|
ZEKATI & SADAKATUL FITRI |
||
|
بسم الله الرحمن الرحيم
ZEKATI & SADAKATUL FITRI
Definicioni: Allahu,subhanehu ve teala,fene e Muhammedit,Alejhi selam e ndau ne tri pjese: Iman( besim),Islam dhe Ihsan (bemiresi). Islamin e beri te perbehet prej 5 konditave,prej te cilave me e rendesishmja (pas Shehadetit) ėshtė namazi,pastaj zekati,sepse me namaz i ben ibadet Allahut,Subhanehu ve teala ndersa me zekat iu ben mire krijesave te Tij. Obligueshmeria e namazit ėshtė cekur shumehere ne Kur'an dhe si per ēudi,cdohere ka ardhe e shoqeruar me zekatin.Sa per ilustrim thote Allahu,subhanehu ve teala, " وأقيموا الصلاة وءاتوا الزكاة Falni namazin dhe jepni zeqatin ..."([1]),pastaj" فإنْ تابوا وأقاموا الصلاة وءاتوا الزكاةَ فإخوانكم في الدين Po, nėse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atėherė i keni vėllezė nė fe "([2]),pastaj " وما أُمِروا إلاّ ليعبدوا اللهَ مُخلصين له الدّين حُنفاء، ويُقيموا الصلاة ويُؤتوا الزكاة وذلك دينُ القيِّمة E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė."([3]). Kur Pejgamberi Alejhi selam e dergoi Muadhin ne Jemen i tha"إنّك تقدم على قوم أهل كتاب، فليكن أول ما تدعوهم إليه: شهادة أن لا إله إلاّ الله، وأنّي رسول الله، فإنْ هم أطاعوك لذلك، فأعلمهم أنّ الله قد افترض عليهم صدقة تُؤخذ من أغنياءهم، فتُردّ على فقراءهم، فإنْ هم أطاعوك لذلك، فخذ منهم وتوقّ كرائم أموالهم، واتّق دعوة المظلوم فإنّه ليس بينها وبين الله حجاب Vertet ti je duke shkuar tek nje popull,te cilet jane ithtare te librit (te krishtere) andaj lete jetė gjeja e pare ne te cilen i therret: Deshmia se nuk zot te adhuruar me merite perveq Allahut (Subhanehu ve teala) dhe se une jam i derguar i Allahut.Nese te respektojne ne kėtė,atehere mesoi se Allahu ua ka obliguar lemoshen,e cila mirret nga te pasurite e tyre dhe iu shperndahet te verferve te tyre.Nese (edhe ) ne kėtė te respektojne atehere merre prej tyre dhe ke kujdes nga pasurite e cmuara tek ata.Poashtu ke kujdes nga duaja e madhlumit (atij qe i ėshtė bere padrejtesi) sepse ne mes saj (duase) dhe Allahut nuk ka perde (pengese)"([4]). Allahu,subhanehu ve teala, zekatin sic pame e ka quajtur sadaka(lemoshe). Zekati gjuhesisht dtth shtim,zhvillim.Psh,per te mbjellat thuhet: Zeka nese jane zhvilluar dhe jane rritur,dhe nuk zhvillohen perveq nese ndahen prej ferrave te kuqe.Mu per kete,kjo shprehje ne sheriatin islam perdoret per pastrim.Thote Allahu " قد أفلح من زكّاها Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten."([5]),pastaj " قد أفلح من تزكّى Ka shpėtuar ai qė ėshtė pastruar "([6]). Pra shpirti i lemoshdhenesit pastrohet sikurse qe pasuria pastrohet dhe shtohet kuptimisht([7]).Ndersa Zekati si nocion perdoret per pasurine,te cilen e jep njeriu nga pasuria e pergjithshme e tij,qe t'iu shperndahet fukarave. Nxitja per dhenien e tij Thote Allahu,subhanehu ve teala, " خُذ من أموالهم صَدَقة تُطهّرُهم وتُزكِّيهم بها Merr prej pasurisė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t'i pastrosh me tė dhe t'u shtosh (tė mirat)..."