A
ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!
Pėrgatiti:
Senad Maku
Njė ndėr problemet mė
kontradiktore nė historinė njerėzore ėshtė ēėshtja e
Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtėsisht hyjnor apo krejtėsisht
njeri?
Polemika
rreth personalitetit tė Jezu Krishtit ėshtė ndryshimi mė i
madh ndėrmjet
Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban tė veēuar
pasuesit e kėtyre dy besimeve. Muslimanėt shohin tek Jezu
Krishti njė profet tė madh tė Zotit, e duan dhe e rrespektojnė
aq sa duan dhe rrespektojnė Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain)
dhe Muhamedin, si dhe tė tjerėt para tyre (paqa e Zotit qoftė
mbi ta).
Tė
krishterėt nga ana tjetėr e quajnė Jezusin Zot ose bir i
Zotit, dhe e adhurojnė si tė tillė, njė koncept ky qė
muslimanėt nuk mund ta pranojnė.
Bibla,
edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta e tregon qartė se
Jezusi nuk ėshtė Zot por njeri dhe i dėrguar i Zotit xh.sh.
Pa
humbur kohė do tė theksojmė argumentet nga vet Bibla tė
cilat tregojnė dhe aludojnė qartazi qė Jezusi nuk ėshtė Zot.
Nga filimi deri nė fund, Ungjijtė tregojnė qartė se Jezusi
ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le
tė bėjmė njė krahasim nė mes Zotit dhe Jezusit:
-
Zoti ėshtė i pavdekshėm.
Bibla
tregon njė nga cilėsit e Zotit, e cila ėshtė pafillimėsia
dhe pavdekshmėria ku thotė: ai
qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė
paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe
as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm.
(1 Timoteu 6:16) Para
se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn
dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia.
(Psalmi 90:2) Por
ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk do tė kenė kurrė
fund. (Psalmi 102:27)
Kurse Jezusi vdiq.
Bibla
thotė: Dhe
Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ''O Atė, nė duart e
tua po e dorėzoj frymėn tim!''. Dhe, si tha kėto, dha fryma.
(Luka 23:46) por,
kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur....
(Gjoni 19:33) Por
Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn.
(Marku 15:37)
-
Zoti ėshtė i Gjithdijshėm.
Bibla
thotė: Mos
u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat
keni nevojė, para se ju t'i kėrkoni. (Mateu 6:8)
Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do t'i jap lavdinė
time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave
tė gdhendura. Ja, gjėrat e mėparshme kanė ndodhur, dhe tani
po ju njoftoj gjėra tė reja; unė jua bėj tė njohura para se
tė mbijnė. (Isaia 42:8-9)
Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshėm.
Jezusin
kur e pyėtėn pėr ditėn e fundit ai u pėrgjigjė: ''Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė
qiell, as Biri, por vetėm Ati. (Marku 13:32 poashtu
shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe nė kėtė
citat tjetėr biblik ku tregon se: Dhe,
duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė
parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua,
s'gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
(Marku 11:13)
-
Zoti ėshtė i Plotfuqishėm.
Bibla
e tregon Zotin si Zot tė Plotfuqishėm: Unė
jam Perėndia i plotfuqishėm
. (Zanafilla
17:1)
Perėndi i plotfuqishėm. (Ekzodi 6:3)
Jezusi ishte i pafuqishėm.
Por
Jezusi tregohet i pafuqishėm: Unė
s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime. (Gjoni 5:30) Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me
shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta,
duke thėnė: O Krisht, profetizo! Kush tė ra?. (Mateu
26:67-68) Atėherė
iu shfaq njė engjėll nga qielli pėr t'i dhėnė force.
(Lluka 22:43) Pėr mė tepėr , Jezusi nuk u ringjall vetė nga
tė vdekurit, por ishte Perėndia ai qė e ringjalli, citoj: Kėtė
Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe pėr kėtė tė gjithė ne
jemi dėshmitarė! (Veprat e Apostujve 2:32). Kėtu
tregohet se kush ėshtė Perėndia i vėrtetė. po tė ishte
Jezusi Zot, a nuk ka mundur qė ta ringjall vehten??!! .
-
Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.
Bibla
thotė: Nuk
e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė,
Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet,
zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme. (Isaia 40:28)
Ja,
ai qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
(Psalmi 121:4)
Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.
