"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit? 

    

Shkruar nga Robert Sewell

 


 

Mesazhi i Palit i ndryshėm nga ai i Jezusit

 

Kur e lexoj Dhjatėn e Re kristiane e shoh se mesazhi qė ka mėsuar Pali ėshtė i ndryshėm nga ajo qė ka mėsuar Jezusi. Pali predikoi njė ungjill dhe mėnyre jetese e cila i kundėrvihet asaj tė mėsuar dhe drejtuar nga Jezusi. Pėrse e them kėtė? Nė ēfarė mėnyre janė mėsimet e tij tė ndryshme nga ato tė Jezusit? Nė vijim janė arsyet e kėsaj.

 

Pali kurrė nuk e takoi Jezusin

 

Pali asnjėherė nuk e takoi Jezusin. Sipas rrėfimit tė tij (Galatasve 1:11-2:1) lidhur me ngjarjet qė pėrcollėn ‘konverzionin’ e tij, Pali nuk e mėsoi Kristologjinė, verzionin e tij tė ungjillit apo mėsimet tjera tė Jezusit nga ndonjė njeri. Kjo do tė thotė se gjatė disa ditėve qė ai i kaloi me Ananian nė Damask (Veprat 9:19) deri nė pesėmbėdhjetė ditėt qė ai i kaloi me Pjetrin nė Jerusalem – tri vite pas ‘konverzionit’ tė tij dhe pasi qė ai veqse e kishte formuar Kristologjinė e tij – ai nuk mėsoi asgjė rreth Jezusit nga njerėzit tė cilėt kishin kaluar tre vite e gjysme bashkė me Jezuin.

Nė vend tė kėsaj, ai kaloi tri vitet e para nė Arabi dhe Damask dhe pastaj shkoi nė ‘rajonin e Sirisė dhe Sicilisė’ pėr 14 vitet e ardhshme, para se tė pėrballej me Pjetrin nė Antioki rreth mėnyrave tė tij Hebraike. Sipas narracionit tė tij tek Letra dėrguar Galatasve, ai pranoi ‘diturinė’ e tij direkt nga Jezusi nėpėrmjet tė shpalljes.

Tani, Bibla ėshtė e mbushur me shumė njerėz tė cilėt pohonin tė kishin pranuar relevatė nga Perėndia apo nga Jezusi, dhe janė disa shembuj edhe nė Dhjatėn e Re kristiane. Pjetrit i ishte thėnė nė ėndėrr qė tė predikojė tek johebrenjtė. Gjoni pohonte tė kishte pranuar fjalė nga Jezusi, dhe sikur i kishte shkruar ato nė Zbulesėn e Jezusit. Por a i besojmė fjalėt e secilit qė pohon se ka pranuar shpallje tė tillė? Nė kohėt moderne qasja ndaj pohimeve tė tilla ėshtė mjaft skeptike, bile edhe nga ata qė janė tė krishterė. Lėvizja e Epokės sė Re (New Age)  ka disa njerėz tė cilėt pohuan tė kishin ‘kontaktuar’ me Jezuin. Po tė kishte ndodhur rasti i Palit nė kohėn e sotme do tė kishte tė njėjtin trajtim sikur pohuesit e tjerė tė Epokės sė Re. Pėrse do tė duhej automatikisht ti besonim Palit vetėm pse ngjarja e tij ndodhi 2000 vite mė herėt?

 

Letrat e Palit dhe Jezusi

 

Nėse ai njėmend mėsoi nga Jezusi, pėrse ai e citon Jezusin vetėm njė herė? Kam dėgjuar njerėz tė mė thonė se letrat e Palit janė tė rėndėsishme pasi qė ai sqaron aty mėsimet e Jezusit, por nuk kam gjetur ndonjė shembull tė kėsaj nė letrat e Palit.

Nė shekullin e katėrt kanoni i kishės protoortodokse, e cila pėrbėhej nga  njė grup tė krishterėsh qė fituan pėrkrahjen e Perandorit tė Romės, gjė qė iu mundėsoi tė fitojnė luftėrat e frazave ‘ne kemi doktrinėn zyrtare tė pranuar kristiane’,  pra ky kanon u votua nga kėshilli i pėrfaqėsuesve tė kishave tė ndryshme nga Perandoria. Kėshillet e tilla janė shumė pak tė besueshme; ato janė shumė lehtė tė udhėzuara mbrapshtė nga politika, dhe faktet tregojnė se edhe ky kėshill nuk ėshtė pėrjashtim nė kėtė aspekt. Gjithashtu, autori i Letrės sė Parė tė Gjonit na cytė qė tė testojnė tė gjithė shpirtėrat pėr tė parė nėse janė nga Perėndia. Nuk besoj se ka diēka qė do tė mund tė lihet jashtė kėtij testi, as edhe njė libėr i vetėm i votuar nė kanonin e kėshillit tė Nikesė.