([8]),dtth: O ti i derguar! Merr prej pasurise se besimtareve nje pjese te caktuar si zekat i obliguar,ose jo te caktuar,nese behet fjale per shtesa vullnetare" تطهرهم وتزكيهم بها qė t'i pastrosh me tė dhe t'u shtosh (tė mirat)...",dtth: t'i pastrosh ata me kėtė pasuri nga njollat e koprracise,lakmise dhe vrazhdesise ndaj fukarave.Ka thėnė Allahu,subhanehu ve teala, " إنّ المتّقين في جنّاتٍ وعيونٍ ءاخذينَ ما ءاتاهُم ربُّهم إنّهم كانوا قبْل ذلك مُحسنين، كانوا قليلاً من اللّيل مايهجعون، وبالأسحار هم يستغفرون وفي أموالهم حقٌّ للسائل والمحروم Tė devotshmit janė nė kopshte e burime.16.Tė kėnaqur se kanė shtėnė nė dorė atė qė u dha Zoti i tyre, ata edhe mė parė (nė dunja) ishin mirėbėrės.17.Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn.18.Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkate.19.Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė por nuk lyp)."([9]).Poashtu thote " والمؤمنونَ والمؤمناتُ بعضُهم أولياءُ بعض يأمرونَ بالمعروفِ وينهوْنَ عن المنكر ويُقيمونَ الصّلاة ويُؤتونَ الزّكاة ويُطيعونَ اللهَ ورسولَهُ أولئك سَيرْحمُهم اللهُ Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu "([10]),dtth:Grup,te cilin Allahu,subhanehu ve teala, e begaton dhe e mbulon me meshiren e Tij. Keta jane ata qe e ndihmojne njeri tjetetrin,dojne njeri tjetrin,urdherojne per te mire e ndalojne nga e keqja njeri tjetrin.Pra meshira dhe ndihma arrihen me namaz ndersa lidhjet ndermjet nesh perforcohen me dhenien e zekatit. Thote Pejgamberi Alejhi selam " ثلاثة أقسم عليهنّ وأحدِّثكم حديثًا فاحفظوه: ما نقص مال من صدقة، ولا ظُلم عبدٌ مظلمة فصبر عليها، إلاّ زاده الله بها عزّا، ولا فتح عبدٌ باب مسألة، إلاّ فتح الله عليه باب فقر Per tri gjera iu betohem dhe po ua them nje hadith,andaj mbane mend: Pasuria nuk pakesohet me zekat,dhe nuk i behet ndonje padrejtesi robit,per te cilen ben durim,e te mos ia shtoje Allahu,subhanehu ve teala, me te krenarine,si dhe nuk e hap ndokush deren e lypjes e te mos ia hap Allahu,subhanehu ve teala, deren e varferise"([11]). Verejtja per mosdhenien e tij Thote Allahu,subhanehu ve teala, "والذين يكنزون الذهبَ والفضّة ولا يُنفِقونها في سبيلِ الله فبَشِّرهُم بعذابٍ أليم، يومَ يُحْمى عليها في نارِ جهنّمَ فتُكْوى بها جِباهُهُم وجُنوبُهُم وظُهورُهُم هذا ما كَنَزْتُم لأنفُسِكُم فذُوقوا ما كُنتم تكنزون Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e All-llahut, lajmėroji pėr njė dėnim tė dhėmbshėm.35.Atė ditė kur ajo (pasuri e deponuar) fėrgohet nė prushin e xhehennemit, e me tė (ashtu zharavė) lyhen ballėt, anėt dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): Kjo ėshtė ajo qė e dispozituat pėr veten tuaj, pra shijoni atė qė e depozitonit!"([12]). Buhariu dhe Muslimi transmetojne nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" مَن أتاهُ اللهُ مالاً فلَمْ يؤدِّ زكاته مثل له يوم القيامة شجاعًا* أقرع له زبيبتان يطوقه يوم القيامة، ثم يأخذ بلِهْزمتيه ـ يعني شدقيه ـ ثم يقول أنا كنزك، أنا مالك. ثم تلا هذه الآية: وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْراً لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ Kujt i jep Allahu,subhanehu ve teala, pasuri dhe nuk e jep zekatin e saj,do ti shenderrohet ne diten e gjykimit ne nje gjarper tullac,i cili i ka dy pika te zeza mbi sy,i cili do t'a shtrengoje rreth qafe,pastaj do ta kap per fulqinj dhe do t'i thoteUne jam kapitali yt,une jam pasuria jote.Pastaj lexoi kėtė ajet " Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni."