| Rritja e vullnetit pėr: | ||
|
VĖZHGIM-MBIKĒYRJA([1]) Ėshtė thėnė : Kush e vėzhgon Allahun,subhanehu ve teala, ne mendimet e tij,Allahu,subhanehu ve teala, ka pėr ta mbrojtur atė ne gjymtyrėt e tij. Ka thėnė Dhen Nuni: Prej shenjave te vėzhgimit: Favorizimi i asaj qe e ka zbritur Allahu,subhanehu ve teala,madhėrimi i asaj qe e ka madhėruar Allahu dhe nėnēmimi i asaj qe e ka cilėsuar te tille Allahu. Ka thėnė Xhunejdi: Nuk ka dyshim se kush e ka realizuar Vėzhgimin frikėsohet t'i humbasė fati-hiseja e tij prej Zotit te vet([2]). Ėshtė thėnė: Shpresa ėshtė shtytėse pėr ne adhurim,frika te largon nga mėkatet ndėrsa vėzhgimi te shpie ne rrugėn e te vėrtetave. Ebu Hafseja i kishte thėnė Ebu Uthman En Nejsaburit: Nėse ulesh t'iu flasėsh njerėzve,kėshilloje zemrėn tende se pari dhe mos u mashtro me tubimin e tyre tek ti sepse ata vėzhgojnė ceshtjet tua te dukshme ndėrsa Allahu,subhanehu ve teala, vėzhgon ceshtjet tua te brendshme. Ibni El Atau ishte pyetur: Cili ėshtė ibadeti me i mire? Tha: Pėrkujdesja pėr te vėrtetėn ēdoherė. Ka thėnė Hasan Bin Aliu: Keni kujdes pėr sekretet tuaja sepse Allahu,subhanehu ve teala, shikon ndėrgjegjet tuaja. Poeti ka thėnė: إذا ما خلوت الدهر يوما فلا تقل خلوت ولكن قل علي رقيب Nėse ndonjėherė vetmohesh mos thuaj Jam vetmuar por thuaj unė kam vėzhgues
Njė njeri ishte pyetur: Me cka te ndihmohet njeriu pėr ta ulur shikimin nga gjerat e ndaluara? Tha: Me diturinė e tij se shikim i Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė me i shpejte sesa shikimi i tij e atė ndalese. Ėshtė thėnė: Kush e di se Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė i njohur ne detaje pėr ēdo gjė madje edhe sekretet e ndėrgjegjes e vesveset e mendjes le ta kėtė parasysh se Allahu,subhanehu ve teala, e vėzhgon atė dhe le te turpėrohet prej Tij e te ndalet prej mėkateve. Kushejriu,ne koment te emrave te Allahut,Subhanehu ve teala" السميع \ البصير Degjues-Es Semi' dhe Shiques-El Besir" ka thėnė: Kush e din se Allahu ka keta emra atėherė,edukate e tij do te ishte ta kėtė pėrherė ne hatėr vėzhgimin e Allahut,Subhanehu ve teala dhe ta obligoje shpirtin te beje llogari detaje pėr mėkatet e veta. Ka thene Hasani: Prej njerėzve kishte qe kur donin te epnin sadaka ndaleshin dhe bindeshin se nėse ishte apo jo pėr hire te Allahut pastaj ose e epnin ose jo. Poashtu ka thėnė: Allahu,subhanehu ve teala, e mėshiroftė njeriun,i cili ndalet tek vullneti i tij;nėse ėshtė pėr hire te Allahut,Subhanehu ve teala e zbaton e nėse jo hjek dore. Ka thėnė Amir Bin Abd Kajsi: Nuk kam shikuar ne asgje e te mos e kam pare Allahun,subhanehu ve teala, me afėr saj sesa unė. Ka thėnė Muhamed Et Tirmidhiu: Kujdesu pėr vėzhgimin e atij,shikimet e te Cilit nuk ndahen asnjėherė prej teje! Shkroi: Ebu Malik Burimi: www.denana.com Pėrshtati: Sedat Gani Islami 10-4-2005,e diele Brunei Darussalam
[1] Per qellim nga kjo shprehje ėshtė se njeriu kujdeset te mos bie ne mekate sepse Allahu,subhanehu ve teala, e vezhgon dhe e llogarit per mekatet [2] Dtth: nuk ka deshire t'i kaloje koha pervecse duke qene ne adhurim per Zotin e tijS.Islami
|