Ž
Mesazhi
i fundit i Muhamedit
Nė
emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
-O njerėz! Dėgjoni ēka do tju them, sepse nuk e di se a do
tju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti.
-O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė
njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve.
Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė All-llahut. Me tė vėrtetė
gjaku dhe pasuria juaj janė tė shenjta pėr ju, derisa tė
takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shenjtė kjo
ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.
-Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit
dhe dinjitetit njerėzor.
-Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e All-llahut dhe mjerė ai qė
e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė All-llahut.
-Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do ti ktheheni
All-llahut tė Amshueshėm dhe Ai do tju marrė nė pėrgjegjėsi
pėr veprat dhe punėn tuaj.
-O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur
se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i
sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė ua kam
treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė
shkoni.
-Gjėrat qė u janė lėnė amanet, ruani si tė juajat dhe
ktheni besnikėrisht dhe me kohė tek ai qė i takojnė.
-Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė
rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė
qė anulohet ėshtė gjakmarrja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi
b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė faji e mbytėn
njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė
gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.
-Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarrėsi
duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka hauzuar. Huatė e
para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e xhaxhait
tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
-O besimdrejtė! Duhet tua falni kamatat borxhlinjeve. Dėgjoni
kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju
mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme.
-Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do ta zemėroni
thellė All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij.
-Nėse borxhliu i juaj ėshtė nė vėshtirėsi, duhet tia
vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė
tia falni borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.
-O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me siguri
do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para All-llahut,
Gjykatėsit tė Vetėm Suprem, kur ju pret drejtėsia absolute.
- Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė dhe kur
ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me shkrim, saktė
dhe me besnikėri theksoni afatin e pagimit
-O tė vdekshėm! Duajeni dhe dėgjoeni Zotin, Krijuesin e tėrė
materiales dhe jomateriales, i Cili krijoi meshkuj dhe femra,
prej tė cilėve u zhvillua gjinia njerėzore.
-Kini frikė nga All-llahu, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn
e tė cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm
dhe nė ēdo ēast jemi gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe
takimit me Tė, me All-llahun e Amshueshėm, me Gjykatėsin e
Drejtė.
-Shprehni respektin e duhur ndaj farefisėrisė. Me pėrgjegjėsi
tė thellė pėrmbushni detyrat dhe obligimet qė ekzistojnė ndėrmjet
burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėve dhe fėmijėve.
-Fėmija e fiton xhennetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij.
-Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkėshortore dhe
xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkėshortore janė mėkate
tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktojė prishjen e
bashkėshortėsisė.
-Martohuni me ato qė i doni, e kur vullneti i Zotit tju
bashkojė, atėherė respektojeni dhe duajeni nėri-tjetrin dhe
jetoni nė dashuri dhe harmoni tė vėrtetė.
-O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi
dhe dashuri.
-O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėrresat dhe pėrgojimet!
-Ata qė shpifin pėr gratė e ndershme, le tė jenė tė
mallkuara nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojnė gratė e
ndershme pėr tradhti nė martesė ose pėr amoralitetin, ndėrkaq
qė nuk mund pėr kėtė ti sjellin katėr dėshmitarė tė
besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė
tė ardhmen nė asgje mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė
degjeneruar dhe tė kėqij.
-Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni dashurinė e
dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirė. Ndoshta All-llahu nėpėrmjet
kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėn e fatit tė ri tė madh,
me tė cilin dėshiron tju pėrgėzojė.
-Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė
gjitha gjėrave qė All-llahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e
urren shkurorėzimin.
-Gratė tuaja u janė dorėzuar nė besė tė Zotit.
Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.
-O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėsht i dėshpėruar, sepse ka
pėsuar humbje dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por ju
megjithatė gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm, qė ai i mallkuar
tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė vogla.
-O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet veti trashėgiminė,
bėhuni tė drejtė dhe pėrmbajuni librit tė Zotit. Ruajeni
pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve dhe tė sėmurėve psikikė.
-Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė tė drejtėn e vet, andaj nuk ka
nevoj qė trashėgimtarėve tu lihet testament; ndėrsa si
testament nuk mund tė lihet mė tepėr se njė e treta(1/3) e
pasurisė.
-Fėmija i takon atij, nė shtratin e tė cilit ėshtė i lindur.
-Kush pohon se i takon tjetėrkujt pėrveq prindit, atė do ta
arrijė mallkimi i Zotit.
-Nuk i lejohet gruas qė tė jap diē nga pasuria e burrit tė
saj pa lejen e tij.
-Borxhin duhet paguar, ndėrsa sendin e huazuar duhet kthyer.
Dhurata duhet tė kthehet me dhuratė. Kush hyn dorėzan pėr
dikėnd, obligohet edhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzani.
-Me robrit dhe shėrbėtorėt silluni nė mėnyrė njerėzore.
Ushqeni ata sikur qė ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė
visheni vetė. Nuk guxoni ti bėni keq, as ti keqpėrdorni.
Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbėtorė tė Zotit.
-O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjith
muslimanėt janė vėllezėr. Ju tė gjithė jeni plotėsisht tė
barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė pėrparėsie
arabi ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė
kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė
gjith jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej
dheut.
-O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė ndihmoheni
ndėrmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as
ti merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate
tė rėnda. Merreni vetėm atė qė me vetėdėshirė ju jepet.
Respektoni pacenueshmėrinė e pasurive tuaja derisa janė nė
frymėn e ligjeve tė Zotit.
-Nė punėn tuaj Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jetė
mbi ju dhe interesin tuaj personal. Pėrkushtojani Islamit jetėn
tuaj dhe nė punėn pėr Islam jepeni prej vetes gjithēka qė
mundeni.
-Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes
mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr
bazat kryesore tė Islamit.
-O njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė
po ua lė librin e Zotit, Kuranin, i cili, nėse i pėrmbaheni,
gjithnjė do tju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė,
rrugėn e drejtėsisė dhe tė sė vėrtetės. Kurani ėshtė
libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e All-llahut,
fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė
dyshimi.
-Para vetes e keni tėrė jetėn time, fjalėt dhe veprat e mia.
Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė jetė
nė pajtim tė plotė me urdhrat e All-llahut.
-Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa ti pėrmbaheni
Kuranit dhe sunnetit tim.
-O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr.
Urrejtja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė
drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė.
Frikėsohuni nga All-llahu! Ai e sheh punėn tuaj.
-O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futni nė zemrat tuaja,
nė jetėrat e juaja.
-Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kotė fjalė tė mia, le
tua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej
tyre mund tė ketė mė mbamendės sė vetė dėgjuesit. (Pas njė
pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė mė tė butė
ka thėnė): O Zot im! A e kam pėrmbushur detyrėn dhe
misionin e besuar?
-O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur
misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar
Zoti, u pėrgjigjėn mė se 100. 000 njerėzit e pranishėm. (Atėherė
Muhammedi a.s. me zė solemn tha
-O Zoti im, dėshmo (nė kėtė)!
(Tė njėjtėn ditė, Zoti i lavdishėm e shpalli edhe ajetin e
fundit tė Kuranit):
Sot ua kam pėrkryer besimin dhe kam plotėsuar begatinė
time ndaj jush, dhe jam i kėnaqur qė pėr ju Islami tė jetė
fe. (Maide,3).
|