"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž A ėshtė Jezu Krishti Perėndi? 

    

Shkruar nga Halil Ibrahimi


 

 

Kush ėshtė Krishti?

 

Kush ėshtė Jezu Krishti? Zot, bir i Zotit, njeri, profet i Zotit, gėnjeshtar apo asnjėra nga kėto? Kjo pyetje na ėshtė imponuar nga tė krishterėt me rėndėsinė e jetės a vdekjes, shpėtimit a humbjes.

Me shekuj tė tėrė muslimanėt kanė mbajtur besimin se Jezu Krishti ishte vetėm njėri ndėr shumė tė dėrguarit qė Allahu ia dėrgoi njerėzimit pėr ta udhėzuar atė drejt vullnetit tė Tij. Ku qėndron e vėrteta prapa personit tė mbuluar me mite, paragjykime dhe keqinterpretime…?

 

"Mesia duhet tė mbretėrojė derisa t’i nėnshtrojė tė gjithė armiqtė e tij. Si armik tė fundit do tė asgjėsojė vdekjen, sepse nė Shkrimin e Shenjtė thuhet: Perėndia i ka nėnshtruar gjithēka. Tani ėshtė e qartė se fjala “gjithēka” nuk pėrfshinė Atė qė i nėnshtroi tė gjitha kėto. E kur Biri i Perėndisė tė ketė nėnshtruar gjithēka, atėherė ai vetė do ti nėnshtrohet Atij qė e emėroi Zot tė tė gjithave. Atėherė Perėndia do tė jetė i vetmi Zot: do tė sundojė drejpėrdrejt mbi tė gjitha." (Letra e parė drejtuar Bashkėsisė sė Korintit 15:25-28) [1]

 

Ėshtė ky njė fragment biblik rrallė i cituar por siē vėreni edhe vetė, flet shumė. Sikur edhe tė mos ekzistonte asnjė argument tjetėr nė Bibėl qė do tė kundėrshtonte hyjnyeshmėrinė e Jezusit kjo do tė mjaftonte. Nga vargjet e cituara mė lartė mund tė nxirren disa pėrfundime:

 

1.    Jezusi nuk kishte kurrfarė fuqie apo pushteti por Ati ia kishte dhėnė kėtė nė njė kohė tė caktuar.

2.    Misioni i tij ėshtė i pėrkohshėm sepse do tė vinte koha e pėrmbushjes sė misionit tė tij dhe atėherė edhe vetė Jezusi ‘do ti nėnshtrohet Atij qė e emėroi Zot (sundimtar) tė tė gjithave’

3.    Pas kėsaj Jezusi do tė kthehet nė gjendjen e mėparshme kur nuk kishte kurrfarė fuqie dhe Perėndia – Ati ‘do tė jetė i vetmi Zot: do tė sundojė drejtpėrdrejtė mbi tė gjitha’.

 

As qė ka nevojė pėr tė sqaruar se dikush qė i ėshtė dhėnė pushteti pasi qė nuk e ka pasur vetė nuk mund tė jetė Perėndi. Dikush i cili pasi tė pėrmbushė misionin e tij do ti nėnshtrohet Zotit nuk mund tė jetė Perėndi. Dhe fragmenti na e bėn tė qartė se Jezusi kurrsesi nuk mund tė jetė Zot pasi qė pas pėrmbushjes sė misionit tė Krishtit, Perėndia-Ati do tė jetė i vetmi Zot.

 

Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta (lexo kėtu nė ėshtė Bibla Fjalė e Perėndisė), e tregon qartė se Jezusi ishte njė njeri i aprovuar nga Perėndia pėr njė mision tė caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit. Nga fillimi deri nė fund Ungjijt e tregojnė qartė natyrėn njerėzore tė Jezu Krishtit e cila ėshtė krejt ndryshe nga natyra Hyjnore e Atit-Zotit. Ēėshtja e identitetit tė Jezu Krishtit ėshtė keqkuptuar  nga mosnjohja e planit tė tėrėsishėm qė Perėndia kishte pas Jezusit, pra me mosnjohjen e thirrjes qė shpalli Ai pėrmes tė Dėrguarit tė Fundit i cili do tė vinte pasi qė Jezusi tė shkonte, si dhe qė ėshtė mė kryesorja ky kuptim i gabuar pėr Krishtin si Zot rrjedh nga mosnjohja e vetė Biblės dhe historisė sė saj e nė shumė raste janė edhe paragjykimet ato qė e errėsojnė rrugėn drejt tė sė vėrtetės.

