"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Ž A ėshtė Bibla Fjalė e Zotit? 

 

  Shkruar nga Halil Ibrahimi


 

Mojsiu nė Bibėl parashikon ndryshimin/korruptimin e Ligjit (Biblės) pas vdekjes sė tij:

' Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja". (Ligji i Ripėrtėrirė 31:24-29)

 

Shumė kohė mė vonė Jeremia po nė Bibėl e vėrteton atė qė e kishte parashikuar Mojsiu :

"Si mund tė thoni: "Ne (Hebrenjtė)  jemi tė urtė dhe ligji i Zotit ėshtė me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bėrė njė falsitet". (Jeremia 8:8)

 

 

Shpeshherė do tė na ketė ndodhur qė te jemi afruar nga misionarė tė krishterė, nga Dėshmitarė tė Jehovait apo tė ngjashėm) tė cilėt do tė kenė tentuar qė tė na bindin se BIBLA ėshtė fjalė e padiskutueshme dhe e pandryshueshme e Perėndisė. Bile duke pėrdorur edhe ajete nga Kur’ani ėshtė provuar qė ne tė bindemi se edhe Kur’ani e dėshmon pandryshueshmėrinė e Biblės. ( Pėr tė parė nėse Kur’ani njėmend dėshmon se duhet besuar Biblėn pėr Fjalė tė Perėndisė apo se vėrteton se ajo ėshtė e pandryshuar kliko kėtu). Muslimanėt e kanė pranuar Testamentin Final tė Perėndisė, Fjalėn e Fundit tė tij Kur’anin dhe e kanė pėr obligim qė t’ua pėrcjellin tė vėrtetėn e tij edhe tė tjerėve. Pėr njohurinė e muslimanėve dhe pėr tė mirėn e kėtyre vėllezėrve tė krishterė do tė vėrtetojmė mė poshtė nėse BIBLA NJEMEND ESHTE FJALE E PERENDISE dhe nese BIBLA NJEMEND KA MBETUR E PANDRYSHUAR.

Kur e pyet njė tė Krishterė cila ėshtė Fjala e Zotit pėrgjegja ėshtė e qartė: BIBLA.

Por kur pyet se  Cila Bibėl ėshtė Fjalė e Zotit, ata pėrgjegjen: Perėndia ia shpalli Fjalėn e tij Mojsiut, Isaiut, Jeremisė, Gjonit, Palit e tė tjerėve dhe kėto shkrime tė tyre pėrbėjnė 66 librat e Biblės. E tėra qė ne duhet tė bėjmė ėshtė tė pėrkthejme kėto libra nė gjuhėn tonė dhe e kemi Fjalėn e Perėndisė. Origjinali i shkrimeve nuk ekziston. Ato u kopjuan kopje pas kopjeje pėr mė se 1500 vite derisa Bibla e parė u botua si libėr. Si rezultat me mijėra kopje u krijuan qė nė shekujt e parė pas Krishtit tė cilat nuk janė saktėsisht tė ngjashme asnjėra me tjetrėn. A do tė thotė kjo se nuk e kemi Fjalėn e Perėndisė, Biblėn ashtu siē ishte?

Kur fillon e u flet tė krishterėve pėr dallimet nė verzionet e Biblės ata do tė tė pėrgjegjen se dallimet e tilla janė vetėm dallime nė pėrkthim. Por a ėshtė vėrtetė kėshtu?

E vėrteta e hidhur ėshtė krejt ndryshe. Ekzistojnė manuskripte tė shumta tė Biblės dhe pothuaj as dy nga to nuk janė tė ngjashme saktėsisht me njėra tjetrėn.

