuk u frikohem atyre qė ju ia bėni shok, vetėm nėse Zoti im do ndonjė send (tė mė godas, ai mė godet). Me dijen e tij Zoti im ka pėrfshirė ēdo send, e nuk e merrni me mend?” (En’am, 76-80).

Sapo arriti nė kėtė bindje, ai filloi me tė mirė dhe me ngrohtėsi ta udhėzojė babain e tij. Ai zgjodhi fjalėt mė tė dashura dhe mė tėrheqėse: “O babai im, pse e adhuron atė, qė as nuk dėgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjė prej tij. O babai im, mua mė ėshtė dhėnė nga dituria ēka ty nuk tė ėshtė dhėnė, andaj mė dėgjo se unė tė udhėzoj  nė rrugė tė drejtė. O babai im, mos adhuro dja­llin, sepse djalli ėshtė kundėrshtar I Mėshiruesit. O babai im, unė kam frikė se do tė tė godasė ndonjė dėnim prej Tė Gjithė­mėshirshmit e do tė jesh shok i djallit!” (Merjem, 42-45).

Por ja, babai i tij mohon fjalėn e tij, i kthehet me fjalė tė vrazhda dhe i kėrcėnohet ashpėr: “Ai (babai) tha: A ti Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nėse nuk ndalesh (sė fyeri ndaj zotave tė mi), unė do tė gurėzoj ty, ndaj largohu prej meje pėr njė kohė tė gjatė.” (Merjem, 46).

Kjo vrazhdėsi e babait nuk e largoi Ibrahimin nga sjellja e tij e matur, as nga natyra e tij e butė e as nuk e bėri qė ai tė heq dorė nga babai i tij.

“Ai (Ibrahimi) tha: Qofsh i lirė prej meje! Unė do ta lus Zotin tim qė tė tė falė ty, ngaqė ti (baba) ishe i kujdesshėm ndaj meje. Unė po largohem prej jush dhe prej asaj qė e adhuroni ju pos All-llahut, dhe do ta lus Zotin tim e shpresoj se me lutjet drej­tuar Zotit tim nuk do tė jem i humbur.” (Merjem, 47-48).

Ja tani Ibrahimi merr dhe ua copėton idhujt atyre - kjo mund tė jetė e vetmja vepėr e ashpėr qė e bėri ai - por e gjithė ajo qė e shtyri ta bėjė kėtė ėshtė njė mėshirė shumė e madhe; se ndoshta populli i tij do tė besojė kur t’i shohin zotat e tyre tė copėtuar dhe ta kuptojnė se ata janė aq tė pafuqishėm saqė nuk mundėn ta pengojnė as vetė shkatėrrimin e tyre. Nė tė vėrtetė, ata pothuajse erdhėn nė besim. “Ata u ndalėn e filluan tė mendojnė, e dikush tha: Vėrtet, ju jeni mu ata tė gabuarit (sepse adhuroni gjėra tė kota).” (Enbija, 64). Mirėpo ata pėrsėri u kthyen dhe ia mėsynė ta ndjekin Ibrahimin, atėherė “Ne i thamė: O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin.” (Enbija, 69).

Ai u largua nga ata pėr njė kohė tė gjatė dhe u vetmua me grupin i cili besoi sė bashku me te. Prej tyre edhe djali i vėllait tė tij, Luti.

Nė pleqėri, gjegjėsisht nė moshė shumė tė shtyrė, Zoti ia dhuroi Ismailin, mirėpo atij i ngjanė ajo qė e detyron ta largojė tė birin dhe nėnėn e tij (Kur’ani nuk e shoshit kėtė rast qė ka ndodhur). Atė e mbizotėroi natyra e atij qė i dorėzohet caktimit tė Zotit mbi atė qė e dirigjon dashuria atėrore. Atė e frymėzon besimi nė Zotin e tij dhe e lė pėrskaj shtėpisė sė Tij. Nė atė vend ai thėrret me thirrje tė tė pėrulshmit dhe tė kthyeshmit:

“Zoti ynė! Unė njė pjesė tė familjes sime e vendosa nė njė luginė, ku nuk ka bimė, e pranė shtėpisė tėnde tė shenjtė. Zoti ynė (i vendosa aty) qė tė falin namazin, pra bėje qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata, dhe, pėr tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoi ata me fruta.” (Ibrahim, 37).

Megjithatė ende pa u rritur mirė ky fėmijė, ai sheh nė ėndėrr se ėshtė duke e therė. Atė e mbizotėron besimi i tij i thellė fetar mbi dashurinė e madhe atėrore. Ai ia mėsynė qė ta respektojė kėtė sinjal sikur mos ta shoqėronte Zoti i tij dhe t’i falte njė kurban madhėshtor.

Nė kėtė mėnyrė ndriēohen ngjarjet nė rrėfim dhe diskutimet pėr njė personalitet me tipare tė dalluara e veēori tė qarta: “Vėrtet Ibrahimi ishte shumė i butė, shumė i dhembshėm dhe i kthye­shėm”.

3 - Ndėrsa Jusufi, ai ėshtė shembull i njeriut inteligjent dhe me gjykim tė shėndoshė.

Ai gati se u sprovua kur gruaja e ministrit i bėri lajka qė t’i afro­het, por ai e refuzoi. Nė fund ai e mundi epshin dhe mbizotėroi nė njė situatė kur vullneti e tėrhiqte vrullshėm nga ajo vepėr.

Kėtu zbulohet “gruaja” nė gjendjen e saj mė tė pavolitshme, nė rastin kur atė e dirigjon epshi i saj: “Dhe, qė tė dy ata nxituan kah dera, e ajo ia grisi kėmishėn e tij nga mbrapa”. Mirėpo aty ndodh njė befasi e tmerrshme. “Dhe pranė derės, ata tė dy e ta­kuan burrin e saj”. Kėtu gruan e udhėheq pasioni pėrsėri; pėr­gjigjen e merr tė gatshme - ajo e akuzon djaloshin: “Ē’farė mund tė jetė ndėshkimi i atij qė tenton tė keqen nė familjen tėnde?”. Mirėpo ajo si grua e dashuronte andaj edhe frikohej pėr te qė tė mos pėsojė ndonjė pėrfundim tė keq dhe jep shenjė pėr njė dėnim mbrojtės: “Pėrpos tė burgoset ose dėnim tė dhembshėm!”.

Dikė tjetėr pos Jusufit nė kėtė rast do ta kishin lėshuar kėmbėt, por Jusufi mendjeshėndoshė ia pret drejtė: “Ajo mu vėrsul mua!”. Dhe dėshmon me kėmishėn e tij tė grisur nga mbrapa. Ai e takon atė qė i rri krah dėshmisė sė tij prej tė afėrmve tė gruas. “Njė dėshmitar nga familja e saj tha: Nėse kėmisha e tij ėshtė grisur pėrpara, ajo ka thėnė tė drejtėn, kurse ai gėnjen. E nėse kėmisha e tij ėshtė grisur nga prapa, atėherė gėnjen ajo kurse ai thotė tė drejtėn”... Jusufi pra doli i pastėr dhe i pafajshėm.

Gratė e qytetit e pėrhapėn kėtė ngjarje, siē ėshtė traditė te gratė e ēdo vendi dhe tė ēdo kohe ngase zgjoi interesim tė madh dhe vend pėr diskutim te to. Vetia e “gruas” del nė shesh edhe njėherė te e shoqja e ministrit. Ajo i thėrret gratė nė gosti, ndėrkohė kur ato ishin tė preokupuara me ngrėnien e ushqimit, kur thikat i kishin nė duar - Egjipti qė atė kohė ishte vend i civilizuar, dhe populli i tij hante nė enė dhe pėrdorte thikat - u doli pėrpara Jusufi e ato mbetėn gojėhapur dhe tė shtangura. I lėnduan duart e tyre dhe morėn plagė tė rėnda. “Kur e panė ate, ato u tronditėn dhe i prenė duart e tyre dhe thanė: All-llahut i qofshim falė! Ky nuk ėshtė njeri, ky ėshtė vetėm ndonjė engjėll i lartė!...” (Jūsuf, 23-31). Ato janė gra, dhe ajo ėshtė grua. Ajo di se si t’ua mbyll gojėn grave!

“Mandej, meqė u vėrtetuan argumentet (e pastėrtisė sė Jusufit) atyre (ministrit dhe rrethit tė tij) u lindi ideja qė atė pėr njė kohė ta burgosin.” (Jūsuf, 35). Nuk mund tė ndalen fjalėt derisa gratė janė nė qytet.

Ja tani ua komenton ėndrrat dy shėrbėtorėve tė mbretit nė burg. Kur ja, pėr njėrin kuptoi se ai do tė shpėtojė dhe do t’i kthehet nė shėrbim zotėriut tė tij. Jusufi mendjeshėndoshė dhe inteligjent nuk harroi ta porosisė atė ta pėrmend ēėshtjen e tij te zotėriu (mbreti) i vet.

“E atij pėr tė cilin besonte se ėshtė i shpėtuar i tha: Mė pėrkujto mua te zotėriu yt.” (Jūsuf, 42).

Por ai qė e pi ujin e harron tė eturin “E pėr kėtė mbeti nė burg disa vjet.” (Jūsuf, 42), derisa mbreti ta shohė ėndrrėn  e vet dhe tė mos munden komentuesit t’ia komentojnė. Atėherė atij “Qė e piu ujin” (d.m.th. qė u lirua nga burgu sh.p.) iu kujtua Jusufi. Ai erdhi te Jusufi qė t’ia komentojė ėndrrėn. Ai e merr komentin prej tij kurse mbreti kėrkon ta shohė.

Kėtu del nė pah njeriu mendjeshėndoshė dhe inteligjent. Ai nė burg hyri i dėmtuar (i pafajshėm). Rreth tij ka fjalė. Ai nuk dėshiron qė pasi tė dalė nga burgu tė kthehet pėrsėri nė te siē hyri herėn e parė. Ai e shfrytėzoi rastin e volitshėm pėr tė marrė ga­ranci dhe tė dalė nė shesh pafajėsia e tij: “Ai tha: Ktheu te zotė­riu yt dhe pyete ē'ėshtė puna e atyre qė i prenė duart e tyre? Vėrtet, Zoti im e di shumė mirė dredhinė e tyre.” (Jūsuf, 50). Mbreti i pyet ato dhe ato pėrgjigjen drejt. Do tė shohim se edhe gruaja e ministrit e ēfajėson gjithashtu. Siē duket, ajo veē i kishte marrur vjetėt e veta sepse nisemi nga ajo se ajo e bėri veprėn e saj kur i kishte tė dyzetat ose mbi to. Ajo ishte vepėr e njė gruaje e cila e kishte plotėsuar periudhėn e saj tė fundit; e kur ne ia shtoj­mė vjetėve tė saj edhe ca vjet, ajo do t’i ketė pasur pesėdhjetė vjet apo afėr tė pesėdhjetve. Andaj edhe nuk ka dėm nėse e zbulon tė kaluarėn e varrosur: “Gruaja e ministrit tha: Tash doli nė shesh e vėrteta, unė iu vėrsula atij nė dashuri, ai ėshtė nga tė drejtit.” (Jūsuf, 51).

Kur e pa mirėnjohjen e mbretit ndaj tij, qetėsimin dhe kėnaqėsinė e tij pėr komentimin qė ia bėri dhe kur dėgjoi fjalėt e tij: “Tash ti te ne ke pozitė dhe je i besueshėm.” (Jūsuf, 54), nuk e lėshoi mundėsinė e tė ikė por tha: “Mė cakto mua pėrgjegjės tė depove tė vendit, unė jam besnik, i dijshėm.” (Jūsuf, 55). Kėrkesa e tij pranohet nė kushtet mė tė volitshme.

Qėndrimi i Jusufit gjatė viteve tė begatshme dhe ato tė thatėsisė si ministėr, dėshmon pėr shkathtėsinė dhe mprehtėsinė qė e kishte nė administratė dhe ekonomi. Ai e ushtronte funksionin e ministrit pėr financa dhe furnizim pesėmbėdhjetė vjet, jo vetėm pėr furni­zimin e Egjiptit por edhe pėr furnizimin e vendeve tė afėrta fqinje tė cilat i shkatėrroi thatėsia dhe tė cilat kėrkonin ndihmė shtatė vjet me radhė. E kur i erdhėn vėllezėrit e tij ai i njohu, kurse ata e kishin harruar. Ai ua kushtėzoi ndihmėn me sjelljen e vėllait tė tij prej nėne si ēmim pėr marrjen e kafshatės (grurit). Kur i erdhėn me vėllain e tij, ai ia behu ta ndalė atė: “E vuri tasin (gotėn)nė barrėn e vėllait tė vet, e pastaj njė thirrės thirri: O ju devexhinj, ju jeni vjedhės.” (Jūsuf, 70). Kur ata e mohuan vjedhjen dhe kėr­kuan qė tė bėhet kontrollimi i tyre, ai kėrkoi dėmshpėrblim pėr atė te i cili do tė gjendet tasi. Kėtu do tė vėrehet mendje­mpreh­tėsia e tij. Ai filloi me kontrollimin e barrave tė tyre para barrės sė vėllait e mė pas nxori tasin nga barra e tė vėllait. Ai e la tė kthehen pa te. Pastaj ata i erdhėn pėrsėri me barrat e tyre. Kėsaj here ai ua zbuloi veten pasi qė ua dha kėtė mėsim (sprovė) dhe pasi qė i detyroi tė ngarkohen me atė vėshtirėsi.

Tė gjitha kėto sjellje nėse burojnė prej dikujt, ato mund tė burojnė vetėm nga njeriu mendjemprehtė.

4 - Ne do tė dėshironim qė personalitetin e Ademit dhe atė tė Iblisit t’i ekspozojmė nė kėtė shtrirje detajore, por do tė mjaftojmė me njė ekspozim tė pėrgjithshėm tė tyre ngase kemi njė rrėfim tjetėr tė cilin do ta ekspozojmė detajisht.

Personaliteti (karakteri) i Ademit nė rrėfimet kur’anore ėshtė shembull pėr “njeriun” i cili posedon tė gjitha karakteristikat (po­tencialet) dhe tiparet e tij. Nga karakteristikat dhe tiparet mė tė dukshme ėshtė dobėsia mė e madhe njerėzore e cila pėrfshinė tė gjitha pikėpamjet e dobėsive tjera. Dobėsia pėrballė dėshirės pėr amshim. Iblisi ngacmoi mu kėtė vend tė dobėt e Ademi iu dorėzua ftesės sė tij sė bashku me tė shoqen Havėn. “Atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: O Adem, a do tė tė tregoj pėr pemėn e pavdek­shmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!” (Tāhā, 120). Njeriu i kėsaj bote e lakmon gjithmonė amshueshmėrinė. E kur nuk e arriti atė qė ia premtoi djalli, ai vazhdoi dhe do tė vazhdojė ta arrijė atė nė mėnyra tė ndryshme, qoftė me fėmijė (pasardhės), qoftė nė kujtesė, qoftė nė imagjinatė. Nėse tė gjitha kėto (e ne jemi tė bindur sh.p.) nuk do t’i sjellin dobi, do t’i sjell dobi feja e cila ia garanton ringjalljen edhe njėherė dhe i garanton njė lloj amshimi gjithashtu!

