|
POZITA E TEVEKKULIT NE FE |
||
|
Tevekkul: Mbėshtetja ne Allahun, subhanehu ve teala
Parathėnie
Falėnderimi i takon Allahut, i Cili bėn krenar atė, qe e respekton dhe ia ka drone dhe poshtėron atė, qe kundėrshton urdhrat e Tij dhe bėn mėkat, Pėrmbushėsit te lutjeve te lutėsit kur e lut... E falėnderoj Allahun me njė falėnderim, qe mbush token dhe qiejt e Tij, kush strehohet dhe kėrkon mbrojtjen e Tij, Ai e ruan dhe strehon, kush mbėshtetet ne Tė, Ai i mjafton Falėnderimi i takon Allahut, te Fortit te Gjithėfuqishėm, Sunduesit te vėrtetė... Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot te adhuruar me merite pėrveē Allahut, Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihme kėrkojmė Dėshmoj dhe deklaroj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, zotėri i te gjithė te dėrguarve, pris i te devotshmeve, e zgjodhi Zoti i tij...O Allahu ynė! Mėshiroje dhe bekoje Muhammedin, Alejhi selam, familjen dhe shokėt e tij dhe tere ata, qe ndihmuan, strehuan dhe pasuan udhėzimin e tij gjer ne amshim! Njė hulumtues i rėndomtė i gjendjes se myslimaneve sot, me shume lehtėsi do te mund te vėrente shume lėshime ne zbatimin e fesė. Kjo pėr faktin se besimi i vėrtetė nuk ėshtė fjale, te cilat thuhen e as rite, te cilat kryhen brenda disa minutave te pakte...Ne te vėrtet, ne besimin e myslimaneve sot do te hasesh gjera, te cilat fund e krye nuk pėrkojnė me besimin e tyre, si: Shirku i vogėl, prej te cilit shume pak njerėz shpėtojnė (pėrveē atyre, qe Allahu i ka mėshiruar). Tema, te cilėn do ta shtjellojmė ėshtė njė ibadet prej ibadeteve me te ēmuara, ėshtė prej veprave, me te cilat afrohesh tek Allahu,subhanehu ve teala,, ėshtė "Mbėshtetja ne Allahun". Po, ėshtė ibadeti shpirtėror, te cilin patjetėr se duhet bere vetėm pėr Allahun dhe se kushdo qe bėn diē jo pėr Allahun, atėherė ai ka rene ne shirkun e vogėl ose te madhin, varėsisht nga vepra e tij, e hetoi kėtė apo jo, dhe fatkeqėsisht shume njerėz ende janė te pakujdesshėm ne kėtė aspekt. Madje, Mbėshtetja ne Allahun, ėshtė prej shkaqeve me te rėndėsishme te fitores se myslimaneve, me ēka Ummetit Islam do t'i kthehej nderi, pozita dhe krenaria ne mesin e popujve. Nėse ēėshtja ėshtė kėshtu, atėherė unė lėviza lapsin tim dhe derdha mundin tim, duke e kėshilluar veten dhe vėllezėrit e mi, pėr rendėsin e kėtij ibadeti madhėshtor. Mendova se mire do te ishte qe te flisja pėrmbledhshėm, me gjithė rendėsin e madhe te temės, por meqė njerėzit nuk kane shume pasion pėr lexim, vendosa ta shkruaj ne kėtė forme, me shprese se Allahu, subhanehu ve teala, do te me ndihmoje dhe shpėrblejė pėr kėtė pune modeste!([1])
Abdullah Bin Radi El Meidi Esh Shemri
Definicioni I Tevekkulit
Dijetaret e gjeneratave te para nuk janė pajtuar sa i pėrket realitetit te Tevekkulit. Sehli ka thėnė" التوكل الاسترسال مع الله مع ما يريد Shkėmbim marrėdhėniesh me Allahun, ne atė qe Ai do". Bishr El Hafiu ka thėnė" يقول احدهم : توكلت على الله . يكذب على الله ولو توكل على الله رضي بما يفعل الله Dikush thotė: Jam mbėshtetur ne Allahun ndėrsa ai gėnjen, sepse po te mbėshtetej ne Allahun, do te pajtonte me atė qe bėn Allahu". Ka thėnė Ibni Atau" التوكل أن لا يظهر فيك انزعاج إلى الأسباب مع شدة فاقتك إليها ولا تزول عن حقيقة السكون إلى الحق مع وقوفك عليها Tevekkul