Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit

 
TIRMIDHIU
 
Jeta Dhe Xhamiu I Tij
 
-------------------------------------------------------------------------------------------
Parathenia
Falenderimi i takon Allahut, ndersa pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam ,me pas:
Allahu,subhanehu ve teala,me urtesine e Tij kishte caktuar qe ky ummet i yni te jete ummeti i fundit,pejgamberi i tij te jete pejgamberi i fundit, libri i tij te jete libri i fundit qiellore,i zbritur prej Krijuesit Famelarte…Nisur nga ky fakt,ummeti yne u favorizua ndaj ummeteve tjera me keto vecori. Allahu fene e ketij ummeti e beri fe te vetme te pranuar tek Ai. Në këtë fe,te cilen e perfaqeson Kur'ani dhe Sunneti,shohim se Allahu,subhanehu ve teala, na ka porositur te jemi te sjellshem me dijetaret,duke cekur poziten e larte te tyre qe kane tek Allahu,subhanehu ve teala.Thote Allahu" íÑúÝóÚö Çááøóåõ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ ãöäßõãú æóÇáøóÐöíäó ÃõæÊõæÇ ÇáúÚöáúãó ÏóÑóÌóÇÊò æóÇááøóåõ ÈöãóÇ ÊóÚúãóáõæäó ÎóÈöíÑñ… i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.( Muxhadele 11)
Ne nje ajet tjeter Allahu, subhanehu ve teala, na urdheron, qe ne ceshtjet e fese dhe dunjase, te kthehemi dhe t'i konsultojme dijetaret.Thote Allahu" ÝÇÓÃáæÇ Ãåá ÇáÐßÑ Åä ßäÊã áÇ ÊÚáãæä… e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm" (Enbija 7)
Kur'ani me bukurite dhe stilin e tij te paarritshem nga gjinia njerzore apo cfaredo lloj krijesash tjera qofshin, verteton se vlera e dijetareve ndaj te tjereve është shume e madhe, vlere qe pothuajase është e pamundur te krahasohet me diç.Ja se cfare thote Kur'ani kur ben nje analogji mes dijetarit dhe tjereve  Þõáú åóáú íóÓúÊóæöí ÇáøóÐöíäó íóÚúáóãõæäó æóÇáøóÐöíäó áóÇ íóÚúáóãõæäó ÅöäøóãóÇ íóÊóÐóßøóÑõ ÃõæúáõæÇ ÇáúÃóáúÈóÇÈö Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.….."(Zumer 9)
Ne traditen profetike gjejme se Pejgamberi Alejhi selam na ka porositur per dijetaret,duke na njoftuar per vleren, poziten dhe gradat e tyre te medha tek Allahu,subhanehu ve teala.Thote Pejgamberi Alejhi selam" ÇáÚáãÇÁ æÑËÉ ÇáÃäÈíÇÁ " Dijetaret jane trashegimtare te Pejgambereve".( Ebu Davudi,Tirmidhiu,Ibn Maxhe dhe Ibn Hibbani)
Nisur nga keto dhe fakte tjera, ne i cmojme dhe i nderojme dijetaret, duke kerkuar me këtë knaqesine e Allahut,Subhanehu ve teala .
Ne këtë punim nuk them se kam bere dic te madhe apo kam sjellur dic te re,sepse edhe ashtu punimi është shume i shkurter,por se paku jam munduar t'ia hedh nje veshtrim studioz jetes se ketij dijetari te madh,edhe pse ne fakt, kjo ne krahasim me atë qe ai beri per ummetin islam është shume e pakte,por c'te besh,ndoshta kjo behet shkak qe Allahu,subhanehu ve teala, per hire te dashurise se Tij ndaj dijetareve,te m'i fal mekatet !!!
Kam shprese se Allahu,subhanehu ve teala, do ta pranoje këtë veper timen modeste dhe do ta vendose atë ne peshoren e te mirave te mia,qe te me beje dobi atë dite,ku asgje tjeter nuk te ben dobi perveq atij qe i shkon Allahut,Subhanehu ve teala me zemer te paster!!!
Punimi pefshin keto pjese:
- Lindjen,
- Emrin,
- Mesuesit dhe nxenesit e tij,
- Fjalet miradije te dijetareve per te,
- Vdekjen e tij,
- Veprat e tij,
- Xhamiun e tij,
- Kushtet e Tirmidhiut,
- Lavdi i dijetareve per librin e tij, dhe se fundi:
- Pasthenia.
Pershendetjet tona qofshin mbi me te mirën krijesë,Muhammedin,Alejhi selam ,familjen,shoket dhe tere pasuesit e tyre gjer ne amshim…!!!
Sedat Gani Islami
24/3/2004, e merkure
UBD,Brunei Darussalam
-------------------------------------------------------------------------------------------
Ebu Isa Et- Tirmidhiu
 
