Me Emrin e Allahut,Mėshiruesit,Mėshirėplotit

KENAQESIA E TE BERIT SEXHDE PARA ALLAHUT!
 
Dije -Allahu te mėshiroftė- se pozita dhe vendi me i mire, ne te cilin qėndron njeriu gjate kėsaj bote ėshtė te qėndruarit para Allahut,subhanehu ve teala, ne namaz. Ky vend i ēuditshėm, ne te cilin ekziston ėmbėlsia e lidhjeve me Zotin e boterave...Vėrtet namazi lidh direkt njeriun me Zotėriun dhe Krijuesin e tij keshtuqe njeriu mbetet ne pėrkujdesjen dhe ruajtjen e Allahut aq sa ėshtė i lidhur me namaz dhe i kushton rėndėsi atij (namazit). 
Pozita mė me rėndėsi ne namaz ėshtė sexhdeja, ne te cilėn rrjedhin lotėt e frikės dhe drose nga Zoti i boterave...Kjo ėshtė pozite ky burojnė lutjet e njerėzve me brenga, ėshtė pozite ku njeriu shijon embelsine e ibadetit, perulshmerise dhe nevojės pėr Allahun, Zotin e boterave dhe po ta dije se sa e madhe ėshtė kėnaqėsia e sexhdes tek robėrit e Allahut, te cilėt i janė frikėsuar dėnimit te Allahut, e ne veēanti gjate lutjeve te tyre ne pjesėn e trete te natės... Pejgamberi Alejhi selam na lajmėroi pėr kėtė e tha" Åä ĆŽŃČ ćĒ ķßęä ĒįŚČĻ ćä ŃČå ęåę ÓĒĢĻ ŻĆßĖŃęĒ ĒįĻŚĒĮ Vėrtet njeriu me se afėrmi Zotit te tij ėshtė kur ėshtė ne pozite te sexhdes andaj bėni ne te shume dua".
A thua perse u shqua sexhdeja me kėtė?
Kane thėnė dijetaret: Sepse ne pozitėn e sexhdes arrihet ibadeti (i plote), arrihet zemėrthyerja (pendimi) para Zotit te tij, dhe sahere qe pėrulet para Zotit te tij, atij i rritet dhe shtohet vlera".
Kur njerėzit e menēur kuptuan vlerėn e afrimit tek Allahut,Subhanehu ve teala nėpėrmjet sexhdes, bėnin sexhde te gjata. Prej tyre kishte qe kishte bere sexhde derisa edhe vendi nen ballin e tij ishte hapur si grope, tjetri kishte bere sexhde aq gjate saqė te tjerėt kishin menduar se ka vdekur, madje disa te tjerė edhe kane vdekur ne sexhde…A thua ku jemi ne? A mund ta krahasojmė veten me ta?
Vėlla! Provoje shijen e sexhdes dhe perulshmerise para Allahut te Vetėm dhe shpeshtoje duanė sepse sa duaja ėshtė pranuar ne sexhde, sa derti ėshtė larguar nga duaja e sexhdes, sa e sa, sa e sa. Vetėm si rezultat i sexhdes para Allahut, Krijuesit te boterave.
Vėlla! Zemra ka njė varfėri te madhe, te cilėn nuk mund ta bllokoje pėrveē pasurisė me dashurine e Allahut,Subhanehu ve teala.
Ne zemėr ka pikėllim dhe dėshpėrim, te cilėn nuk e largon pėrveē gėzimit me njohjen e Allahut,Subhanehu ve teala…
Ne zemėr ka egėrsi dhe vetmi, te cilėn nuk mund ta largoj asgjė pėrveē shoqėrimit me Allahun,subhanehu ve teala,…
Ne zemėr ka parregullsi, te cilėn nuk mund ta largoj asgjė, pėrveē nėse Allahu,subhanehu ve teala, ėshtė qellim i pare dhe i fundit i yti dhe te mos adhurosh askė pėrveē Atij, te mos lusėsh aske pėrveē Atij, te mos kėrkosh ndihme pėrveēse prej Tij…
Vėlla! Zemra nuk mund te kėtė kėnaqėsi dhe lumturi te vėrtet pėrveēse ne dashurinė pėr Allahun, dhe kjo dashuri nuk mund te arrihet pėrveē nėse afrohesh tek Allahu,subhanehu ve teala, me atė qe Ai do dhe largohesh nga ajo qe Ai urren. Thotė Allahu" ćä Śćį ÕĒįĶĒš ćä ŠßŃ Ćę ĆäĖģ ęåę ćÄćä ŻįäĶķķäå ĶķĒÉ ŲķČå Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė),… ".(Nahl 97)
 
Shkroi: Ebu Xhihad Sultan El Umerijj
Burimi: www.denana.com
Pėrktheu: Sedat Gani Islami
19-7-2005, e marte
Vushtrri, Kosove
 
Hosted by www.Geocities.ws

1