Ndėrsa personaliteti i Iblisit ėshtė personalitet i djallit dhe kjo mjafton...!

5 - Tani do ta ekspozojmė njė rrėfim prej rrėfimeve ku mė vrull­shėm shfaqen tiparet e protagonistit qė deri mė tani nuk i kemi parė dhe mė tė shtrirat nė artin e pastėr gjithashtu, pėrkrah kryer­jes sė plotė tė funksionit fetar.

Ky ėshtė rrėfimi i Sulejmanit me Belkisen (mbretėreshėn e Se­besė). Qė tė dy janė protagonistė tė qartė nė te: Aty shfaqet per­sonaliteti i “burrit” dhe personaliteti i “gruas”. Mandej persona­liteti i “mbretit pejgamber dhe i “mbretėreshės”. Tė shohim se si shfaqen tė gjitha ato karakteristika.

“Dhe vėshtroi shpezėt e tha: “Ē’ėshtė qė nuk e shoh pupuzėn? Jo, ajo nuk qenka kėtu! Unė do ta dėnoj me njė dėnim tė ashpėr ose do ta ther ose do tė mė sjell ndonjė argument tė fortė.” (Neml. 20-21).

Kjo ėshtė skena e parė. Aty shfaqet “mbreti korrekt” dhe “pej­gamberi i drejtė”. Ai ėshtė mbret i cili sodit dhe kontrollon ba­rinjtė e tij (ata qė i ka nėn pėrkujdesin e tij). Ai hidhėrohet prej atij qė e prish rendin dhe mungon pa marrė leje. Por ai nuk ėshtė mbret zullumqar nėse ai i cili mungon ka arsyetim dhe nė te ka bazė tė shėndoshė, pėrndryshe pasojės nuk mund t’i ikė, do ta dėnojė me njė dėnim tė ashpėr ose do ta therė.

“Ajo nuk zgjati shumė e tha: Unė e kuptova ate qė ti nuk je i njohur dhe tė erdha nga Sebei me njė lajm tė sigurt. Nė tė vėr­tetė unė gjeta njė grua qė po i sundonte ata (popullin e Sebeit) dhe asaj i ishte dhėnė ēdo rend, ajo kishte edhe njė fron tė madh. Madje vėrejta se ajo dhe populli i saj e adhurojnė diellin e jo All-llahun, por djalli ua kishte hijeshuar atė veprim tė tyre dhe i kishte shmangur prej rrugės sė drejtė, andaj ata nuk gjejnė udhėzim (i kishte shmangur) pėr tė mos e adhuruar All-llahun qė nxjerr nė shesh (e di) tė fshehtėn nė qiej e nė tokė, dhe qė e di atė qė fshehni dhe atė qė e publikoni. All-llahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i arshit tė madh.” (Neml, 22-26).

Kjo ėshtė skena e dytė - kthimi i atij qė nuk ishte i pranishėm, ajo e dinte korrektėsinė dhe forcėn e tij tė madhe. Ajo fillon bisedėn e saj me njė befasi qė e kishte pėrgatitur pėr mbretin me tė cilėn do ta arsyetonte mungesėn e saj. Nisma e bisedės sė saj garantonte qė mbreti ta drejtojė vėmendjen nga ajo: “Unė kuptova ate qė ti nuk je i njohur dhe tė erdha nga Sebei me njė lajm tė sigurt”. Cili mbret nuk do tė dėgjonte kur njė e vogėl (pupėza) prej tufės (ithtarėve) sė tij i thotė: “Unė kuptova atė qė ti nuk je i njohur (me te)”. Kur ja, ajo qė mungonte e paraqet lajmin nė mėnyrė tė pėrpiktė. Ajo tani edhe e ndien nė vete tėrheqjen e vėmendjes sė mbretit dhe interesimin e tij pėr lajmin qė ia sjell. Pastaj fillon ta zgjasė bisedėn por edhe tė filozofojė. Ajo e kundėrshton orien­ti­min e atij populli: “(Djalli i kishte shmangur) Pėr tė mos e adhuruar All-llahun qė nxjerr nė shesh (e di) tė fshehtėn nė qiej e nė tokė”. Ajo flet pėr tė fshehtėn (tė strukturėn) me njė theks tė veēantė ngase ajo me natyrshmėrinė qė ka ėshtė e detyruar qė tė hulumtojė me sqepin e saj ushqimin e strukur nė tokė. Pra, ky sinjalizim i saj ėshtė gjėja mė e pėrshtatshme pėr natyrėn qė e posedon! Ajo deri nė kėtė ēast ende ėshtė nė pozitė tė mėkatarit. Mbreti ende nuk iu pėrgjigj. Atėherė ajo jep shenjė se kėtu ka Zot, e ai ėshtė: “Zot i arshit tė madh”. Qė t’ia zbusė mbretit kėtė madhėshti njerėzore para kėsaj madhėshtie hyjnore!

“Ai (Sulejmani) tha: Do tė shohim se a e thua tė vėrtetėn apo je nga gėnjeshtarėt! Shko me kėtė letrėn time e hedhjau atyre, largohu nga ata pak dhe pėrgjo se ēka bisedojnė!”.

Kjo ėshtė skena e fundit e pjesės sė dytė. Nė tė shihet mbreti ko­rrekt dhe i drejtė. Lajmi i madh nuk e zbuti “mbretin”. Ky arsye­tim nuk e shpėtoi rastin e ushtarit i cili e prishi rendin. Rasti ėshtė i pėrshtatshėm pėr shqyrtim siē edhe vepron “Pejgamberi i drejtė” dhe “shtetari i menēur”.

Mandej, ja ne shikuesit nuk e dimė se ē’ka nė atė shkresė. Asgjė prej saj nuk u publikua para se t’i bie nė dorė mbretėreshės! E kur arriti, ajo ėshtė e cila e publikoi. Kėtu fillon skena e tretė:

“Ajo (Belkisja) tha: O ju pari, mua mė ka arritur njė letėr ma­dhėshtore! (e lexova), kjo ėshtė prej Sulejmanit (mandej e hapi kur qe nė tė) me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit (Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim)! (Nė vazhdim shkruan) Tė mos mbaheni mė tė mėdhej kundėr meje, por tė mė vini tė dorėzuar (besimtarė)!”.

Dhe ajo qė e ka cilėsinė e “mbretėreshės” nuk dėshiron qė ta detyrojė parinė e popullit tė saj t’i dorėzohen vendimit tė saj para se t’i shfaqin ata dėshirat dhe animin e tyre. Ajo e mbyll letrėn dhe u drejtohet kėshilltarėve tė saj tė rinj:

“Ajo tha: Ajo pari mė sugjeroi nė kėtė ēėshtje timen, se unė nuk do tė vendos asgjė derisa edhe ju tė jepni pėlqim!”.

Siē ėshtė zakoni i ushtarakėve nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend qė ata doemos ta tregojnė gatishmėrinė e tyre nė ēdo moment, pėr­ndryshe ata e pėrēmojnė detyrėn e tyre, duke ia lėnė ēėshtjen udhėheqjes sė lartė, ashtu siē referon rendi dhe sistemi: “Ata (paria) thanė: Ne jemi tė fuqishėm dhe jemi luftėtarė tė rreptė, por puna qėndron te ti, e ti mendo se ēka do tė na udhėzosh.” (Neml, 27-33).

Tash mu nė kėtė rast shfaqet “gruaja” prapa “mbretėreshės”... Gruaja e cila e urren luftėn dhe shkatėrrimin dhe e cila e avancon armėn e dredhisė dhe butėsisė ndaj armės dhe vrazhdėsisė dhe e cila pėrnga struktura e saj ėshtė e gatuar qė tė ballafaqohet me “burrin” pa armiqėsi dhe konflikt!

“Ajo tha: Kur pushtuesit e pushtojnė ndonjė vend, e rrėnojnė atė ndėrsa parinė mė tė zgjedhur tė atij vendi e nėnshtrojnė. Kėshtu ata veprojnė! Po unė do t’u dėrgoj atyre njė dhuratė (tė madhe), e do tė shoh se ēka do tė na sjellin tė dėrguarit (me dhuratė)!” (Neml, 35).

Kėtu bie perdja qė tė hapet te Sulejmani:

“E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: A me pasuri mė ndihmoni mua? E ajo qė ma ka dhėnė All-llahu ėshtė shumė mė e dobish­me nga ajo qė ua ka dhėnė juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja! Kthehuni te ata (i tha kryesuesit tė tė deleguarve), se pėr Zotin ne do t’u vijmė atyre me njė ushtri tė cilės ata nuk do tė mund t’i bėjnė ballė, dhe do t’i dėbojmė prej aty tė nėnshtruar e tė poshtėruar!” (Neml, 36-37).

Tashmė tė deleguarit e kthyen dhuratėn e tyre e ne t’i lėmė tė kthehen nė atė rrugė tė gjatė.

Pa dyshim pejgamberi Sulejman ėshtė mbret kurse “mbreti” nga pėrvoja e tij e di se kjo kthesė e tij e vrazhdė do tė pėrfundojė me njė mbretėreshė e cila nuk do armiqėsi - siē edhe duket nga dhu­rata e saj atij - dhe se ajo, sipas tė gjitha gjasave, do t’i pėrgjigjet thirrjes sė tij, bile e sigurt dhe pa kurrfarė hamendjeje. Sulejmani ėshtė burrė. Burri e di sipas natyrės sė tij se “gruan” e trishton fuqia mbimendore. Dhe ja, ai dėshiron qė ta sjell fronin e mbre­tėreshės para se tė vijnė “tė dorėzuar” dhe t’ia pėrgatisė pallatin prej qelqi (edhe pse rrėfimi pallatin e lė sekret - madje edhe pėr ne shikuesit - qė tė na befasojė me tė sė bashku me Belkisen nė skenėn e fundit).

“Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do tė ma sjell fronin e saj para se tė mė vijnė ata tė dorėzuar? Njėri prej xhinėve tė vrazhdė (ifrit) tha: Unė do ta sjell atė ty, para se tė ngrihesh nga vendi yt, unė pėr tė kam fuqi dhe jam i sigurt!”.

Dhe ja njė njeri nga besimtarėt - i cili kishe dituri nga libri - fuqia e tij e tejkalon fuqinė e atij ifriti!

“E ai i cili kishte dituri nga libri tha: Unė do ta sjell atė ty sa ēel e mbyll sytė”.

Kėtu kemi njė pushim sa mbyllen sytė e pastaj ēelen: “E kur e pa atė (fron) tė vendosur pranė tij (Sulejmani), tha: Kjo ėshtė nga dhuntia e Zotit tim qė tė mė sprovojė mua a do ta falėnderoj, apo mos do ta pėrbuzė. E kush falėnderon, ai falėnderon pėr tė mirėn e vet, e kush pėrbuz, Zoti im (s’ka nevojė), ėshtė i pa­nevojė e bujar!”.

Nė shpirtin e Sulejmanit tashmė ėshtė zgjuar “pejgamberi” para dhuntisė sė All-llahut e cila realizohet pėrmes duarve tė njė robi prej robėrve tė All-llahut. Me kėtė rast Sulejmani kthehet dhe falėnderohet pėr dhuntinė, me tė cilėn realizohet qėllimi fetar i rrėfimit.

Mė pas, ja nė Sulejmanin zgjohet pėrsėri ai “burrė”.

“Ai (Sulejmani) tha: Ndryshojani asaj fronin qė tė provojmė se a po e njeh apo ėshtė prej atyre qė nuk dinė ta njohin.” (Neml, 38-41).

E tash, kėtu pėrgatitet teatri qe ta pret mbretėreshėn. Ne tani le ta mbajmė veten kur e shoshit pritėsi i saj:

“E kur erdhi ajo, ai i tha: A ėshtė i kėtillė froni yt? Ajo tha: Si tė ishte vetė ai?!”. E pastaj ēka ka? Mbretėreshės - si duket - ende nuk iu servua kjo befasi: “Pse atė (Belkisėn) e kishte pen­guar (nga besimi i drejtė) ajo qė adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga njė popull jobesimtar.” (Neml, 43).

Me kėtė rast plotėsohet befasia e dytė pėr mbretėreshėn dhe pėr ne bashkėrisht:

“Asaj iu tha: Hyn nė pallat, e kur e pa atė, mendoi se ėshtė njė ujė i madh dhe i pėrvoli kėmbėt. Ai (Sulejmani) tha: Ky ėshtė njė pallat i lėmuar prej qelqi! Ajo tha: Zoti im, unė i kam bėrė krim vetes, e tash i dorėzohem (pranoj besimin) sė bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit tė gjithėsisė.” (Neml, 44).

Ja pra, kėshtu mbretėresha u bė “grua” e vėrtetė: e cila i frikohet luftės dhe shkatėrrimit dhe e cila pėrdorė mashtrimin dhe butėsinė nė vend tė kundėrshtimit tė haptė dhe vrazhdėsisė. Ajo nuk dorė­zohet nė ēastet e para. Befasia e parė kaloi e ajo megjithatė nuk u dorėzua, por kur e trishtoi befasia e dytė ajo hodhi armėn, u dorė­zua duke qenė e kėnaqur pas vėrejtjeve serioze qė iu drejtuan na­tyrės sė femrės dhe hamendjes sė amshueshme nė shpirtin e Havės!

Kėtu lėshohet perdja. Rrėfimi mė nuk ka kurrfarė shtese nga aspekti fetar po as nga ai artistik, vetėm nėse dikush orvatet tė ngėrthejė njė aspekt ekskluzivisht artistik i cili nuk do tė mund tė ndėrlidhej me qėllimin fetar e as t’i qėndrojė pėrballė. Rrėfimi nė Kur’an ėshtė vetėm rrėfim fetar ku orientimi i vetėm i tij ėshtė feja. Ai i shpalon kėto reagime shpirtėrore, i pėrshkruan kėto “lloje njerėzore”. Ai dėshiron t’i ekspozojė dhe t’i harmonizojė vetėm nė kėtė mėnyrė.

