"Dhe Zoti  fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

     


 

Lindim, jetojmė dhe vdesim?

A ėshtė kjo e tėra?

Pėrse jetojmė, si jetojmė, si duhet tė jetojmė? Cili ėshtė qėllimi i tėrė kėsaj.

Bėhu i sigurtė se qėllimi mė i lartė i krijimit dhe rezultati mė i rėndėsishėm  i tij ėshtė besimi dhe lidhja me Zotin. Niveli mė i lartėsuar i njerėzimit dhe shkalla e tij mė e lartė ėshtė njohja e Perėndise e shprehur pėrmes besimit nė Tė. Lumturia mė rrezatuese dhe kėnaqėsia mė e ėmbėl pėr njeriun ėshtė dashuria pėr Zotin e pėrmbajtur brenda njohjes sė Zotit.

Ti, unė dhe secili, kemi provuar tė gjejmė prehje nė pasuri, fėmijė, familje, kėnaqėsinė e kėsaj bote por kemi vėrejtur se sapo ti kemi arritur kėto, vlera e tyre ėshtė venitur apo ėshtė dukur  e zbrazėt. Nė Allahun dhe pėrmes Allahut tė gjitha kėto gjėra marrin kuptim tjetėr dhe plotėsohen pėrmes njė paqeje tė brendshme dhe me tė tjerėt. Dikush tjetėr ose nė njė periudhė tjetėr tė jetės, tė zhgėnjyer i jemi kthyer alkoolit, drogės, prostitucionit. Nuk kemi gjetur kėnaqėsi prapė siē e kemi menduar dhe jemi zhgėnjyer edhe mė shumė me ndjenjėn e fajit dhe tė frikės se jemi tė ulėt edhe nė sytė e Perėndisė. Por Ai pret. Ai tha:

 

“O bir i Ademit, pėrderisa ti mė thėrret dhe mė drejtohesh Mua, unė do tė tė fal pėr atė qė e ke bėrė, dhe nuk do ta mendoj atė. O bir i Ademit, nėse mėkatet tua do tė mbėrrinin qiejt dhe retė, dhe nėse ti do tė kėrkosh faljen Time, unė do tė tė fal. O bir i Ademit nėse vjen tė mė takosh me mėkate tė mėdha sa toka dhe nėse vien e mė pėrulesh duke mė njohur pėr tė Vetėm unė do tė sjell ty falje po aq tė madhe sa toka.”

 

Njėmend e tėrė lumturia e vėrtetė, kėnaqėsia e pastėr dhe paqja e patrazuar qėndron nė njohurinė dhe dashurinė ndaj Zotit; ato thjeshtė nuk mund tė ekzistojnė pa tė.

Kur ti e njeh Zotin dhe e do Atė, fiton mundėsinė e paqes sė pafundme, lumturisė, dritės. Pa dashurinė e Tij jemi thjeshtė shpirtėrisht dhe materialisht njė mister i pakufi, dhembje dhe frikė. Edhe nėse nė kėtė rast do ta kishim nė pronėsi tėrė botėn kjo nuk do na vlente asgjė.

Pėr ata tė cilėt besojnė dhe e pėrcjellin Perėndinė vdekja nuk ėshtė diēka tė cilės duhet pasur frikėn. Edhe pse nė pamje ajo ėshtė shpėrbėrje dhe duket ta shuajė dritėn e jetės dhe tė shkatėrrojė kėnaqėsitė, nė tė vėrtetė, ajo ėshtė ēlirim nga barrat e rėnda tė kėsaj jete. Ėshtė ndėrrim i banesės dhe transferim i trupit dhe gjithashtu ėshtė ftesė pėr fillimin e jetės sė pėrjetshme. 

Islam ėshtė emri me tė cilin njihet feja e predikuar nga Profeti i Shenjtė Muhamed, i cili u shfaq nė Arabi mė shumė se trembėdhjetė shekuj mė parė,  dhe ajo ėshtė e fundit nga fetė e mėdha tė botės. Kjo fe njihet rėndom nė Perėndim si Muhamedanizėm, njė emėr qė i ėshtė vėnė nė imitim tė emrave tė tillė si Kristianizėm e Budizėm, por qė ishte krejt e panjohur pėr vetė muslimanėt. Sipas Kuranit, Librit tė shenjtė tė Islamit, feja e Islamit ėshtė aq e gjėrė nė konceptimin e saj sa vetė njerėzimi. Ajo nuk u krijua thjeshtė nga predikimet e Profetit tė Shenjtė Muhamed, por ka qenė fe e profetėve qė kishin dalė pėrpara tij. Islami ishte feja e Adamit, Noas, Abrahamit, Moisiut dhe Jezusit; ajo ishte, nė fakt, feja e ēdo Profeti tė Zotit, i cili u shfaq kudoqoftė, nė ēdo skaj tė botės. Bile, Islami ėshtė dhe feja e ēdo fėmije njerėzor qė lind, sipas Profetit tė Shenjtė, i cili, pėr tė qenė tė saktė, nuk ėshtė krijuesi por eksponenti mė i fundit i atij sistemi Hyjnor i cili u pėrsos me ardhjen e tij. Dhe sipas Kuranit, Islami ėshtė feja e natyrshme e njeriut:

 

"Natyra e bėrė nga Zoti nė tė cilėn Ai ka krijuar njeriun – ajo ėshtė feja e drejtė" (Kur’ani 30:30).

