|
Rritja e vullnetit pėr : |
||
|
|
||
|
RUAJTJEN E KOHĖS
Ka thėnė Ibnul Kajjimi: Njeriu,qysh prej momentit te pare kur ka ardhe ne kėtė dunja ėshtė udhėtar pėr tek Allahu,subhanehu ve teala. Ka thėnė Hafsa,e bija e Sirinit: O te rinj! Punoni sepse unė e kam pare punėn ne rini( e jo tani ne pleqėri). Ka thėnė Jahja Bin Muadh Err Rrazi: Humbja e kohės ėshtė me e vėshtirė sesa vdekja,sepse humbja e kohės dtth shkėputje-ndarje nga e vėrteta ndėrsa vdekja dtth shkėputja ndarje nga krijesat. Ditėt janė tri: Dje,e cila kaloi me atė qe kishte,nesėr,ndoshta ti nuk e arrin atė,ndėrsa dita jote ėshtė kjo,sot,andaj pėrpiqu ne te. E kaluara ka shkuar,shpresa ėshtė e fshehte ndėrsa ty te mbetet ora,ne te cilėn je tani ( pra koha dhe puna ne te). Kur njerėzit e mire e kuptuan se jeta ėshtė e shkurtėr si dhe i nxiti udhėzuesi" وسارعوا Nxitoni"([1]) punuan dite e nate vetėm pėr ta shfrytėzuar kohen. Ka thėnė Ibnul Kajjimi: Nese Allahu,subhanehu ve teala, ia dėshiron ndonjė robi te mirėn i ndihmon me kohe;sa here qe shpirti i tij i thotė ulu,koha e tij e ngrite dhe i ndihmon. Ka thėnė Shafiu: I kam shoqėruar sufite dhe nuk kam pėrfituar prej tyre pėrveē kėto dy fjale: 1- Koha ėshtė si shpate,nėse ti nuk e prźt ajo te prźt ty,dhe 2- Nėse shpirtin tėnd nuk e preokupon me te vėrtetėn,te preokupon ai ty me te koten. Ėshtė thėnė: Kush ėshtė i pakujdesshėm ndaj kohės se tij do t'i humbe koha,do t'i stėrmadhohen te kaluarat ( e pashfrytėzuara) dhe do te rendohen humbjet. Koha ėshtė prej gjerave qe me se shumti duhet patur xhelozi ne te ne mėnyrė qe te mos kaloje pa pėrfituar ndonjė dobi ne te,sepse nėse njeriut i humbe koha nuk ka mundėsi mė ta arrije atė . Kane thėnė: Prej shenjave te hidhėrimit (te Allahut ne ty) ėshtė humbja e kohės. Ka thėnė Ibni Rexheb El Hanbeliu: I lumtur ėshtė ai qe shfrytėzon stinėt e muajve,ditėve,orėve dhe afrohet (me to dhe) ne to tek Allahu,subhanehu ve teala. Ēudi! Te humbe njė dinar e ti qan ndėrsa te humbe jeta jote ndėrsa ti qesh!!! Ditėn tende nėse e pasuron te kthehet me te mira ndėrsa e kaluara nuk mund te kthehet. Disa njerėz nga gjenerata e para nxitonin t'i shfrytėzonin madje edhe ēastet.Tranmsetohet se Fudejli kishte thėnė: Njoh njerėz qe i numėrojnė fjalėt e tyre prej xhumasė ne xhuma. Disa njerėz hynė tek njė njeri prej gjeneratės se pare (shokėve te Pejgamberit dhe tabiineve-pasueseve te tyre) dhe i thane: Ndoshta ta morrem kohen? Tha: Isha duke lexuar dhe e lashė leximin pėr hire tuajin. Disa njerėz kishin shkuar tek Ma'rufi dhe e kishin zgjatur bisedėn. Iu kishte thėnė: Vėrtet Mbretit te diellit (Allahut) nuk i vie vėshtirė ta tėrheq diellin (dtth koha po kalon sepse dielli i ėshtė afruar perėndimit) andaj a nuk dėshironi te shkoni?! Njeri prej gjenerate se pare kishte kėshilluar shokėt e vet dhe iu kishte thėnė: Kur te dilni prej shtėpisė sime ndahuni sepse ndoshta dikush prej jush lexon Kur'an dhe nėse ju bashkoheni padyshim se do te bisedoni. Ka thėnė Ibni Mes'udi: Nuk jam penduar pėr dic me shume sesa jam penduar pėr njė dite,ne te cilėn ka perėnduar dielli dhe me ėshtė afruar vdekja ndėrsa unė nuk