Dispozita E Agjerimit Të Gjashte Diteve Të Muajit Shevval
PYETJA: A ka ndonje vlere apo dobi në agjerimin e gjashte diteve të muajit Shevval dhe, a agjerohen keto dite radhazi apo me nderprerje?
PERGJEGJA: Po,për agjerimin e ketyre diteve ka dobi të madhe.Thote Muhammedi Alejhi selam " ãä ÕÇã ÑãÖÇä Ëã ÃÊÈÚå ÈÓÊ ãä ÔæÇá ßÇä ßÕíÇã ÇáÏåÑ " Kush e agjeron Ramazanin pastaj e pason atë edhe me gjashte (dite tjera të shevvalit) është sikur të këtë agjeruar tërë kohen".(Transmeton Imam Muslimi)
Qellimi me kohe është : Nje vit i plote.
Njeriu duhet të jete syqele se kjo dobi nuk realizohet perveq nese njeriu e ka agjeruar komplet ramazanin.Mu për këtë, nese njeriut i ka mbete dic prej ramazanit pa agjeruar ,atëherë ai duhet ta agjeroje atë pastaj t'i agjeroj ditet e shevvalit.Nese i agjeron ditet e shevvalit ndersa ndersa nuk e ka kompenzuar atë që i ka mbete prej ramazanit pa e agjeruar atëherë ai nuk do të mund t'a arrije këtë dobi apo vlere,pamarreparasysh se a themi apo nuk themi se agjerimi i tij eshte i vertet. Kete e themi bazuar në hadithin,i cili veq na kaloi para pak castesh " Kush e agjeron Ramazanin pastaj e pason atë…".
Atij,që i ka mbete dic prej ramazanit pa agjeruar i thuhet: E ka agjeruar nje pjese të ramazanit e nuk i thuhet e ka agjeruar ramazanin krejtesisht.
Lejohet keto dite të jene të ndara por me mire do të ishte radhazi sepse kjo i ngjan me teper nxitimit në të mira dhe mos ngecjes në" do të "( do t'i agjeroj me vone) ,e cila ndodhe të të shpie në mos agjerim.
(Marre nga " Fetawa ibni Uthejmin,Allahu e paste meshiruar.Libri i Da'wes 1/52-53)
Burimi: www.twbh.com
Perktheu: Sedat Gani Islami
Verzioni online: www.sedatislami.tk
17/11/2004,e merkure ( 1 Shevval 1425)
Ubd,Brunei Darussalam