Rritja e vullnetit pėr :

                                       

                              

PASIMIN DHE SHMANGIEN RISIVE

 

Nėse ke dėshirė ta njohėsh njeriun shiko se sa ėshtė kureshtar ne pasimin e sunnetit dhe shmangien bidateve apo risive.

Si fryt i pasimit mjafton dashuria e Allahut,Subhanehu ve teala ndaj teje.Ka thėnė Ebu Bekri: Nuk braktisi asgjė qe Pejgamberi e pate bere e te mos e beje. Unė frikėsohem se nėse braktisi dic prej udhėzimeve te tij, zemra ime do te humbas.

Omeri e kishte puthur gurin e zi (haxherul esvedin) e kishte thėnė: Unė vėrtet e di se ti je guri,nuk bėn dem dhe as dobi,dhe po te mos e shihja Pejgamberin,Alejhi selam, duke te puthur nuk do te puthja as unė.

Poashtu ka thėnė: Veni re! Ne imitojmė (Pejgamberin) e nuk shpikim,ne pasojmė e nuk trillojmė risi,dhe ne kurrė nuk do te humbasin derisa mbahemi pėr ethereve([1]).

Ka thėnė Aliu,radijallahu ahnu: Po te ishte feja sipas mendjes,(kush te donė thotė cfare te donė),do te ishte me logjike pastrimi i mesteve([2]) brenda e jo pėrmbi,por unė e kam pare Pejgamberin duke iu dhėnė mest ( fshire me ujė) pėrmbi ( dhe ne kėshtu veprojmė).

Ka thėnė Hudhejfetu Bin El Jeman: Prej dy gjerave kam shume frike pėr njerėzit: Ta favorizojnė atė qe e shohin ndaj asaj qe nuk e veprojnė dhe te humbasin duke mos e diktuar fare kėtė.

Ka thėnė Abdullah Bin Mes'udi: Pasoni thėniet tona dhe mos shpikni se kjo iu mjafton.

Poashtu ka thėnė: Mesataria ne sunnet ėshtė me e mire sesa mundi i madh ne risi-bidat.

 Jesar Bin ElHakemi thotė se Ibni Mes'udi ishte informuar pėr njė grup njerėzish ne Kufe,te cilėt bėnin tesbih ne xhami me gurė te vegjel.Iu shkoi kur ja ēdonjėri prej tyre kishte grumbulluar njė grumbull gurėsh para vetes.Filloi te gjuante me gurė derisa i nxori prej xhamie dhe iu tha: Padrejtėsisht keni shpikur risi ,ose:A po e favorizoni veten ndaj diturisė se shokėve te Pejgamberit,Alejhi selam?

Ka thėnė Ibni Abbasi: Nuk ka vit qe vie e te mos shpikin njerėzit ne te risi dhe ta vdesin njė sunnet te Pejgamberit,Alejhi selam, derisa te zhduken sunnetet e te mbesin risitė.

Muadhe El Adevijje rrėfen se ajo e kishte pyetur Aishen,gruan e Pejgamberit,Alejhi selam: Perse gruaja me menstruacione e kompenson agjėrimin ndėrsa nuk e kompenson namazin? Kishte thėnė Aisheja: A mos je harurijje([3])? Thashė: Nuk jam e tille por vetėm po pyes. Tha: كان يصيبنا ذلك مع رسول الله صلى الله عليه وسلم فنؤمر بقضاء الصوم ولا نؤمر بقضاء الصلاة Na ndodhte kjo ne kohen e Pejgamberit, Alejhi selam, keshtuqe urdhėroheshim pėr kompensimin e agjėrimit ndėrsa nuk urdhėroheshim me kompensimin e namazit".

Ja ky ėshtė pasim" Urdhėroheshim,nuk urdhėroheshim"!

Allahu,subhanehu ve teala, qofte ndare i kėnaqur prej grave te Pejgamberit,Alejhi selam!

Ka thėnė Hasan El Basriu: Kush nderon njė risimtar,ai veē ka nxituar ta shkatėrrojė Islamin.

Poashtu ka thėnė: Mos e shoqėro risimtarin sepse ai ta sėmurė zemrėn dhe ta prish fenė tende.

Kur Malikut,imamit te Medines,i vinin risimtar iu thoshte: Sa me pėrket mua,unė ne fenė time jetoje me argumente ndėrsa ti je dyshues keshtuqe shko tek ndonjė dyshues si ti dhe polemizo me te!

Ka thėnė Evzaiu: Nuk ndodhe njeriu ta shpik ndonjė risi e te mos iu grabitet nderi dhe urtėsia.

