Jezusi
- Muslimani
Ali
Ataie
Debati ėshtė zhvilluar me shekuj. A ishte Jezusi historik nga
Nazareti vetėm njė
rabin i madh apo ishte diēka mė tepėr?
A
ishte ai njė pacifist revolucionar apo ishte njė ēifut
fanatik i vendosur tė pėrzė jashtė rrangullat romake. Mbase
ishte Mesia i hebrenjve dhe
Profeti i Zotit apo ndoshta Zoti vetė? Ndoshta ai nuk
ekzistonte fare, ose ishte njė grua e quajtur Sofie?
A ishte njė Sufi? Njė Jogi Hindu? Njė esen? Njė
samaritan? Njė hipokrit? Si
besim themelor i komunitetit musliman, pėrgjigja e
pyetjes pėr identitetin e Jezusit (Isait a.s) ėshtė shumė e
qartė.
Pyetja reale ėshtė:
nėse Jezusi do tė ishte gjallė nė ditėt tona, cilėn nga
tri traditat Abrahamike do ta kishte pėrcjellė ai? Kjo pyetje
mund tė pėrgjigjet duke shikuar thellė nė katėr narracionet
ungjillore tė shėrbesės sė Jezusit tė gjendura nė Dhiatėn
e Re. Para se gjithash, mė leni tė them se ėshtė mė se e
qartė se kėta katėr autorė tė ashtuquajturve ungjij
kanė definuar agjendėn teologjike qė ata kanė dėshiruar tė
gjendet nėpėr shkrimet e tyre.
Tek Marku (68 70
pas Krishtit), Jezusi ėshtė konsideruar si Mesia i fshehur,
Profeti i pėrvuajtshėm dhe gjykatėsi i ardhshėm eshatologjik
i cili nuk erdhi qė ti shėrbejnė, por qė tė shėrbej
dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e
shumė vetave(Marku 10:45). Mateu (80 pas Krishtit) e
paraqet Jezusin si njė Mėsues tė Madh dhe si Mesinė e qartė
ēifut i cili ka ardhur qė tė plotėsojė Ligjin dhe
profetėt (Mateu 5:17). Luka (85 90 pas Krishtit) e
sheh Jezusin si Mesinė universal i cili ėshtė dėrguar qė tė
vdesė pėr mėkatet e njerėzimit. Luka ėshtė i pari
evangjelist qė e pagėzon Jezusin Soter, domethėnė
Shpėtimtar (Luke 2:11). Pėrfundimisht, tek Gjoni (90 100
pas Krishtit), Jezusi ėshtė Fjala Hyjnore (Logos) qė nis
krijimin pėr atė i cili i kėshillon pėrkrahėsit e tij: nė
qoftė se dikush mė shėrben, Ati im do ta nderojė. (Gjoni
12:26). Ēka ndodhi me unė nuk erdha qė tė shėrbehem?
Ēuditėrisht, nė njė interval kohe prej vetėm disa dekadash,
Jezusi evoluoj prej njė njeriu tė pėrvuajtur nė njė zot tė
plotfuqishėm.
Prapė se prapė ne me
tė vėrtetė nuk kemi zgjidhje; ne detyrohemi tė pėrdorim kėto
burime sepse kjo ėshtė ajo ēka tė krishterėt kėrkojnė
prej nesh. Sipas kristianėve tė rilindur (born-agains)
nėse nuk ka ekzistuar nė Bibėl ,
nuk ka ekzistuar fare. Ska rėndėsi pėr tani
boshllėk i turpshėm nė tė dhėnat Ungjillore rreth
jetės sė Jezusit mes viteve 12 30 qė evangjelistėt kanė
zgjedhur ta injorojnė plotėsisht ose tėrėsisht e kanė lėnė
nė harresė. Duket e pazakonshme qė njė njeri tė cilit njė
pjesė e madhe e njerėzimit i referohet si Zoti i ardhur nė
mish, nuk ka pothuajse asgjė pėr tė treguar pėr vetveten
gjatė 30 viteve tė para tė jetės sė tij. Nė tė 30-tat,
Aleksandri i Madh kishte pushtuar shumicėn e botės sė njohur.
Nė tė 30-tat, profeti Muhamed ishte i njohur nga tė gjithė tė
afėrmit e tij si al-Ameen, i Sinqerti; reputacion ky i pėrhapur
pėrgjatė gjithė gadishullit Arabik. Nė tė 30-tat, profeti
Moisiu ishte i edukuar nga e gjithė njohuria e Egjiptit antik
dhe ishte thirrur si Princ i Egjiptit.
