"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž Profecitė e dėshtuara dhe tė gabuara Biblike 

  


 

Bibla pėrmbanė shumė profeci tė cilat dėshmojnė se ajo ėshtė Fjalė e Zotit?

 

Shpeshherė kur nga njė kristian tentohet tė vėrtetohet njėmendėsia e pohimit tė tij se Bibla ėshtė vėrtetė Fjalė e padiskutueshme e Perėndisė, pėrmenden profeci tė shumta tė supozuara tė cilat gjoja po dėshmokan se Jezusi pa dyshim ėshtė Zot dhe Bibla Fjalė e Zotit. Sipas tyre ėshtė jashtė ēdo probabiliteti qė aq shumė profeci tė Dhjatės sė Vjetėr tė pėrmbushen nė Dhjatėn e Re nė personin e Jezusit, dhe pastaj ėshtė gjithashtu jashtė ēdo mundėsie njerėzore qė tė bėheshin edhe shumė profeci tė tjera nė Bibėl tė cilat ndodhėn nė tė ardhmen. Kjo pastaj pėrdoret edhe si dėshmi sipas tyre, qė jo Kur’ani por Bibla ėshtė njė libėr i frymėzuar Hyjnor, sepse po sipas tyre Kur’ani nuk pėrmban asnjė profeci, pėrkundėr Biblės qė ėshtė e mbushur me qindra sosh. (Pėr tė parė disa nga profecitė e pėrmbushura tė Kur’anit kliko kėtu). Pas njė studimi tė mirėfilltė tė teksteve tė ndryshme Biblike nė prizmin e fakteve historike dhe analizave tė manuskripteve tė shumta Biblike mund tė nxjerrim disa konkludime tė cilat mund tė jenė tė pakėndshme pėr shumė nga ata qė janė mėsuar tė besojnė se profecitė Biblike dėshmojnė origjinėn hyjnore tė saj.

Kur bazohemi nė njė shtjellim tė tillė logjik, faktik dhe historik ne shohim se:

 

  1. Bibla pėrmbanė shumė profeci tė cilat jo vetėm qė nuk u realizuan ashtu siē ishin profetizuar por dėshtuan thellė nė tė gjitha aspektet. Numri i profecive tė tilla tė dėshtuara nuk ėshtė i vogėl.

  1. Shumė nga profecitė e supozuara Biblike janė shkrime tė bėra pasi qė ngjarjet veēse kishin ndodhur kėshtu qė aplikimi i termit ‘profeci’ nė kėtė rast ėshtė i pasaktė, i padrejtė dhe i paarsyeshėm.

  1. Shumė nga profecitė e supozuara gjoja tė pėrmbushura nė Jezusin nga Dhjata e Vjetėr janė rikonstruim i ngjarjeve pasi qė Jezusi veēse kaherė e kishte mbaruar misionin e tij tek ‘kopeja e humbur e Izraelit’. Tė gjitha librat e Dhjatės sė Re u shkruan shumė kohė pasi qė Jezusi kishte lėnė Tokėn dhe ishte shumė lehtė tė bėhej ēfarėdo supozimi se kjo apo ajo profeci ishte pėrmbushur nė dikė, kur ajo ngjarje veēse kishte ndodhur mė herėt dhe tani vetėm se po rishkruhej.

  1. Pėr mė tepėr, dhe pėr tė nxjerrė nė pah nė mėnyrėn mė tė paskrupullt pohimin tonė nga pika 3, shumė profeci tė supozuara pėr Jezusin nė Dhjatėn e Re jo vetėm qė ishin rikonstruim i mėvonshėm i ngjarjeve, por edhe ishin tė bazuara nė tekste-manuskripte tė korruptuara tė Dhjatės sė Vjetėr, pėrkatėsisht nė pėrkthimet e Dhjatės sė Vjetėr hebraike (nė greqisht para sė gjithash) , pėrkthime kėto tė cilat pėrmbanin dhe pėrmbajnė gabime tė shumta grandioze, gjė kjo gjėrėsisht e njohur dhe e pranuar sot nga shkollarėt biblikė.

