Te Permalluarit Per Xhennet
Falenderimi i takon Allahut,Zotit te botrave ndersa pershendetjet tona qofshin mbi Muhammedin,familjen dhe shoket e tij gjere ne diten e gjykimit…
Thote Pejgamberi a.s:ka thene Allahu s.w.t"Kam pergaditur per roberit e Mi ate qe syri se ka pare, veshi se ka degjuar e as qe e ka paramenduar zemra e njeriut".Lexoni nese deshironi"askush nuk di per ate kenaqesi qe u eshte caktuar atyre "(sexhde17)". (Transmeton Buhariu,Muslimi dhe te tjeret).
Ka thene Ibnul Kajjimi r.a:
Si mund te paramendohet vlera e nje vendi ,te cilin me dore te Vet e mbjelli Allahu s..w.t pastaj e beri ate vendqendrim te te dashureve te Tij,e mbushi me meshiren ,nderin dhe knaqesine e Tij,i pershkroi begatite e tij si shpetim i madh ,sundimin e tij me sundim te madh,vendosi ne te tere te mirat si dhe e zhveshi nga cdo e mete.
NESE PYET per token dhe dheun e tij:ata eshte misk dhe zu'feran(shafran)
NESE PYET per plafonin e tij:ai eshte Arshi i Allahut
NESE PYET per shtrojen e tokes: eshte misk me ere te forte
NESE PYET per guret e tij:ata jane xhevahire e margaritare
NESE PYET per ndertesen e tij:ajo eshte nje tulle prej ari e nje prej argjendi ,e jo prej druri
NESE PYET per pemet e tij :nuk ka peme ne te e te mos e kete trungun e arit
NESE PYET per frutat e tij:jane sikurse maje te maleve ;me te bute sesa kajmaku e me te embel sesa mjalta
NESE PYET per fletat-gjethet- e tij: jane me te mira sesa rrobat e mira e te buta
NESE PYET per lumenjte e tij:lumenje prej qumeshti,shija e te cilit nuk ka ndryshuar,lumenje prej vere te knaqeshem per piresit dhe lumenje prej mjaltit te kulluar
NESE PYET per ushqimin e tyre:peme cfare te kerkojne dhe mish zogu cfare te deshirojne
NESE PYET per pijet e tyre: tesnim(uje ne xhennet qe rrjedh nga larte),zenxhebil(xhenxhebil-bime aromatike) dhe kamfur
NESE PYET per enet e tyre: ene e arit e argjendit ne kulminacion tejdukshmerie
NESE PYET per gjeresine e dyerve te tij: ne mes dy qepenave te tyre eshte distance kohore 40vite .Do te vijne tek ajo nje dite e ajo do te jete e mbushur prej kallaballeku
NESE PYET per zhugullimen e fleteve nga era: ajo eshte melodi qe mbushe veshet e degjuesve (gezim)
NESE PYET per hijen e tij: ne te ka nje peme ,hijen e se ciles nje kalores i fuqishem e i shpejte nuk mund ta kaloje per 100 vite
NESE PYET per tendat dhe shatoret e tij:tenda eshte prej margaritareve te pastert,gjatesia e se ciles eshte 60 mile
NESE PYET per shtepite e larta :ato jane dhoma mbi te cilat ka dhoma te ndertuara e nen te cilat rrjedhin lumenje
NESE PYET per lartesine e tij: shiqo ne yllin polar ose ate qe perendon ,te cilin thuajase nuk e arrijne dot shiqimet
NESE PYET per veshjen e banoreve te tij: ajo eshte mendafsh e ari
NESE PYET per mobilet e tij:brendesia e tyre eshte nga mendafshi i qendisur me ar
NESE PYET per kolltuqet: ato jane shtreter qe kane mbuloja me pulla te arta.Ne to nuk ka vrima e as prishje
NESE PYET per moshen e tyre: ata jane 33 vjecar, ne forme dhe dukje te Ademit a.s ,babait te njerezimit
NESE PYET per fytyrat dhe bukurine e tyre:ata jane ne forme te henes
NESE PYET per degjimin e tyre:(degjojne) kenget e grave te tyre nga hyrijat madje ata degjojne te folurit e melaikeve te pejgambereve madje edhe me teper se kjo ata degjojne fjalimin e Allahut s.w.t
NESE PYET per kafshet mbi te cilat hipin kur vizitojne njeri tjetrin:ato jane kuaj(ose deve) nga raca me e mire,te cilat i krijon Allahu s.w.t prej ckafit te doje e me to udhetojne kah te dojne neper xhennet
NESE PYET per stolite dhe zbukurimet e tyre:jane rrathe(hallhalle) te arit e mbi koke kane kurora prej margaritari