Me kėtė sqarim po e pėrmbyllim kapitullin e rrėfimit nė Kur’an. E kush tė dojė, pos kėtij kapitulli kemi sqarime edhe mė tė gjera.[3]


Llojet njerėzore

G

jatė interpretimit tė qėllimeve tė ndryshme fetare, Kur’ani pikturoi dhjetėra “lloje njerėzore” jashtė rrėfi­meve. Ai pikturoi lehtė, me lehtėsi dhe shkurt. Ato nuk janė pos njė apo dy fjali tė cilat pikturojnė “llojin njerėzor” qė pėrmes ngjyrosjeve tė brushės bėhet i personifikueshėm, shndė­rrohet nė krijesė tė gjallė me tipare tė pėrjetshme!

Ndonjėherė kėto lloje janė pasqyrė e tėrė llojit njerėzor, e ndonjė­herė janė pasqyrė e disa individėve tė pėrsėritshėm. Nė tė dy ras­tet ato janė lloje origjinale, tė cilat njeriu do t’i hasė nė ēdo sho­qėri dhe nė  ēdo kohė.

Kėto ajete erdhėn pėr raste tė posaēme, pėr tė pikturuar lloje tė karaktereve praktike. Mirėpo mrekullia artistike e ilustrimit bėri qė kėto lloje t’i kapėrcejnė kohėt dhe vendet e t’i tejkalojnė she­kujt dhe gjeneratat. Ne kėtu do tė ekspozojmė disa nga kėto lloje nė formė tė kapsallisjes - sipas metodės sė ekspozimit tė tyre nė Kur’an, - disa prej tyre i kemi cekur nė kapitullin e “Ilustrimit artistik” ku nė realitet vendi i tyre ishte atje, atje ku shkėlqenin prekjet e brushės krijuese gjatė ilustrimit, por cekja e tyre nė llojet rrėfimore ėshtė bėrė me shkas, andaj edhe i ilustruam qė t’i transferojmė prej atje kėtu.

1 - Llojet njerėzore tė cilat pikturojnė tėrė llojin njerėzor:

“E kur njeriun e pėrfshinė dėmi, ai Na lutė qoftė shtrirė, ulur ose nė kėmbė, e kur Ne ia largojmė tė keqen atij, ai vazhdon sikur tė mos Na ishte lutur fare pėr dėmin qė e pat pėrfshirė.” (Jūnus, 12).

Nė kėtė lloj tė shkurtė pikėtakohen tė gjitha karakteristikat e realitetit shpirtėror dhe tė harmonizimit artistik. Njeriu me tė vėrtetė ėshtė i tillė: Kur e pėrfshinė ndonjė e keqe dhe i ndėrpritet forca pėr t’u ballafaquar me jetėn, tėrhiqet mbrapa, i kujtohet fuqia absolute, dhe atėherė tėrhiqet te ajo. Nėse i hiqet e keqja dhe i largohen pengesat e jetės, ia beh forca gjallėruese e qenies sė tij, marrin vrullin kėrkesat e jetės nė bazė tė tij dhe u pėrgjigjet “lutjeve tė saj tė pranueshme” dhe “vazhdon” sikur tė mos kishte mė parė asgjė!

Ndėrsa harmonizimi artistik i saj shfaqet nė atė shtrirje tė fjalėve nė formėn e lutjes kur e pėrfshinė dėmi: “Ai Na lutė qoftė shtrirė, ulur ose nė kėmbė” pastaj te ai kalim i shpejtė, pra kur i largohet dėmi: “Vazhdon, sikur tė mos Na ishte lutur fare pėr dėmin qė e pat goditur”. Kėto dy pasqyrime i ngjajnė plotėsisht ndėrprerjes sė rrymės nga pėrēimi kur ndeshet me ndonjė pengesė tė fortė. Kjo ndėrprerje mund tė zgjasė pak apo shumė, por kur mėnja­no­het ajo pengesė e fortė, rryma lėshohet nė pėrēim vrullshėm dhe “vazhdon” sikur fare tė mos ishte ndėrprerė mė parė.

Ky lloj ilustrohet shumėherė nė Kur’an, por ai ilustrohet nė as­pekte tė ndryshme, takohet nė pikėn fundamentale, e pastaj vazh­don nė forma tė llojllojshme, siē ėshtė rasti me ajetin:

“E kur begatojmė njeriun (me tė mira), ai prapėsohet dhe largohet i mashtruar, e kur e kap e keqja, ai humb shpresėn.” (Israė, 83), ose “Po nėse Ne ia japim njeriut ndonjė begati nga ana e jonė, e pastaj e marrim ate prej tij, ai do tė jetė shumė i dėshpėruar dhe pėrbuzės. E nėse pas tė keqes qė e pat kapluar atė, Ne i dhuruam tė mira, ai do tė thotė: Kaluan tė kėqijat prej meje! Vėrtet, ai ėshtė i shfrenuar dhe mendjemadh”, (Hūd, 9-10), ose fjala e Tij: “Ėshtė e vėrtetė se njeriu ėshtė i prirur tė jetė i padurueshėm. Se kur e kaplon ndonjė e keqe, ai ankohet sė tepėrmi. Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprrac.” (Me'arixh,19-21). Si kėto ajete kemi shumė nė brendi tė Kur’anit.

Ja kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė ilustrohet ky lloj i pėrsėritshėm nė kėndet e shumta tė shpirtit njerėzor dhe nga pėrveshjet kontra­verse tė jetės sė tij. Tė gjitha kėto nė fund takohen nė tė vėrtetėn e madhe shpirtėrore; njeriu me fuqinė e tij - pėrskaj dukurive dhe llojeve tė saj tė shumta - ai prore vėrsulet para, krenar me fuqinė qė e posedon dhe mbėshtetės nė gjallėrinė e tij - me tė gjitha mun­dėsitė e mbėshtetjes derisa ta ndėrprejė ndonjė pengesė - pėrskaj llojeve tė ndryshme tė pengesave - atėherė shikon mbrapa me vizione kundėrthėnėse!

2 - Llojet e pėrvetshme njerėzore. Prej tyre e kemi atė krijesė me besim tė dobėt, e cila kapet pėr besimin e saj derisa ia sheh tė mi­rat, e kur i ndodh ndonjė e padėshirueshme, hamendet dhe tėrhi­qet prej tij. Pėr shembull: “Ka nga njerėzit qė e adhurojnė All-llahun me mėdyshje (luhatshėm), nėse i godet ndonjė e mirė ata qetėsohen me tė, por nese i godet ndonjė e pakėndshme, ata e tregojnė fytyrėn e tyre tė vėrtetė (mėparshme), ata e kanė hum­bur kėtė dhe jetėn tjetėr.” (Haxhxh, 11). Ngjashėm me kėtė shembull pos qė nė te ka pak diskutim: “Ka disa njerėz qė thonė: Ne i kemi besuar All-llahut, e kur lėndohet (nė rrugė) tė All-llahut ai sprovimin e njerėzve e trajton njėjtė me dėnimin e All-llahut, e nėse vjen ndonjė fitore prej Zotit tėnd, ata do tė thonė: Ne kemi qenė me ju!” (Ankebūt, 10).

3 - Prej njerėzve ka qė krenohen me tė vėrtetėn kur vjen prej du­arve tė tyre, e kur tė vėrtetėn e sjell dikush tjetėr, ngrihen kundėr tij dhe ia mohojnė atė: “E kur u erdhi atyre prej All-llahut Libri (Kur’ani), qė ėshtė vėrtetues i atij qė e kishin pranė (Tevratin) - qė para se t’u vinte e kėrkonin ndihmėn e tij (luteshin qė tė vijė) kundėr mosbesimtarėve, - e mohuan atė (Muhammedin) qė e njihnin kur u erdhi!” (Bekare, 89).

Tė ngjashėm me ta janė ata tė cilėt nuk njohin asgjė pos interesit tė tyre dhe tė cilėt nuk nxitojnė pas hakut (tė drejtės), pos kur shohin se nė te ka levėrdi. Kjo ėshtė strategjia e tyre, e ky ėshtė parimi: “E kur thirren qė ndėrmjet tyre tė gjykojė All-llahu dhe I dėrguari i Tij, njė grup i tyre nuk iu pėrgjigjėn asaj. Po nėse ėshtė qė e drejta u takon atyre (nė atė gjykim), ata i shkojnė atij tė bindur e me respekt...!” (Nūrė, 48-49).

4 - Ka prej njerėzve qė ikin prej hakut, urrejnė qė t’i dalin para ngase nė shpirtin e tyre janė bėrė bashkė arroganca dhe ligėshtia. Arroganca e cila refuzon hakun dhe ligėshtia e cila nuk mund tė ballafaqohet me te: “Bėjnė polemikė me ty pėr tė vėrtetėn pasi qė e kishin tė qartė (se ti vepron me lejen e Zotit), sikur me qenė se shtyheshin nė vdekje tė sigurt!” (Enfāl, 6).

5 - Disa ikėn nga haku pėrmes kėtij pasqyrimi nė vete: “Po ēka kishin ata qė largoheshin prej kėshillės (Kur’anit)? Sikur tė ishin gomarė tė trembur (tė egėr), qė ikėn prej luanit.” (Muddeththir, 49-51). Kjo skenė ėshtė e mbushur pėrplot lėvizje nxitėse pėr tallje.

6 - Sa prej llojeve njerėzore i shohim pėr ēdo ditė dhe lexojmė: “E kur t’i shohish ata, trupat e tyre tė mahnisin, e kur tė flasin, fjalės sė tyre ia vė veshin. Po ata janė si trungujt e zgavruar dhe tė mbėshtetur.” (Munāfikūnė, 4). Vėrtet, kjo ėshtė njė skenė e shkėlqyeshme dhe tallje e pėrshtatshme.

7 - Pastaj ata qė nuk bėjnė asnjė punė: “Dėshirojnė tė jenė tė lavdėruar pėr atė qė se kanė punuar!” (Āli Imrān, 188). Ata vėrtet janė shumė, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend!

8 - Sa ka prej atyre qė hanė prej tė gjitha sofrave e paraqiten se janė miq tė tė gjitha palėve dhe se ata janė tė domosdoshėm pėr ēdo palė: “Ata janė qė presin se ē’po ju ndodh juve. Nėse me ndihmėn e All-llahut ngadhėnjeni, ata thonė: “A nuk ishim me ju?”. E nėse jobesimtarėve u takon ndonjė fitim, ata thonė: A nuk mbizotėruam ne mbi ju (ju ndihmuam) dhe penguam prej jush besimtarėt!” (Nisaė, 141).

9 - Lloji i arrogancės sė ēuditshme zbulohet nė dy tekste tė cilat u pėrmendėn nė ilustrimin artistik: “Edhe sikur Ne t’u hapim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lartė nė tė (e tė shihnin engjėjt e fshehtėsitė). Ata gjithqysh do tė thonin: Neve na janė ndalė sytė (tė pamurit). Jo, ne jemi njerėz tė magjep­sur.” (Hixhr, 14-15). “Edhe sikur ta zbritnim ty njė libėr tė shkruar nė letėr, e ta preknin atė me duart e tyre, ata qė mo­huan do tė thoshin: Kjo nuk ėshtė tjetėr pėrveē njė magji e qartė!” (En’am, 7).

10 - Llojin e atij i cili frikohet por nuk turpėrohet: “E sikur t’i shihje ata kur janė ndalur pranė zjarrit e thonė: Ah sikur tė ktheheshim (nė dynja) tė mos gėnjejmė faktet e Zotit tonė e tė bėhemi nga besimtarėt! Jo, (s’ėshtė ashtu) po atyre u doli nė shesh ajo qė e mbanin fshehtė mė parė, prandaj edhe sikur tė ktheheshin ata do tė pėrsėritnin atė qė e kishin tė ndaluar, e s’ka dyshim se ata janė gėnjeshtarė.” (En’am, 27-28).

11 - Llojin e munafikut (hipokritit) tė dobėt, i cili nuk ka guxim qė t’i shkojė pas mendimit tė shėndoshė e as t’i dorėzohet tė vėr­tetės. I vetmi preokupim i tij ėshtė qė tė mos ballafaqohet me ar­gumentin: “E kur u zbret ndonjė sure (kaptinė), (qė zbulon tur­pin e tyre), ata shikojnė njėri-tjetrin (e thonė mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen.” (Tevbe, 127). Pothuajse ti je duke i parė tani se si ata largohen duke shushuritur!

12 - Lloji i preokupimit tė dobėt, vendosjes sė sakatosur, hujit tė tėrheqjes (nga begatia) dhe arsyetimit tė rrejshėm: “Sikur tė ishte fitim i afėrt dhe udhėtim mesatar, ata (hipokritėt) do tė vinin pas teje, por pėr ta ishte largėsi e vėshtirė. Ata do tė betoheshin nė All-llahun: Sikur tė kishim pasur mundėsi, do tė dilnim me ju. E shkatėrrojnė veten e tyre; All-llahu e di se ata janė rrenacakė.” (Tevbe, 42).

13 - Prej njerėzve ka tė tillė nė tė cilėt takohen tradhtia dhe pa­kujdesi. Ata e kujtojnė veten tė shkathėt pėr dredhi por ata e kanė mbushur ndjenjėn e tyre plot pakujdesi. Ata me punėn qė e pu­nojnė mendojnė se e kanė dėmtuar dikė tjetėr e nė tė vėrtetė ata e kanė dėmtuar vetėm vetveten: “Ka disa njerėz qė thonė: Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetės tjetėr (ahiretit), po nė realitet ata nuk janė besimtarė. Ata pėrpiqen ta mashtrojnė All-llahun dhe ata qė besuan, por nė tė vėrtetė ata nuk mashtrojnė tjetėrkė, pos vetes, por ata nuk e hetojnė.” (Bekare, 8-9).

14 - A thua nuk e ke hasur kėtė kategori njerėzish - qė do t’i pėrmendim - nė ēdo vend - qė mbahen me kundėrshti, kreshpėrim dhe pakujdesi (negligjencė): “E kur u thuhet atyre: Mos e prishni rendin nė tokė! Ata thonė: Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqė­sues)! Vini re, ata nė tė vėrtetė janė shkatėrrues, por nuk e kuptojnė.” (Bekare, 11-12).

15 - Lloji i cili dėshiron tė mbijetojė me ēdo kusht, qė dėshiron vetėm jetė, sido qė tė jetė, lakmon pas saj saqė nė funksion tė saj do t’i pranojė ato kushte qė nuk do t’i pranonin as nuhatorėt: “Ėshtė e sigurt se njerėzit mė lakmues pėr tė jetuar, ti ke pėr t’i gjetur ata (hebrenjtė).” (Bekare, 96). Kur’ani kėshtu shprehet me kėtė refuzim, pėrēmim, dhe minimizim tė veprės sė tyre.