Kėsaj radhe do tė pėrmendim vetėm disa nga profecitė e dėshtuara tė Biblės dhe vetėm dy shembuj tė gabimeve nga pika 4, vetėm sa pėr tė ilustruar pohimin se Bibla pėrmbanė shumė gabime historike dhe profeci tė dėshtuara, ndėrsa nė njė tė ardhme shpresojmė tė adresojmė kėtė temė mė detajisht.

Konkludimi i nxjerrė kur kihen parasysh tė gjitha pikat e mėsipėrme ėshtė njė sfidė e madhe pėr pohimin se Bibla ėshtė Fjalė e Zotit, sepse si mundet Perėndia tė bėjė profeci tė cilat jo vetėm qė nuk realizohen por dėshtojnė thellė nė vėrtetėsinė e tyre, dhe gjithashtu si mund tė bėjė Zoti gabime tė tilla grandioze duke bėrė profeci tė cilat janė tė bazuara nė verzione me gabime gjatė pėrkthimit tė Dhjatės sė Vjetėr.

 

Muslimanėt nuk e besojnė Biblėn pėr Fjalė tė Zotit prandaj nuk kanė tė drejtė ta citojnė ose pėrdorin atė?

 

Muslimanėt nė debate tė ndryshme apolegjetike apo edhe nė biseda tė thjeshta me ndonjė kristian apo tjetėrkė, shpeshherė pėrdorin fragmente Biblike si mbėshtjetje tė pohimeve tė tyre apo e citojnė Biblėn pėr tė vėrtetuar ndonjė nga besimet e tyre. Nė raste tė tilla pothuajse ėshtė bėrė rregull qė muslimanėt tė ēortohen nga kristianėt ironikisht me pretekstin se pėrderisa njė musliman nuk e mban Biblėn pėr Fjalė tė Perėndisė ai edhe nuk ka tė drejtė tė citojė nga ajo, apo ta pėrdorė atė pėr tė vėrtetetuar ose dėshmuar diēka nga besimet e tij. Dhe njėmend, pėrse do tė citonin muslimanėt nga Bibla nėse nuk janė nė pajtim me besimin kristian se gjithēka e gjendur nė Bibėl ėshtė 100 % Fjalė e Drejtė dhe e Padiskutueshme e e Pagabueshme e Zotit.

Ky ėshtė njė keqkuptim i rėndomtė i cili vie nga mosnjohja e qėndrimit tė cilin e kanė apo duhet ta kenė muslimanėt ndaj librave tė Biblės.

E kemi parė tė arsyeshme qė ta sēarojmė kėtė dilemė pasi qė duke vėrtetuar se Bibla pėrmbanė profeci tė dėshtuara njė kristian menjėherė do tė dėshironte ta pėrmbyllte bisedėn me pohimin se pėrderisa njė musliman po dėshmoka se Bibla pėrmbanė gabime tė shumta atėherė nuk ėshtė e logjikshme qė nė njė rast tjetėr po ai musliman tė citojė pjesė nga po ajo Bibėl pėr tė vėrtetuar se gjoja Jezusi nuk qenka Zot apo se gjoja aty po u profetizoka ardhja e njė profeti tjetėr pas Jezusit (Muhamedit). Zakonisht nė raste tė tilla ata do tė shtrojnė pyetje oratorike arbitrare: A e beson Biblėn pėr Fjalė tė Zotit? PO ose JO? Duke qenė se gjėrat nuk janė pėrherė bardh e zi, ēfarėdo pėrgjegje me PO ose JO do tė ishte jo vetėm e mangėt por edhe fodulle.

