"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

        

Ž “Unė dhe Ati jemi Njė” Ungjilli sipas Gjonit 10:30

     


 

 

Para se tė fillojmė me vargun nga Ungjilli sipas Gjonit 10:30 le tė ekzaminojmė disa nga deklarimet e ekzagjeruara tė cilat i ka thėnė vetė Jezusi sipas Dhjatės sė Re:

 

Pėr shembull tek Mateu 21:21 ne lexojmė:

“Dhe Jezusi duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė ju them qė, po tė keni besim dhe tė mos dyshoni, do tė bėni jo vetėm atė qė unė i bėra fikut, por, edhe sikur t`i thoni kėtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu nė det", kjo do tė ndodhė

E sfidoj cilindo besimtar kristian qė ta lėvizė njė tjegull, e jo krejt malin, me shikimin apo me fjalėn e tij. A ka mundur dhe a mundet ndonjė i krishterė qė nga koha e Jezusit e deri mė sot ta bėjė njė gjė tė tillė?

Njė deklarim tjetėr i ekzagjeruar gjendet tek Marku 16:17-18

” Dhe kėto janė shenjat qė do t`i pėrcjellin ata qė do tė besojnė: nė emrin tim ata do t`i dėbojnė demonėt, do tė flasin gjuhė tė reja; do t`i kapin me dorė gjarpėrinjtė, edhe nėse do tė pijnė diēka qė shkakton vdekjen, nuk do t`u bėjė asnjė tė keqe; do t`i vėnė duart mbi tė sėmurėt dhe kėta do tė shėrohen``

Sėrish e sfidoj cilindo tė krishterė qė ta lejojė vetveten qė tė kafshohet nga ndonjė gjarpėr helmues apo kobrė dhe tė shohim nėse do ta mbijetojė helmin e tij.

A do tė thotė kjo se asnjė ‘i krishterė’ nuk ėshtė i krishterė i njėmendtė? A ka thėnė Jezusi se asnjėri nuk do tė jetė besimtar nėse nuk do tė mund tė lėvizė malet me shikimin e tyj apo tė mbijetojė helmet vdekjeprurėse.

 

Kėshtu vijmė tek qėllimi ynė. A pėrmbanė Bibla deklarime tė ekzagjeruara dhe parabola? Dhe nėse po, atėherė pėrse disa vargje biblike duhet ti kuptojmė si parabola e tė tjerat (ato “trinitariane”) ti kuptojmė tekstualisht. Ėshtė mirė e njohur se njė ndėr karakteristikat e Jezusit ishte se ai fliste me parabola.

Le tė shikojmė tash tek Ungjilli sipas Gjonit 10:30 “Unė (Jezusi) dhe Ati jemi Njė”. Ky varg ėshtė keqkuptuar thellėsisht dhe ėshtė nxjerrė jashtė kontekstit sepse duke filluar nga vargu 10:23 ne lexojmė (nė kontekst tė 10:30) rreth Jezusit i cili iu fliste Hebrenjėve. Nė vargjet e Ungjillit sipas Gjonit 10:28-30 duke folur pėr pasuesit e tij si pėr delet e tij ai thotė:

“…e askush nuk do t`i rrėmbejė nga dora ime.Ati im, qė m`i dha, ėshtė mė i madh se tė gjithė; dhe askush nuk mund t`i rrėmbejė nga dora e Atit tim. Unė dhe Ati jemi njė``

Kėto vargje vėrtetojnė vetėm se Jezusi dhe Ati janė njė nė atė se asnjė njeri nuk mund ti rėmbejė delet nga dora e kujdo nga ta. Kjo nė asnjė mėnyrė nuk deklaron se Jezusi ėshtė i barabartė me Zotin nė ēdo gjė. Nė fakt fjalėt e Jezusit “Ati im, qė m`i dha, ėshtė mė i madh se tė gjithė” nga Gjoni 10:29 tėrėsisht e mohojnė kėtė pohim, pėrndryshe ne mbetemi me njė kontradiktė tė thellė. ‘Tė gjithė’ pėrfshinė secilin e edhe Jezusin.

Gjithashtu vargu ‘Unė dhe Ati jemi Njė’ duhet tė kuptohet nė kontekstin e mėnyrės sė tė folurit tė Jezusit. Le tė shikojmė tek Ungjilli sipas Gjonit 17:20-23:

“tė gjithė tė jenė njė, ashtu si ti, o Atė, je nė mua dhe unė nė ty; edhe ata tė jenė njė nė ne, qė bota tė besojė se ti mė ke dėrguar. Dhe unė u kam dhėnė lavdinė qė mė ke dhėnė, qė ata tė jenė njė, ashtu si ne jemi njė. Unė jam nė ta dhe ti nė mua, qė tė jenė tė pėrsosur nė unitet dhe qė bota tė njohė qė ti mė ke dėrguar dhe qė i ke dashur, ashtu si mė ke dashur mua.

Nė tėrė kėto vargje pėr fjalėn Njė ėsthė pėrdorur e njėjta fjalė greke Hen, pra jo vetėm pėr tė pėrshkruar Jezusin dhe Atin por edhe Jezusin, Atin dhe njėmbėdhjetė apo dymbėdhjetė dishepujt e Jezusit. Kėshtu qė nėse vargje tė tilla i kuptojmė tekstualisht nė kėtė rast do tė kemi jo trini por pesėmbėdhjetėni.

Kėshtu qė Jezusi dhe Ati janė njė. Por jo njė nė Trini apo hyjnyeshmėri. Por njė nė qėllim. Sikur edhe qė ėshtė Jezusi njė me apostujt dhe besimtarėt njė nė qėllimin e bėrjes sė vullnetit tė Atit.

 

 


 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1