 

Kush ėshtė Zoti?

 

Pėr tė kthjelltėsuar tė vėrtetėn e natyrės sė Krishtit ne sė pari duhet tė dijmė kush ėshtė Zoti, qė do tė thotė tė njohim natyrėn e Tij respektivisht atributet qė atė e bėjnė tė quhet Zot.

Duke lexuar Biblėn, veqanėrisht Besėlidhjen e Vjetėr ne hasim nė pėrshkrimine e shumė cilėsive tė Perėndisė. Zoti aty shfaqet si El-Shadai (hebraisht i Gjithpushtetshmi), El-Olam (I Pėrjetshmi), i Gjithėdijshmi, i Vetmi etj. Nėse pėr dikė duam tė dimė nė ėshtė Perėndi apo jo atėherė ai duhet ti pėrmbajė kėto cilėsi  ose nė tė kundėrtėn ai nuk mund tė jetė Zot. Pse tė mos ia nėnshtrojmė njė testi tė tillė edhe vetė Jezusin.

 

Le tė fillojmė me Ungjillin sipas Markut kapitulli 12 vargjet prej 28 deri 35 ku  njė nga skribėt e kishte pyetur Jezusin cili ėshtė i pari i urdhėrimeve. Jezusi pėrgjegjet: “Urdhėrimi i pare i tė gjithėve ėshtė :Dėgjo o Izrael: Zoti, Perėndia ynė ėshtė i vetmi Zot” (Marku 12:29). Kėtu shohim se Jezusi qartė e tregon se ka vetėm Njė Perėndi tė Vėrtetė si pėr tė ashtu edhe pėr tė gjithė njerėzit e tjerė. Vetė fjalėt Zoti-Perėndia ynė tregojnė se Ai - Zoti i Vetėm nuk ėshtė Jezusi. Veni re me kujdes fjalėt Zoti-Perėndia ynė. Po qe se do tė thuhej Zoti juaj ėshtė njė Zot i vetėm, do tė mund tė arsyetohej supozimi se Jezusi ka folur pėr Zotin si njė trinitet duke pėrfshirė edhe veten dhe Frymėn e Shenjtė. Mirėpo Jezusi flet pėr Zotin nė vetėn e tretė dhe nuk pėrmend as veten as Frymėn e Shenjtė.

Edhe mė qartė e shohim tė njėjtėn gjė tek Ungjilli sipas Gjonit 17:3 “Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar”. Mrekulli.  Jezusi kėtu i drejtohet Atit. Dhe nėse Jezusi thotė se Ati ėshtė Njė i Vetmi Zot i Vėrtetė atėherė ėshtė pėr tu ēuditur se si mund tė kemi edhe mė tej ndonjė dyshim qoftė edhe mė tė voglin se Jezusi apo Shpirti i Shenjtė janė Perėndi. Nga ky varg ne shohim se Jezusi e bėn njė dallim krejtėsisht tė qartė midis Atit, Zotit tė vetėm dhe Jezusit – atij qė Ati e dėrgoi nė botė. Njė mesazh tė ngjashėm e gjejmė edhe tek Timoteu 2:5 “Nė fakt njė ėshtė Perėndia dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri”. Krishti Jezus njeri. Vargu nuk do koment. Ne nuk jemi duke diskutuar kėtu tani pėr dogmėn e ndėrmjetėsimit (shpresojmė ta adresojmė kėtė nė njė tė ardhme) por ajo qė na intereson kėtu ėshtė dallimi mes njė Perėndie tė vetėm dhe njeriut Jezu Krisht.