Muslimanėt besojnė se Bibla gjatė kohėve jo vetėm qė ėshtė ndryshuar por edhe ka pėrfshirė nė vetvete shumė gabime tė cilat pėrndryshe nuk ishin pjesė e librave tė frymėzuar nga Zoti: Fletėve tė Abrahamit, Tevratit, Zeburit, Inxhilit, dhe kėtė do ta dėshmojnė nė kėtė rast pikėrisht me praninė e profecive tė gabuara dhe dėshtuara nė Bibėl sepse sipas logjikės sė thjeshtė dihet qartė se gabimet dhe dėshtimet e tilla nuk vijnė nga Zoti. Mirėpo muslimanėt kurrė nuk e kanė mohuar e as qė e mohojnė se nė Bibėl gjenden edhe shumė pjesė tė tjera tė cilat kanė ruajtur origjinalitetin e mėsimeve tė Zotit. Pėr shembull kur Jezusi thotė tek Ungjilli sipas Markut 12:29-31: “ Dhe Jezusi u pėrgjigj: ''Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: "Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot", dhe: "Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė forcėn tėnde!". Ky ėshtė i pari urdhėrim. Dhe i dyti i ngjan kėtij: "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten". Nuk ka urdhėrim tjetėr mė tė madh se kėta''.”, muslimanėt nuk kanė asgjė kundėr kėsaj dhe e dinė mjaft mirė se ky ka qenė pėrherė mėsimi qė Perėndia i ka komunikuar njerėzimit nėpėrmjet Profetėrve tė Tij.

Faktikisht pėrkundėr Kur’anit i cili ėshtė Fjalė e pastėr e Zotit dhe nė tė cilin nė ēdo faqe pothuajse pėrsėritet se Kur’ani ėshtė Fjala e ardhur e Zotit e cila do tė ruhet si e tillė, nė Bibėl kurrė nuk kemi ndonjė qėndrim eksplicit tė qartė se librat e Biblės janė tė frymėzuara nga Zoti. Fjala Bibėl edhe nuk pėrmendet nė Bibėl. Argumenti kristian i pėrmendur nga 2 Timoteu 3:16 pėr gjoja frymėzimin hyjnor tė Biblės ėshtė njė nxjerrje flagrante jashtė kontekstit dhe nuk dėshmon faktikisht asgjė. Pastaj pėr mė tepėr, Luka bie fjala, qė nė fillimin e Ungjillit tė tij dėshmon se ai jo vetėm qė nuk ishte i frymėzuar nga Perėndia gjatė shkruarjes sė Ungjillit tė tij, por se ai vetėm po shkruante njė narracion historik apo njė letėr Teofilit ashtu siē kishin bėrė edhe shumė tė tjerė para tij:

 

“Mbasi shumė vetė ndėrmorėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė, ashtu si na i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė fjalės, m'u duk e mirė edhe mua, pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi, tė t'i shkruaj sipas radhės, fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar.” (Ungjilli sipas Lukės 1:1-4)

 

Siē e shihni nė mėnyrėn mė tė pastėr qė mund tė bėhet ndonjė pohim, nuk pėrmendet askund Perėndia apo ndonjė frymėzim nga Ai gjatė shkruarjes sė kėtij Ungjilli nė rastin specifik.

Faktikisht nė librat e Biblės ne hasim tri lloje tė narracioneve:

 

  1. Fjalėn e Zotit

  2. Fjalėn e Profetit tė Zotit

  3. Fjalėn e rrėfyesit apo historianit

Pėr shembull Fjala e Zotit:

 

“Unė, unė jam Zoti dhe pėrveē meje nuk ka Shpėtimtar tjetėr.” (Isaia 43:11)

“Unė kam shpallur, kam shpėtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjė perėndi tė huaj midis jush; prandaj ju jeni dėshmitarėt e mi” (Isaia 43:12)

“Unė do tė nxjerr pėr ta njė profet nga gjiri i vėllezėrve tė tyre dhe do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e mia, dhe ai do t'u thotė atyre tė gjitha ato qė unė do t'i urdhėroj.” (Ligji i Pėrtėrirė 18:18)

 

Fjala e Profetit:

“Jezusi briti me zė tė lartė duke thėnė: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethėnė: ''Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?'' (Ungjilli sipas Mateut 27:46)

“Atėherė Jezusi, …..u tha dishepujve tė vet: ''Sa vėshtirė ėshtė pėr ata qė kanė pasuri tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė!'' (Ungjilli sipas Markut 10 23)

“Dhe Jezusi i tha: ''Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė.” (Ungjilli sipas Markut 10:18)

 

Ndėrkaq pjesa mė e madhe e Biblės ėshtė  narracion i folur nga njė person i tretė, nga historiani apo skribi. Pėr shembull:

 