16 - Lloji i konservatorėve nė tė vjetrėn (tė kaluarėn) sikur tė ishin ata disa ngurtėsira: “E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): Pranoni atė qė All-llahu e shpalli! Ata thonė: Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė! Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos kenė kuptuar asgjė dhe tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t’i pasonin)?!” (Bekare, 170).

17 - Lloji i shoqėrisė sė pėrēarė e cila nuk bashkohet nė njė mendim e as nuk i pėrmbahet ndonjė kontrate: “Sa herė qė ata kanė dhėnė ndonjė premtim, njė grup prej tyre e shkeli atė!” (Bekare, 100).

18 - Lloji i atyre tė cilėt polemizojnė me tė drejtė dhe pa tė drejtė nė atė qė e dinė dhe atė qė nuk e dinė. A nuk i ngushtohet gjoksi njeriut prej tyre kudo qė t’i takojė?:

“Jo, ju jeni ata qė polemizuat edhe pėr atė qė e dinit (pėr Isain), e pėrse polemizoni pėr atė qė s’keni kurrfarė dije (pėr Ibrahimin)?!” (Āli Imrān, 66), ose ajeti: “Ka disa prej njerėzve qė bėjnė polemikė rreth ēėshtjes sė All-llahut duke mos pasur kurrfarė dije, kurrfarė udhėzimi dhe kurrfarė libri tė besueshėm. Ai qė e shtrembėron qafėn (nė shenjė mendjemadhėsie), e pėr­piqet t’i shmang njerėzit nga rruga e All-llahut!” (Haxhxh, 8-9). Nė pėrshkrimin e fundit Kur’ani ilustron pikturė konkrete qė ta glorifikojė thelluesin nė polemika i cili ngrefos qafėn dhe “kaca­gjelohet”!

19 - Lloji i atyre tė cilėt zhagiten (tėrhiqen) nga angazhimi (dhė­nia) dhe flijimi nė ēastet kyē e tė ngushta. Nėse ata qė pėrpiqen i godet ndonjė dėm, kėta falėnderohen nė vete pėr largpamėsinė dhe mendjemprehtėsinė e tyre, e nėse i godet e mira (realizohet fitorja) si rezultat i xhihadit tė tyre, kėta tė tjerėt pendohen dhe lakmojnė sikur tė ishin angazhuar edhe ata:

“Ka prej jush qė zvarriten (nuk dalin nė luftė). E nėse ju godet juve ndonjė e papritur thonė: Zoti mė furnizoi (mbivlerėsoi) qė nuk ishim tė pranishėm bashkė me ta. Po nėse ju gjenė juve ndo­njė e mirė nga All-llahu, ai (munafiku) mesiguri do tė thoshte - sikur tė mos kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjė njoftėsi - pėr fat, tė kisha qenė sė bashku me ta e tė kisha arritur njė fitim tė madh.” (Nisaė, 72-73).

20 - Lloji i njė grupi njerėzish ku brendia e tyre ndryshon nga pamja e tyre e jashtme, saqė duken sikur tė jenė dy persona tė vendosur nė njė person: “Ka nga njerėzit fjala e tė cilėve pėr jetėn nė kėtė botė tė mahnit dhe bėjnė dėshmi All-llahun pėr atė (tė mirėn) qė kanė nė zemėr, por ata nė tė vėrtetė janė kundėr­shtarėt mė tė rreptė”. “E posa tė largohen, ata nė tokė anga­zhohen tė bėjnė shkatėrrime nė te, t’i shkatėrrojnė tė mbjellat dhe gjallesat, e All-llahu nuk e do ērregullimin (fesatin).” (Bekare, 204-205).

21 - Lloji i atyre qė nuk e njohin Zotin e tyre pos nė ēastin e vdekjes dhe pendohen: “Nuk ėshtė pendimi (i pranueshėm) pėr ata qė vazhdimisht bėjnė punė tė kėqija dhe vetėm atėherė kur t’i vie vdekja ndonjėrit prej tyre thotė: Unė tash u pendova!” (Nisaė, 18).

22 - Lloji i tė marrėve tė konservuar tė cilėt dėgjojnė por sikur tė mos kishin dėgjuar: “Prej tyre ka tė tillė qė vijnė tė tė dėgjojnė ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre qė kanė dije e u thonė: Ēka tha ai (Muhammedi) mė parė?!” (Muhammed, 16).

Megjithatė, tek njerėzimi ka edhe tė mirė dhe mirėsi. Kur’ani nuk i injoron llojet e tė mirėve, guximtarėve, tė ndershėmve, durim­tarėve dhe tė angazhuarve.

23 - Prej tyre kemi: “Ata (shokėt e Pejgamberit) qė njerėzit u thanė: Njerėzit (idhujtarėt) janė tubuar qė t’ju sulmojnė, pra kini frikė prej tyre! Ajo vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: Neve na mjafton qė e kemi All-llahun, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė.” (Āli Imrān, 173).

24 - Pastaj kemi: “Tė varfėrit qė janė angazhuar nė rrugė tė All-llahut dhe nuk kanė mundėsi tė udhėtojnė nėpėr tokė (pėr tė fituar). Meqė ata nuk lypin, ai qė nuk e di gjendjen e tyre men­don se ata janė tė pasur. Ata i njeh nga vetė pamja e tyre (tė rraskapitur), por nuk kėrkojnė e as nuk i bezdisin njerėzit.” (Bekare, 273).

25 - Prej tyre gjithashtu ka: “Besimtarė tė vėrtetė, tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.” (Enfāl, 2).

26 - “Dhe robėrit e Zotit tė cilėt ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt, ata thonė: Paqe!” (Furkān, 63).

27 - Dhe ata qė: “Pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, bo­njakėve dhe tė zėnėve rob. Ne po ju ushqejmė vetėm pėr hir tė All-llahut dhe prej jush nuk kėrkojmė ndonjė shpėrblim e as falėnderim.” (Insān, 8-9).

28 - Dhe lloji i “Durimtarėve tė cilėt kur i godet ndonjė gjė e pakėndshme thonė: Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!” (Bekare, 156).

29 - Dhe ata tė cilėt: “I duan ata qė shpėrnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnė nė gjokset e tyre ndonjė nevojė (pėr zili a tjetėr) nga ajo qė u jepet atyre (muhaxhirėve), madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr tė.” (Hashr, 9).

30 - Dhe lloji i atyre: “Qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė ke­qen) njerėzve.” (Āli Imrān, 134). Shembujt e tyre janė tė shumtė nė shoqėri.

Kėto janė disa lloje tė njerėzve tė cilat i konfirmuan nė kėtė mė­nyrė, pra tė shpėrndara e jo tė renditura, ashtu tė shpėrndara nė grumbullin e shoqėrisė sė ēdo kohe dhe ēdo vendi. Shprehja kur’anore ato i ilustroi qartė dhe nė mėnyrė tė pėrshkrueshme. Ato syrit tė kėtij njerėzimi tė pėrngjashėm mes vete nuk i shpė­tojnė gjatė tė gjitha kohėve.


Logjika intuitive

I

slami si fe u ballafaqua me pėrgėnjeshtrime ashtu siē u ba­llafaqua ēdo mision dhe polemizoi pėr misionin e tij me tė gjithė ata qė u futėn pėr ta polemizuar ate. Meqė Kur’ani ėshtė libėr i kėtij misioni, ai pėrmban shumė polemika. A thua si i polemizoi ata? Cilat metoda i pėrdori dhe cilat argumente i zgjodhi?

Para se t’u pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve duhet qė ta vrojtojmė qėllimin parėsor pėr tė cilin zbriti Kur’ani.

Kur’ani u zbrit qė tė themelojė njė besim solid (tė qėndrueshėm) - besimin e njėshmėrisė (monoteizmit) - nė mesin e njė populli qė All-llahut i shoqėronte zota tė tjerė. Ēudia mė tronditėse pėr ta do tė ishte sikur dikush t’u thoshte: All-llahu ėshtė Njė: “A mendon ai t’i bėjė zotat njė Zot? Vėrtet, kjo ėshtė njė gjė shumė e ēuditshme! Paria vazhdoi duke i thėnė njėri-tjetrit: Vazhdoni tė jeni tė qėndrueshėm nė adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo ėshtė njė gjė e kurdisur”. “Nuk keni dėgjuar diēka tė kėtillė nė popu­llin (fenė) e fundit, kjo nuk ėshtė tjetėr pos njė trillim!” (Sād, 5-7).

Ne sot kėtė ēėshtje e vėshtrojmė me njė sy tjetėr. Sot qeshemi me kėtė primitivizėm fėmijėror tė kėsaj thėnije. Megjithatė doemos duhet tė shikojmė nė kėtė ēėshtje sipas pozitės sė asokohshme kur Tevhidi (njėshmėria, monoteizmi) u prit me gjithė atė ēudi nė atė kohė.

Kjo nuk do tė thotė se me tė gjithė ata qė u ballafaqua Kur’ani, ishin  arabė primitivė e politeistė. Nė mesin e tyre kishte edhe ithtarė tė librave (hebrenj e tė krishterė) tė cilėt nuk dėshironin tė paraqitet njė fe e re dhe t’ua zhdukė rrėnjėt fesė sė tyre, t’i zbresė njė njeriu qė nuk ishte nga mesi i tyre edhe po qe se kjo fe do tė ishte unike me fenė e tyre nė bazė. “E qė para se t’u vinte (Mu­hammedi), e kėrkonin ndihmėn e tij kundėr mosbesimtarėve”. (Bekare, 89)

Ne doemos duhet ta dimė gjithashtu se ky unitet ka qenė nė bazat e fesė e jo nė besimet e ithtarėve tė ēdonjėrės sė asaj kohe. Ja, ata, hebrenjtė thonin: “Uzejri ėshtė djali i All-llahut”, ndėrsa tė krishterėt thonin: “Mesihu ėshtė djali i All-llahut.” (Tevbe, 30). Pastaj tė dy palėt thonin: “Ne jemi bijtė e All-llahut dhe tė da­shurit e Tij.” (Māide, 18), ose thonin: “Neve nuk do tė na djeg zjarri vetėm pėr pak ditė tė numėruara.” (Āli Imrān, 24), ashtu siē tregon Kur’ani pėr ta nė tė gjitha rastet.

Pra, nė krahasim me tė dy palėt, nė mėnyrė tė barabartė, nė fakt, detyra e Islamit ishte themelimi i njė besimi tė ri qė sipas kėsaj apo asaj, detyra parėsore e Kur’anit do tė ishte themelimi i kėsaj akideje tė qėndrueshme, akidesė sė Tevhidit (besimit tė njėshmė­risė) nė kėtė program tė ri.

Themi, njė besim solid - edhe pse neve sot na duket ēėshtje e pa­diskutueshme dhe e garantuar, - nuk ka qenė lehtė pėr kėtė njerėzi e cila qė nga lindja e saj u ndesh me tė gjitha fuqitė nė kėtė nėn­qiell, me tė gjitha rrethet e panjohura tė cilat ia veshėn jetės sė tyre mijėra dukuri mbinatyrore, mijėra efekte spirituale, qė tė zhveshet pėrskaj vendosjes sė tė gjitha kėtyre fenomeneve thellė nė ndėrgjegjen e tyre e tė nxitojė drejt besimit nė njė Zot dhe t’i mbizotėrojė tė gjitha kėto fuqi.

E vėrteta ėshtė se Islami nuk ishte feja e parė e cila thirrte nė monoteizėm, por qė tė gjitha fetė hasėn nė tė njėjtėn rezistencė pėr shkak tė thirrjes nė Tevhid siē hasi edhe Islami. Meqė Tevhidi nė tė cilin ftonte Islami ishte Tevhid plotėsisht i pastėr, i zhveshur nga gjithēka jashtė tij, i ndijshėm mė tepėr se ēdo tevhid para tij, andaj edhe ishte shumė mė radikal se tė gjitha fetė tjera tevhidore dhe mė kundėrshtues ndaj gjithė asaj qė zuri vend nė mendjen e njerėzve siē ėshtė rasti me trupėzimin dhe ngjashmėrinė (e Zotit me krijesat).

Atėherė pra, detyrė e Kur’anit ishte ta konstituojė kėtė besim tė veēantė e tė pastėr, e vendqėndrim i pėrhershėm i kėsaj akideje (besimi) ėshtė ndėrgjegjja dhe intuita - vendqėndrim i ēdo besimi e jo vetėm i atij fetar. Rruga mė e afėrt deri te ndėrgjegjja ėshtė instinkti, kurse rruga mė afėr intuitės ėshtė sensi, qė nė kėtė hapė­sirė logjika nuk ėshtė asgjė pos njė dritare prej shumė dritareve, e cila pėr ēdo rast nuk don tė thotė se ėshtė dritarja mė e gjerė, mė e qėndrueshmja e as mė e afėrta pėr ta arritur synimin.

Disa njerėz ia rritėn vlerėn logjikės sot, meqė njerėzit u mahnitėn me ndikimin e logjikės si nė teknologji, industri dhe zbulimet shkencore. E disa fetarė tė thjeshtė e naivė i fascinojnė kėto shpikje dhe u besojnė atyre. Ata pėrpiqen qė ta konsolidojnė fenė duke i aprovuar mendimet e tyre tė mbėshtetura nė logjikė apo nė eksperimentet shkencore!

Ata njerėz, sipas bindjes sime, logjikėn e ngrenė nė ato hapėsira qė janė mbi hapėsirat e saj tė pranueshme. Logjika njerėzore ėshtė krijuar qė tė padishmes (xhahilijjetit) t’i japė hisen e vet dhe t’i bėjė njė llogari qė gjithmonė tė mos thėrret nė atė konkluzė thjesht vetėm si shenjtėri fetare, por thėrret nė zgjerimin e hapė­sirave shpirtėrore dhe i hap dritaret e diturisė. “E logjikshmja” nė botėn e mendimit dhe “konkretja” nė eksperimentet e shkencės, nuk janė e tėrė “gnostika-njohuria” nė botėn e individit. Logjika njerėzore, ku nuk kemi pėr qėllim vetėm kujtesėn, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė frėngji prej frėngjive tė shumta tė individit. Njeriu nuk do t’i mbyllte kėto dritarėza vetėm atėherė kur nė shpirtin e tij ndien ngushtėsi, kur nė potencialet e tij ekziston bllokim qė me to nuk lejohet tė gjykojė pėr kėto ēėshtje tė mėdha. Ta lėmė mendjen qė t’i krijojė ēėshtjet e jetės sė pėrditshme praktike ose t’i shtjellojė ēėshtjet qė janė kyē nė kėtė jetė, ndėrsa akideja (besimi) ėshtė nė shtresėn mė tė lartė tė jetės. Atė nuk mund ta arrijė kush pos ai i cili ndjek rrugėn e padiskutueshmėrisė (aksio­matizmit) dhe udhėzohet sipas udhėzimeve tė syrit tė zemrės, ia hap ndjenjėn dhe zemrėn qė ta pranojė kumbimin dhe ndriēimin (hyjnor).

