"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Koncepti i Zotit nė Bibėl dhe nė Kur'an

 

Senad Maku

     


 

Duke ditur nevojėn pėr fe dhe pėr besim nė Perėndinė, njeriu do tė shtronte pyetjen se si nė njė jetė tė stėrngarkuar tė ketė aq pak kohė tė lirė pėr tė bėrė njė studim tė hollėsishėm pėr tė zgjedhur religjionin mė tė besuar nga njė numri religjionesh konkurruese, sa kohė qė secili prej tyre pretendon se ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė. Pėrgjigjja nuk ėshtė e vėshtirė tė jepet ashtu siē duket nė tė parė, e as qė kėrkon ndonjė studim shkencor.
I Madhi Zot xh.sh. kėrkoi nga njeriu qė tė besojė nė Zotin Njė, kėrkoi nga ai qė tė mos i shoqėrojė Atij asgjė. Kjo thirrje pėr besim nė Zotin Njė i ėshtė bėrė edhe njeriut tė parė dhe pejgamberit tė parė Ademit a.s., e edhe pejgamberėve tė tjerė dhe njerėzve nė pėrgjithėsi.
Popujt tė ndryshėm, gjatė historisė njerėzore, u pėrpoqėn ta besojnė Zotin duke e personifikuar Atė, duke e identifikuar me shumė gjėra nė kėtė gjithėsi, si p.sh. me gurė, drunj…, duke e pėrshkruar Zotin me veti tė njeriut dhe duke e pėrshkruar edhe si njė gjallesė tė jashtėzakonshme etj.. Feja islame, libri i fundit, Kur’ani, na porosit qė tė besohet Zoti Njė, Krijues i kėsaj gjithėsie, Zoti tė cilit i nėnshtrohet ēdo gjė nė gjithėsi, deshėm s’deshėm. Cilėsitė e Tij janė tė pėrhershme, pa fillim, janė tė pazhdukshme dhe nuk dobėsohen kurrė nė tė ardhmen, kurse cilėsitė e njerėzve janė tė krijuara si edhe vetė ata. Zoti nuk i pėrngjet askujt dhe askush nuk i pėrngjet Atij.
Cilėsi mė e rėndėsishme e Allahut xh.sh. ėshtė vuxhudi-ekzistenca: Kur’ani verifikon ekzistencėn e Zotit xh.sh. me mijėra argumente. P.sh.: “All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato”. (Err-Rrad 2) “Dhe Ai ėshtė qė jep jetė dhe vdekje dhe vetėm Ai bėn ndryshimin e natės e ditės; si nuk e kuptoni?” (El-Muminun 80)
Po ashtu Kur’ani flet se Pafillimėsia dhe Pėrhershmėria janė dy veti tė Allahut xh.sh.: “Ai ėshtė i pari dhe i fundit”. (Hadid 3) ”…ēdo gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė zhdukur. E do tė mbetet vetėm Zoti yt, Qė ėshtė i madhėruar e i nderuar!”. (Err-Rrahman 26-27)
Kur’ani tregon se Zoti i Madhėruar ėshtė (Ekzistues) qė nuk i ngjan askujt; thotė: “…Askush nuk ėshtė si Ai, Ai dėgjon dhe i sheh tė gjitha”. (Esh-Shura 11)
Allahu i Lartmadhėruar nuk varet nga krijesat e Veta, dhe as qė ka nevojė pėr to. Ai nga vetvetja ekziston; thotė: “O ju njerėz, ju keni nevojė pėr All-llahun, e All-llahu nuk ka nevojė pėr ju; Ai ėshtė i falėnderuari. Po tė dojė Ai, ju zhduk ju e sjell krijesė tė re. E pėr All-llahun ajo nuk ėshtė e vėshtirė”. (El-Fatir 15-17)
Po ashtu Kur’ani thotė se Allahu xh.sh. ėshtė Njė i Vetėm. Allahu nė Kur’an thotė: “Mos adhuroni dy tė adhuruar, sepse Ai ėshtė vetėm njė Zot, pra vetėm Mua mė kini dronė”. (Nahl 51)
Flet pėr gjithėmundėsinė e Allahut dhe tregon se kjo qė sheh nė gjithėsi, ėshtė veprimtari e gjithėmundshme krijuese. “All-llahu krijoi secilėn gjallesė prej uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqitas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. All-llahu krijon ē’tė dojė, sepse All-llahu vėrtet ka mundėsi pėr ēdo gjė”. (Nur, 45)
Nga Kur’ani famėlartė e dimė se dituria e Allahut ngėrthen tė gjitha gjėrat dhe i pėrthekon tė gjitha. Thotė: “Ai e di ē’ka nė qiej e nė Tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat”. (Tegabun 4)
Kėto ishin disa nga cilėsitė e Allahut xh.sh., qė janė absolutisht tė pėrkryera, tė pėrhershme. Fjalėt qė flasin pėr vetitė e Allahut tė Madhėruar, dallohen tėrėsisht nga kuptimi i fjalėve qė i pėrdorim pėr ndonjė veti tė qenieve tė gjalla.
Disa nga fetė qiellore, misioni i tė cilave ishte i pėrkohshėm, janė mbėrthyer nga teprimet, tejkalimet, pėrdhosja e deri tek degjenerimet e asaj qė ėshtė thelbi i tyre, d.m.th. i janė shmangur thelbėsores dhe kuptimit tė sė vėrtetės. Vetitė e Zotit nė Bibėl nė tė vėrtetė janė pasqyrim i ėndjeve, cilėsive dhe dėshirave tė ideologjive njerėzore. Zoti cilėsohet me tė gjitha vetitė qė cilėsohen ata.
Koncepti biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kur’anit. Le t’u hedhim njė shikim kėtyre citateve.


