"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

- Muhamedi si autor i Kur'anit - 

 

Pėrfitimi material si motiv

 

     Shkruar nga Hamza Mustafa Njazi

 


 

PĖRFITIMI MATERIAL SI MOTIV

 

Megjithatė dikush mund tė thotė se rruga mė e lehtė nuk ėshtė gjithmonė mė e mira. Ndoshta Muhammedi ishte i dhėnė pas pasurisė, ndaj ia atribuoi Kuranin Perėndisė, me qėllim qė tė pėrfitonte mė tepėr. Megjithatė kjo hipotezė nuk pėrputhet me faktet historike. Pozita financiare e Muhammedit ishte shumė mė e mirė pėrpara sesa pas profetėsisė sė tij.

 

Nė moshėn 25 vjeēare, (pra 15 vjet pėrpara se ai tė shpallej profet) ai u martua dhe jetoi nė mes tė rehatisė me Kadijen e tij e cila  ishte njė tregtare e pasur. Pas profetėsisė sė tij, standarti i jetės dhe gjendja e tij financiare nuk ishin pėr t’u pasur zili.

 

Nė njė pėrmbledhje tė Hadithit nga An-Naumi, njė nga gratė e Muhammedit, Aishia tregon se zjarri nė shtėpinė e tyre mund tė rrinte njė deri dy muaj pa u ndezur, ngaqė nuk kishte asgjė pėr t’u gatuar. I vetmi mjet pėr tė jetuar ishin hurmat dhe uji. Nganjėherė kėsaj diete i shtohej edhe qumėshti i dhisė, tė cilin ia dhuronte populli i Medinės.(18) Nė librin e tij “Muhammedi: Jeta e tij bazuar mbi burimet mė tė hershme”, Martin Lings thotė:

 

Profeti dhe familja e tij jetonin njė jetė plot kursime. Aisha tregon se pėrpara (pushtimit tė) Kaiberit, ajo nuk kishte ngrėnė kurrė hurma aq sa tė ngopej. E tillė ishte varfėria e kėtyre njerėzve, sa gratė e profetit nuk i kėrkuan kurrė atij ndonjė gjė, pėrveē atyre gjėrave mė tė nevojshme pėr jetėn.(19)

 

Kjo nuk ishte thjesht njė sakrificė e pėrkohshme por njė mėnyrė tė jetuari. Kjo gjė ndodhte nė njė kohė kur Muhammedi po tė donte mund tė kishte jetuar si mbret. Nė tė vėrtetė pati dhe njė farė proteste nga gratė e tij pėrse duhej tė vazhdonin tė jetonin nė varfėri kur mund tė notonin nė luks?(20)

Profeti u shqetėsua nga kjo pakėnaqėsi. Atij i erdhi njė shpallje e cila urdhėronte qė t’u thoshte grave tė zgjidhnin ose Perėndinė dhe lajmėtarin e Tij, ose shkėlqimin e pėrkohshėm tė kėsaj bote.

 

O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: Nė qoftė se lakmoni jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, atėherė ejani, unė po ju jap furnizim (pa lėshim) dhe po ju lėshoj ashtu si ėshtė e rrugės. E nė qoftė se e doni Allahun, tė dėrguarin e Tij dhe botėn tjetėr, atėherė tė jeni tė sigurta se Allahu ka pėrgatitur shpėrblim tė madh pėr ato prej jush qė bėjnė punė tė mira.(21)

 

Duke pėrshkruar dhomėn e Profetit, Omari thotė:

 

Vura re se dhoma kishte gjithė vetėm tre lėkurė tė thara bagėtie dhe njė grusht elb tė hedhur nė njė qoshe. Hodha vėshtrimin pėrreth, por syri nuk mė zuri gjė tjetėr. Nga sytė mė dolėn lot. Ai mė tha: Pėrse po qan? Unė iu pėrgjigja: O Profet i Allahut! E si tė mos qaj, kur shoh se nė ē’gjendje ndodhesh. O Profet i Allahut! Lutu qė Allahu tė na japė tė ngrėna tė bollshme. Si ka mundėsi qė persianėt dhe romakėt tė cilėt nuk kanė fe tė vėrtetė dhe adhurojnė jo Allahun por mbretėrit e tyre Kaizerin dhe Kohesrohen, tė jetojnė nė kopshte tė lulėzuara e buzė shatėrvanėve tė pastėr, ndėrsa Profeti i zgjedhur dhe skllavi i nėnshtruar i Allahut jeton nė varfėri tė plotė! Profeti i cili deri nė atė kohė ish mbėshtetur, kur mė dėgjoi tė flisja nė kėtė mėnyrė u ngrit dhe tha:

 

O Omar vazhdon akoma tė dyshosh pėr kėtė gjė? Qetėsia dhe rehatia nė botėn e pėrtejmė janė shumė mė tė mira se qetėsia e rehatia nė kėtė jetė. Tė pafetė po shijojnė shumė tė mira nė kėtė botė, ndėrsa pėr ne kėto tė mira janė rezervuar tė tėra nė jetėn tjerėr.