donė te thotė te mos vėrehet ne ty mėrzia pėr shkaqet (pėr kėrkimin e rizkut) megjithė nevojėn (varfrin) e madhe qe ke pėr to, dhe te mos i ndahesh prehjes ne te vėrtetėn edhe pse ti qėndron ne te". Ėshtė thėnė" التوكل قطع علائق القلب بغير الله Tevekkul donė te thotė t'i shkėputesh marrėdhėniet me ēdo ke tjetėr pėrveē Allahut". Pas kėtyre mendimeve, ne do temė und te sillnim njė definicion te pėrgjithshėm" Tevekkuli ėshtė te besuarit se Allahu,subhanehu ve teala, pėrbush kėrkesat dhe largon dėshpėrimet (brengat) duke mos lėne anash edhe shkaqet (mjetet) e lejuara (pėr arritjen e qėllimit, etj)". Nga thelbi i kėtij definicioni kuptojmė dy ēėshtje me rendėsi: 1- Qe mbėshtetja ne Allahun te jete mbėshtetje e sinqerte dhe e vėrtete 2- Kapja pėr shkaqeve te lejuara (te cilat ta mundėsojnė arritjen e qėllimit). Kush mbėshtet me shume ne shkaqe sesa ne Allahun, subhanehu ve teala, atėherė mbėshtetja (tevekkuli) i tij ėshtė i mangėt dhe ėshtė treguar jo i denje ne raport me Allahun, duke bere shkakun (mjetin, mėnyrėn) mbėshtetje te vetėm pėr arritjen e qėllimit dhe largimin e te keqes. Ndėrsa kush mbėshtet me tepėr ne Allahun, subhanehu ve teala, duke i braktisur tėrėsisht shkaqet, ai veē ka keqinterpretuar urtėsinė e Allahut sepse Allahu ēdo gjeje i caktoi shkak dhe kush mbėshtetmė njė mbėshtetje te tille, ai ka pėrdhosur urtėsinė e Allahut sepse Allahu me urtėsinė e Tij caktoi lidhjen ne mes shkaqeve dhe te shkaktuarave (veprave)..Njė shembull i cili do ta sqaronte kėtė ėshtė shembulli i njeriut, i cili mbėshtete ne Allahun te ketė fėmijė ndėrsa kėndej ai nuk ėshtė martuar fare (dtth nuk ėshtė kapur pėr shkaqeve te fėmiut, prej te cilave ėshtė edhe martesa). Pejgamberi edhe pse ishte njeriu, qe me se shumti mbėshtetej ne Allahun, ai prapėseprapė mbahej edhe pėr shkaqeve. Ne udhėtim merrte me vete pajisjet e nevojshme, ne lufte veshte jelekun e hekurte, ne migrim merrte me vete atė, qe e dinte rrugėn, ia kishte drone vapės dhe te ftohtit...Rrėfehet se ne kohen e Omerit kishin ardhur njė grup haxhilerėsh nga jemeni pas asgjė keshtuqe kishin ardhur tek Omeri. Me te arritur Omeri i pyeti se kush janė? Thane: Ne jemi Mutevekkilun (te mbėshtetur ne Allahun)! Tha: Jo, ju nuk jeni Mutevekkilun por jeni Mutevakilune (te mbėshtetur ne njeri tjetrin)". Rregullin, te cilin duhet ta dish ne kėtė mes'ele ėshtė: Mbėshtetja e plote ne Allahun e Vetėm, i Cili nuk ka shok, pas kapjes pėr shkaqet pėrkatėse ne realizimin e qėllimit pėrkatės". Me kėtė na u behet e qarte se kapja vetėm pėr shkaqeve ėshtė Shirk ne Tewhid ( politeizėm ne Njėshmėrinė e Allahut) dhe se njeriu doemos duhet ta dije rregullin e arte, te cilin edhe Shejhul Islam, Ibni Tejmije, e ka cekur, ku thuhet " الالتفات إلى الأسباب شرك في التوحيد ، ومحو الأسباب أن تكون أسبابا نقص في العقل والإعراض عن الأسباب بالكلية قدح في الشرع ، وإنما التوكل معنى يتألف من موجب التوحيد والعقل والشرع Kthyerja (vetėm kah) shkaqet ėshtė Shirk ne Tewhid, fshirja (mos konsiderimi) i shkaqeve qe te jene shkaqe ėshtė mendjelehtėsi (mangėsi ne mendje) ndėrsa largimi i tėrėsishėm nga shkaqet ėshtė pėrqeshje. Tevekkuli ėshtė domethėnie e gėrshetuar ne mes Njėshmėrisė ( se Allahut, ose thėnė me mire mos bėrjes shok Atij), mendjes dhe legjislacionit (sheriatit)".
