Rritja e vullnetit pėr :

                                       

                              

KĖRKIMIN E XHENNETIT

Xhenneti,kėrkesė qe vėrtet meriton garim pėr te,hapėsirė,e cila meriton te garosh pėr te…

Kush pajtohet me hisen e tij te pavlere ne dynja,sigurisht se ne Ahiret do te mbetet pa hisen e tij te shtrenjte.

Kush dėshiron dallim te vėrtet dhe favorizim te madh,le te shikoje ne Ahiret se atje mund ta gjeje kėtė dhe pėr kėtė le te garojnė garuesit e jo pėr plaēkat e dunjase.

Vėrtet cilėsia e begative ne kėtė dynja ėshtė e njohur,sado qe te jen te mira prapėseprapė janė te pėrkohshme,ndėrsa begatitė e Xhennetit janė te pėrhershme. Atėherė a mbetet vend dhe qellim tjetėr pėr tu kėrkuar pėrveē Xhennetit?!.

Ke kujdes vėlla qe te jesh prej atyre,pėr te cilėt thotė Jahja Bin Muadhi: Vepra si mirazh([1]) ndėrsa zemra e mbetur pa takva-devotshmėri i ngjan njė gėrmadhe…mėkatet sa numri i gurėve te vegjėl te rėrės dhe prape shpreson ne hyritė symėdha?! Sa i mire do te ishe po t'ia paraprije shpresės sate me vepra! Sa i ndershėm do te ishe pa t'ia paraprije vdekjes sate! Sa i forte do te ishe po ta kundėrshtoje epshin tend!

Umejri luftonte dhe thoshte: Nxitim pėr tek Allahu pa asfare pajisje pėrveē devotshmėrisė dhe veprės se kthimit ( ne Ahiret).

Xhenneti,vatėr e nderimit hyjnor...por a ka ndonjė kėrkues te tij?

Fejoi hyritė nga Zotėriu i tyre dhe dhurojua mehrin derisa ti ke mundėsi!

Ka thėnė Jahja Bin Muadhi: Nė kėrkimin e dunjase nėnēmohesh ndėrsa ne kėrkimin e Ahiretit bėhesh krenar,andaj a nuk ėshtė ēudi me atė qe zgjedhe nėnēmimin dhe pėrbuzjen ne kėrkimin e asaj qe shume shpejt kalon ndėrsa e braktise krenarinė ne kėrkimin e asaj qe pėrherė mbetet?!

Poashtu ka thėnė: Dunjaja ėshtė gėrmadhė ndėrsa me e shkatėrruar se dunjaja ėshtė njė zemėr,e cila punon pėr ta ndėrtuar atė…Ahireti ėshtė vatėr e ndėrtuar dhe me e ndėrtuar se ai ėshtė zemra e atij qe e kėrkon atė.

Ėshtė thėnė: Nėse i ke dy zemra ,njėrėn kushtoja dunjase ndėrsa tjetrėn Ahiretit ndėrsa nėse e ke vetėm njė, atėherė kushtoja botes me meritore dhe e cila ka begatitė e pėrhershme.

Ka thėnė Ahmed Bin Hareb: Ne e favorizojmė hijen ndaj vapės por cfare kemi qe nuk e favorizojmė Xhennetin ndaj Xhehennemit?!

Ka thėnė motra e Omer Bin Abdul Azizit: Vėrtet koprraci me i madh ėshtė ai qe ndaj vetes se vet bėn koprraci me Xhnnet ( Dtth nuk punon pėr Xhennet).

Ibni Semakut iu kishte drejtuar nje njeri: Me kėshillo? I kishte thėnė: Ke kujdes qe ta humbasėsh Xhennetin,gjerėsia e te cilit ėshtė sa qiejt dhe toka,pastaj te mos gjesh ne te vend as sa pėr ta vėnė  kėmbėn tende!([2])

Shkroi: Ebu Malik

Burimi: www.denana.com

Pershtati: Sedat Gani Islami

29-3-2005,e marte

 


 

[1] Kur te ben vape e madhe,nese shikon ne largesi te medha te duket se kinse atje ka uje por kur te afrohesh nuk gjen asgje

[2] Shenim: Disa thenie dhe poezi,te cilat nuk pashe se kane ndonje rendesi t'i ceku i kam lene ,e ne vecanti disa thenie qe nuk i pershtaten Ehli Sunnetit.

 

Hosted by www.Geocities.ws

1