 

Testimi

 

Si i testojmė kėta shpirtėra? 1 e Gjonit thotė se ēdo frymė qė dėshmon se Jezusi ka ardhur nė mish ėshtė nga Perėndia, dhe ēdo frymė qė nuk dėshmon kėtė nuk ėshtė nga Perėndia. Ky ėshtė paksa njė test i gjėrė. Fundja, nėse ky ėshtė kriteri i vetėm, atėherė ju duhet tė pranoni se mesazhi im vie nga Zoti, sepse unė dėshmoj se Jezusi ka lindur nė mish dhe gjak njeriu. Duhet tė ketė kritere mė precize.

Ligji i Pėrtėrirė 13 dhe 18 na jep teste pėr tė vėrtetuar profetin e vėrtetė nga i rremi. Kuptimi i emrit ‘profet’ ėshtė ai qė flet pėr dikė tjetėr, kėshtuqė secili qė pohon se flet pėr Zotin ėshtė tekstualisht profet. Mirėpo ėshtė mesazhi i profetit, i realizuar apo i parealizuar, apo i pajtueshėm ose i papajtueshėm me tė vėrtetėn e mėhershme tė njohur veēse (1 Mbretėrit 13:11-22), ai qė na shėrben si shenjė me tė cilėn do tė dimė nėse personi i caktuar ėshtė profet i vėrtetė i Perėndise apo ėshtė njė profet i rremė.

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos i ipet tekstit njė kuptim qė ai nuk e ka, duke e lexuar atė sipas dėshirės ose duke shpresuar qė ai  e ka atė kuptim (eisegesis), ose tė mos mirren pėr provė vargje tė nxjerra jashtė kontekstit. Qė tė dy taktikat janė tė rrezikshme dhe japin rezultate fallso, por shumė lehtė dhe shpesh pėrdoren nė tekstet e dykuptimta. Pėr shembull, pėrdorimi i fjalėve tė fundit (tė supozuara sh.p) tė Jezusit nė kryq ‘mbaroi’ si fakt se ai po i referohej besėlidhjes sė vjetėr dhe kėshtu gjoja detyrimi ndaj ligjit dhe urdhėrimeve pėrfundoi, ėshtė i papranueshėm.

Nėse Pali ka pohuar se po fliste nėpėrmjet Perėndisė, atėherė ne duhet tė testojmė fjalėt e tij duke e pėrdorur kriterien e mėsipėrme. Kėshtuqė, nėse gjejmė pajtim midis asaj qė ai ka thėnė dhe gjėrave qė veqse mė herėt i kemi ditur si tė vėrteta, atėherė ai ėshtė profet i vėrtetė. Nėse gjejmė kundėrshtime ose gjėra qė nuk janė realizuar nga mėsimet e Palit, atėherė ai ėshtė profet i rremė.

Ja ēfarė mund tė gjendet:

 

Shpėtimi

 

Sipas Jezusit: Njė i ri iu afrua Jezusit dhe e pyeti se si mund ta gjente rrugėn e shpėtimit. Jezui u pėrgjegj ''Pse mė quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi: Perėndia. Tani nė qoftė se ti don tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet''. Ai i tha: ''Cilat?''. Atėherė Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos bėj dėshmi tė rreme, ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si veten tėnde''. I riu i tha: ''Tė gjitha kėto gjėra unė i kam zbatuar qė nė rini; ēfarė mė mungon tjetėr?''. Jezusi i tha: ''Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ē'tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua'' (Mateu 19:16-21, Marku 10:17-21, Luka 18:18-22). Me fjalė tė tjera pėrmbaju urdhėrimeve tė mėherme dhe paso shembullin e Jezusit.

 

Sipas Palit: “sepse, po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh. Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim” (Romakėve 10:9-10)

 

Tani, cila ėshtė rruga e shpėtimit. Mbajtja e urdhėrimeve tė Perėndise dhe pasimi i Jezusit, apo vetėm besimi nė ringjalljen e Jezusit dhe nė deklarimin  se ai ėshtė Zot?

 

Ngrėnia e mishit tė sakrifikuar pėr idhujt

 

Sipas Palit kjo ėshtė nė rregull (1 Korintasve 8), mirėpo Jezusi e kishte mallkuar kėtė vepėr sikur edhe ata qė mėsojnė tė tjerėt pėr tė bėrė kėshtu (Zbulesa 2:13-14, 19-20).

