UDHETIMI PER NE AMSHIM
 
Sado qe te jetoj njeriu ne kete dunja ,sado qe te defrehet me kënaqesite dhe lezetet e saja fundi i tij eshte i paevituar.Patjeter cdo njeri do ta kete fundin dhe ky fund eshte vdekja , prej se ciles nuk ka shpetim .Thote Allahu s.w.t"cdo shpirt do ta shijoje vdekjen e tek Ne keni per tu kthyer"[ali imran 185].
Patjeter do t'a perjetojme diten ,ne te cilen do te kthehemi tek Allahu s.w.t, qe te na llogarise per ate qe punuam ne kete dunja.Thote Allahu s.w.t" friksojuni dites ne te cilen do te ktheheni tek Allahu" [bekare 281].
Ajo eshte dita e fundit,nuk ka dite pas saj.Ajo eshte dite e madhe ne te cilen do te dalim para Allahut s.w.t;eshte dite qe do te del i madhi e i vogli para Allahut, i ndershmi e i pandershmi, i pasuri e i varferi;ajo eshte dite dhe takim i premtuar…
Para kesaj dite eshte nje moment ne te cilin njeriu kalon prej botes se mashtrimit ne boten e gezimit ose hidherimit;e tere kjo sipas veprave te tij.Ky moment eshte momenti ne te cilin njeriu hedh shiqimin e fundit ne djemte e vajzat e tij,ne vellezerit e motrat e tij e ne fytyren e tij lajmerohen agonite e vdekjes  dhe nga zemra e tij burojne thelle renkime e gjemime.Ai eshte momenti ne  te cilin njeriu e kupton pavlefshmerine e kesaj dunjaje ,eshte momenti ne te cilin njeriu ndien dhimbje e humbje per cdo moment te cilin nuk e ka shfrytezuar ne rrugen e Allahut s.w.t.
Ai therret "O Zoti im me kthe ,ndoshta  do te punoj mire per ate qe e leshova [nuk e bera gjersa isha ne dunja]".[mu'minun 99-100].
Ai eshte moment ne te cilin meleku i vdekjes e therret njeriun .Ah ta dija se a e therret per te mire[ e ta pergezoje me xhennet] apo e therret vrazhde si pjestare te xhehennemit!
Vella i dashur!
Vetmia e vertet eshte vetmia ne qefin e varr.A i perkujton dhimbjet kur do te shtrihesh ne shtrat ku familja jote do te rrotullojne[here andej e here kendej], kur do te kaplon dhimbja, e vdekja cdo here do te afrohet.Pastaj do t'ia dorezosh shpirtin Zotit xh.sh.Pastaj do te cojne ne xhami qe te ta falin namazin e xhenazes,pastaj do te leshojne ne varr, duke te mos shoqeruar askush,as nena as babai e as vellai.
Ne varr njeriu ndien se eshte ne nje vetmi dhe bote te frikshme.Gjate nje momenti njeriu kalon nga kjo bote e frikshme per ne knaqesite e Allahut s.w.t nese ka qene prej atyre qe jane penduar dhe kane bere vepra te mira apo kalon ne sketerre e ndeshkim te dhembshem nese ka qene  veperkeq e mendjemadh ndaj Allahut s.w.t
Nuk ka shpetim nga momenti i dhenies se fletushkave per ate qe kemi bere.Ose do te n'a u ipen ne anen e djathte e te jemi te gezuar ose ne anen e majte  e me zemer te thyer ndiejme dhimbje per ditet,ne te cilat nuk punuam dic per Allahun s.w.t dhe per diten e gjykimit.
Ja pra kjo eshte dunjaja.E vereni se sa shpejt kalojne ditet e saja .Tash i shef sinjalet e para para vetes.Ia dorezon shpirtin Allahut s.w.t, kalon ne Ahiret dhe veshtiresite e tij.Ja per nje moment u be sikur nuk kishte qene kurre.I kthehet jetes se re ,ose te lumur ose te hidhur .Allahu na ruajt!
Nuk ka dobi nga dunjaja,banoret e se ciles cdo here e braktisin .Bote ,te cilen ndertuesit e saj e lene .Ose varr ne begati e knaqesi te perhershme ose varr ne zjarre dhe mundime te dhembshme.Ai therret,kerkon ndihme por s'ka kush qe i ndihmon.Pas kesaj vjen dita e premtuar, dite ne te cilen toka shenderrohet ne nje toke tjeter e qiejt i nenshtrohen Allahut fuqiplote;dite qe dosti nga dosti nuk ka dobi e as ndihme.Therret thirresi[meleku] me zerin e tij e ngriten te vdekurit nga varret per tek Zoti i tyre,te zhveshur e te zbathur,nuk ka fis ,miq,autoritete as pasuri"e kur i fryhet surit [per here te dyte] atehere ,ne ate dite nuk do te kete lidhje familjare mes tyre e as qe do te pyes kush per njeri tjetrin.E kujt i peshojne me rende peshojat[veprat e mira],ata jane te shpetuarit.Ndersa atyre qe u peshojne lehte peshojat [veprat e mira] ata jane qe humben vetveten dhe jane ne xhehennem pergjithmone.Zjarri do t'ua djege atyre fytyrat dhe do te duken shume te shemtuar brenda tij"[mu'minunn 101-104].
Ajo eshte dite ne te cilen Allahu i bashkon te paret e te fundit,ajo eshte dite ne te cilen shperndahen defteret[fletushkat] e vendosen ne peshore.Ajo eshte dite ne te cilen njeriu ik nga vellau,nena ,babai,gruaja e femijet e tij .Ajo eshte dite kur veperkeqi deshiron ta hedh gruan,vellezerit,femijet ne zjarre e vet te shpetoje.