NESE PYET per djemte e tyre:ata jane djelmosha sikurse margaritare te paster
NESE PYET per nuset dhe grate e tyre:ato jane vasha te nje moshe ne gjymtyret e te cilave ka qarkulluar uji i rinise .sa i perket faqeve si lule ne ere e si mole ne forme ,sa i perket gjinjeve sikurse shege , sa i perket gojes dhe ate qe permban ajo sikurse margaritare te radhitur ndersa sa i perket belit i holle e i bute.Kur te shfaqet thuajase dielli lunderon ne bukurite e fytyres se saj e kur te buzeqeshe ndricon vetetima nga dhembet e saj ,e nese e takon ate thuaj cte duash per takimin me diell e hene .Kur t'i flet atij-burrit- me thuaj cfare mendon per biseden e dy te dashurve.Nese e ledhaton ate cfare mendon per pucitjen e dy degeve . E shef fytyren e vet ne faqen e saj sikurse e shef ne pasqyren e pastert.E shef palcen e kërçikes nga jashte ,te cilen nuk e fsheh lekura as eshtrat e as rrobat e saj.Po ti shfaqej dunjase do ta mbushte ere tere ate qe eshte mes tokes e qiellit e do te flisnin gojet e krijesave duke bere tehilil(La ilahe il-la Allah),tekbir(Allahu ekber) dhe tesbih(subhanAllah).Po te shfaqej do t'a hjeshonte lindjen e perendimin .Do t'i mbyllte syte e njerzve ndaj te tjerave (gra). Do tia merrte driten diellit sikurse ua merr dielli driten yjeve.Po te shfaqej do te besonte ne Allahun cdo kush qe e shef.Vetem shamia e saj mbi koken e saj eshte me e mire se dunjaja dhe tere cka ka ne te .Mbajtja e lidhjeve me burrin per te eshte me dashur se sa te gjitha deshirat.Ke kalimin e kohes ajo nuk shton tjeter veq bukurise ,dashurise dhe lidhjeve te perzemerta.Eshte e pastert nga shtatezania,lindja menstruacionet dhe lehonia.Eshte e pastert nga mukoza(qyrrat),peshtyma,urina ,nevoja fiziologjike e madhe dhe te gjitha te neveriturat.
Nuk mbaron rinia e saj e as nuk vjetersohen rrobat e saj.Poashtu as ne rroben e bukurise se saj nuk ben ndikim koha e as nuk te merzite shoqerimi i mire i saj.Shiqimi i saj eshte i perkufizuar vetem ne burrin e saj e perveq tij ne aske nuk shpreson.Poashtu edhe shiqimi i tij eshte i perqendruar vetem ne te ;ajo eshte epiqendra e epsheve dhe deshirave te tij.
Nese shiqon ne te e gezon ,nese e urdheron e respekton e nese nuk eshte prezent e ruan ate ;ai eshte me te ne kulminacion sigurie e deshirash.Kjo (e perveq kesaj ) ate s'e ka prekur as xhinn e as njeri. Sahere qe shiqon ne te, zemra i mbushet gezim, e sa here qe flet me te veshet i mbushen margaritar te radhitur e te shperndare. Kur te shfaqet tere pallati dhe dhoma mbushet drite.
NESE PYET per moshen e tyre: ato jane te reja ne moshen me te re te rinise.
NESE PYET per bukuri:a e ke pare Diellin dhe Henen?
NESE PYET per syte e zinje: ate jane ne me te miren te zeze dhe ne me te kthjellten bardhesi, ne me te miren Hyri.
NESE PYET per drejtesine e trupit te saj: me thuaj a i ke pare deget me te mira.
NESE PYET per gjinjte e saj: ato jane te reja dhe gjinjte e tyre jane me te bute se shega.
NESE PYET per ngjyren: ato jane sikurse margaritare dhe diamante.
NESE PYET per moralin e mire te tyre: ato jane te bukura e bemirese. Ato jane ne te cilat eshte personifikuar bemiresia e bukuria. U begatuan me bukurine e se brendshmes e se jashtmes; ato jane kenaqesi dhe rehati e shpirtit.
NESE PYET per shoqerimin e mire dhe kenaqesine qe eshte atje: ato jane te reja, te vecuara me burrat e tyre me butesi bashkeshortore; ato jetojne me burrin ne menyren me te mire. Cfare thua per gruan e cila kur ti qeshe fetyres se burrit te saj, e ndricon Xhennetin?! Kur te kalon prej nje pallati ne tjetrin, thashe: "ky eshte Dielli, kalon ne trupat qiellore te gjithesise se tij".
Kur te prezenton burri i saj, ah (po ta dije) sa ndenje e mire eshte ajo!
