Lindja e diellit nė shkretėtirėn shpirtėrore
Sipas
historianėve, Muhamedi ka lindur nė shkretėtirėn e
Arabisė mė 20 Prill 571. Muhamed do tė thotė "I lavdėruar".
Pėr mua ai ėshtė nga mendjet mė tė mėdha tė bijve tė
Arabisė. Ai qėndron shumė mė lart nga tė gjithė poetėt
dhe mbretėrit qė erdhėn para tij nė shkretėtirėn e pakapėrcyeshme
me rėrė tė kuqe.
Kur ai erdhi, Arabia qe njė copė shkretėtire, njė asgjė.
Nga kjo asgjė lindi njė botė krejt e re prej Muhamedit - njė
jetė e re, njė kulturė e re, njė qytetėrim i ri, njė mbretėri
e re qė u shtri nga Maroku nė Indi dhe influencoi mendimet e
tri kontinenteve: Azi, Afrikė dhe Evropė. Kur mendova tė
shkruaj mbi Muhamedin si profet, hezitova pak, sepse do tė
shkruaja rreth njė feje ndjekės i sė cilės nuk jam, dhe ėshtė
njė ēėshtje tejet delikate edhe sepse ka shumė njerėz qė
edhe brenda njė feje u pėrkasin shkollave tė ndryshme.
Megjithėse shpesh thuhet se feja ėshtė tejet personale, nuk
mund tė mos pranohet se ka njė tendencė pėr tė pėrfshirė
tėrė universin qė shihet dhe atė qė nuk shihet. Nė njė mėnyrė
ose nė njė tjetėr, na vesh zemrėn, shpirtin, mendjen nė
nivele tė koshiencės dhe subkoshiencės. Problemi merr rėndėsi
tejet tė madhe kur ka njė bindshmėri tė thellė se e shkuara
jonė, e tashmja dhe e ardhmja varen tė tėra nė njė fije
peri. Nėse ne jemi shumė tė ndjeshėm, atėherė qendra e
gravitetit do tė jetė nė gjendje tensioni tė tejskajshėm. E
parė nga ky kėndvėshtrim, sa mė pak tė flitet mbi fenė
tjetėr, aq mė mirė ėshtė. Le tė jenė fetė tė fshehura
thellė nė zemrat tona e tė fortifikuara prej vulosjes sė buzėve
tona.
Mirėpo ka njė problem. Njeriu jeton nė shoqėri. Dashur
ose padashur, drejtpėrdrejt ose jo, jetėt tona janė tė
lidhura me ato tė tė tjerėve. Ne hamė ushqimin qė rritet nė
tė njėjtin dhč, pimė ujė nga i njėjti krua dhe thithim tė
njėjtin ajėr. Edhe duke mbajtur fort kėndvėshtrimet tona, do
tė ishte lehtėsuese nėse pėrpiqemi t'i pėrshtatemi
ambientit pėrrreth, sigurisht kjo nėse e dimė se nė ē'drejtim
lėviz mendja e fqinjit dhe cilat janė arsyet e veprimeve tė
tij.
Pėr mė tepėr, mendimet tona nuk janė aq tė shpėrndara,
sa duken nė sipėrfaqe. Ato kristalizohen rreth pak bėrthamave
nė formėn e feve botėrore dhe motivojnė jetėt e milionave qė
jetojnė nė kėtė tokėn tonė. Ėshtė detyra jonė,
sigurisht nėse ne duam tė jemi qytetarė tė botės, tė pėrpiqemi
paksa tė njohim besimet e mėdha dhe sistemet e filozofisė qė
kanė udhėhequr njerėzimin.
Ai u keqkuptua
Me gjithė kėto shėnime paraprake, duhet ditur gjithashtu
se ėshtė shumė i butė e rrėshqitės dheu nėn kėmbėt e
ēėshtjeve tė kėtij lloji, ku ka njė konflikt konstant midis
intelektit dhe emocioneve. Megjithatė, nga ana tjetėr nuk ėshtė
dhe aq komplekse. Tema e shkrimit tim ėshtė mbi nje fe qė ėshtė
historike siē ėshtė personalitet historik profeti i saj.
Edhe njė kritik i egėr si sir William Muir, kur vjen fjala
pėr Kur'anin e shenjtė, e thotė kėtė: "Nuk ka nė botė
asnjė libėr tjetėr qė ka mbetur kaq i pastėr nė tekst pėr
dymbėdhjetė shekuj". Unė mund tė shtoj dhe mė, Profeti
Muhamed ėshtė gjithashtu njė personalitet historik, jeta e tė
cilit ėshtė shėnuar nė detajin mė tė vogėl dhe ėshtė
ruajtur. Jeta dhe vepra e tij janė tė njohura e aspak tė mbėshtjella
nga misteri.
Puna ime sot ėshtė mė e lehtėsuar nga fakti se kanė
shkuar ato ditė kur Islami keqinterpretohej nga disa kritikė pėr
arsye politike. Prof. Bevan shkruan tek "Historia e Mesjetės",
Cambridge: "Ato shkrime qė janė botuar mbi Muhamedin dhe
Islamin nė Evropė nė fillim tė shekullit tė 19-tė, tanimė
shihen vetėm si kuriozitete artistike". Ėshtė mė e lehtė
pėr mua tė shkruaj tani, sepse nė pėrgjithėsi nuk ushqehemi
mė me kėtė lloj historie qė e keqinterpreton me kast Islamin.
Teoria e Islamit dhe Shpatės, pėr shembull, nuk dėgjohet mė
aq shpesh nė qarqe vėrtet tė vlefshme e me emėr. Principi i
Islamit se nuk ka detyrim nė fe, ėshtė shumė i njohur.
Gibbon, njė historian me reputacion botėror, citon: "Njė
detyrė e rėndėsishme u ėshtė vėnė muhamedanėve, detyra e
ērrėnjosjes sė feve tė tjera, me shpatė". "Kjo
akuzė ėshtė e bazuar mbi injorancė dhe mashtrim,- thotė ky
historian i mirėnjohur,- dhe hidhet poshtė nga Kur'an-i, nga
historia e pushtimeve muslimane dhe nga toleranca e tyre legale
e publike ndaj adhurimit kristian. Suksesi i jetės sė
Muhamedit qėndron nė faktin se gjithēka ėshtė arritur, ėshtė
arritur thjesht mbi forcėn e moralit, pa goditjen e shpatės".
Por nė vetėmbrojtje, pasi kishin dėshtuar pėrpjekjet e pėrsėritura
pėr paqe, rrethanat e tėrhoqėn Muhamedin nė fushė tė betejės.
Numri i tė vrarėve nė tė gjitha luftėrat qė ndodhėn nė
Gadishullin Arabik gjatė jetės sė tij, nuk ėshtė mė shumė
se disa qindra.
