Rritja e vullnetit pėr:

DHIKRIN DHE LEXIMIN E KUR'ANIT

 

Allahu,subhanehu ve teala, zbukuroi gjuhet e pėrkujtuesve me dhikr sikurse qe ndriēoi me nur shikimet e shikuesve…

Ka thėnė Hasan El Basriu: Pėrmallohuni pėr ėmbėlsinė ne tri gjera: Namaz,dhiar (pėrkujtim Allahun,subhanehu ve teala,) dhe leximin e Kur'anit.

Ka thėnė Dhen Nuni: Dunjaja nuk ėshtė e mire pėrveē nėse e pėrmend Allahun,ahireti nuk ėshtė i mire pėrveē nėse te fale Allahu dhe Xhenneti nuk ėshtė i mire perveēse kur ta shohėsh Allahun ne te.

"Pėrmendja e Allahut"( dhikri) ia bashkon njeriut forcėn dhe vullnetin ,ia humbe dertin, brengen, gabimet dhe mėkatet e afron afėr Allahut, Subhanehu ve teala…

Ishte pyetur njė njeri: Kur te lexosh Kur'an,a te ndodhe te mendosh-t'i flasėsh vetes pėr ndonjė gjė ?

Tha: Po a ka ndonjė gjė  me te dashur tek unė sesa Kur'ani qe t'i flas shpirtit tim pėr te?!

Dhen Nuni ishte pyetur: C'ėshtė shoqėrimi? Tha: Dituria dhe Kur'ani.

Muhamed Bin Vasi' ka thėnė: Kur'ani ėshtė kopshti i te menēurve, kudo qe te ndalen ,ndalen ne kopsht te ndritur.

Kane thėnė disa dijetare: Kur'ani ėshtė shkresa,te cilat na kane ardhe nga Zoti ynė; i lexojmė ne namaz,i meditojmė ne vetmi dhe i zbatojmė ne vepra( respekt-ibadet).

Malik Bin Dinari thoshte: O bartės te Kur'anit ( ata qe e kane nxėnė pėrmendėsh)! Kur'ani eshte pranvere e zemrės se besimtarit sikurse qe shiu eshte pranvere e tokės.

Ka thėnė Vuhejb Bin El Verdi: Allahu,subhanehu ve teala, i meshirofte disa njerėz te mėparshėm ,te cilėt kur kalonin pranė citateve (ajeteve),ne te cilat pėrmendej zjarri (xhehennemi),bėheshin sikurse tymi i tij ėshtė tek veshėt e tyre.

Leximi i vėrtet i Kur'anit realizohet nėse bashkėpunojnė gjuha,mendja dhe zemra. Gjuha i shqipton mire shkronjat,mendjet shpjegon domethėniet ndėrsa zemra merr mėsim…Gjuha lexon,mendja pėrkthen ndėrsa zemra merr mėsim.

Ka thėnė Uthman Bin Affani: Po te pastroheshin zemrat tuaja nuk do te ngopeshit nga fjala e Zotit tuaj.

Ka thėnė Thabit El Benani: 20 vite e lexova Kur'anin 20 vite ndjeva lumturi dhe kėnaqėsi.

Ka thėnė Malik Bin Dinari: Dėfryesit nuk mund te dėfrehen me dic me te mire sesa dėfrimi me dhiarin ( pėrmendjen e Allahut,Subhanehu ve teala).

Ka thėnė Ebi Muhlebi: Ubej Bin KA'bi e lexonte tere Kur'anin ēdo tete dite.

Ka thėnė Ibni Mes'udi: Hafizi i Kur'anit duhet te njihet natėn kur njerėzit flenė ( dtth: te fale namaz),ditėn kur njerėzit hane( dtth: te agjėroj),me heshtjen kur njerėzit flasin dhe me modesti e dro kur njerėzit bėjnė mendjemadhėsi.

Ibrahimi ka thėnė: El Esved En Nah'iu ne Ramazan e lexonte tere Kur'anin pėr ēdo te dytėn dite ndėrsa jashtė muajit Ramazan pėr ēdo te 6-ten dite.

Ka thėnė Ebi Is'haku: Ebu Abdurrahman Es Selemiu ua lexoi njerėzve Kur'anin ne xhami pėr 40 vite.

Ndėrsa vet Ebu Abdurrahman Es Selemiu ka thėnė: Kam shkuar tek Zejd Bin Thabiti (shok i njohur i Pejgamberit,Alejhi selam, dhe njeri prej shkruesve te Kur'anit) dhe ia kam lexuar Kur'anin 13 vite.

Ka thėnė Selam Bin Ebi Mutiu: Katade Bin Deame-ja e lexonte tere Kur'anin ēdo te 7-ten dite. Kur vinte muaji i Ramazanit e lexonte ēdo te treten dite ndėrsa ne dhjete ditėt e fundit te Ramazanit e lexonte ēdo dite.