King James Version nė Anglisht Ekuivalent i tė cilit nė shqip ėshtė Diodati i ri si bazė ka pėrdorur manuskriptet e quajtura Textus Receptus tė Biblės, pėrderisa shumica e pėrkthimeve tė tjera moderne pėrdorin Manuskripte tė tjera. Dallimi ėshtė marramendės. Rreth 50 vargje tė Biblės (nė tėrėsi) nuk ndodhen nė disa nga manuskriptet ose janė shtuar. Nė mbi 300 vargje tė Biblės ka dallime midis manuskripteve tė ndryshme. 50 vargje tė tėra nuk janė pak. Dhe 300 vargje me dallime tė konsiderueshme prapė nuk janė pak. Nė disa nga pėrkthimet e Biblės vargjet e diskutueshme ose nuk gjenden fare, ose gjenden nė kllapa tė mesme, ose gjenden nė fusnotė. E pra nėse ndonjėherė jeni pyetur ēka ėshtė kuptimi i futjes sė vargjeve tė Biblės nė kllapa tė mesme, ose i fjalėve tė ndryshme ose vėnia e tyre nė fusnotė, pėrgjegjja ajo qka po dėshmojmė kėtu. E kjo ėshtė ndryshimi i asaj qė quhet ‘Fjalės sė Zotit’ sipas tė Krishterėve. Pėr tė mos dalur se ne po flasim kot sė koti vargjet e pėrmendura gjenden mė poshtė.

Pėr tė qenė problemi mė i madh kėto shtesa, mungesa dhe dallime nė Bibėl pėrbėjnė njė pjesė tė konsiderueshme tė Biblės duke pasur parasysh volumin e kėtyre ndėrrimeve krahasuar me volumin e Dhjatės sė Re SEPSE NE KETE RAST NE JEMI DUKE FOLUR VETEM PER DHJATEN E RE, pra ndryshimet e pėrmendura kanė tė bėjnė vetėm me pjesėn e dytė tė Biblės tė quajtur Dhjata e Re, pa pėrfshirė kėtu Dhjatėn e vjetėr.

Problemi sa vie e shtohet. Nėse para jush keni njė Bibėl Katolike dhe njė tjetėr Protestane, pyetja se CILA BIBEL ESHTE FJALE E PERENDISE bėhet pėrfundimisht dhe padurueshėm e koklavitur. Pėr qudi ‘Fjala e Zotit’ ashtu si e konsiderojnė Katolikėt pėrmbanė 7 libra mė shumė se sa ‘Fjala e Zotit’ e Protestanėve.

Tashmė vijmė tek thelbi i problemit dhe zgjedhja e tij. BIBLA kurrė nuk u shkrua me qėllimin qė tė jetė Fjalė e Zotit. Luka psh nė fillim tė Ungjillit tė tij na e tregon qartė se ai nuk po shkruante diēka nėn frymėzimin e Zotit por vetėm po i rrėfente Teofilit diēka sikur kishin bėrė edhe shumė tė tjerė. Nė Bibėl mund tė gjejmė gjurmė tė Fjalėve tė Zotit por Bibla mė tepėr ėshtė njė grumbull librash historikė. Ingjili i cili iu shpall Jezusit nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė Ungjijt e sotėm. Shumė vite pasi qė Jezusi veēse e kishte pėrfunduar misionin e tij tek ‘kopeja e humbur e Izraelit’, njerėz tė ndryshėm e morėn iniciativėn e tė shkruarit tė jetės dhe mėsimeve tė Jezusit nė bazė tė asaj qė kishin marrė nga tradita. Tradita e pashkruar qoftė kjo edhe me vetėm diferencė njė vjeēare gjithmonė krijon shumė ndryshime nga mėsimet origjinale. Disa dekada pasi qė Krishti veēse nuk gjendej midis Hebrenjėve u shkruan shumė Ungjij. Dhe kėta ungjij kurrė nuk u shkruan me qėllimin qė tė konsideroheshin pėr fjalė tė Perėndisė. Siē thotė  psh Luka. Kisha tė ndryshme pėrdornin libra tė ndryshėm pėr tė mėsuar pėr misionin e tė Dėrguarit tė Perėndisė – Jezu Krishtit. Disa nga kėta Ungjij dhe libra ishin shumė afėr me atė qė Jezusi kishtė mėsuar, pėrderisa tė tjerat ishin shumė larg tė sė vėrtetės. Nė vitin 325 pas Krishtit pėrfaqėsues tė kishave tė ndryshme u takuan nė Nike pėr tė vendosur se cilat libra tė zgjedhen nė pėrbėrje tė Dhjatės sė Re. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė serioze. Pėrderisa tek muslimanėt Fjala e Perėndisė vie direkt nga Zoti nėpėrmes Profetit, tė krishterėt ēuditėrisht besojnė se koncilet kanė fuqinė e tė shpallurit tė ndonjė libri pėr fjalė tė Zotit dhe tė shpalljes sė tjetrit pėr libėr fallso. Sa ėshtė e logjikshme kjo?  Mendja njerėzore dhe fuqia njerėzore nuk e ka kėtė pushtet. Ėshtė Zoti ai qė dėrgon Fjalėn e Tij. Mospajtimet nė kėshillin e Nikeut ishin tė ashpra. Shumė kisha kishin shfaqur haptas mospajtimin e tyre me shumicėn e doktrinave tė paraqitura nė kėtė koncil dhe me librat tė cilat propozoheshin qė tė jenė pjesė e Biblės dhe tė thirren pėr Fjalė tė Perėndisė.