Ai ishte madhėshtor
Por
edhe nė fushė tė betejės ai i mėsoi barbarėt arabė t'i
luten, jo individualisht, por tė gjithė bashkė Zotit tė
Gjithėpushtetshėm. Gjatė stuhive tė rėrės, kur vinte koha
e faljes (dhe vinte pesė herė nė ditė), falja nuk shtyhej
qoftė edhe sikur tė ishin nė fushė tė betejės. Njė pjesė
luteshin dhe pjesa tjetėr luftonte. Pastaj ndėrronin rolet. Pėr
arabėt, tė cilėt do tė luftonin pėr 40 vjet me njė
provokim tė lehtė p.sh. pse njė Gamilja (devja) e njė fisi
po hante bar nė tokėn e njė fisi tjetėr e pėr kėtė do tė
luftonin duke lėnė 70.000 tė vrarė; duke kėrcėnuar
zhdukjen e fiseve; arabėve kaq tė egėr, Profeti i Islamit u mėsoi
vetėkontrollin dhe disiplinėn nė atė farė pike, sa tė
arrinin e tė luteshin nė mes tė fushės sė betejės. Nė njė
barbarizėm tė tillė, u arrit tė humanizohej vetė fusha e
betejės, saqė jepeshin instruksione pėr tė mos mashtruar, pėr
tė mos thyer besimin, pėr tė dėmtuar sa mė pak, pėr tė
mos vrarė gratė, fėmijėt apo pleqtė, pėr tė mos rrėzuar
qoftė edhe njė pemė hurmash arabie e pėr tė mos djegur, pėr
tė mos prerė njė pemė frutore, pėr tė mos shqetėsuar askėnd
qė ėshtė nė ēastin e faljes. Trajtimi qė ai u ka bėrė
armiqve tė vet mė tė egėr, ėshtė shembulli mė fisnik pėr
ndjekėsit e tij. Gjatė pushtimit tė Mekės, ai qe nė kulmin
e pushtetit tė tij.Qyteti qė nuk kish dashur t'ia dinte pėr
predikimet e tij, qė kishte torturuar ndjekėsit e tij, qė e
kishte dėbuar dhe detyruar tė mėrgonte bashkė me popullin e
vet dhe qė e kishte persekutuar dhe bojkotuar edhe nė vendin
ku ai kishte mėrguar rreth 200 milja larg, tashmė shtrihej nėn
kėmbėt e tij. Sipas ligjeve tė luftės, ai mund tė ishte
hakmarrė me tė drejtė pėr tė gjitha mizoritė qė kishte
hequr ai dhe njerėzit e tij. Por ēfarė trajtimi u dha ai
atyre? Zemra e Muhamedit ishte plot me dashuri dhe ai deklaroi:
"Nė kėtė ditė nuk ka HAKMARRJE ndaj jush dhe ju jeni tė
gjithė tė lirė." "Sot" deklaroi ai, "Unė
i shkel me kėmbė tė gjitha dallimet mes njeriut dhe njeriut,
tė gjitha urrejtjet mes njeriut dhe njeriut." Kjo qe njė
nga arsyet pse ai e lejoi luftėn pėr vetėmbrojtje, dhe kjo
arsye qe bashkimi i njerėzve. Nė ēastin qė kjo u arrit, edhe
armiqtė e tij mė tė egėr u falėn. Edhe ata qė vranė
xhaxhanė e tij tė dashur Hamza, qė luajtėn me trupin e tij,
qė e shqyen dhe i hėngrėn mėlēinė tė gjallė, edhe ata u
falėn.
Principet e vėllazėrisė universale dhe doktrinės sė
barazisė sė njerėzve qė ai shpalli, pėrfaqėsojnė njė
kontribut shumė tė madh tė Muhamedit nė ngritjen shoqėrore
tė njerėzimit. Tė gjitha fetė e mėdha kanė predikuar tė
njėjtėn doktrinė, porse profeti i Islamit e vuri kėtė teori
nė praktikė, dhe vlera e saj do tė vazhdojė tė njihet, edhe
ndoshta nė shekujt qė do tė vijnė, kur ndėrgjegjja ndėrkombėtare
tė zgjohet, paragjykimet raciale tė mund tė zhduken dhe tė
ekzistojė vėllazėrimi mes njerėzve. Zonja Sarojini Naidu,
duke folur mbi kėtė aspekt tė Islamit, thotė: "Ishte
feja e parė qė predikoi dhe praktikoi demokracinė, sepse nė
xhami, kur fillon kėnga nė minare dhe besimtarėt mblidhen
bashkė, demokracia e Islamit vihet re tė paktėn pesė herė nė
ditė, ku fshatari dhe mbreti bien nė gjunjė krah pėr krahu
dhe thonė, Zoti ėshtė mė i madhi." Poetesha e madhe
indiane thote "Mė ka bėrė jashtė mase pėrshtypje ky
lloj bashkimi nė Islam, qė njė njeri e bėn instiktivisht vėllanė
tėnd. Kur takon njė egjiptian, njė algjerian, njė indian apo
njė turk nė Londėr, nuk ka rėndėsi fakti qė India ėshtė
atdheu i njėrit dhe Algjeria ėshtė atdheu i tjetrit."
Mahatma Gandhi, nė stilin e tij tė papėrsėritshėm thotė:
"Disa kanė thėnė sė evropianėt nė Afrikėn e Jugut
tmerrohen prej pėrparimit tė Islamit -- tė tė njėjtit Islam
qė civilizoi Spanjėn, tė njėjtit Islam qė ndriēoi Marokun,
dhe qė i predikoi botės Gospelin e vėllazėrimit. Evropianėt
e Afrikės sė Jugut tmerrohen prej pėrparimit tė Islamit. Le
tė tmerrohen nėse vėllazėria ėshtė mėkat! Sepse kur vihet
nė dyshim barazia e racave me ngjyrė, atėherė tmerri i tyre
ėshtė i justifikuar!" Ēdo vit gjatė Haxhit, bota merr dėshminė
e spektaklit tė mrekullueshėm ndėrkombėtar tė Islamit nė
shkeljen me kėmbė tė ēdo dallimi race, ngjyre dhe rangu. Jo
vetėm evropianėt, por edhe afrikanėt, arabėt, persianėt,
indianėt, kinezėt, tė gjithė takohen bashkė nė Medinė si
anėtarė tė njė familjeje tė madhe hyjnore, tė veshur nė
njė veshje tė bardhė prej dy copash, njė rreth belit dhe njė
rreth shpatullave, duke pėrsėritur: "Kėtu jam, O Zot; nėn
pushtetin Tėnd; Je Njė dhe I vetėm; Kėtu jam!" Asgjė
nuk e dallon tė lartin nga i ulėti dhe ēdo pelegrin e merr me
vete ndjenjėn e Kuptimit Ndėrkombėtar nė Islam. Sipas Prof.