Pozita E Tevekulit Ne Fe
Tevekkuli ėshtė prej ibadeteve-adhurimeve me te ndritura shpirtėrore, ėshtė prej gjerave qe me se shumti te afrojnė tek Allahu, ėshtė obligim, te cilin duhet kryer vetėm pėr hire te Allahut, ėshtė pėrmbledhėsi i llojeve te ibadeteve dhe ėshtė prej pozitave me te mėdha dhe me te mira te Tewhidit (Njeshmerise se Allahut), sepse prej Tevekkulit burojnė vepra te mira. Njeriu kur te mbėshtetet ne Allahun,subhanehu ve teala, ne te gjitha gjerat e tij, qofshin ato te fesė a dynjasė, duke mos u mbėshtetur ne askė tjetėr pėrveē Tij (duke mos lėnė aspak anash shkaqet), ai veē ėshtė treguar i sinqerte ne raport me Zotin e vet, dhe mu pėr kėtė, ne librin e Tij te famshėm, Kur'anin, urdhėroi ne disa vende pėr te, duke e bere si kusht te besimit (imanit) dhe islamit, siē qėndron ne ajetin " وعلى الله فتوكلوا ان كنتم مؤمنين Dhe vetėm All-llahut mbėshtetjuni, nėse jeni besimtarė tė sinqertė ".( Maide 23), dhe " ان كنتم امنتم بالله فعليه توكلوا ان كنتم مسلمين nėse i keni besuar All-llahut, vetėm atij mbėshtetuni, nėse jeni tė dorėzuar (vendimit tė Tij)!" ".(Junus 84). Tani do ta transmetojmė nje artikull te Ibnul Kajjimit, te cekur ne librin e tij "Medarixhus Salikine", ku thotė" Nėnkapitull: Prej pozitave te Ijjake Na'budu Ve Ijjake Nesteine (Ty te adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihme kėrkojmė) ėshtė edhe pozita e Tevekkulit". Thotė Allahu,subhanehu ve teala," وعلى الله فتوكلوا إن كنتم مؤمنين Dhe vetėm All-llahut mbėshtetjuni, nėse jeni besimtarė tė sinqertė ". (Maide 23), " وعلى الله فليتوكل المؤمنون pra, besimtarėt le t'i mbėshteten vetėm All-llahut ".(Ibrahim 11), " ومن يتوكل على الله فهو حسبه Kush i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, ".(Talak 3), Ne Lidhje Me Te Dashurit E Tij ka thėnė" ربنا عليك توكلنا وإليك أنبنا وإليك المصير Zoti ynė, vetėm Ty tė jemi mbėshtetur, vetėm nga Ti jemi tė kthyer dhe vetėm te Ti ėshtė e ardhmja!".(Mumtehine 4), Te Dėrguarit Te Vet i kishte thėnė " قل هو الرحمن آمنا به وعليه توكلنا Thuaj: "Ai ėshtė Mėshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetėm tek Ai jemi mbėshtetur, ".(Mulk 29), po ashtu te dėrguarit te Vet, Muhammedit,Alejhi selam, i ishte drejtuar " فتوكل على الله إنك على الحق المبين E ti pra, mbėshtetu nė All-llahun se me tė vėrtetė ti je nė tė drejtėn e sigurt".(Neml 79), pastaj " وتوكل على الله وكفى بالله وكيلا Mos u vė veshin atyre e mbėshtetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut".(Nisa 81), pastaj " وتوكل على الحي الذي لا يموت وسبح بحمده Ti mbėshtetju Atij tė pėrjetshmit qė nuk vdes kurrė, madhėroje me lavdėrimin qė i takon Atij, ".(Furkan 58), pastaj " فإذا عزمت فتوكل على الله إن الله يحب المتوكلين e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė All-llahun, se All-llahu i do ata qė mbėshteten. ". (Ali Imran 159), Ne Lidhje Me Pejgamberėt Dhe Profetėt e Tij ka thėnė" وما لنا ألا نتوكل على الله وقد هدانا سبلنا E pėrsė tė mos i mbėshtetemi All-llahut derisa Ai na udhėzoi nė rrugėn tonė (tė drejtė). ".(Ibrahim 12), Ne Lidhje Me Shokėt E Te Dėrguarit Te Tij ka thėnė kur iu kishin thėnė njerėzit" إن الناس قد جمعوا لكم فاخشوهم فزادهم إيمانا وقالوا حسبنا الله ونعم الوكيل Populli (idhujtarėt) ėshtė tubuar tju sulmojė, pra kini frikė! Ajo, vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: Neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė! ".