1. A pushon- A ēlodhet Zoti?
Sipas Biblės, tregohet qė Zoti, mbas krijimit tė qiellit dhe Tokės u ul dhe pushoi. Thuhet: “… sepse nė gjashtė ditė Zoti bėri qiellin dhe Tokėn, dhe ditėn e shtatė pushoi dhe u ēlodh”. (Exodi, 31:17); “sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe Tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to, dhe ditėn e shtunė ai pushoi” (Exodi, 20:11) “Ndėrkaq ditėn e shtatė Perėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte kryer”. (Zanafilla, 2:2)
Kėtė veti tė Zotit Kur’ani e hedh poshtė duke e argumentuar: “Ne krijuam qiejt e Tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditėsh, dhe Ne nuk ndiem lodhje”. (Kaf, 38)


2. A harron Zoti?
Bibla thotė: “Deri kur do tė mė harrosh, o Zot?” (Psalmi, 13:1) “Pse do tė na harroje pėr jetė…”. (Vajtimet, 5:20)
Kur’ani thotė: “Zoti im nuk gabon e as nuk harron”. (Ta-Ha, 52)
3. Fuqia e Zotit?
Nė Bibėl thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: “Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar”. (Zanafilla, 32:28)
Kur’ani thotė: “Ata nuk madhėruan All-llahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė, qė meriton, All-llahu ėshtė i fuqishėm, ngadhėnjyes”. (El-Haxh, 74)


4. A fle Zoti?
Bibla thotė: “Zgjohu! Pse fle, o Zot?” (Psalmi, 44:23) “Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si njė trim qė bėrtet nėn ndikimin e verės”. (Psalmi, 78:65) “Zgjohu dhe ēohu, pėr tė mė siguruar drejtėsi dhe pėr tė mbrojtur ēėshtjen time, o Perėndi dhe Zoti im”. (Psalmi, 35:23)
Kur’ani thotė: “Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pėrveē Atij…Atė nuk e kap kotja as gjumi”. (Bekare 255)
5. Zoti nuk dėgjon?!!
Bibla thotė: “Deri kur, o Zot, do tė bėrtas dhe ti nuk do tė mė dėgjosh?” (Habakuku, 1:2)
Kur’ani thotė: “Vėrtet, Zoi im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes”. (Ibrahim, 39)


6. Mospėrgjigjja e Zotit?!!
Bibla thotė: “O Zot, dėgjo lutjen time dhe vėri veshin britmės sime; mos u trego i shurdhėr ndaj lotėve tė mi”. (Psalm, 39:12) “Pse e fsheh fytyrėn tėnde, e harron pikėllimin tonė dhe shtypjen tonė?” (Psalm 44:24)
Kur’ani thotė: “E kur robėt e Mi tė pyesin pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra qė tė jenė tė udhėzuar drejt, ata le tė Mė pėrgjigjen Mua dhe le tė Mė besojnė Mua”. (Bekare, 186) “A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e ju ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos All-llahut? Jo, por ju shumė pak e kujtoni”.( Neml, 62)


