| KUSH BRAKTISE DIC PER ALLAHUN | ||
|
Vertete epshet kane force mbi shpirterat,pushtet mbi zemrat,braktisja e tyre ėshtė e rralle,shpetimi prej tyre ėshtė i veshtire,por kush ia ka friken Allahut,Subhanehu ve teala,Ai do t'i mjaftoje dhe kush kerkon mbrojtje dhe ndihme prej Tij,Ai do t'i ndihmoje.Thote Allahu,subhanehu ve teala,"وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ Kush i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, "([1]). Veshtiresia ne braktisjen e tyre haset tek ai,i cili nuk i braktise per hire te Allahut,Subhanehu ve teala ndersa ai,i cili i braktise per hire te Allahut,Subhanehu ve teala,veshtiresine do t'a hase vetem ne momentet e para,qe te vertetohet se a ėshtė i sinqerte apo genjeshtar.Nese bene durim ne ate veshtiresi sado pak,do t'i shenderrohet ne knaqesi dhe sahere qe kureshtja te jete e madhe per haramin,shpirti te permallohet per te dhe te shtohen shkaqet e renies ne te,shperblimi per lėnien e saj (ndaleses) ėshtė me i madh. Takvaja apo devotshmeria nuk bie ndesh me animin natyror te njeriut ndaj epsheve,nese ato nuk mbizoterojne mbi te dhe lufton vazhdimisht ne urrejtjen e tyre,sepse kjo konsiderohet xhihad dhe thelb i devotshmerise, pastaj "Kush braktise dic per Allahun,Allahu do t'a zevendesoje me nje me te mire". Zevendesimi prej Allahut,Subhanehu ve teala behet ne forma dhe lloje te ndryshme dhe behet per hire te: Vetmimit me Allahun,subhanehu ve teala,dashurine per Te,qetesimin e shpirtit me perkujtimin e Tij,te knaqurit dhe pajtuarit me Allahun,subhanehu ve teala,per cdo gje qe i ndodhe ne kėtė dunja dhe per ato,shperblimin e te cilave e prźt ne boten tjeter. Shembuj nga ceshtjet,te cilat nese braktisen per hire te Allahut,Allahu i zevendeson me me te mira: Kush ndalet se lypuri prej njerzve dhe e lidhe shpresen e tij per Allahun,Allahu do t'ia zevendesoje me me te mire.Furnizimi i tij ėshtė liria e zemres,krenaria e shpirtit dhe mosnevoja per njerzit.Thote Pejgamberi Alejhi selam" ومن يتصبر يصبّره الله ومن يستعفف يعفه اللهKush ben saber,Allahu do t'i jap saber dhe kush hjek dore nga te ndaluaratdhe lypja prej njerzve,Allahu do t'a ruaje "([2]). Kush braktise mohimin e caktimit te Allahut,Subhanehu ve teala dhe i nenshtrohet Zotit te vet ne te gjitha ceshtjet,Allahu,subhanehu ve teala, do t'a furnizoje me bindje,kenaqesi dhe do t'ia tregoje shenjat e vdekjes se mire,qe as vet nuk i shkojne ndermend. Kush braktise shkurajen tek falltoret dhe sihirbazet,Allahu,subhanehu ve teala, do t'a furnizoje me durim,mbeshtetje dhe realizim te Njeshmerise se Allahut,Subhanehu ve teala. Kush braktise vrapimin pas dunjase,Allahu,subhanehu ve teala, do t'ia permbush qellimin,do t'a beje zemren e tij te pasur dhe do t'i vie dunjaja e nenshtruar. Kush braktise friken e dikujt tjeter perveq Allahut si dhe e vecon me kėtė vetem Allahun,do te shpetoje prej iluzioneve dhe Allahu,subhanehu ve teala, do t'a beje te sigurte prej cdo gjeje.Pra frika e tij u shenderrua ne siguri,freski dhe shpetim. Kush braktise genjeshtren dhe i permbahet te vertetes ne cdo gje,ato qe i ben dhe ato qe i braktise,do te udhezohet ne bemiresi dhe tek Allahu,subhanehu ve teala, do te llogaritet prej te sinqerteve.Gjuha e tij do te begatohet me sinqeritet dhe te verteten,dhe si rezultat njerzit do t'ia besojne udheheqjen e tyre,do t'a nderojne dhe do t'a degjojne fjalen e tij. Kush e braktise polemiken,edhe nese ka te drejte,i garantohet nje shtepi ne mes te Xhennetit,shpeton prej sherrit apo demit te armiqesise,ruan ēiltersine e shpirtit te tij dhe sigurohet nga zbulimi i te metave te tij. Kush e braktise mashtrimin ne shitblerje,njerzit do te kene me shume bese ne te dhe do te blejne me shume porej tij. Kush e braktise kamaten dhe fitimin e ndaluar,Alahu do t'a bekoje ne furnizimin e tij dhe do t'ia hap dyert e te mirave ne zemren e tij. Kush braktise shiqimin ne ndalesa,Allahu,subhanehu ve teala, do t'ia zevendesoje me mendjeprehtesi,drite,shkelqim dhe knaqesi,te cilen e gjen ne zemren e tij. Kush braktise koprracine dhe favorizon nderin dhe zemergjeresine,do t'a dojne njerzit,do te jete e afer Allahut,Subhanehu ve teala dhe Xhennetit, do te shpetoje prej brengave dhe zemerngushtesise si dhe do te ngritet ne shkallet e nderit dhe bujarise.Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar."([3]). Kush braktise mendjemadhesine dhe i permbahet modestise,do t'i ngritet vlera dhe do t'i persoset prijataria.Thote Pejgamberi Alejhi selam ne hadithin,te cilin e transmeton Imam Muslimi" ومن تواضع لله رفعه E kush behet modest per hire te Allahut,Allahu do t'a ngrise atė"([4]). [1] Talak 3 [2] Buhariu,Tirmidhiu,etj.Nxjerrja e hadithit ėshtė shenim yni.S.I [3] Hashr 9 [4] Marre nga www.twbh.com,Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami,11/3/2005,e premte( para namazit te xhumase),Brunei Darussalam
|