|
Rritja e vullnetit pėr : |
||
|
|
||
|
MBĖSHTETJEN NĖ ALLAHUN (Tevekkuli) Thotė Allahu,subhanehu ve teala," وتوكل على الله وكفى بالله وكيلا e mbėshtetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut. "(Nisa 81) Dhen Nuni pėr Tevekkulin-mbėshtetjen ne Allahun,subhanehu ve teala, thotė: Tevekkuli dtth: Te mos e dirigjosh veten dhe te zhvishesh nga forca dhe mundi,por me forcėn e njeriut pėr tu mbeshtetur ne Allahun,subhanehu ve teala, duke e ditur se Allahu,subhanehu ve teala, e di dhe e shef se cfare ėshtė ai duke bere. Ka thėnė Bishr El Hafiu: Thotė dikush: Jam mbėshtetur ne Allahun,subhanehu ve teala, ndėrsa ai gėnjen sepse po te ishte mbėshtetur do te ishte ndare i kėnaqur me atė qe bėn Allahun,subhanehu ve teala. Kane thėnė disa :Tevekkuli dtth: Lidhshmėria me Allahun,subhanehu ve teala, ne ēdo rast. Kane thėnė disa: Vėrtet ėshtė vdekje pėr njė rob,qe ta lus njė rob ndėrsa zotėriu i tij ka ēdo gjė. Poeti thotė: Allahu te hidhėrohet nėse ti nuk e lut Ndėrsa njeriu kur te lutet hidhėrohet
Ka thėnė Abdullah Bin Mes'udi: Pasha Allahun,perveq te Cilit nuk ka Zot tjetėr! Fatkeqėsitė e dunjase,nuk i bėjnė dem njė njeriu,i cili gdhin e ngryset ne fenė Islame. Omeri,radijallahu anhu,kishte takuar njerėz prej Jemenit dhe iu kishte thėnė : Kush jeni ju? Thane: Ne jemi Mutevekkilunet (te mbėshteturit ne Allahun,subhanehu ve teala,). Tha: Jo,por ju jeni Muttekilune (te nėnshtruar ose te mbeshtetur qe nuk punoni) sepse Mutevekkilunet jane ata qe hedhin farėn ne arė pastaj i mbėshtetėn Allahut,Subhanehu ve teala. Seleme Bin Dinari shte pyetur: Cfare pasurie ke? Kishte thėnė: Panurine me te mire qe e kam ėshtė: Besa ime ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe mos shtresimi nė atė qe posedojnė njerėzit. Ka thėnė Hasani: Prej mbėshtetjes se njėmendtė te njeriut ne Allahun,subhanehu ve teala, ėshtė te kėtė bese ne Allahun. Njė njeri i ishte ankuar Ibrahim Bin Ad'hemit pėr anėtare te shumte familjes dhe me atė rast Ibrahimi ikishte thėnė: O vella! Shiko se cili antar i familjes sate nuk e ka rizkun-furnizimin prej Allahut,Subhanehu ve teala dhe sille tek unė([1]). Fudejli ka thėnė: Tevekkuli ėshtė shtylla e ibadetit. Njė njeri i kishte thėnė Ma'ruf El Kerhiut: Me porosit me dic ? I kishte thėnė: Mbėshtetu ne Allahun,subhanehu ve teala, aq shume derisa Allahu,subhanehu ve teala, te jete burim yti pėr ēdo gjė. Bishr Bin Harith kishte thėnė: A nuk ke turp ta kėrkosh dunjane nga ,i cili e ka kėrkuar atė? Kėrkoje dynjanė nga Ai,ne dorėn e te Cilit ėshtė dynjaja. Ka thėnė Jahja Bin Muadhi: Kush kėrkon te mira prej atij qe nuk posedon gjera te tilla,ai veē ka dėshtuar dhe se ai qe ėshtė posedues i se mirave ėshtė Allahu,subhanehu ve teala.Thote Allahu,subhanehu ve teala," إن الله لذو فضل على الناس All-llahu ėshtė shumė bamirės pėr njerėz, "(Bekare 243) Ka thėnė Imam Ahmedi: Tevekkuli ne pėrgjithėsi dtth: T'ia dorėzosh ceshtjen tende Allahut,Subhanehu ve teala dhe te kesh bese ne Tė. Hatim El Esammit i ishte thėnė: Si e ke kuptuar Tevekkulin? Tha: E kam kuptuar ne baze te katėr gjerave apo cilėsive : 1- U binda se rizkun tim nuk e han askush keshtuqe nuk u preokupova (shume) me te. 2- U binda se punėn time nuk e bėn askush keshtuqe u preokupova me te. 3- U binda se vdekja me vie befas keshtuqe ia parapriva asaj (ne pėrgatitje),dhe 4- U binda se unė jam pėrherė ne vėzhgim te Allahut keshtuqe u turpėrova prej Tij! Ka thėnė En Neherxhuri: Ai qe ėshtė mbėshtetės i vėrtete,rizkun e tij nuk e paramendon nga krijesat;nuk ankohet pėr atė qe e ka goditur dhe nuk pėrbuzė njerėzit pėr atė qe nuk ia kane dhėnė,sepse ai dhėnien dhe mosdhėnien e shef si dic prej Allahut,Subhanehu ve teala. Ka thėnė Sulejman Ed Darani: Kur njeriu ta arrije kulminacionin ne asketizėm-zuhd,atėherė kjo vetvetiu e shpie ne tevekkul. Shkroi: Ebu Malik Burimi: www.denana.com Pershtati: Sedat Gani Islami 26-3-2005,e shtune Brunei Darussalam |