7. Zoti ėshtė i pamėshirshėm(?)
Po ashtu Bibla e quan tė Pamėshirshėm Zotin. Citoj: “A do tė mė hedhė poshtė pėr gjithnjė Zoti? E nuk do tė mė pėlqejė mė kurrė? Dhe mirėsia e tij ka marrė fund pėr gjithnjė dhe falja e tij ka munguar pėr brezat e ardhshme? Vallė Perėndia e ka harruar mėshirėn dhe nė zemėrimin e tij u ka dhėnė fund dhembshurive tė tij?” (Psalm 77:7-9)
Kur’ani thotė: “O robėrit e Mi, qė keni ngarkuar veten tuaj me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, sepse All-llahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė fal shumė dhe ėshtė mėshirues!” (Zumer, 53)


8. Dituria e mangėt e Zotit!!!
Tek Zanafilla, 3:8,tregohet se Zoti ecėn nė kopsht, dhe pėr ta gjetur njeriun qė fshihet prej Tij, Zotit i duhet ta kėrkojė. Po ashtu bėhet fjalė edhe pėr njė pjesė tė paditurisė sė Zotit, siē tregohet nė Bibėl: “Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi, qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit. Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.Ai u pėrgjigj: “Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht, dhe pata frikė, sepse isha lakuriq dhe u fsheha”. Dhe Perėndia i tha: “Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė tė kisha urdhėruar tė mos haje?”.
Pėrsėri Kur’ani hedh poshtė kėtė mangėsi tė Zotit, kėtė shpifje qė i bėhet Atij, dhe thotė: “Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe perėndimi, dhe ngado qė tė ktheheni, andej ėshtė ana e All-llahut. Vėrtet, All-llahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm”. (Bekare, 115) “Ai ėshtė All-llahu (qė adhurohet e) madhėrohet prej gjithēka ka nė tokė; Ai i di fshehtėsitė dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atė qė bėni”. (Enam 3)


9. Pėrshkrimi i Zotit !!!
Bibla Zotin e pėrshkruan si njė gjallesė tė jashtėzakonshme, dhe si njė Zot qė kalėron mbi njė kerubin: “Atėherė toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lėkundėn dhe u shkundėn, sepse ai ishte tėrė zemėrim. Njė tym ngjitej nga fejzat e hundės sė tij dhe njė zjarr pėrvėlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thėngjij… Ai rrinte kaluar mbi njė kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erės”. (2 Samueli, 22:8-11)
Kur’ani hedh poshtė kėto trillime dhe thotė: “E kush ėshtė mė gabimtar i madh se ai qė trillon rrena ndaj Zotit, ose thotė: “Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: “Do tė thur diēka tė ngjashme me atė qė ka zbritur All-llahu”.( El-Enam, 93) “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi”. (Esh-Shura, 11) “Pra, mos i pėrshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di tė gjitha e ju nuk i dini”. (En-Nahl, 74)


10. Zoti pėrshkruhet nė formėn njerėzore
Bibla thotė: “Pastaj Perėndia tha: “Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne”. (Zanafilla, 1:26) “Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij”.( Zanafilla, 9:6)
Kur’ani thotė: “Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As ka lindur kė, as ėshtė i lindur. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Tė”. (El-Ihlas 1-4) “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi”. (Shura 11)


11. A mund tė shihet Zoti?
Bibla thotė: “Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: “E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal”. (Zanafilla, 32:30) “Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn, dhe panė Perėndinė e Izraelit”. (Exodi, 24:9-10)
Kur’ani thotė: “Tė parėt (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshijė Atė, e Ai pėrfshin tė parėt. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur”. (El-Enam, 103)