“Ata ishin nė udhėtim pėr t'u ngjitur nė Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin tė tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi pėrsėri tė dymbėdhjetėt mėnjanė dhe nisi t'u thotė ēfarė do t'i ndodhte” (Marku 10:32)

 

“Kur Izraeli mbaroi sė vrari tėrė banorėt e Ait nė fushė dhe nė shkretėtirė ku ata e kishin ndjekur, dhe u therėn tė gjithė deri sa u shfarosėn tė tėrė, gjithė Izraeli u kthye nė drejtim tė Ait dhe i ra me shpatė.” (Jozuehu 8:24)

 

Nė tė vėrtetė edhe shembujt e narracioneve nga grupi i parė dhe i dytė janė tė shkruara nga skribi apo historiani dhe paraqesin pikėpampjen e tij pėr ngjarjet. Njerėzimit i ėshtė zbuluar nėpėrmjet Fjalės tė Fundit tė Zotit Kur’anit se ky i fundit duhet tė jetė test pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga ndryshimi dhe e pavėrteta nė librat e mėhershme tė shpallura e tė cilat mė vonė u ndryshuan. Prandaj muslimanėt besojnė shumė gjėra nė Bibėl por jo edhe tėrėsisht Biblėn pėr arsyen e thjeshtė se ajo me kohė u ndryshua dhe nė tė u ngėrthyen gjėra qė nuk ishin pjesė e komunikimit nga Perėndia. Pikėrisht rastet e profecive tė rreme dhe tė dėshtuara qė do ti pėrmendim mė poshtė janė njė argument thelbėsor pėr kėtė qėndrim.

 

Profecitė e dėshtuara Biblike

 

Bibla edhe ashtu si ėshtė na e bėn tė qartė se profetėt e rremė ekzistojnė dhe gjithashtu sēaron mėnyrėn e tė dalluarit tė profecisė sė rreme nga ajo e vėrteta, pra dallimin e fjalės tė cilėn e ka thėnė Perėndia nga tjetra.

 

“Dhe nė se ti thua nė zemrėn tėnde: "Si do tė bėjmė pėr tė dalluar fjalėn qė Zoti nuk ka thėnė?". Kur profeti flet nė emėr tė Zotit dhe kjo gjė nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi tė bėjmė me njė gjė qė Zoti nuk e ka thėnė; e ka thėnė profeti me mendjemadhėsi; mos ki frikė prej tij" “(Ligji i Pėrtėrirė 18:20-22)

 

Nė Bibėl ekzistojnė njė mori profecishė tė cilat kurrė nuk u realizuan dhe tash bazuar nė testin nga Ligji i Pėrtėrirė del se fjalėt e tilla nuk mund tė konsiderohen pėr Fjalė tė Zotit nė asnjė mėnyrė. Ja disa shembuj tė kėtyre profecive tė rreme:

 

# Profecia e dėshtuar rreth Tiros nga libri i Ezekielit

 

Nė librin Biblik tė Ezekielit gjendet njė ‘profeci’ rreth Tiros dhe Egjiptit. Sipas kėtij parashikimi  Tiro do tė shkatėrrohej, pėrkatėsisht do tė mposhtej nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė.

 

“Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė sjell nga veriu kundėr Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisė, mbretin e mbretėrve, me kuaj, me qerre, me kalorės dhe njė shumicė tė madhe njerėzish. Ai do tė vrasė me shpatė bijat e tua qė janė nė fshat, do tė ngrejė kundėr teje kulla, do tė ndėrtojė kundėr teje njė ledh dhe do tė ngrejė kundėr teje njė ēati mburojash. Do tė drejtojė kundėr mureve tė tua deshtė e tij dhe do tė rrėzojė kullat e tua me kazmat e tij. Pėr shkak tė morisė sė kuajve tė tij do tė mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do tė dridhen nga zhurma e kalorėsve, tė rrotave dhe tė qerreve, kur tė hyjė nėpėr portat e tua, ashtu siē hyhet nė njė qytet nėpėr tė cilin ėshtė hapur njė e ēarė. Me kėmbėt e kuajve tė tij do tė shkelė tėrė rrugėt e tua, do tė vrasė popullin tėnd me shpatė dhe shtyllat e tua tė fuqishme do tė rrėzohen. Do tė grabitin pasuritė e tua, do tė plaēkitin mallrat e tua, do tė rrėzojnė muret e tua, do tė shkatėrrojnė shtėpitė e tua tė bukura, do tė hedhin nė mes tė ujit gurėt e tua, drurin tėnd dhe tokėn tėnde. Do tė bėj tė pushojė zhurma e kėngėve tė tua dhe zėri i harpave tė tua nuk do tė dėgjohet mė. Do tė tė bėj si njė shkėmb tė zhveshur; do tė jesh njė vend pėr tė nderur rrjetat; nuk do tė rindėrtohesh mė, sepse unė, Zoti, fola, thotė Zoti, Zoti".” (Ezekieli 26:7-14)

