VLERA E MBAJTJES SE LIDHJEVE FAMILJARE

 

 Ebu Hurejre transmeton se ka dėgjuar Pejgamberin,Alejhi selam, duke thėnė " من سَّره أن يُبسط له في رزقه و يُنسأ له في أثره فليصل رحمه Kush ka dėshirė qe t'i zgjerohet (shtohet) furnizimi (rizku) dhe t'i zgjatet jeta le t'i mbaje lidhjet familjare". (Muttefekun alejhi)

Hadithi nxit fuqishėm pėr mbajtjen e lidhjeve familjare,duke cekur disa rezultate apo shpėrblime,te cilat vijnė si rezultat i mbajtjes se lidhjeve familjare. Kėto shpėrblime nuk janė ndalur vetėm ne kėto,qe janė cekur ne kėtė hadith,por kane ardhur edhe shpėrblime tjera ne hadithe tjera. Tirmidhiu transmeton nga Ebu Hurejre merfuan([1]) se" أن صلة الرحم محبة في الأهل مثراة في المال منسأة في الأثر Mbajtja e lidhjeve familjare ėshtė dashuri e ndėrsjelle ne familje,shtuese e pasurisė dhe zgjatje e jetės ".( Tirmidhiu thote se hadithi ėshtė hasen)

Ndėrsa Imam Ahmedi transmeton me sened,transmetuesit e te cilit te gjithė janė  besnike,nga Aisheja merfuan"صلة الرحم وحسن الجوار و حسن الخلق يعمران الديار و يزيدان في الأعمار Mbajtja e lidhjeve familjare,fqinjėsia e mire dhe morali i mire i ndėrtojnė shtėpitė dhe e shtojnė jetėn".

Kush hyn ne familje (rrahim)?

1-     Te afėrmit,te cilėt i bashkon njė loze (fis) i vetėm,pamarre parasysh se a ka ne mes tyre trashėgimi apo jo dhe pamarre parasysh se a ka ne mes tyre ndalesa martesore apo jo. Ne ketė definicion hyjnė vėllezėrit, motrat, axhallaret,hallat,djemtė dhe vajzat e axhės, gjyshėrit dhe gjyshet,e kėshtu me radhe.

2-     Ėshtė thėnė se ne kėtė term hyjnė vetėm ata,ne mes te cilėve ka ndalesa martesore,keshtuqe si rezultat,djemtė dhe vajzat e axhallareve,djemtė dhe vajzat e dajėve,dhe te ngjashmit me ta nuk hyjnė ne kuadėr te kėtij termi. Mendimi i pare ėshtė me i vėrtetė.

Si zhvillohen lidhjet familjare?

Lidhjet familjare zhvillohen ne baze te afėrsisė ne mes vete keshtuqe vėllezėrve dhe motrave iu epet pėrparėsi ndaj djemve dhe vajzave te axhallareve. Axhallareve te vet njeriu iu jep pėrparėsi ndaj axhallareve te babait te vet,e kėshtu me radhe. Argument pėr kėtė merret hadithi i Ebu Hurejres,ne te cilin ishte pyetur Pejgamberi Alejhi selam " Kush ėshtė njeriu me meritor pėr shoqėrinė time te mire?...(ne fund te hadithit kishte thėnė) motra jote,pastaj vėllai pastaj me i afėrmi,i afėrmi (e kėshtu me radhe)". Hadithi ėshtė i vėrtetė (sahih) dhe ėshtė argument i qarte pėr dhėnien pėrparėsi te afėrmit ndaj te largėtit...

Lidhjet familjare janė njė lloj bamirėsie ndaj prindėrve,sepse te afėrmit lidhen ndėrmjet vete nėpėrmjet prindėrve.

Lidhjet e vėllait dhe motrės nuk janė obliguar pėr tjetėr vetėm se ata janė prej njė babe e nene.

Lidhjet me dajallarėt dhe tezet mbahen sepse ata janė vėllezėr dhe motra te nenės.