Bibla
thotė: Dhe
Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė posit. (Gjoni
4:6) Dhe ja, qė u ngrit nė det njė stuhi aq e madhe, sa
valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte. (Mateu
8:24) Ai
ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk. (Marku
4:38)
-
Zoti nuk mund tė shihet.
Bibla
aludon qartė se Zoti nuk mund tė shihet dhe qė kėrkush nuk e
ka parė: Dhe tha akoma: "Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn
time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe tė jetojė".
(Ekzodi 33:20) Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e
keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė fytyrėn
e tij
. (Gjoni 5:37) Askush
s'e pa Perėndinė kurrė
. (Gjoni 1:18) Askush
s'e ka parė ndonjėherė Perėndinė. (1 Gjonit
4:12)
Jezusi jetoj nė mesin e njerėzve
Kurse
Jezusin e kanė parė dhe ka qendruar nė mesin e njerėzve, ka
pas familje, ka qen i dėrguar i Zotit, etj., ku bibla vetė
tregon pėr kėtė: A nuk ėshtė ky i biri i marangozit? Nuk
quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose,
Simon dhe Juda?.
(Mateu 13:55) Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi,
thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė
nė botė. (Gjoni 6:14) Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė
ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara
Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit. (Luka
24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson qė njerėzit e panė
Jezusin dhe e prekėn atė.
-
Zoti
nuk ėshtė njeri dhe nuk jeton nė tokė.
Bibla
thotė: Perėndia nuk
ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė
mund tė pendohet. (Numrat 23:19) Nė
tė vėrtetė ai nuk ėshtė njė njeri si unė, tė cilit mund
t'i pėrgjigjemi dhe tė dalim nė gjyq bashkė. (Jobi
9:32) Po a ėshtė e vėrtetė
qė Perėndia banon mbi tokė? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk
mund tė tė nxėnė dhe aq mė pak ky tempull qė kam ndėrtuar!.
(1 Mbretėrve 8:27)
Jezusi ka qenė njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar nė
Nazaret.
Bibla
thotė: ''Me
tė vėrtetė ky njeri ishte i drejtė!''. (Luka 23:47) Erdhi
Biri i njeriut, qė ha dhe pi
. (Mateu 11:19) Por,
ndėrsa ata qėndronin nė Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i
njeriut do t'u dorėzohet nė duart e njerėzve. (Mateu
17:22) dhe,
mbasi arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhej Nazaret, qė
tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga profetėt: ''Ai do tė
quhet Nazareas. (Mateu 2:23) Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė
profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė
dhe pėrpara gjithė popullit. (Luka 24:19)
-
Zotit
i takon adhurimi.
Bibla
thotė: Adhuro Zotin,
Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij. (Mateu
4:10) Por ti, kur
lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit
tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do
tė ta shpėrblejė publikisht. (Mateu 6:6)
Jezusi nuk adhurohet.
Kurse
Jezusin nuk e kanė adhuruar, Jezusi ka urdhėruar qė tė
adhurohet vetėm Perėndia, sepse edhe ai e ka bėrė njė gjė
tė tillė: ndėrsa
po lutej, qielli u hap, Por ai tėrhiqej nė vende tė
vetmuara dhe lutej, Jezusi po lutej nė vetmi, dhe
ra nė gjunj dhe lutej, shkoi nė mal pėr t'u lutur, dhe
e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė
(Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), Dhe,
si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej
(Mateu 26:39) Nėse Jezusi ėshtė Zot. A i lutet Zoti Zotit
??!!
Poashtu
dishepujt kėrkuan nga Jezusi si tė luteshin, por ai ju tregoj
si tė luten jo atij, por Perėndisė, ku thotė: Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij. (Mateu
4:10) Dhe
ai u tha: ''Kur tė luteni, thoni: "Ati ynė qė je nė
qiej, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė
vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė. Na jep ēdo ditė bukėn
tonė tė nevojshme. Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i
falim fajtorėt tanė; dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na
shpėto nga i ligu. (Luka 11:2,4)
-
Zoti
nuk tundohet nga e keqja.
Bibla thotė: Askush kur tundohet tė mos thotė: ''Jam tunduar nga Perėndinė'', sepse
Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk
tundon asnjeri.
(Jakobi 1:13)
Jezusin e ka tunduar djalli.
