"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Ž Martesa e hershme e Muhamedit me Ajshen -

     sqarim i akuzave

    


 

Hyrje

Fatkeqėsisht nė vazhdimėsi shohim pėrpjekjet e misionarėve tė krishterė, tė fokusuara primarisht nė satanizimin e Islamit mė shumė se kurrė mė parė. Bashkėsitė Evangjeliste kanė botuar literaturė urrejtėse ndaj Islamit dhe Profetit tė Fundit nė modelin e shkrimeve tė Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin  si gėnjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj.  Kėshtu jemi dėshmitarė tė parodive tė ndryshme qė vijnė nga ta nė pėrpjekjet e tyre pėr tė shtrembėruar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Njė polemikė e tillė jo e ndershme e misionarėve tė Krishterė ėshtė akuza pėr pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martesėn e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re. Misionarėt pėrpiqen qė ta shpallin Profetin pėr abuzues fėmijėsh,  pėr shkak tė pohimit se Ajshja u fejua (zauagj) mė moshėn 6 vjeēare dhe martesa ėshtė pėrmbushur (nikahu) disa vite mė pas, nė moshėn 9 vjeēare kur ajo ishte nė pubertetin e plotė (sipas burimeve tė pėrdorura nga ta). Kohėzgjatja midis zauagj-it dhe nikah-ut tė Ajshes qartė tergon se prindėrit e saj pritnin qė ajo tė mbėrrinte pubertetin e plotė para se martesa tė plotėsohej, nėse kėtė moshė e marim pėr tė besueshme. Po tė mos ishte fakti se disa misionarė tė verbėr kristianė pėrsėrisin si papagaj kėto akuza pa dashur ti kuptojnė arsyet prapa ngjarjes, kurrė nuk do tė kishte nevojė pėr tė adresuar kėtė ēėshtje. Pohimi i tyre ėshtė i bazuar nė hamendje dhe nė relativizėm etik e jo nė fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla.

Pikė sė pari traditat qė thonė se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte nė moshėn nėntė vjeēare nuk janė traditat e vetme nė historinė e hadithit apo narracioneve. Tradita tė tjera lėnė tė kuptojnė se kjo martesė ndodhi kur Ajshja i kishte 14, 17, 18 apo mė shumė vite. Sido qė tė jetė, nga cilido kėndvėshtrim i burimeve qė tė shikohet nuk ka asnjė bazė tė vetme qė Muhamedi tė akuzohet pėr diēka.

 

Puberteti dhe martesa nė moshėn e re nė kulturėn semitike

 

Naiviteti i  tėrė sagės sė misionarėve kristianė kur e akuzojnė Profetin pėr ‘keqpėrdorim-abuzim fėmijėsh’, ėshtė se kjo i kundėrvihet faktit themelor se vajza bėhet grua kur ajo fillon ciklin e saj tė menstruacioneve. Rėndėsia e menstruacioneve ėshtė e tillė sa qė  gjithkush me njohjen mė tė vogėl rreth psikologjisė do ta dijė se kjo ėshtė shenjė se vajza po pėrgatitet pėr tė qenė nėnė. Femrat e mbėrrijnė pubertetin nė moshė tė ndryshme prej 8 deri 12 vite, varėsisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat nė mjediset mė tė nxehta e arrijnė pubertetin nė moshė shumė mė tė re se ato nė mjedise tė ftofta. Kėto janė fakte tė njohura mirė nė shkencė.

Martesa nė vitet e hershme tė pubertetit ishte e pranueshme nė Arabinė e shekullit VII sikur qė kjo ishte normė sociale nė kulturat semitike duke filluar nga Izraelitėt deri te Arabėt dhe tė gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjtė konsiderohet si ‘Tora gojore’, Sanhedrin 76 b thotė se ėshtė e preferueshme pėr femrat qė tė martohen kur tė kenė menstruacionet e para.

Seksologėt e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojnė se ėshtė normale edhe sod pėr shumė kultura tė Afrikės dhe Azisė qė vajzat tė martohen mė moshė mė tė vogėl se 10 duke qenė se ato e mbėrrijnė pjekurinė seksuale shumė mė herėt se nė vende tė tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave tė tjera.