LINDJA E TIJ: Lindi gjate periudhes se Dinastise Abasite,te cilen historianet e quajne " Etapa Arte e Islamit".
Gjurmet e kesaj etape mbeten te pashlyera ne themelimin dhe zhvillimin e shkencave te ndryshme islame, sikurse qe ishte njeherit etape e gjenialitetit te dijetareve dhe poeteve,zhvillimit apo persosmerise se artit te te ligjeruarit dhe dialogut,etj.
Lindi ne vitin 209 duke qene i verber.Eshte thënë se ka lindur i tille por nje gje e tille sikur duket te jete e pavertete, sepse nje gje e tille nuk është cekur ne biografine e tij.Ka mendime se ai ka lindur ne vitin 200 sipas hixhretit ( Ulumul Hadith Ve Mustalahuhu,Subhi Salih,botimi i 16-te,1986,Darul Ulum Lil Melajin,Bejrut,Lubnan,f:400)
Eshtë polemizuar poashtu edhe rreth vendlindjes se tij. Eshte thënë se ka lindur ne fshatin Bug. Imami ne fjale ose ka qene prej ketij fshati ose ka jetuar me vone aty derisa edhe ka vdekur ne te.
Mulla Ali El Kariu transemton se Tirmidhiu kishte thënë: Gjyshi im ne kohen e Lejth Bin Jesarit ishte mervezijj, pastaj kaloi ne Tirmidh.
Bug: është emer i nje fshati  prej fshatrave te Tirmidhit.Ne mes tij dhe Tirmidhit ka distance 6 fersah ose 30 km ( 1 fersah = 5km).Ka mundesi qe imami te këtë qene banor i ketij fshati keshtuqe i perket fshatit apo komunes se fshatit.Ky mendim sikur është me i qelluar, meqe nuk është logjike te jete banor i qytetit e pastaj t'i ipet perkatesia e nje fshati, me te cilin nuk ka asfare lidhjeje.(Mu'xhemul Buldan,Jakuti).
Sa i perket Tirmidhit,dijetaret sa i perket kesaj perkatesie ne aspektin gjuhesor, nuk kane rene dakord.Disa prej tyre e lexojne me Fet'ha (e-në shqip) "Termidh",disa e lexojne me Damme( u-ne shqip)" Turmidh", ndersa disa e lexojne me Kesre (i- ne shqip)" Tirmidh.
Banoret e atij qyteti e shqiptonin me Fet'ha (e), duke i vene Kesre ( i) shkronjes mim, pra "Termidh".
Te gjithe dijetaret mundohen,qe sipas formes qe e lexojne edhe ti japin kuptim.
Tirmidhi është qytet i njohur,respektivishte prej qyteteve te medha dhe kryesore.Shtrihet ne anen lindore te lumit Xhejhun.
EMRI: Ebu Isa Muhammed Bin Isa Bin Sevre Bin Musa Bin Dahhak Es Selemij El Bugijj Et Tirmidhijj Ed Darir,(Ebu Isa Et Tirmidhijj,Shejhul Hadithi,Kamil Muhammed Muhammed Uvejda,botimi i pare 1995,Darul Kutubi El Ilmijjeti,Bejrut, Lubnan,f:53,
Meshahid El Kijameti Fil Hadithi En Nebevijj,Dr: Ahmed Muhammed Abdullah El Alijj,botimi i pare,1991,Darul Vefa,Mensure,Egjipt,f:30)
Dijetaret ne librat e tyre kane regjistruar edhe mendime tjera.Ndoshta nuk do te behej e tepert sikur t'i ceknin disa prej tyre ne menyre qe e mira rrenjet t'i shtrije sa me thelle.Ja disa mendime:
1-Muhamed Bin Isa Bin Sevre Bin Shed-Dad
2-Muhammed Bin Isa Bin Jezid Bin Sevre Bin Es Seken
 