([13]). Transmeton Ibni Maxhe,Bezzari dhe Bejhekiu,tekstin e te cilit do t'a sjellim me poshte,nga Abdil-lah Ibni Amri se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė"... ولم يمنعوا زكاة أموالهم إلاّ مُنِعوا القطر من السماء، ولولا البهائم لم يمطرواdhe nuk ndodhe qe njerzit t'a braktisin dhenien e zekatit e te mos iu ndalet shiu,dhe po te mos ishin shtazet nuk do t'iu binte shi ". Kushdoqe e mohon obligueshmerine e zekatit ai ėshtė renegat, konisiderohet i dalur nga Islami dhe mbytet si pabesimtar,perveq nese ka hyre rishtazi ne Islam,keshtuqe falet per shkak te mosnjohjes se parimeve islame. Ndersa ai qe nuk e jep zekatin por megjithate beson obligueshmerine e tij,ai ben mekat ndersa prej Islamit nuk del dhe gjyqetarit i mbetet t'ia marre me force dhe t'a qortoje.Sipas Imam Shafiut dhe Imam Ahmedit,gjyqetari perveq sasise se caktuar per zekat,ia mer edhe gjysmen e pasurise se tij si ndeshkim. Kujt i obligohet dhenia e zekatit? Zekati i obligohet cdo muslimani te lire,i cili posedon sasine e caktuar per zekat,prej cfaredo lloj pasurie qofte,per te cilen ėshtė parapare zekat. Sa i perket sasise,kushtezohet qe te jete teprice e nevojave te domosdoshme,pa te cilat njeriu nuk mund te jetoje,si ushqimi, banimi, veshje-mbathja,mjeti i udhetimit,mjetet e zanatit,sikurse qe kushtezohet t'i kete mbushur pasuria e tille nje vit.Periudha 1 vjecare llogaritet prej asaj dite qe njeriu eshte bere pronar i pasurise dhe patjeter duhet te mbushet nje vit.Nese gjate viti e ka arritur pasuria e tij sasine per dhenien e zekatit,por ende pa u mbushur nje vit eshte pakesuar atehere nuk ka zekat.E nese eshte bere prape tamam per zekat,atehere periudha filon tani e jo me pare kur ishte arritur sasia e duhur. Sa i perket pemeve dhe te lashtave,zekati i tyre ipet ne diten e vjeljes,respektivisht korrjes.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وءاتوا حقَّهُ يومَ حصادِه kur tė piqen dhe ditėn e korrjes (tė vjeljes) sė frutave jepni atė pjesė qė ėshtė obligim (tė varfėrve e nevojlive) "([14]). Per te qene zekati i vlefshem kushtezohet nijeti,sepse ai ėshtė ibadet.Nijeti behet per t'u arritur knaqesia e Allahut,Subhanehu ve teala me dhenien e zekatit dhe kerkimin e shperblimit tek Ai.Thote Pejgamberi Alejhi selam " إنما الأعمال بالنيات وإنما لكل امرئ ما نوىVertet veprat shperblehen sipas qellimeve dhe se cdokujt i takon ajo cka ka bere nijjet"([15]). Dhenia e zekatit ne kohen e duhur Zekatin duhet dhene ne kohen e duhur,pra atehere kur te behet obligim dhenia e tij me arritjen e sasise se duhur.Ndalohet shtyerja e paarsyeshme dhe nese njeriu ka mundesi t'a jap zekatin por e vonon pastaj malli,qe ėshtė dashur te ipet zekat prishet,ketij nuk i bie obligimi i dhenies por patjeter duhet t'a jap zekatin. Pasurite per te cilat duhet dhene zekat Islami e ka obliguar dhenien e zekatit nga ari,argjendi,pemet,perimet,te lashtat,mallerat e tregtise,bagetia,xehet