12. Zoti, a ka familje?
Bibla thotė: “Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im”. (Exodi, 4:22) “Por Zoti e pa kėtė dhe i hodhi poshtė, pėr shkak tė provokimit tė bijve tė tij dhe tė bijave tė tij”. (Ligji i Pertėrirė 32:19) “Kėshtu i thotė Zoti Jeruzalemit:…Kur linde ti, ditėn qė dole nė kėtė botė, nuk t’u pre kėrthiza,… Tė bėra tė rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, u bėre e madhe dhe u bėre shumė e bukur. Gjiri t’u formua, flokėt t’u rritėn shumė, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.Unė tė kalova afėr dhe tė shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisė. Kėshtu shtriva cepin e rrobave tė mia mbi ty dhe mbulova lakuriqėsinė tėnde; tė bėra njė betim, lidha njė besėlidhje me ty dhe ti u bėre imja”, thotė Zoti, Zoti…. Por ti vure besim nė bukurinė tėnde dhe u kurvėrove pėr shkak tė namit tėnd dhe ia falje kurvėrimet e tua ēdo kalimtari, qė i pranonte…. “Pėrveē kėsaj, more bijtė e tu e bijat e tua qė mė kishe lindur, dhe i sakrifikove ata, qė tė gėlltitėn. Mos vallė ishin pakgjė kurvėrimet e tua, qė ti tė therje bijtė e mi dhe t’ua ofroje atyre duke i kaluar nėpėr zjarr?.... nė krye tė ēdo rruge ke ndėrtuar njė vend tė lartė, e ke bėrė tė neveritshme bukurinė tėnde, dhe i ke hapur kėmbėt e tua ēdo kalimtari, duke i shumuar kurvėrimet e tua.Ti gjithashtu je kurvėruar me egjiptasit, fqinjėt e tu trupmėdhenj, dhe i ke shumuar kurvėrimet e tua pėr tė provokuar zemėrimin tim… Sa e shthurur ėshtė zemra jote”, thotė Zoti, Zoti”. (Ezekieli 16:3-32)
A mund tė ketė Zoti familje?? A ėshtė e mundur qė Zoti tė jetė i martuar dhe gruaja e Tij tė bėhet prostitutė?? (I Pastėr qoftė Zoti nga ata qė ia mveshin).
Kur’ani i demanton kėto shpifje duke thėnė: “Pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen atyre qė thanė se All-llahu ka fėmijė. Dhe pėr atė (fėmijė), as ata, e as tė parėt e tyre nuk kanė kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr veēse gėnjeshtėr. A thua do ta shkatėrrosh ti veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kur’anit)?”. (El-Kehf, 4-6) “Jehudėt dhe tė krishterėt thanė: “Ne jemi bijtė e All-llahut dhe tė dashurit e Tij”. Thuaju: “E pse, pra, Ai ju dėnon me mėkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerėz qė ju krijoi Ai. Ai ia fal atij qė do, dhe dėnon atė qė do. Sundimi i qiejve, i Tokės dhe i gjithė ē’ka nė mes tyre, ėshtė vetėm i All-llahut dhe vetėm tek Ai ėshtė e ardhmja”. (El-Maide, 18) “Ata (ithtarėt e librit) thanė: “All-llahu ka fėmijė” I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė Tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i Tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) dhe kur dėshiron diēka, Ai vetėm i thotė: “Bėhu!” nė atė ēast bėhet”. (Bekare, 116-117)


13. Mosvėmendja e Zotit !!!
Bibla thotė: “Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko!”. (2 Mbretėrve, 19:16)
Kur’ani thotė: “S’ka dyshim se All-llahu di fshehtėsinė e qiejve e tė Tokės, All-llahu sheh atė qė punoni ju”. (El-Huxhurat, 18)


14. Zoti dhe fėmijėt e Tij!
Bibla thotė: ‘’Ti je im Bir, sot ti mė linde’’. (Hebrenjve, 5:5) “Do tė shpall dekretin e Zotit. Ai mė ka thėnė: “Ti je biri im, sot mė linde”. (Psalm, 2:7)
Kur’ani thotė: “Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe akush nuk ėshtė i barabartė me Tė”. (Ihlas 1-4) “All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijėsh (as engjėjt e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, sepse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė dallohej pėr atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė All-llahu nga ato qė i shpifin, trillojnė”. (Muminun 91) “Ata thanė: “I Gjithėfuqishmi ka fėmijė”. Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr shkak se tė Gjithėmėshirshmit i trilluan fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė”. (Merjem, 88-92) 


15. Padrejtėsia e Zotit?
Bibla thotė: “…mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij. Ja, unė bėrtas: “Dhunė!”, por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!”. (Jobi, 19:6-7)
Kur’ani thotė: “All-llahu nuk u bėn asgjė tė padrejtė njerėzve, por ata i bėjnė tė padrejtė vetes sė tyre”. (Junus 44) “S’ka dyshim se All-llahu nuk bėn tė padrejtė as sa grima, e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh”. (Nisa, 40) “E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa tė arrijė njė ditė kur sytė shtangen (mbesin tė hapur)”. (Ibrahim, 42)