MESUESIT DHE NXENESIT E TIJ: Me pare ceka se imami kishte lindur ne periudhen e Dinastise Abbasite,e cila quhej prej historianeve " Periudha E Arte E Islamit".Kjo periudhe vecohej edhe per atë se numri i dijetareve ishte i madh.Imami kishte fatmadh meqe takoi dhe mesoi prej nje numri te madh te tyre. Koha e tij ishte koha e perparimit shkencor ne shkencat e hadithit.Tirmidhiu ishte orator i madh, kishte shprehje te qarta dhe ligjerim te kuptueshem.I ishin dhuruar oratoria e gjuhes dhe retorika e sqarimit.Kishte ze te thelle,te thekshem dhe ndikues ne audience.
Sa iu perket atyre prej te cileve mesoi shkencen e hadithit dhe transmetoi ne te njejten kohe, jane shume.Prej tyre ka qe vetem Tirmidhiu është vecuar ne transmetim prej tyre sikurse ka te tjere qe ai dhe autoret e Suneneve transmetuan prej tyre.
Prej mesuesve te tij me te njohur vecojme:
1-Buhariu (194-256 h)
2-Muhammed Bin Besh-Shar Bundar(167-252)
3-Muhammed Bin Muthenna Ebu Musa (167-252)
4-Zijad Bin Jahja El Hassani (167-254)
5-Abbas Bin Abdul Adhim El Anberi ( 167-246)
6- Ebu Seid El Eshexh-Xh Bin  Abdil Lah Bin Seid El Kendi (167-257)
7-Ebu Hafs Amr Bin Alijj El Fel-Lash (160-244)
8-Ja'kub Bin Ibrahim Ed Deverkijj(166-252)
9-Muhamed Bin Ma'mer El Kajsijj El Bahranijj (166-252)
10-Ebu Davud (202-275)
11-Nasr Bin Alijj El Xhehdamijj ( 166-250)
Tirmidhiu kishte arritur edhe hoxhollare tjere,me te vjeter se keta,prej te cileve kishte mesuar dhe transmetuar.Prej tyre vecojme:
1-Abdullah Bin Muavije El Xhumehijji.Vdiq ne vitin 243 pasi qe kishte kaluar te 100-tat.
2-Alijj Bin Haxher El Mervezijj.Vdiq me 244 pasi qe kishte qene i shtyre ne moshe,afer 100 vjecar.
3-Suvejd Bin Nasr Bin Suvejd El Mervezijji.Vdiq ne vitin 240 h duke qe ne ne moshen 91 vjecare.
4-Kutejbe Bin Seid Eth Thekafij,Ebu Rexha' (150-240)
5-Ebu Mus'ab Ahmed Bin Ebi Bekr Ez Zuhrijji El Medenijj (150-242)
6-Muhammed Bin Abdil Melik Bin Ebi Esh Shevarib.Vdiq me 244h.
7-Ismail Bin Musa El Fezazi Es Sudijj.Vdiq 254 h
8-Ibrahim Bin Abdil Lah Bin Hatim El Hervijj (178-244)
Shejhu islam, Ibni Haxher El Askalani ka thënë: Eshtë vertetuar se Imam Tirmidhiu kishte vizituar vendet ( per te marre dituri) dhe kishte mesuar prej nje grupi (dijetaresh ) horosanesh,irakianesh dhe hixhaziane.
Ndersa sa iu perket nxenesve te tij ,te cilet degjuan dhe transmetuan prej tij hadithe jane shume por nder me te rendesishmit është Mahbubiu,i cili transmetoi Xhamiun e tij.
Ka thënë Ibni Imadi:Ebu El Abbas El Mahbubi Muhammed Bin Ahmed Bin Mahbub El Mervezijj,haditholog dhe transmetues,hoxhe dhe i pari i hadihit.Vdiq ne ramazan te viti 346,ne moshen 97 vjecare.Xhamiu i Tirmidhiut transmetohet preej tij ( Ebu Isa Et Tirmidhijj,f:63)
 