Numri mė i madh i besimtarėve tė ēdo feje dhe besimi nė kėtė botė kanė besuar, dhe ende besojnė, me dorėzim total dhe me sytė e zemrės. Dijetarėt e apologjetikės islame shekuj tė tėrė kanė ka­luar duke zbuluar e pėrsėritur diskutime mendore rreth ēėshtjeve tė Tevhidit, megjithatė nuk arritėn asgjė prej asaj qė e arriti dia­lektika kur’anore vetėm pėr disa vjet. Le ta shikojmė tani kėtė intelekt aksiomatik dhe lehtė tė pranueshėm.

Kur’ani gjithmonė ka tentuar ta ngacmojė aksiomėn, ta zgjojė ndjenjėn, qė prej tyre tė pėrcillet drejpėrdrejt nė syrin e zemrės e pastaj tė kalojė nė intuitė. Lėndė e tij kanė qenė dėshmitė shqi­so­re, ngjarjet konkrete, dėshmitė analitike dhe lėvizjet e ilustruara. Gjithashtu lėndė e tij kanė qenė edhe tė vėrtetat e pėrhershme aksiomatike tė cilave u pėrgjigjet syri i zemrės sė ndriēuar dhe i kupton natyrshmėria e padevijuar.

Ndėrsa, sa i pėrket metodės sė Kur’anit, ai pėrdor metodėn e pėr­gjithshme: metodėn e ilustrimit dhe analizimit me anė tė pėrfy­ty­rimit dhe trupėzimit, sipas asaj qė e shtjelluam nė tė gjithė kapi­tujt e mėparshėm. (Ne natyrisht, kėtu termin “trupėzim” e pėr­dorim sipas kuptimit tė tij artistik e jo sipas kuptimit fetar, ngase Islami ėshtė fe e zhveshjes (nga ēdo trupėzim) dhe mėnjanimit tė “njėshmėrisė” nga ēdo veti njerėzore).

Kjo pra ishte dialektika intuitive me tė cilėn edhe debatoi Kur’ani dhe avancoi, e mė nė fund edhe betejėn e fitoi.

Nė kėtė dialektikė u inkuadruan fjalėt shprehėse, shprehjet ilus­truese, ilustrimet e personifikueshme, skenat artikulluese dhe rrė­fimet e shumta pėr tė cilat kemi diskutuar deri tash. E gjithė ajo qė ėshtė ekspozuar prej skenave tė kijametit dhe pamjeve tė lum­turisė e ndėshkimit, rangohet nė shkallėn e kėsaj dialektike e cila ngacmon ndjenjėn, zgjon imagjinatėn, qė pastaj ta ngacmojė syrin e zemrės, ta zgjojė intuitėn e qė ta pėrgatisė individin pėr pranim dhe dorėzim.

Madje Kur’ani ndoqi metoda, jo tė pikturave shpirtėrore dhe emocionale, jo tė rrėfimeve tė shumta, jo tė skenave tė kijametit, jo edhe tė pamjeve tė lumturisė dhe mjerimit..., ai ndoqi metodė krejtėsisht tjetėr, metodėn e debatit ilustrues nė dialektikėn intui­tive pėr tė cilėn edhe e ndamė kėtė kapitull tė ri.

Ėshtė krejtėsisht e natyrshme se ajo qė na intereson nė kėtė pu­nim, nuk ėshtė vetė metoda e debatimit, por metoda e tė shpre­hurit me te. Metoda ilustruese tė cilėn e ndjek ėshtė ajo qė e bėn element prej elementeve tė punimit tonė, sepse aspekti artistik si i mėvetėsishėm ėshtė temė jona e vetme nė kėtė libėr.

Problemi kryesor me tė cilin u ballafaqua Islami, siē thamė edhe mė parė, ishte problemi i Tevhidit me njė kolektivitet i cili e mo­honte kėtė Tevhid nė mėnyrėn mė tė paskrupullt dhe e konsi­deronte si njė prej ēudirave mė tė mėdha.

Tė shohim tani se si Kur’ani u pėrgjigjej me fakte pėr kėtė ēėshtje tė ndėrlikuar.

Ai, Kur’ani kėtė ēėshtje e shtjelloi nė mėnyrė tė lehtė dhe tė rėn­domtė duke iu drejtuar aksiomės dhe intuitės pa ndonjė kom­pli­kim gjuhėsor apo polemikė mendore:

“A mos morėn ata zota prej toke qė mund t’i ringjallin (tė vdekurit)? Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos All-llahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėr­shkruajnė ėshtė All-llahu, Zoti i arshit. Ai nuk pyetet se ēka punon, por ata (njerėzit) pyeten. A pėrvetėsuan ata zota tė tjerė pos Tij! Thuaj: Sillne argumentin tuaj? Ky ėshtė (Kur’ani) argument pėr kėta qė tani janė me mua dhe pėr ata qė ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinė tė vėrtetėn, andaj edhe nuk vėshtrojnė.” (Enbija, 21-24). Pastaj ajeti: “All-llahu nuk ka marrė pėr vete kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt as nga njerėzit), nuk ka me Te asnjė zot tjetėr, sepse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė e ka krijuar dhe do tė dominonin njėri mbi tjetrin.” (Mu'minūn, 91).

Kėshtu pra me kėtė aksiomė tė zakonshme e cila nė qiell dhe nė tokė nuk sheh parregullsi por sheh sistem tė pėrpiktė, jep tė kuptojmė se Projektuesi ėshtė Njė, i fuqishėm, i dijshėm dhe i urtė.

Pastaj ja kjo pamje tė cilėn e imagjinon - sikur tė kishte shumė zota - “atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė e ka krijuar”. Kjo vėrtet ėshtė pamje qesharake, qė ēdo grup krijesash ta konsiderojė ndonjėrin prej tyre zot, e pastaj ēdo zot t’i marrė kri­jesat e tij e tė shkojė..., po ku tė shkoj? - Nuk e dimė! Me­gjithatė ne e imagjinojmė kėtė pikturė dhe qeshemi nga ideja e shumėsisė sė zotave nėse ky ėshtė rezultat i saj!

E pastaj ēdo tė bėjnė ata, zotat tjerė? - Kjo ėshtė tokė ai ėshtė qiell, cilin do ta avancojnė, kėtė apo atė?!!

“Thuaj: Mė thuani pėr ata qė pos All-llahut i adhuroni, mė tregoni se ēka krijuan ata nė tokė dhe a kanė pjesėmarrje (nė krijimin) e qiejve? Nėse e thoni tė vėrtetėn, mė sillni ndonjė libėr para kėtij ose ndonjė gjurmė tė mbetur prej diturisė”. (Ahkāf, 4)

Kėto janė pikturat e krijimit dhe fenomenet e fuqisė tė cilat shqi­sat i shohin, aksiomat i arrijnė dhe sytė e zemrave i pėrjetojnė: “Thuaj: (O I dėrguar): Falėnderimi i qoftė All-llahut, e shpė­timi qoftė ndaj robėrve tė Tij qė Ai i zgjodhi (pejgamberėt)! A mė i mirė (pėr ta besuar) ėshtė All-llahu, apo ata qė ia bėjnė shok? Ai qė krijoi qiejt e tokėn, qė pėr ju lėshoi shiun nga qielli, e Ne me tė bėmė tė lulėzojnė kopshte tė bukura, e pėr ju ka qenė e pamundshme t’i bėni tė mbijnė bimėt nė to; A mos ka ndonjė zot tjetėr pos All-llahut? Jo, por shumica e tyre nuk dinė! A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos All-llahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni. Ai qė ju orienton nė errėsirat e tokės e tė detit, dhe Ai qė pranė mėshirės sė tij (shiut) si myzhde i lėshon erėrat. Vallė, a ka tjetėr zot pos All-llahut? E lartė ėshtė madhėria e Tij nga ajo qė ata i pėrshkruajnė shok. Ai qė e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e pėrsėrit atė (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai qė ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetėr pos All-llahut? Thuaj: Sillni argumentet tuaja, nėse jeni tė sinqertė!” (Neml, 59-64).

Kėshtu pra, dynden (marrin pjesė) skenat e tokės dhe tė qiellit me tė gjitha evoluimet qė u ndodhin ēdo ditė dhe me tė gjitha ndjenjat natyrore tė cilat njeriun nė raste tė vėshtirėsive specifike e strukin nė Fuqinė Absolute... Ato marrin pjesė kur i referojnė ndjenjės dhe imagjinatės, kur e ngacmojnė syrin e zemrės dhe intuitėn qė t’ua pėrqėndrojė fortė akidenė e Tevhidit (besimin e njėshmėrisė) nė shpirtrat e tyre. Shembuj tė tillė ka shumė nė Kur’an, qė pėr­sė­riten (duke qenė tė llojllojshėm). Ata pėrsėrisin pamjen e kija­metit, skenat e lumturisė dhe mjerimit (begatisė dhe ndėshkimit). Qė tė gjitha kėto janė dialektikė (logjikė) intuitive qė bėn pjesė nė kėtė lėmi.

Problemi i dytė ishte problemi i ringjalljes dhe ditės sė ahiretit me njė grup njerėzish tė cilėt thonin:

“Nuk ka tjetėr, pos jetės sonė tė kėsaj bote, vdesim, lindim dhe nuk do tė ngjallemi!” (Mu’minūn, 37). Ky grup ēėshtjen e ri­ngjalljes e sheh shumė mė tė jashtėzakonshme (tė ēuditshme) sesa qė e sheh ēėshtjen e njėshmėrisė sė All-llahut. Ata, njerėzit tė cilėt e thanė kėtė fjalė, i konsiderojnė si tė marrė! Kėtė nuk mund ta thotė kush, vetėm tė marrėt!

“Dhe ata qė nuk besuan thanė: A doni t’ju tregojmė pėr njė njeri qė do t’ju informojė juve se si, pasi qė (tė vdisni) e tė jeni shkapėrderdhur plotėsisht, ju do tė krijoheni rishtazi? A ėshtė duke shpifur gėnjeshtėr ndaj All-llahut, apo e ka zėnė ēmen­dia?” (Sebeė, 7-8). Deri nė kėtė masė tė injorimit e kanė marrė ēėshtjen e ringjalljes. A thua si polemizoi me ta nė kėtė ēėshtje tė ēuditshme?!

Kur’ani ua paraqiti pamjet e dukshme tė krijimit dhe tė fshehtat, ua thjeshtėzoi zanafillėn e jetės nė tokė pėrgithėsisht kurse tė njeriut veēanėrisht, qė tė shohin se Ai i cili e pikėnisi krijimin ka mundėsi edhe ta pėrsėrisė.

“A mos u lodhėm Ne me krijimin e parė? Jo, por ata janė nė huti rreth njė krijimi tė ri.” (Huxhurāt, 15).

Me metodėn e njohur ilustruese Kur’ani mori qė t’ua shtrojė ske­nat e jetės nė tokė dhe nė njeriun:

“Qoftė mallkuar njeriu, sa mohues i fortė ėshtė ai! Po prej ēkafi e krijoi Ai atė? Atė e krijoi prej njė pike uji dhe e pėrgatiti. Pastaj atij ia lehtėsoi rrugėn. Mandej ate e bėri tė vdesė dhe i bėri varr (tė varroset). Pastaj kur tė dojė Ai e ringjall atė. Jo! Ai nuk e zbatoi atė qė e urdhėroi Ai. Njeriu le ta shikojė ush­qimin e vet. Ne lėshuam shi tė mjaftueshėm. Pastaj e ēamė tokėn sipas nevojės sė bimės. Dhe bėmė qe nė tė tė mbijnė drithėra. Edhe rrush e perime; edhe ullinj e hurma; edhe kopshte tė den­dura; edhe pemė e kullosa. Si mjete gjallėrimi pėr ju dhe pėr bagėtinė tuaj.” (Abese, 17-32).

“Nga faktet (e fuqisė) e Tij ėshtė edhe ajo, se Ai ju krijoi: prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat) nė njerėz qė veproni tė shpėr­ndarė. Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mi­rėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė) ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe ndėrmjet jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė. Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve e i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz. Nga argumentet e Tij ėshtė edhe gjumi juaj natėn, edhe pėrpjekja juaj pėr tė fituar nga tė mirat e Tij. Nė kėtė ka argumente pėr popullin qė dėgjon. Nga argumentet e Tij ėshtė edhe ajo qė ua dėfton vetėtimėn edhe si frikė edhe si shpresė, dhe nga qielli lėshon shiun e me tė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj. Nė kėtė ka argumente pėr njė popull qė di tė mendojė.” (Rrūm, 20-24).

Kėshtu pra, ēdoherė atyre u parashtrohen skena tė zakonshme, ose qė janė tė njohura. Ato shqisat i vėzhgojnė nė ēdo ēast, aksi­omat e tyre i ngulmojnė nė ēdo shikim tė cilat nė mėnyrė direkte janė tė lidhura me jetėn dhe gjallėrinė e tyre. Ato ngacmojnė ndje­njat dhe intuitėn e tyre, futen ngadalė nė shpirtrat e tyre. Kur’ani i orienton nga kėto skena duke ua ekspozuar sikur tė ishin skena tė reja (nė realitet skenat e natyrės gjithmonė janė tė reja pėr atė i cili i shikon me ndjenjė tė fortė dhe sy vrojtues), pa mos rezultuar kjo polemikė mendore e cila mė shumė mbėshtetet nė shkathtėsi se sa nė vetė realitetin.

Kur’ani hapėron dhe i kapėrcen tė gjitha sferat e mendjes dhe tė gjitha sferat e shqisave qė tė lidhet drejtpėrdrejt me misteriozitetin e akidesė (besimit). Me kėtė rast, qenia e tij lidhet direkt me tė panjohurėn. Ai gjen nė misteriozitetin dhe largėsinė e tij nga ndje­nja dhe mendja njė kėnaqėsi dhe dėfrim tė pėrbashkėt. Megjithatė Kur’ani edhe nė kėtė rast zgjedh metodėn e ilustrimit dhe pėr­fy­tyrimit:

“A nuk e di pėr All-llahun se Atij i lutet kush ėshtė nė qiej e nė tokė madje edhe shpezėt krahėhapura. Tė gjithė e dinė dhe janė tė udhėzuar pėr lutjen ndaj Tij dhe pėr madhėrimin ndaj Tij.” (Nūr, 41).