kam bere asfare vepre ( te mire) ne te. Ka thėnė Hasan El Basriu: O njeri! Ti vėrtet je dite,nėse kalon njė dite dije se ka kaluar njė pjese e jotja. Poashtu ka thėnė Hasani: Kam takuar njerėz qe ishin me kureshtar pėr kohet e tyre sesa ju sot pėr paratė tuaja. Ka thėnė Abdurrahman Bin Mehdiu: Po t'i thuhej Hammad Bin Selemes: "Ti do te vdesėsh nesėr!" nuk do te kishte patur mundėsi te shtonte vepra te mira asgjė. Ka thėnė Musa Bin Ismail: Unė po t'iu them se nuk e kam pare kurrė Hammad Bin Selemen duke qeshur do ta thoja te vėrtetėn sepse ai ēdoherė ishe i zėnė;ose ligjėronte ,ose lexonte,ose bėnte tesbih,ose falej dhe vėrtet kėshtu,ne kėto pjese te lartcekura,e ndante ditėn e vet. Halil Bin Ahmed El Ferahidiu thoshte: Ora me e vėshtirė pėr mua eshte ora ,ne te cilen ha ushqim-si kureshtje e forte pėr te mos e humbur kohen. Ka thėnė Hatib El Bagdadiu: E kam dėgjuar Semsemiun duke thėnė se Ibni Xherir Et Taberiu([2]) per 40 vite me radhe,ēdo dite shkruante nga 40 fleta. Ka thėnė Taxh Es Sebkiu: Hatib El Bagdadiu e llogariste veten pėr ēdo moment dhe nuk e humbte kohen dot. Ose shkruante,ose mėsonte njerėz ose lexonte. Ibni Ukajli ne librin e ti El Funun ( Artet) thotė: Gjeja me e mire qe ėshtė caktuar dhe me te cilėn me se miri ėshtė te merret shpirti-njeriu ėshtė koha,andaj afrohu me te tek Allahu. Sesa ishte kureshtar Ibni Xhevziu pėr ruajtjen e kohės tregojnė shkrimet e tij te shumta. Ibni Rexhebi ne jetepershkrimin e Ibni Xhevziu thotė: Nuk ka lenė fushe pa shkruar ne te. Ishte pyetur pėr librat e tij e kishte thėnė: Me tepėr se 340 libra. Fahru Rraziu ka thėnė: Unė kur te ha me vie keq qe me kalon koha e nuk mundem te mėsoj dic sepse koha ėshtė shume me vlere. Ka thėnė Jahja Bin El Kasim: Ibni Sekineja ishte shume kureshtar pėr ruajtjen e kohės. Kur hynim tek ai ta pyesnim pėr dic thoshte: Mos shtoni me shume sesa selamin dhe pyetjen,sepse ishte tepėr kureshtar te bėnte hulumtime shkencore. Ka thėnė njeri prej shokėve te Shemsuddin El Isbehanit: Pėrmendej se ai hante pak buke ne mėnyrė qe te mos pinte ujė,e pastaj te kėtė nevoje te shkoje ne toilet dhe kėshtu te humbe kohe pas kohe. Ka thėnė Imami Ahmed Bin Hambeli: Me duket se rinia ka qene ne mėngėn e kėmishės sime dhe ka rene ( dtth aq shpejt ka kaluar). Ka thėnė Omer Bin Hattabi: Unė e urrej te me shef ndokush duke ndejtur e te mos punoje ose pėr dunja (si halife) ose pėr ahiret (namaz,kur'an etj). Ka thėnė Hasan El Basriu: O njeri! Dita ėshtė mysafiri yt dhe dije se mysafiri nuk qėndron gjate por shkon dhe ose te falėnderon ose te pėrbuzė... Keni frike Allahun dhe ruani kohen dhe jetėn tuaj Nxitoni para se te kaloje koha dhe shfrytėzojeni ditėn tuaj para se te vie e nesėrmja!!!([3]) [1] Sic duket autori ka patur per qellim ajetin: Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr njė xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit.Ali Imran 133 [2] Komentator i njohur i Kuranit dhe njeherit tefisiri i tij konsiderohet prej tefsireve me te sakte [3] Shkroi: Ebu Malik,Burimi: www.denana.com,Pershtati: Sedat Gani Islami,3-4-2005,e diele,Brunei Darussalam |