Kur ta ledhatoje ate, ah cfare lezeti i atij ledhatimi e perqafimi!..
Nese kendon, ah kenaqesia e degjimit dhe shiqimit!.
Nese te shoqeron e te ben mire, ah cfare defrimi e shoqerimi i mire.
Nese e puthe ate, nuk ka dic per te me te embel se sa puthja jote, e nese te ben mire dic, vertet e mire e kendeshme eshte ajo.
Kjo( ne nje aspekt), e
NESE PYET per Diten e Shtimit, viziten e Allahut, shiqimin e fytyres se Tij te ndritshme, te paster nga ngjashmeria e pergjasimi sikurse shef Diellin ne zenit e Henen ne naten e Bedrit(te them se per kete) jane transmetuar hadithe nga i Derguari i Allahut, te cilat gjenden ne koleksionet e sahihave, suneneve e mesanideve(emra te koleksioneve te hadithit) nga transmetimi i Xheririt, Suhejbit, Enesit, Ebu Hurejres, Ebu Musait dhe Ebu Seidit, e degjo per diten kur therret thirresi:
O banoret e Xhennetit!
Vertet Zoti juaj po u fton per vizite andaj ejani ne viziten e Tij!Thone :me ploterespekt!Ngriten per ta vizituar duke nxituar kur ja perpara kane nexhaib -kafshe hipese-,te cilat jane pergaditur vetem per ta.Hipin ne shpinat e tyre duke shpejtuar per tu tubuar ne vendin e caktuar.Thirresi nuk le ke pa e thirrur.
Pastaj Allahu urdheron qe te vendoset nje karrige atje dhe te vendosen minbere te drites,margaritereve,zuberxhidit-gureve te cmuar,arit dhe argjendit per musafiret.Kur te ulen dhe te qetesohen ne vendet e veta therret thirresi :
O banore te xhennetit!
Es-Selamu Alejkum
Nuk kthehet kjo pershendetje ndryshe veqse si eshte ne formen me te mire :Allahumme Entes Selam Ve Minke Selam Tebarekte Ja Dhel Xhelali Vel Ikram(o Zoti im Ti je Selam-Paqe,prej Teje eshte paqa ,qofsh i madheruar o Posedues i Madherise e Nderit).
Atehere u shfaqet Allahu s.w.t duke qeshur e u thote:
O Banore te Xhennetit!
Gjene e pare ,te cilen e degjojne nga Allahu eshte: Ku jane roberit eMi,te cilet me adhuronin e nuk me shihnin!Ja kjo eshte dita e shtimit!...
Te gjithe njezeri thone:ne jemi te kenaqur me Ty andaj edhe Ti behu i knaqur ndaj nesh.Thote Allahu s.w.t"o banore te xhennetit! Une po te mos isha i kenaqur me ju nuk do t'iu banoja ne xhennetet e Mia.Kjo eshte Dita e Shtimit andaj pyetni(cka te doni)"?
Bashkohen te gjithe njezeri e thone: na e trego fytyren Tende te ndritshme te shiqojme ne te!
Atehere Allahu s.w.t largon perdet dhe u paraqitet atyre e drita e Tij i mbulon ata.Per Zotin po te mos e kishte caktuar qe te mos digjen aty do te digjeshin.Nuk mbetet ne kete ndenje kujt pa iu afruar Allahu derisa t'i thote: o filan filani! A te kujtohet dita kur bere keshtu e keshtu.Ia perkujton disa te liga qe i ka bere njeriu ne dunja e thote njeriu:o Zot im a nuk m'i ke falur? Thote:po ,gjithsesi sepse ti me faljen Time arrite kete pozite(hyrjen ne xhennet).
Ah ta dije se cfare kenaqesie eshte ta degjosh ate ligjerate!
Ah ta dije se cfare rehatie shpiterore ndiejne ata qe e shiqojne fytyrene Tij ne ahiret dhe cfare mjerimi ka per ata qe qe nencmohen e qe kthehen te humbur.Thote Allahu s.w.t"Ate dite do te kete fytyra te shkelqyera(te gezuara).Qe Zotin e tyre e shiqojne.Ate dite ka edhe fytyra te vrazhda.Qe presin t'iu thyhet kurrizi(te shkaterrohen)."(Kijame 22-25)
Eja ne xhennetet e Adnit
Sepse ato jane shtepia jote e pare ,dhe ne to ka tenda
Por ne jemi rober te armikut
a mendon se do te kthehemi ne vendet tona dhe te dorezohemi
Perktheu dhe pershtati :Sedat Islami
17/12/2003
UBD,Brunei Darussalam
marre nga www.islamway.com