 

I Plotfuqishmi – I Gjithėpushtetshmi – El Shadai

 

Siē e kemi thėnė mė herėt njė ndėr cilėsitė e Perėndisė ėshtė Fuqia apo Pushteti. Vetėm nė librin e Jobit Perėndia ėshtė cilėsuar si i Plotfuqishėm ( pra qi qė ka pushtetim dhe qė mund tė bėjė ēdo gjė) jo mė pak se 31 herė.

Zanafilla 17:1 “Unė jam Perėndia i plotfuqishėm”

Dalja 6:2-3 “Unė jam Zoti,dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perėndi i plotfuqishėm…”

Por a ėshtė Jezusi i plotfuqishėm? Tek Ungjilli sipas Gjonit 5:30 Jezusi thotė “Unė s`mund tė bėj asgjė nga vetja ime…”

Si mund tė jetė Jezusi Zot atėherė nėse ai nuk mund tė bėjė asgjė nga vetvetja por e bėn vetėm atė qė ia mundėson Ati. Vargje tė tjera e mbėshtesin kėtė.

 Gjoni 5:19 “Atėherė Jezusi u pėrgjgj dhe u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se Biri nuk mund tė bėjė asgjė prej vetvetes, pėrveē asaj qė sheh se bėn Ati; gjėrat nė fakt qė bėn Ati, i bėn po ashtu dhe Biri”.

Mateu 11:27 “Ēdo gjė mė ėshtė dhėnė nė dorė nga Ati im…”

Marku 10:39-40 “Dhe Jezusi u tha atyre: … nuk mė takon mua tė vė dikė tė ulet nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por ėshtė pėr ata pėr tė cilėt ėshtė pėrgatitur”

Gjoni 3:35 ” Ati e do Birin dhe i ka dhėnė nė dorė ēdo gjė

Gjoni  14 28-31 “Ju keni dėgjuar qė ju thashė: "Unė po shkoj dhe do tė kthehem te ju". Po tė mė donit, do tė gėzoheshit sepse unė thashė: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati ėshtė mė i madh se unė. …por kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se bėj ashtu siē Ati mė ka urdhėruar”

Gjoni 8:31. “Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar”

Vargjet e fundit janė ndėr deklarimet mė eksplicite tė Jezusit qė e mohojnė hyjnyeshmėrinė e tij pasi qė qartė e definojnė pozitėn e Jezusit si i nėnshtruar Perėndisė e jo si vetė Zoti. Jezusi e tha tė vėrtetėn qė e dėgjoi prej Zotit. Po tė ishte Zot, Krishti nuk do tė kishte nevojė tė thoshte tė vėrteta tė dėgjuara nga Zoti por do tė thoshte po ua them tė vėrtetėn time, tė Jezusit, tė Zotit tuaj. Por njė gjė e tillė nuk gjendet.

Dikush mund tė thotė tash se Jezusi nuk e kishte kėtė fuqi dhe cilėsitė tjera tė pėrmendura  gjatė kėtij shkrimi vetėm sa ishte nė Tokė. Por Bibla qartė e mohon kėtė. E para, Bibla thotė se Jezusi ėshtė i njėjti si dje sot dhe neser, nuk ndėrron. Hebrenjėve 13:6 “Krishti ėshtė i njėjtė dje, sot e pėrjetė” Dhe pėr mė tepėr nė Dhjatėn e Vjetėr tek libri i Malakit lexojmė pėr Zotin: Malakia 3:6 “Unė jam Zoti, nuk ndryshoj”

Pra Zoti nuk mund tė ndryshojė: sot tė jetė i plotfuqishėm dhe i gjithėdijshėm e nesėr tė mos jetė dhe prapė nė tė ardhmen tė jetė. Edhe Jezusi ėshtė i njėjtė. Nuk ėshtė i ndryshėm Jezusi i Tokės me Jezusin e Qiellit. Kėtė nuk e themi ne, e thotė Bibla. Mesia ishte nėn Perėndinė dhe gjithmonė do tė jetė ashtu 1 Korintit 11:3 “…Mesia ėshtė nėn Perėndinė…”

 

I Gjithėdijshmi

 

Njė veti tjetėr e Perėndisė ėshtė se Ai ėshtė i  Gjithėdijshėm; e di tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. E di mendjen e njeriut, e di tė zbuluarėn dhe tė fshehtėn.

