"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž Dėshmi tė ruajtjes sė Kur'anit

     Halil Ibrahimi

 


 

Kur’ani – njė Dritė e re pėr mbarė Botėn dhe gjithė kohėrat po i ipej njerėzimit

Si u ruajt Kur’ani

Manuskriptet e gjetura Kur’anore dėshmojnė ruajtjen e Kur’anit

Pėrfundim

 

* * * 

 

Kur’ani – njė Dritė e re pėr mbarė Botėn dhe gjithė kohėrat po i ipej njerėzimit

 

Nė vigjilje tė shekullit tė shtatė pas Isait a.s. njė dritė e re po e shėndriste botėn nėpėrmjet Profetit tė fundit Muhamedit a.s. dėrguar njerėzimit. Allahu po ia komunikonte mbarė njerėzimit Kur’anin – Fjalėn e Tij. Nėse mė herėt ishin dėrguar profetė dhe mesazhe hyjnore te popuj tė veēantė dhe vende tė veēanta tė lokalizuara, tashmė ishin krijuar kushte tė tilla nė botė tė cilat do tė mundėsonin qė Zoti t’i dhuronte njerėzimit Fjalėn Pėrfundimtare tė Tij pėr mbarė botėn e cila do tė duhej tė shėrbente si kushtetutė jete pėr besimtarėt deri nė ditėn e fundit dhe e cila do tė duhej tė lidhte secilin njeri me Krijuesin e Tij nė mėnyrė qė jeta tė kishte njė kuptim qoftė nė raport me Zotin qoftė nė raport me njerėzit e tjerė. Fjalėt e para tė shpallura tė Kur’anit “Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė)” (96:1), bashkė me premtimin tjetėr tė Zotit bėrė gjatė shpalljes sė Kur’anit se ai do tė ruhej ashtu siē po shpallej, po hapnin njė kaptinė tė re nė historinė e njerėzimit. Muhamedi dhe shpallja qė iu dha atij ishin shumė mė ndryshe nga ēdo shpallje apo profetėsi tjetėr dėrguar popujve tė caktuar tė mėhershėm. E para: i dedikohej njerėzimit mbarė, dhe e dyta: ishte caktuar qė tė shėrbente si fjalė e pėrhershme e Zotit me njerėzit gjatė gjithė kohėrave deri nė Ditėn e Fundit. Ja pse premtimi i Zotit “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij.” (Kur’ani 15:9) ishte aq i rėndėsishėm.

Shumica e profetėve tė mėhershėm kishin dhėnė mesazhe gojore tek popujt e tyre, apo edhe shpalljet dhėnė atyre nuk ishin shkruar me kohė dhe si tė tilla ose ishin lėnė nė harresė ose ishin ndryshuar, herė-herė thelbėsisht. Mirėpo ēfarė ndodhi me Kur’anin?

 

Si u ruajt Kur’ani

 

Kur’ani i shpallej direkt nga Perėndia Muhamedit nėpėrmjet engjėllit Xhebrail. Muhamedi e kishte bėrė praktikė qė tė pėrsėriste ajetet e shpallura Kur’anore pas Xhebrailit nė mėnyrė qė ti memorizonte. Nė fillim ai po mėrzitej dhe i pėrsėriste shpesh e nė mėnyrė tė shpejtė fjalėt kur shpalleshin, por nė suren Kiamah Allahu e pėrgėzon me lajmin qė tė mos mundohet me kėtė sepse Kur’ani duke qenė Fjalė e Zotit e dedikuar pėr t’u ruajtur pėr gjithė kohėrat, ishte nė pėrkujdesjen e Allahut qė tė ruhej.