( Ali Imran 173), Ne Lidhje Me Besimtaret ka thėnė" إنما المؤمنون الذين إذا ذكر الله وجلت قلوبهم وإذا تليت عليهم آياته زادتهم إيمانا وعلى ربهم يتوكلون E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre. ".(Enfal 2) Vėrtet, Kur'ani ėshtė pėrplot me citatet tilla! Ne dy sahihat (koleksionet me te vėrteta te hadithit) theksohet se ne mesin e atyre 70.000 vetėve, te cilėt do te hyjnė ne xhennet pa asfare llogarie janė edhe " الذين لا يسترقون ولا يتطيرون ولا يكتوون وعلى ربهم يتوكلونAta qe nuk kėrkojnė t'iu behet rukje (shėrim nėpėrmjet kėndimit te ajeteve dhe duave te veēanta), ata qe nuk bėhen pesimistė, ata qe nuk hekurosen (shėrohen me hekurosje) dhe ata qe ne Zotin e tyre mbėshteten". Ne sahihun e Buhariut rrėfehet se Ibni Abbasi ka thėnė" حسبنا الله ونعم الوكيل قالها إبراهيم صلى الله عليه وسلم حين ألقي في النار وقالها محمد صلى الله عليه وسلم حين قالوا له : إن الناس قد جمعوا لكم فاخشوهم فزادهم إيمانا وقالوا : حسبنا الله ونعم الوكيل [ آل عمران : 173 ] Na mjafton Allahu, sa mbėshtetės i mire ėshtė Ai!, e pate thėnė Ibrahimi, Alejhi selam kur e hodhėn ne zjarre dhe e pate thėnė Muhammedi, Alejhi selam kur iu drejtuan"Populli (idhujtarėt) ėshtė tubuar t'ju sulmojė, pra keni frikė!" Ajo, vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: "Neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė!". (Ali Imran 173) Ne te dy sahihet rrėfehet se Pejgamberi Alejhi selam thoshte" اللهم لك أسلمت وبك آمنت وعليك توكلت وإليك أنبت وبك خاصمت اللهم إني أعوذ بعزتك لا إله إلا أنت أن ُتضلني : أنت الحي الذي لا يموت والجن والإنس يموتون O Allahu im! Pėr Ty jam bere musliman, ne Ty kam besuar, tek Ti jam mbėshtetur, tek Ti jam kthyer (penduar), pėr Ty jam armiqėsuar! O Allahu im! Me krenarinė tende kėrkoj te me mbrosh nga humbja (lajthitja), nuk ka zot tjetėr pėrveē teje, Ti je Ai, qe nuk vdes ndėrsa xhinėt dhe njerėzit vdesin". Tirmidhiu transmeton merfuan nga Omeri" لو أنكم تتوكلون على الله حق توكله لرزقكم كما يرزق الطير تغدو خماصاً وتروح بطاناً Ju po te mbėshteteshit sinqerisht ne Allahun, do t'iu furnizonte ashtu siē e furnizon zogun, i cili gdhin i uritur ndėrsa kthehet i ngopur". Tevekkuli ėshtė gjysma e fesė ndėrsa gjysma tjetėr ėshtė pendimi (kthimi tek Allahu), sepse feja pėrbėhet nga Ndihma (el Istiane) dhe Adhurimi (el Ibade), keshtuqe tevekkul pėrfaqėson Istianen ndėrsa El Inabe (kthimi) pėrfaqėson ibadetin-adhurimin Imam Ahmedi ka thėnė" Tevekkuli ėshtė puna e zemrės". Domethėnia e saj ėshtė: Tevekkuli ėshtė pune shpirtėrore e nuk ėshtė fjale e gjuhės, as veprim i gjymtyrėve e as njohuri, qe kapet-arrihet me ane te shqisave. Kėtu kemi te bėjmė edhe me njė ēėshtje te rendesishem, e cila ėshtė: Njeriu ndodhe te i mbyllen rrugėt, te mos kėtė shkaqe, pėr te cilave do te kapej dhe para vetes nuk ka gjė tjetėr pėrveē mbėshtetjes se sinqerte ne Allahun,subhanehu ve teala,. Thote Allahu,subhanehu ve teala," الذين قال لهم الناس إن الناس قد جمعوا لكم فاخشوهم فزادهم إيمانا وقالوا حسبنا الله ونعم الوكيل Populli (idhujtarėt) ėshtė tubuar t'ju sulmojė, pra keni frikė!" Ajo, vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: "Neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė!". (Ali Imran 173) Ka thėnė Ibnul Kajjimi: Tevekkuli ndonjėherė mund te jete edhe i detyrueshėm dhe strehues (kėrkim mbrojtje tek Allahu), pasi qe njeriu nuk gjen rrugėdalje tjetėr pėrveē Tevekkulit, sidomos