Hurgronje, "lidhja e kombeve, themeluar nga profeti i
Islamit, vuri principin e unitetit ndėrkombėtar dhe vėllazėrimit
njerėzor mbi baza kaq universale qė tė shkėlqente si qiri
mbi kombet e tjera." Sipas fjalėve tė tė njėtit
profesor, "e vėrteta ėshtė qė asnjė komb nė botė nuk
mund tė gjejė njė diēka tė ngjashme qė tė krahasohet me
Islamin nė atė qė ka bėrė Islami pėr realizimin e idesė sė
Lidhjes sė Kombeve". Profeti i Islamit solli MBRETĖRIMIN
e demokracisė nė formėn e vet mė tė mirė. Kalifi Ali, dhėndri
i Profetit, kalifi Mansur Abbass, bir i kalifit Mamun si dhe
shumė kalifė tė tjerė ishin tė detyruar tė paraqiteshin
para gjykatėsit si njerėz tė zakonshėm nė gjyqet islame.
Edhe sot ne e dimė se si trajtohen zezakėt nga racat e
bardha e tė civilizuara. Kujtoni atėherė gjendjen e Bilalit,
skllavit zezak nė ditėt e Profetit tė Islamit rreth 14 shekuj
mė parė. Detyra pėr tė thirrur besimtarėt nė lutje, detyrė
kjo qė kishte njė status tė lartė nė ato kohė tė Islamit,
iu ofrua pikėrisht kėtij skllavi zezak. Pas pushtimit tė Mekės,
Profeti e urdhėroi atė tė thėrriste besimtarėt nė lutje
dhe skllavi zezak u ngjit mbi ēatinė e xhamisė sė shenjtė tė
Mekės, qė quhej Ka'ba, xhamisė mė tė shenjtė nė Botėn
Islame.
Disa arabė krenarė, thirrėn: "Oh ky skllavi zezak...qoftė
i mallkuar!. Ai qėndron mbi ēatinė e Ka'bės sė shenjtė dhe
qė andej thėrret pėr lutje!" Nė atė ēast, profeti i
lajmėroi botės kėtė verset tė Kur'an-it tė shenjtė pėr
herė tė parė. "O njerėz, patjetėr Ne ju krijuam ju,
familjet dhe fiset tuaja, kėshtu qė ju tė njihni njėri-tjetrin.
Sigurisht mė i nderuari njeri pėrpara Zotit ėshtė MĖ
FISNIKU NDĖR ju. Sigurisht Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm".
Dhe kėto fjalė tė Kur'anit tė shenjtė krijuan njė
transformim kaq tė madh, saqė kalifi i Islamit, arab i pastėr
nga lindja, i ofroi dorėn e vajzės sė vet pėr grua kėtij
skllavi zezak dhe, kurdo qė Kalifi i dytė i Islamit, i njohur
nė histori si Omeri i Madh, komandant i besimtarėve, kurdo qė
ai e takonte kėtė skllav zezak, e priste me fjalėn "Zotėri".
Kurani qė na u dha pėrmes tij e ēliroi njerėzimin
Shikoni ē'ndryshim u solli Kur'an-i arabėve, kėtij kombi
ndėr mė krenarėt e botės nė ato kohė. Ja pse Gėte
(Goethe), mė i madhi i poetėve gjermanė, kur flet pėr Kur'an-in
e shenjtė, thotė: "Ky libėr do tė vazhdojė tė ushtrojė
influencė tė madhe mbi tė gjitha epokat". Kjo gjithashtu
ėshtė arsyeja pse Xhorgj Bernar Shau (George Bernard Shaw)
thotė: "Nėse ndonjė fe mund tė drejtojė Anglinė dhe
Evropėn, tė themi nė 100 vjet, kjo fe ėshtė Islami".
Ėshtė po ky shpirt demokratik i Islamit qė emancipoi gratė
nga shtypja e burrave. Sir Charles Edward Archibald Hamilton
thotė: "Islami mėson qė burri dhe gruaja kanė ardhur
nga e njėjta esencė, kanė tė njėjtin shpirt dhe tė njėjtat
aftėsi pėr arritje intelektuale, shpirtėrore dhe morale tė
njėjta."
Arabėt kanė pasur njė traditė shumė tė fortė tė tipit
"ka tė drejtė trashėgimie ai qė mban shpatėn".
Por Islami erdhi si mbrojtės i femrave duke u dhėnė grave tė
drejtėn pėr tė trashėguar. U dha grave shekuj mė parė tė
drejtėn pėr tė qenė pronare dhe pėr tė pasur pasuri tė
vetėn, ndėrkohė qė vetėm 12 shekuj mė vonė, mė 1881,
Anglia qė mbahet si djep i demokracisė, adoptoi kėtė
institucion tė Islamit qė u quajt "the married women
act", kur shekuj mė parė Profeti i Islamit kishte
deklaruar: "Gratė janė gjysma binjake e burrave. Tė
drejtat e grave janė tė shenjta. Kujdesuni qė tė ruhen kėto
tė drejta tė grave qė u janė dhėnė atyre."
Islami nuk merret drejtpėrdrejt me sisteme ekonomike e
politike, por nė mėnyrė indirekte, aty ku politika dhe ēėshtjet
ekonomike influencojnė sjelljen e individit, paraqet disa
principe shumė tė rėndėsishme pėr tė drejtuar jetėn
ekonomike. Sipas Prof. Massingon, mban njė barazpeshė qė tė
mos ketė dy ekstreme dhe ka gjithmonė parasysh qė tė ndėrtojė
njė karakter qė qėndron nė bazėn e civilizimit. Kjo
sigurohet nga ligjet e trashėgimisė, nga njė sistem i
organizuar i bamirėsisė i njohur si Zekat, dhe duke
konsideruar ilegale tė gjitha praktikat antisociale nė fushėn
e ekonomisė si monopolet, kamatat, sigurimi i parave pa u
fituar drejtpėrdrejt dhe krijimet e ēdolloj veprimtarie qė ka
si synim rritjen artificiale tė ēmimeve. Lojėrat e fatit janė
ilegale. Konsiderohet virtyt dhe mirėsi e madhe, shumė i lavdėrueshėm,
kontributi nė ndėrtimin e shkollave, tė vendeve tė adhurimit,
spitaleve, hapja e puseve, hapja e jetimoreve. Jetimoret janė
shfaqur pėr herė tė parė nėn mėsimet e Profetit tė
Islamit. Bota i detyrohet pėr konceptin e jetimores pikėrisht
Muhamedit, i cili dhe vetė ishte jetim. Carlyle thotė pėr
Muhamedin: "Ėshtė zėri i humanizmit, mėshirės dhe
barazisė qė qėndron nė zemrėn e kėtij biri tė natyrės, qė
flet". Njė historian thoshte, njė njeri i madh gjykohet i
tillė nga tri prova (duhet tė plotėsojė tri kritere pėr tė
qenė i madh): A ėshtė gjykuar ai i drejtė dhe virtuoz nga
bashkėkohėsit e vet? A ka qenė aq i madh sa tė ngrihej mbi
standardet e epokės sė vet? A i ka lėnė ndonjė gjė
testament botės mbarė? Lista mund tė shtohet edhe mė, por qė
tė tri kėto prova madhėshtie plotėsohen nga Muhamedi nė
shkallėn mė tė lartė. Disa ilustrime tė dy tė parave janė
dhėnė mė lart.