Lidhjet me axhallaret dhe hallat mbahen sepse ata janė vėllezėr dhe motra te babait.

Lidhjet me gjyshet dhe gjyshėrit i mbajmė sepse ata janė te paret tanė ndėrsa ne jemi pasardhėsit e tyre.

Pra lidhjet ne mes nesh dhe kėtyre te lartcekurve nuk janė zhvilluar ndryshe vetėm se nėpėrmjet rrugės se prindėrve.

Argumenti pėr kėtė ėshtė hadithi i Pejgamberit,Alejhi selam, te cilin Ebu Davudi ne Sunenin e tij e transmeton nga Malik Bin Rebia Es Saidijj se" بينا نحن عند رسول الله صلى الله عليه و سلم إذ جاءه رجل من بني سلمة فقال: يا رسول الله ! هل بقي من بر أبوي شيء أبَرُّ ُهما به من بعد موتهما؟ فقال: نعم,الصلاة عليهما و الاستغفار لهما و إنفاذ عهدهما من بعدهما و صلة الرحم التي لا توصل إلا بهما و إكرام صديقهما Derisa ishin tek Pejgamberi Alejhi selam kur ja ia behu njė njeri prej fisit Benu Seleme ,i cili e pyeti: O i dėrguari i Allahut! A ka dic qe ka mbet prej bamirėsisė ndaj prindėrve te mi t'iu bej mire me tė pas vdekjes se tyre? Tha: Po,namazi per ta([2]) ,kėrkimi falje pėr ta,pėrmbushja e premtimeve-marrėveshjeve te tyre pas tyre dhe mbajtja e lidhjeve familjare,e cila nuk mbahet ndryshe pėrveē nėpėrmjet tyre si dhe nderimi i shokėve te tyre".

Mbajtja e lidhjeve familjare me prindėr ka domethėnien e bamirėsisė ndaj tyre,vizitės se tyre,te interesuarit pėr ta,pėrmbushja e kėrkesave te tyre dhe pjesėmarrja si pėrfaqėsues i tyre ne dasma e gjetiu.

Dijetaret pėr lidhjet familjare

Ka thėnė Kurtubiu: Mbajtja e lidhjeve familjare ėshtė : e pėrgjithshme dhe e veēante:

1-      E pėrgjithshme ėshtė lidhja ne baze fetare,e cila mbahet ne baza te dashurisė reciproke,kėshillimit,drejtėsisė dhe mėshirės ne mes vete si dhe kryerja e obligimeve reciproke, te obliguara apo te preferuara qofshin. Thotė Allahu,subhanehu ve teala, "إنما المؤمنون إخوة S’ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr... (Huxhurat 10) Ndėrsa Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" المسلم أخو المسلم  Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit".

2-      E veēante ėshtė lidhja e cila pėrcakton furnizimin-shpenzimin pėr te afėrmin dhe pėrkujdesjen pėr ta si dhe anashkalimin e gabimeve te tyre. Pozitat e tyre dallojnė sipas afėrsisė se tyre tek njeriu. Pėr me tepėr shiko hadithin e lartpėrmendur.

Ka thėnė Ibni Ebi Xhemre" Mbajtja e lidhjeve familjare realizohet me furnizim,ndihme ne rast nevoje,largimin e se keqes prej tij,takimin me fytyre ēele dhe duanė-lutjen pėr te. Me njė fjale,"Bėrja mire aq sa te kesh mundėsi dhe largimi i se keqes aq sa te kesh mundėsi".

Ibni Xhemreja tėrheq vėmendjen se mbajtja e lidhjeve familjare realizohet nėse te afėrmit janė myslimane te mire, ne te kundėrtėn,nėse ata janė pabesimtare apo janė mėkatarė te mėdhenj keshtuqe ne kėtė rast,mbajtja e lidhjeve me ta ka domethėnien e shkėputjes se lidhjeve me ta,me kusht qe kjo te jete pas njė mundi te madh ne kėshillimin e tyre dhe njoftimin se nėse ata vazhdojnė ne njė gjendje te tille ai do te ndahej prej tyre. Ne kėtė rast,personit i mbetet te lutet pėr ta qe Allahu,subhanehu ve teala, t'i udhėzojė ne rruge te vėrtetė.