 

Kjo ‘profeci’ sipas shkollarėve Biblikė do tė jetė bėrė rreth vitit 587 p.e.s. dhe nė atė kohė njėmend dukej tė kishte gjasė tė realizohej duke pasur paraysh fuqinė e mbretit Babilonas dhe rrethanat. Siē shihet nga fragmenti i mėsipėrm, qartė profetizohet rėnia dhe shkatėrrimi total i Tiros nga Nebukadnestari. Sidoqoftė pėrshkrimi plot afsh i plaqkitjes dhe rėnies totale tė Tiros kurrė nuk ndodhi. Pėr ēudi po nė Librin e Ezekielit vetėm disa kapituj mė pas pėrmendet dėshtimi i profecisė nė kuptimin se Nebukadnetsari dhe ushtria e tij nuk plaqkitėn gjė si shpėrblim dhe ashtu siē e parashihte profecia.

 

“"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, e vuri ushtrinė e tij nė njė shėrbim tė rėndė kundėr Tiros; ēdo kokė ėshtė bėrė e shogėt dhe ēdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kanė nxjerrė nga Tiro ndonjė shpėrblim pėr mundin qė kanė bėrė kundėr tij".” (Ezekieli 29:18)

 

Pas njė rrethimi qė zgjati pėr rreth 13 vite Nebukadnestari u largua nga rrethimi i Tiros dhe u detyrua qė tė bėnte njė marrėveshje kompromisi. [1] Kėshtuqė qartė Nebukadnestari nuk e shkatėrroi Tiron siē parashihte profecia. Pėr mė tepėr Tiro u shkatėrrua jo nga Nebukadnestari por nga Aleksandri i Madh 240 vite mė vonė dhe gjithnjė nė kundėrshtim me profecinė, qyteti i Tiros eventualisht u rindėrtua.[2]. Pėr tė qenė absurdi mė i madh po ky qytet si i rindėrtuar pėrmendet edhe nė vetė Dhjatėn e Re pas ardhjes sė Jezusit.[3]

 

# Profecia e dėshtuar rreth Egjiptit nga Libri i Ezekielit

 

Sikur kjo tė mos ishte mjaft po nė librin e Ezekielit ipet njė profeci tjetėr e dėshtuar rreth Egjiptit:

 

“Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė do tė sjell mbi ty shpatėn dhe do tė shkatėrroj mes teje njerėz dhe kafshė; kėshtu vendi i Egjiptit do tė bėhet njė mjerim dhe njė shkreti, dhe do tė pranojnė qė unė jam Zoti, sepse ai ka thėnė: "Lumi ėshtė imi dhe e kam bėrė unė vetė". Prandaj ja, unė jam kundėr teje dhe lumit tėnd; do ta katandis vendin e Egjiptit nė njė mjerim tė plotė dhe nė shkreti nga Migdoli deri nė Sienė, deri nė kufijtė me Etiopinė. Nuk do tė kalojė asnjė kėmbė njeriu, as do tė kalojė ndonjė kėmbė kafshe, dhe nuk do tė banohet pėr dyzet vjetė me radhė. Do tė bėj vendin e Egjiptit njė shkreti midis vendeve tė shkretuara, dhe qytetet e tij do tė jenė njė shkreti pėr dyzet vjet, nė mes tė qyteteve tė shkatėrruara; do t'i shpėrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i hedh nėpėr vende tė ndryshme".” (Ezekieli 29:8-12)

