Rritja e vullnetit pėr :

 

MODESTI

Vėlla dije se mendjemadhėsia dhe "si unė nuk ėshtė askush" janė dy sėmundje shkatėrruese dhe se mendjemadhi dhe mburrėsi me vetveten janė te urrejtur dhe te refuzuar tek Allahu.

Ka thėnė Ibni Tejmije: Miskin (vobekėsi) i nderuar ėshtė modesti dhe i frikuari prej Allahut,Subhanehu ve teala dhe se miskin nuk ėshtė ai qe nuk ka para sepse ti shef njerėz edhe pse janė te varfėr janė tiranė…Vobekėsia (miskinlleku) ėshtė moral shpirtėror,i cili dtth: modesti dhe frike.

Ka thėnė Ibni Kethiri: Allahu na lajmėroi ne Kur'an se Xhennetin dhe begatitė e pėrhershme te tij i ka caktuar pėr robėrit e Tij besimtare dhe modest. Mu pėr kėtė ka thėnė" الذين لا يريدون علوا في الأرض … qė nuk duan as mendjemadhėsi e as ngatėrresė nė tokė ..."(Kasas 83)

Ka thėnė Ebu Bekri: Fisnikėrinė e kemi gjetur ne devotshmėri,pasurinė ne bindje dhe nderin ne modesti.

Ka thėnė Urve Bin El Verdi: Modestia ėshtė njė prej shkalleve te nderit dhe se ne ēdo begati ka zili pėrveē modestisė.

Ka thėnė Ibrahim Bin Shejbani: Nderi ėshtė ne modesti,krenaria ne devotshmėri dhe liria ne kėnaqėsi.

Ka thėnė Ebu Bekri: Do te kisha patur dėshirė te isha njė qime ne krahun e besimtarit…Shiko cfare modestie!

Ebu Bekiri,radijallahu anhu,shkonte dhe ua mjelte njerėzve te dobėt kafshėt e tyre si dhe ua pėrgatiste ushqimin.

Omeri kishte kaluar pranė nje gruaje ,e cila mundohej ta ngriste ne shpine nje torbe te vogel.Tha: Kėshtu nuk ngrihet,pastaj e morri shkopin me te cilin mundohej ta ngrinte torbėn dhe i tha:Ja kėshtu ngrihet…

Omer El Mahzumiu ka thėnė: Omeri i thirri njerėzit pėr namaz e kur u tubuan hipi ne minber dhe tha: O ju njerėz!Kam qene ēoban i hallave te Beni Mahzumit( fis) pėr njė cope buke prej hurmeje dhe rrushi te thare,prej mengjesit deri me mbremje.Vazhdoja kėshtu tere ditėn, por cfare dite..Pastaj zbriti.Abdurrahman Bin Avfi tha: O pris i besimtareve! A ende je duke e akuzuar veten tende? Tha: Mjere pėr ty! Unė u vetmova dhe me tha nefsi (shpirti urdhėrues per te keq) : Ti je prisi i besimtareve dhe kush ėshtė me i mire se ti,keshtuqe desha ta njoftoje(shpirtin) me vetveten.

Ka thėnė Urve Bin Zubejri: E pashe Omerin duke bartur mbi supe nje ene me ujė dhe i thashė: O pris i besimtareve! Kjo nuk te takon ty. Tha: Kur me erdhėn delegacionet te nėnshtruara me hyri ne zemėr njė lloj lartėsie dhe mburrje keshtuqe desha ta largoj (duke e bere kėtė).

Ka thėnė Mejmun Bin Mehrani: E kam pare Uthmanin duke fjetur ne xhami ne njė shtroje dhe nuk kishte aske afėr tij,edhe pse ishte halife i myslimaneve.

Omer Bin Kajsi rrefen se Aliu kishte veshur nje rrobe paksa te ngrehur larte dhe ishte qortuar per kėtė. Kishte thėnė: Kėtė e pason besimtari dhe zemra frikėsohet-ka dro prej tij( keshtuqe e kishte hequr atė rrobe).

Ka thėnė Sa'd Et Temimi se Abdurrahman Bin Avfi nuk mund te dallohej nga shėrbėtoret e tij. Kjo si rezultat i modestisė se tij ne te veshur.