Akuzave tė misionarėve tė krishterė kundrejt Muhamedit dhe martesės sė tij me Ajshen ju mungojnė dėshmitė themelore. Po tė ishte martesa e tij me Ajshen diēka e pazakontė dhe e dyshimtė do tė kishte mospajtime si nga ithtarėt e tij e aq mė tepėr nga kundėrshtarėt e tij. Relacioni i Muhamedit me tė besuarit e tij ishte i tillė qė nuk linte asnjė fije hamendjeje qė ata tė kenė guxim ta kritikojnė kur ai do tė bėnte diēka jashtė rregullave morale, fetare etj. Pa pėrmendur kėtu natyrėn e devotshme tė Profetit Muhamed. Nuk ka asnjė reagim tė kujdoqoftė,e  as tė kundėrshtarėve tė tij, ndaj martesės sė Muhamedit me Ajshen nė traditat qė janė nė dispozicion. Po tė ishte kjo martesė diēka e jashtėligjshme dhe abuzive siē duan ta paraqesin disa tė krishterė atėherė kundėrshtarėt e tij do ta pėrdornin kėtė me gjithė qejf nė luftėn e tyre propaganduese kundėr tij. Por diēka e tillė nuk ėshtė regjistruar asnjėherė. Kulturat fetare qartė e lejojnė martesėn nėse personat kanė mbėrrirė pjekurinė seksuale. Ėshtė irelevante mosha e caktuar legalisht nė vende tė ndryshme kur tė rinjėve u lejohet ligjėrisht tė kenė lidhje seksuale. Edhe kėtu ka dallime tė shumta. Nė Japoni psh mosha prej kur njerėzit ligjėrisht mund tė kenė lidhje seksuale ėshtė mosha 13 kurse nė Spanjė mosha 12 vjeēare. Kjo gjithmonė varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshėm.

 

Tradita tjera pėrmendin moshė tjetėr tė martesės sė Ajshes

 

Tradita tjera i kundėrvihen transmetimeve se Ajshja u martua nė moshėn 9 vjeēare

Tė krishterėt kur i bėjnė akuzat e sipėrpėrmendura gjiithmonė i shmangen transmetimeve tė tjera sipas tė cilave martesa e Muhamedit me Ajshen u bė nė moshė shumė mė tė shtyrė se mosha 9 vjeēare pėr Ajshen.

Pikė sė pari kėtu duhet sqaruar njė gjė. Jo gjithmonė dhe jo ēdo hadith ėshtė pėr tu marrė si fakt i padiskutueshėm. Ėshtė e njohur se nė traditėn islamike tė hadithit (hadith quhen fjalėt e transmetuara tė Muhamedit tė cilat mė vonė u shkruan) u kyēėn me kohė edhe shumė hadithe tė fabrikuara dhe tė rreme. Historia e hadithit nė njė farė mėnyre mund tė krahasohet me historinė e Biblės, edhe pse pėr nga autenticiteti krahasimi ėshtė larg nga tė qenurit i njėjtė. Fjalėt e Jezusit tė gjendura nė Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shumė kohė pasi qė Jezusi nuk rronte mė midis Hebrenjėve, kėshtu qė ato na erdhėn me gabime tė shumta. Njėsoj hadithet u kompiluan shumė kohė pasi qė Muhamedi e kishte lėnė kėtė botė. Edhe pse nė rastin e hadithit zingjiri i transmetuesve ėshtė nė shumė raste evident dhe pėr tu besuar (gjė qė nuk mund tė thuhet pėr traditėn biblike) prapėseprapė hadithit kurrė nuk iu kushtua rendėsia e njėjtė si Kur’anit kėshtu qė normalisht qė ishin dhe janė tė mundshme gabimet nė transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e tė tjerėve nxorrėn me mijėra hadithe qė u konsideruan tė dobėta (edhe tė fabrikuara) pėr shkak tė zingjirit tė dyshimtė tė transmetimit.

Shumica e transmetimeve tė cilat thonė se martesa e Muhamedit u bė kur Ajshja i kishte 9 vite vijnė nga Hisham ibn `urwah i cili raporton nė autoritetin e tė atit tė tij. Zingjiri tjetėr i transmetuesve pas Hishamit vie nėprėmjet njerėzve tė Irakut ku Hisham ibn urwah shkoi tė jetonte pasi qė mė parė kishte jetuar nė Medinė. Askush nga transmetuesit e tjerė medinas nuk e pėrmendė transmetimin e Hishamit dhe kjo ngjarje si gjėrėsisht e njohur qė ėshtė, do tė duhej tė pėrmendej si e tillė. Tehzibu'l-tehzib, njė ndėr librat mė tė besueshėm lidhur me jetėn e profetit dhe besueshmėrinė e transmetimeve tė fjalėve tė tij, thotė se sipas Yaqub ibn Shaibah “hadithet  e raportuara nga Hishami janė tė besueshme pėrveē atyre qė transmetohen nėpėrmjet zingjirit tė transmetuesve nga Iraku”. Vetė nxėnėsi i Hishamit Malik ibn Anas i cili jetonte nė Medinė, kishte gjithashtu dyshim rreth transmetimeve tė Hishamit tė bėra nėpėrmes Irakut.