Mateu 6:8 “Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t`i kėrkoni

Por a ėshtė Jezusi i tillė:

Marku 13:32 “Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati”

Mateu 24:36 “Tani sa pėr atė ditė dhe pėr atė orė, askush s`e di, as engjėjt e qieive, por vetėm Ati im”

Mark 11:11-14 “Kėshtu hyri Jezusi nė Jeruzalem dhe nė tempull; …. Tė nesėrmen, kur dolėn nga Betania, ai kishte uri. Dhe, duke parė nga larg njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjė pėrveē gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. Atėherė Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ``Askush mos ngrėntė kurrė fryt prej teje pėrjetė``. Dhe dishepujt e tij e dėgjuan.”

Si mund tė jetė Jezusi Zot nėse ai nuk e di fundin e Botės tė cilėn gjoja vetė e paska krijuar. Njėkohėsisht kėto vargje biblike e mohojnė hyjnyeshmėrinė edhe tė Shpirtit tė Shenjtė siē  e pohojnė tė krishterėt. Kėtu ėshtė pėrmendur qartė se vetėm Ati e di fundin e Botės (ditėn dhe orėn)  qė do tė thotė se pėrjashtohet edhe Shpirti i Shenjtė. Nuk duhet tė kalohet shkarazi nėpėr kėto vargje dhe t’ia bėjmė vetes qejfin me fragmente agnostike siē ėshtė Gjoni 1:1. Nuk ka si tė thuhet mė qartė se sa ėshtė thenė nė kėto vargje tė Biblės.

Kjo ėshtė njė e keqe paragjykuese qė shpesh shumė njerėz e bėjnė duke e lexuar Biblėn. Nė vend qė tė marin mėsimin e Biblės pa paragjykime ata kanė nė kokat e tyre doktrina tė fiksuara nga tradita dhe mandej mundohen ti vėrtetojnė kėto nėpėrmes vargjeve tė dykuptimta, tė dyshimta dhe jobindėse. Prandaj ata kalojnė pa vėmendje nė pjesėt si ato tė pėrmendura mė lartė sikur edhe nė fragmentin e mėposhtėm i cili ėshtė njė dokumetim i padyshimtė dhe definitiv se vetėm Ati ėshtė Zot dhe askush tjetėr.

 

Shtėpia – Tempulli i adhurimit tė Atit

 

Gjithandej Biblės Jezusi i kėshillon njerėzit tė cilėve iu ishte dėrguar qė ti luten Atit dhe jo Jezusit apo Shpirti tė Shenjtė.

Mateu 6:6 “Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht”

Ungjilli sipas Gjonit e tregon ngjarjen kur Jezusi – Princi i Paqes i dėboi tregtarėt nga Tempulli me kamxhik. Me kėtė rast Jezusi e thotė njė gjė tė cilėn nuk e marrin nė konsideratė tė krishterėt asnjėherė:

Gjoni 2:16 “…dhe shitėsve tė pėllumbave (Jezusi) u tha: ``Hiqni kėto gjėra qė kėtej; mos e bėni shtėpinė e Atit tim shtėpi tregtie!``

Vėrej fjalėt shtėpinė e Atit. Si mund tė thuhet mė qartė se Tempulli ėshtė vend ku adhurohet Ati dhe jo Jezusi apo Shpirti i Shenjtė. Tempulli gjithmonė kishte qenė vend i adhurimit tė Zotit-Atit. Asgjė nuk ndryshoi as me ardhjen e Jezusit. Ai vetėm sa e konfirmoi kėtė gjė. Ata qė vazhdojnė ta shohin Jezusin apo Shpirtin e Shenjtė si pjesė tė Perėndisė duhet ta pyesin veten se pėrse Jezusi nuk e quan tempullin shtėpi e trinisė – shtėpi e Atit, Birit dhe Frymės sė Shenjtė,  por vetėm shtėpi e Atit..