Bibla
thotė: Atėherė Fryma
e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte.
(Mateu 4:1) dhe qėndroi
nė shkretėtirė dyzet ditė, i tunduar nga Satanai. (Marku
1:13)
Jezusi
ia mohoi vetes mundėsinė dhe dėshiren, nė bibel tregohet: Atėherė nėna e
bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė me bijtė e vet, ra pėrmbys
para tij dhe i kėrkoi diēka. Dhe ai i tha: ''Ēfarė do?''.
Ajo u pėrgjigj: ''Urdhėro qė kėta dy bijtė e mi tė ulen
njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn nė mbretėrinė
tėnde''. Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur tha: ''Ju nuk dini
ēfarė kėrkoni; a mund ta pini ju kupėn qė unė do tė pi
dhe tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem?
Ata i thanė: ''Po, mundemi''. Atėherė ai u tha atyre: ''Ju me
tė vėrtetė do ta pini kupėn time dhe do tė pagėzoheni me
pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem; por nuk ėshtė
nė dorėn time qė tė uleni nė tė djathtėn time ose nė tė
majtėn time, por u ėshtė rezervuar atyre, tė cilėve u ėshtė
pėrgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23)
por
kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se bėj
ashtu siē Ati mė ka urdhėruar. (Gjoni 14:31) Pastaj
u nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit;
hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por
nuk mundi tė qėndrojė i fshehur. (Marku 7:24) Sikur
Jezusi tė ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnė
ata, atėher ai duhet tė jetė njėsoj si Ati nė dėshirė dhe
mundėsi.
Kėto
ishin disa krahasime nė mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga kėto
citate qė cekėm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund tė jetė
Jezusi Zot?
Poashtu
kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk ėshtė
Zot, dhe qė vet Jezusi me fjalėt e tij e tregon:
a)
Unė
s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj sipas asaj qė dėgjoj
dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk kėrkoj vullnetin tim,
por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar. Nėse unė
dėshmoj pėr veten time, dėshmia ime nuk ėshtė e vėrtetė.
(Gjoni 5:30,31)
b)
Ati ėshtė mė
i madh se unė. (Gjoni 14:28)
c)
Nė
tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Shėrbėtori nuk ėshtė
mė i madh se padroni i tij, as i dėrguari mė i madh se ai qė
e ka dėrguar. (Gjoni 13:16)
d)
Jezusi
i tha: ''Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por
shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem
tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj''.
(Gjoni 20:17)
e)
Dhe kur t'i ketė
nėnshtruar tė gjitha, atėherė Biri vetė do t'i nėnshtrohet
Atij qė i nėnshtroi tė gjitha, qė Perėndia tė jetė gjithēka
nė tė gjithė. (1 Korintasve 15:28)
f)
Burra tė
Izraelit, dėgjoni kėto fjalė: Jezusi Nazareas, njeriu i dėftuar
nga Perėndia ndėr ju me vepra tė fuqishme, me mrekulli dhe
shenja qė Perėndia bėri ndėr ju me anė tė tij, siē edhe
vet e dini. (Veprat e apostujve 2:22)
g)
Edhe
rashė pėrpara kėmbėve tė tij pėr ta adhuruar, por ai mė
tha: ''Ruaju se e bėn, unė jam bashkėshėrbėtori yt si dhe i
vėllezėrve tė tu qė kanė dėshminė e Jezusit. Perėndinė
adhuroje! Sepse dėshmia e Jezusit ėshtė frymė e profecisė. (Zbulesa 19:10)
h)
Dhe kjo ėshtė
jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė,
dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar. (Gjoni 17:3)
Ka
edhe me djetra dhjetra citate biblike qė e hjedhin poshtė
hyjninė e Jezusit. Vėrtet nuk dojnė koment kėto citate.
Nė
tė vėrtetė para 2000 vjetėve Jezusi profetizoi se njerzit do
ta adhuronin mė kot dhe do ta besonin nė doktrina tė krijuara
nga njerėzit dhe jo nga Perėndia: Por
nė padobi ata mė adhurojnė mua, duke mėsuar urdhėresa tė
shpikura nga njerėzit. (Mateu 15:9) poashtu tha: Do
ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do tju bėjė njerėz
tė lirė. (Gjoni
8:32)
|