“Lartmadhėri tė merituar i shprehin Atij shtatė qiej e toka dhe ēka ka nė to, e nuk ka asnjė send qė nuk e adhuron (nuk i bėn tesbih) duke i shprehur falėnderim Atij, por ju nuk e kuptoni atė madhėrim tė tyre (pse nuk ėshtė nė gjuhėn tuaj). Ai ėshtė i butė dhe falė shumė.” (Israė, 44).

“Ndėrsa ata (engjėjt) qė e mbajnė Arshin dhe ata qė janė pėr­reth tij, e lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t’i falė ata qė besuan (duke thėnė): “Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj fali ata qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn tėnde, dhe ruaji ata nga dėnimi i xhehennemit! Zoti ynė, futi nė xhennetet e Adnit ata tė cilėve u ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirė, prej etėrve tė tyre, grave tė tyre dhe pasardhėsve tė tyre. Vėrtet, Ti je nga­dhėnjyesi, i urti! Dhe i mbron ata prej tė kėqijave, pse atė qė Ti e mbron atė ditė prej tė kėqijave, Ti e ke mėshiruar, e ai ėshtė shpėtim i madh.” (Gāfir, 7-9).

Kėshtu pra ndikon ilustrimi nė shpirt, me atė trishtim qė e ndien para tė panjohurės dhe me atė kėnaqėsi qė e ndien kur shpirti bredh nė atė botė misterioze, atje ku: Engjėjt qė e mbajnė Arshin dhe ata qė janė pėrreth tij e lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre... dhe i luten Atij t’i falė ata, dhe atje ku: Lartmadhėri tė merituar i shprehin Atij shtatė qiejt e toka dhe ēka ka nė to.

Ndonjėherė gajbi (sekreti) nuk ėshtė kėshtu larg, ai mund tė jetė konkret (i prekshėm), por ai nė realitet ėshtė i panjohur. Ai gjithashtu ngacmon intuitėn, vėrteton fuqinė e gjithėsisė dhe e pasuron shpirtin me iman:

“S’ka dyshim se All-llahut nuk mund t’i fshehet asgjė nė tokė e as nė qiell. Ai ėshtė qė ju krijon (formon) formėn juve nė mitra ashtu si tė dojė.” (Al Imrān 5-6).

Ky ėshtė fakt pėr diturinė e cila pėrshkon ēdo misteriozitet, dhe ēdo fakt intuitiv praktik tė cilin mendja nuk mund ta kuptojė dhe ta ndriēojė.

Tani do tė sjellim njė shembull tė ngjashėm me tė por me njė hapėsirė mė tė gjerė dhe me njė ilustrim mė fascinues.

“Ēelėsat e fshehtėsisė janė vetėm te Ai, ate (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Atij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det. Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s’ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s’ka tė njomė dhe s’ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (Lehvi Mahfūdh)”: (Enām 59).

Nė kėto pak fjalė, kemi shprehje tė fortė e hutuese pėr gjithė­pėr­fshirjen e dijes sė Zotit. Pėr ta shprehur e vėrė nė spikamė kėtė dije, janė zgjedhur fjalėt mė tė bukura shprehėse dhe shprehjet ilustruese. Nuk mund tė thuhet se ėshtė shprehje e thjeshtė pėr domethėnien e diturisė sė pėrpiktė dhe tė pėrfshirė, se nėse thuhet: Ai di pėr ēdo gjeth qė bie e pėr ēdo kokėrr nė thellėsi tė tokės, pėr ēdo tė njomė e ēdo tė thatė. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė pikturė e ēuditshme imagjinative. Nė kėtė rast imagjinata sillet nėpėr tė gjitha hapėsirat e dunjasė edhe ato tė panjohurat qė t’i pėrcjell ato gjethe tė rėna dhe ato kokrra tė fshehura qė bėjnė pjesė nė gjėrat misterioze ku fshehja e tyre ėshtė nė dije tė All-llahut. Pastaj i kthehet shpirtit dhe e pėrmbush pėrplot madhėri tė All-llahut dhe pėrulshmėri ndaj Tij: Me to Kur’ani shpirtin e orienton nga All-llahu i cili i pėrshkon me diturinė e Tij tė gjitha kėto mistere dhe hapėsira.

Kjo ėshtė pra logjika intuitive dhe polemika ilustruese. Po ku ėshtė pra nė tė ajo polemikė mendore pėr tė cilėn dijetarėt e apologjetikės (Ilmul-Kelām) mbetėn duke e filluar e pėrsėritur disa shekuj me radhė. Ne do tė sjellim kėtu vetėm njė shembull tė polemikės mendore nga e cila u distancua Kur’ani kur tha:

“Ju dhe ajo qė e adhuruat ju pos All-llahut do tė jeni lėndė e xhehennemit dhe keni pėr tė hyrė nė te.” (Enbija, 98).

I atillė ėshtė ky ajet, por, tė tilla janė edhe tė gjitha ajetet e ngjashme me tė nė kuptim.

Kur’ani i pėrshkruan idhujtarėt arabė duke kėrkuar hapėsirė pėr tė bėrė polemikė mendore dhe nėnēmuese, duke menduar se me te do ta ngushtojnė Muhammedin dhe ithtarėt e librave. Ata thanė: E si ėshtė puna e Isaut, tė birit tė Merjemesė? Ata janė njė grup prej popullit tė tij qė janė duke e hyjnizuar Isaun. A hyjnė edhe ata nė xhehennem?

E Kur’ani u dha pėrgjigje tė urtė kur tha: “Ata nuk ta thanė atė vetėm si polemikė, por ata janė njerėz ngatėrrestarė.” (Zuhruf, 58). Kėtė qė e thonė idhujtarėt ėshtė shembull i logjikės (dialek­ti­kės) mendore. Vėrtet, Ai ėshtė i arsyeshėm nga aspekti i rregu­llave tė logjikės formale, por ku rangohet sipas logjikės sė shėn­doshė dhe sipas tė vėrtetės sė natyrshme e tė rėndomtė?

Nuk do tė arrinte tė bėjė gjė logjika mendore sikur Kur’ani ta trasonte, jo pse nė te nuk ka tė vėrteta qė mund tė argumentohen sipas kėsaj logjike por sepse akidenė nuk mund ta formojė kjo polemikė. Ajo gjithmonė ėshtė nė hapėsira mė tė larta se sa kėto hapėsira. Akidenė (besimin) aspak nuk do ta nėnēmonte sikur aktiviteti i mendjes nė saje tė saj tė jetė i kufizuar. Nė tė vėrtetė, mendja nuk ėshtė asgjė pos njė fuqi e vogėl dhe e kufizuar e cila lidhet pėr pėrditshmėritė ku ajo pėrsėri nuk ėshtė faktor i ndry­shimeve nė pėrditshmėri.

Kur’ani e ngacmoi intuitėn dhe e trasoi nė tė metodėn e ilustrimit. Ai e arriti qėllimin me anė tė lėndės dhe metodės sė tij, e bashkoi (unifikoi) qėllimin fetar dhe atė artistik me anė tė metodės mė tė afėrt dhe mė tė lartė.


Metodologjia  e Kur’anit

N

e mund tė sjellim njė pėrfundim nga tė gjitha temat e mė­parshme se Kur’ani ka metodologji unike nė tė shprehurit tė cilėn e pėrdor pėr t’i realizuar tė gjitha qėllimet nė mėnyrė tė barabartė, madje edhe qėllimet e argumentimit dhe tė polemikės. Kjo pra ėshtė metodologji e ilustrimit analitik pėrmes pėrfytyrimit dhe trupėzimit.

Le tė shikojmė tani strukturėn e kėsaj metodologjie nga aspekti artistik i saj, ngase ajo ėshtė njėra prej metodave realizuese (kjo pra ėshtė lėmia e studimit tonė nė kėtė libėr). Qėllimet fetare pėr tė cilat u zbrit Kur’ani qė t’i realizojė ato, temat hyjnore dhe ligj­dhėnėse tė cilat i shtjellojnė tė gjitha kėto, janė lėmi tė cilat nuk janė temė studimi kėtu. Nėse disa prej tyre erdhėn tė ekspozuara nė brendinė e kapitujve tė kaluar, ato erdhėn vetėm tė shohim se si i shtjelloi Kur’ani dhe ēfarė metode aplikoi pėr t’i shprehur ato.

Disa njerėz kur i analizojnė kėto tema dhe kuptojnė se sa ato janė tė pėrpikta, fascinuese, relevante, elastike, pėrshkuese dhe gjithė­pėrfshirėse, i trajtojnė si veēori mė tė mėdha tė Kur’anit. Ata mendojnė se metodologjia e shprehjes kur’anore bėn pjesė nė tė dhe se e tėrė mrekullia kur’anore ėshtė strukur nė tė. Disa tė tjerė bėjnė dallimin mes domethėnieve dhe mėnyrės sė realizimit (inter­pretimit), ata flasin kur ėshtė nė pyetje mrekullia kur’anore e nė veēanti pėr ēdonjėrėn prej tyre.

E ne mund ta bėjmė  kėtė shtojcė e tė themi: Metodologjia tė cilėn e trasoi Kur’ani nė tė shprehur ėshtė ajo e cila i ndriēoi kėto qėllime dhe kėto tema. Andaj edhe ajo mjafton pėr kėto qėllime dhe kėto tema.

Kjo nuk mund tė na shpie nė ato tema shterpe rreth fjalės dhe domethėnies sė saj. Kėto tema u  shkoqitėn nga kritikėt arabė qė kur Xhahidhi iu rrek kėsaj teme dhe supozoi se domethėniet pėrfaqėsojnė thelbin e metodologjisė. Atė e pasoi Ibni Kutejbe, Kudame, Ebu Hilal El Askeri e tė tjerė nė tė njėjtėn vijė tė temės, disa duke e pėrkrahur e disa duke e kundėrshtuar. Ne llogarisim se Abdulkahiri arriti nė njė mendim tė prerė e tė shėndoshė kur nė librin e tij Delailul Ixhaz erdhi nė pėrfundim se vetėm fjalėn nė vete nuk mund ta paramendojė i menēuri qė rreth saj tė zhvillohet studimi vetėm nga aspekti i saj si fjalė, por se studimi zhvillohet nga aspekti i synimit tė saj. Gjithashtu nuk mund tė paramendojė i menēuri se vetėm domethėnia nė vete meriton tė zhvillohet studimi rreth saj, ngase ajo shpreh atė qė ėshtė nė brendi tė fjalės, por nga aspekti se ajo ėshtė pėrfaqėsuese nė fjalė dhe se dome­thėnia pėrcaktohet sipas pėrkufizimit tė saj nė kontekstin e fjalisė ku vepron. Andaj, edhe nuk mund tė jenė tė ndryshme dy struk­tu­ra fjalish e qė pastaj tė unjėsohet domethėnia nė mėnyrė tė plotė.

Abdulkahiri kėtė ēėshtje nuk e shtjelloi me kėtė shtjellim tė shkur­tė por ai pėr tė shkroi njė libėr tė cilin ne nuk mundemi ta pėrcje­llim kėtu e as nuk mund tė bėjmė pėrcjelljen e disa pasuseve tė tij, siē i transmetuam nė fillim tė kėtij libri me atė stil tė ndėrlikuar tė cilin e hasėm atje. Ne do t’i pėrcjellim vetėm domethėniet shkurti­misht.  Atij vėrtet i takojnė meritat pėr shtjellimin e kėsaj ēėsh­tjeje. Sikur tė sillte njė definicion pėr ta shprehur nė mėnyrė tė prerė atė, do ta arrinte piedestalin nė kritikėn artistike. Ne do tė shpreheshim nė vend tė tij kėshtu: Pa dyshim metodologjia e rea­lizimit (interpretimit) ėshtė vendimtare nė ilustrimin e domethė­nies dhe kudo qė dy metoda ndryshojnė njėra prej tjetrės nė tė shprehurit e njė domethėnieje, do tė ndryshojnė edhe pamjet e kėsaj domethėnieje nė shpirt dhe mendje. Nė kėtė mėnyrė lidhen domethėniet dhe mėnyrat e realizimit me njė lidhje qė nuk ka nevojė mė tė diskutohet rreth tė tjerave dhe domethėnieve tė tyre pėr ēdonjėrėn nė veēanti. Njė domethėnie nuk mund tė shfaqet pos nė njė figurė tė vetme. E kur tė ndryshojė figura, ndryshon edhe domethėnia sipas masės sė saj. Ndoshta kuptimi mendor i pėrgjithshėm nuk ndikon nė qenien e fjalės mirėpo figura nė shpirt dhe mendje ndryshon. Ajo ashtu edhe ėshtė e rregulluar nė art - ngase shprehja nė art ka funksion tė ndikimit ashtu qė kur tė ndryshojė forma e ndikimit prej saj, domethėnia e transferuar ndryshon pa dyshim!

Ne po pėrfundojmė me kėtė sqarim dhe kalojmė nė vlerėn e metodologjisė ilustruese nė Kur’an. Kjo metodologji ėshtė ajo e cila domethėnieve, qėllimeve dhe temave kur’anore ua dha kėtė pamje tė cilėn e shohim. Pėrmes pamjes ajo arriti vlerėn e saj tė lartė ngase kjo metodologji nė kėto pamje ėshtė krejtėsisht ndry­she nga ēdo pamje tjetėr siē e pamė edhe mė herėt.

Ne dėshirojmė qė kėtė ēėshtje ta ndriēojmė pėrmes modeleve, edhe pse ato gjenden aty-kėtu nė brendi tė librit, gjithashtu edhe sqarimi i tyre aq sa do tė mjaftonte tė dallohet veēoria e meto­do­logjisė kur’anore nė tė. Megjithatė ne kėtu jemi para ekspozimit tė fundit tė rezymuar e nė anėn tjetėr kemi edhe mjaft modele qė na shėrbejnė pėr kėtė temė.

Tipari i parė i shprehjes kur’anore ėshtė trasimi i metodės sė ilustrimit tė domethėnieve mendore, gjendjeve shpirtėrore dhe shfaqja e tyre nė pikturat konkrete, nxjerrja e metodės sė ilus­tri­mit tė skenave natyrore, ngjarjeve tė kaluara, rrėfimeve tė tre­guara, shembujve tė rrėfyer, skenave tė kijametit, pamjeve tė begatisė dhe ndėshkimit si dhe llojeve njerėzore. Thuajse tė gjitha ato tė ishin tė pranishme e tė pėrshkrueshme me parafytyrimin sensibil tė cilin e pėrmbush me lėvizje imagjinative.