16. Zoti, a ka nevojė pėr udhėheqjen e njeriut?!!
Nė Bibėl tregohet rasti qė zoti, nga mosdija e Tij, e urdhėron njeriun qė nė disa shtėpi tė vėrė nga njė shenjė, qė kur tė kalojė Zoti atypari dhe kur ta shohė shenjėn nė atė shtėpi, Ai tė mos e zhduk… (Exodi, 12:13): “Dhe gjaku do tė jetė pėr ju njė shenjė mbi shtėpitė ku ndodheni; kur unė tė shoh gjakun do tė kaloj tutje dhe nuk do tė ketė plagė mbi ju pėr t’ju zhdukur, kur tė godas vendin e Egjiptit”.
Kur’ani thotė: “…ēelėsat e fshehtėsive janė vetėm tek Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ē’ka nė tokė dhe nė det, Ai di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s’ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s’ka gjė tė njomė dhe s’ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (LehviMahfudh)”. (En-Am 59) Thuaj: “Atė e shpall Ai Qė di tė fshehtėn nė qiej e nė tokė, Ai ėshtė qė fal shumė, ėshtė mėshirues”.  (Furkan 6)


17. Zoti do tė bėjė diēka, por e ndryshon mendimin dhe ndėrron vullnetin e Tij
Bibla thotė: “Kėshtu Zoti ndryshoi mendim lidhur me tė keqen qė kishte thėnė se do t’i bėnte popullit tė tij”. (Exodi, 32:9-(14))
Kur’ani thotė: “Ai ėshtė shpikės i qiejve e i Tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: “Bėhu!” nė atė ēast bėhet”. (Bekare, 117) “Ja, kėshtu All-llahu krijon ē’tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet”. (Ali-Imran, 47)


18. Njė Zot qė prish premtimin-Besėlidhjen?!!!
Bibla thotė: “…dhe tė prish besėlidhjen time qė kam lidhur me ta; unė jam Zoti, Perėndia i tyre”. (Levetiku, 26:44)
Kur’ani thotė: “Premtimi i All-llahut ėshtė (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė”. (Rrum, 6)


19. Zoti urdhėron tė shėmtuarėn tė keqen!!!
Bibla thotė: “…por ēdo grua do t’i kėrkojė fqinjės sė saj dhe gruas qė banon nė shtėpinė e saj, sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t’ua vini nė shtat bijve dhe bijave tuaja; kėshtu do t’i zhvishni egjiptasit”. (Ekzodi 3:22)
Kur’ani thotė: “All-llahu nuk urdhėron tė shėmtuarėn, a thoni pėr All-llahun atė qė nuk dini?” (A’raf, 28)


20. Zoti e dėnon njeriun pėr shkak tė fajit tė etėrve tė tij!!!
Bibla thotė: “Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre”. (Isaia, 14:21)
Kur’ani thotė: Thuaj: “A tė kėrkoj Zot pos All-llahut, e Ai ėshtė Zot i ēdo sendi (ekzistues) dhe dėmi i secilit person ėshtė kundėr vetes. Askush nuk do tė bartė barrėn e tjetrit. Mandej, kthimi juaj ėshtė tek All-llahu; e Ai ju njofton pėr atė qė pėrēaheshit”. (En-Am, 164)


21. A pendohet Zoti??
Kėtu Bibla tregon se Zoti pendohet qė ka krijuar njeriun nė sipėrfaqėn e tokės: “Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė Vet. Kėshtu Zoti tha: “Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar”. (Zanafilla 6:6-7)


22. A duartroket Zoti ?!!!
Bibla thotė: “Por ja, unė rrah duart pėr fitimin e pandershėm qė ke nxjerrė dhe pėr gjakun e derdhur qė ėshtė nė mes teje”. (Ezekieli, 22:13)
Pra, nga kėto citate qė cekėm, vallė a mund tė jetė Zot njė Krijues me kėto cilėsi tė Zotit, siē i pėrshkruan Bibla? Pėrshkrimet e tilla jo vetėm qė nuk gjenden nė Kur’an, por konsiderohen si kufr ndaj Madhėrisė sė Allahut xh.sh.. Po ashtu, duke bėrė krahasimin nė mes dy teksteve, mes Biblės dhe Kur’anit, rreth konceptit tė Zotit, del e qartė se hidhet poshtė teza se Kur’ani ka huazuar nga Bibla, apo Kur’ani ėshtė kopje e Biblės.
Po e pėrfundoj me fjalėn e Allahut tė Madhėruar Qė nė Kur’anin famėlartė thotė: “I Lartėsuar ėshtė Zoti yt, Zot i fuqisė nga ajo qė ia mveshin/shpifin”. (Saffat, 180)

 


 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1