GRATE E PEJGAMBERIT ALEJHI SELAM
Mufti: Hiresia e tij,Shejhu: Atijje Sekar
Maj 1997
PYETJA: Sa është numri i grave të Pejgamberit Alejhi selam dhe perse Allahu s.w.t ia lejoi atij të martohet me më shume se kater gra?
PERGJEGJA: Numri i dakorduar rreth grave të Pejgamberit Alejhi selam është 11 (njembedhjete). Dy prej tyre kane vdekur në të gjalle të Pejgamberit Alejhi selam dhe ato jane :
- Hatixhe-ja, dhe
- Zejneb bint Huzejmeh.
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka vdekur në të gjalle të nente (9) grave të tij. Gjashte (6) gra të tij ishin prej kurejsheve,katra (4) ishin arabe jo kurejshe,nje (1) ishte joarabe dhe ajo është Safijja nga Beni Israilet.
Kurejshet ishin:
1-Hatixhe Bint Huvejlid, e cila gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek gjyshi i tij Kusaj.
Ishte gruaja e pare e Pejgamberit Alejhi selam,e cila ia lindi të gjithe femijet: Abdullahun , Kasimin, Zejnebin, Rukajjen, Ummu Kulthumin dhe Fatimen. Ndersa Ibrahimin e kishte me Marijen Kiptase.Sipas shenimeve me të sigurta ka vdekur në Mekke tri vjet para hixhretit.
2- Sevde Bint Zem'ah, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek gjyshi i tij Luej bin Galib. Eshte martuar me të pak kohe pas vdekjes se Hatixhes r.a. Ka bërë kuroren me të në Mekke ndersa thuhet se në gjerdek ka hyre ose në Mekke ose në Medine. Ka vdekur në vitin 54 hixhrijj.
3- Aishe Bint Ebi Bekr Es Siddik, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K'ab bin Luejj.Ka bërë kurore me të pasi që beri me Sevden ndersa në gjerdek me të ka hyre në Medine.Ka vdekur në vitin 56 hixhrijj ose pas tij.
4- Hafsa Bint Omer Bin El Hattab, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K'ab bin Luejj. Eshtë martuar me të në vitin e 2-të ose 3-të të hixhretit.Vdiq në vitin 45 hixhrijj.
5-Ummu Seleme. Emri i saj ishte Hind. Thuhet se quhej Remle. Gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K'ab bin Luejj. E martoi pas vdekjes se burri të saj në vitin e katerte të hixhretit ndersa vdiq në vitin 58 të hixhretit ose me vone.
6- Ummu Habibe. Emri i saj ishte Remle,ndersa thuhet se quhej Hind. Ishte bija e Ebi Sufjanit. Gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek Kab bin Luejj. Beri kurore me të në vitin e shtate të hixhretit derisa ishte në Habesh. Vdiq me 44 hixhrij.Thuhet edhe ndryshe.
Ndersa arabet ishin:
1- Zejneb Bint Xhahsh. Babai i saj ishte nga fisi Medarr ndersa nena e saj ishte kurejshe.Quhej Emime Bint Abdul Muttalib Bin Hashim. E martoi Pejgamberi Alejhi selam pasiqe u shkurorezua nga Zejd Bin Harithe në vitin e trete ose të katert ose të peste sipas hixhrit.Vdiq në vitin 20 hixhrijj ose pas tij.
2- Xhuvejrijje Bint El Harith El Mustalkije. U zu robereshe në betejen e Beni Mustalakut. Pejgamberi Alejhi selam e liroi dhe u martua me të në vitin e peste ose të gjashte të hixhretit.Vdiq në vitin 50 ose pas tij sipas hixhrit.
3- Zejneb Bint Huzejme. Ne xhahilijet thirrej Ummu-l-Mesakin.U martua me të Pejgamberi Alejhi selam në vitin e 3-të apo të 4-të sipas hixhretit.Vdiq në vitin e 4-të.Qendroi tek Pejgamberi Alejhi selam 2 apo 3 muaj . Thuhet se ka qendruar tete muaj.
4- Mejmune Bint El Harith. Eshte martuar me të në vitin e shtate sipas hixhrit në Umren kompenzuese( umre kadaijje) ndersa ka vdekur në vitin 51 sipas hixhrit.
