Vdekje, por cfare vdekje!!
Falenderimet i takojne Allahut,Subhanehu ve teala ndersa pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam ,familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim,me pas:
Iu pershendes me pershendetjen islame Es Selamu Alejkum ve Rahmetullahi ve Berekatuhu !
Paqa,meshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju!
Vellezer dhe motra! Qellimi i ekzistimit tone ne këtë dunja është te adhuruarit Allahun,subhanehu ve teala,duke mos i bere shok,duke pasuar atë qe jemi urdheruar dhe shmangur atë,e cila na u eshte ndaluar.
Nuk eshte per qellim defrimi e ngrenia,sepse kjo eshte jete kafshesh,madje kafshet i bejne ibadet Allahut,edhepse ne nuk e kuptojme ose te pakten nuk e arrijme me shqisat tona.
Perse e pasojme shejtanin dhe ithtaret e tij ndersa e braktisim Pejgamberin,Alejhi selam dhe porosite e tij ?
Per Zotin, këtë dekadence, këtë prapambeturi, këtë pësim,këtë e atë te keqe, nuk i kemi vetem se si rezultat i largimit tone nga mesimet e pastra islame dhe zevendesimi i tyre me "profeci" satanike,per te cilat Allahu, subhanehu ve teala, nuk zbrit ligj (qe njerzit t'i pasojne por i ndaloi).
Mu per këtë vellezer duhet te jemi kureshtar per fene tone,te kapemi per te sepse pasha Allahun,subhanehu ve teala, krenaria jone është ne pasimin e fese sone…
I keshilloj vellezerit dhe motrat e mia ne fe qe t'a pasojne fene,te kthehen tek Allahu,subhanehu ve teala, duke u penduar dhe duke qene kureshtar per vepra te mira,sepse këtë e ke shok ne varr dhe dost ne diten e Tubimit para Allahut,Subhanehu ve teala ,atë dite kur njeriut nuk i bejne dobi as pasuria e as femijet,perveq atij qe i ka shkuar Allahut,Subhanehu ve teala me zemer te paster…
Tregimi,ne pika te shkurtera,ka te beje me nje njeri te sinqerte,i cili kishte pare ne enderr nje njeri,i cili qendronte ne mes te kopshteve te gjelberuara,pemeve dhe lumenjeve.I doli gjumi dhe shkoi tek nje hoxhe ,te cilit ia rrefeu enderren.
Tha Hoxha: Allahu e di! Por sic po duket ky njeri qenka prej banoreve te Xhennetit,andaj shko dhe pergezoje me këtë !
Thote : Shkova dhe ia trokita deren:
Thashe: A je filani?
Tha: Po.
Thashe: Kam pune me ty.
Tha: Hajr qofte ckado qe te jete!
Thashe: Hajr inshaAllah!
Thashe:Te kam pare ne enderr duke u defryer ne kopshte e peme te gjelberuara.Pasi u zgjova shkova tek Hoxha dhe kerkova komentimin e nederes sime.
Me tha se ky njeri qenka prej banoreve te Xhennetit dhe me urdheroi te vie tek ti e te pergezoj me këtë!
Me thuaj se cfare ben qe arrite te jesh ne mesin e xhennetlinjeve?
Tha: Pasha Allahun ! Nuk di ndonje veper te vecante perveq qe une jam taksist dhe kete e kam burimin e pare e te fundit te te ardhurave familjare.Cdohere kur kam permbushur nevojat e mia elementare,pjesen tjeter ua kam shperndare fqinjeve te mi,te cilet jane jetimë dhe nuk kane aske qe perkujdeset per ta.
U rrenqethem te gjithe nga kjo dhe thame: Kjo eshte vepra jote qe te ka futur ne Xhennet.
I thashe: A nuk na shoqeron te shkojme ne Qabe e t'a falim namazin?
Shkoi por shiqoni se ç'ndodhi?
Shkoi te marre abdes dhe filloi te falej por derisa ishte ne rekaten e fundit,respektivisht ne sexhden e fundit,vdiq dhe nuk u ngrit me.
Allahu ekber! Sa vdekje e mire!
Ah po te n'a begatonte Allahu me nje vdekje te tille!
O vellezer iu porosis per vepra te mira!
Thote Allahu " æãÇ ÊÞÏãæÇ áÇäÝÓßã ãä ÎíÑ ÊÌÏæå ÚäÏ Çááå åæ ÎíÑÇ æÇÚÙã ÇÌÑÇ... huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh,...".(Muzemmil 20)
Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam " ÇäÇ æßÇÝá ÇáíÊíã ßåÇÊíä Ýí ÇáÌäÉ æÇÔÇÑ ÈÇáÓÈÇÈÉ æÇáæÓØì Une dhe kujdestari jetimit jemi ne Xhennet keshtu,duke levizur gishtin tregues dhe atë te mesem.
Pendohuni dhe qysh tani filloni te mendoni se cfare vdekje deshironi. Nese deshironi vdekje te mire atehere punoni mire…
www.twbh.com
Pershtati : Sedat Gani Islami
15/2/2005,e marte
Brunei Darussalam