Sipas traditės Ajshja kishte lindur tetė vite para Hixhretit, mirėpo Buhariu nė njė vend raporton pėr Ajshen tė ketė thėnė se ajo ishte njė ēupė e vogėl kur u shpall surja 54 e Kur’anit, ndėrsa dihet se kjo sure u shpall nėntė vite para Hixhretit. Pra sipas kėtij transmetimi Ajshja jo vetėm qė kishte lindur para shpalljes sė sures por kur kjo kaptinė u shpall ajo ishte vajzė e re (jariah) e jo fėmijė (sibyah).

Sipas gati tė gjitha transmetimeve dhe historianėve Esma motra e Ajshes ishte dhjetė vite mė e vjetėr se Ajshja. Ėshtė raportuar nė Taqri'bu'l-tehzi'b  sikur edhe nė  Al-bidayah wa'l-nihayah se Esma vdiq nė vitin 73 tė hixhrit nė moshėn 100 vjeēare. Tash ėshtė e qartė se nėse Esma nė vitin 73 tė hixhrit i kishte 100 vjetė, ajo do ti ketė pasur 27 apo 28 vite nė kohėn e hixhrit (rreth sė cilės datė sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E nėse Esma ishte atėbotė 27 apo 28 vjetė e vjetėr, Ajshja e cila i kishte 10 vite mė pak duhej tė ishte 17 apo 18 vjeēare. Kėsthu qė nėse Ajsha u martua me Muhamedin nė vitin 1 ose 2 pas hixhrit siē thonė tė gjitha traditat ajo do tė ketė qenė tė paktėn 18 –19 vjeq nė atė kohė.

Tabariu nė trajtimin e tij tė historisė Islamike pėrmendė se Ebu Bekri i ati i Ajshes i kishte katėr fėmijė dhe qė tė gjithė i kishin lindur nė kohėn e Xhahilijetit (para shpalljes sė Muhamedit pėr profet) dhe nėse Ajshja kishte lindur nė periudhėn e Xhahilijetit-Injorancės ajo kurrsesi nuk mund tė ketė pasur mė pak se 14 vite nė vitin 1 tė hixhrit kur sipas tė gjitha gjasave ajo u martua me Profetin.

Sipas ibn Hishamit Ajshja e pranoi islamin shumė kohė para se kėtė ta bėnte Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh kohėn kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte bėrė pranimin nė vitin e parė tė Islamit. Kėshtu qė nėse transmetimet pėr martesėn e Ajshes nė moshėn shtatė apo nėntė vjeqare janė tė sakta Ajshja nė vitin e pare tė Islamit as qė do tė ishte e lindur apo do tė ishte bebe e vockėl.

Dhe pėr fund edhe vetėm njė argment tjetėr. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pesė vite mė e vjetėr se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi nė vitin e 35 tė jetės sė Profetit. Dhe tash kur i bėjmė llogaritjet e thjeshta del sėrish se Ajshja nė asnjė mėnyrė nuk ka mundur tė ketė mė pak se 14 vite nė kohėn e hixhretit dhe mė pak se 15 a 16 nė kohėn e Martesės sė saj

 

Pėrfundim 

 

Kėshtu qė kemi parė se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerėz dhe njollosja e tij me epitete tė turpshme janė hiē mė shumė se rrena tė krijuara mbi tradita jo tė besueshme dhe jo definitive. Ėshtė shumė lehtė qė tė ngriten akuza dhe storie tė tėra mbi vetėm njė raport dhe tė tjerat tė lihen anash. Aq mė tepėr kemi parė nė pjesėn e parė se edhe sikur tė ėshtė e vėrtetė ajo nė qka bazohen akuzat e misionarėve tė krishterė, prapė nuk ka kurrfarė mėkati apo abuzimi nė martesėn e Muhamedit me Ajshen.

Njėsoj si kjo edhe krejt akuzat tjera pėr Muhamedin si terrorist, vrasės, jotolerat, mashtrues etj bien si kullė prej letrash kur trajtohen nėn dritėn e fakteve historike dhe karakterit tė tij.  

 


Pėrgatitur nga H. IBRAHIMI

 

Bibliografia:  

1. "The Young Marriage of `Āishah" nga Mohd E. N. Juferi

2. "What was Ayesha's (ra) Age at the Time of Her Marriage to the Prophet (pbuh)" bazuar nė "Tehqiq e umar e Siddiqah e Ka'inat" nga Habib ur Rahman Kandhalwi, Anjuman Uswa e hasanah, Karachi, Pakistan

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1