Kam dėgjuar disa tė tentojnė ta zgjedhin kėtė problem duke thėnė se Jezusi mėsonte tė tjerėt pėr ligjet e besėlidhjes sė vjetėr sepse ai jetoi nėn ligjin, mirėpo pas vdekjes dhe ringjalljes sė tij (tė supozuar sh.p) a nuk do tė duhej tani tė ishim nėn besėlidhjen e re? Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, dhe ai e dinte se ėshtė e vėrtetė (dhe ai do tė duhej ta dinte nėse ėshtė Zot, apo jo?), atėherė pėrse ai kurrė nuk e pėrmendi kėtė? Pėrse ai nuk i tha tė riut “Pėr tani, bindju urdhėrimeve, por pasi qė unė tė ngritem nga tė vdekurit mbaje fatin tėnd dhe mos u brengos pėr urdhėresat, sepse nuk do tė kėrkohet nga ti qė ti mbash ato”? Ai kurrė nuk ia tha kėtė ndokuj, ose diēka tė ngjashme si kjo, as edhe njė herė tė vetme gjatė tre vite e gjysmė qė i kaloi duke predikuar. Ai kurrė nuk pėrmendi braktisjen e ligjit tė Mojsiut.

 

Autoriteti i Palit dhe kundėrthėniet e brendshme

 

Letrat e Palit nė Dhjatėn e Re janė plot e pėrplot me gjėra rreth asaj se ēka ai mendon ose ēka ai urdhėron. Nuk mund tė gjej diēka ku ai thotė se Jezusi po e urdhėron apo se Perėndia po e urdhėron. Nuk ka diēka si “kėshtu thotė Perėndia Zoti” nė letrat e Palit, tė paktėn jo nė diēka tė re tė cilėn ai e mėson. Nė vend tė kėsaj e tėra ėshtė “Unė, Pali, them…”. Nė tė paktėn njė rast, ajo ēka Pali kishte thėnė i kundėrvihej veprave tė tij. Ai mėsoi (nė shembullin ‘Unė, Pali, them’) se ata qė janė rrethprerė (bėrė synet) pas besimit nė Jezusin, nuk do tė pėrfitojnė kurrfarė vlere nga Krishti; ata janė tė tėhuajsuar nga Krishti; ata kanė humbur hirin (Galatasve 5). Ndėrkaq ai urdhėron qė Timoteu tė rrethpritet (Veprat 16), duke i shkaktuar atij, sipas vetė fjalėve tė tij, humbje nga hiri i Perėndise dhe tėhuajsim nga Krishti.

Luka i cili kishte pėrcjellur Palin nė udhėtimet e tij dhe i cili do tė ketė qenė i ndikuar nga ai nė idetė e tij fetare, dhe i cili ėshtė autori i vetėm biblik i cili e quan Palin apostull, me pėrjashtim tė vetė Palit pėr vetveten, shkruan tek Veprat e Apostujve 15 se Jakobi kishte thenė “Prandaj unė gjykoj (vėrej se ėshtė gjykimi i Jakobit dhe jo i Perėndisė)  qė tė mos i bezdisim (ngarkojmė)  ata nga johebrenjtė qė kthehen te Perėndia”. Kėshtuqė nė vend tė mbajtjes sė ligjit tė vjetėr ata japin njė listė tė shkurtėr. Por pėrse do tė na duheshin edhe kėto nėse nuk jemi nėn ligj, sipas Palit? Nėse nuk kemi nevojė pėr ligjin, nėse gjithēka ėshtė e lejuar, pėrse Pali jep njė mori ligjesh tė reja rreth asaj se si duhet tė vishen femrat apo ēka duhet tė bėjnė ato gjatė takimeve nė kishė, ose sa tė gjata duhet tė jenė flokėt e njė burri etj?

 

Libri i Zbulesės dhe problemi i Palit

 

Zbulesa e Gjonit ėshtė njė problem tjetėr. Nė vazhdim ėshtė njė fragment nga libri i Scott Nelson qė ėshtė nė progres:

 

* * *

“dhe dėgjova pas meje njė zė tė madh si nga njė bori, qė thoshte: ''Unė jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe ēfarė sheh, shkruaji nė njė libėr dhe ua dėrgo shtatė kishave qė janė nė Azi: nė Efes, nė Smirnė, nė Pergam, nė Tiatirė, nė Sardė, nė Filadelfi dhe nė Laodice'' (Zbulesa 1:10-11)

 

Nga tė shtatė kishat tė cilave libri primarisht u adresohej, nga ajo qė dime ne, vetėm njė nga to kishte tė bėnte diēka direkt me Palin. Ajo ėshtė kisha e Efesit, e para nė listė nga tė shtatat. Midis gjėrave qė Jezusi i kishte lavdėruar si bėma tė drejta nė kishėn e Efesit janė ato qė shihen nga fjalėt:

“Unė i njoh veprat e tua, mundin tėnd dhe durimin tėnd edhe se ti s`mund t`i durosh tė kėqijtė; ti i vure nė provė ata qė pretendojnė se janė apostuj dhe nuk janė dhe i gjete gėnjeshtarė.” (Zbulesa 2:2)

Po, unė besoj se Jezusi kėtu po i referohej Palit dhe legjionit tė tij Timoteut, dhe me gjasė Barnabait, dhe asaj se pretendimi i Palit qė tė jetė apostull dhe doktrina e tij janė njė falsitet.

