Atyre Qe Vetes I Kane Bere Padrejtesi Me Mekate
 
Falenderimi i takon Allahut,subhanehu ve teala,ndersa pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te! Me pas: Thote Allahu,subhanehu ve teala," ورحمتي وسعت كل شيء "…e mëshira Ime ka përfshirë secilin send…"( A'raf 156).Poashtu thote " ألا إن الله هو الغفور الرحيم " Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi! ".( Shura).
 
O vellezer! Per Zotin, ne jemi ne nje begati te madhe,si jo,kur kemi Zot,qe fal shume,i Bute,i Meshirshem,pranon pendimet e roberve te Tij pas padrejtesisie qe ia bejne vetes se tyre.Ua fal mekatet dhe nuk merret me to,madje ua shenderron ne te mira.A nuk i thirri Allahu,subhanehu ve teala, roberit e Vet" قل يا عبادي الذين أسرفوا على أنفسهم لا تقنطوا من رحمة الله إن الله يغفر الذنوب جميعا إنه هو الغفور الرحيم "Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"( Zumer 53)
 
Ndersa ne hadithin Kudsijj thote" يا عبادي إنكم تخطئون بالليل والنهار وأنا أغفر الذنوب جميعا فاستغفروني أغفر لكم " O roberit e Mi! Ju beni mekate naten dhe diten ndersa Une ua fali te gjitha mekatet,andaj kerkoni falje tek Une qe t'ua fale mekatet".
Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وهو الذي يقبل التوبة عن عباده ويعفوا عن السيئات ويعلم ما تفعلون "Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni". ( Shura 25) Thote poashtu " ومن يعمل سوءا أو يظلم نفسه ثم يستغفر الله يجد الله غفورا رحيما "Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues" ( Nisa 110)
 
Allahu është me i madhi, Allahu është me i madhi, Ai është fales i mekateve,është Meshirues!
O vella…!
Kur do te pendohet ai qe nuk pendohet tani?
Kur do te kthehet tek Allahu,subhanehu ve teala,ai i cili nuk kthehet tani?
Kur do t'a paramendoje llogarine e tij me Allahun,subhanehu ve teala, nese nuk e paramendon tani?
Sekondat pasojne njeri tjetrin ndersa oret nuk kane te ndalur..A ende nuk je penduar?!
 
Mendo..
 
O vella!Ne cdo dite bejme mekate pas mekateve ndersa Allahu,subhanehu ve teala, nuk harron " أحصاه الله ونسوه " All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar" (Muxhadele 6) dhe " ما يلفظ من قول إلا لديه رقيب عتيد "Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm".( Kaf 18)
 
A nuk është humbje dhe pikellim qe Allahu,subhanehu ve teala, t'ua fale mekatet miljonave ndersa ti nuk je ne mesin e tyre?
Vella dhe moter nxitoni qe t'a lironi veten tuaj nga zjarri dhe shfrytezoni kohen tuaj duke bere ibadete,derguar shume pershendetje Muhammedit,Alejhi selam, duke u penduar shume dhe duke nxituar ne te mira.
 
O rober te Allahut! E keshilloj veten time dhe ju te pendohemi sinqerisht,te shpeshtojme kerkimin falje te mekateve dhe t'i drejtojme duart kah Allahu,subhanehu ve teala,,I Gjalli,Vigjiluesi,ndoshta Allahu,subhanehu ve teala, na i fal mekatet !
 
Per Zotin ajo qe bejme per Allahun,subhanehu ve teala, është e pakte,madje është fatkeqesisht e amballazhuar me syefaqesi,gabimet dhe leshimet jane pjese e madhe e tyre,tere ne jemi te varfer dhe te ngrate,tere ne jemi te dobet dhe gabimtar.."" أيها الناس أنتم الفقراء إلى الله والله هو الغني الحميد  "O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.( Fatir 15).Poashtu ka thënë " والله الغني وأنتم الفقراء "All-llahu s'ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë).(Muhammed 38)
 
Disa prej nesh mendojne kur te falet apo lexoje apo t'a perkujtoje Allahun,subhanehu ve teala, per disa caste, ka bere pune te madhe…
Pashe Allahun! Me trego ti qe mendon keshtu sesa ore i kalon para televizorit,duke shiquar gra gjysmelakuriqe ndersa meleku shiqon ne ty? Sa ore te tera kalojne te rinjte tane duke u endur neper tregje ndersa meleku i shiqon ata? Sa ore te tera kalojne vajzat duke u zbukuruar ndersa meleku i shiqon ato?
 