Unė i kėrkova ndjesė: O Profeti Allahut! Tė lutem mė fal. Ishte me tė vėrtetė njė gabim nga ana ime.(22)

 

Dikush e pyeti Aishėn se si e kish krevatin Profeti nė shtėpinė e tij. Pėrgjigja e saj ishte: ai ėshtė bėrė me lėkurė tė mbushur me gjethe palme.(23)

 

Privacionet e Muhammedit ishin tė vetė imponuara sepse kurdoherė qė tė merrte ndonjė dhuratė (si nė rastin kur kryetari i Fidakut i dhuroi 4 deve tė ngarkuara me mall) ai ia shpėrndante atė tė varfėrve dhe s’pranonte tė merrte asgjė pėr vete.(24) Kur Muhammedi vdiq, ai nuk kishte kurfarrė parash. Pasuria e vetme ishin 7 dinarė tė cilat ua shpėrndau tė varfėrve disa ditė pėrpara se tė vdiste duke patur frikė se mos i linte prapa.(25) Gjithashtu thuhet se kur kur ai vdiq, ndonėse kishte arritur mjaft fitore dhe bėma, Muhammedi ishte borxh dhe se kishte lėnė peng mburojėn e tij tek njė ēifut i Medines.(26)

 

Ka gjithashtu edhe mjaft raste tė tjera tė cilat tregojnė se jeta e Muhammedit nga fillimi i profetėsisė sė tij e deri nė vdekje ishte njė jetė qėndrueshmėrisht e kursyer dhe plot privime.(27) Ideja se qėllimi i tij ishte pėrfitimi material nuk pėrputhet me faktet historike. Siē vē re edhe Enciklopedia e Re Katolike “Thuhet se frymėzimi kryesor qė e shtyu Muhammedin pėr tė kryer revolucionin e tij fetar ishte thjesht pėrfitimi ekonomik”. Kjo hipotezė nuk u pėrshtatet fakteve qė ne njohim.(28)

 

(Islami dhe Krishterimi ne vazhdimesi do te publikoje shkrimin e Hamza Mustafa Njazi rreth Burimeve te Kur'anit)


 

Shėnime

 

  1. Abdur Rahman Shad (pėrkthim) Rijadh-As-Salihin pėrgatitur nga Imam Jahjabin Sharafu- Din An- Nawawi (Lahore: Kazi Publications, 1984) Hadithi nr. 494-495, fq. 323-324

  2. Martin Lings “Muhammedi: Jeta e tij e bazuar mbi burrimet mė tė hershme” (London: G. Allen Uniwin Ltd. 1983) faqe. 276.

  3. Shih Martin Ling cit. Fq. 274-279

  4. Kuran 38: 28-29

  5. H. Nizzamuddin “Mėsimet e Islamit” (New Delhi: Idona Ishaat-e-Dinityat, pa datė) fq. 49-50. Ky episod pėrmendet edhe nė librin e Martin Lings “Muhammedi”, fq. 279

  6. H. Nizamuddin op.cit. fq. 50. Dhe kur Hafsasė iu drejtua njė pyetje e ngjashme, ajo u pėrgjegj: Pėrbėhej nga njė sopė basme tė cilėn unė ia shtroja qysh para se ai tė flinte. Njėherė, duke dashur t’ia bėjmė tė rehatshme, unė ia shtrova mė katėrsh. Mėngjesin tjetėr ai mė pyeti: Ēfarė ishte ajo qė mė shtrove mbrėmė? Unė iu pėrgjigja: E njėjta copė, vetėm se nuk e kisha palosur dysh, por katėrsh. Ai tha: “Lėre ashtu si qe mė parė.Rehatia mė e madhe i zė udhėn hajdutit.” (lutja e mbrėmjes), fq. 50.

  7. Pėr njė rėfim tė plotė shih tregimin e Bilalit nė librin e H. Nizamuddinit, cit. Fq. 55-57.

  8. Hafiz G. Sarvar “Muhammedi Profeti i Shenjtė” (Lahore: Sh. Muhamaad Ashraf 1969), fq. 367.

  9. Xhemal Badawi “Profetėsia e Muhammedit”: Njė vėshtrim analitik (Minna I. E. T. 1981), fq. 8.

  10. Shih Abdur Rahman Shad (p;rkthim), cit. Hadith Nos 474, 475, 476, 477 dhe 478, fq. 315-317.

  11. Enciklopedia E Re Katolike Vol. 9, fq. 1001.

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1