|
Rritja e vullnetit pėr : |
||
|
|
||
|
NAMAZ Namazi,pėr kokat e besimtareve,ėshtė me i ėmbėl sesa kurora pėr kokat e mbretėrve. Allahu i mėshiroftė disa burra,te cilėt trupat e tyre i nguliten pėr namaz dhe u falen derisa u dėfryen me namaz. Ka thėnė Thabit El Benani: 20 vite jam pėrpjekur shume per namaz por 20 vite kam ndier kėnaqėsi([1]). Ka thėnė njė njeri i devotshėm: Nuk me ka ndodhur te dėgjojė thirrjen pėr namaz (ezanin) e te mos e pėrkujtoje tmerrin e thirrjes se daljes para Allahut,Subhanehu ve teala Ditėn e Gjykimit. Ka thėnė Muhammed El Himsi: E kam pare Ibni Ebi El Hivariun duke u falur dhe posa e filloi namazin me kaptinėn e Fatihase,lexoi deri te " إياك نعبد وإياك نستعين Ty te adhurojmė dhe prej Teje ndihme kėrkojmė"( Fatiha 4).Shkova dhe bėra tavafin rreth Qabese dhe kur u ktheva e pashe se ende nuk e kishte kaluar atė ajet,madje kishte vazhduar ta pėrsėriste deri ne mėngjes. Hatim El Esammi,kur ishte pyetur per namazin e tij kishte thėnė: Kur ngritėm per t'u falur,Qabene e vendosi ne mes dy syve te mi,Siratin([2]) ne mes dy kėmbėve te mia,Xhennetin ne te djathte ndėrsa Xhehennemin ne te majte,Melaqen e vdekjes pas meje dhe mendoj se ai ehste namazi im i fundit". Ibrahimi kur e pėrfundonte namazin,qėndronte njė kohe sikur te ishte i sėmurė. Harith Hasani ishte martuar dhe i kishin thėnė shokėt natėn e martesės: Si po vie ta falesh namazin me xhemat ndėrsa ti sot je martuar?! Tha: Pėr Zotin! Grua e keqe ėshtė ajo qe me pengon mua prej namazit te sabahut me xhemat. Ka thėnė Ibni Mes'udi: Prej nesh ,ne namazin me xhemat nuk mungonte askush,pėrveē atij,hipokrizia e te cilit ishte e qarte. Kishte njeri,qe bartej zhargas derisa arrinte ne saf. Ebi Abdurrahman Es Selemiu edhepse ishte i sėmurė,urdhėronte njerėz ta bartnin deri ne xhami. I ėshtė thėnė Seid Bin Musejjibit: Njė i pandershėm ia ka mesyer te te mbys andaj rri ne shtėpinė tende! Kishte thėnė: Unė po e degjoj " Ejani ne shpetim"([3]) e te mos i pėrgjigjem". Buhariu transmeton nga El Esvedi,se atij kur i kalonte namazi me xhemat shkonte ne xhaminė tjeter. Ebu Derdaja,ne sėmundjen,prej se cilės edhe vdiq,kishte thėnė:Dėgjoni dhe kumtojuani pasardhėsve tuaj: Pėrkujdesuni pėr ato dy namazet,Jacine dhe Sabahun,dhe po ta dinit se cfare (shpėrblimi apo edhe kėrcėnimi per mosprezentim ne to) do te vinit zhargas ne bėrryla e gjunjė ( duar e kėmbė). Omeri ,radijallahu anhu kishte shkuar tek Seid Bin Jerbu'i qe ta ngushėllonte per humbjen e syve.Me atė rast i kishte thėnė: Mos e braktise xhumanė dhe as namazin ne xhaminė e Pejgamberit,Alejhi selam. Ishte pyetur Nafiu,sherbetori i Ibni Omerit: Cfare bėn Ibni Omeri ne shtėpi? Kishte thėnė : Ju nuk mundeni ta beni atė ,qe ai e ben...abdes per cdo namaz dhe lexim te Kur'anit ne mes tyre (namazeve). Nafiu transmeton se nėse,rastėsisht i kishte kaluar Ibni Omerit namazi me xhemat,atėherė ai falej tere atė nate. Ka thene Adijj-u: Nuk ka hyre asnje kohe e namazit e te mos jem pėrmalluar pėr te. Ka thene Ibni Musejjibi: Per dyzet vite me radhe nuk me ka kaluar namazi me xhemat. Poashtu ka thėnė: Kush pėrkujdeset pėr pese namazet me xhemat,ai veē e ka mbushur token e detin me ibadet-adhurim. Ka thėnė Dhehebiu ne librin Es Sijer : Amir Bin Abdu Kajsi falej prej lindjes se diellit e deri ne ikindi.Kur e pėrfundonte namazin i fryheshin-ėnjteshin kėmbėt ndėrsa ai thoshte: O shpirti urdhėrues pėr te keq! Ti je krijuar pėr ibadet. Ishte pyetur Amir Bin Kajsi: A te ndodhe te harrosh ne namaz? Kishte thėnė: Pse a ka ndonjė bisede me te bukur sesa Kur'ani qe te me preokupoje prej tij. Rebiu e kishte blere njė kali dhe kishte luftuar me te pastaj e kishte dėrguar shėrbėtorin e tij,Jesarin, gjetiu dhe kishte filluar te falej ndėrsa kalin e kishte lidhur. Erdhi shėrbėtori dhe i tha: O Rebi' ! Ku e ke kalin? Tha: Ėshtė vjedhur o Jesar. Tha: Ndėrsa ti shikoje ne te? Tha: Po..Unė isha duke