"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž Profecitė e pėrmbushura Kur'anore

     


 

 

PROFECIA E HYRJES NĖ MEKĖ

 

Njė aspekt tjetėr i mrekullive tė Kuranit ėshtė pėrmendja e njė sėrė ngjarjesh tė rėndėsishme, tė cilat ndodhėn mė vonė. Pėr shembull, nė suren El-Fet'h, besimtarėt pėrgėzohen me lajmin e rikthimit nė Mekė, e cila mė parė ishte nėn sundimin e idhujtarėve:

 

"Zoti e vėrtetoi ėndrrėn e tė dėrguarit tė Tij. Me dėshirėn dhe vullnetin e Zotit, ju do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, me flokė tė rruar apo tė shkurtuar, pa iu frikėsuar askujt. Ai di atė ēka ju nuk e dini dhe para saj ju dha njė fitore tė afėrt (ēlirimi i Hajberit)." (El Fetih 27)

 

I parė nga afėr, ky ajet shpall njė tjetėr fitore, e cila do tė ndodhte para fitores sė Mekės. Me tė vėrtetė, ashtu siē ėshtė shpallur edhe nė ajet, besimtarėt morėn Fortesėn e Hajberit, e cila ishte nėn kontrollin e ēifutėve dhe mė pas hynė nė Mekė.

Shpallja e ngjarjeve tė sė ardhmes ėshtė vetėm njė pjesė e dijes sė Kuranit. Ajo ėshtė gjithashtu argument se Kurani ėshtė fjala e Zotit, i Cili ka dije tė pafundme.

FITORJA E BIZANTIT

Njė nga informacionet e pėrmendura nė Kuran mbi atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen, gjendet nė ajetet e para tė sures Er-Rum, tė cilat i referohen Perandorisė Bizantine apo pjesės lindore tė Perandorisė Romake. Nė kėto ajete ėshtė shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatės sė rėndė qė kishte pėsuar prej ushtrisė perse, do tė triumfonte shumė shpejt.


Shtrati i Detit tė Vdekur, apo Liqenit tė Lutit, ku bizantinėt u mundėn nga persėt. Lart ėshtė njė foto e vendit, marrė nga sateliti. Liqeni i Lutit, i cili ėshtė vendi mė i ulėt nė tokė, gjendet 395 metra nėn nivelin e detit.


"Elif, Lam, Mim. Bizantinėt (romakėt) u mundėn, nė tokėn mė tė ulėt (afėrt), por pas disfatės sė tyre, ata do tė triumfojnė brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3)

Lart ėshtė fotografia e Detit tė Vdekur, marrė nga sateliti. Lartėsia e Detit tė Vdekur mund tė pėrcaktohet vetėm me pajisje moderne. Kėto matje nxorėn nė dritė faktin se ai vend ėshtė me tė vėrtetė "vendi mė i ulėt i Tokės".

Kėto ajete u shpallėn rreth vitit 620 e.s., gati shtatė vjet pas humbjes sė thellė tė ushtrisė kristiane bizantine prej ushtrisė idhujtare perse. Por nė Kuran u shpall se shumė shpejt bizantinėt do tė triumfonin mbi rivalin e tyre. Nė fakt, duke parė disfatėn e rėndė tė bizantinėve, dukej gati e pamundur qė shteti bizantin do tė mbijetonte, jo mė tė fitonte pėrsėri. Jo vetėm persėt, por edhe avarėt, sllavėt e lombardianėt pėrbėnin njė kėrcėnim serioz pėr Perandorinė Bizantine. Avarėt kishin arritur deri nė muret e Kostandinopojės. Perandori bizantin, Heraklius, urdhėroi qė ari dhe argjendi qė gjendej nė kisha tė shkrihej dhe me to tė bėheshin para pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė. Kur kėto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinė pėt t'u kthyer nė para. Shumė guvernatorė ngritėn krye kundėr perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej nė njė situatė tepėr kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, tė cilat kohė mė parė i pėrkisnin Perandorisė Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarėt persė.

Me pak fjalė, tė gjithė pritnin nga ēasti nė ēast shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine. Pikėrisht nė ato momente u shpallėn ajetet e para tė sures Er-Rum, sipas tė cilave bizantinėt do tė triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqė idhujtarėt e Mekės, tė cilėt ishin mjaft larg vendit tė ngjarjes, filluan tė talleshin me besimtarėt e paktė. Ata besonin se fitorja e shpallur nė Kuran nuk do tė bėhej kurrė realitet.

Shtatė vjet pas shpalljes sė ajeteve tė para tė sures Er-Rum, nė Dhjetor tė vitit 627 e.s. njė betejė e pėrgjakshme u zhvillua ndėrmjet ushtrisė bizantine dhe asaj perse nė Niniveh. Ndodhi ajo qė s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinė perse. Disa muaj mė vonė, persianėt u detyruan tė bėnin njė marrėveshje me Perandorinė Bizantine, sipas sė cilės ata detyroheshin t'i rikthenin asaj tė gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Mė nė fund, "fitorja e bizantinėve" e shpallur nė Kuran u bė realitet. 

Njė tjetėr mrekulli e shpallur nė kėto ajete ėshtė njė dukuri gjeografike qė nuk mund tė njihej prej askujt nė atė kohė.

Nė ajetin e tretė tė sures Er-Rum tregohet se romakėt pėsuan disfatė nė vendin mė tė ulėt nė Tokė. Fraza "Edna el-erd" nė arabisht ėshtė interpretuar nė mjaft pėrkthime si "vendi mė i afėrt". Por ky nuk ėshtė kuptimi i drejtpėrdrejtė i shpalljes nė origjinal, por ėshtė mė tepėr njė kuptim figurativ i saj. Fjala "Edna" nė arabisht vjen nga fjala "denij" qė nėnkupton "i ulėt", ndėrsa "edna" do tė thotė "mė i ulti", ndėrsa "Erd" do tė thotė "tokė". Kėshtu qė shprehja "Edna el Erd" do tė thotė "vendi mė i ulėt nė Tokė".

Fakti mė interesant ėshtė se etapat mė tė rėndėsishme tė luftės sė zhvilluar ndėrmjet bizantinėve dhe persėve, nė tė cilėn bizantinėt u mundėn dhe si pasojė humbėn Jeruzalemin, kanė ndodhur me tė vėrtetė nė pikėn mė tė ulėt tė Tokės. Ky rajon specifik ėshtė shtrati i Detit tė Vdekur, apo Liqenit tė Lutit, i cili ndodhet nė pikėn e bashkimit tė Sirisė, Palestinės dhe Jordanisė. "Deti i Vdekur" shtrihet 395 metra nėn nivelin e detit dhe me tė vėrtetė ėshtė vendi mė i ulėt nė Tokė.

Kjo nėnkupton se bizantinėt u mundėn nė pjesėn mė tė ulėt tė Tokės, ashtu siē thuhet nė Kuran.

Pjesa mė rėndėsishme ėshtė fakti se lartėsia e Detit tė Vdekur mund tė matet vetėm me pajisjet teknike moderne. Mė parė ishte e pamundur tė dihej se ajo ishte pjesa mė e ulėt e sipėrfaqes sė Tokės. A nuk ėshtė ky njė argument bindės se Kurani ėshtė me tė vėrtetė njė shpallje hyjnore...


Shkruar nga  Harun YAHYA

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1