Kėngėtari
Erik Schrody aka Everlast flet pėr kalimin e tij nė Islam
Everlast
Intervistuesi:
Eselamu alejkum Erik, nė emėr tė shoqatės sė Muslimanėve tė
Rinj Gjermanė (Osmanische Herberge) dhe tė gjithė vėllezėrve
dhe motrave. Para sė gjithash, faleminderit qė e pranove ftesėn
pėr bisedė dhe pėr mundėsinė qė na dhe kėtu nė Gjermani
pėr tė tė parė nė skenė nė Cologne.
Eriku:
Alejkum Selam, Jam shumė I lumtur qė kishit mundėsinė tė
vinit.
Intervistuesi:
Si u njoftove me Islamin ose nėpėrmjet kujt?
Eriku:
Unė vij nga njė familje Katolike dhe pėr mė shumė se dhjetė
vite kam pasur kontakt me familjen muslimane Bashir. Ajo ēka mė
impresionoi mė sė shumti tek ta ishte fakti se ata kurrė nuk
tentuan tė mė
bindin pėr Islamin. Kurrė nuk provuan qė tė mė
konvertojnė. Mėnyra se si kjo familje jetonte bashkė ishte
vetesēaruese. Unė veēse besoja nė Krijuesin, por me kohė
feja e kėsaj familjeje filloi tė mė interesonte, dhe fillova
tė shtroj pyetje tė cilat gjithashtu morėn pėrgjigje. Vetėm
pas kėsaj unė u vetėdijesova se Islami ishte njė fe e cila
gjithashtu e pranonte Jezusin, jo si Perėndi, por si njė
profet tė krijuar nga mishi e gjaku. Gjithashtu, pashė se
islami ishte gjithėpėrfshirės, duke bashkuar tė gjitha
besimet dhe profetėt nė vetvete. Fjalėt dhe shembulli i jetės
sė Profetit Muhamed janė rrugė direkte pėr tek Zoti dhe
lidhje me tė vėrtetėn. Islami ėshtė si karburant nė veturė.
Intervistuesi:
Si ėshtė e mundur qė ti ta praktikosh Islamin (pesė shtyllat
e tij) duke qenė si muzikant e duke performuar nė skena tė mėdha
tė kėsaj bote dhe duke bashkėpunuar edhe me shumė artistė tė
tjerė tė famshėm botėrorė?
Eriku:
Sa i pėrket dėshmisė sime (Shehadetit) e kam bėrė kėtė
mė 1996. Agjėrimi i Ramazanit ėshtė i lehtė pėr mua. Nuk e
di akoma si do tė jetė nė verė kur ditėt janė mė tė
gjata. Nuk e di akoma, natyrisht (ai buzėqesh). Zekati? Zekati
ėshtė i lehtė. Allahu mė ka dhėnė shumė. Zekatin ua jap vėllezėrve
nė xhami dhe pastaj ata e shpėrndajnė atė aty ku ka nevojė
mė sė shumti. Nė fillim falesha njė herė nė ditė, pastaj
dy namaze nė ditė, pastaj tri dhe tani mė ėshtė bėrė
zakon i dashur tė falem pesė herė nė ditė. Pėrveē kėsaj
natyrisht qė falem edhe nė raste tė tjera, dhe namazet e lėna
kur mė kalojnė i bėj nė mbrėmje bashkė. Dhe tani jam shumė
i emocionuar tė shoh se kur do ta kem tė mundur qė tė shkoj
nė Haxh pėr ta vizituar shtėpinė e Allahut. Sa i pėrket
kontrollit tė egos sime, sidoqoftė ajo kėrkon vite tė shumta
pėr tė arritur disiplinėn e duhur. Do tė jem mysliman deri nė
fund tė jetės sime, dhe nė tė njėjtėn kohė kurrė nuk do
tė jetoj nė siguri tė asaj, sepse gjithmonė ekziston mundėsia
qė nesėr mėkati tė mė robėrojė sėrish. Deri nė atė masė
unė nuk mund ta identifikoj vetveten me tė ashtuquajturit tė
krishterėt e rilindur tė cilėt pohojnė se janė shpėtuar
dje dhe se janė tė pėrsosur sot. Nuk dua tė them diēka tė
pahijshme pėr religjionet e tjera, por dua ta potencoj se
Islami e posedon magjinė e veēantė nė tė gjitha rastet.
Jeta sipas rregullave tė Islamit ėshtė shumė e thjeshtė pėr
mua, pasi qė ajo korrespondon me arsyen e logjikshme njerėzore.
Allahu ėshtė mėshirė, mėshirė, mėshirė dhe pėr kėtė
edhe e kam bėrė kėngėn Mėshirė
Intervistuesi:
Cili ishte reagimi i njerėzve pėrreth teje kur e kuptuan
se je bėrė mysliman?
Eriku:
Nėna ime e cila ishte rritur si katolike ėshtė e lumtur pėr
faktin se unė e pasoj njė besim dhe se e kultivoj besėn time
nė njė Zot. Pėr ta pasur kokėn e pastėr, vendosa ta lė
bendin tim tė vjetėr dhe tia kthej shpinėn alkoolit dhe
nikotinės. Vendimi im u respektua dhe u pa si pozitiv nga anėtarėt
e bendit nė atė kohė. U ndamė me tė mira. Nė asnjė moment
tė jetės sime nuk e kam pasur tė vėshtirė ta pranoj se jam
mysliman dhe nuk ka ndonjė reaksion ndaj kėsaj qė ia vlen ta
pėrmend. Nė ndėrkohė, gjysma e miqve tė mi janė myslimanė.
Intervistuesi:
Pas ndarjes tėnde nga bendi House of Pain, ti more pjesė
nė Supernatural, albumin e ri tė Carlo Santanės, i cili fitoi
nėntė Grammy sensacionale. Si lindi ky bashkėpunim?
Eriku:
Njė ditė ashtu fare papritur nga asgjėkundi e pranova njė
thirrje nga Carlo Santana, ku ai mė kėrkonte ta bėja njė kėngė
pėr albumin e tij. Nga ai moment gjithēka u zhvillua shumė
shpejtė. Veēse e kisha tė shkruar kėngėn Ndizni dritat
(Put the lights on) e cila u krijua nė ballkonin e shtėpisė
sime nė mal duke e pasur para sysh pejsazhin e qytetit. U
inspirova nga dritat e qytetit tė cilat njė nga njė u ndezėn
nė mbrėmje. Sidoqoftė nuk isha i sigurt nė atė moment nėse
duhet tė pėrfshija fjalėt La ilahe ila-llah nė kėngė,
sepse nuk doja ti shisja fjalėt e Allahut. Mirėpo Carlo
Santana e pėlqeu kėngėn dhe absolutisht insistoi qė fjalėt
tė mbeteshin nė kėngė.
Intervistuesi:
Ka pasur disa thashetheme se Supernatural lindi nga njė ėndėrr?
Eriku:
E vėrtetė ėshtė. Carlo mė tha se kishte ėndėrruar pėr njė
qenie drite, pėr njė engjėll, i cili i kishte thėnė qė tė
mė kontaktojė. Elhamdulilah, nuk ka ēka ti shtohet kėsaj mė
tepėr.
Intervistuesi:
Ju falėnderojmė shumė pėr intervistėn. Mėshira e Allahut e
ndriēoftė zemrėn tėnde.
Pėrktheu
dhe pėrgatiti Halil Ibrahimi
|