 

Ky ‘parashikim’  sikur ėshtė kampioni i profecive tė dėshtuara Biblike pėr arsye se:

  • Egjipti kurrė nuk ėshtė shkretuar dhe mjeruar

  • Njerėzit kanė kaluar dhe hecur pėrherė nėpėr tė

  • Nuk ka pasur as edhe njė moment tė vetėm, e lėre mė 40 vite siē parasheh ‘profecia’ kur Egjipti ka qenė i pabanuar

  • Qytetet e tij kurrė nuk janė shkretuar pėr ndonjė periudhė kohore

  • Dhe sė fundi nuk ka pasur ndonjė diasporė Egjiptiane [4]

 

Kėshtuqė edhe profecia tjetėr nga Ezekieli 29:20,

 

“Pėr mundin qė ke bėrė kundėr tij unė i jap vendin e Egjiptit, sepse kanė punuar pėr mua", thotė Zoti, Zoti.”

 

ėshtė njė dėshtim pasi qė Nebukadnatseri kurrė nuk e morri Egjiptin.

 

# Profecia e dėshtuar rreth viteve tė ekzilit nė Librin e Jeremias

 

Nė librin e Jeremisė gjendet njė profeci tjetėr e dėshtuar. Gabimisht aty parashikohen 70 vite pėr ekzilin babilonik por ai zgjati vetėm 59 vite.

 

“"Kėshtu thotė Zoti: Kur tė mbushen shtatėdhjetė vjet pėr Babiloninė, unė do t'ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalėn time tė mirė, duke bėrė tė riktheheni nė kėtė vend.” (Jeremia 29:10)

 

Ekzili i parė filloi nė vitin 597 p.e.s. kur Nebukadnasteri sė pari morri Jeruzalemin dhe caktoi Zedekian pėr mbret (mbreti i fundit i Judesė). Nebukadnasteri mori gjėrat nga tempulli. Fillimi i ekzilit tė dytė ishte nė vitin 586 p.e.s. kur Nebukadnasteri mori Jeruzalemin pėr herė tė dytė duke shtypur kryengritjen dhe shkatėrruar tempullin. Fundi vie nė vitin 538 p.e.s. kur Kiri mer Babilonin dhe i jep fund mbertėrisė sė Babilonit. Atėherė hebrenjtė u lejuan qė tė kthehen nė Jude.

 

# Profecia e fabrikuar pėr trupin e Jezusit bėrė nga Pali

 

Mė herėt kemi pėrmendur se ndėr argumentet thelbėsore tė kristianizmit janė gjoja qindra profecitė e Dhjatės sė Vjetėr tė realizuara sipas tyre nė personin e Jezu Krishtit, pėrmbushja e tė cilave gjoja ėshtė jashtė ēfarėdo mundėsie njerėzore, kėshtuqė nga kjo duhej tė dilte supozimi se Jezusi njėmend ėshtė Perėndi dhe Bibla ėshtė 100 % Fjalė e Pandryshueshme e Zotit. Veēse kemi sqaruar se shumė profeci tė supozuara pėr Jezusin nė Dhjatėn e Re jo vetėm qė ishin rikonstruim i mėvonshėm i ngjarjeve por edhe ishin tė bazuara nė tekste-manuskripte tė korruptuara tė Dhjatės sė Vjetėr, pėrkatėsisht nė pėrkthimet e Dhjatės sė Vjetėr hebraike (nė greqisht para sė gjithash) , pėrkthime kėto tė cilat pėrmbanin dhe pėrmbajnė gabime tė shumta grandioze, gjė kjo gjėrėsisht e njohur dhe e pranuar sot nga shkollarėt biblikė.

