Le te shpetojme!
Transmeton Taberaniu ne "El-kebir",pastaj Hakim et -Tirmidhiu ne "Nevadir el Usul"dhe El Isbehaniu ne "Et Tergib" nga Abdurrahman ibn Semre,i cili thote se"nje dite na erdhi pejgamberi a.s e tha:mbreme[ne gjume]kam pare [gjera te ] cuditshme:
1-pashe se njeriu prej ummetit tim i erdhi meleku i vdekjes t'ia marre shpirtin por erdhi bemiresia e tij ndaj prinderve dhe e largoi ate
2-pashe se njeri nga ummeti im ,te cilin e kishte perfshire denimi i varrit.Erdhi abdesi i tij e e shpetoi
3-pashe nje njeri nga ummeti im ,te cilin e kishin rrethuar shejtanet e erdhi dhikri [te perkujtuarit] per Allahun s.w.t dhe e shpetoi
4-pashe nje njeri nga ummeti im ,te cilin melaiket e vdekjes e kishin rrethuar por erdhi namazi i tij dhe e shpetoi prej duarve te tyre
5-pashe nje njeri nga ummeti im ,i cili nga etja e madhe e kishte nxjerre gjuhen jashte dhe sa here qe i afrohej ndonje kroi pengohej nga pirja por erdhi agjerimi i tij e i dha uje dhe ia shoi etjen
6-pashe nje njeri nga ummeti im ,derisa mundohej ti afrohej grupit te pejgambereve ,te cilet ishin te ulur ne grupe,e largonin prej grupeve te tyre.Atehere erdhi pastrimi i tij nga xhunublleku ,e morri dhe e uli afer meje
7-pashe nje njeri nga ummeti im [te cilin e kishin rrethuar erresirat];perpara erresire,prapa erresire,ne te djathte erresire,ne te majte erresire ,permbi erresire ,nen te erresire,ndersa ai kishte mbetur aty si i humbur ,qe nuk dinte kah tia mbaje.Erdhi Haxhi dhe Umreja e tij e e nxorren prej erresires dhe e futen ne drite
8-pashe nje njeri nga ummeti im,i cili iu fliste besimtareve por nuk i flisnin atehere erdhi mbajtja e lidhjeve familjare [si veper e trupezuar] e tha:oj turme e besimtareve flisni e i folen
9-pashe nje njeri nga ummeti im duke e larguar flaken dhe xixat e zjarrit me dore prej fytyre atehere erdhi sadakaja e tij,e cila iu be mburoje e fytyres dhe hije mbi koken e tij
10-pashe nje njeri nga ummeti im te cilin e kishin marre Zebbanijjet[melaqet e xhehennemit] prej cdo vendi .Erdhi "urdherimi per te mire e ndalimi nga e keqja",e shpetoi prej duarve te tyre dhe e futi tek melaiket e meshires
11- pashe nje njeri nga ummeti im i ulur ne gjunje,ne mes te cilit dhe Allahut kishte perde.Erdhi morali i tij i mire,e kapi per dore dhe e futi tek Allahu s.w.t
12- pashe nje njeri nga ummeti im ,fletushka e te cilit i ishte dhene nga e majta [e cila si ane simbolizon ne Ahiret llogarine e veshtire]e erdhi frika e tij ndaj Allahut s.w.t ,e cila kapi fletushken e tij e ia vendosi ne doren e djathte
13- pashe nje njeri nga ummeti im,peshorja e te cilit i ishte lehtesuar e erdhen femijet e tij [te cilet kishin vdekur ne femijeri] dhe ia renduan peshoren
14- pashe nje njeri nga ummeti im i cili qendronte buze xhehenemit e erdhi frika e tij ndaj Allahut dhe e shpetoi pastaj shkoi[drejt xhennetit]
15- pashe nje njeri nga ummeti im,i cili ra na zjarre.Erdhen lotet e tij nga droja e Allahut dhe e nxorren nga zjarri
16- pashe nje njeri nga ummeti im,i cili qendronte ne Sirat e dridhej sikurse dridhen deget e pemes.Erdhi mendimi i mire i tij per Zotin,te cilin e qetesoi dhe kaloi[pa problem]
17- pashe nje njeri nga ummeti im ne sirat,i cili here ecte ne duar e kembe e here zvarritej per toke.Erdhi salavati i tij per mua e kapi per dore,e ngriti dhe e kaloi siratin ,dhe
18- pashe nje njeri nga ummeti im,i cili erdhi tek dyerte e xhennetit por iu mbyllen para tij.Atehere erdhi deshmia se nuk meriton adhurimin askush pos Allahut s.w.t dhe iu hapen dyert e hyri ne xhennet".
Marre nga "adhabul kabri"te Ali et Thataviut ,f.36-43
13/9/2003