Ndėrsa Kadi El Ijjadi ka thėnė" Nuk ka divergjenca se mbajtja e lidhjeve familjare ne pėrgjithėsi ėshtė obligim (vaxhib) dhe se shkėputja e tyre ėshtė mėkat i madh. Argument pėr kėtė janė hadithet vijuese"إن الله خلق الخلق حتى إذا فرغ من خلقه قالت الرحم: هذا مقام العائذ بك من القطيعة؟ قال: نعم,أما ترضين أن أصل من وصلكِ و أقطَعَ من قطَعَك,قالت: بلى يا رب,قال فهو لك,قال رسول الله صلى الله عليه و سلم :فاقرأوا إن شئتم" فهل عسيتم إن توليتم أن تفسدوا في الأرض و تقطّعوا أرحامكم" Allahu krijoi krijesat dhe kur erdhi ne pėrfundim te tyre tha rrahimi (mitra-mbajtja e lidhjeve familjare): Kjo ėshtė pozita e atij qe te lutet pėr mosshkeputje te lidhjeve familjare?  Tha: Po,a nuk ke dėshirė qe ta lidh (mbaj marrėdhėniet me) atė qe mban me ty dhe t'i shkėpus me atė qe i shkėput me ty? Tha: Po,gjithsesi. Tha: Atėherė kjo ėshtė pėr ty. Pejgamberi tha" Lexoni nėse dėshironi" فهل عسيتم إن توليتم أن تفسدوا في الأرض و تقطّعوا أرحامكم A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut? (Muhamed 22)".(Mutefekun alejhi)

Ne njė hadith kudsijj, nga Abdurrahman Bin Avfi, qėndron se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė"Thotė Allahu: أنا الرحمـن,خلقت الرحم و شققت لها اسما من اسمي فمن وصلها وصلته و من قطعها بتته Unė jam Rrahmani (Mėshiruesi) ,kam krijuar rrahimin (mitrėn) dhe i kam dhėnė emėr, te nxjerre prej emrit Tim,andaj kush i mban lidhjet familjare Unė i mbaj me te dhe kush i shkėput marrėdhėniet me te edhe Unė i ndėrpresė-shkėpus me te".( Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

Sqarim rreth shprehjeve te paqarta te hadithit:

1-               ينسأ ėshtė folje ne diatezėn pėsore me domethėnie "يؤخَّر vonohet

2-               الأثر ka disa domethėnie:

1-     الأجل  vdekje,sepse exheli vie pas jetės

2-     الخبر lajm…

Ndėrsa domethėnia e يُنسأ له في أثره ėshtė: i zgjatet jeta. Meqė ky hadith ne shikim te pare vie ne kundėrshtim me ajetin kur'anor" فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلا يَسْتَقْدِمُونَ …e kur t’u vijė afati tyre, ai nuk mund tė shtyhet pėr asnjė moment, e as tė pėrngutet mė parė. (A'raf 34),dijetaret kane bere bashkimin dhe pėrputhjen ne mes tyre.

1-      Shtimi-zgjatja e jetės ėshtė metonimi e bereqetit-begatisė ne jete,si rezultat i bekimit te Allahut,Subhanehu ve teala ndaj atij qe mban lidhjet familjare dhe si emėrtim i shfrytėzimit te kohės me gjera,te cilat te bėjnė dobi ne Ahiret dhe ruajnė prej humbjes se kohės ne gjera te padobishme. Si shembull pėr` kėtė mund te merret fakti se Pejgamberi Alejhi selam kur kishte krahasuar jeterat e popullit te tij dhe jeterat e popujve te mėparshėm ishte pikėlluar keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, ia kishte dhėnė natėn e kadrit,e cila vlen sa 1000 muaj ose 83 vjet e 4 muaj.