FJALE MIRADIE TE DIJETAREVE PER TIRMIDHIUN:
Ka thënë Ibni Hibbani: Ebu Isai (Tirmidhiu) ishte prej atyre qe tubuan (hadithe), shkruan,nxene permendesh dhe perkujtonin.(Perserisnin nxenjen e haditheve permendesh qe te mos i harrojne S.I)
Hakimi kishte thënë: E kam degjuar Amr bin Ba'lekun duke thënë:Vdiq Buhariu ndersa nuk la pasardhes te ngjashem ne Horosan me Ebu Isain ne dituri,mbamendje,devotshmeri dhe asketizem.Qante derisa edhe u verberua madje mbeti i tille me vite te tera.
Dhehebiu ne librin El Mizan ka thënë: Tirmidhiu është hafidh ( mbamendes)  i ilmit (diturise).Eshte autor i Xhamiut dhe është besnik per ç'gje jane dakorduar dijetaret".
Ibni Imad El Hanbeliu ne librin Shedheratu-Dh-Dhehebi kishte thënë: Ishte me i dalluar nga bashkekohaniket,ishte shenje ( mrekulli) ne mbamendje dhe persosje (te njohurive).
Ndersa ne librin Et Tehdhib ,Ebu-l Fadl el Bejlemani kishte thënë: E kam degjuar Nasr Bin Muhammed Esh Shejrikuhijj duke thënë:E kam degjuar Muhammed Bin Isa Et Tirmdhiun duke thënë: Me ka thënë Ebu Ismaili ( Buhariu): Ajo qe kam perfituar prej teje është me shume sesa ajo qe ti perfitove prej meje.
Thotë Idrisi: Një Imam me peshë në shkencën e hadithit, autor i librave: El Xhami', Et-Tarih dhe Ilel të cilat i shkroi me precizitët të dijetarit. Mirej si shembull për kujtesën e fortë të tij.( www.albislam.com/alim  )
SHENIM: Edhepse dijetaret thane keto fjale miradie per te dhe e lavduan shume, prapeseprape ka njerez qe dyshojne ne te, madje dyshuan aq shume saqe thane se Tirmidhiu eshte emer i panjohur dhe se librat qe i perkasin ketij njeriu jane gabim sepse nuk është vertetuar nese Xhamiu apo libri tjeter i til El Ilel i perkasin atij.Kete e ka thënë Ibni Hazmi ne kapitullin e  El Feraid, te librit El Isal.Per hire te realitetit do ta sjellim edhe tekstin original" Ai është i panjohur dhe nuk dihet se nese ai e ka shkruar Xhamiun apo Ilel-in".
Dijetaret nuk u ndalen kembekryq ndaj ketyre fjaleve, por si ne te kaluaren edhe ne te tanishmen nuk u pajtuan dhe nuk pelqyen me te.
