Rritja e vullnetit pėr :

                                       

                               DRONĖ DHE PĖRULJEN  NĖ NAMAZ

 Vėlla! Dije se droja ne namaz do te thotė: Vėrja e zemrės para Allahut,Subhanehu ve teala ;e nėnshtruar dhe e pėrulur,e zbutur dhe e qete.

Ka thėnė Xhunejdi: Droja dtth: Pėrulja e zemrės pėr Allahun,Njohėsin e fshehtėsirave.

Zemra ėshtė udhėheqėse e trupit;nėse ajo pėrulet,atėherė pėrulen edhe shikimi,dėgjimi dhe tere gjymtyrėt,madje edhe te folurit.

Ka thėnė Hudhejfeja,radijallahu anhu: Gjene e pare,te cilėn e humbni ne fenė tuaj ėshtė droja,ndėrsa gjene e fundit qe e humbni ne fenė tuaj ėshtė namazi.

Ka thėnė Ibni Kethiri: Drone ne namaz e arrin ai qe e pregadite zemrėn vetėm pėr namaz...preokupohet me te dhe e favorizon atė ndaj gjerave tjera ,atėherė ajo te jete rehati dhe qetėsi pėr te.

Seid Bin Xhubejri,ne komentim te ajetit" الذين هم في صلاتهم خاشعونAta tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit,"(Mu'minun 2),dtth: modest,nuk e di se kė e ka nė tė djathtėn e kė nė tė majtėn dhe nuk i shmanget drose per Allahun,Subhanehu ve teala.

Kane thėnė disa prej selefit: Namazi ėshtė sikurse nje robėreshė,te cilėn ai dhuron ndonjė mbreti prej mbretėrve dhe cfare mendoni nėse ia dhuroni ndonjė robėreshė te paralizuar apo te verbėr? Nėse vėrtet na qenka puna kėshtu,atėherė cfare mendoni pėr namazin e njeriut,me te cilin afrohet robi tek Allahu?!

Dhen Nuni,duke pėrshkruar njerėzit ,qe bėjnė ibadet-adhurim shume kishte thėnė: Nėse e shef ndonjėrin prej tyre ,qe veē ėshtė bere gati pėr namaz,do ta vėresh se kur te qėndrojė ne mihrab dhe t'ia filloi namazit,i bie ndėrmend se ia vend ėshtė vendi,ne te cilin njerėzit bėjnė ibadet per Allahun,subhanehu ve teala, dh si rezultat i bie te fiket.

Njė nėnshtrim i plote do te arrihej kur te plotėsohet nėnshtrimi i brendshėm shpirtėror dhe ai i jashtėm. Mu per kėtė ,Pejgamberi Alejhi selam thoshte ne ruku: خشع لك سمعي وبصري ومخي وعظمي وما استقلت به قدمي Te janė nėnshtruar-pėrulur dėgjimi im,shikimi im,truri im,eshtrat e mi dhe atė,tė cilėn e mbajnė kėmbėt e mia ".( Muslimi)

Pėrsosmėria e drose ne ruku dhe sexhde. Nėse robi pėrulet dhe nėnshtrohet ne ruku dhe sexhde,ai e ka pėrshkruar Allahun,subhanehu ve teala, me cilėsitė e Lartemadherise dhe Krenarise.Ai sikur thotė:Modestia dhe nenshtrueshmeria jane  cilėsitė e mia...ndėrsa Madhėria dhe Lartmadhėria janė pėrshkrim yti o Zoti im!

Ka thėnė Hasani: Ke kujdes qe Allahu,subhanehu ve teala, te shikoje ne ty ndėrsa ti shikon ne dike tjetėr…dhe ke kujdes ta lusėsh Allahun,subhanehu ve teala, pėr Xhennet dhe te kėrkosh mbrojtje nga zjarri ndėrsa zemra jote ėshtė e pakujdesshme dhe nuk din se cfare thotė gjuha.

Halef Bin Ejjubi nuk i largonte mizat nga fytyra gjate namazit.Ishte pyetur: Si ke durim? Kishte thėnė: Me kane treguar se prej hipokriteve ka qe bejne durim kur te rrihen me kamxhik vetėm e vetėm t'i thuhet: Filan durimtar,ndėrsa unė jam para Allahut,Subhanehu ve teala,atėherė a te mos bej durim pėr njė mize,e cila me afrohet?!

Ka thėnė Ebu Derdaja,radijallahu anhu: Kėrkoni nga Allahu,subhanehu ve teala, mbrojtje prej drose se nifakut-hipokrizisė? Ishte pyetur: Po cfare ėshtė droja e hipokrizisė? Kishte thėnė: T'a shohėsh trupin te drojtur ndėrsa zemra nuk ėshtė e tille".

E lusim Allahun,subhanehu ve teala, te jemi prej atyre qe kane dro ne namazin e tyre,me trup e me zemėr!!! 

Shkroi: Ebu Malik

Burimi: www.denana.com

Pershtati: Sedat Gani Islami

25-3-2005,e premte

Brunei Darussalam

 

Hosted by www.Geocities.ws

1