A nuk turperohemi o vellezer?
A nuk ndiejme frike ne zemer prej Allahut,Subhanehu ve teala ?
A nuk na ka rrenqethur fjala e Allahut,Subhanehu ve teala " إن جهنم كانت مرصادا "E Xhehennemi është në pritë (në pusi)" ? (Nebe' 21)
 
A nuk na ka ndalur fjala e Allahut,Subhanehu ve teala " والله بما تعملون بصير "S'ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin." ? (Bekare 110)
Pendohuni tek Allahu,subhanehu ve teala, o ju te zotet e mendjes,sepse Allahu,subhanehu ve teala, edhepse është Mekatfales dhe i Meshirshem është edhe Ndeshkues i ashper.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " إن بطش ربك لشديد  "Eshtë e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë"( Buruxh 12)
 
Le te pendohemi tani,po tani,para se te kaloje koha…
Le te pendohemi para se te vijne agonite e vdekjes…
Le te pendohemi para se t'a shohim melekun e vdekjes,e t'i therret shpirtit tone: Dil o shpirt i..,ose i lumtur ose…???
Ne fund:
 
Dijeni o vellezer se dera e pendimit është e hapur dhe nuk mbyllet derisa te lind dielli prej perendimit,andaj le te fillojme e te pendohemi qysh tani!
 
Dijeni o vellezer se Allahu,subhanehu ve teala, gezohet me pendimin e robit te Tij dhe ia fale mekatet e tij edhe nese jane sa toka apo sa shkuma e detit. Thote Allahu,subhanehu ve teala, ne nje hadith kudsijj"يا ابن آدم إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك على ما كان منك ولا أبالي, يا ابن آدم لو بلغت ذنوبك عنان السماء ثم استغفرتني غفرت لك على ما كان منك ولا أبالي, يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم جئتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة " O biri i Ademit! Ti derisa ( vazhdon te) me lut dhe dhe shpreson ne Mua, t'i fali ato qe i ke ne veten tende ( mekatet) dhe nuk me ndodhe asgje.O biri i Ademit! Nese mekatet tuaja arrijne rete e qiellit, pastaj me kerkon falje, t'i fali dhe asgje nuk me ndodhe.O biri i Ademit! Sikur t'a mbushje tere token ne nekate pastaj me vie duke mos m'a shoqeruar aske ne asgje, do te vie me po aq falje".(Tirmidhiu)
 
A nuk ka thënë Allahu,subhanehu ve teala, " إن الله يغفر الذنوب جميعا " All-llahu i falë të gjitha mëkatet …".( Zumer 53)
Nuk kam mundesi t'iu them ne fund te ketyre fjaleve perveq asaj qe ia tha Nuhu popullit te vet " فقلت استغفروا ربكم إنه كان غفارا يرسل السماء عليكم مدرارا ويمددكم بأموال وبنين ويجعل لكم جنات ويجعل لكم أنهارا " Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;11.Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,12.Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj".( Nuh 10-12)
 
O Allahu yne! N'a i pastro zemrat tona sepse Ti me se miri i pastron ato! O Allahu yne! Ne i beme padrejtesi vetes sone dhe nese Ti nuk na fal mekatet dhe nuk na meshiron atehere ne do te jemi prej te humburve.
 
Pershendetjet tona qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam ,familjen dhe shoket  e tij ne teresi!
Marre nga: www.twbh.com
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
20/12/04,e marte ( oret e para pas mesnates)
Brunei Darussalam
 
Hosted by www.Geocities.ws

1