 

Askush nuk e ka parė Zotin

 

1 e Gjonit 4:10 tregon se kurrė ”Askush s`e ka parė ndonjėherė Perėndinė…”.  Gjoni 1:18 “Askush s`e pa Perėndinė kurrė”. Jezusi pra nuk mund tė jetė ky Perėndi qė e adhuronin Hebrenjtė pasi qė Jezusin e kishin pare me qindra njerėz. Ata e kishin pare Jezusin duke ngrėnė, duke fjetur, duke predikuar mėsimet e Atit etj.

 

Perėndia nuk mund tė tundohet

 

Njė veti tjetėr e Perėndisė ashtu siē pėrshkruhet nė Bibėl ėshtė se Ai nuk mund tė tundohet. Jakobi 1:11 “Askush kur tundohet tė mos thotė: ``Jam tunduar nga Perėndia``, sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri”

Mateu 4: 1-10 ėshtė njė argument tjetėr.

“ Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjėroi dyzet ditė e dyzet net, nė fund e mori uria. Atėherė tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Nė qoftė se je Biri i Perėndisė, thuaj qė kėta gurė tė bėhen bukė``. Por ai, duke iu pėrgjigjur, tha: ``ėshtė shkruar: "Njeriu nuk rron vetėm me bukė, por me ēdo fjalė qė del nga goja e Perėndisė"``. Atėherė djalli e ēoi nė qytetin e shenjtė dhe e vendosi nė majė tė tempullit dhe i tha: ``Nėse je Biri i Perėndisė, hidhu poshtė, sepse ėshtė shkruar: "Ai do t`u japė urdhėr engjėjve tė tij pėr ty; edhe ata do tė mbajnė mbi duart e tyre qė tė mos ndeshėsh me kėmbėn tėnde ndonjė gur"``. Jezusi i tha: ``ėshtė shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perėndinė tėnd"``. Djalli e ēoi sėrish mbi njė mal shumė tė lartė dhe i tregoi tė gjitha mbretėritė e botės dhe lavdinė e tyre, dhe i tha: ``Unė do tė t`i jap tė gjitha kėto, nėse ti bie pėrmbys para meje dhe mė adhuron``. Atėherė Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse ėshtė shkruar: "Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij"``.

 

Nga ky pasazh biblik kuptojmė shumėēka. E para Jezusi u tundua prandaj ai nuk mund tė jetė Zot sepse Jakobi 1:11 e kishte thėnė qartė se Perėndia nuk mund tė tundohet. Bile pėr mė tepėr edhe Jezusi nė kėtė fragment tė pėrmendur tek Mateu e tregon “Mos e tundo Zotin, Perėndinė tend” sepse ai e dinte se Zoti nuk tundohet. Jezusi ia tregon Satanait tė Vėrtetėn e Madhe nė tė cilėn ai besonte dhe tek e cila i thėrriste njerėzit. "Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij". Rrethanat nė tė cilat Jezusi e tha kėtė gjė janė tė tilla qė dėshmojnė se Jezusi ishte si ēdo njeri tjetėr qė i bindej dhe e adhuronte Zotin dhe qė dėshėronte ti shėrbente vetėm atij. Ai e tha kėtė si reagim ndaj Shejtanit i cili kėrkonte nga Jezusi qė ta adhuronte.