Atehere vella i dashur! Ti vella qe Allahut s.w.t i  ben mekat imagjinoje veten tende duke qendruar ne mesin e asaj turme te madhe krijesash te mledhura para Allahut s.w.t.Te thirret emri:o filan filani eja te dalesh para Allahut a.xh! Ngritesh e nga frika e madhe tere gjymtyret e trupit te dridhen.Ngjyra e fytyres tashme te ka ndryshuar e mundimet e veshtiresite te kane kapluar per dhimbjet e te cilave din vetem Allahu s.w.t.
Imagjinoje veten tende duke qendruar para Allahut s.w.t e zemra te eshte mbushur frike.
Tashme e ke fletushken ne dore, ne te cilen veprat dhe cdo gje qe ka te beje me ty gjendet ne detaje.E lexove ate me zemer te thyer.Ne veten tende ndien turp prej Allahut ,i Cili ende vazhdon te ti fale mekatet dhe te jete bemires ndaj teje.
Me cfare gjuhe do ti pergjegjesh Allahut s.w.t kur te pyet per veprat [e keqia ] dhe mekatet e medha? me cfare kembesh do te qendrosh para Allahut s.w.t ? me cfare zemre do ta perballosh te folurit e Allahut xh.sh te drejtuar ty?
Si do  te jete me ty kur te perkujtosh mosperfilljen e urdherave te Allahut s.w.t dhe berjen e mekateve? si do te perkujtosh interesimin e pakte per ndalesat e Tij dhe adhurimin e ceket ndaj Tij s.w.t ? cfare do te thuash nese te thote ty"o robi Im nuk me respektove e as nuk u turperove prej Meje? A nuk te kam bere mire? A nuk te kam begatuar ? Cfare te mashtroi…?
Vella i dashur!
Perkujtoi njerzit e devotshem te cilet dalin nga varret e tyre me fytyra te bardha si shenje e veprave te mira.U ringjallen me kete cilesi si dhurate nga ana e Allahut xh.sh. Takohen me melaiket e ato i pergezojne duke u thene :ja kjo eshte dita qe u pat premtuar juve [ bete durim e u shperblyet]… perkujto kur Allahu s.w.t urdheron melaiket e u thote :oj melaiket e Mia drejtoni roberit e Mi per ne xhennetet e lumtura.Dergoni ne ato vende ku gjejne knaqesine e perhershme.
Ata me knaqesine e Allahut s.w.t arriten kete jete te lumtur ,iu hapen dyert e xhenneteve e rreth tyre fluturojne hyrite symedha.U hoq prej tyre lodhja e mundimi.
Perkujto kur shpirterat e keqinje , tirane e mekatare e takojne Allahun s.w.t e u thote [Allahu s.w.t melaikeve]" oj  melaiket e Mia merrini dhe lidhni ne pranga e pastaj hidhni ne zjarre sepse hidherimi Im eshte i ashper ndaj atyre qe kane pak turp ndaj Meje".
Ndalen shpirterat e keqinje ne zjarrin e xhehennnemit.Tashme mendojne shprterat e tille qe te kthehen prape ne dunja e te pendohen e te bejne vepra te mira por larg ,shume larg eshte kthimi.Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy grupeve,ne mes atyre qe jane ne begati dhe atyre qe jane ne zjarre.Allahu s.w.t te verteten e thote kur deklaron se "vertet te miret jane ne begati ndersa te keqite ne zjarre"[infitar 13-14].
O ti qe lexon kete shkrese ndalu pak dhe llogarite veten:
Nese je prej atyre qe bejne vepra te mira e u largohen mekateve falenderoje Allahun s.w.t per kete dhe kerko nga Ai s.w.t qe te te beje te paluhatshem ne kete derisa te vdesish dhe mos harro se Allahu s.w.t t'a jep ate qe ti kerkon.
E nese nuk je i tille pendohu sepse nuk ke arsye te ngulesh kembe ne mekatet qe te sjellin ndeshkim se VALLAHI ti nuk ke force ti perballosh ndeshkimit te Allahut s.w.t ngase edhe kodrat e forta  po te ballafaqoheshin me ate zjarre nga ashpersia e nxehtesise se tij do te shkriheshin.
A mund ta krahasosh veten me malet e kodrat e tilla o njeri i dobet?
Ti i ben balle urise e etjes ,veshtiresive e obligimeve por pasha Ate qe nuk ka tjeter pos Tij ti nuk mund ti besh balle atij zjarri…
Atehere nuk te mbetet tjeter pos qe ta shpetosh veten nga zjarri i tille derisa je ne periudhen e tranzicionit dhe ke gjasa per pendim.Mos harro se sabri nga ndalesat e Allahut s.w.t ne kete bote eshte shume me i lehte se sabri ndaj ndeshkimit te Allahut s.w.t ne diten e gjykimit.
Vella mos harro se ne rrugen e drejte dhe te devotshmerise nuk ka veshtiresi e ndalesa te medha siq mendojne disa por rruga e devotshmerise eshte e tera lumturi,e tera knaqesi, e tera qetesi e cfare deshiron ti tjeter nga dunjaja?! Por sa i perket jetes tirane e mekatare e tera eshte frike ,humbje ,mashtrim  ne kete dunja e pastaj ndeshkim e mundime ne boten tjeter.
Andaj vella provoje kete rruge tani dhe mos u luhat sepse ne jemi duke te keshilluar dhe ta dojme te miren!!!
 
Sedat islami
Student prane Fakultetit te Studimeve Islame ne Prishtine dhe ne Brunei Darussalam
 
25 qeshor 2003
e merkure
KOSOVE
 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1