Muhamedi kishte njė karakter fisnik
E para ėshtė: A ėshtė gjykuar Profeti i Islamit i drejtė
dhe virtuoz nga bashkėkohėsit e vet? Shėnimet historike
tregojnė se tė gjithė bashkėkohėsit e Muhamedit, miq dhe
armiq, i njohėn cilėsitė e tij, ndershmėrinė e pakundėrshtueshme,
virtytet fisnike, sinqeritetin absolut dhe ēdolloj mirėbesimi
kundrejt Profetit tė Islamit nė gjithė rrugėt e jetės e nė
ēdo sferė tė aktivitetit njerėzor. Edhe hebrenjtė qė nuk
besuan mesazhin e tij, e merrnin atė si gjykatės nė zėnkat e
tyre pėr shkak tė paanshmėrisė sė tij absolute. Edhe ata qė
nuk besuan nė mesazhin e tij, u detyruan tė thoshin: "O
Muhamed, ne nuk tė themi gėnjeshtar ty, por ne mohojmė atė qė
tė ka dhėnė ty kėtė libėr dhe qė tė ka frymėzuar ty kėtė
mesazh." Ata mendonin se ishte njė i pushtuar nga djalli.
Ata pėrdorėn dhunėn pėr ta shėruar. Por mė tė mirėt ndėr
ta e panė qė njė dritė e re po lindte, dhe shpejtuan tek ai
pėr tė kėrkuar ndriēimin. Ėshtė njė tipar i dukshėm i
historisė sė Profetit tė Islamit qė kushėriri i tij i
dashur dhe miq tė tij qė e njihnin shumė nga afėr nuk ishin
tė bindur fillimisht me tė vėrtetėn e misionit tė tij dhe
iu desh tė bindeshin mė vonė me vėrtetėsinė e frymėzimit
tė tij hyjnor. Nėse kėta burra dhe gra, fisnikė, inteligjentė,
tė mėsuar dhe tė lidhur nė mėnyrė intime me jetėn e tij
private, do tė kishin ndierė edhe shenjėn mė tė vogėl tė
mashtrimit ose mungesės sė besimit tek ai, shpresa morale e
Muhamedit pėr rigjenerim, rizgjim shpirtėror dhe reforma
sociale do tė qe kthyer nė njė dėshtim tė plotė dhe do tė
qe ndarė dysh qė nė ēastin e parė. Mirėpo, nė gjejmė
devocion tė tillė nė ndjekėsit e tij, qė ai nė mėnyrė
vullnetare u zgjodh si diktues i jetėve tė tyre. Ata e mbėshtetėn
nė persekutim dhe rrezik, e besuan, e nderuan dhe iu bindėn
edhe nė torturėn mė tė thellė dhe agoninė mė tė madhe
shpirtėrore qė shkakton dėnimi me vdekje. A do tė kishte
pasur mundėsi tė ndodhte kėshtu sikur ata tė kishin pasur
dyshimin mė tė vogėl nė udhėheqėsin e tyre? Lexoni
historinė e tė konvertuarve tė parė nė Islam, dhe ēdo zemėr
do tė shkrihej nga mėnyra e egėr e brutale e trajtimit tė
muslimanėve tė pafajshėm, burra dhe gra. Sumayya, njė grua e
pafajshme, ėshtė ndarė nė dy pjesė me hanxhar. Nje shembull
ėshtė edhe "Yassir, kėmbėt e tė cilit u lidhėn njėra
nė njė deve dhe tjetra nė njė tjetėr, e kafshėt u yshtėn
tė vraponin nė drejtime tė kundėrta". Khabbab bin Arth
e shtrinė mbi njė shtrat qymyri tė ndezur me kembėt e tiranėve
tė tij mbi gjoks qė ai tė mos lėvizte e tė shkriheshin edhe
dhjamrat nėn lėkurėn e tij.
"Khabban bin Arth vritet pastaj nė mėnyrėn mė mizore
duke i prerė gjymtyrėt e pastaj duke i prerė mishin
copa-copa. Nė mes tė torturės, atė e pyesnin se a nuk do tė
donte ai nė atė ēast Muhamedin dhe familjen e tij mes atyre
torturave. I torturuari ulėriu se ai pėrgatitej me lumturi tė
sakrifikonte veten e tij, familjen e tij, fėmijėt e tij... po
pse kėta bijė dhe bija tė Islamit jo vetėm iu dorėzuan
profetit tė tyre fizikisht, por i dhuruan atij zemrat dhe
shpirtrat e tyre? A nuk ėshtė besimi i madh dhe bindja e ndjekėsve
tė afėrt tė Muhamedit dėshmia mė fisnike e sinqeritetit tė
tij dhe pėrkushtimit tė tij nė detyrėn qė kishte marrė pėrsipėr?
Kėta njerėz nuk kishin njė kalibėr mendor inferior ose
jonormal. Rreth tij, qė nė fillim, u mblodhėn ē'ishin mė tė
mirė e fisnikė nė Mekė, lulja dhe ajka e Mekės, njerėz me
pozitė, rang, pasuri dhe kulturė, dhe nga fisi i vet tė gjithė
ata qė ia njohėn jetėn.Tė katėr Kalifėt e parė, me
personalitetet e tyre tė larta, qenė tė konvertuar nė atė
periudhė. Encyclopedia Brittanica thotė qė "Muhamedi ėshtė
mė i suksesshmi nga tė gjithė Profetėt dhe personalitetet
fetare". Por ky sukses nuk qe aksidental. Nuk qe thjesht
fat. Ishte njohja e faktit nga bashkėkohėsit e vet se Muhamedi
ishte i vėrtetė. Ishte rezultati i personalitetit tė tij shumė
tė admirueshėm. Personaliteti i Muhamedit! Ėshtė e vėshtirė
tė kapėsh tė vėrtetėn aty. Vetėm njė shkėndijė arrij tė
kap. Ēfarė vazhdimėsie skenash piktoreske. Ėshtė Muhamedi
Profet, Muhamedi Gjeneral, Muhamedi Mbret, Muhamedi Luftėtar,
Muhamedi Afarist, Muhamedi Predikues, Muhamedi Filozof, Muhamedi
Burrė Shteti, Muhamedi Orator, Muhamedi Reformator, Muhamedi Pėrkujdesės
pėr Jetimėt, Muhamedi Mbrojtėsi i Skllevėrve, Muhamedi
Emancipues i Grave, Muhamedi Ligjvėnės, Muhamedi Gjykatės,
Muhamedi Shenjtor. Dhe nė gjithė kėto role tė mrekullueshme,
ne gjithe keto ndarje te aktiviteteve njerėzore, ai ėshtė si
njė hero...