Konsideroji kėto fakte:

·        Idetė e Palit rreth sovranitetit tė Perėndise dhe doktrinat e tij pasuese janė tė pabaza dhe thellėsisht tė ēala.

·        Ne kemi tė dokumentuar pohimin e Palit ku ai vetė pohon se ėshtė apostull tek Efesianėt. Tek Efesianėt 1:1 lexojmė: “Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anė tė vullnetit tė Perėndisė, shenjtorėve qė janė nė Efes,…”

·        Nuk kemi ndonjė shėnim tė ndokuj tjetėr ndonjėherė tė ketė pohuar tė jetė apostull diku, as edhe tek Efesianėt.

·        Kisha  e Efesit ėshtė kisha e vetme nga tė shtatat tė pėrmendura nė Zbulesė, pėr tė cilėn kemi tė dhėna se Pali ka pohuar tė jetė apostull tek ta.

Dhe janė vetė fjalėt e Palit nga vetė pena e tij tė cilat e vulosin pėrfundimisht fatin e dishepullisė sė tij tė supozuar. Kjo ėshtė nga Letra e Dytė Timoteut e cila gjithashtu ėshtė shkruar gjatė periudhės sė njėjtė tė presekutimit nga Neroni (koha e njėjtė kur ėshtė shkruar Libri i Zbulesės). Shumė shkollarė besojnė se kjo letėr pėrmbanė fjalėt e fundit tė Palit. Aty ai e bėn njė deklaratė tė shkurtėr tė dėshpėrimit e cila si duket kishte kaluar e pavėrejtur. Implikimet e atyre fjalėve janė tė habitshme nėse dikush ka mundėsi tė dėgjojė tė tėrėn qė ėshtė thenė.

Tek 2 Timoteut 1:15 Pali i thotė Timoteut, “Ti e di se tė gjithė ata qė janė nė Azi mė kthyen krahėt, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni”

Azia! E tėra! E mohoi Palin! Dhe kur ai thotė “Ti e di”, kjo tingėllon sikur kjo tė kishte qenė njė diēka e njohur mirė tėrė kohėn. Azia! Vetė vendi ku Jezusi i kishte thėnė Gjonit tė shkruante, ku shtatė kishat e tij ishin. Dhe ato kisha ishin tė gjalla dhe ėshtė e qartė se ekzistonin pėr njė kohė. Vėreni se Pali aty nuk thotė se Azia e kishte mohuar Ungjillin e Jezusit. Ėshtė e qartė se ato nuk e kishin mohuar Jezusin teksa ato ishin kisha nė krijim, tė cilave Jezusi po dėshironte t’u drejtohej nėpėrmjet Gjonit. Nė vend tė kėsaj Pali thotė se e tėrė Azia po e mohonte atė personalisht!

* * *

Besimtarėt e hershėm e kishin mohuar Palin 

 

Kishte besimtarė nė kishėn e hershme tė cilėn e kishin vėnė nė dyshim pohimin e Palit pėr apostulli. Pali e pėrmend vetvetn tek 1 Korintasve 9:2-3 “Nė qoftė se pėr tė tjerėt nuk jam apostull, sė paku pėr ju unė jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim nė Zotin. Kjo ėshtė mbrojtja ime ndaj atyre qė mė hetojnė”. Sikur thashė mė herėt, nga tė gjithė autorėt e Dhjatės sė Re, askush pėrveq Lukės nuk e quan Palin apostull, dhe as nuk japin shėnime pėr dikė tjetėr qė do ta ketė quajtur atė apostull. Luka ishte pėrcjellės i Palit, zgjedhje kjo qė ai e bėri pasi qė mbase kishte besuar nė Kristologjinė e tij dhe nė atė vetė. Kėshtuqė propagandimi i pohimit tė Palit se ai ėshtė apostull nuk mund tė konsiderohet si njė deklaratė e paparagjykueshme e Lukės.

Pra, a ishte njėmend ai apostull? Kjo duket mjaft e dyshimte, bile edhe vetėm nė dritėn e kėtyre studimeve tė pakta.

   


Pėrktheu dhe redaktoi H. Ibrahimi


 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1