ne rastet kur i mbyllen rrugėt dhe nuk gjen shkaqe, duke menduar se nuk ka strehim tjetėr pėrveē se tek Allahu,subhanehu ve teala,. Ne kėtė rast, largimi i dertit dhe lehtėsimi patjetėr se do t'i vijnė! Ndonjėherė tevekkuli mund te jete i lire, d.t.th ke mundėsi zgjedhjeje dhe kėtė nėse krahas Tevekkulit ekziston shkaku, i cili ta mundėson arritjen e qėllimit. Nėse njeriu ėshtė i urdhėruar pėr tu kapur pėr atij shkaku por e braktise atė, atėherė ai qortohet. Poashtu nėse kapet pėr shkaku por e braktis tevekkulin, ai prape qortohet sepse me koncenzus te ummetit dhe me tekst te Kur'anit, jemi te obliguar t'i bashkojmė tevekkulin dhe shkaqet. Ndėrsa nėse shkaku, fetarisht ėshtė i ndaluar, atėherė ndalohet kapja pėr tij dhe shkaku kryesor ne kėtė rast mbetet tevekkuli, i cili ėshtė shkaku me i forte pėr arritjen e qėllimit dhe largimin e s keqes. Nėse shkaku ėshtė i lejuar, atėherė shikon se nėse kapja pėr te e dobėson apo jo tevekkulin. Nėse e dobėson, atėherė lenia e tij ėshtė me prioritare, ndėrsa nėse nuk e dobėson, atėherė kapja pėr tij ėshtė me prioritare, sepse urtėsia e Mė tė Urtit tė Gjykuesve, ka pėrcaktuar lidhjen e te shkaktuarės me te (shkakun) dhe urtėsia e Tij nuk mund te zhvlerėsohet (deri tek fjala e tijIbnul Kajjimit) Ndėrsa esenca dhe realitet i tevekulit ėshtė: Mbėshtetja e zemrės ne Allahun e vetėm keshtuqe kapja pėr shkaqeve duke e zhveshur zemrėn nga mbėshtetja dhe qetėsimi ne to, sikurse qe nuk i bėjnė dem, nuk i bėjnė po ashtu as dobi (tevekkulit). Ndėrsa thėnia e tij: Jam mbėshtetur ne Allahun, duke u mbėshtetur edhe ne gjera te tjera, ne te cilat edhe ka bese (me shume, nuk i vlen gjė), sepse tevekkuli i gjuhės ėshtė diēka tjetėr ndėrsa tevekkuli i zemrės ėshtė diēka tjetėr.
Aspekte Te Keqinterpretimit Te Tevekkulit
Njeriu, i cili sado pak do te studionte jetėn tone te pėrditshme, do te gjeje lloje, forme dhe shembuj te shumte te dobėsimit te Tevekkulit (mbėshtetjes) tone ne Allahun,subhanehu ve teala,. Sa pėr shembull, ndonjėri prej nesh kur te ka ndonjė kėrkesė apo nevoje te kėsaj dynjaje, qofte kėrkesė pėr pune apo diē tjetėr, shef se gjeja e pare, e cila i shkon ndėrmend ėshtė Filani e Filani dhe se ai kinse e paska ēėshtjen ne dore keshtuqe si rezultat e shef duke i shkuar prapa, duke e lutur, madje ne disa raste edhe duke bere dyfytyrėsi ose lėvduar ose dhėnė ryshfet (mito) dhe duke harruar Allahun, ne dorėn e te Cilit ėshtė ēdo gjė dhe i Cili ka force mbi ēdo gjė... Pastaj, nėse dikush sėmuret, apo i sėmuret ndokush i afėr, gjeja e pare qe i bie ndėrmend ėshtė: Allahu apo mjeku? Allahu apo filani? Allahu apo drejtori? Tek kush drejtohet se pari zemra?...Shef ndonjė njeri, qe pėr njė ēėshtje te caktuar kalon dite, muaj madje edhe vite duke lutur njerėzit ndėrsa harron Allahun,subhanehu ve teala, dhe kur ta pyesėsh: A e ke lutur Allahun,subhanehu ve teala,? A je drejtuar kah Ai? A ke dėgjuar fjalėn e Zotit" أمن يجيب المضطر إذا دعا ويكشف السوء A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, ". (Neml 62), Kėtu nuk kemi pėr qellim ta pengojmė ndėrmjetėsimin, sepse ndonjė zemėrmirė mund te behet ndėrmjetėsues pėr ndonjė pune te hajrit, por qėllimi ynė kėtu ėshtė qe njeriu te mos kthehet tek te tjerėt, pėrveē Allahut,Subhanehu ve teala, edhe pse mos lutje askė ėshtė me e mire, sikurse qe e besatuan pėr njė gjė te tille sahabet