Pas ēdo shpalljeje tė ndonjė ajeti Muhamedi e kishte bėrė zakon tė vazhdueshėm qė atė t’ia komunikonte as-habėve (shokėve) tė tij dhe besimtarėve tė tjerė dhe t’i nxiste kėshtu nė mbamendjen e saktė tė tyre. Kėta pastaj e bėnin tė njėjtėn gjė me besimtarėt e tjerė dhe kėshtu zingjiri i njerėzve qė e dinin Kur’anin pėrmendėsh pėrhapej me tė madhe qoftė edhe nė kohėn kur Kur’ani akoma nuk ishte kompletuar, e lėre mė pasandej. Muslimanėt ishin aq tė preokupuar me mbamendjen e saktė tė Kur’anit sa qė shpesh tregohet me madhėshti rrėfimi nga vitet gjatė shėrbesės sė Muhamedit njerėzimit e edhe pastaj, se si shume vajza nuk kėrkonin nga burrat e tyre tė ardhshėm ndonjė prikė martese pėrveē qė ata ta dinin Kur’anin pėrmendėsh.

Gjithashtu transmetohet se Muhamedi e kishte bėrė zakon qė pėr ēdo vit gjatė muajit tė Ramazanit ta recitonte Kur’anin nė tėrėsi para engjėllit Xhebrail. Dhe ishte e ditur qė Kur’ani recitohej vazhdimisht gjatė lutjeve, e edhe nga as-habėt dhe besimtarėt e tjerė nė adhurimet e gjata tė natės, ndėrsa gjatė ditės xhamitė – shtėpitė e reja tė adhurimit kumbonin nga nxėnėsit tė cilėt e mėsonin pėrmendėsh Kur’anin nga ata qė e kishin mėsuar mė herėt. 

Pėrveē mbamendjes, e cila ishte metoda mė e rėndėsishme nė vitet e hershme tė Islamit, ekzistonte edhe njė metodė tjetėr nėpėrmjet tė sė cilės Kur’ani gjithashtu u ruajt.

Njė nga as-habėt e Muhamedit Zejd ibn Thabit rrėfen: “Unė shkruaja fjalėt e shpalljes pėr tė (Profetin Muhamed). Kur shpallja i vinte, ai kishte tė nxehtė dhe djersėt i pikonin sikur perla nėpėr trupin e tij. Kur kjo gjendje do tė pėrfundonte, unė do tė paraqitesha para tij me ndonjė copė ashti apo ndonjė material tjetėr. Ai mė diktonte dhe unė shkruaja. Kur mbaroja sė shkruari pesha e faktit qė po kopjoja Kur’anin mė jepte njė ndjenjė tė tillė sikur kėmbėt e mia do tė thyheshin dhe unė nuk do tė mund tė flisja mė. Nė ēdo rast, kur unė do tė kisha pėrfunduar me tė shkruarit, ai do tė thoshte ‘Lexoje’, dhe unė do t’ia lexoja, e nėse kishte ndonjė mungesė ai do tė mė bėnte ta pėrmirėsoja dhe tek atėherė do t’ia komunikonte njerėzve” (Majma'uz Zauaa'id referuar sipas Tabraanit)

 

 Kur’ani u shkruajt nė materiale tė ndryshme. Kėtu ėshtė paraqitur shkrimi i Kur’anit nė njė asht deveje.

 

Zejdi nuk ishte i vetmi i cili ishte ngarkuar me misionin e shkruarjes sė Kur’anit. Ekzistonin edhe njė mori as-habėsh tė tjerė tė cilit e kryenin tė njėjtėn detyrė. Duke qenė se letra rrallė herė ishte e pranishme nė atė kohė nė Arabi, kryesisht Kur’ani shkruhej nė eshtra dhe lėkura kafshėsh, nė copa druri apo gjethe por nuk mungonte edhe tė shkruarit nė letėr. Kėshtuqė, megjithqė nuk ekzistonte njė libėr komplet nė kuptimin e sotėm tė fjalės Kur’ani ishte i shkruar dhe ruajtur nė tėrėsi qysh gjatė kohės sė Profetit. Ibn Hisham nė Biografinė e Profetit Muhamed gjithashtu tregon se as-habėt i mbanin pjesėt e tilla ku qe shkruar Kur’ani pėr qėllim tė ruajtjes dhe mėsimit tė Kur’anit tė tjerėve nga to.