Ēka e mbivlerėsoi kėtė metodė mbi metodat tjera tė cilat i trans­metojnė domethėniet dhe gjendjet shpirtėrore nė figurėn e tyre mendore dhe abstrakte dhe i transmetojnė ngjarjet dhe rrėfimet nė lajme tė shfaqura, gjithashtu i shprehin skenat dhe spektaklet nė formė gjuhėsore e jo si ilustrim imagjinativ?

Pėr ta proklamuar kėtė mbivlerėsim mjafton qė tė ilustrohen tė gjitha kėto domethėnie nė figurė abstrakte dhe tė ilustrohen mė pastaj nė formėn tjetėr ilustrative.

Vėrtet, domethėniet nė metodologjinė e parė i referohen mendjes dhe vetėdijes. Ato arrijnė nė mendje dhe vetėdije tė zhveshura nga hijet e tyre tė bukura. Kur’ani nė metodologjinė e vet tė dytė i referohet sensit dhe intuitės, dhe arrin nė shpirt pėrmes shumė dritareve: pėrmes shqisave me anė tė imagjinatės, pėrmes ndjenjės me anė tė shqisave, pėrmes intuitės aktive me anė tė oshėtimės (ehos) dhe ndriēimeve. Kėshtu pra, mendja ėshtė vetėm njė dritare prej dritareve tė saj tė shumta nė shpirt e jo dritarja e saj e vetme.

Kjo metodologji, pa dyshim zotėron vlerėn e interpretimit tė da’ves nė ēdo besim. Megjithatė ne kėtu e studiojmė vetėm nė pikėpamje ekskluzivisht artistike. E ajo nė kėtė pikėpamje ka njė rėndėsi tė madhe e tė veēantė. Funksioni i parė i artit ėshtė t’i ngacmojė reflekset intuitive, ta pėrhapė oreksin artistik me anė tė kėtij ngacmimi, shpalosjen e jetės misterioze me anė tė kėtyre refleksioneve, ushqimin e imagjinatės me piktura qė t’i realizojė tė gjitha kėto. Tė gjitha kėto i pėrmban metodologjia e ilustrimit dhe e pėrshkrimit nė artin e bukur. Kėtu do t’ua ekspozojmė disa shembuj jashtė atyre qė i kemi ekspozuar mė parė:

1 - Domethėnia e ikjes sė fortė (largimit tė madh) nga thirrja nė besim. Ajo na shfaqet nė pamjen e saj abstrakte pėrmes ikjes sė tyre ēuditėse nga thirrja nė besim. Mendja nė vetmi dėshiron ta kuptojė domethėnien e ikjes kur ėshtė e qetė dhe e lirė.

Kur, ja, Kur’ani na e shfaqė kėtė pikturė tė ēuditshme: “Po ēka kishin ata qė largoheshin prej kėshillės (Kur’anit)? Ata ishin si gomarė tė trembur (tė egėr) qė ikin prej luanit (ose prej gjah­tarit).” (El-Muddeththir, 49-51). Kėtu mendjes i shoqėrohet shqisa e shikimit, diapazoni i imagjinatės, refleksioni i talljes dhe ndjenja e bukurisė: Tallja nga ata tė cilėt ikin sikur kur ik gomari i egėr nga luani, jo pėr asgjė vetėm pse ata thirren nė besim. Bukuria e cila vizatohet nė lėvizjet e pikturės ėshtė atėherė kur e pėrjeton (percepton) imagjinata brenda kornizave tė natyrės kur dėbohen kėta gomarė tė egėr duke i ndjekur luanėt e tėrbuar!

Shprehja kėtu ka rreth saj hije e cila ia shton hapėsirėn-nėse lejohet tė themi kėshtu.

2 - Domethėnia e paaftėsisė sė zotave tė cilėt i adhurojnė idhuj­tarėt pėrpos All-llahut mund tė interpretohet pėrmes disa shpreh­jeve mendore e abstrakte, sikur tė thuhet: Vėrtet, ata qė adhuroni pos All-llahut janė mė tė dobėt se krijimi i sendit mė tė thjeshtė. Kėtu domethėnia arrinė nė mendje abstrakte dhe hutuese:

Megjithatė, shprehja ilustrative e pasqyron nė kėtė mėnyrė:

“Vėrtet, ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė ate prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi (kėr­kuesi) edhe i luturi (i kėrkuari)!” (Haxhxh, 73).

Kėshtu e shfaq kėtė domethėnie dhe e ndriēon pėrmes kėtyre figu­rave aktive dhe tė njėpasnjėshme:

“Nuk mund tė krijojnė asnjė mizė” kjo ėshtė shkalla e parė, “Edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė”, kjo ėshtė e dyta. “Nėse miza ua rrėmben ndonjė send, ata nuk mund ta shpėtojnė ate prej saj”, kjo ėshtė e treta... A nuk ėshtė e gjithė kjo ilustrim i dobėsisė sė plogshtė dhe shkallėzim i ilustrimit tė tij me ēka nxit nė shpirt talljen therėse dhe nėnēmimin ironik?!

Megjithatė, a nuk ėshtė kjo teprim? A thua stilistika e saj shkon nė ekstremitet?

Kurrsesi! Kjo ėshtė e vėrtetė reale dhe e rėndomtė.

Ata Zota! “Nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr te”. Miza ėshtė e vogėl dhe pėrēmuese, megjithatė mrekullia e krijimit tė saj ėshtė e barabartė me mrekullinė e kriji­mit tė deves dhe elefantit. Aty qėndron mrekullia e jetės nė tėrėsi nė tė cilėn marrin pjesė viganėt dhe tė imtit. Pra, mrekullia nuk qėndron nė konstruksionin e saj (fjala ėshtė pėr krijimin e kolo­sėve prej gjallesave), por nė njė qenie tė vogėl si pluhuri.

Shpikja artistike nė kėtė rast qėndron nė ekspozimin e kėtij rea­li­teti nė njė pikturė ku vijėzohen hijet e dobėsisė nė krijimin e sendit mė tė vogėl. Kurse bukuria artistike nė kėtė rast qėndron nė ato hije tė cilat shtohen prej komponenteve tė pikturės, prej lėvizjes imagjinuese tė pėrpjekjes pėr krijim, nė tubimin e gjithė masės pėr tė, e pastaj edhe tė pėrpjekjes pėr tė fluturuar pas mi­zės pėr ta shpėtuar atė qė e rrembeu, ku ata, por edhe pasardhėsit e tyre, janė tė paaftė pėr ta bėrė kėtė shpėtim.

3 - Kur’ani interpreton rastin e largimit tė miqve nga miqtė e tyre ditėn kur do tė dalin para tmerrit tė kijametit me anė tė kėsaj shprehjeje abstrakte e distancuese. Kėtu tė sinqertit (nė veprimin e tyre tė shėmtuar) injorohen mes vete, shokėt grinden mes vete e mė nė fund pasuesit largohen nga tė pasuarit kur dėshmuan tmerrin nė ditėn e fesė. Ky interpretim arrinė tė bėhet prej mė tė pėrpiktėve tė cilėt shprehen. Prapėseprapė shtrohet pyetja: ku e ka vendin kjo shprehje mendore nė kėtė ekspozim pėrplot gjallėri.

“E tė gjithė njerėzit (sheshazi) i paraqiten All-llahut. Ata tė dobėtit (masa e nėnshtruar) u thonė parisė (udhėheqėsve): “Ne ishim pasuesit tuaj andaj a mund tė na lehtėsoni diē nga dėnimi i All-llahut? Ata (paria) thonė: “Sikur tė na kishte udhėzuar All-llahu, ne do t’ju udhėzonim juve. Pėr ne tash ėshtė njėsoj, u pikėlluam thellė ose duruam, pėr ne nuk ka ikje (shpėtim). E pasi tė kryhet ēėshtja (tė hynė ata tė xhennetit nė te dhe tė xhehennemit nė te, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjėratėn e shėmtuar dhe) u thotė: “Vėrtet, All-llahu ju pat premtuar prem­tim tė vėrtetė, e unė ju pata premtuar dhe, ja, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t’ju detyroj), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju m’u pėrgjigjėt: atėherė pra, mos mė qortoni mua po qortone veten. Unė nuk mund t’ju shpėtoj juve, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni mua. Unė mohoj shoqėrimin tuaj qė ma bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit).” “S’ka dyshim, jobesim­tarėt kanė dėnim tė dhembshėm.” (Ibrāhīm, 21-22).

Tė dobėtit janė ata tė cilėt u ishin nėnshtruar tė fortėve dhe tė cilėt ende janė tė dobėt, mendjelehtė dhe shpirtdorėzuar. Ata u strehuan nė pushtetin e mendjemėdhejve nė kėtė botė, andaj edhe e kėrkojnė shpėtimin prej tyre nga ky rast. Ata i qortojnė tė dobė­tit pse u mashtruan pas tyre nė jetė duke u pėrmbajtur nė kėtė rast me natyrėn e tyre tė nėnēmuar dhe dobėsinė e tyre tė njohur.

Ata tė cilėt u madhėshtuan, atyre u ra poshtė mendjemadhėsia dhe u ballafaquan me fatin e tyre. Atyre ua ngushtojnė shpirtin edhe mė tė dobėtit tė cilėve nuk u mjafton ajo qė e shohin prej poshtėrimit dhe ndėshkimit. Prej tyre kėrkojnė qė t’i shpėtojnė atėherė kur ata nuk kanė nė dorė as shpėtimin e vetvetes ose ua pėrkujtojnė krimin e mashtrimit tė tyre atėherė kur nuk bėn dobi pėrkujtimi. Ata nuk kanė ēka t’u thonė nė kėtė mėrzi e ngushtėsi pos fjalėve: “Sikur tė na kishte udhėzuar All-llahu, ne do t’ju udhėzonim juve.”

Djalli, pėrkundėr tė gjitha tipareve tė personalitetit tė tij si mash­trues, tradhtues, nėnēmues, mendjemadh, kurthbėrės e djallėzor, pranon para ithtarėve tė tij-por vetėm tash-se All-llahu u ka premtuar premtim tė vėrtetė, dhe se ai (djalli) u premtoi por i tradhtoi pastaj i dhimbsen dhe i ngushėllon duke i tėrhequr duart e tij prej udhėheqjes sė tyre. “Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t’ju detyroj) pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabu­ar) e ju mu pėrgjigjėt: Atėherė pra, mos mė qortoni mua por qortone veten.” Jo, jo, madje ai edhe nė kėtė rast e tregon men­djemadhėsinė e tij duke thėnė “Unė e mohoj shoqėrimin tuaj qė ma bėtė mua mė parė”.

Vėrtet dhe pa dyshim ai ėshtė shejtan!

Kjo vėrtet ėshtė njė shpikje nė ilustrimin e kėtij rasti specifik, nė tė cilin largohet i pasuari nga pasuesit e vet dhe e mohon lidh­shmėrinė e pasuesit nga i pasuari ku asnjėri prej tyre nuk ka gjė nė dorė pėr tėrheqje apo bashkim, por kjo ėshtė natyrė e ēdo gru­pi tė cilit i zbulohen turpshmėritė para njė tmerri tė papėr­shkueshėm.

Nė kėtė rast shejtani ėshtė shumė logjik me veten dhe me figurėn tė cilėn ia pėrshkruan Kur’ani: Pėrndryshe, ai nuk mund tė jetė shejtan pa kėto mashtrime, kreshpėrime dhe injorime!

Nė kėtė mėnyrė nė shpirt arrijnė tė gjitha ato oshėtima dhe ato hije prapa shprehjes sė ilustruar e tė pėrshkruar. A thua vallė ku e ka vendin shprehja mendore krahas kėtij ilustrimi artistik?!

4 - Gjithashtu thuhet se punėt e atyre qė nuk besuan nuk mund tė llogariten e tė maten: Ata mashtrohen kur mendojnė se janė diēka, ata janė nė humbje tė pėrhershme, s’ka kush qė mund t’i nxjerrė prej saj e as t’i udhėzojė diku tjetėr. Kėshtu domethėnia pėrēohet nė mendje dhe pushon aty.

Megjithatė ajo gjallėron dhe lėviz, ajo trazon ndjenjėn dhe imagji­natėn kur realizohet nė kėtė formė ilustrative:

“E veprat e atyre qė nuk besuan janė si valėt (nga rrezet e die­llit) nė njė rrafshinė ku i etshmi mendon se ėshtė ujė derisa kur t’i afrohet nuk gjen asgjė, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t’ia japė llogarinė e tij. All-llahu ėshtė i shpejtė nė llogaritje.” (Nūr, 39).  “Ose (veprat e tyre) janė si errėsirat nė det tė thellė tė cilin e mbulojnė valė mbi valė dhe mbi ato retė e dendura, pra, errėsira njėra mbi tjetrėn saqė nuk mund ta shohė ai as dorėn e vet. Atij tė cilit All-llahu nuk i jep dritė, ai nuk ka pėr tė pasur dritė.” (Nūr, 40).

Kėtu kemi figura magjepsėse artistike. Nė to ėshtė strukur shpirti i rrėfimit dhe nė to gjendet imagjinata e fuqishme...Mė pas, ato janė tė nevojshme pėr njė brushė shpikėse nėse dėshirohet ilustri­mi i tyre me anė tė ngjyrave, ose pėr njė objektiv tė pėrpiktė nėse dėshirohet ilustrimi i tyre me anė tė lėvizjeve.

Madje, a thua ka brushė ose objektiv tė cilėt do tė mund t’i ndri­ēojnė kėto errėsira: “Nė det tė thellė tė cilin e mbulojnė valė mbi valė dhe mbi ato retė e dendura, pra, errėsira njėra mbi tjetrėn saqė nuk do ta shohė ai as dorėn e vet?” Ose ilustrimi i tė et­shmit qė vrapon pas valėve “derisa kur t’u afrohet atyre nuk gjen asgjė”. Por aty do tė hasė nė njė bafasi tė ēuditshme, - tė cilit as qė i ka shkuar mendja, - “aty e gjen All-llahun” i cili me njė shpejtėsi rrėmbyese e merr “dhe ia jep llogarinė e vet”.

Nėse e cekėm qėllimin fetar pėr tė cilin edhe u vizatua kjo pik­tu­rė, le ta cekim sė bashku me tė edhe senzacionin mahnitės nė kėtė ilustrim tė bukur e tė gjallė.

5 - Nga ky kėnd ėshtė edhe ilustrimi i domethėnies sė humbjes (lajthitjes) pas udhėzimit dhe humbjes sė tėrė atij mundi pėrnjė­herė, nė kėto piktura tė njėpasnjėshme.