Ndersa joarabet ishin Safijje bint Hujej Ahtab. Ishte prej fisit jehud Beni Nudajr. U zu robereshe.Pejgamberi a.s e bleu nga Dihje-u dhe u martua me të në Betejen e Hajberit në vitin e shtate sipas hixhrit.Vdiq në vitin e 50-të apo pas tij. Pejgamberi Alejhi selam ka martuar edhe gra të tjera por nuk ka hyre në gjerdek me to.
Ndersa sa i perket Marijes Kiptase nuk ka qene grua e lire me kurore por Pejgamberi Alejhi selam defrehej me të si robereshe. Ia lindi Ibrahimin ndersa vdiq në vitin e 12-të ose 16-të sipas hixhrit.
Pejgamberi Alejhi selam e martoi këtë numer sipas traditave të cilat ishin aktuale tek arabet dhe të tjeret në lidhje me poligamine.Ajeti i cili perkufizon numrin në kater nuk kishte zbritur perveqse pasi që Pejgamberi Alejhi selam i kishte martuar të gjitha.Allahu s.w.t ia ndaloi numrin me më shume se ky dhe e urdheroi t'i mbaje si shperblim për to për hire të zgjedhjes se tyre për të qene nen kurore me Pejgamberin Alejhi selam me gjithe jeten modeste dhe askete që bente.Thote Allahu s.w.t " { áÇ íÍá áß ÇáäÓÇÁ ãä ÈÚÏ æáÇ Ãä ÊÈÏøóá Èåä ãä ÃÒæÇÌ æáæ ÃÚÌÈß ÍÓäåä } Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre…"(Ahzab 52)
Poashtu Allahu s.w.t ua ndaloi besimtareve të martohen me to pas vdekjes se Pejgamberit Alejhi selam .Thote Allahu s.w.t "{ æãÇ ßÇä áßã Ãä ÊÄÐæÇ ÑÓæá Çááøóå æáÇ Ãä Êäß꾂 ÃÒæÇÌå ãä ÈÚÏå ÃÈÏÇ } Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij…"(Ahzab 53)
Mu për këtë asnje prej tyre nuk e shkurorezoi Pejgamberi Alejhi selam në menyre që të jene nen perkujdesjen e tij dhe të jene në Xhennet.
Martesa e Pejgamberit Alejhi selam me to nuk ishte e motivuar nga ndonje ndjenje e pashpirte epsharake por ka qene në baze të virtyteve të larta njerzore sepse po të ishte për epsh do të zgjedhte beqaresha dhe nuk do të ishin të gjitha të veja me perjashtim të Aishes r.a .
Pastaj po të ishte për epsh nuk do të kishte refuzuar shume gra, të cilat ia falnin veten Pejgamberit Alejhi selam ( dtth kerkonin martese me të pa meher). Martesa e tij me cdonjeren prej tyre ishte me lejen e Allahut s.w.t. Transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë"" ãÇ ÊÒæÌÊ ÔíÆÇ ãä äÓÇÆì ¡ æáÇ ÒæÌÊ ÔíÆÇ ãä ÈäÇÊì ÅáÇ ÈæÍì ÌÇÁ áì Èå ÌÈÑíá Úä ÑÈì ÚÒ æÌá " Nuk jam martuar me asnje prej grave të mia dhe as nuk i kam martuar vajzat e mia perveqse në baze të shpalljes, me të cilen me vinte xhibrili nga Zoti im".
Kjo nuk vie aspak në kundershtim me hadithin " "ÍÈÈ Åáì ãä ÏäíÇßã ÇáØíÈ æÇáäÓÇÁ æÌÚáÊ ÞÑÉ Úíäì Ýì ÇáÕáÇÉ " Më jane bërë të dashura nga dunjaja juaj misku( era e mire) dhe grate ndersa rehatia ime është në namaz",dhe as nuk zbehe qendrimin e tij sepse kjo është dashuri meshire,e cila e ka nxitur të porosis për to shume, madje edhe në ditet e fundit të jetes se tij.
Pektheu: Sedat Gani Islami
30/11/04, e marte
Brunei Darussalam
Marre nga www.alazhr.org
(Marre nga programi i Fetawa-ve,i publikuar në këtë web-sajt)