Pas vdekjes sė Profetit Muhamed, gjatė kalifatit tė Ebu Bekrit nė njė nga betejat ranė dėshmorė njė numėr i madh i hafizėve (atyre qė e dinin Kur’anin pėrmendėsh). I nxitur nga kjo ndodhi Ebu Bekri urdhėroi qė tė gjitha ato pjesė tė shpėrndara tė Kur’anit tė bashkoheshin me kujdes nė njė material tė pėrmbledhur. Kjo detyrė gjithashtu iu besua Zejdit dhe tė tjerėve tė cilėt kishin marrė pjesė edhe gjatė kohės sė jetės sė Muhamedit nė shkruarjen e Kur’anit nėpėr materiale tė ndryshme, e pėrveē kėsaj ata edhe e dinin Kur’anin pėrmendėsh. Dhe kėshtu me kujdes u mblodh ēdo ajet, u krahasua me mbamendjen e qindra hafizėve dhe me materialet e shkruara, dhe u formėsua kopja e pėrmbledhur e Kur’anit. Veēse nuk kishte asnjė fije dyshimi tek askush se do tė pėrvidhej ndonjė gabim. Midis tėrė asaj turme njerėzish tė cilėt e dinin Kur’anin pėrmendėsh dhe me gjithė atė bagazh materiali ku Kur’ani veēse ishte i shkruar ēdo gjė ishte e sigurtė.

Gjatė kohės sė kalifatit tė Uthmanit, nėn mbikqyrjen e tij dhe gjithashtu tė ashabėve tė tjerė tė cilėt edhe mė herėt nėn Ebu Bekrin kishin marrė pjesė nė pėrmbledhjen e Kur’anit, u bėnė katėr kopje tė Kur’anit tė cilat u pėrhapėn gjithandej Bashkėsisė Islame.

 

Manuskriptet e gjetura Kur’anore dėshmojnė ruajtjen e Kur’anit

 

Siē kemi parė mė herėt mėnyra e transmetimit tė Kur’anit dhe zelli i muslimanėve qė ta kenė atė tė paprekur qysh nga ditėt e para tė shpalljes sė tij nuk lėnė asnjė fije dyshimi se ai ėshtė ruajtur pa ndonjė ndryshim apo gabim, gjėra kėto tė rėndomta pėr librat tjerė tė shpallur mė herėt. Bile edhe armiqtė mė tė mėdhenj tė Islamit e pranojnė se Kur’ani ka ardhur deri nė ditėt tona i paprekshėm. Sir William Muir pėr shembull shkruante:

“Me gjasė nuk ka asnjė libėr tjetėr nė botė i cili pėr dymbėdhjetė (tani mė shumė se katėrmbėdhjetė) shekuj ka mbetur i pandryshueshėm”

Mirėpo pėr njė kohė tė gjatė nė qarqet misionare kristiane po qarkullonin dhe akoma vazhdojnė tė qarkullojnė pėrralla tė paskrupullta sikur gjoja Kur’ani ėshtė njė libėr i kompiluar tė paktėn tre shekuj pas Muhamedit. Sipas tyre Kur’ani nė formėn qė ėshtė tani nuk ishte i pranishėm gjatė jetės sė Muhamedit apo gjatė periudhės sė parė tė Islamit. Kjo ėshtė qartė njė akuzė e pabazė. Vetė mėnyra e ruajtjes sė Kur’anit gjeneratė pas gjenerate me anė tė mbamendjes nuk lė fije dyshimi nė autenticitetin e Kur’anit.

Mirėpo ekziston edhe njė argument poaq i fuqishėm i cili e vėrteton definitivisht ruajtjen e Kur’anit fjalė pėr fjalė. Mė herėt kemi pėrmendur se pėrveē ruajtjes sė Kur’anit me anė tė mbamendjes ai edhe u shkrua nė materiale tė ndryshme. Sod janė zbuluar manuskripte tė shumta tė Kur’anit, njė numėr i madh i tė cilave datojnė qysh nga shekulli i parė i Islamit dhe tė cilat nuk lėnė as edhe dyshimin mė tė vogėl nė autenticitetin e Kur’anit. Teksti i gjetur nė kėto manuskripte ėshtė 100 %  i njėjtė me Kur’anin i cili lexohet sot nė miliona xhami anekėnd botės.