si dhe nga rikazi,thesari i fshehur qysh nga koha e injorances,periudhes paraislamike. Ndarja e zekatit Ndarja e zekatit behet ne tete sektore,te cilat Allahu,subhanehu ve teala, i permblodhi ne fjalen e tij " إنّما الصّدقاتُ للفُقراءِ والمساكينَ والعامِلينَ عليها والمُؤلّفةِ قُلوبُهم وفي الرِّقابِ والغارمينَ وفي سبيل اللهِ وابن السبيلِ فريضةً من اللهِ واللهُ عليمٌ حكيم All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borgje, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet."([16]). Le te shohim ne vijim nje koment te shkurter per keto sektore: 1-2 Tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare): keta jane nevojtare,te cilet nuk kane kushtet e mjaftuara per jetese.Te kundertit e ketyre jane te pasurit,te cilet nuk kane nevoje per kėtė ndihme.Sasia,sipas se ciles konsiderohet njeriu i pasur eshte te kete me shume sesa nevojat e tij elementare dhe te femijeve te tij,si:ushqimi,pija,banesa,etj.Ketij lloji i ipet prej zekatit aq sa mund t'a kalojne kete pengese dhe te llogariten te pasur,sipas domethenies qe cekem me pare. Fukarate kane me shume nevoje sesa miskinet,te ngratit,sepse te ngratit edhe nese nuk gjejne ndihme te mjaftueshme per nevojat e tyre se paku dic gjejne.Madje vet Pejgamberi Alejhi selam lutej nga varferia e thoshte" اللهم أحيني مسكينًا واحشرني في زمرة المساكين O Allahu,subhanehu ve teala, im! Me ngjall (mė bė tė jetoje) miskin (te ngrate) dhe me ringjalle ne grupin e miskineve(te ngrateve)"([17]). 3- Punonjėsve (qė e tubojnė),te cilet caktohen prej udheheqesit.ne kėtė grup hyjne mbikcyresit,mbikcyresit e kafsheve,nese ipen zekat,mbajtesit e regjistrave dhe ėshtė kusht qe mbledhesit te jene muslimane. 4- Atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim).Keta jane nje grup,qe me dhenien e zekatit iu afrohen zemrat te Islami dhe iu perforcohen ne te,ose t'i shpetojne muslimanet sherrit te tyre,ose me mbrojtjen e tyre fitohet e mira.Ketu hyjne besimtaret e pabesimtaret. 5-Pėr lirim nga robėria.Ketu hyjne roberit,te cilet kane kontrate me zoterinjte e tyre per t'u liruara ndersa roberit pa kontrate blihen dhe lirohen. 6-Tė mbyturve nė borgje.Keta jane borxhlinjte,te cilet jane dy lloje: A- Borxh i zakonshem,qe i ipet per interes personal ne gjera te lejuara,psh: i ipet zekat per t'a paguar borxhin. B-Borxh per te pajtuar mes njerzve,psh: dikush ka dijen (shpagimin per gjak),ose per qetesimin e dy grupeve te armiqesuara ndermjet vete. 7- (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut.Ketu behet fjale per luftetare,te cilet nuk kane paga shteterore,keshtuqe iu ipet nga zekati per shepnzimet e rruges,qendrimin e tyre dhe cmimin e armeve. 