Tė
qenė jetim ėshtė gjendja ekstreme e pashpresė, dhe jeta e
tij mbi tokė filloi me kėtė gjendje; Mbretėrimi ėshtė
kulmi i fuqisė materiale, dhe jeta e tij mbaroi pikėrisht me kėtė.
Nga jetim, refugjat i persekutuar, ai u bė njė zotėrues
shpirtėror qė pati sukses nė kohė si dhe Arbitėr fatesh i
mbarė njė kombi, qė pati gjyqet dhe tundimet e veta, veset
dhe ndryshimet, dritat dhe hijet, ngjitjet dhe dishezat,
terrorin dhe shkėlqimin; ai ka ndenjur nė zjarrin e botės dhe
ka dalė pa iu prekur njė fije floku pėr tė shėrbyer si
model nė ēdo fushė tė jetės. Arritjet e tij nuk janė tė
kufizuara vetėm nė njė aspekt tė jetės, por mbulojnė tė
gjithė fushėn e arritjeve njerėzore. Nėse, pėr shembull,
madhėshtia qendron nė ndriēimin e njė kombi barbar nė errėsirė
tė plotė morale, personaliteti dinamik qė e ka transformuar,
rafinuar dhe ngritur njė komb tė tėrė tė rėnė aq poshtė
sa ē'kishin rėnė arabėt, dhe qė i bėri ata pishtarėmbajtėsit
e civilizimit dhe mėsimit, ka ēdo lloj tė drejte pėr tu
quajtur madhėshtor. Nėse madhėshtia qėndron nė bashkimin e
elementeve tė shoqėrisė qė nuk bien dakord me njėri-tjetrin,
duke i lidhur ato nė vėllazėrim dhe mėshirė, profetit tė
shkretėtirės i pėrket ky titull. Nėse madhėshtia konsiston
nė reformimin e njerėzve tė degraduar nga supersticionet e
verbra dhe praktika tė tė gjitha llojeve, profeti i Islamit
fshiu ēdo praktikė tė kėtij lloji, supersticionet dhe frikėn
irracionale nga zemra e miliona njerėzve. Nėse madhėshtia qėndron
nė moralin e pastėr, Muhamedi ėshtė pranuar nga miq e armiq
si Al Amin ose I Besuari. Nėse konkuistadori ėshtė njė njeri
i madh, atėherė ja ku kemi njė njeri qė u ngrit nga njė
jetim i pashpresė nė udhėheqėsin e Arabisė, i barabartė me
Cezarin. Nėse devocioni qė njė udhėheqės ka, ėshtė kriter
i madhėshtisė, emri i profetit akoma edhe sot ushtron njė
sharm magjik mbi miliona shpirtra nė gjithė botėn. Ai nuk
kishte studjuar filozofi nė shkollat e Athinės, Romės, Persisė,
Indisė apo Kinės. Megjithatė, ai mundi tė shpallte tė vėrtetat
mė tė larta me vlerė tė pėrjetshme tė njerėzimit. Megjithėse
analfabet, ai mund tė fliste me njė elokuencė dhe zjarr tė
tillė qė i prekte njerėzit deri nė lot ekstaze. I lindur
jetim dhe jo i bekuar me tė mira materiale, ai ishte i dashur
prej tė gjithėve. Ai nuk kishte studiuar nė akademi
ushtarake; megjithatė mundi tė organizonte forcat kundėr
ushtrive shumė mė tė mėdha dhe tė korrte fitore nėpėrmjet
forcės morale. Njerėzit e talentuar me dhuntinė e predikimit
janė tė rrallė. Hitleri nė Mein Kampt ka thėnė:
Njė teoricien i madh nuk ėshtė shpesh njė udhėheqės i
madh. Ai do tė jetė gjithmonė njė udhėheqės i madh. Sepse
udhėheqje do tė thotė aftėsi pėr tė lėvizur masa tė mėdha
njerėzish. Talenti pėr tė prodhuar ide nuk ka asgjė tė pėrbashkėt
me aftėsinė pėr tė udhėhequr. Por, thotė ai,
Bashkimi i teoricienit, organizuesit dhe udhėheqėsit nė njė
njeri, ėshtė fenomeni mė i rrallė nė kėtė botė. Aty qėndron
madhėshtia. Nė personalitetin e Profetit tė Islamit, bota
ka parė fenomenin mė tė rrallė tė botės tė ecte mbi fytyrė
tė dheut. Dhe akoma mė e mrekullueshme ėshtė ēfarė
reverendi Boswarth Smith thotė: Kryetar Shteti ashtu si edhe
Kisha, ai ishte Cezari dhe Papa nė njė njeri tė vetėm; por
ai ishte papė pa pretendimet e papės dhe Cezar pa legjionet e
Cezarit, pa njė ushtri tė qėndrueshme, pa as edhe njė rojė,
pa pallat, pa tė ardhura fikse. Nėse ndonjėherė ndonjė
njeri ka tė drejtėn tė thotė se ka udhėhequr prej sė drejtės
hyjnore, Ky ishte Muhamedi, sepse ai kishte tė gjithė
pushtetin pa pasur mjetet qė e ruajnė atė.
Muhamedi pėrherė mbeti njė njeri i thjeshtė
Pėr tė nuk kishin rėndėsi pamja apo shenjat e pushtetit.
Thjeshtėsia e jetės sė tij private shkonte krah pėr krahu me
atė tė jetės sė tij publike. Pas rėnies sė Mekės,
megjithėse mė shumė se njė milion mila katrorė ranė ndėr
kėmbėt e tij dhe ai u bė i Pari i Arabisė, Muhamedi i
arnonte vetė kėpucėt dhe veshjet e tij, milte dhitė, fshinte
vatrėn, kujdesej pėr zjarrin dhe bėnte punė shtėpie. I
gjithė qyteti i Mekės ku ai jetonte, u pasurua nga fundi i jetės
sė tij. Kudo kishte flori dhe argjend e nė ato ditė
prosperiteti, shumė javė kalonin pa zjarr nė vatrėn e
mbretit tė Arabisė, ndėrkohė qė ushqimet e tij tė vetme
qenė hurmat e Arabisė dhe uji. Nuk qenė tė rralla netėt kur
familja e tij binte pėr tė fjetur pa ngrėnė. Ai nuk flinte nė
ndonjė shtrat tė butė, por nė njė dyshek palmash pas njė
dite tė gjatė e tė lodhshme, duke e kaluar tėrė natėn nė
lutje e shpesh duke shpėrthyer nė lot pėrpara Krijuesit tė
tij pėr t'i dhėnė atij forcėn pėr tė kryer detyrimet e
veta. Ditėn e vdekjes sė tij, pasuria e tij e vetme qenė disa
monedha, njė pjesė e tė cilave shkuan pėr tė paguar njė
borxh, dhe pjesa tjetėr iu dha njė nevojtari qė erdhi nė shtėpinė
e tij pėr tė lypur. Rrobat nė tė cilat ai mori frymė pėr
herė tė fundit, kishin shumė arna. Shtėpia nga ku drita
ishte shpėrndarė nė tėrė botėn, qe zhytur nė errėsirė,
se nuk kishte vaj nė llambė.