Ne do tė pėrmendim vetėm disa nga manuskriptet mė tė njohura tė vjetra tė Kur’anit.

 

 

 Disa nga manuskriptet e vjetra Kur’anore. Majtas: manuskripti nga Tashkenti i cili besohet tė jetė nga shekulli i parė hixhri dhe i cili me gjasė vie direkt nga Kur’ani i pėrpiluar gjatė kohės sė halifit Uthman. Djathtas: pjesė nga surja Ali Imran – i ashtuquajturi ‘manuskripti San’a’ i cili daton para   vitit 50 hixhri (para vitit 670 pas Krishtit)

 

Kur’ani i pėrmbledhur gjatė kohės sė halifit Uthman, ose i bazuar direkt nė tė, gjendet nė Tashkent tė Uzbekistanit. Me gjasė datimi i kėtij manuskripti shkon deri nė shekullin e parė tė hixhrit. Mirėpo ky nuk ėshtė manuskripti mė i vjetėr Kur’anor.

Nė vitin e gjashtė hixhri Profeti i nderuar Muhamed e udhėzoi njėrin nga as-habėt e tij qė tė ndėrtonte njė xhami nė qytetin San’a tė Jemenit tė sotėm. Xhamia e Madhe e San’as ėshtė ndėr xhamitė e para tė ndėrtuara. Gjatė shekujve nėn udhėheqės tė ndryshėm kjo xhami pėsoi zgjėrime dhe ndryshime tė shumta. Nė vitin 1965 shira tė mėdha e kapluan qytetin San’a. Si pasojė e kėsaj edhe Xhamia e Madhe pėsoi disa dėme. Veēanėrisht kėndi veriperėndimor i saj u rrėnua rėndė. Gjatė kėrkimeve nė rrėnojat e shkaktuara u gjendėn midis tjerash qindra manuskripte tė cilat pėrmbanin tekste nga Kur’ani, tė cilat datonin qė nė vitet e hershme tė shekullit tė parė hixhri. Ekzistojnė tė paktėn katėr manuskripte tė cilat datojnė para vitit 50 hixhri, pėrkatėsisht para vitit 670 pas Krishtit, tė cilat pėrmbajnė pjesė tė ndryshme tė Kur’anit tė gjetura nė kėtė xhami.

 

 

 

Manuskript Kur’anor i cili daton nga shekulli i parė hixhri dhe ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare Austriake nė Vjenė. Pėrmbanė pjesė nga surja El-Kasas

 

Manuskripte tė tjera tė shumta tė cilat datojnė nga shekulli i parė hixhri ruhen nė biblioteka tė shumta nėpėr botė. Gjithashtu janė me mijėra manuskriptet Kur’anore tė cilat datojnė nga shekujt 2, 3, 4 e mė vonė hixhri. Libraria Āstān-i Quds-i Razavī nė Iran pėr shembull ruan rreth 11 000 manuskripte Kur’anore duke u bėrė kėshtu biblioteka me manuksiptet mė tė shumta islamike nė botė.

 

Pėrfundim

 

Plani i Allahut ishte qė Kur’ani tė mbetej mesazhi i Tij i Fundit shpallur njerėzimit nėpėrmjet Profetit Muhamed dhe pikėrisht pėr kėtė ai duhej tė ruhej nė formėn origjinale siē ishte dhėnė. Allahu premtoi se do ta ruante Kur’anin dhe kjo u vėrtetua. “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij.” (Kur’ani 15:9)

Ajo ēka na mbetet neve ėshtė qė duke qenė tė sigurtė se ēdo Fjalė e Tij ėshtė e vėrtetė tė fillojmė ta dėgjojmė me zemrat tona mesazhin e Kur’anit dhe tė drejtojmė jetėrat tona nė pajtim me tė.

“O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt.” (Kur’ani 10:57)

“Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues” (Kur’ani 2:185)

 


 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1