Siē do ti shkruante me zemėrim  Shėn Fausti Shėn Augustinit:

Kėshtu paraardhėsit dhe bashkėmendimtarėt e tu shtuan nė shkrimet e Zotėriut tonė shumė gjėra, tė cilat edhe pse e mbajnė emrin  e Tij nuk pajtohen me Mėsimet e Tij. Kjo nuk ėshtė befasuese pasi qė ne shpesh kemi vėrtetuar se kėto gjėra nuk janė shkruar nga Ai vetė e as nga apostujt e tij, pėr me tė madhe janė tė bazuara nė pėrralla sipas raporteve tė gjysėm Hebrenjėve, me mospajtime tė shumta edhe midis tyre, dhe duke i vėnė emrat e apostujve nė shkrimet e tyre ua atribounin atyre gabimet dhe gėnjeshtrat e veta.

Ndikimi i Perandorit tė Ri Romak ishte decidiv nė kėtė Koncil si dhe nė tė tjerė qė do tė vinin mė vonė. Besimet si triniteti, mėkati fillestar, futja nė Bibėl e librave me doktrina dhe prejardhje tė dyshimta u legalizua. Por shumė kisha me shekuj tė tėrė vazhduan qė tė mos pajtohen me kėtė. Ato dhe besimtarėt e tyre u martirizuan keq nga Perandoria e re romake.

Mė kot autori njeri i Zbulesės do tė ketė thenė:

"Unė i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t`i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.
19 Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do t`i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr"
. Zbulesa 22:18-19.

Lista mė e gjatė (e cila nuk ėshtė pėrfshirė kėsaj here nė kėtė shkrim) e cila tregon dallime nė fjalė tė ndryshme midis verzioneve tė ndryshme tė manuskripteve tė Biblės tregon dallime tė shumta edhe ne librin e Zbulesės. Muslimanėt besojnė se Zoti iu shpalli gjatė kohėve njerėzve Fjalėn e Tij. Por Zoti nuk premtoi se shkrimet e mėhershme tė cilat pėrmbanin Fjalėt e Tij nuk mund tė ndėrrohen. Ai kėtė premtim e bėri vetėm pėr Kur’anin. Tė krishterėt besojnė se Fjala e Zotit e shpallur njė herė do tė ruhet pėrherė dhe nuk do tė ndėrrohet. Ndėrrimet e paraqitura mė poshtė shfaqin njė problem krucial pėr besimin dhe shpėtimin e tė krishterėve.

Tash shtrohet pyetja. Pėrse do tė lejonte Zoti qė Bibla ‘origjinale’ tė ndėrrohej? Lexo pėr mė tepėr kėtu.

Mė poshtė e keni listen e vargjeve tė shtuara, larguara apo tė ndėrruara tė Biblės.