 

Jezusi lutej

 

Njėkohėsisht Jezusi nuk mund tė jetė Zot pasi qė ai i lutej Zotit. Nuk mund ta paramendojmė njė Zot qė i lutet dikuj. Zoti ėshtė i gjithėfuqishėm dhe nuk ka nevojė qė ti lutet dikuj. Ėshtė  e kuptueshme nga citatet e mėposhtme se Jezusi ishte vetėm njė njeri qė i lutej Zotit dhe assesi Zoti vetė:

Luka 3:21 “Tani, si u pagėzua gjithė populli, edhe Jezusi u pagėzua; dhe ndėrsa po lutej, qielli u hap”

Luka 9:18 “Dhe ndodhi qė, ndėrsa Jezusi po lutej nė vetmi…”

Luka 22:41-42 “Dhe u largua prej tyre, aq sa mund tė hidhet njė gur, dhe ra nė gjunj dhe lutej, duke thėnė: ``O Atė, po tė duash, largoje kėtė kupė nga unė! Megjithatė mos u bėftė vullneti im, por yti``.

Jezusi iu lut Atit pėr ndihmė. Ai gjithashtu bėri dallimin e dy vullneteve: 1.Vullneti i Atit dhe 2. Vullneti i tij.

 

Njė fakt tjetėr ėsthė se pėrderisa Zoti nuk mund tė flejė siē thuhet tek Psalmi 121:4 “Ja, ai (Zoti) qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle”, ėshtė mirė e njohur nga Ungjijtė se Jezusi kisht fjetur. Luka 8:23 “atė e zuri gjumi”

Vargjet janė tė shumta nė Bibėl tė cilat e dėshmojnė se Jezusi ėshtė njė njeri dhe jo Zot. Dikush e quajti atė Mėsues i mirė dhe Jezusi iu kundėrvė menjėherė me fjalėt: Dhe Jezusi i tha: ``Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė. (Ungjilli sipas Markut 10:18).

Ndėrsa tė krishterėt sot jo vetėm qė e quajnė tė mire por edhe qka ėshtė mė e keqja dhe absurdi mė i madh nė lutjet e tyre shumė mė shpesh e dėgjon emrin JEZUS se sa emrin e Atit. Shko nė cilėn kishė tė krishtere sod dhe bėje njė matematikė tė thjeshtė. Sa here i ėshtė bėrė thirrje Jezusit e sa here Atit, sa here ėshtė kėrkuar shėlbim nga Perėndia e sa here nga Jezusi, sa here ėshtė madhėruar Ati e sa here Jezusi. Do tė keni njė rezultat dėshpėrues. Si do tė reagonte Jezusi nė kėtė. Pėrse nuk e mendojmė kėtė tė gjithė. Do ta pėrmbyllim kėtė shkrim njė citat marrė nga A List of False Reading of the Scripture nga Theophilus Lindsey (1723 – 1808). Lindsey i pyet ata  tė cilėt e adhurojnė Jezusin se si do tė ishte reaksioni i tyre nėse Jezusi do tė iu paraqitej atyre dhe do t’ua bėnte pyetjet vijuese:

 

Pėrse i adresoni devocionet e juaja tek une? A u kam udhėzuar ndonjėherė qė ta bėni kėtė, ose a e kam propozuar veten si objekt tė adhurimit religjioz?

A nuk e kam vėnė veten time vazhdimisht dhe deri nė fundin e fundit si njė shembull pėr t’iu lutur Atit, Atit tim dhe Atit tuaj, Zotit tim dhe Zotit tuaj? (Gjoni 20:17)

Kur apostujt e mi kėrkuan nga unė qė ti mėsoj se si tė luten (Luka 11:1-2) a i mėsova unė ata qė tė mė luten mua ose ndonjė personi tjetėr pėrveq Atit?

A e quajta ndonjėherė veten time Zot, apo a ju thashė se Unė isha Krijuesi i Botės dhe se unė duhet tė adhurohesha?

 

Si do tė ishte pėrgjegjja jote nėse kėto pyetje do tė bėheshin ty?



[1] Pėrkthmi i mėsipėrm ėshtė marrė nga versioni ECM ne shqip. I tillė gjendet edhe ne shumė versione nė anglisht. Verzione tė tjera e kane njė qikė mė ndryshe por me kuptim tė njėjtė. Sidoqoftė ėshtė e mrekullueshme sa qartė flet manuskripti nė tė cilin ėshtė bazuar verzioni ECM.



 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1