Njė problem me tė cilin ballafaqohet vazhdimisht studiuesi i Biblės ėshtė se cili version i Dhjatės sė Vjetėr duhet tė konsiderohet si i frymėzuar nga Perėndia: Septuaginta, versioni Mazoretik, Samaritan apo ndonjė tjetėr. Dihet se ka shumė dallime midis kėtyre verzioneve dhe kur kihet parasysh fakti se shumica e autorėve tė Dhjatės sė Re kur citojnė Dhjatėn e Vjetėr pėrdorin verzionin e Septuagintės, njė problem tjetėr del nė shesh. Pėr laikėt, Septuaginta ėshtė pėrkthimi grek i Dhjatės sė Vjetėr hebraike. Kur bėhet krahasimi i citateve tė Dhjatės sė Vjetėr nė Dhjatėn e Re me verzionin Hebraik tė Dhjatės sė vjetėr shohim shumė dallime. Kėto dallime janė qoftė si rezultat i gabimeve nė pėrkthimin grek tė Septuagintės, qoftė si rezultat i pėrdorimit tė njė verzioni tjetėr nga ai qė njihet sot si Dhajtė e Vjetėr Hebraike (verzioni Mazoretik) si bazė pėr pėrkthim tek Septuaginta. Nė qarqet studimore biblike ėshtė i njohur fakti se Septuaginta Greke, pra pėrkthimi grek i Dhjatės sė Vjetėr hebraike pėrmban gabime, shtesa dhe paqėndrueshmėri tė shumta. E tash nėse autorėt e Dhjatės sė Re citojnė njė varg me gabime tė tilla dhe bazojnė doktrina dhe profeci tė tėra nė vargje me gabime tė tilla a kemi tė drejtė akoma Biblėn t’ia atribuojmė ndonjė frymėzimi hyjnor?
Pėr shembull tek Letra Hebrenjėve 10:5 ėshtė e qartė se Pali po citon nga Psalmi 40:6-7 dhe ai aty tenton tė ‘vėrtetojė’ doktrinėn e trupit tė ofruar tė Krishtit gjoja me profeci nga Dhjata e Vjetėr. Mirėpo kur e lexojmė Psalmin e cituar nė origjinalin hebraik nuk shohim tė pėrmendet kurrfarė trupi. Fjala e pėrdorur aty ėshtė ‘vesh’ i cili tek Septuaginta gabimisht ėshtė pėrkthyer si soma – trup. Tashti, a nuk e dinte Pali se origjinali hebraik nuk bėnte fjalė pėr kurrfarė trupi por se ky  ishte vetėm njė gabim i pėrvjedhur nė verzionin grek tė cilin ai e pėrdorte. Ky ėshtė njė shembull i mirė  pėr tė sfiduar teorinė e tėrėsisė autoriale tė Biblės dhe aludimin e prejardhjes sė saj hyjnore. Nėse Perėndia njėmend ishte autor i Letrės sė Hebrenjėve pėrse Ai do tė citonte pėrkthimin e gabuar tė Dhjatės sė Vjetėr. A nuk e dinte Ai se ēfarė kishte frymėzuar tek Psalmi 40:6-7 nė origjinalin hebraik? Kjo ėshtė njė pyetje e cila duhet shtruar nga secili nga ne, kur kihet parasysh fakti se ky nuk ėshtė rasti i vetėm; tė tilla raste janė me bollėk nė Dhjatėn e Re ku citohet verzioni i korruptuar i Septuagintės nė dėm tė verzionit Mazoretik.

 

# Profecia e fabrikuar pėr virgjėreshėn bėrė nga Ungjilli sipas Mateut

 

Ėshtė mirė e ditur se lindja e profetit Isa (Jezu) u bė nė mėnyrė tė mrekullishme nga Mejremja e virgjėr dhe muslimanėt nuk kanė asgjė kundėr kėsaj. Mirėpo mėnyra se si paraqitet kjo nė Ungjillin sipas Mateut pėr t’u dukur si pėrmbushje e gjoja njė profecie nė Dhjatėn e Vjetėr ėshtė sėrish njė shembull eklatant i fabrikimit tė profecive, respektivisht i bazimit tė ngjarjeve nė burime tė gabuara.

Ungjilli sipas Mateut 1:22-23 nė mėnyrė eksplicite pėrmend se lindja e virgjėr e Jezuit po ndodhte si pėrmbushje e profecisė:

 

“E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė:''Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"''.

