"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Ž Rreth 30 000 femra Zvicerane janė kthyer nė Islam

 swissinfo, Jean Michel Berthoud

  


 

Monica Nur Sammour-Wust

 

Rreth 30 000 femra Zvicerane janė kthyer nė Islam sipas njė raporti tė njė organizatė tė femrave Muslimane. 

Nė njė intervistė me swissinfo, Monica Nur Sammour-Wust, njė nga ato qė ėshtė kthyer nė Islam, flet rreth besimit tė saj dhe jetės sė saj si myslimane nė Zvicėr.

Edhe pse e rritur si Protestante, 35 vjeqarja Nur Samour-Wust ndjehet sikur gjithmonė kishte qenė myslimane.

Ajo u kthye nė Islam para njė dekade dhe e rikujton tani njė ngjarje gjatė shkollės tė sė dielės, si njė paralajmėrim tė ndėrrimit qė do tė ndodhte me tė.

“Mėsuesi nė kishė na tha se Perėndia sheh dhe dėgjon gjithēka, por se e ka dėrguar birin e Tij Jezusin si njė ndėrmjetėsues pėr botėn” rikujton ajo.

“Kur u ktheva nė shtėpi i thashė nėnės sime se nėse Zoti sheh dhe dėgjon gjithēka atėherė unė nuk kam nevojė pėr ndonjė ndėrmjetės”

“Tani si myslimane, nėse lutem pėr ndihmė, unė lutem direkt,”, thotė Nur Sammour-Wust. “Komunikimi direkt me Perėndinė ėshtė shtylla themelore e Islamit”

 

Frika nga vdekja

 

Mė 1991 nė moshėn 22 vjeēare ajo u martua me njė Libanez, burrin e saj tė parė.”Gjatė asaj kohe, unė e mundoja gjithmonė vetveten, veēanėrisht me gjėra rreth vdekjes. Nuk po i gjeja pėrgjigjet nė Krishterim – vdekja ėshtė temė tabu aty.”

Burri i saj nė anėn tjetėr, i cili e kishte pėrjetuar luftėn nuk po e kuptonte frikėn perėndimore pėr vdekjen edhe pse sikur ajo ai i kishte vetėm 22 vite.

“Pėr tė gjithēka ishte e qartė sepse nė Islam vdekja ėshtė qartė e definuar” thotė ajo.

“Fillova tė mėsoj mė shumė pėr Islamin dhe nė njė periudhė befas e kuptova se gjithmonė unė veēse e kisha besuar Zotin, profetėt, engjėjt, paracaktimin dhe ringjalljen; unė isha myslimane vetėm se kurrė nuk e kisha definuar kėtė. Mė 1992 zyrtarisht  u ktheva nė Islam”

Pas vdekjes sė burrit tė saj tė parė nė njė aksident trafiku, Nur Sammour – Wust u martua sėrish me njė Libanez. Por pas gjashtė vitesh ata u shkurorėzuan.

 

Familja myslimane

 

Si e vetme tani, ajo po e rritė birin e saj dhe tė dy vajzat si muslimanė.

“Unė jam pėrgjegjėse pėr ta – gjithashtu fetarisht – deri sa ti bėjnė 18 vjetė” thotė ajo. “Nė shtėpi ne e jetojmė dhe e praktikojmė Islamin, dhe fėmijėt e pranojnė kėtė. Mendoj se ėshtė normale pėr ta.”

Po sikur njėri nga fėmijėt nuk do tė dėshironte tė vazhdonte mė me Islamin?

“Dėshira mė e madhe e imja drejtuar Zotit ėshtė qė kjo tė mos ndodhė kurrė. Do tė ishte e dhimbshme pėr mua sepse pėr mua Islami ėshtė rrugė jete. Nuk ėshtė si njė kėmishė tė cilėn thjeshtė mund ta ndėrrosh.”

Ajo ėshtė e mendimit se besimi dhe feja nuk mund ti imponohen askujt. “Nėse ndonjė nga fėmijėt nuk dėshiron tė ketė diēka me Islamin atėherė me arritjen e pjekurisė ai do tė duhet ta marrė vetė pėrgjegjėsinė pėr njė vendim tė tillė”

 

Pa pėrjashtime

 

Tė menduarit e  rėndomtė ėshtė se gratė myslimane qėndrojnė nė shtėpi dhe nuk janė tė lejuara qė tė dalin nė publik. Nur Sammour-Wust e cila ka njė jetė aktive, e mohon qė ajo tė jetė vetėm njė pėrjashtim duke qenė Zvicerane.

“Nė kohėn e Profetit Muhamed para 14000 vitesh femrat ishin politikisht dhe intelektualisht aktive. Nocioni i femrės sė lidhur pėr shtėpie ėshtė patriarkal, jo fetar.

Sipas Nur Sammour-Wust gratė myslimane nė Zvicėr shpesh ankohen se ballafaqohen me mė shumė probleme se sa motrat e tyre zvicerane tė cilat janė kthyer nė Islam.

Fajin kryesor pėr kėtė ajo e vė nė dėshtimin e tė mėsuarit tė gjuhės.

“Definitivisht ato duhet ta mėsojnė gjermanishten,” thotė ajo. “Profeti Muhamed gjithashtu ka thėnė se kur ti jeton diku duhet ta mėsosh gjuhėn tė cilėn njerėzit e flasin nė mėnyrė qė tė komunikosh me ta.”

“Sipas mendimit tim nėse femrat myslimane jetojnė nė Zvicėr, ato duhet tė jenė tė afta qė flasin gjuhėn lokale. Nėse mėsojnė gjermanisht do tė mund tė marrin vendime konstruktive”

 


 swissinfo, Jean Michel Berthoud

 Pėrktheu  Halil Ibrahimi

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1