Muhammedin, Alejhi selam. Shėnim: Kapja pėr shkaqeve nuk ėshtė vepėr e ndaluar, pėrkundrazi, ėshtė gjė e kėrkuar, aq sa Allahu, subhanehu ve teala, te ka urdhėruar te mbėshtetėsh nė tė. Por ajo qe ehte e ndaluar ėshtė animi i tėrėsishėm i zemrės ne diē tjetėr pos Allahut,subhanehu ve teala, qofte njeri, kafshe, aeroplan, veture, duke e harruar kėshtu Allahun. Ajo qe ėshtė obligim i njeriut ėshtė kapja pėr shkakun pastaj harrimi i tij dhe mbėshtetja ne Zotin, duke ia dorėzuar ēėshtjen tėrėsisht Atij dhe duke u mbėshtetur ne Tė... Njeriu patjetėr duhet ta dije se njerėzit sado qe te arrijnė pozita te larta ne dynja, sado qe te posedojnė pasuri, ata prapėseprapė nuk kane mundėsi pėr te bere dobi a dem, nuk i pėrparėsojnė e as vonojnė gjerat dhe se ne dore nuk kane asgjė. Ne porosinė e Muhammedit, Alejhi selam kushtuar djaloshit (Ibni Abbasit) thuhet"واعلم أن الأمة لو اجتمعت على أن ينفعونك بشيء لم ينفعوك إلا بشيء قد كتبه الله لك وان اجتمعوا على أن يضروك لم يضروك ألا بشيء قد كتبه الله عليك رفعت الأقلام وجفت الصحف Dije se sikur tere njerėzit te bashkohen pėr tė tė bere mire diē nuk te bėjnė pėrveē asaj qe Allahu ta ka shkruar dhe se nėse tere njerėzit bashkohen pėr tė bere dem diē nuk munden pėrveē asaj qe Allahu ta ka caktuar; janė ngritur lapsat dhe janė tharė fletėt". Ja ky ėshtė tevekkuli dhe ky ėshtė realiteti i Tewhidit (Njėshmėrisė sė Allahut) dhe njeriu patjetėr duhet ta dije se Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė Furnizuesi, Mėshiruesi, Ruajtėsi, tek i Cili kthehet ēdo gjė qe ėshtė ne qiej e ne toke Prej formave te Tevekkulit te mangėt ėshtė edhe braktisja e urdhėrimit pėr te mire dhe ndalimit nga e keqja prej frikės se njerėzve. Te ndodhe te shohėsh njerėz, te cilėt edhe pse shohin te kėqija prapėseprapė nuk i ndalojnė ato, qofte bile edhe me zemėr, dhe kur ta pyesėsh: Perse nuk e ndalon kėtė te keqe?, te thotė: Unė kam frike dhe nuk dua te ndėrhyj ne ēėshtjet e njerėzve. Ky shembull ėshtė njėherit prej dobėsimit te Tevekkulit sepse po te mbėshtetej mire ne Allahun,subhanehu ve teala, nuk do t'ia kishte friken askujt tjetėr pėrveē Tij dh pot e persekutohej apo maltretohej, do t'i llogaritej si maltretim ne rrugėn e Allahut, Subhanehu ve teala ( pėr ēka ka sevap te madh). Kjo nuk nėnkupton se njeriu duhet te marre shkop dhe t'i rrahe njerėzit, shaje apo maltretojė...sepse kjo ėshtė e drejte e udhėheqėsit (prisit), por qėllimi me te kėtu ėshtė qe te urdhėroj pėr te mirėn dhe te ndaloj nga e keqja aq sa ka mundėsi dhe aq sa e ka lejuar feja dhe se njeriu, ne shtėpinė e tij, ka te drejta ne kėtė aspekt, qe nuk i gėzon me njerėzit tjerė, pra te tjerėve nuk mund t'ua aplikoj ato rregulla.
Shkaqet E Dobėsimit Te Tevekkulit
Shkaku i dobėsimit te Tevekkulit te shume njerėz ėshtė largimi i tyre prej adhurimit te Allahut,Subhanehu ve teala, sepse njeriu kur te largohet prej Allahut,Subhanehu ve teala, zemra e tij do te zhveshėt nga imani (besimi) dhe shejtani do te mbizotėrojė mbi te keshtuqe do t'iu frikėsohet shejtani dhe pasuesve te tij ndėrsa nuk do t'i frikėsohet Allahut, Krijuesit te tij, dhe do ta braktise ibadetin e Tij. Ndėrsa nėse njeriu e adhuron Allahun, pėrqendrohet ne ibadetin e Tij dhe braktise mėkatet, zemra e tij do te mbushet me besim dhe nuk do t'i frikėsohet askujt pėrveē Zotit keshtuqe Zoti do t'i mjaftoje atij pėr ēdo gjė dhe ndaj ēdo kujt tjetėr.