“Tė tillėt janė qė e ndėrruan tė vėrtetėn (besimin) me tė pavėr­tetėn (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk ishin tė vetėdijshėm (nė punėn e tyre). Shembulli i tyre (nė hipo­krizi) ėshtė si shembulli i atij qė ndez njė zjarr dhe, posa ta shndritė ai vendin pėrreth tij, All-llahu ua shuan dritėn e tyre dhe i lė nė errėsirė qė mos tė shohin. (Mbesin nė errėsirė) tė shurdhėr, memecė dhe tė verbėr, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugė e tyre e keqe).” (El Bekare, 16-18).

“Ose (shembulli i tyre ėshtė) si ndonjė shi i rreptė prej sė larti me errėsirė, me bubullimė e me vetėtimė, e prej frikės sė vdekjes nga rrufeja, ata i vėnė gishtat nė veshėt e tyre. Po All-llahu ėshtė rrethues i mosbesimtarėve (atij nuk mund t’i shpėtojė askush). Vetėtima gati ua merr tė pamurit dhe sa herė qė ajo u bėnė dritė atyre ata ecin nė te, e kur u errėsohet mbesin aty. E sikur tė donte All-llahu do t’ua merrte tė dėgjuarit (me krismėn e bubullimės) dhe tė pamurit (me shkėndijėn e vetėtimės). Vėrtet, All-llahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo gjė.” (El Bekare, 19-20).

Kėtu gjendet njė grumbull i pikturave tė njėpasnjėshme nė shiritin e kamerės: Ja ata e ndezin zjarrin e ai u bėri dritė. Kur papritmas All-llahu ua merr dritėn e tij dhe i mbulon me errėsirė. Ose ja kjo shtėrngatė: shi i rreptė nga qielli me errėsirė, bubullimė e vetė­ti­mė. Ja ata janė tė trembur, presin nė ēdo ēast t’i djeg zjarri i vetė­timės. Aty u shtohet frika e vdekjes. Marrin dhe i vėnė gishtat nė veshėt e tyre. Edhe pse gishtat nė veshė nuk mund ta ndalin klith­mėn, ato aktivizohen instinktivisht nė kėto ēaste. Ja tani shkėndija e vetėtimės ua merr tė pamurit por pėr njė ēast ua ndriēon rrugėn e ata hapėrojnė pėrmes dritės sė saj njė hap. Por vetėm sa njė dremitje dhe menjėherė ndėrpritet e mbeten tė shtangur dhe nuk dinė si tė hapėrojnė...

Sikur objektivi i kamerės tė regjistronte njė skenė tė tillė me tė gjitha lėvizjet dhe pėrcjelljet qė i posedon, do tė ishte e realizuar mrekullueshėm dhe njė punė e rrallė. E si ėshtė e mundshme ta parafytyrojmė kėtu rastin kur kėtė spektakėl e regjistrojnė fjalėt duke mos u munguar asnjė lėvizje qė do ta zinte objektivi i kame­rės? Jo, bile kėtu i mundėsohet emocionit tė pėrjetojė njė senza­cion mė spektakular, duke e aktivizuar imagjinatėn ajo i vizaton disa piktura e disa tjera i fshinė, pastaj krijon lėvizje dhe i pėrcjell ato, ajo vizaton edhe hijet dhe i inskenon, tė gjitha shpirti i ndien, ndėrgjegjja reagon, zemrės i shtohen tė rrahurat, nėn ndikimin e kujt? - vetėm nėn ndikimin e fjalėve!

Si fjalė plotėsuese e metodologjisė ilustrative tė Kur’anit ėshtė qė ne ta pėrcjellim kėtu gjithė atė qė ėshtė e shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė librit pėr jetėn tė cilėn e ndriēon shprehja nė ilustrim. Ajo ėshtė njėra prej karakteristikave tė dallueshme nė te, e cila e pėrcakton llojin e ilustrimit dhe shkallėn e tij.

Pa dyshim domethėniet mendore dhe gjendjet emocionale jo qė ja­nė transferuar vetėm nė piktura, por atyre iu zgjodhėn piktura tė gjalla, u dimensionuan me motive tė gjalla dhe u zhvilluan nė njė mes tė gjallė.[4]

Tmerri i Ēastit tė Madh ilustrohet pėrmes braktisjes sė gjidhė­nėseve nga foshnjat e tyre, dėshtimin e barrės sė grave shtatzėna dhe kolovitjes sė tė dehurve qė nė tė vėrtetė nuk janė tė dehur. E gjithė kjo matet sipas ndikimit tė tmerrit nė shpirtrat e atyre nje­rėzve e nuk matet sipas fjalėve dhe pėrshkrimeve abstrakte.

Pastaj ilustrimi i njeriut i cili ik nga vėllai, nėna, babai, por edhe nga tė afėrmit e tij qė e mbronin ngase:

“Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” (Abese, 37).

Kėtu ilustrimi matet sipas ndikimit tė tij nė shpirt e jo me kriteret tjera pėrshkruese.

Nėse marrin pjesė edhe sendet e ngurrta nė ilustrimin e kėtij tmerri, zhveshet jeta nga ai ose pėrndryshe marrin pjesė edhe gjallesat:

“Atė ditė kur toka e kodrat tė dridhen, e kodrat bėhen rėrė rrėshqitėse.” (Muzemmil, 14).

Ato bėhen tė gjalla, dridhen sikur tė ishin njerėz.

Ose ajeti:

“Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni nė njė ditė qė femijėt do t’i bėjė pleq? Atė ditė qielli do tė ēahet.” (Muzemmil, 17-18). Qielli i ēarė pėrskaj tij edhe fėmijėt e thinjur....

Tmerri i tufanit (pėrmbytjes me ujė) ilustrohet nė natyrė ku pėrskaj tij pikturohen babai dhe i biri. I pari shpėton hipur nė anije i shoqėruar me farefisin (ithtarėt e tij) e tė dytin e pėrmbytė tufani ngase: “Nuk ka tė mbrojtur nga dėnimi i All-llahut, pos atė qė Ai e ka mėshiruar.” (Hūd, 43).   Tmerri kėtu thuajse gati ėshtė edhe mė i madh se ai nė natyrė “Ajo lundron me ta nėpėr valė si kodra”. Vala nė skenė nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė ambient i tmerrit shpirtėror i cili ndanė birin nga babai dhe ndal lidhjen tė cilėn nuk mund ta ndėrpresin as lemeritjet e ndryshme!

Dhimbjet e ndėshkimit tė fortė nė ahiret shfaqen pėrmes klithjeve njerėzore tė cilat lėshojnė hijet e tyre pėrmes shprehjes: “Dhe ata thėrrasin: O Malik (engjėll i mbikėqyrjes sė zjarrit) le tė na marrė shpirtin Zoti yt! Ai thotė “Ju do tė jeni aty pėr­gjith­monė.” (Zuhruf 77). “Dhe ata do tė klithin aty.” (Fātir, 37).

Shpimet nėnēmuese nė atė ditė nuk pėrshkruhen me fjalė por ndriēohen nė njė mes njerėzor tė gjallė: “E sikur t’i kishe parė ata kur tė ndalen para Zotit tė tyre e u thuhet atyre: “A nuk ėshtė kjo ringjallja e vėrtetė”? Ata thonė: “Po pėr Zotin tonė! Thotė “Shijone pra dėnimin pėr atė qė e mohuat.” (En’amė, 39-40).

Klithjet e pendimit i nxjerr gjuha e njeriut i cili u pendua por meqė i kalon koha e pendimit: “Atė ditė zullumqari do t’i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit! O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik.” (Furkān, 27-28).

Rjedhėn e besimit e shohim nėpėrmjet qenies njerėzore nė rrėfi­min pėr Ibrahimin: “E kur atė e mbuloi nata, ai pa njė yll e tha: Ky ėshtė zoti im! E kur u zhduk ai (perėndoi), tha: Unė nuk i dua ata qė humben.” (En’amė, 76).

Sensi pėr xhihad shfaqet nė ilustrimin e qėndrimit mes besim­ta­rėve dhe mohuesve. “Mos u tregoni tė dobėt nė ndjekjen e armi­kut, sepse nėse ndjeni dhembje edhe ata ndjejnė dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu ēka ata nuk shpresojnė.” (Nisaė, 104).

Ky ėshtė njė ilustrim qė e bėn dallimin mes realitetit tė pjesė­ma­rrėsve nė luftė. Njė dallim i prerė vetėm me disa fjalė. Ai i matė kėto dallime me emocionet e dy palėve dhe fatin qė i pret tė dyja.

Ne nuk do t’i kthehemi ekspozimit tė atyre pikturave qė veē i kemi ekspozuar nė kapitujt e ndryshėm: Pa dyshim do tė na mjaf­tojnė kėta shembuj pėr ta proklamuar llojin e ilustrimit kur’anor dhe pėr ta sqaruar domethėnien e jetės nė kėtė ilustrim. Jetėn e cila i pėrēon mbresat prej ndjenjės nė thellėsi tė shpirtit, ngase ajo transferohet prej njė qenieje tė gjallė nė njė mes tė gjallė. Ajo pėr­pė­litet nė thellėsinė e ndėrgjegjes pėrmes shprehjes dhe ilustrimit.

Ja edhe tipari i tretė nė shprehjen kur’anore:

S’do mend, kjo brushė shpikėse nuk ka send tė ngurtė qė e preku e qė nuk i dha frymė dhe jetė, nuk ka send tė zakonshėm qė e pre­zentoi e qė nuk u duk i freskėt dhe i ri. Kjo pra ėshtė fuqi mbi fu­qitė dhe mrekulli magjepsėse si ēdo mrekulli e jetės!

Agimi (mėngjesi) ėshtė skenė e zakonshme dhe e pėrsėritur por ai nė shprehjen kur’anore ėshtė jetė e re: “Pasha natėn qė shkon.” (Fexhr, 4).

Ajo shpejton kah dita nė njė garė kolosale, “Ai e mbulon ditėn me natėn, qė mė tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės!” (A’rafė, 54).

Hija ėshtė njė fenomen qė e dėshmojmė dhe e njohim mirėpo nė shprehjen kur’anore ajo ėshtė shpirt qė ėshtė i ndijshėm dhe i lėvizshėm: “Dhe nė hijen prej tymi tė zi, as e freskėt e as e kėndshme.” (Vākia, 43-44).

Muret janė njė ndėrtim i ngurtė si shkėmbi. Mirėpo nė shprehjen kur’anore janė tė ndieshėm dhe kanė dėshirė: “E ata tė dy gjetėn aty njė mur qė donte tė rrėzohej e ai e drejtoi ate.” (Kehf, 77).

Shpendi ėshtė njė qenie e gjallė, megjithatė ai ėshtė i zakonshėm dhe nuk tėrheq vėmendjen e njerėzve. Mirėpo nė shprehjen kur’anore ai krijon skenė spektakulare qė impresionon intuitėn dhe shpirtin: “A nuk i panė ata shpezėt pėrmbi ta krahėhapur dhe kur krahėt i palojnė, ato nuk i mban kush nė ajėr pos Fuqiplotit.” (Mulk, 19).

Toka, qielli, dielli, hėna, kodrat, luginat, shtėpitė e ndėrtuara, gjurmėt e zhdukura, bimėt, shtazėt, drurėt, degėt... tė gjitha kėto janė gjallesa ose dėshmi qė u drejtohen tė gjallėve. Kėshtu pra (nė Kur’an), nė mesin e sendeve dhe trupave tė ngurtė, nuk ka asgjė tė vdekur e tė ngurtė!

Kjo ėshtė metodologjia e Kur’anit dhe ky ėshtė stili i tij. Ky ėshtė art qė pėrmes domethėnieve dhe qėllimeve qėndron i pavarur, kurse arti nė piedestalin e tij mė tė lartė, ėshtė prezentues i kėtyre domethėnieve dhe qėllimeve.

 

 

 

 

 



Pėrmbajtja:

 

Fjala e pėrkthyesit_________________________

Pėrkushtim_______________________________

Kur’anin e kam gjetur______________________

Kur’ani magjepsės________________________

Burimi i magjepsjes nga Kur’ani____________

Si ėshtė kuptuar Kur’ani__________________

Ilustrimi artistik_________________________

Pėrfytyrimi konkret (ndijimor) dhe trupėzimi__

Harmonizimi artistik______________________

Rrėfimi nė Kur’an_______________________

Qėllimet e rrėfimit_______________________

Pasojat e nėnshtrimit tė rrėfimit ndaj qėllimit fetar           

Feja dhe arti nė rrėfim___________________

Veēoritė artistike tė rrėfimit_______________

Ilustrimi nė rrėfim_______________________

Pėrshkrimi i protagonistėve nė rrėfim_______

Llojet njerėzore_________________________

Logjika intuitive________________________

Metodologjia  e Kur’anit__________________

 

 

 

 

 

 

 

Sejjid KutubILUSTRIMI ARTISTIK NĖ KUR'AN

 

Redaktor profesional:

Husamedin Abazi

 

Redaktor gjuhėsor - korrektor:

Fatmire Ajdini - Hoxha

 

Redaktor teknik:

Urim Poshka

 

Pėrgatitja kompjuterike dhe shtypi:

Focus - Shkup

 

P.H. Logos-A

II Makedonska brigada TC "Treska" 10 / 7

91000 Skopje - Macedonia

Tel./Fax: (++) 389 91 611-508

 

 

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08-7875/2, od 19.12.1995 godina, za Umetni~kata ilustracija vo Kur'anot, se pla}a povlastena dano~na stapka.

 

Sipas mendimit tė Ministrisė pėr Kulturė Nr. 08-7875/2 tė datės 19.12.1995, pėr Ilustrimi artistik nė Kur'an bėhet pagesa e lehtėsuar tatimore.



[1]    Ēėshtja e renditjes sė ajeteve sipas zbritjes sė tyre nuk ėshtė ēėshtje e prerė dhe unanime mes dijetarėve. Ēėshtja e tyre ėshtė diskutabile dhe merret sipas avancimit tė mendimeve dhe saktėsisė sė tyre.

[2]    Tė gjithė pejgamberėt kanė qenė tė pashkolluar. Ata nuk morėn mėsime nga njerėzit ngase ishin bartės tė mėsimeve hyjnore tė cilat nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ua komunikuam njerėzve (sh.p.).

[3]    Aludon nė librin e tij i cili temė shqyrtimi e ka vetėm rrėfimin nė Kur’an. (sh.p.)

[4]    Pėr veēimin e kėsaj veēorie kur’anore nė mėnyrė indikative meriton respekt pėr udhėzimin qė na e bėri profesori Abbas Akkad, edhe pse diēka u cek brenda librit gjatė spikatjes sė shembujve tė ndryshėm.

Hosted by www.Geocities.ws

1