Ibni Haxheri ne librin Tehdhibu-T-Tehdhib ka thënë: Sa i perket Ebu Muhamed Bin Hazmit ai per veteveten ka treguar se nuk ka lexuar.Ka thënë ne kapitullin e El Feraid te librit El Isal: (Emri komplet i ketij libri është: El Isalu Ila Fehmi-l-Hisali El Xhamiati Li Xhumeli Sheraii-l-Islami Vel Halali Vel Harami Ves Sunneti Vel Ixhmai': Muhammed Bin Isa Bin Sevre Et Tirmidhijj është i panjohur". Le te mos thote askush se ai ndoshta nuk e ka njohur Tirmidhiun dhe nuk i ka rene te shof punimet ( librat ) dhe hifdhin (mbamendjen) e tij,sepse ky njeri,këtë shprehje( i panjohur) ua etikoi edhe shume te tjereve ,te cilet ishin te njohur si besnik e mbamendes (huffadh),si:Ebu Kasim Begaviut,Ismail Bin Muhammed Es Saffarit,Ebu Abbas El Esammit e te tjereve.
Ajo qe te ben te cuditesh është se Hafih Bin Ferdiu e kishte cekur Tirmidhiun ne librin e tij El Mu'telif Vel Muhtelif dhe kishte terhequr vemendjen per vleren dhe poziten e madhe te Tirmidhiut.Cudi si i ka kaluar Ibni Hazmit kjo.(Tedhkiretu-l-Huffadh,Ebu Abdullah Shemsuddin Muhammed Edh Dhehebi,Daru Ihjai Et Turathi El Arebijj,Bejrut, Lubnan,3/322 )
Disa dijetare bashkekohore mendojne se Hafidhi ishte ngutur pak ne këtë ceshje sepse ai nuk e kishte pare librin El Isal dhe nuk e ka mare tekstin prej tij por prej Dhehebiut dhe ndoshta ka mundesi qe Dhehebiu te këtë gabuar kur e ka transmetuar mendimin e Ibni Hazmit prej librit te tij El Isal. Kjo per arsye se Ibni Hazmi ,ne librin e tij El Muhal-la,kishte cekur nje hadith,ne zingjirin e transmetuesve te te cilit ishte edhe Tirmidhiu.Hazmi edhe pse e kishte cilesuar si te dobet hadithin, megjithate nuk kishte thënë asgje per tirmidhiun( Ebu Isa Et Tirmidhijj,f:65-66)
VDEKJA E TIJ: Dijetaret nuk jane dakord sa i perket dates se sakte te vdekjes se tij.Ka thënë Sem'ani:Ka vdekur ne fshatin e tij,ne Bug, ne vitin 270 e ca,i cili ishte fshat i komunes se Tirmidhit.Ka thënë poashtu:Ka vdekur ne fshatin Bug ne vitin 275 h.
Jakut El Hameviu e kishte pasuar Sem'anin ne opsionin e pare ndersa Ibni Halkani ne atë te dytin, edhe pse e verteta qendron sipas asaj qe transmeton Hafidh El Mezzijj ne librin Et Tehdhib nga Ebu Abbas Xha'fer Bin Muhammed Bin Mutezz El Mustagfirijj se ka thënë:Ka vdekur Ebu Isa ne Tirmidh naten e hene,pasiqe 13 nete kishin kaluar prej muajit rexheb te vityit 279 ( Ebu Isa Et Tirmidhijj,f:69)
 
