SI E PRANOI SELMAN FARISIU ISLAMIN?
A ke degjuar per kete djalosh te arte i cili eshte rritur ne nje familje te ndershme e sunduese(udheheqese).Ka qene i respektuar tek njerzit e vet,i kane dhene perparesi fisi i vet,ishte i vetem ne kohen e tij�
Ky eshte Selman el Farisiu.Ishte zjarrputist.E adhuronte zjarrin.Babai i tij ishte udheheqes i popullit.E donte Selmanin shume.E kishte mbyllur ne shtepi prane zjarrit.Me perkujdesjen e gjate per zjarrin arriti fame saqe u be ndezes i zjarrit.Babai i tij kishte nje kopsht te madh.Shkonte ne te cdo dite.U zu nje dite me dic ne shtepi e i tha Selmanit: shko ti ne kopsht e beje kete e kete!.U gezua Selmani sepse doli nga jeta e mbyllur. U drejtua drejt kopshtit por gjate rruges hasi ne nje kishe te te krishtereve.Degjoi adhurimet e tyre ne te e hyri te shiqonte se cfare po benin .I pelqyen adhurimet e tyre.Pranoi te behej i krishtere.Tha ne vete:kjo eshte me e mire se feja jone.I pyeti ata per fene e tyre e i thane se baza e saj eshte ne Sham dhe njeriu qe me se miri e njef ate eshte atje.Qendroi Selmani aty derisa perendoi dielli.Posa u kthye ne shtepi babai i tha ku ishe? Tha:une kalova prane nje turme njerzish te cilet faleshin -luteshin- ne nje kishe te tyre.Me pelqeu adhurimi i tyre dhe pashe se feja e tyre ishte me e mire se feja jone.U frikesua babai nga kjo gjendje e i tha:O biri im! Feja jote dhe e prinderve tu eshte me e mire se feja e tyre.Tha:assesi,vallahi feja e tyre eshte me e mire se feja jone.Babai u frikesua se do te konvertoje nga mexhusizmi e ia vuri nje prange ne kembe e pastaj e mbylli ne shtepi. Kur e pa Selmani se cfare i ndodhi dergoi tek te krishteret nje njeri t'iu thote :une kam pranuar fene tuaj e kur te vie ndonje karvan i krishtere nga Shami me lajmeroni.Nuk kaloi kohe e gjate dhe erdhi nje karvan tregtaresh te krishtere nga Shami.Derguan nje njeri tek Selmani dhe e njoftuan per karvanin e krishtere.I tha postarit Selmani:kur tregtaret t'i kryejne punet e tyre dhe te behen gati per tu kthyer me lajmero!�Kur tregtaret u bene gati te kthehen e lajmeruan Selmanin dhe ia treguan vendtakimin.U perpoq Selmani derisa e nxori prangen nga kemba pastaj doli u takua me ta dhe u nis per ne Sham.Posa hyri ne Sham i pyeti per njeriun me te mencur te kesaj feje.E drejtuan tek epishkopi ne kishe.U drejtua drejt kishes.E lajmeroi epishkopin per rastin e vet i tha :une e kam pranuar kete fe dhe kam deshire te jem me ty;te te sherbej,te falem me ty dhe te mesoj prej teje.Epishkopi pranoi qe Selmani te qendronte me te.Qendroi me te Selmani ne kishe.Selmani ishte kureshtar per vepra te mira,adhurim dhe lutje ndersa prifi ishte fetarisht jo i edukuar. I urdheronte njerzit me sadaka dhe i nxiste per te e kur ia tubonin e depononte per vete e nuk ua ipte te varferve.E hidheroi Selmanin shume me keto sjellje por skishte mundesi ta njoftoje aske per ate se cka prifti bente sepse ky ishte i huaj dhe kishte hyre rishtazi ne fene e tyre. Nuk kaloi kohe e gjate e vdiq prifti.U merziten populli per te. U tubuan ta vorrosin.Kur pa Selamani se po merziten per te tha:ky vertet ishte njeri i keq;iu urdheronte me sadaka dhe iu nxiste per te ndresa te teren e depononte per vete e nuk ua shperndante te varferve.Thane :cfare argumenti ke ti per kete qe po thua?Tha:ejani me mua tua tregoj thesarin.I degoi tek vendi ku i kishte fshehur parate.Filluan ta mihnin token dhe nxoren 7 qypa perplot ar e argjend.Thane:vallahi nuk do ta vorrosim por e kryqezuan ne nje tra - dyrek e e gurezuan duke qene i vdekur,ndersa ne vend te tij sollen nje njeri tjeter.Tha Selmani:nuk e kam pare te mos i kete falur te 5 lutjet(e tyre).Ishte me i mire se ai.Ishte me kureshtar per Ahiret.Nuk kishte me te devotshem e te edukuar se ai ne bote.Selmani i sherbeu atij derisa u plak e vdiq.U merzite Selmani per te.U frikesua se nuk do te jete i forte ne fe pas tij.Para se te