SINQERITETI
 
Thote Allahu s.w.t " Ýóãóäú ßóÇäó íóÑúÌõæÇ áöÞóÇÁó ÑóÈøöåö ÝóáúíóÚúãóáú ÚóãóáÇð ÕóÇáöÍÇð æóáÇ íõÔúÑößú ÈöÚöÈóÇÏóÉö ÑóÈøöåö ÃóÍóÏÇ "Kush shpreson takimin me Allahun e vet  le te beje vepra te mira dhe Zotit te vet ne ibadet le te mos i beje shokë"(Kehf 110)
Ka thene Muhammedi as"Cdo veper llogaritet sipas nijjetit dhe çdo kush do te shperblehet sipas asaj qe ka vendosur(patur per qellim)".  (Buhariu&Muslimi)                                                                                                                                           
Ka thene Ma'ruuf el Kerhiu "Kush punon per sevape ai eshte tregtar e kush ben diç duke patur frike  zjarrin ose shprese per te hyre ne xhennet ai eshte rob dhe kush punon per Allahun ai eshte prej te lireve dhe kjo eshte prej gradave me te larta".
Ka thene Uvejs el Karaniu : Duaja per nje vella qe s'eshte prezent eshte me e mire sesa vizita dhe takimi (sepse syefaqesia hyn ne vizite).
Transmeton Imam Gazaliu ne libren e tij "Ihja Ulumuddin" se nje rob i devotshem kishte degjuar se nje grup njerzish adhuronin nje peme andaj u nis ta prente .I tha iblisi: Nese ti e pren ata do ta adhurojne tjetren.Ktheju ibadetit tend por robi i devotshem ia ktheu se patjeter duhet ta prese .U grinden -kacafyten  me iblisin .Fitoi robi i devotshem .Djalli ia ktheu : Ti je i verber ,ktheju ibadetit tend dhe do te te kesh çdo nate  nga 2 dinar nen jastek. Allahu s.w.t po te donte do te dergonte pejgamber e do ta prenin ate. Cfare ke ti? Ti ate nuk e adhuron .Mendoi njeriu e tha ne vete : Po. Kur gdhiu te nesermen i gjeti 2 dinar .Edhe naten tjeter poashtu ndersa naten e trete jo. Ne mengjes mori sepaten e shkoi te prente  pemen por iblisi ia preu rrugen dhe e mundi . Njeriu tha si u be kjo une te munda i pari e tash me munde ti .Hidherimi yt  ne fillim ishte per  Allahun svt  ndersa tash per dinaret- ia ktheu Iblisi.
Demiriu ne librin e tij  Hajatul-Hajevan  thote se kur Ademi a.s zbriti ne toke erdhen kafshe ta vizitojne .Keshtu i erdhi nje grup  drenushash,u lut per to dhe ua lemoi shpinat keshtuqe iu bene shpinat e tyre ene misku .U  takuan me nje grup tjeter e i pyeten: Si arritet deri te kjo ? Iu treguan  ne detaje. Atehere shkuan edhe ato por s'ngjau me to ajo qe ngjau me te parat. U kthyen dhe u thane se edhe me ne veproi poashtu por megjithate nuk ndodhi gje me ne .Iu thane grupi i pare ne e vizituam per Allahun ndersa ju per misk.
Ne librin Nuz-hetun-Nufus Vel Efkar thuhet  se nuhatja e eres se miskut te ndihmon ndaj te gjitha dhimbjeve te kokes ,ta forcon driten e syve ,si dhe largon te bardhetit nga syri.Ne librin Tib En Nebevij te ibn Tarhanit thuhet se misku i forcon gjymtyret e brendshme .Gjithashtu te jep force dhe te mira te tjera te shumta. Per kete edhe Muhammedi a.s e ka perdorur ate.
Ka thene Nesefiu se kur Ademi as zbriti ne toke kishte me vete 4 flete fiku (et tin).Erdhen kafshet ta pershendesin  dhe tia urojne pranimin e tevbes . Ua paraprine  drenusha e cila mori nje flete dhe keshtu fitoi miskun.Pastaj erdhi bleta,e mori nje flete  dhe fitoi mjalten.Pastaj erdhi krimbi dhe mori nje flete keshtuqe prej tij prodhohet mendafshi dhe se fundi erdhi lopa e detit (balena) ,e mori nje flete dhe ja nga ajo prodhohet anberi.Po ne kete liber thuhet se imam Shafiiu r.a transmeton se atij i kane rrefyer nje grup njerzish te sinqert se anberi eshte bime qe Allahu s.w.t e ka krijuar ne skaje te detit ,madje prej anberit kemi te mira e prej tyre edhe ajo se mbron stomakun nga dhimbjet dhe nga dhjami.