VEPRAT E TIJ :
1-El Xhamius Sahih
2-Esh Shemail
3-El Ilel
4-Et Tarih
5-Ez Zuhdu
6-El Esmau Vel Kuna
 
XHAMIU I TIRMIDHIUT
Prej veprave me te njohura te tij ishte Xhamiu,i cili tek shumica muslimane njihet si "Suneni i Tirmidhiut" apo edhe sic e quajne disa shkurtimisht" El Xhamiu-s-Sahih (El Baithu El Hathithu,f:22)
Vecori e Xhamiut është se Tirmidhiu nuk ka regjistruar vetem hadithet e verteta ( sahihe) por krahas tyre ka shenuar edhe hadithet e grades Hasen dhe Daif,duke dhene sinjal vete per graden perkatese te hadithit perkates dhe mendimet rreth atij hadithi.
Libri i tij vecohet me vecori,te cilat veshtire e kemi t'i gjejme ne librat tjera.Prej atyre vecorive:
1-Ndonjehere cek polemikat e fikhisteve ( juristeve),duke cek argumentet e tyre dhe hadithet,te cilat ne shikim te pare kane kunderthenie ne mes tyre.Ky është qellim prej qellimeve me te larta dhe më me rendesi,sepse thelb i shkencave te hadithit është dallimi i hadithit te vertete nga ai i dobeti per te argumentuar me te,pastaj per t'a pasuar atë dhe punuar sipas tij.
Mu per këtë thote Tirmidhiu: E shkrova këtë liber pastaj ua prezentova dijetareve te Hixhazit,Irakut dhe Horasanit,te cilet e pelqyen,dhe kush e ka këtë liber ne shtepi është sikur te këtë pejgamber,i cili flet".
2-Ky liber na i solli disa terminologji,te cilat i shpiku per here te pare Imami yne i ndritur Tirmidhiu,si:Sahih Hasen,Sahih Garib,Hasen,etj.
 
KUSHTET E TIRMIDHIUT
Tirmidhiu -Allahu e paste meshiruar- librin e tij e ndau ne kater pjese:
1-Sahih Maktuun Bihi (I vertet i padyshimte).Ky lloj i haditheve perfaqeson hadithet,per te cilat kane rene dakord (edhe) Buhariu dhe Muslimi.
2-Lloj,i cili i pergjigjet kushteve te Ebu Davudit,Nesaiut dhe Ibni Maxhes dhe qe nuk perputhet me kushtet e Buhariut dhe Muslimit.
3-Lloj, qe e transmeton per kundershtim ( diddijje),duke sqaruar dobesine e tij, te cuilen nuk e le pas dore,dhe
4-Këtë lloj Tirmidhiu e sqaron vet duke thënë: Nuk kam transmetuar ne librin tim perveqse hadith,me te cilin kane vepruar juristet.Ky kusht është kusht i gjere sepse ne baze te ketij parimi është cdo hadith,me te cilin argumenton apo punon ndokush sipas asaj qe percakton hadithi,pamareparasysh se rruga e transmetimit është apo nuk është e vertete.Por ai sikur e arsyetoi veten sepse foli per cdo hadith aq sa ndihej nevoja.
Prej metologjise se tij,Allahu e meshirofte,ishte ta prezentoje kapitullin,ne te cilin kishte hadith te njohur prej ndonje sahabiu,i cili ishte transmetuar nepermjet rruges se sigurte dhe te cili i ishin transmetuar (sahabiut ne fjale) hadithe ne librat e verteta te haditheve.Pastaj ne kapitull e sjell atë dispozite( prej hadithit te pare) duke e perforcuar nga ndonje hadith i ndonje sahabiu tjeter,hadithe të të cilit nuk kishin transmetuar Buhariu dhe Muslimi dhe rruga e transmetimit te te cilit nuk është sikurse rruga e hadithit te pare,edhe nese dispozita është e vertet.Pastaj e pason këtë dhe thote:Ne kapitull transmetohet nga filani dhe filani,duke numeruar nje grup,ne mesin e te cileve ishte ai sahabi i njohur apo edhe me shume ( se nje sahabi).Kete metode nuk e praktikon ne te gjithe kapitujt por vetem ne disa.Allahu e di me se miri!.(Shurutu El Eimmeti Es Sitteti,f:21 )
 