vdiste e pyeti se per tek kush e porosite te shkon? Tha:O biri im!Une nuk dij ndoke keshtu siq isha une.Njerzit jane shkaterruar e i kane ndryshuar parimet dhe i kane braktisur shumicen e adeteve fetare perveq nje njeriu(ne Irak) i cili ende eshte duke i praktikuar ritet.Pas vdekjes se tij Selmani e leshoi Shamin ne drejtim te Irakut. E gjeti njeriu per te cilin e kishte porositur prifti.Qendroi tek ai derisa vdiq.Ky e porositi Selmanin te shkonte tek nje prift ne Sham keshtu qe Selmani u kthye per here te dyte ne Sham.Edhe te ky qendroi derisa vdiq.Ky e porositi te shkonte tek nje njeri ne Umurijje ne Sham.Shkoi Selmani.Qendroi tek ai dhe aty fitoi edhe pasuri.Nuk vonoi shume e u semur prifti.Selmani para se te vdiste tha:te kush me porosite te shkoj?Tha prifti:O Selman nuk di ndoke te jete keshtu siq ishim ne .Njerzit jane coroditur por eshte afruar koha e dergimit te nje pejgamberi me fene e Ibrahimit.Paraqitet ne token arabe.Migron ne nje vend ne mes dy maleve te zeza.Ne mes tyre ka nje hurme(palme).Ai ka disa shenja qe jane te dukshme:pranon dhuratat,nuk han sadakan,ne mes dy kraheve ka vulen e profeteve.Nese e shef e njeh.Nese ke mundesi te shkosh ne keto vende shko.Vdiq e u vorros prifti.Selmani qendroi edhe per nje kohe ne Umurije duke kerkuar se kush shkon me te ne token profetike.Derisa ishte keshtu prane tij nje dite kaloi nje grup nga fisi Kelb.Tregtare.I pyeti Selmani per vendin e tyre e i thane se jane nga toka arabe.A me merrni ne vendin tuaj do tua jap pasurine u tha Selmani.Thane po, si jo.Ua dha pasurine.Kur arriten ne nje lugine lakmuan ne pasuri e e tradhetuan.Pretenduan se eshte rob i tyre e ia shiten nje jahudiu.Selmani nuk kishte si ta mbronte veten keshtuqe shkoi ti sherbente jahudiut.Nje dite tek jehudiu erdhi nje fqi nga beni Kurejdha prej Medines. E bleu Selmanin prej tij. E mori ne Medine.Posa e pa qytetin, pemen dhe guret kuptoi se ajo esht toka profetike te cilen ia pat pershkruar shoku i tij.Qendroi ne te dhe shiqonte se a po paraqitet ndonje lajm per profetin.Kaluan vite.Allahu e dergoi te derguarin e Vet ne Meke e Selmani nuk kishte degjuar per te sepse ishte sherbetor i nje jehudiu te pameshirshem.
Pastaj migroi Muhammedi as ne Medine e Selmani nuk dinte asgje per te.Derisa ishte nje dite ne maje te hurmes duke vjelur frutat e saja e zoteriu i tij ishte ulur poshte,erdhi djali i axhes se jehudiut e i tha:O filan!I ka vrare Allahu beni Kilet(fisin Evs e Hazrexh).Ata tash do te tubohen tek nje njeri ne Kuba.Ka ardhe prej Meke e pretendon se eshte pejgamber.Posa e degjoi Selmani kete iu dridh trupi e i fluturoi zemra.U lekund pema saqe gati ra mbi zoteriun e tij.Zbriti shpejt duke bertitur:cfare thua?Cfare eshte ky lajm?U hidherua zoteriu i tij,i ra shuplake e i tha:cfare ke ti me te? Ktheju punes sate.Heshti dhe u ngjit ne peme ta vazhdonte punen.Zemra e tij ishte preokupuar me kete lajm.Deshironte te bindej per cilesite e ketij profeti te cilat ia pat pershkruar shoku i tij..i pranon dhuratat,nuk han sadakan, dhe vula profetike ne mes dy kraheve.Kur erdhi nata Selmani tuboi ushqimin qe e kishte dhe shkoi te Muhammedi as. Muhammedi as ishte ulur ne Kuba(xhami).Prane tij ishin sahabet e tij.Hyri tek ata Selmani dhe u tha:Jam informuar se jeni nevojtare andaj tubova keta ushqim e ua solla.Selmani e vendosi ushqimin para Muhammedit a.s.U largua pak te shiqonte cka po ben.Muhammedi as e shiqoi ushqimin e iu tha sahabeve:hani e vet nuk ngreni.Posa e pa Selmani se nuk po e han tha ne vete:kjo eshte cilesia e pare,nuk e hane sadakane.Me mbeten edhe dy cilesi.U kthye tek zoteriu i vet.Pas disa ditesh tuboi ushqim prape e shkoi tek Muhammedi a.s e i tha:meqe te pash se nuk po han sadakan ja kjo eshte dhurate per ty.Nuk eshte sadaka.E vendosi para Muhammedit as .Muhammedi as e zgjati doren e filloi te haje nga ai ushqim.Bashke me te hane edhe sahabet.