Ebu Dherri kur kishte nėnēmuar Bilalin duke i thėnė: Biri i zezakes,ishte penduar dhe pasiqe kishte vene fytyrėn ne toke ishte betuar kishte thėnė: Nuk e largoj fytyrėn time prej dheut derisa te vie Bilali dhe te shkel ne te…

Fudejl Bin Ijjadi ka thėnė: Selmani vishte nje pallto leshi dhe njė dite i kishte thėnė dikush: Po ta vishje ndonjė me te bute? Kishte thėnė: Unė jam rob dhe vishem sikurse rob.Kur te lirohem([1]) atehere do te veshi rroba,qe nuk shtjeren dot.

Ka thėnė njė plak prej Hamdanit: Ne xhahilijet (periudhen paraislame) me dėrgoi populli me ca kuaj,si dhurata Dhu Kilait (mbret). Shkova dhe qėndrova njė vit duke pritur daljen e tij. Pastaj doli kur ja njerėzit i bėnin sexhde…Me vone e kam pare ne Hims e kishte pranuar Islamin. Kur e panė populli i tij duke bartur sende ne dore nxituan ti ndihmonin por ai,nga modestia,refuzoi.

Ibrahim Bin Able thote: E kam pare Ummu Derdane duke ndejtur me grate e skamnoreve ne Bejtul Makdis.

Ammad Bin Zejdi ka thėnė: Nuk me ka ndodhur ta shoh Muhamed Bin Vasiun perveqse dukej si te qante. E kishte zakon te ulej me te varfėr dhe ata qe qajnė.

Muhamedi Vasiu kishte pare djalin e tij duke ecur me koke pėrpjetė e kishte thėnė: A e din se sa ka kushtuar nena jote? 300 dėrhem,ndėrsa babai yt-Allahu mos shtoftė te tille si une ne mesin e besimtareve([2])-. Nėse kėshtu ėshtė puna me nėnėn dhe babain tėnd ,atėherė perse ti ec kėshtu?!

Ka thėnė Rexha' Bin Hajve: Teshat,me te cilat ligjėronte Omer Bin Abdul Azizi( dtth teshat me te mira) u patėn vlerėsuar per 12 dirhem( edhepse Omeri ishte halife).

Ka thene Jahja Bin Meini: Nuk kam pare te ngjashėm me Ahmed Bin Hanbelin.E kemi shoqėruar 50 viet dhe asnjėherė nuk ėshtė mburrur me gjithė te mirat dhe hajrin qe e kishte.

Imam Ahmedi kishte thene: Ne jemi mesakin (te ngrate).

Ahmed Bin Hanbelit i ishte thėnė: Allahu te shpėrbleftė prej Islamit me tere te mirat. Kishte thėnė: Jo,por Allahu e shpėrbleftė Islamin prej meje me tere te mirat,pse kush jam une ?!

Ka thėnė Malik Bin Dinari: Po te ftonte dikush te dera e xhamisė: "Le te del njeriu me i keq prej jush",nuk do te kishte njeri qe ma kishte paraprirė,pėrveē atij qe ėshtė me i forte se unė ne vrapim.

Ka thėnė Mugireja: E nderonim Ibrahim Nah'iun sikurse te ishte princ.Thoshte: Vertet,ditet ne te cilet ecja si hoxha i Kufes janė ditėt me te keqia ne jetėn time!

Ka thėnė Zijad En Nemiriu: Asketi pa modesti ėshtė sikurse pema pa fryta.

Ndoshta ke pare disa kėrkues te vegjėl te diturisė,te cilėt shume pak mbajnė mend Kur'anin,ose nuk e dine njė hadith tekstualisht prej Buhariut ose Muslimit,duke mos cekur fare senedin apo domethėnien e tij,i shef qėndrojnė para dijetareve te mėdhenj dhe thuajse se ėshtė bere Ebu Hanife apo Shafii',thotė: Unė mendoj kėshtu..tek ne ėshtė kėshtu…

E lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na beje prej atyre qe janė modest pėr hire te Tij!!!([3])


 

[1] Per qellim e ka prej zjarrit dhe te bindem se jam prej banoreve te xhennetit

[2] Pra nga modestia thote se ky nuk vlen asgje tek Allahu,subhanehu ve teala

[3] Shkroi: Ebu Malik,Burimi: www.denana.com,Pershtati: Sedat Gani Islami,2-4-2005,e shtune,Brunei Darussalam

 

Hosted by www.Geocities.ws

1