Folklori Muzikor - monodia Shqiptare
Kreu� VI
Muzika
qytetare monodike me shoq�rim me vegla.
Tajfat
dhe formacionet e tjera muzikore popullore n� qytetet kryesore shqiptare (Elbasan,
Shkod�r, Berat, Prishtin�, Prizren, Tetov�),
�nga
pushtimi turk deri n� fillim t� shek. XX.
�sht� nj� fakt i pamohuesh�m se lindja dhe konsolidimi i formacioneve popullore me vegla muzikore n� qytetet kryesore t� Geg�ris�, si dhe n� Berat, u lidh ngusht� me vet� r�nd�sin� dhe rolin q� qytetet mor�n gjat� periudh�s s� pushtimit osman. N� jet�n dhe veprimtarin� e shqiptar�ve pas pushtimit turk, u vu re tendenca e cila shfaqej si nj� orientim i detyruesh�m p�r nga tradita dhe kultura islamiko-orientale. Kjo gj� filloi t� pasqyrohej n� t� gjith� jet�n e dukshme dhe t� padukshme t� qyteteve tona. N� qytetin e Beratit, p.sh, duke filluar q� prej shek. XVII karakteristik�n kryesore t� struktur�s urbanistike t� qytetit e p�rb�n lindja dhe zhvillimi i formacionit urban islamiko-oriental[36] etj. P�r periudh�n nd�rmjet shek. XVI-XIX, formacioni muzikor m� i njohur n� muzik�n popullore t� qyteteve shqiptaro-veriore, ishin tajfat e muziktar�ve popullor�.
|
|
|
Foto:
�Afresk i David Selenicasit n� nj� nga kishat e Malit Athos�
|
Sipas Zija Shkodr�s: si forma esnafore primitive t� vogla vlejn� t� p�rmenden edhe tajfat e muziktar�ve. Tajfat[37] e muziktar�ve� (t� cilat jan� konstatuar qysh n� shek.XVI-XVII), jan� vet�m nj� pjes� e� historis� apo e tradit�s s� muzik�s popullore shqiptare me vegla. Tajfat ishin formacione t� importuara nga perandoria (t� cilat interpretonin kryesisht muzik� t� llojit monodik), q� luajt�n rolin e tyre krahas gjith� pjes�ve t� tjera t� shtetit dhe administrat�s turke, dhe veprimtaria e tyre duket se ka qen� pazgjidhshm�risht e lidhur me kultur�n muzikore mbar�perandorake, t� sjell� p�rgjat� sundimit pes�shekullor. Si t� tilla, tajfat ishin formacione profesioniste t� lidhura fare ngusht� me nj� skeme t� p�rgjithshme t� nj�suar t� funksionimit t� shtetit perandorak, dhe jo si nj� realitet kulturor shqiptar i pranuar duksh�m nga t� gjith�.
N� shek. XVI, nj� tajf� prej gjasht� vet�sh ishte ajo e qytetit t� Elbasanit. P�r t� k�naqur popullin dhe ushtrin� e k�tij qyteti n� lul�zim, k�ta u binin dy her� n� dit� daulleve dhe zurnave, prandaj ishin p�rjashtuar edhe nga taksat edhe detyrimet e zakonshme te koh�s. ��shtja e t� r�nit kishte mbetur qysh n� koh�n e Fatihut. P�r tajfat sh�tit�se t� muzikant�ve, me lejen e mehterbashit (kryemuzikantit), qoft� edhe n�p�r katunde, jepnin koncerte nd�r dasma e synetll�qe. P�r �do koncert k�to duhet t�i binin nga nj� peshqesh kryetarit t� tyre. K�ta instrumentist�, nj� pjes� e mir� e e t� cil�ve ishin jevgj, luanin me nje shkatht�si e siguri t� jasht�zakonshme dhe p�rdornin vegla t� tilla, si violin�n, fyellin, sazen, kanunin dhe jongarin. E. �elebi n� udh�p�rshkrimin e tij p�rmend faktin se n� Elbasan kishte me dhjet�ra vende arg�timi ku, nd�r t� tjera, muzika zinte vendin kryesor.