Ka thene Sulejman Ed Daremiu : Lum per ate qe e vë nje hap te vetem per hire te Allahut s.w.t!
Ka thene Fudejl Ibn Ijjadi " Lenia e nje vepre per shkak te njerzve eshte syefaqesi , berja e nje vepre  per shkak te njerzve te njerzve eshte shirk ndersa sinqeriteti eshte ajo qe Allahu s.w.t ti fale dy te parat.
Thote Alaiu ne koment te sures Tevbe " Hyri nje beduin ne xhami  dhe fali  nje namaz te lehte(me shpejtesi) . U ngrit Aliu ra me nje shufer-shkop e i tha perserite namazin .E perseriti namazin.Aliu i tha :A eshte tash me mire apo me pare?.
Me pare ia ktheu beduini.Sepse une me pare e fala per Zotin ndersa tash u frikesova prej shkopit.
Thuhet se dikush ka pare ne enderr dike pasi qe ka vdeke dhe i ka thene :C' fare ka bere Allahu me ty ? Cdo veper qe ka qene per Allahu s.w.t e kam gjetur madje edhe kur na ngordhi nje mace e llogaritem si urdher te Allahut s.w.t keshtuqe edhe kete e gjeta ne krahun e veprave te mira te mia- u pergjej i vdekuri.
Madje kur e pashë kete pyeta : Neve na pate ngordhur edhe nje gomar ? Me thane se nuk e keni patur nijjetin e paster per Allahun s.w.t andaj nuk te llogaritet ne rangun e veprave te mira .
Thuhet se nje njeri ishte zotuar se po te kisha para do te ipja lemoshe te varferve .Kur i beri ca para tha me vete : Po ti mbaje per vete kam nevoje.Keshtu e goditi dhimbja e dhemballeve dhe u detyrua t'i nxirrte nje nga nje.Pa ne enderr se nese nuk e jep ate qe je zotuar  tere dhemballet do te bien .
Ka thene Hasani : Allahu s.w.t i ka bere te perjetshem  banoret e 2 botrave  sepse besimtari e ben nijjet ta adhuroje Allahun svt gjithmone ,sa te jete gjalle.Po keshtu edhe kafiri( vendos qe gjithmone ta kundershtoje Allahun s.w.t)".
Thuhet se njehere doli nje mbret te shetis ne vendin e tij dhe pa nje njeri duke e kullotur nje lope  prej te ciles mjelte sa prej 30 te tjerave .U çudit mbreti nga kjo .Vendosi t'ia marre dhe ia mori .Kur erdhi e nesermja ne mbremje lopa e pakesoi qumeshtin me te pergjysme .Tha mbreti :Si e pakoi qumeshtin ? A nuk e kullotet ne po ate vend ku kulloti dje ?
Po por ndoshta ti  ke patur qellim mizor ia kthyen suita e tij.
Mbreti u distancua nga mendimi i tij i keq,ia ktheu lopen pronarit ndersa lopes iu shtua qumeshti.
Thuhet se nje emir-princ doli per gjueti dhe u et shume per uje .
Kerkoi uje por s'gjente dot.Kur ja pa nje kopsht te cilin e ruante nje djalosh.I kerkoi uje por djaloshi i tregoi se nuk kam.Atehere kerkoi nje shege .Ia dha . I pelqeu.
Vendosi t'ia marre me dhune kopshtin. Kerkoi prape shege nga djaloshi por tash shega kishte shije te idhet .E pyeti Princi perse e  para ishte e embel ndersa kjo e idhet .Sepse tash ju kishit per qellim mizorin "-ia ktheu djaloshi.
U largua princi nga mendimi i keq e djaloshi ia dha edhe nje qe kishte shije edhe me te embel.
Thote Muhammedi as "O ju njerez frikesohuni nga shirku sepse ai eshte me i fshehte sesa te hecurit  e buburrecit.I thane:Si te frikesohemi kur ai eshte me i fshehte se te hecurit e buburrecit ? Tha: Thuani:o Zot na ruaj nese te bejme shirk me dije  dhe te kerkoje falje nese e bej pa dije ".
 
(Kjo teme eshte perkthim nga libri nuz-Hetul Mexhalis Ve Muntehib En-Nefais,f:8-12--- te autorit Abdurr-Rrahman Ibn Abdus-Selam Es-Sufurij Esh-Shafiij)
 
 
Sedat Gani Islami
 
39/9/2002
E hene
Brunei
 
Sedat Gani Islami
Hyrja
Hosted by www.Geocities.ws

1