Ėshtė
njė fakt i sigurt historik se Moisiu kurrė nuk e kishte dėgjuar
fjalėn Judaizėm gjatė gjithė jetės sė tij tokėsore.
Sipas studiuesve, kjo fjalė ishte shpikur diku kah vitet e vona
tė shekullit tė shtatė p.e.s.
pasi Sirianėt i sulmuan dhe kishin zhdukur dhjetė nga dymbėdhjetė
fiset e Izraelit, diku 600 vjet apo diēka ashtu pas vdekjes sė
Moisiut. Nė kėtė kohė kishte ēifut por jo edhe Judaizėm.
Fjala ēifut megjithatė paraqiste mė shumė identitetin
fisnor sesa atė religjioz. Interesant, Moisiu madje as nuk ėshtė
i kualifikuar pėr kėtė. Na ėshtė thėnė: Kėto
janė familjet e Levit: familja e Libnitėve, familja e Hebronitėve,
familja e Mahlitėve, familja e Mushitėve, familja e Korahitėve.
Dhe Kohathit i lindi Amrami.
Gruaja e
Amramit quhej Jokebed; ishte bijė e Levit dhe i kishte lindur
Levit nė Egjipt; nė Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe
Miriamin, motrėn e tyre.
(Numrat 26:58 59). Ai ishte Levit, jo ēifut.
Gjersa Moisiu ishte
Levit nga fisi, cili ishte religjioni i tij? Musliman! Ai ishte
njė njeri i cili qetėsisht dhe me gjithė qenien e tij i nėnshtrohej
tėrėsisht Vullnetit tė tė Plotfuqishmit. Ai hėngėr dhe
fjeti me religjion. Krahasoje kėtė me tė krishterėt e ditėve
moderne tė cilėt besojnė se shkuarja nė kishė njė herė nė
javė tė Dielėn dhe dėgjimi me kujdes i njė njeriu qė bėnė
melodi me gishtat e tij nė banxho prezanton sakrificėn
personale dhe nėnshtrimin e plotė Vullnetit tė Zotit.
A ishte Jezusi jude?
Shumicėn e tė krishterėve i gjen tė besojnė se ai ishte
pasardhės i Davidit, nga fisi i Judės. Kontradiktat e dhėna pėr
prejardhjen e Jezusit janė material pėr njė artikull tė njė
here tjetėr. Megjithėse fjala Judaizėm ishte pėrdorur gjatė
kohės sė Jezusit, mbetet njė fakt se ky emėr asnjėherė nuk
ėshtė menduar tė jetė pėr religjionin e Bijve tė Israilit.
Ju mund ta lexoni ēdo verset tė 39 librave tė Biblės
Hebraike si edhe shtatė librat e
Apokrifisė dhe ju asnjėherė nuk do ta hasni emrin Judaizėm.
A harroi Zoti ta emėronte popullin e tij tė zgjedhur?
A ishte Krishti i
krishter? Absolutisht jo! Luka na tregon neve se kjo fjalė i
krishter sė pari ėshtė pėrdorur si nėnēmim pėr ata qė
kanė pėrcjellur rrugėn e Jezusit, Mesisė sė hebrenjėve: Dhe
dishepujt sė pari ishin quajtur tė krishterė nė Antiok
(Veprat 11:26) Si ishin quajtur dishepujt nga Zoti? Allahu na
tregon neve: E kur e kuptoi Isai vendosmėrinė e tyre nė
mosbesim (dhe qėllimin qė ta mbysin) tha: Kush janė ndihmėtarėt
e mi pėr nė rrugė tė Allahut? Havarijjunėt thane:Ne
jemi ndihmėtarė tė fesė sė Allahut, ne i besuam Allahut , e
ti dėshmo pėr ne se jemi muslimanė (tė bindur, tė dorėzuar)!(Kuran
3:52). Prandaj Jezusi vet ishte gjithashtu njė musliman.
Le tė fillojmė nga mėnyra
e tė folurit tė Jezusit. Pas ringjalljes sė tij tė
supozuar nga vdekja, ai pėrshėndet apostujt e tij tė mėrzitur
nga Dhoma e Sipėrme me fjalėt Paqja qoftė me ju
(Luka 24:36) ose nė Hebraishte Shalom malaihem ose
ndoshta nė Aramaike Shlama alaikum. Kjo ėshtė
saktėsisht e njėjtė me atė se si MUSLIMANĖT e pėrshėndesin
njėri tjetrin. Nė Arabishte, poashtu edhe kjo pra njė gjuhė
Semite, ne themi As-salamu alaikum Paqja qoftė me
ju. Ska njeri nė Tokė, madje as ēifutėt, qė kanė
vazhduar tė pėrdorin kėtė pėrshėndetje pėrveēse muslimanėve.