|
|
|
Foto:
�Tajf� muziktar�sh popullore-afresk nga faltoret� e Myzeqes�
|
N� regjistrat osman�, qysh n� shek. XVI, gjejm� t� sh�nuar profesionin e muziktarit orkestrant t� Beratit, t� quajtur mehter. Nga defteri i holl�sish�m i livas�-sanxhakut t� Vlor�s, i vitit 1520, tek ndarja e zejeve shohim se: Hasan Hysejni, Xhafer Hasani, Ferid Hasani, Jusuf Memi, Jusuf Ahmedi Sinan Jusufi, Jusuf Hysejni etj., figurojn� t� regjistruar me profesionin e orkestrantit. M� pas, nj� tjet�r t� dh�n� mbi� ekzistenc�n e formacioneve muzikore interpretuese n� Berat e jep Evlia �elepia (1670), i cili flet me respekt p�r grupin e muziktar�ve, q� ishte nd�r m� t� mir�t krahas tajf�s s� Kor��s, Leskovikut etj.� Gjithashtu �elepia pohon se n� Berat kishte me dhjet�ra vende arg�timi, ku nd�r t� tjera interpretohej edhe muzika popullore. N� p�rgjith�si, deri n� vitet e para t� shek. XX, kultura muzikore e qytetit t� Beratit ishte nj� kultur� muzikore e interpretuar nga tajfat e muziktar�ve, muzik� e cila n� nj� pjes� t� madhe t� saj ishte e sjell� prej komunikimit t� p�rhersh�m tregtar dhe kulturor t� qytetit t� Beratit me vendet e tjera dhe kryesisht me Turqin�. Si e till�, ajo ishte nj� kultur� monodike (me nj� z�), gj� q� e afronte n� tipologji k�ng�n beratase me at� shkodrane, elbasanase, gjakovare etj.
Duke p�rjashtuar qytetet kryesore t� vendit, si Shkodra, Elbasani, Kavaja etj., ku tajfat ishin p�rqendruar, p�rhapja dhe ndikimi n� thell�si t� territorit t� vendit ka qen� i pandjesh�m. P�r shkak t� natyr�s s� fort� konservative t� zonave t� Tosk�ris� dhe t� Lab�ris� (t� pamund�sis� s� �arjes s� nj�sis� polifonike t� organizimit muzikor t� tyre), zhvillimi i tajfave t� muzikant�ve dhe ndikimi i tyre n� muzik�n popullore zuri vend m� t� madh n� qytetet e Shqip�ris� s� Mesme dhe asaj Veriore[38] sesa n� Jug t� vendit.
Mbi formacionet e tjera muzikore n� muzik�n qytetare
Shkod�r:
Shkodra[39] paraqitet si qyteti me nj� konsolidim t� formacioneve muzikore t� muzik�s qytetare. Grupi m� i vjet�r i muziktar�ve popullor� me veg�l �sht� ai q� luante muzik� pran� Vezirit t� Shkodr�s n� shek. XVIII. Ai p�rb�hej nga Mehmet Shllaku-n� vegl�n e sazes, Kralo Berati-violinist dhe k�ng�tar, anonim-n� kavall, anonim-n� dajre si dhe Hafis H. Tophana (1793-1878)-gaztor; m� pas kemi grupin e muziktar�ve q� drejtohej nga Kasem Xhuri (1837-1887)-n� saze, Marku i Kranjanit (1840-1902)-k�ng�tar, Kolen e Qorres (1812-1892)-violinist, Temo Dajren-dajrexhi; grupi i tret� shum� i njohur pas tyre ishte grupi i njohur me emrin e Osos s� Falltores. Grupi p�rb�hej nga Osoja i Falltores (1820-1900)-n� saze, Ndrek� Gjon Teneqeja (1835-1900)-violinist, Ndrek� Prekula-k�ng�tar, Simon Shpori (1855-1908)-dajrexhi. N� k�t� koh�, sipas d�shmis� s� Kol� Gurashit, n� ahengun e Shkodr�s ka hyr� edhe klarineta dhe fizarmonika. Si klarinetisti i par� njihet Gjok� Sara�i dhe Gasp�r Zef Qurku. N� fizarmonik� p�rmenden si munziktar�t e par� Ali Mehi (1860-1908), Kol� Cuk Gjolala dhe Gjokja i Kovit. Me grupin e Osos s� Falltores kan� hyr� edhe k�rcimtar�t n� ahengun shkodran. Grupi i kat�rt shum� i njohur njihet me emrin e Hil�s s� Files. Grupi p�rb�hej nga Hila i Files (1842-1920)-k�ng�tar, Jak Kakarriqi (1838-1913)- violinist, Manin e Sykes (1843-1913)-n� saze, Simon Shpori (1855-1908)-dajrexhi; dhe grupi i pest� njihet me emrin e drejtuesit t� tij Shtjef�n Jakova (1862-1928)-k�ng�tar, Xhoxha i Pre�it (1858-1918)-violinist, Gjon Shahini (1857-1944)-sazexhi dhe Filip Koleka (1846-1924)-dajrexhi.