Tregim
Tavus Bin Kejsani, nxėnėsi i Ibni Abbasit, njeri prej transmetuesve te Buhariut dhe Muslimit, rrėfen e thotė: Shkova ne harem (qabe) qe ta beja Umren. Thotė: Pasi qe e kreva Umren dhe fala dy rekate, u ula tek Mekami. E ktheva kokėn kur ja pashe njerėzit, armėt, shpatat U ktheva ne anėn tjetėr kur ja pashe Haxh-xhaxh Bin Junusin (zullumqarin e njohur). Thotė Tavusi: Kur pashe artilerinė ushtarake u ula ne vendin tim dhe derisa isha ulur pashe njė njeri te varfėr dhe asket, i cili bėnte tavaf rreth qabes. Pasi e kreu tavafin erdhi t'i fal dy rekate dhe rroba e tij u lidh pėr njė mjeti luftarak te ushtrisė se Haxh-xhaxhit. Haxh-xhaxhi e ndali dhe i tha: Kush je ti? Tha: Unė jam musliman. Prej nga je ti-e pyeti Haxh-xhaxhi. Prej Jemenit- ia ktheu. Haxh-xhaxhi: Si e kam vėllain?([2]) E kam lėnė shėndoshė e mire- ia ktheu njeriu. Nuk po te pyes pėr shėndetin por pėr drejtėsinė e tij- i tha Haxh-xhaxhi. E kam lėnė si te padrejte e zullumqar- i tha njeriu. Haxh-xhaxhi: A e di se ai ėshtė vėllai im? Kush je ti? - e pyeti njeriu. Unė jam Haxh-xhaxh Bin Jusufi. A mendon se ai krenohet me shume me ty sesa unė qe krenohem me Allahun- iu drejtua njeriu. Thotė Tavusi: Te gjitha flokėt mu ngritėn nga rrėqethja. E lėshoi Haxh-xhaxhi dhe shkoi Perse e lėshoi? Perse u largua prej tij? Perse e perse? Sepse ai ishte mbėshtetur ne Allahun, e " فالله خيرٌ حافظاً وهو ارحم الراحمين ...po All-llahu ėshtė mbrojtėsi mė i mirė dhe Ai ėshtė mėshirues i mėshiruesve. (Jusuf 64)
Tevekkuli Ėshtė Prej Shkaqeve Me Te Mėdha Te Fitores E Ngadhėnjimit
Muslimanet e kane obligim qe net e gjitha ēėshtjet e tyre te mbėshtetėn ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe ta adhurojnė me njė adhurim te sinqerte. Nėse muslimanet janė te obliguar te jene te tille ēdoherė, ata ne kėtė kohe janė te obliguar me shume se kurrė. Neve na mbetet obligim te kthehemi tek Allahu, subhanehu ve teala, dhe te mbėshtetemi ne Tė, nė kėtė kohe kur popujt pabesimtare kane rrethuar muslimanet, e sidomos urrejtja e jehudeve (ēifuteve), te krishterėve saqė njė grup muslimanėsh me besim te dobėt, frikėsohen prej tyre duke harruar se tere ēėshtja ėshtė ne dorėn e Allahut,Subhanehu ve teala, i Cili ndihmon robin e Tij, pėrmbush premtimin e Tij dhe shkatėrron grupacionet kundėr fesė se Tij A nuk ėshtė Allahu, Ai, i Cili shkatėrroi Adin e Themudin, popullin e Nuhut...Pra nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, i Cili nuk ėshtė i dobėt ta ndihmoje robin e Tij besimtar dhe te dashurit e Tij te devotshėm. Ndodhe qe ndihmesa e Tij te vonohet pėr shkak te mėkateve dhe lėshimeve tona dhe derisa te dallohet i sinqerti nga gėnjeshtari, besimtari nga hipokritit, etj. Thotė Allahu, subhanehu ve teala," ولما رأى المؤمنون الأحزاب قالوا هذا ما وعدنا الله ورسوله وصدق الله ورسوله وما زادهم إلا أيمانا وتسليماً E kur muslimanėt e panė ushtrinė aleate, thanė: Kjo ėshtė ajo qė All-llahu dhe i dėrguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dėrguari i Tij e thanė tė vėrtetėn. Ajo (ushtria e armikut qė e panė) vetėm ua shtoi atyre besimin dhe mbėshtetjen. ".(Ahzab 22) Ndėrsa sa iu pėrket hipokriteve dhe atyre me zemra te sėmura, shiko se ēfarė thonė ata" وإذا يقول المنافقون والذين في قلوبهم مرض ما وعدنا الله ورسوله إلا غرورا Kur hipokritėt dhe ata qė nė zemrat e tyre kishin sėmundje, thonin: All-llahu dhe i dėrguari Tij, nuk na premtuan tjetėr vetėm se mashtrim!.