 

Kėtu ėshtė e qartė se po citohet nga Dhjata e Vjetėr, nga libri i Isaisė 7:14. Fjala virgjėreshė nė Biblėn Greke – Verzionin Septuaginta ėshtė pėrdorur si parthenos qė nė mėnyrė eksplicite do tė thotė e virgjėr. Mirėpo nėse shikojmė nė origjinalin hebraik – nė verzionin Masoretik, fjala e pėrdorur aty ėshtė almah qė ka kuptimin grua e re apo vajzė e re kėshtuqė nėse Isaia do tė dėshironte tė bėnte njė profeci tė qartė pėr lindjen e virgjėreshės ai do tė pėrdorte fjalėn ekzakte hebraike pėr virgjėreshė bethulah.

Kėshtuqė pohimi tek Ungjilli sipas Mateut 1:22-34 se lindja e virgjėr ėshtė profetizuar nė shkrimet e shenjta (Dhjatėn e Vjetėr) ėshtė i bazuar nė njė pėrkthim tė gabuar tė fjalės hebraike pėr vajzė tė re. Lindja e virgjėr nuk ėshtė e profetizuar askund nė Dhjatėn e Vjetėr Hebraike.[5]

 

Pėrfundim

 

Ēka mund tė nxjerrim si pėrfundim? Ėshtė aq shumė e qartė se nė Bibėl ekzistojnė njė sėrė profecish tė dėshtura (dėshtimi ėshtė fjala mė ledhatuese pėr rrenė), dhe njė mori tjetėr parashikimesh tė fabrikuara ndėrtuar mbi gabime nė pėrkthim dhe verzione tė gabuara.

Nga Ligji i Pėrtėrirė 18:18 kemi parė se nėse parashikimi i  profetit nuk realizohet ėshtė e qartė se ėshtė fjala pėr rrenė dhe jo pėr fjalė tė Zotit. Kjo e vė nė dilemė seroize pohimin qė na ėshtė thėnė se Bibla ėshtė padiskutueshėm dhe pandryshueshėm Fjalė e Perėndisė.

Muslimanėt e kanė zgjedhur kėtė problem kaherė. Zoti para rreth 14 shekujsh dėrgoi Profetin e Tij tė Fundit me fjalėn finale tė Tij dėrguar njerėzimit. Kushtet dhe rrethanat atėherė dhe tash ishin pjekur qė Fjala e Zotit tė mund tė ruhej ashtu siē ishte thėnė nga Zoti. Pėr mė tepėr njė premtim tė tillė e bėri edhe vetė Allahu nė Kur’an:

 

“Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij.” (Kur’ani 15:9)

 

Gjithashtu qėndrimi i muslimanėve ka qenė i qartė gjithandej historisė. Librat e mėhershme nga Kur’ani kurrė nuk u ruajtėn ashtu siē u shpallėn. Bibla e sotme ėshtė njė pėrzierje e gjurmėve tė mbetura tė Fjalėve tė Zotit, me fjalėt e Profetėrve dhe historianėve apo autorėve tjerė. Nga kjo edhe gabimet e shumta nė Bibėl janė tė logjikshme dhe tė arsyetuara. Duke qenė se Kur’ani ėshtė nė formėn e njėjtė sikur kur iu prezantua Muhamedit shumė shekuj mė herėt, ai edhe ėshtė njė mjet i cili e ndan shapin nga sheqeri dhe na tregon nė mėnyrė perfekte ēka mund tė besohet e ēka nuk mund tė besohet nga Bibla.


Shkruar nga Halil Ibrahimi. Pėr ta kontaktuar kliko kėtu


[1] Asimov “Guide to the Bible” faqe587-588

[2] Howell-Smith “In search of the real Bible” faqe 40-41

[3] Marku 7:24 “Pastaj  (Jezusi) u nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit; hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por nuk mundi tė qėndrojė i fshehur.”

Veprat e Apostujve 12:20 “Por Herodi ishte i zemėruar kundėr tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morėn vesh midis tyre, u paraqitėn para tij dhe, mbasi ia mbushėn mendjen Blastit, kamarierit tė mbretit, kėrkuan paqe, sepse vendi i tyre furnizohej me ushqime nga vendi i mbretit.”

[4] McKinsey “Biblical Errancy” faqe 304

[5] Guignebert, Jesus: faqe 123, Wilson, Jesus: The Evidence: faqe 19

 


   

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1