Posa e pa Selmani tha ne vete:kjo eshte cilesia e dyte.Mbeti e treta. Mbeti te shiqoje vulen ne mes dy kraheve te tij por si kjo?U kthye Selmani tek zoteriu i vet e zemra e tij ishte e preokupuar me ceshtjen e Muhammedit as.Pas disa ditesh shkoi tek Muhammedi as, i cili sapo kishte percjellur xhenazen e nje ensariu.Muhammedi as kishte veshur disa rroba te lehta sikurse ihrami i haxhit..U dha selam Selmani pastaj u zgjat ta shikonte shpinen e Muhammedit as se a e ka vulen apo jo.Kur Muhammedi as e pa duke u zgjatur e kuptoi se ai per dic po deshiron te bindet andaj i levizi krahet ,e hjeku mbulesen e Selmani e pa vulen.U binde se eshte i derguar i Allahut s.w.t e iu hodh ne shpine ta puthte.Qante Selmani.Muhammedi as i tha:ulu para meje!Selmani u ul para tij.E pyeti per ceshtjen e tij,e Selmani ia tregoi ne detaje.I tregoi se ai kishte qene i ri pasanik,kishte lene nderin e pushtetin duke e kerkuar udhezimin dhe besimin ,duke u shebyer prifterinjeve qe te mesoje prej tyre dhe se fundi si ishte shenderruar ne rob te nje jehudiu.Pastaj Selmani filloi te shiqonte Muhammedin as e lotet i rridhnin nga gezimi.E pranoi Islamin� i tha dy shehadetet e pastaj shkoi tek zoteriu i vet,i cili e ngarkoi me detyra e obligime te shumta.
Sahabet uleshin me Muhammedin as e ate e pengonte roberia .I kaluan dy betejat e njohura,ajo e Bedrit dhe Uhudit.Kur Muhammedi as e pa Selmanin ne kete gjendje i tha:bleje veten o Selman!.Selmani e pyeti zoteriun e vet por ai ishte i pashpirte .Refuzoi kete perveq nese ia mbjelle 300 peme dhe 40 ertale(te holla-para).Jahudiu ia kushtezoi Selmanit qe asnje nga ato fidane te mos thahet.Kur e lajmeroi Muhammedin as per kushtet qe ia kishte vene jahudiu,Muhammedi as u tha shokeve te vet:ndihmoni vellaut tuaj ne peme!I ndihmuan muslimanet.Cdokush sillte ate qe kishte nga fidanet madje disa i merrnin nga kopshtet e tyre.Posa u tubuan fidanet Muhammedi as tha:o Selman shko dhe hape vendin per mbjelljen e tyre por mos i mbjell derisa te me lajmerosh.Filloi Selmani t'i hap gropat e sahabet i ndihmonin.Kur i kreu doli me te Muhammedi as.Ia sillnin nje nga nje e ai a.s me doren e vet i vendoste ne gropa .Thote Selmani:pasha Ate, ne doren e te Cilit eshte shpirti im,asnje nuk u tha.Posa u kryen hurmet mbeten te hollat ,te 40 ertalet.Muhammedi as erdhi nje dite me ca argjend prej disa betejave e tha :cfare ka bere Selmani?E thirren Selmanin .Muhammedi as i tha:merri keto e liroje veten o Selman.E mori Selmani ate pasuri dhe u lirua nga roberia e jehudiut.E shoqeroi Muhammedin a.s derisa vdiq.
Ja ky ishte rrefimi i Selman el Farisiut,i cili e braktisi jeten luksoze dhe vendlindjen e dashur duke udhetuar prej nje vendi ne tjetrin ,prej nje sherbimi ne tjetrin,perjetoi edhe roberine vetem qe ta gjente udhezimin.E madheroi Krjuesin ne shpirtin e vet ,u shoqerua me te perkujtuarit e Tij,ushqehej me dashurine per Te dhe cdo gje perveq Allahut para syve te tij ishte e vogel( pavlere).Kur ia permendnin xhennetet fluturonte shpirti i tij nga mallengjimi e deshira per to.Paramendonte se sikur ai tash eshte ne xhennet duke ngrene nga pemet e tij e duke e shiquar Zotin xh.sh dhe keshtu harronte te gjithe veshtiresite.