Shanse Per Te Hyre Ne Xhennet
Ja ky eshte muaji i meshires,i cili na u eshte afruar,ja muaji i lirimit nga zjarri veq po na ben hije…
Ja thirresi therret: O kerkues i hajrit drejtohu (kah ne)…O kerkues i sherrit ndal dhe shmangu nga ajo qe ben, ja dyert e zjarrit jane mbyllur,dyert e xhennetit jane hapur ndersa shejtanet jane lidhur me zingjire.
Ja meshirat kane zbritur,ja magfireti- falja eshte shperndare…
Ku jane nxituesit per ibadete,ku jane te frikesuarit,te penduarit dhe shpresuesit ne meshiren e Allahut s.w.t,te cilet kerkojne lirimin e vetes se tyre nga zjarri,ku jane vullnetaret,ku jane ata qe e deshirojne xhennetin,ja xhenneti eshte afruar,nuk eshte larg…
Ku jane mekataret,ku jane gabimtaret,te cilet i kane bere vetes se tyre padrejtesi ,ja dyert e zjarrit jane mbyllur
Eja vella i nderuar..eja te nisemi ne kete dite sebashku qe t'i shtojme te mirat dhe t'ia japim besen Zotit tone se më nuk ka kthim ne mekate dhe te keqia…!
Ke kujdes qe te shkruhesh ne kete muaj prej te penguarve (prej meshires se Allahut s.w.t) ,mjere per ty nese te kalon kjo shanse, i poshteruar qofsh nese nuk t'i fale Allahu s.w.t mekatet!
Be perpjekje,vazhdo,shtrengohu dhe shetit ne kopshtet e ibadeteve,qofte namaz i nates apo iftar agjeruesve apo ndihme te vejave,te ngrateve apo t'ia lemosh koken jetimit,apo te kendosh Kur'anin Fisnik,sepse Allahu s.w.t nuk ua humb mundin te sinqerteve…
O mekatar …nuk ke arsye pas kesaj,Allahu s.w.t t'i ka pergaditur te gjitha rruget per tek Ai,qe te pendohesh,t'i braktisesh mekatet,te drejtohesh kah Ai me zemer te nje te penduari ,te dhimbshmi e modesti.
Bleje veten sepse cmimi eshte caktuar dhe tregu ende eshte i hapur, i mencur eshte ai qe e llogarit veten dhe punon per ate qe vie pas vdekjes ndersa i deshperuar eshte ai qe shpreson (enderron) ne Allahun ( ndersa nuk punon) derisa ti vie meleku i vdekjes duke qene ai i pakujdesshem dhe t'a marre,atehere do te bertet me tere zerin qe ka " ÍóÊøóì ÅöÐóÇ ÌóÇÁó ÃóÍóÏóåõãõ ÇáúãóæúÊõ ÞóÇáó ÑóÈøö ÇÑúÌöÚõæäö" E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,( Mu'minun 99), dhe atehere nuk ka kohe më per pendim…
E lusim Allahun s.w.t te n'a liroj ne dhe juve nga zjarri dhe te na fus ne xhennete me të mirët!!! Amin
20/10/04,e merkure
Brunei Darussalam
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
www.emanway.com