 

Ungjilli sipas Mateut 12:47

Ungjilli sipas Mateut 17:21

Ungjilli sipas Mateut 18:11

Ungjilli sipas Mateut 21:44

Ungjilli sipas Mateut 23:14

Ungjilli sipas Markut 7:16

Ungjilli sipas Markut 9:44

Ungjilli sipas Markut 9:46

Ungjilli sipas Markut 11:26

Ungjilli sipas Markut 15:28

Ungjilli sipas Markut 16:9-20   (12 vargje)

Ungjilli sipas Lukės 9:56

Ungjilli sipas Lukės 17:36

Ungjilli sipas Lukės 22:43

Ungjilli sipas Lukės 22:44

Ungjilli sipas Lukės 23:17

Ungjilli sipas Lukės 24:12

Ungjilli sipas Lukės 24:40

Ungjilli sipas Gjonit 5:4

Ungjilli sipas Gjonit 7:53 - 8:11  (12 vargje)

Veprat e Apostujve 8:37

Veprat e Apostujve 15:34

Veprat e Apostujve 24:7

Veprat e Apostujve 28:29

Romakėve 16:24

2 Korintasve 13:14

Jakobit 1:8  

1 Gjonit 5:7

 

Vargu i fundit i pėrmendur nė listė ėshtė njė desert i hidhur. Pėrse themi kėshtu? Kur iu flet tė krishterėve pėr dallimet, shtimet, largimet e vargjeve tė tilla nga Bibla arsyetimi i tyre i fundit ėshtė se dallimet e tilla janė irelevante kur ėshtė nė pyetje doktrina kristiane, me fjalė tė tjera ato nuk ndėrrojnė asgjė nė doktrinėn e krishtere. 1 Gjonit 5:7 ėshtė njė kundėrargument. Nėse Bibla juaj thotė tek 1 Gjonit 5:7 “Sepse tre janė ata qė dėshmojnė nė qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtė; dhe ata tė tre janė njė” kjo ėshtė njė rrenė e paskrupullt shtuar Fjalės sė Perėndisė. Me shekuj tė tėrė ky varg ėshtė pėrdorur pėr tė mbrojtur doktrinėn e trinitetit. Zbulimi i manuskripteve mė tė vjetra tė Biblės dokumentoi se ky varg ėshtė njė shtesė e mėvonshme bėrė Biblės. Kėshtu argumenti biblik pėr trininė na del tė jetė futje e dorės sė njeriut nė Fjalėn  e Perėndisė dhe me kėtė besimi mbi trinitetin rrėzohet si kullė prej letrave.

Kėto ishin vetėm disa nga ndryshimet e bėra Biblės. Lista do ishte mė e gjatė po tė hynim mė tepėr nė detaje. Ndryshimet tjera janė tė tipit si kėto: Disa manuskripte tek Ungjilli sipas Lukės kapitulli 10 vargu 1 dhe 17 pėrmendin se Zoti caktoi shtatėdhjetė njerėz tė tjerė (lexo vargun pėr mė tepėr) ndėrsa manuskripte tė tjera pėrmendin se Zoti caktoi jo shtatėdhjetė por shtatėdhjetė e dy. Gabim nė dy njerėz nuk ėshtė pak. Po te ishte gabim kopjimi tek vargu 1, si  mundi tė ndodhte i njėjti gabim tek vargu 17 tek tė njėjtat manuskripte. Sido qė tė jetė kjo e dėshmon ndryshimin e Biblės. Disa manuskripte tek Veprat e Apostujve kapitulli 10:19 thonė se Shpirti i Shenjtė i kishte thenė Pjetrit ‘Ja po tė kėrkojnė tre burra’, pėrderisa manuskripte tė tjera e kanė ‘Ja po tė kėrkojnė dy burra’, e manuskripte tė tjera nuk kanė asnjė numėr, as dy as tre. Kur do tu flasim fėmijėve tanė pėr kėtė ngjarje do ta kemi tė vėshtirė tė gjejmė nė ishin dy apo tre burra. Shpirti i Shenjtė si duket nuk qe mėrzitur edhe aq qė tė na mundėsojė qė ne tė dimė tė vėrtetėn. Njė gabim dėshpėrues. E tash : BIBLA, FJALE E ZOTIT APO E NJERIUT?  Keni parė  mjaft sa pėr tė vendosur vetė.

 

 


 

{Pėr tė bėrė krahasimet nė vargjet e pėrmendura mė lartė si tė shtuara, larguara apo ndėrruara mund tė pėrdorni midis tė tjerash kėto verzione tė Biblės: Diodati i Ri (shqip), ECM (shqip), New World Translation (anglisht), Novi Zavjet (serbisht).}

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1