|
|
|
Foto: �Formacion i muzik�s popullore shkodrane� |
|
|
|
Foto: �Formacion i muzik�s popullore shkodrane� |
Berat:
P�rmes� k�ng�ve ne sot njohim
emrat e veglave m� t� p�rdorura nga sazet dhe formacionet e tjera muzikore popullore
t� qytetit t� Beratit, e bashk� me to edhe� emrat e muziktar�ve t� shquar beratas
. Ja sesi i k�ndon populli n� njer�n prej k�tyre k�ng�ve:
�������������������������� Kush i bie kanunit-e��
�������������������������� Ky Qerimi , nipi i� Sul�es-e
�������������������������� Kush� i� bie qemanes-e
�������������������������� Josifi, i� biri i Skrames-e
�������������������������� Kush i bie buzukut-e
�������������������������� Ky Tetemi i Sukut-e
|
|
|
Foto: �Muziktar popullor duke interpretuar n� veg�l� |
Elbasan:
M� 1905, Usta Isuf Myzyri ngre n� Elbasan nj� orkest�r me vegla popullore[40], t� p�rb�r� nga Simon Vela me �yr, Mahmut Ashiku me llahut�, Arif �erma-Topalli me dajre, Thoma Priftin me g�rnet�, Mehmet Gurra me ud, Ibrahim Zaimin me �yr bisht�gjat�, Myrteza Gracenin dhe Riza Beratin me violin�.
|
|
|
Foto: �Formacioni popullor me vegla i Usta Isuf Myzyrit� |
Gjakov�:
Sipas L.Antonit, qysh n� fund t� shek. XIX, formacioni me vegla i qytetit t� Gjakov�s p�rb�hej nga qemania, sharkia, bugari, mandolina, mandolla dhe defi.
[36] Duka Ferit,� �Berati� n� koh�n osmane�, Tiran� 2001, fq. 173
[37] Nga verifikimi q� u b� n� kartotek�n e leksikut t� gjuh�s shqipe t� Institutit� t� Gjuh�sis� dhe Let�rsis� rezulton edhe me k�to kuptime: tajf,-i (grumbull) �Njer�zit b�heshin tajf dhe shkonin shpi m� shpi�. Grepck�-Skrapar; tajfa- (grup) �T� m� vish me shum� tajf�, bej� more�. Dang�lli-P�rmet, tek �Visaret e Kombit�,� fq. 21, Tiran� 1941; tajfa- (grupi, tufa, grigja), tek �Burime t� zgjedhura p�r Historin� e Shqip�ris�, VIII, 1962; tajfa-tajfa-Bajraktar�t n� Peshkopi, n� pazar, mbanin prapa nga gjasht�-shtat� veta dhe sh�tisnin tajfa-tajfa.-Revista �N�ntori�, 1967.
[38] P�r ndikimin e muzik�s orientale n� muzik�n qytetare ve�an�risht t� qytetit t� Shkodr�s, shiko dhe K.Gurashi, Gj. Sheldia �Ahengu Shkodran�, fq. 24, dor�shkrim, Shkod�r, 1955.
[39] P�r t� dh�nat e formacioneve muzikore popullore n� qytetin e Shkodr�s, kemi p�rdorur kryesisht t� dh�nat e mbledhura n� dor�shkrim ose t� botuara nga Kol� Gurashi. Shkod�r, 1955.
[40] Shiko dhe broshur�n �Filarmonia e Elbasanit�, fq.3, Elbasan, 1984.
| Kthehu tek faqja kryesore | Kthehu tek publikimet | Shko tek "Folklori Muzikor" |