Rrethanat ndryshonin, por Profeti i Zotit jo. Nė fitore apo
humbje, nė pushtet a nė vėshtirėsi, ai qe i njėjti njeri,
dhe shpaloste tė njėjtin karakter. Si tė gjitha rrugėt dhe
ligjet e Zotit, profetėt e Zotit janė tė pandryshueshėm deri
nė fund. Njė njeri i ndershėm, siē thotė populli, ėshtė
vepra mė fisnike e Zotit, Muhamedi qe mė shumė se i ndershėm.
Ai ishte human deri nė palcė. Dashuria njerėzore dhe mėshira
qenė muzika e shpirtit tė tij. Tė shėrbesh njeriun, tė lartėsosh
njeriun, tė edukosh njeriun, me njė fjalė tė humanizosh
njeriun - ky ishte objekti i misionit tė tij, arsyeja e
ekzistencės sė tij deri nė fund. Nė mendime, nė fjalė e nė
vepra, frymėzim tė vetėm dhe pranim udhėheqės ai kishte vetėm
tė mirėn e njerėzimit. Ai iu dha me vetėmohim kėsaj ēėshtjeje.
Cilėt
qenė titujt qė mori ai?
-
Vetėm shėrbėtor i vėrtetė i Zotit dhe i Dėrguar i Tij.
-
Shėrbėtor, para e mė pas i Dėrguar.
-
Njė i Dėrguar e njė Profet si shumė tė tjerė nė shumė
pjesė tė botės, disa tė njohur prej jush e shumė tė
panjohur. Nėse dikush nuk beson kėto tė vėrteta, pushon sė
qeni musliman. Se ky ėshtė njė akt besimi. Duke pasur
parasysh kohėn dhe bindjen e ndjekėsve tė vet thotė njė
shkrimtar perėndimor gjėja mė e mrekullueshme e Muhamedit
ishte se ai kurrė nuk deklaroi se bėnte mrekulli. Mrekulli
kishte, por ato nuk u pėrdorėn pėr tė pėrhapur fenė dhe iu
veshėn Zotit e rrugėve tė tij misterioze. Ai e thoshte hapur
se ishte njeri si gjithė tė tjerėt. Ai nuk kishte thesare nė
tokė a nė qiej. As nuk pretendonte tė njihte sekretet e sė
ardhmes. E gjithė kjo nė njė kohė kur mrekullitė qenė bėrė
tė pėrditshme, tė realizueshme nga shenjti mė i zakonshėm
dhe e gjithė atmosfera qe e ngarkuar me tė mbinatyrshmen
brenda dhe jashtė Arabisė.
Mėsimet e tij e pėrparuan botėn
Ai e ktheu vėmendjen e ndjekėsve tė tij rreth studimit tė
natyrės dhe ligjeve tė veta, pėr t'i kuptuar ato dhe pėr tė
ēmuar Lavdinė e Zotit. Kur'ani thotė:
Zoti nuk i krijoi qiejt dhe Tokėn dhe gjithēka ka mes
tyre me mashtrim. Ai krijoi gjithēka veēse me tė vėrtetėn.
Por shumica e njerėzve nuk dinė. Bota nuk ėshtė njė
iluzion dhe as ėshtė krijuar pa shkak. Ėshtė krijuar me tė
vėrtetėn. Numri i verseteve qė i ftojnė njerėzit pėr njė
vėzhgim tė kujdesshėm tė natyrės, ėshtė shumė mė shumė
se sa i atyre qė kanė tė bėjnė me lutjen, agjėrimin,
pelegrinazhin (haxhin) etj., tė vėna tė gjitha bashkė.
Muslimanėt nėn kėtė influencė filluan ta studioninė nga afėr
natyrėn, e kėshtu lindi shpirti shkencor i vėzhgimit dhe
eksperimentimit qė ishte i panjohur pėr grekėt. Ndėrsa
botanisti musliman Ibn Baitar shkroi mbi botanikėn pasi mblodhi
bimė nga tė gjitha anėt e botės, pėrshkruar kjo nga Myer nė
veprėn e tij Gesch. der Botanikaa-s, njė monument, e Al
Byruni udhėtoi pėr 40 vjet pėr tė mbledhur mostra
mineralesh, ndėrsa astronomėt muslimanė bėnė vėzhgime dymbėdhjetėvjeēare,
Aristoteli shkroi mbi Fizikėn pa bėrė qoftė edhe njė
eksperiment tė vetėm, shkroi mbi historinė e natyrės pa marrė
mundimin qė tė verifikonte njė fakt si ai qė njerėzit kanė
mė shumė dhėmbė sesa kafshėt.
Galen, autoriteti mė i madh i anatomisė klasike, informonte
se nofulla e poshtme pėrbėhej prej dy koskash, diēka kjo e
pranuar pa dyshime pėr shekuj tė tėrė derisa kur Abdul Latif
merr mundimin tė ekzaminojė njė skelet njeriu. Pasi jep shumė
shembuj tė tillė, Robert Priffault pėrfundon nė librin e tij
tė mirėnjohur Krijimi i njerėzimit: Borxhi qė
shkenca jonė ua detyron arabėve, nuk konsiston nė zbulime tė
mėdha ose teori revolucionare. Shkenca i detyrohet shumė mė
shumė kulturės arabe; i ka borxh ekzistencėn. Ai
gjithashtu thotė: Grekėt sistemuan, pėrgjithėsuan dhe bėnė
teori, por mėnyrat e durueshme tė hetimit, akumulimin e dijes
pozitive, metodat shkencore, observimi i zgjatur dhe i detajuar,
eksperimenti-nuk i pėrkisnin temperamentit grek. Ajo qė ne
quajmė shkencė, u zgjua nė Evropė si rezultat i mėnyrave tė
reja tė hetimit, metodės sė eksperimentit, vėzhgimit,
matjeve, zhvillimit tė matematikės nė njė forme krejt tė
panjohur pėr grekėt. Ky shpirt dhe kėto metoda- thotė i njėjti
autor-iu bėnė tė njohura evropianėve pikėrisht nga arabėt.