Gjatė predikimit nė
mal siē ėshtė raportuar nga Mateu 5, Jezusi ju mėson
pasuesve tė tij Urimin e Zotit dhe pastaj reciton nėntė
deklaratat tė njohura si Lumturia e Plotė. Nė versetin e 9 ai
thotė : Tė bekuar janė pajtuesit: ata do tė quhen fėmijėt
e Zotit. Fjala greke pėr pajtuesit, eirenepoios ėshtė
e nxjerrė nga fjala paqe ose eireny. Versioni Aramaik Pshiita i
Dhiatės sė Re bazuar nė manuskriptet origjinale nė greqishte
e jep kėtė versetė nė gjuhėn origjinale tė Jezusit si: Goovay
hoon la'ovdai shlomo, davanaa-hi d'Aloho nethqroom. Vini re
fjalėt Aloh dhe la'ovdai shlomo pėr Zot
dhe respektivisht
pajtuesit. Ata tė cilėt bėjnė shlomo janė po ata qė
bėjnė salam, Muslimanėt!
Fjalėt Eirenepoios,
La'ovdai shlomo dhe Muslimoon tė gjitha kanė kuptim
identik, ai ėshtė, tė nėnshtruarit paqėsor ndaj
Vullnetit tė Shenjtė tė Aloh-ut (Zotit). Shoqėria Biblike
Aramaike pėrktheu Luken 6:40 nė Hebraishte si:
Ein talmeed na'leh al rabbo, shekken kal adam, she'mushlam
yihyeh ka rabbo, qė nė shqip do tė thotė: Dishepulli
nuk ia kalon mėsuesit tė vet, madje ēdo dishepull qė ka mėsuar
(Mushlam,
Musliman) do tė jetė si mėsuesi i vet.
Mateu na tregon neve
se Jezusi e luti Zotin e tij qė ta shpėtojė atė nga poshtėrimi
i kryqėzimit duke u lutur nė mėnyrė shumė specifike: Dhe,
si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke
thėnė: ``Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej
meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti.
(Mateu 26:39). Jezusi i shtrirė nė fytyrėn e tij siē bėjnė
Muslimanėt nė faljet e tyre ditore, i lutet Zotit pėr ndihmėn
e tij hyjnore nėse Ai dėshiron inshaallah.
Mateu gjithashtu na tregon neve se kur dishepujt e dėgjuan zėrin
e Zotit nė mal gjatė shpėrfytyrimit, ata ranė me fytyrė
pėr tokė dhe i zuri njė frikė e madhe (Mateu 17:6).
Gjithashtu lexoni se si profetėt Hebrenjtė faleshin nė kėtė
mėnyrė saktėsisht tek Joshua 5:14, 1 e Mbretėrve 18:42,
Numrat 20:6, Zanafilla 17:3. Kush tjetėr pėrveē se muslimanėve
vazhdon tė falet nė kėtė mėnyrė?
Tora na tregon neve
se Moisiu dhe Aaroni kishin pėr tė pastruar gjymtyrėt e
jashtme nė mėnyrė qė tė ishin nė gjendje tė faleshin Dhe
me kėtė ujė, Moisiu, Aaroni dhe bijtė e tij lanė duart dhe
kėmbėt;
kur hynin nė ēadrėn e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit,
ata laheshin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun. (Eksodi
40: 31 32). Gjoni gjithashtu na tregon neve pėr njė pellg qė
gjendej jashtė rrethinave tė Tempullit qė ēifutėt gjatė
kohės sė Jezusit e pėrdornin pėr tė bėrė pastrimin e tyre.
Jezusi i referohet kėtij pellgu pasi e shėroi njė person nga
verbėrimi: Pastaj i tha: ``Shko, lahu nė pellgun e
Siloamit`` (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u
la dhe u kthye duke parė.
(Gjoni
9:7). Kush tjetėr pėrveē se muslimanėve vazhdojnė tė kryejnė
pastrimin nė kėtė mėnyrė?
Ndoshta ne duhet tė
presim deri nė Ardhjen e Dytė tė Jezusit qė ta pyesim atė
vet. Megjithatė njė gjė ėshtė e qartė, qė tė dy palėt,
Muslimanėt dhe tė Krishterėt janė duke e pritur me padurim
ardhjen e birit tė Marisė dhe mund tė thonė njėzėri siē
kishte thėnė njėherė njėri nga dishepujt e zgjedhur tė
Jezusit: Maranatha Eja o Zotėri, eja!
Kjo ėshtė (fjalė)
e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata
shkaktojnė dyshime. (Kuran 19:34).
|