FJALET MIRADIE TE DIJETAREVE PER LIBRIN E TIJ
Thote Tirmidhiu per librin e tij: E shkrova këtë liber pastaj ua prezentova dijetareve te Hixhazit,Irakut dhe Horasanit,te cilet e pelqyen,dhe kush e ka këtë liber ne shtepi është sikur te këtë pejgamber,i cili flet".(Tedhkiretul Huffadh,2/634)
Ka thënë Abdullah Muhammed Bin El Ensari: Libri i Trmidhiut tek une është me i ndritur sesa ai i Buhariut dhe Muslimit.E kishte pyetur Muhammed Bin Tahir El Makdesiu" Perse? Kishte thënë: Sepse dobia prej tyre nuk arrin perveq atij qe është prej eksperteve te asaj fushe apo arti,ndersa libri i Tirmidhiut,i ka sqaruar hadithet dhe cdo kush prej njerzve,juriste apo haditholog,shume lehte mund te arrijne tek ato.( Ulumul Hadith,Subhi Salih,f:400)
Shkencetari i madh  musliman,Tashe Kopruzade,ne jete pershkrimin e Tirmidhiut ka thënë:Ka shkrime te shumta ne lemin e shkences se hadithit.Libri i tij është prej librave me te mira,me më shume dobi,prej me te mirave ne radhitje,me se paku ka perseritje..Ne te ka vecori cka librat tjerat nuk i kane,si: cekja e mendimeve te drejtimeve(medhhebeve), aspektet e argumentueshmerise,sqarimi i llojeve te hadithit,te vertetit,te mirit (hasen) dhe te dobtit.Ne te ka Xherh dhe Ta'dil.Ne fund te tij është libri El Ilel,ne te cilin tuboi dobi te mira,vlera e te cilave nuk i fshihet atij,qe ndalet tek to.( Meshahid Kijame,f:30-31)
Ibni Ethiri ne librin e tij "Et Tarih" ka thënë: Ishte imam hafidh.Kishte vepra te mira.Prej tyre El Xhamiul Kebir,i cili është prej librave me te mira.Ndersa ne librin Keshfudh-Dhunun,kur flet per Xhamiun e Tirmidhiut thote: Eshtë libri i trete ( ne pozite dhe vlere) i gjashte librave te hadithit.Libri i tij është popullarizuar si Xhamiut Tirmidhi,Es-Sunen.Emri i pare perdoret me shume.(Ebu Isa Et Tirmidhi,f:99-103 )
 
PASTHENIA
Ne fund te ketij punimi modest pranoj se sado qe te shkruash per jeten e nje dijetari te madh si ky dhe te ngjashmit me te,nuk do te kesh mundesi ta pershkruash vleren,rendesine dhe rolin e tij ne shkencen dhe boten e hadithit,e sidomos kur kemi parasyh faktin se ai ishte prej te pareve qe shkroi ne këtë fushe dhe tuboi hadithet e Pejgamberit,Alejhi selam, ne vellime,sic po i shohim sot.
Ne fund te ketij punimi nuk me mbetet tjeter perveq qe t'a lus Allahun,subhanehu ve teala, per falje,meshire dhe xhennet!!!
Pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam ,familjendhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!!
-------------------------------------------------------------------------------------------
Literatura e shfrytezuar:
1-Ulum-L-Hadith Ve Mustalahuhu, Dr/Subhi Salih,botimi i 16-te,1986,Darul Ulum Lil Melajin,Bejrut Lubnan
2-Ebu Isa Et Tirmidhi,Shejhul Hadith,Kamil Muhammed Muhammed Uvejdah ,botimi i pare 1995,Darul Kutubi El Ilmijjeti,Bejrut Lubnan
3-Meshahid El Kijameti Fil Hadithi En Nebevijji,Dr/Ahmed Muhammed Abdullah El Alijj,botimi i pare 1991,Darul Vefa,Mensure,Egjipt
4-Shurutl Eimmeti ,El Buhari Ve Muslim Ve Ebi Davud Vet Tirmidhijj,Ven Nesaii Ve Ibni Maxheh.Hafidh Ebi Fadl Muhammed Bin Tahir El Makdesijj,ve jelihi: Shurutu El Eimmeti El Hamseti: El Buhari Ve Muslim Ve Ebi Davud Vet Tirmidhi,Hafidh Ebi Bekr Muhammed Bin Musa El Hazimi.Darul Kutub El Ilmijeti,Bejrut Lubnan,botimi i pare 2002,
5-Tedhkiretul Huf-Fadh,Ebu Abdullah Shemsud Din Muhamed Edh Dhehebijj,Darul Ihja Lit Turathi El Arabijj,Bejrut Lubnan
 
 
 
 
 
 
 
Hosted by www.Geocities.ws

1