Rritja e vullnetit pėr :

                                       

                              

ASKETIZĖM DHE DEVOTSHMĖRI

Dije se dynjaja me mashtrimet e saja e humbi te humburin dhe e mashtroi te mashtruarin ndėrsa urrejtja e saj arrihet me asketizėm ne te dhe mu pėr kėtė Kur'ani ėshtė pėrplot ajete,qe nxisin ne asketizėm([1]).

Ka thėnė Imami Ahmed: Asketizmi vie nga tri aspekte:

1-     Braktisja e haramit-te ndaluarės

2-     Mosteprimi ne gjera hallall-te lejuara,dhe

3-     Braktisja e ēdo gjeje qe te pengon prej Allahut

Ka thėnė Ibni Tejmije: Asketizėm (Zuhd) dtth: Braktisja e asaj qe nuk te bėn dobi ne ahiret ndėrsa Ver'i (Devotshmėria dhe frika prej Allahut) ėshtė braktisja e asaj,demit te se cilės ia ke drone.

Ka thėnė Hasan El Basriu: Zuhdi ne dunja nuk ėshtė me ndalimin e hallallit apo me humbjen e pasurisė por zuhdi ėshtė te jesh me i sigurte ne atė qe ėshtė ne dorėn e Allahut sesa atė qe e ke ne dorėn tende.

Janė pyetur disa: Cfare te ka bere te besh zuhd ([2])  ne dynja? Tha: Pėrmbushja e pakte e premtimeve te saj,padobitė e shumta te saj dhe koprracia e bashkėpunėtoreve te saj.

Ka thėnė Hasan El Basriu: E kam pare Uthman Affanin duke fjetur ne xhami derisa erdhi muezini dhe u ngrit. Vėrejta gjurmėt e rėrės ne shpinėn e tij.

Uthmani,edhepse ishte kryetar i myslimaneve (Halife) bartte dru ne shpine.

Ka thėnė Hasani: Shkuam tek Safvan Bin Muhajrejzi,i cili kishte nje shtėpi prej kallami,qe vec kishte filluar t'i shtremberohej.I thamė: Po ta rregulloje shtėpinė? (Kishin frike se ndoshta rrezohet shtėpia dhe e mbyt atė) Tha: Sa njeriu ka vdekur duke qene shėndoshė e mire.

Nga Mejmun Bin Mehrani rrefehet se Mekembesi i Basres kishte dėrguar njė njeri tek Amir Bin Abd Kajsi ta pyeste se perse nuk martohej? Ia kishte kthyer pėrgjigjen: Unė nuk i kam lėnė gratė por jam ne rruge e sipėr pėr tu fejuar ( Pėr qellim e kishte fejesėn me hyritė e Xhennetit).

Mesruku kishte shkuar te punonte diku jashte vendit te tij dhe kishte munguar dy vite. Kur ishte kthyer ne shtepi,kishte patur me vete vetėm torbėn e e ushqimit. Kur shikuan ne te gjeten vetėm njė shigjete.I thane: Sa shume mungove ndėrsa tani je kthyer me njė sėpatė pa bisht. Tha:Ne,per hire te Allahut e kemi huazuar atė dhe kemi harruar ta kthejmė prape.  

Poashtu kishte thėnė Mesruku: Mua kur te me thote shėrbėtori: Nuk ka as dėrhem e as asgjė ne shtėpi,jam ne gjendjen me te mire.

Kur Hasanit i pėrmendej ndonjė njeri i pasur thoshte: Pasha Allahun!As ajo( dynjaja) nuk i ka mbet atij e as ai asaj;do te del prej saj me njė rrobe te vjetėr (qefin).

Ka thėnė Hasani: Pasha Allahun! Kam takuar 70 pjesėmarrės te Bedrit, shumica e tyre vishnin rroba te leshta.

Kam takuar njerėz,qe nėse fitonin ne dunja nuk gėzoheshin,nėse humbnin nuk dėshpėroheshin; dynjaja ne sytė e tyre ishte me e pavlere sesa dheu-toka.

Ka thėnė Ibrahim Et Tejmi: Cfare dallimi ka ne mes jush dhe atyre te pareve tanė! Iu erdhi dunjaja ndersa ata iknin prej saj,ndėrsa juve iu ka ikur e ju po e ndiqni pas atė.

Ka thėnė Malik Bin Dinari: Po thonė Maliku ėshtė zahid ,po cfare zuhdi ka Maliku ndėrsa ai ka pelerine dhe rroba. Zahid ka qene Omer Bin Abdul Azizi,te cilit i erdhi dunjaja ndėrsa ai e braktisi atė.

Ka thėnė Bishr El Hafiu:Thuaj atij qe e kėrkon dynjanė: Pėrgatitu pėr nėnēmim.

Bishr Bin Harith ka thėnė: I ėshtė thėnė Sufjan Eth Thevriut: A ėshtė njeriu zahid edhe nėse ka pasuri? Tha: Po,nėse sprovohet bėn sabėr ndėrsa nėse i ipet begati falėnderon.

Ka thėnė Ahmed Bin Hanbeli: Me ben te dėshpėrohem fakti se si dunjaja shkrin mushkėritė e burrave,te cilėt e kane kuptuar Kur'anin.

