Ž
KUSH
JAM UNĖ ? - A ke menduar ndonjėherė
"Me
tė vėrtetė, nė krijimin e qiejve dhe tokės, nė ndėrrimin
e ditės dhe tė natės, ka argumente
pėr njerėzit me mendje tė shėndoshė. Tė cilėt e pėrmendin
Allahun me pėrkujtim, kur janė nė kėmbė,
kur janė ulur, kur janė tė shtrirė dhe mendojnė rreth
krijimit tė qiejve e tė tokės (duke thėnė):
"Zoti ynė, tė gjitha kėto nuk i krijove kot. I lartėsuar
qofsh Ti! Ruajna prej dėnimit tė zjarrit!"
(Sure Ali Imran: 191)
Akeni
menduar ndonjėherė rreth faktit, se ju nuk ekzistonit para se
tė ngjizeshit, se mė pas lindėt nė kėtė botė dhe se keni
ardhur nė ekzistencė nga asgjėja?
A keni menduar ndonjėherė se si
lulet, qė ju shihni nė dhomėn tuaj tė ndenjjes, ēelin ēdo
ditė nga dheu i errėt dhe kanė aromė tė kėndshme e ngjyra
tė shumėllojshme?
A keni menduar ndonjėherė se si
mushkonjat, qė fluturojnė rreth jush, i lėvizin krahėt e
tyre aq shpejt, saqė nuk jemi nė gjendje as edhe t'i shohim?
A keni menduar ndonjėherė se lėkura
e frutave tė tilla si bananet, shalqinjtė, pjeprat apo
portokajtė shėrben si njė "ambalazh" i cilėsisė tė
lartė dhe se si frutat mbėshtillen prej saj, nė mėnyrė tė
tillė, qė tė ruajnė shijen dhe aromėn?
A keni menduar ndonjėherė se,
ndėrkohė qė jeni duke fjetur, njė tėrmet i papritur mund ta
shembė shtėpinė, zyrėn apo qytetin tuaj dhe se, nė pak
sekonda, ju mund tė humbisni gjithēka qė zotėroni?
A keni menduar ndonjėherė se sa
shpejt kalon jeta juaj dhe se ju do tė plakeni, do tė dobėsoheni
e, dalėngadalė, do tė humbni bukurinė, shėndetin dhe fuqinė
tuaj?
A
keni menduar ndonjėherė se njė ditė ju do tė gjeni para
vetes engjėjt e vdekjes, tė caktuar nga Allahu, dhe atėherė
ju do t'i lini lamtumirėn kėsaj bote?
A keni menduar ndonjėherė se pėrse
njerėzit janė kaq tė lidhur pas njė bote, tė cilėn do ta
lenė shumė shpejt, ndėrkohė qė ajo, pėr tė cilėn duhet tė
pėrpiqen mė sė tepėrmi, ėshtė jeta e pėrjetshme, pas
vdekjes?
Njeriu ėshtė njė qenie, tė
cilėn Allahu e ka pajisur me aftėsinė e tė menduarit, por
shumica e njerėzve nuk e pėrdorin siē duhet kėtė aftėsi
shumė tė rėndėsishme. Madje disa njerėz pothuajse nuk
mendojnė kurrė. Ēdo njeri zotėron aftėsinė pėr tė
menduar, megjithėse jo tė gjithė janė tė vetėdijshėm pėr
kėtė. Kur njeriu fillon tė pėrdorė aftėsinė e tė
menduarit, tė vėrtetat qė ai nuk mund t'i kuptonte deri nė
atė ēast, fillojnė tė zbulohen para tij.
Sa mė thellė mendohet, aq mė
shumė pėrmirėsohet aftėsia e njeriut pėr tė menduar dhe
kjo ėshtė e mundur pėr kėdo. Njeriu duhet vetėm tė kuptojė,
se ai duhet tė mendojė dhe tė pėrpiqet shumė pėr kėtė.
Qėllimi i kėtij libri ėshtė tė
ftojė njerėzit tė "mendojnė siē duhet" dhe tė
tregojė rrugėt e "tė menduarit tė drejtė". Ai qė
nuk mendon, do tė mbetet tėrėsisht larg nga e vėrteta, do ta
kthejė jetėn e tij nė vetėmashtrim dhe do ta fusė nė rrugė
tė gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojė qėllimin e
krijimit tė botės dhe arsyen e ekzistencės nė tė.
S'ka dyshim se Allahu ka krijuar
gjithēka me njė qėllim tė caktuar. Ky fakt ėshtė shpallur
nė Kuran si vijon:
"Ne
nuk i krijuam qiejt e tokėn dhe ēdo gjė ndėrmjet tyre, panjė
qėllim. Ne i krijuam me njė qėllim tė caktuar, mirėpo
shumica e tyre nuk e dinė." (Ed-Duhan 38-39)
"A
mos vallė menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do tė
ktheheni te Ne?" (El-Mu'minun 115)
Prandaj,
ēdo njeri duhet tė mendojė pėr qėllimin e krijimit, sė
pari, sepse ka lidhje me vetė atė dhe, sė dyti, sepse ka
lidhje me ēdo gjė, qė ai sheh nė gjithėsi dhe ēdo ngjarje
qė ai pėrjeton gjatė gjithė jetės sė tij.
Ai qė nuk mendon, do t'i kuptojė
tė vėrtetat vetėm pasi t'i vijė vdekja, kur tė japė
llogari para Allahut, por atėherė do tė jetė shumė vonė.
Allahu thotė nė Kuran se Ditėn e Gjykimit, ēdo njeri do tė
mendojė dhe do tė shohė tė vėrtetėn:
Ndėrkohė, Allahu na e ka dhėnė
mundėsinė nė kėtė botė, pėr tė menduar dhe pėr tė
nxjerrė pėrfundime nga mendimet tona, me qėllim qė tė
njohim tė vėrtetėn, e cila do tė na sjellė pėrfitim tė
madh nė jetėn e pėrjetshme.
Pėr kėtė arsye, Allahu u ka bėrė
thirrje tė gjithė njerėzve, me anė tė profetėve dhe
librave tė Tij, pėr tė menduar rreth krijimit tė tyre dhe tė
gjithėsisė:
"Pėrse
nuk mendojnė ata rreth krijimit tė tyre? Allahu nuk i krijoi
qiejt, tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre
pėrveēse pėr njė qėllim tė caktuar dhe pėr njė kohė tė
kufizuar, por shumė njerėz nuk besojnė nė takimin me Zotin e
tyre (nė momentin e ringjalljes)". (Er-Rrum 8)
Shkruar nga Harun
YAHYA. Pėr ta kontaktuar kliko
kėtu
|