Ka thėnė Evzaiu: Hassan Bin Atije pasi namazit te Ikindise ndalej dhe e pėrkujtonte Allahun,subhanehu ve teala, deri ne perėndim te diellit.

Ka thėnė A'meshi: Jahjaja ishte prej njerėzve qe me se miri lexonin Kur'an. Kur lexonte Kur'an ne xhami nuk ndieje asnjė lėvizje dhe ta merrte mendja se askush nuk ėshtė ne xhami( nga vėmendja e madhe qe ia kushtonin Kur'anit).

Ibni Fudejli rrefen nga babai i tij se Ebu Is'hak Es Sebii' e lexonte tere Kur'anin ēdo te treten dite.

Imam Neveviu per Muhamed Bin Abdil-lah El Evediun ka thėnė: Dijetaret janė te dakorduar pėr prijatarinė (imamllekun),devotshmėrinė dhe ibadetin e tij. I kishte thėnė te bijės se tij,e cila qante kur i kishte ardhur vdekja: Mos qaj sepse unė ne kėtė shtėpi e kam bere hatme ( e kam lexuar tere Kur'anin) 4000 here.

Ka thėnė Husejn El Kerabisiu: Buajta njė nate tek Shafiu dhe pashe se falej 1/3 dhe nuk ndodhte te kaloje pranė ndonjė ajeti te mėshirės e te mos kėrkonte mėshirė prej Allahut,Subhanehu ve teala si dhe pranė ndonjė ajeti te ndėshkimit e te mos kėrkonte mbrojtje,thuajse ne te ishin bashkuar shpresa dhe frika.

Abdullah Bin Ahmed ne lidhje me babain e tij,Imam Ahmedin ka thėnė: Shtate here ne dite lexonte Kur'an dhe ne ēdo te shtatėn dite e lexonte te terin.

Ka thėnė Xhunejdi: Ibadeti pėr njerėzit e menēur ( arifėt) ėshtė me i mire sesa kurora pėr kokat e mbretėrve.

Ka thėnė Zekerija Bin Delvijje: Kur Ahmed Bin Muhamed El Kattani shkonte tek Haxh-xhami ( mjek musliman,i cili nxjerr gjakun e keq) qe t'ia shkurtonte mustaqet bėnte dhikr. Haxha-xhami i thoshte: Hesht pėr pak ēaste. Beje punėn tende-ia kthente Ahmedi.

Ka thėnė Muhamed Bin Jahja: Kaloi Ahmed Bin Harbi pranė disa fėmijėve,te cilėt luanin. Kur e pa njė fėmijė iu tha shokėve: Ndalni pak sepse ky ėshtė Ahmedi,i cili nuk flenė natėn( por bėn ibadet).E kapi veten pėr mjekre e tha: Fėmijėt te nderojnė ndėrsa ti flenė. Pas kėsaj ngjarje me nuk flinte natėn derisa vdiq.

Ka thėnė El AHfidh Omer El Bezzar per Shejhul Islamin, Ibni Tejmijen: Zakoni i tij ishte i njohur: Pas namazit te sabahut nuk i fliste askujt  perveēse pėr nevoje dhe vazhdonte ta pėrkujtojė Allahun derisa ngritej dielli.

Fet'h El Musoliu ka thėnė : I dashuri me dashurinė e Allahut,Subhanehu ve teala nuk gjen kėnaqėsi ne dunja dhe nuk ndahet nga pėrkujtimi i Allahut,Subhanehu ve teala asnjė ēast.

 Njeriu,i cili ka vullnet te madh shikon ne vlerėn e dhikrit dhe vazhdimisht e praktikon ate. Kush ka dėshirė te pushoje ne kopshtet e xhennetit ne dunja le t'iu bashkohet ndejave te dhikrit sepse ato janė kopshtet e Xhennetit.

Nuk ėshtė ēudi ne pjesėn e ajetit" فاذكروني Pėrkujtomėni"[1] por ēudi ėshtė nga fjala " أذكركم Iu pėrkujtoj (Unė-Allahu)".

فاذكروني Pėrkujtomėni me nėnshtrim أذكركم Iu pėrkujtoj me begati

فاذكروني Pėrkujtomėni me frike أذكركم Iu pėrkujtoj me realizmin e dėshirės

فاذكروني Pėrkujtomėni me madhėri أذكركم Iu pėrkujtoj me nderim

فاذكروني Pėrkujtomėni me braktisjen e mėkateve أذكركم Iu pėrkujtoj me dhurata te shumta

O zemėrmirė! Nxito te arrish gradat e larta!

Shkroi: Ebu Malik

Burimi: www.denana.com

Pershtati: Sedat Gani Islami

9-4-2005,e shtune

Brunei Darussalam


 

[1] Aludim ne ajetin" فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلا تَكْفُرُونِ  Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shprėblim). Mė falėnderoni e mos Mė mohoni.( Bekare 152)

Hosted by www.Geocities.ws

1