8-Atij qė ka mbetur nė rrugė .Per qellim ėshtė musafiri,i cili ėshtė larg vendit te tij,pamarre parasysh se ėshtė apo jo i pasur ne vendin e tij. Ja keto ishin sketoret e ndarjes se zekatit. Kujt nuk lejohet t'ia japesh zekatin Zekati nuk i ipet te pasurit,te fortit per pune,familjes se Muhammedit, Alejhi selam Nuk lejohet dhenia e zekatit prinderve e perpjete, dtth:gjysherve,pastaj nuk lejohet dhenia e zekatit femijeve, niperve,atyre qe patjeter duhet t'i mbash,si: gruaja,robi,i afermi,sepse shpenzimi per ta ėshtė obligim.Nuk lejohet poashtu dhenia e zekatit kafirit-pabesimatarit nese nuk ėshtė per qellim perfitimi i zemres se tij. ZEKATUL FITRI Me kėtė perqellimohet dhenia e zekatit,respektivisht fitrave ne Ramazan.Si rit ėshtė obligim per cdo musliman,te lire e rob,mashkull e femer,te madh e te vogel.Eshte ligjezuar qe te jete pastrim per shpirtin e agjeruesit,per gjerat,per te cilat mendon se i ka anashkaluar apo nuk i ka perfillur sic duhet. Ebu Davudi,Ibni Maxhe dhe Darekutniu transmetojne nga Ibni Abbasi se " فرض رسول الله صلى الله عليه وآله وسلم زكاة الفطر طُهْرة للصائم من اللغو، والرفث، وطُعمة للمساكين، مَنْ .أدّاها قبل الصلاة، فهي زكاة مقبولة، ومن أدّاها بعد الصلاة، فهي صدقة من الصدقات Pejgamberi Alejhi selam e obligoi zekatul fitrin si pastrim te agjeruesit nga fjalet e keqia dhe mardheniet seksulae,ndersa si shprese per te ngratin.Kush e jep para namazit ėshtė zekat i pranuar(inshaAllah) ndersa kush e jep pas namazit,ajo mbetet sadaka-lemoshe e rendomte. Kujt i obligohet I obligohet muslimanit,i cili posedon pasuri sa nje sa',e cila ėshtė shtese e nevojave te tij dhe te familjes se tij per nje dite e nate.I obligohet njeriut per vete dhe per ata qe i ka nen mbikqyrje,si gruaja,femijet. Sasia: obligim ėshtė nje sa' grure ose elb ose hurma ose rrush te terur,ose te ngjashme me keto,te cilat llogariten ushqim. Imami Ebu Hanife,Allahu,subhanehu ve teala, e paste meshiruar,mendon se lejohet dhenia e vleres se ketyre gjerave ne te holla. Sa'i ėshtė mase e barabarte me kater grushta te nje njeriu mesatar.Kjo ėshtė e barabarte me nje filxhan + 1/3 e filxhanit ose me dy filxhane apo kupa. Dhenia e sadakase para kohes Shumica e dijetareve e kane lejuar pershpejtimin e dhenies se sadakase para bajramit per nje apo dy dite por kane polemizuar me ata qe thane me teper se dy dite.Tek Imami Ebu hanife,Allahu e paste meshiruar,lejohet madje dhenia edhe para ardhjes se muajit ramazan.Tek Imami Shafii,Allahu e paste meshiruar,mendon se lejohet dhenia qysh prej fillimit te muajit ndersa Imami Malik dhe ajo qe ėshtė e njohur prej drejtimit te Imamit Ahmed,Allahu i paste meshiruar qe te dy,se lejohet pershpejtimi nje apo dite para bajramit.Allahu e di me se miri! Sektoret e shperndarjes se sadakatul fitrit: Shperndarja e sadekatul fitrit behet ne tete e sektoret e lartpermendura te zekatit.
Referncat: 1- El Iddetu fi sherhil Umdeh,Beha El Makdesijj 2- Mexhmu'ul Fetava,Ibni Tejmije 3- Fikhus Sunneh,Sejdi Sabik
Marre nga www.elsonna.com Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami 12/2/2005,e shtune Brunei Darussalam [1] Bekare 43 [2] Tevbe 11 [3] Bejjine 5 [4] Sahih,e transmetojne grupi, Buhariu, Muslimi,Tirmidhiu,Nesaiu,Maxhe,Davudi [5] Shems 9 [6] A'la 14 [7] sepse Allahu shperblen shperblim te madh per dhenien e zekatit .Mu per kete thuhet se me zekat shtohet pasuria.S.Islami [8] Tevbe 103 [9] Dharijat 15-19 [10] Tevbe 71 [11] Tirmidhiu [12] Tevbe 34-35 [13] Ali Imran 180 [14] En'am 141 [15] Buhariu [16] Tewbe 60 [17] Tirmidhiu |