Ky lloj karakteri praktik qė patėn mėsimet e profetit
Qėllimi i jetės
Muhamed,
lindi shpirtin shkencor ashtu siē ėshtė, dhe shėnjtėroi punėt
e pėrditėshme apo tė ashtuquajturat ēėshtje ekzistenciale.
Kur'an-i thotė se Zoti e ka krijuar njeriun pėr ta adhuruar Atė,
por fjala adhurim ka njė kuptim krejt tė vetin. Adhurimi i
Zotit nuk kufizohet vetėm nė lutje, veēse i tillė ėshtė ēdo
akt qė ka tė bėjė me tė fituarit e aprovimit tė Zotit dhe
tė mirėn e njerėzimit. Islami shenjtėron jetėn dhe tė
gjitha veprat e saj, me kusht qė tė bėhen me ndershmėri,
drejtėsi dhe qėllime tė pastra. Ai zhduk dallimin shekullor
midis sė shenjtės dhe profanes. Kur'ani thotė: Nėse
ushqehesh me gjėra tė pastra dhe falėnderon Zotin, edhe ky ėshtė
akt adhurimi. Ėshtė shprehje e profetit tė Islamit qė njė
kafshatė bukė qė dikush ia jep gruas sė vet, ėshtė njė
akt i virtytshėm qė Zoti do ta shpėrblejė. Njė tjetėr thėnie
e Profetit ėshtė: Ai qė pėrmbush dėshirėn e zemrės sė
vet me mėnyra tė ndershme, do tė shpėrblehet prej Zotit
Njė njeri qė e dėgjonte thirri: O Profeti i Zotit, e ai qė
u pėrgjigjet pasioneve tė veta dhe pėrmbush vetėm dėshirėn
e zemrės sė vet Menjėherė i erdhi pėrgjigjja: Nėse
ai do tė kishte pėrdorur njė mėnyrė tė tmerrshme pėr tė
pėrmbushur dėshirėn e tij , atėherė ai do tė dėnohej. Atėherė
pėrse tė mos shpėrblehet kur ndjek udhėn e drejtė? Ky
koncept i ri i fesė, ku njeriu duhet tė merret mė shumė me pėrmirėsimin
e jetės sė vet sesa mė ēėshtjet ekzistenciale, ka shpėnė
nė njė orientim tė ri tė vlerave morale. Influencimi i madh
mbi punėt e pėrditshme tė njerėzve, pushteti i thellė mbi
masat, rregullimi i konceptit mbi tė drejtat dhe detyrat, pėrshtatshmėria
si pėr tė pamėsuarin ashtu dhe pėr filozofin, janė
karakteristika tė mėsimeve tė Profetit tė Islamit.
Por do pasur parasysh qė kjo kėmbėngulje mbi veprimet e
mira, nuk do tė thotė sakrificė e korrektesės sė besimit.
Ndonėse ka shkolla tė ndryshme mendimi, njėra qė ēmon
besimin mbi veprimet e njė tjetėr qė sakrifikon besimin nė
favor tė akteve, Islami i vėrtetė bazohet mbi besimin korrekt
dhe veprimet e drejta. Qėllimet janė tė rėndėsishme aq sa
rezultatet, dhe rezultatet po aq tė rėndėsishme sa qėllimet.
Ėshtė njė unitet organik. Ndaji, dhe tė dyja do tė kalojnė
nė dekadencė e do tė vdesin. Dija e drejtė do transformuar nė
veprim tė drejtė e tė prodhojė rezultate tė drejta. Sa
shpesh vijnė nė Kur'an fjalėt: Ata qė besojnė dhe veprojnė
tė mira, vetėm ata do tė hyjnė nė parajsė. Kėto fjalė
persėriten jo mė pak sė 50 herė. Adhurimi inkurajohet, po
nuk ėshtė qellimi i vetėm. Ata qė besojnė dhe nuk bėjnė
asgjė nuk mund tė ekzistojnė nė Islam. Ata qė besojnė dhe
veprojnė gabimisht janė tė pakonceptueshėm. Ligji hyjnor ėshtė
ligji i pėrpjekjeve dhe jo i idealeve. Vizaton pėr njerėzit
udhėn e progresit tė pėrjetshėm nga dija nė veprim dhe nga
veprimi nė kėnaqėsi. Por, ē'ėshtė besimi nga i cili frymėzohen
veprimet e mira qė rezultojnė me kėnaqėsinė? Kėtu doktrina
qendrore e Islamit ėshtė Njėsia e Zotit. Nuk ka Zot pėrveē
Zotit dhe prej Tij varen tė gjitha mėsimet dhe praktika e
Islamit. Ai ėshtė i Vetėm jo vetėm si Hyjni, por edhe pėr
sa u pėrket Cilėsive Tė tij Hyjnore. Pėr sa u pėrket Cilėsive
tė Zotit, Islami i afrohet nga njėra anė kėndvėshtrimit qė
e sheh Zotin tė veshė ēdo cilėsi dhe nė anėn tjetėr mohon
kėndveshtrimin qė e shikon Zotin si tė ngjashėm me ndonjė
gjė materiale. Kur'ani thotė: Nga njėra anė nuk ka asgjė qė
ėshtė si Ai, nė anėn tjetėr pohon se ai ėshtė Tė parėt,
Tė dėgjuarit, Tė diturit. Ai ėshtė Mbreti qė ėshtė pa njė
njollė, apo gabim, apo tė metė, dhe anija e Tij e Pushtetit pėrparon
nė oqeanin e drejtėsisė dhe barazisė. Ai ėshtė Mirėbėrėsi
dhe i Gjithėmėshirėshmi. Ai ėshtė Vėzhguesi dhe Mbrojtėsi
i gjithēkaje. Por Islami nuk ndalet kėtu. I shton
karakteristikėn mė tė veēantė, aspektet negative tė
problemit. Nuk ka Mbrojtės e Ruajtės tė tjerė mbi gjithēkanė.
Ai ėshtė shėrues i ēdo thyerjeje, dhe askush nuk mund tė
jetė i tillė. Ai ėshtė kthyesi i ēdo humbjeje, dhe askush
nuk mund tė jetė i tillė. Nuk ka Zot pėrveē Zotit, qė qėndron
mbi ēdo nevojė, krijuesit tė trupave, krijuesit tė
shpirtrave, Zotit tė Ditės sė Gjykimit, dhe, siē thuhet nė
Kur'an, Atij i pėrkasin tė gjitha cilėsitė mė tė shkėlqyera.