biseduar me Zotin tim( falur) dhe nuk me pengoi prej saj asgjė. Ka thėnė Sufjan Bin Ujejne: Mos u be sikurse rob ii keq,i cili nuk vie derisa ta therrasesh por shko ne namaz para ezanit. Ka thėnė Maliku : Abdullah Bin Utbe e zgjaste namazin dhe nuk e shkurtonte apo pėrshpejtonte pėr aske. Ali Bin Husejni kur u ngrinte per namaz dridhej.Ishte pyetur pėr kėtė e kishte thėnė: Ju po e dini se para kujt pod al dhe me ke po flas (dtth: Allahun,subhanehu ve teala,). Ibrahim Et Tejmiu ka thėnė: Nese e shef njeriu qe (as) tekbirit te pare nuk i kushton rendėsi fshiej duart prej tij. Ka thėnė Thabiti: E kam shoqėruar Enesin 40 vite dhe nuk kam pare me te pėrkushtuar ne adhurim sesa atė. Ka thėnė Ebu Is'haku: Me kaloi namazi dhe u dobėsova,sepse unė tani falem dhe nuk lexoj ne njė rekat me tepėr sesa Bekaren dhe Ali Imranin. Alahu te meshirofte! Ti brengosesh se nuk ke mundėsi te lexosh me shume ndėrsa ne nuk i lexojmė as kėto. Mensurit pėrherė i thoshte nena: O biri im! Ti ndaj syve tu ke obligim,ndaj trupit tėnd ke obligim..ndėrsa ai ia kthente: Oj Nena ime! Lere Mensurin se vėrtet ne mes dy fryrjeve ( fryrjes pėr kataklizėm dhe fryrjes pėr ringjallje) ka gjumė te gjate. Ka thėnė Ibni Mehdiu,duke rrėfyer per Sufjan Eth Thevriun: E shikoja ēdo nate Thevriun,flinte ne fillim pak pastaj ngrihej i frikėsuar dhe thoshte: Zjarr! Zjarr! Zjarri ma largoi pėrkujtimin e epsheve pastaj kthehej dhe falej. Ka thėnė Evzaiu: Kush qendron gjate ne namazin e natės,Allahu, subhanehu ve teala, do t'ia lehtėsoje qėndrimin ne Ditėn e Gjykimit. Ka thėnė Velid Bin Muslimi: Nuk kam pare njeri qe ka bere me shume pėrpjekje pėr namazin e natės sesa Evzaiu. Ka thėnė Muhammed Es Suriu: Seidit kur i kalonte namazi me xhemat qante. Ka thėnė Velid Bin Muslimi: Seid Bin Abdul Azizi falej tere natėn ndėrsa kur vinte agimi e ripėrtėrinte abdesin dhe shkonte ne xhami pėr namazin e sabahut. Ka thėnė Ibrahim Bin Veki': Babai im falej dhe nuk e linte sake ne shtėpi pa u falur madje edhe robėreshėn. Ka thėnė Ahmed Bin Hishami : Jezidi dhe Heshimi ka qene te njohur pėr namazin e gjate ditėn e natėn. Ka thėnė Hasani: Uthman Bin Ebi El Asi e kishte martuar njėrėn prej grave te Omerit,radijallahu anhu dhe kishte thėnė: Pasha Allahun! Nuk e kam martuar pse kam lakmuar ne pasuri ose kam patur kureshtje pėr fėmije,por pata dėshirė te me njoftonte pėr namazin e natės se Omerit. Ibni Kethiri pėr Omerin kishte thėnė: Ua falte njerėzve jacine pastaj hynte ne dhome dhe falej derisa gdhinte agimi. Omeri,radijallahu anhu,i kishte thene Muavije Bin Hadixh-it: Nese flej gjate ditės ,do ta humbas pushtetin tim ndėrsa nėse flej gjate natės do ta humbas veten time atėherė cfare t'i bej gjumit o Muavie kur i kam kėto dy probleme?! Ka thėnė Ebu Uthman En Nehdiu: Pata nderin pėr musafirllek tė Ebu Hurejres shtate dite.Pashe se ai,gruaja dhe shėrbėtori i tij e ndanin natėn ne tri pjese;njeri falej pastaj e zgjonte tjetrin e kėshtu me radhe. Kur Muadhe El Adevijje ishte bere nuse per Sile El Eshimin,nipi i tij e kishte dėrguar Silen,para dhenderise,ne Hamam te bėnte banjo,pastaj e kishte future ne njė shtėpi te bukur. Filloi te falej deri ne mengjes.Edhe gruaja veproi keshtu.Kur u zgjuan ne mėngjes,nipi e qortoi pėr kėtė,ndėrsa ky ia ktheu: Ti se pari me fute ne nje shtėpi,ne te cilen ma pėrkujtove zjarrin,pastaj me fute ne nje shtepi te bukur,ne te cilėn ma pėrkujtove Xhennetin dhe kėshtu,koka ime mbeti e preokupuar me kėto dy gjera deri ne mėngjes. O Allahu yne! Na be prej atyre qe falen dhe te pėrkujtojnė shume si dhe na ringjall me zotėriun e namazlinjeve,Muhammedin,Alejhi selam!
Shkroi: Ebu Malik Burimi: www.denana.com Pershtati: Sedat Gani Islami 26-3-2005,e shtune Brunei Darussalam [1] Dtth gjate tere atyre 20 viteve ka ndier kėnaqėsi S.Islami [2] Ura mbi Xhehennem dhe per ne Xhennet [3] Fjala eshte per pjesen e ezanit Hajje alel felah
|