2-      Shtimi-zgjatja ėshtė e vėrtetė. Hadithi vlen pėr diturinė e melekut,i cili ėshtė i ngarkuar me marrjen e shpirtrave ndėrsa ajeti tregon pėr diturinė e Allahut,Subhanehu ve teala. Me drejt kjo ėshtė sikur t'i thuhet melekut: Jeta e filanit ėshtė 100 vite nėse i mban lidhjet familjare ndėrsa nėse  nuk i mban do te jetoje vetėm 40 vite. Allahu e din se ai do t'i mbaje apo jo keshtuqe ne diturinė e Allahut, Subhanehu ve teala nuk ka as shtim e as mangim ndėrsa dituria e melekut mund te pėrshkruhet me shtim apo mangim dhe sikur kjo ėshtė komenti i ajetit" َيمْحُوا اللَّهُ مَا يَشَاءُ وَيُثْبِتُ All-llahu shlyen (nga ajo evidencė) ēka tė dojė, edhe forcon (ēka tė dojė). ) (Rra'd 39) .Pra fshirja dhe vėrtetimi janė ne diturinė e melekut ndėrsa ajo qe ėshtė ne Levhi Mahfudh ėshtė dituria e Allahut,Subhanehu ve teala,ne te cilėn nuk ka fshirje.

3-      Gjurmėt e atij qe mban lidhjet familjare mbeten me shume sesa te atij qe nuk i mban si dhe pėrmendet ne mesin e njerėzve me pėrmendje te mire,te cilėt luten dhe e mėshirojnė ( I thonė: Allahu e paste mėshiruar). Me njė domethėnie te tille ka ardhe edhe ajeti,gjegjėsisht duaja e Ibrahimit,Alejhi selam,i cili ishte lutur"واجعل لي لسان صدق في الآخرين  Mė bėn pėrkujtim tė mirė ndėr ata qė vijnė pas, (Shuara 84).

4-      Te kėtė njeriu pasardhės te mire,te cilėt luten pėr te pas vdekjes se tij. Taberaniu me sened te dobėt transmeton nga Ebu Derdaja, i cili thotė"Tek Pejgamberi Alejhi selam ishte pėrmendur se kush i mban lidhjet familjare i shtohet jeta. Pejgamberi atėbotė kishte thėnė"Kjo nuk ėshtė  zgjatje e jetės,sepse Allahu,subhanehu ve teala, thotė" فإذا جاء أجلهم e kur t’u vijė afati tyre (A'raf 34),por njeriu ka pasardhės te mire te cilėt luten pėr te pas vdekjes se tij".Taberaniu poashtu transmeton nga Ebi Meshxhe'a El Xhehniu merfuan" Allahu,subhanehu ve teala, nuk ia shtyn njeriut jetėn kur t'i vie vdekja por shtimi i jetės dtth pasardhės te mire".

5-      Ibni Furek,ne mėnyrė te prere mendon se pėr qellim ėshtė largimi i pengesave te personit ne rizk (furnizim) dhe dituri. Disa te tjerė kane thėnė se ky bereqet ose kjo begati ėshtė me e madhe dhe pėrfshinė rizkun e diturinė sikurse qe pėrfshin edhe gjera te ngjashme.

Them: Nuk ka ndonjė pengese ne realizimin e te gjitha kėtyre mundėsive te cekura nga dijetaret tek disa njerėz dhe kjo konform mbajtjes se lidhjeve familjare prej tyre. Sa here qe njeriu tregohet bamirės ndaj te afėrmeve te tij,bamirėsia e Allahut,Subhanehu ve teala ndaj tij do te jete me e madhe dhe ēdo njeri do t'i fitoje kėto shpėrblime ashtu sic i ka mbajtur lidhjet familjare.