Ka thėnė Sulejman Bin Esh'ath: Nuk e kam pare Ahmed Bin Hanbelin ta pėrkujtonte dynjanė kurrė.

Imam Ahmed i kishte thėnė Shuxha' El Atarit: O Eba Fadl! Ai ėshtė ushqim e jo ushqim,rroba e jo rroba,(dunjaja) ėshtė vetėm dite te pakta!

Ka thėnė Humejd Bin Zenxhevih: E kam pare tek Ahmed Bin Hanbeli nje xhybe-pelerine te gjelber,e cila kishte njė cope te arnuar te bardhe nga leshi.

Ka thėnė Imam Ahmedi: Zuhdi ne dynja ėshtė shpresa e pakte ne te.

Ndėrsa sa i pėrket Ver'it([3])-Devotshmėrisė

Ka thėnė Aisheja,radijallahu anha: Ju vėrtet jeni neglizhent ndaj ibadetit me te ēmuar-veri't.

Ka thėnė Dahhaku: Kam takuar njerėz ,te cilėt e mėsonin Ver'in.

Ka thėnė Junus Bin Ubejd: Ver'i dtth: Largimi prej ēdo dyshimi dhe llogaritja e vetes ne ēdo moment.

Ka thėnė Ebu Hurejre: Nėse ne Ahiret,pranė Allahut,Subhanehu ve teala do te jene ithtarėt e Ver'it.

Kane thėnė disa: I kemi braktisur 70 kapituj te hallallit nga frika se mos po biem ne ndonjė kapitull te haramit.

Ka thėnė Ibnul Kajjimi: Frika,kėrkimi ndihme dhe shpresa e pakte (ne dunja) japin si fryt Ver'in.

Ka thėnė Ibni Avni: Muhammed Bin Sirin urrente te blinte me kėto para,ne te cilat ėshtė i shkruar emri i Allahut,Subhanehu ve teala.

Ka thėnė Tavusi: Nuk ka hajr ne njeriun,i cili nuk ka Ver'.

Ka thėnė Sufjan Thevriu: Mbahu pėr Zuhdin sepse me te Allahu, subhanehu ve teala, ti qet ne shesh te metat e dunjase, dhe mbahu pėr Ver'it sepse me te Allahu,subhanehu ve teala, ta lehtėson llogarinė. Braktise atė qe ke dyshim ne te pėr ne atė e nuk ke dyshim ne te dhe largoje dyshimin me bindje sepse kėshtu te shpėton feja prej shtrembėrimeve.

Ka thėnė Muhammed Bin Abdil-lah: I kam pare disa njerėz,qe kishin ndėrtuar njė shkalle xhamisė se Shuajbit,thashė: Nuk do ta ve kėmbėn time aty derisa te shkatėrrohet ajo shkalle.

Ka thėnė Ebu Bekir El Merveziu: E kam dėgjuar Bishrin duke thėnė: Uria e pastron zemrėn,mbyt epshet dhe te dhuron dituri te mirėfilltė.

Ka thėnė Shemiti: Bijtė e dunjase,te cilėt e thithin atė nuk mund t'i ndahen kurrė([4]).

Ka thėnė Sem'ani: Is'hak Bin Shirazi hyri njė dite ne njė xhami qe te drekonte por e harroi njė dinar.U kthyer dhe e gjeti,por mendoi e tha : Ndoshta i ka rene dikujt tjeter dhe e la.

Ka thėnė Enes Bin Maliku: Nėse kalon pranė teje ndonjė grua,mbylli syte derisa te kalon.

Ka thėnė Davud Et Taiiu: Te paret tanė e urrenin shikimin e tepėrt.

Sa shikimet lėshohen shpejt ndėrsa ne Ahiret nuk pėrballohen dot!!!

Ka thėnė Hasan Bin Hajji: E kam kontrolluar Ver'in dhe nuk e kam gjetur ne dic me pak sesa ne gjuhe.

Abdullah Bin Mubareku ishte pyetur: Cili Ver' ėshtė me i vėshtiri? Kishte thėnė: Gjuha.

Ibrahimi Bin Ed'hemi ishte pyetur: Si plotėsohet Ver'i? Kishte thėnė: T'i barazosh te gjitha krijesat tek ti dhe te mos preokupohesh me te metat e tyre por me mėkatet tua([5]).

 


 

[1] Te paster e jo ne asketizem te grupeve sufite,te cilat ia kane shtremberuar dometheniet e ajeteve kur'anore dhe i kane keqinterpretuar S.Islami

[2] Shenim: Fjala Zuhd gjuhesisht dtth: Braktisje te dickafit

 [3] Devotshmėria dhe frika prej Allahut

[4] Ketu Shemiti ata,te cilet vrapojne pas dunjase i ka ngjasuar me foshnjen,e cila pas dy vitesh ndahet nga gjiri i nenes dhe fillon te haje,ndersa dunjaja,nena e atyre qe vrapojne pas saj,nuk i leshon kurre

 

[5] Marre nga : www.denana.com,Pershtati: Sedat Gani Islami ,27-3-2005,e diele,Brunei Darussalam

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1