Ka thėnė Sufjani: Bidati-risia ėshtė me e dashur tek Iblisi sesa mėkati,sepse njeriu prej mėkatit mund te pendohet ndėrsa prej risisė nuk pendohet.

O ti qe dėshiron te shpėtosh Ditėn e Llogarisė

prej xhehenemit dhe ndezėsit te zjarreve

pasoje Pejgamberin ne fjale e vepra

dhe mos dil jashtė Kur'anit

Ka thėnė Ibni Abbasi: Te shikuarit ne njeriun,i cili ėshtė ithtarė i Sunnetit te fton ne sunnet dhe te ndalon prej risisė-bidatit si dhe ėshtė ibadet ne te njėjtėn kohe.

Ka thėnė Seid Bin Xhubejri: Fjala nuk pranohet vetemse me vepėr,vepra nuk pranohet vetemse me fjale,fjala dhe vepra nuk pranohen vetemse me nijet dhe nuk pranohen fjala,vepra dhe nijeti pėrveē nėse nijeti ėshtė ne pėrputhje me sunnetin.

Ka thėnė Dhen Nuni: Prej shenjave te dashurisė ndaj Allahut,Subhanehu ve teala ėshtė pasimi i te dashurit te Tij ( Muhammedit,Alejhi selam) ne moral,vepra,urdhėresa dhe metode(sunnet).

Ka thėnė Ebu Hasan El Verraku: Sinqeritet dtth: Rruga e drejte ne fe dhe pasimi i sunnetit ne sheriat-legjislacion.

Poashtu ka thėnė: Shenje e dashurisė ndaj Allahut,Subhanehu ve teala ėshtė pasimi i te dashurit te Tij( Muhammedit,Alejhi selam).

Ka thėnė Bandar Bin Hasani: Shoqėrimi ithtarėt e risive te dhuron si trashėgimi shmangie nga e vėrteta.

Ibrahim El Havvasi ishte pyetur pėr shėndetin e kishte thėnė: Shėndeti ėshtė (ne) katėr gjera: Fe pa risi,pune pa te meta,zemėr pa preokupime dhe shpirt pa epshe.

Ibni Abbasi ne koment te ajetit" يوم تبيض وجوه وتسود وجوه Nė ditėn kur ka fytyra qė zbardhen dhe ka fytyra qė nxihen... ( Ali Imran 106)",kishte thėnė: Zbardhen fytyrat e Ehli Sunnetit ndėrsa nxihen fytyrat e pasuesve te bidateve.

Ebu Idris El Havlani kishte thėnė: Po ta shoh njė zjarr ne xhami,te cilin nuk mund ta shuaj ėshtė me e dashur pėr mua sesa ta shoh njė risi e te mos mundem me e ndryshuar-eliminuar.

Ka thėnė Fudejl Bin Ijjadi: Paso rrugėt e udhėzimit e te mos pengojnė pasuesit e pakte ndėrsa ke kujdes nga rrugėt e risive dhe mos u mashtro me ithtarėt e shumte.

Ka thėnė Hasani: Mos e shoqėro risimtarin qe te hedh ne zemrėn tende atė qe ti e pason dhe te shkatėrron,ose...te sėmuret zemra.

Ebu Kilabeja kishte thėnė: Mos rini me risimtaret dhe mos polemizoni me ta sepse unė nuk mund t'iu siguroj se nuk do t'iu zhysin ne humbjet e tyre dhe t'iu bėjnė te dyshoni pėr atė qe vepronit me pare.

O Allahu yne! Na be prej pasuesve te Pejgamberit Tėnd!

Shkroi: Ebu Malik

Burimi: www.denana.com

Pėrshtati: Sedat Gani Islami

1-4-2005,e premte

Brunei Darussalam


 

[1] Ne kėtė rast thenieve te Pejgamberit,Alejhi selam

[2] Mestet jane ēorapa te trasha ose jane nje lloj ēorapash prej lekure,te cilat vishen dimrit ose kur ben ftohte.Nese i vesh keto ēorapa,lirohesh gjate abdesit per larjen e kembeve.Njeriut vendas i vlejne 24 ore ndersa musafirit 3 dite e tri nete

[3] Harurijje: Havarixh,te cilet ishin ngritur kunder Aliut,radijallahu anhu.Emrin e kane marre si perkatesi te fshatit te tyre,Harure,ne Irak,net e cilin ishin mbledhur.Shif: Sherh Akide El Vasitijje te Shejh Fevzanit,f:95.S.Islami

Hosted by www.Geocities.ws

1