 

Dhe meqenė se, sipas Kuranit, profetėt u ngritėn midis popujve tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme, dhe se feja e ēdo profeti, nė pastėrtinė e saj mė tė herėshme e tė pandryshueshme, nuk ishte gjė tjetėr veē Islam, spektri i kėsaj feje, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, shkon aq shumė mbrapa nė shekujt e shkuar dhe ėshtė aq e gjėrė sa vetė njerėzimi, ndėrkohė qė parimet themelore gjithmonė kanė mbetur njėlloj, ndėrsa tė papriturat kanė ndryshuar me ndryshimin e nevojave te njerėzimit. Faza e fundit e Islamit ėshtė ajo e cila u shfaq nė botė me ardhjen e Profetit tė Shenjtė Muhamed - paqja e bekimet e Zotit qofshin me tė!

Emri Islam nuk u shpik, si nė rastin e feve tė tjera, nga ata qė e shpallėn si fe tė tyre. Ky emer, nga ana tjeter, i eshte dhene shprehimisht kesaj feje ne Kuranin e Shenjtė. Ai thotė: "Unė (Zoti) e kam zgjedhur Islamin si fe pėr ju" (5:3). Dhe nė njė vend tjetėr: "Sigurisht feja me Zotin ėshtė Islami" (3:18). Ai, pėr mė tepėr, ėshtė njė emėr domethėnės; nė fakt, fjala Islam tregon vetė esencėn e sistemit fetar qė njihet me atė emėr. Domethėnia e saj primare ėshtė "tė bėsh paqe", dhe idea e 'paqes' ėshtė idea sunduese nė Islam. Sipas Kuranit tė Shenjtė, musliman ėshtė ai qė ka bėrė paqe me Zotin dhe njeriun, si me Krijuesin ashtu dhe me krijesat e Tij. Paqja me Zotin nėnkupton nėnshtrimin e plotė ndaj vullnetit tė Atij i Cili ėshtė burimi i gjithė pastėrtisė e mirėsisė, kurse paqja me njeriun nėnkupton kryerjen e veprave tė mira ndaj njeri-tjetrit. Tė dyja kėto ide gjėnden tė shprehura shkurt, por bukur, nė 2:112, ku thuhet:

          

           "Veē tė tjerave, kushdo qė i nėnshtrohet plotėsisht Zotit, dhe kryen vepra tė mira ndaj tė tjerėve merr shpėrblimin e tij nga Zoti, dhe mos tė ketė frikė pėr njė gjė tė tillė, dhe ata nuk do tė brengosen."

 

Ky dhe vetėm ky ėshtė shpėtimi shpirtror sipas Kuranit tė Shenjtė. Dhe duke qenė muslimani nė paqe tė pėrkryer, ai gėzon paqe tė mendjes dhe kėnaqsi shpirtrore tė plotė (16:106). "Paqe" ėshtė pėrshėndetja e muslimanėve pėr njeri-tjetrin, gjithashtu "Paqe" do tė jetė dhe pėrshėndetja e atyre nė parajsė: "Dhe pėrshėndetja e atyre atje lart do tė jetė 'Paqe' (10:10). Veē tė tjerave, nė parajsėn qė paraqet Islami asnjė fjalė tjetėr nuk do tė dėgjohet veē "Paqe, Paqe", siē thotė Kurani i Shenjtė: "Ata atje lart nuk do tė dėgjojnė asnjė bisedė tė kotė apo mėkatare, por vetėm thėnien 'Paqe! Paqe!'" (56:25,26). "Autori i paqes dhe i sigurisė" ėshtė njė ndajshtim pėr Zotin qė pėrmendet nė Kuranin e Shenjtė (59:23), dhe objektivi final drejt te cilit pikėsynon Islami ėshtė " Banesa e Paqes", siē thuhet nė 10:25: "Dhe Zoti fton nė banesėn e paqes". Paqja ėshtė, pra, esenca e Islamit, sepse ajo ėshtė rrėnja nga del dhe fruti qė jep, kėshtu qė Islami ėshtė mbi tė gjitha tė tjerat Feja e Paqes.

 


 

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1