|
SEKRETET E NATĖS SE BEKUAR |
|||||||||||||||||||||||
|
Abdullah Esh Shehrijj
Falėnderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam, me pas: Prej urtėsisė se Allahut,Subhanehu ve teala ėshtė edhe zgjedhja e kohėve dhe ditėve pėr vepra te mira, ne te cilat garojnė garuesit, me shprese se do ta arrijnė medaljen e arte, e cila ėshtė mėshira e Allahut,Subhanehu ve teala dhe shpėrblimi i madh i Tij. Prej atij shpėrblimi ėshtė edhe Nata e Bekuar, Nata e Kadrit, nata e te mirave, dhuratave, bereqetit, nata e shpėtimit nga zjarri. Thotė Muhammedi,Alejhi selam" من حُرمها فقد حرم الخير كله ، ولا يحرم خيرها إلا محروم Kush pengohet prej kėsaj nate, ai veē ėshtė penguar prej tere se mirės dhe se nuk pengohet prej saj askush pėrveē te penguarit (atij qe nuk ka hise ne lumturi)". (Ibni Maxhe) (Ose thėnė me fjale te tjera: Nuk mund ta arrije shpėrblimin ne kėtė nate mėkatari, te cilin mėkatet nuk e lėnė te bej vepra te mira )
Kėto vlera dhe sekrete te kėsaj nate, gjithsesi se janė motiv pėr njeriun qe te angazhohet ne kėrkimin e saj, te ngadhėnjejė me bereqetin e saj dhe te begatohet me te mirat e saj. Kjo pėr faktin se mėshira e Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė afėr bamirėsve dhe se Allahu, subhanehu ve teala, nuk humb shpėrblimin e atij qe bėn mire dhe mendon mire pėr Zotin e vet. Thotė poeti:
Ajo ėshtė nata e Kadrit, e cila ėshtė ēmuar ndaj te gjithė muajve dhe viteve * Kush bėn ibadet ne te, Allahu ia shlyen me begatinė e Tij mėkatet dhe gabimet * Ne te ėshtė shfaqur i Vėrteti, qofte madhėruar dhe ka caktuar caktimin dhe te gjitha dispozitat
Ėshtė mire qe ne kėtė munasebet (rast) t'i kemi parasysh kėto gjera: 1. Nata e Kadrit ekziston dhe nuk ėshtė anuluar, dhe se Allahu,subhanehu ve teala, ua ka fshehur naten e sakte te saj, si mėshirė pėr ta; qe te bėjnė me shume adhurim, dua, dhikr gjate kėtyre netėve (te kėtij muaji). 2. Ajo bie ne netėt tek te dhjetėshit te fundit. Ajo poashtu lėviz-endet, keshtuqe njė vit ėshtė natėn e 21-te, vitin tjetėr natėn e 25-te, e kėshtu me radhe. Ka thėnė Ibni Haxher El Askalani Ne Fet'hul Bari: Mendimi me i qėlluar ėshtė se ajo ėshtė ne nete tek te dhjetėshit te fundit dhe se ajo lėviz-endet (neper kėto net gjate viteve). Disa dijetare tjerė kane thėnė: Ajo mund edhe te mos jete ne netėt tek, sepse thėnia e Muhammedit,Alejhi selam, " التمسوها في كل وتر Kėrkojeni ne ēdo nate tek" (Buhariu dhe Muslimi), aludon se me se shumti ka shprese te jete ne netėt tek dhe se nuk ka asfare pengese qe te mos jete ne kėto net. 3. Ėshtė e ligjėsuar adhurimi ne kėtė nate me namaz, dua, pėrulje, ndėrsa sa i pėrket veēimit te tyre me Umre, kjo konsiderohet si bidat, sepse kjo d.t.th: veēim te njė kohe pėr adhurim, qe nuk e ka veēuar Allahu,subhanehu ve teala,. Kush e kryen umren ne kėtė nate, jo me qellim, por ashtu i ėshtė shkruar, kjo ėshtė diē tjetėr dhe ėshtė e ligjėsuar. Allahu e di me se miri!([1]) 4. Njeriu e arrin shpėrblimin e kėsaj nate nėse nuk e di kur ndodhe, sepse pėr qellim ėshtė ngjallja e kėsaj nate me namaz dhe dua (dhe bazuar ne kėtė, ajo duhet te kėrkohet ne dhjete ditėt e fundit. S.I) 5. Gjeja me e mire, me te cilėn lutet njeriu ne kėtė nate ėshtė ajo, pėr te cilėn pyeti nena jone, gruaja e Pejgamberit, Alejhi selam, Aisheja, Allahu qofte i kėnaqur me te," أفرأيت يا رسول الله إن وافقت ليلة القدر فما أقول فيها ، قال : قولي : اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني O i dėrguari i Allahut! Me trego nėse unė e dije pėr njė nate se ajo ėshtė Nata e Kadrit ēfarė te them ne te? Tha: Thuaj: اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني O Allahu im! Ti je Falės, e do faljen andaj me fal mua!!! (Ahmedi dhe te tjerėt) Allahu,subhanehu ve teala, na befte ne dhe juve prej te pranuarve ne kėtė muaj, dhe ne falte mėkatet neve, juve, prindėrve tanė e tuaj dhe tere muslimaneve!!! Paqa dhe mėshira e Allahut,Subhanehu ve teala qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam, familjen, shokėt dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!!! Abdullah Bin Alijj Esh Shehrijj Marre nga www.emanway.com Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami 14-10-2005, e premte Brunei Darussalam
---------------------------------------------------------------- [1] Vėrtet ky mendim ėshtė paksa i ngutur sepse nėse lejohet te bėhen vepra te mira vullnetare ne kėto dhjete dite, atėherė perse te mos veēohet ne to Umreja, e sidomos pėr ata qe jetojnė jashtė Mekkes se Nderuar. Pra kjo nuk ėshtė asfarė bidati. Allahu, subhanehu ve teala, e di me se miri! S.I
|