Nė lidhje me pozicionin e njeriut nė univers, Kur'ani thotė:
Zoti ju ka nėnshtruar gjithēka ka nė tokė dhe nė
univers. Ju jeni tė destinuar tė sundoni mbi universin. Po
nė lidhje me Zotin, Kur'ani thotė: O njerėz, Zoti ju ka dhėnė
mundėsi tė shkėlqyera dhe ka krijuar jetėn dhe vdekjen, qė
t'ju vėrė nė provė e tė shohė se veprimet e cilit prej
jush janė tė drejta, dhe cilat devijojnė nga udha e drejtė.
Pėrveē vullnetit tė lirė qė ka, nė njėfarė mase, ēdo
njeri ka lindur dhe jeton nė disa rrethana qė janė jashtė
kontrollit tė tij. Nė lidhje me kėtė, Zoti thotė, sipas
Islamit, ėshtė dėshira Ime tė krijoj ēdo njeri nė kushte qė
i konsideroj mė tė mirat, plane kozmike, qė tė vdekshmit nuk
mund ti kuptojnė kurrė plotėsisht. Por Unė do t'ju vė nė
provė si nė prosperitet ashtu edhe nė fatkeqėsi, nė shėndet
e nė sėmundje, nė maja dhe nė thellėsi. Mėnyrat e Mia pėr
tė vėnė nė provė ndryshojnė nga njeriu tek njeriu. Nė
fatkeqėsi, mos u dėshpėroni e mos kaloni nė pėrdorimin e
mjeteve tė paligjshme. Nuk ėshtė veēse njė fazė kalimtare.
Nė prosperitet, mos e harroni Zotin. Dhuratat e Zotit janė gjėra
qė vetėm ju janė besuar. Jeni gjithmonė nė provė...nė ēdo
ēast. Nėse jetoni, jetoni siē ju thotė Zoti, e nėse vdisni,
vdisni nė udhėn e Zotit. Mund ta quani fatalitet, por ky lloj
fataliteti ėshtė njė kusht pėr tė rritur pėrpjekjet tuaja
dhe pėr t'ju mbajtur gjithmonė tė vėmendshėm. Mos e
konsideroni jetėn nė tokė si fund tė ekzistencės njerėzore.
Ka jetė pas vdekjes, dhe ajo ėshtė e pėrhershme. Jeta pas
vdekjes ėshtė njė derė qė hapet e qė ėshtė fshehur sot
nga realiteti i jetės. Ēdo veprim nė jetė, sado i parėndėsishėm,
prodhon efekte tė gjata. Shėnohet diku gjithmonė. Disa nga
udhėt e Zotit ju bėhen tė njohura, por shumė janė tė
fshehura prej jush. Ēfarė ėshtė e fshehur tek ju nė kėtė
botė, do tė hapet dhe do tė tė shtrihet pėrballė nė botėn
tjetėr. I virtytshmi do tė gėzojė bekime tė Zotit qė syri
kurrė s'i ka parė e veshi kurrė s'i ka dėgjuar, e as i ka
vajtur atij nė mendje apo nė zemėr s'e ka ndier se do tė
mund tė kalonte nė faza tė evolucionit tė tillė. Ata qė
kanė humbur njė mundėsi tė tillė, do t'i zėrė ligji i
cili i jep ēdo njeriu tė shijojė atė qė ai ka bėrė, e do
t'i nėnshtrohen njė trajtimi sėmundjesh tė shpirtit qė e
kanė krijuar vetė, me duart e veta. Kini kujdes se kjo ėshtė
e tmerrshme.Torturat e trupit dhe mund tė durohen. Dhembja e
shpirtit ėshtė ferr e do t'ju duket gati e padurueshme.
Luftoni nė kėtė jetė tendencat qė ka shpirti pėr tė ligėn
e qė ju tundojnė udhėsh tė pasigurta e tė kėqija. Arrini nė
fazėn kur shpirti veteakuzues nė ndėrgjegjen tuaj zgjohet dhe
e pushton padurimi pėr tė arritur shkėlqimin moral dhe
bindjen.Kjo do t'ju udhėheqė nė fazėn e fundit tė shpirtit
tė qetėsuar, tė lumtur me Zotin, e qė gjen lumturi vetėm
tek Ai. Shpirti nuk ėshtė mė i turbulluar nė kėtė fazė. E
vėrteta ėshtė fitimtare dhe e gėnjeshtėrta i rrėzon armėt
e veta. Tė gjitha komplekset zgjidhen. Shtėpia juaj nuk do tė
ndahet me veten. Personaliteti juaj do tė integrohet rreth
detyrės kryesore tė nėnshtrimit ndaj Zotit dhe do tė plotėsojė
dorėzimin ndaj qėllimit tė tij hyjnor. Tė gjitha energjitė
e fshehura do tė rrjedhin atėherė prej jush. Atėherė
shpirti do tė gjejė paqen. Zoti do t'ju thotė atėherė: O
ti shpirt qė je nė paqe e qė pushon plotėsisht i kėnaqur me
Zotin tėnd, kthehu tek Zoti yt. Ai ėshtė i kėnaqur me ty e
ti me Tė. Bashkohu me robėrit e Mi dhe hyr nė parajsėn
Time!.
Pėrfundim
Ky ėshtė qėllimi final pėr njeriun; tė bėhet nga njė
anė zotėrues i universit, dhe nė anėn tjetėr tė kujdeset qė
shpirti i tij ta gjejė paqen tek Zoti; kėnaqėsia, e plotė,
satisfaksioni i plotė, paqja e plotė. Dashuria e Zotit ėshtė
ushqimi i tij nė kėtė fazė dhe ai pi ujė nga uji i thellė
e i pastėr i burimit tė jetės. Dėshpėrimi dhe humbja nuk e
vėnė poshtė dhe suksesi nuk e ngre nė kotėsi. Vendet perėndimore
po pėrpiqen tė jenė zotėrues vetėm tė universit. Por
shpirtrat e tyre nuk kanė gjetur paqen dhe qetėsinė. Thomas
Carlyle, i goditur nga kjo filozofi jetė, shkruan: Atėherė
le tė ketė Islam - qė t'i nėnshtrohemi Zotit; qė e gjithė
forca jonė tė gjendet tek nėnshtrimi ndaj Tij, qė ēfarėdo
qė Ai tė vendosė pėr ne, gjėrat qė na dėrgon neve, edhe
vdekja e mė keq se vdekja, tė jetė e mirė, tė jetė mė e
mirė; pėr kėtė veten ia nėnshtrojmė Zotit. I njėjti
autor shkruan: Nėse ky ėshtė Islami, - thotė Goethe, - a
nuk rrojmė tė gjithė nė Islam? Carlyle i pėrgjigjet
pyetjes sė Goethes, duke thėnė Po, gjithkush prej nesh qė
ka njė jetė morale, jeton nė Islam. E pra kjo ėshtė urtėsia
mė e madhe qė qielli ia ka thėnė Tokės sonė.