Hadithi,peshoret lėndore te njerėzve i shndėrron ne peshore besimi. Kjo sepse ai qe mban lidhjet familjare ose shpenzon para ose kohe,dhe shpenzimi i kohės ne sytė e njerėzve ėshtė humbje e jetės derisa shpenzimi i pasurisė dtth pakėsim i saj. Hadithi sikur iu thotė njerėzve: Mbajtja e lidhjeve familjare,megjithe shpenzimin e kohės dhe parave nuk ėshtė shkak i humbjes apo pakėsimit te jetės sikurse qe nuk ėshtė shkak i pakėsimit apo shkatėrrimit te pasurisė. Mbajtja e lidhjeve familjare ėshtė shkak i shtimit shqisor dhe kuptimor te tere kėsaj. Mu pėr kėtė Buhariu,Allahu e paste mėshiruar, kėtė hadith e kishte sjellur ne Librin e Shitblerjeve (Kitabul Buju') dhe ne Librin e Edukatės ( Kitabul Edeb),duke e emėrtuar "Kreu: Kujt i zgjerohet furnizimi si rezultat i lidhjeve familjare-Bab: Men Beseta Lehu Fi Rizkihi Li Sileti Rahimihi). Kjo njeherit shkon edhe me rregullat e pėrgjithshme,te cilat i ka vene sheriati islam dhe i ka ngulitur ne zemrat e besimtareve. Thote Allahu,subhanehu ve teala," وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ e ēkado qė tė jepni, Ai e kompenson atė dhe Ai ėshtė dhuruesi mė i madh”. (Sebe' 39). Poashtu thotė" مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا Kush vjen me njė (punė) tė mirė, ai (nė ditėn e gjykimit) shpėrblehet dhjetėfish (En'am 160). Ne hadithin,te cilin e transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre thuhet se Pejgamberi,Alejhi selam ka thene" ما َنقَصَتْ صدقةٌ من مال و ما زاد الله عبدا بعفو إلا عزا و ما تواضع أحد لله إلا رفعه الله عز و جل Sadakaja nuk pakėson pasurinė,Allahu me falje nuk i shton robit pėrveē se nder dhe nuk ndodhe te jete ndonjė njeri modest pėr hire te Allahut,Subhanehu ve teala e te mos e ngrise Allahu,subhanehu ve teala,".

Pastaj Pejgamberi Alejhi selam, sadakane pėr te afėrmin e kishte krahasuar me dy sadaka ndaj jo te afėrmit. Tirmidhiu transmeton  nga Selman Bin Amiri se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė"الصدقة على المسكين صدقة و على ذي الرحم ثنتان: صدقة و صلة Sadakaja ndaj miskinit (te ngratit) ėshtė vetėm sadaka ndėrsa ndaj te afėrmit ėshtė: sadaka dhe mbajtje e lidhjeve familjare".(Tirmidhiu thotė se hadithi ėshtė sahih)

Se ēfarė e lige do ta godet njeriun ne rast se i shkėput marrėdhėniet ose lidhjet familjare rrėfen Aisheja,e cila thotė se burri i saj,Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė: الرحم معلقة بالعرش تقول: من وصلني وصله الله و من قطعني قطعه الله  Mitra (mbajtja e lidhjeve familjare) ėshtė e lidhur pėr Arshi dhe thotė: Kush mban lidhjet me mua do t'i mbaje Allahu me te ndėrsa kush shkėput lidhjet me mua do t'i shkėpus Allahu me te".( Muttefekun alejhi)

 

Pėrktheu: Sedat Gani Islami

22 maj 2005,e shtune

Vushtrri,Kosove


 

[1] Hadithi Merfu' ėshtė hadithi i cili i adresohet Pejgamberit,Alejhi selam,,fjale apo veper qofte

[2] Duaja dhe namazi i xhenazes.Shif: Komentin e Sunenit te Ebu Davudit i ashtuqajtur Avnul Ma'bud ne hadithin perkates.sh.p

Hosted by www.Geocities.ws

1