(Ahzab 12) Po, ndodhe qe te vonohet fitorja e ummetit sepse struktura e saj ende nuk ėshtė pjekur pas pjekjes se saj, ende nuk ėshtė plotėsuar pas plotėsimit te saj, ende nuk ėshtė pėrmbledhur (tubuar) pas forcės se saj, ende nuk ka mbledhur dhe pėrgatitur celulat dhe forcat e saja qe ta njoh veten deri nė dhe pėr c'masė ka force te pėrgatitur, sepse po te arrihej fitorja, do ta humbaste atė menjėherė, pėr shkak te pamundėsisė pėr ta ruajtur atė gjate. Ndodhe qe fitorja te vonohet derisa ummeti islam ta derdhe tere mundin dhe potencialin e tij... Ndodhe qe te vonohet fitorja derisa ummeti ta provoje tere forcėn e tij dhe ta kuptoje se vetėm forca nuk ta siguron fitoren, por forca vie prej Allahut kur ta japėsh mundin maksimal e pastaj ta dorėzosh ēėshtjen tek Allahu. Ndodhe qe fitorja te vonohet derisa ummeti t'i lidh fuqishme marrėdhėniet me Zotin e saj...Kjo lidhje ėshtė garancioni i pare pėr stabilizimin e ummetit dhe pėrqendrimin e tij ne rrugėn e fitores...duke mos devijuar dhe humbur nga rruga e vėrtetė, drejtėsia dhe hajri, ne baze tė tė cilave, Allahu na e dhuron fitoren. Ndodhe qe fitorja te vonohet sepse ummeti ende nuk pėrcaktuar pėr flijim pėr Allahun,subhanehu ve teala, dhe fenė e Tij; ai lufton pėr njė pre, te cilėn e meriton, ose lufton pėr tu mbrojtur, ose lufton si guximeri para armiqve te tij...Allahu dėshiron qe xhihadi te jete vetėm pėr hire te Tij, i pastėr prej ēdo ndjenje tjetėr, e cila do ta njolloste. Pejgamberi ishte pyetur pėr njeriun, i cili lufton pėr mbrojtje, trimėri dhe fame; cili prej tyre ėshtė pėr hire te Allahut? Tha: من قاتل لتكون كلمة الله هي العليا فهو في سبيل الله Kush lufton qe fjala e Allahut te jete me e larta, ai ėshtė ne rrugėn e Allahut! Ndodhe qe fitorja te vonohet sepse ne sherrin, i cili e dylufton ummetin islam, ende ka te mira, me te cilat Allahu,subhanehu ve teala, dėshiron ta pastroje ummetin, ta shkatėrrojė te keqen, qe te mos humbet asnjė pike e hajrit. Ndodhe qe fitorja te vonohet sepse e kota, e cila e lufton ummetin islam, ende nuk e ka vene ne shesh ndytesine e saj. Nėse besimtaret ngadhėnjejnė mbi te, atėherė ai pushton zemrėn e te mashtruarve (mendjelehtėve), te cilėt ende nuk kishin pranuar pavlefsherine e se kotės dhe nevojėn e eliminimit te saj, keshtuqe rrėnjėt e saj ende vazhdojnė te mbesin ne shpirtrat e kėtyre njerėzve, te cilėve ende nuk iu ėshtė zbuluar e vėrteta. E kota do te mbetet e tille aq sa te dėshirojė Allahu, ne mėnyrė qe te dale para njerėzve e pamaskuar dhe askush te mos mėrzitet pėr shkuarjen (humbjen) e saj. Ndodhe qe fitorja te vonohet per shkak se ambienti ende nuk ėshtė bere i pėrshtatshėm pėr pritjen e se vėrtetės, drejtėsisė dhe hajrit, te cilat si pjese pėrbejnė teresine e ummetit islam. Nėse fiton se shpejti do te hasesh ne pengesa, sepse fitorja nuk mund te qėndrojė ne kėtė ambient e as te ngul kėmbė. Pra pėrleshja ende vazhdon te mbetet e freskėt derisa te krijohen kushte pe pranimin e se vėrtetės dhe perhershmerine e saj! Pėr kėto dhe shkaqe tjera te shumta ndodhe te vonohet fitorja, e cila merr me vete qindra flijime (kurbana) dhe dhimbje, duke mos harruar mbrojtjen e Allahut pėr ata qe besuan dhe sigurimin e fitores ne fund pėr ta. Neve na mbetet obligim qe te mbėshtetemi ne Allahun, te kthehemi tek Ai, te pendohemi tek Ai, te mbahemi (edhe) pėr shkaqeve te fitores dhe ta dijme se gjeneratat tona te para (sahabet, tabiinet dhe pasuesit e tyre) nuk e fituan fitoren pse sundonin boten, por pse ata ishin ne lidhje me Allahun e vetėm, te Cilin e njohėn ashtu siē duhet njohur!!! Marre nga : www.saaid.net Pėrktheu dhe pėrshtati: Sedat Gani Islami 22-7-2005, e xhuma (pas jacisė) Vushtrri, Kosove
[1] Parathėnien e kam ndryshuar pak a shume, pėr shkak se autori e kishte pėrpiluar ne njė forme, paksa te papranuar pėr disa njerėz, keshtuqe unė fshiva disa anime te tilla, dhe e solla ne kėtė mėnyrė, duke mos harruar se unė, personalisht, nuk jam kundėr asaj, qe tha autori.
[2] Vellai i tij ishte mekembes i Jemenit |