Abdullah Esh Shehrijj
Falėnderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndėrsa
pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam, me pas:
Prej urtėsisė se Allahut,Subhanehu ve teala ėshtė edhe
zgjedhja e kohėve dhe ditėve pėr vepra te mira, ne te cilat garojnė
garuesit, me shprese se do ta arrijnė medaljen e arte, e cila ėshtė mėshira
e Allahut,Subhanehu ve teala dhe shpėrblimi i madh i Tij.
Prej atij shpėrblimi ėshtė edhe Nata e Bekuar, Nata e Kadrit,
nata e te mirave, dhuratave, bereqetit, nata e shpėtimit nga zjarri. Thotė
Muhammedi,Alejhi selam" من حُرمها فقد
حرم الخير كله ، ولا يحرم خيرها إلا محروم Kush
pengohet prej kėsaj nate, ai veē ėshtė penguar prej tere se mirės dhe se nuk
pengohet prej saj askush pėrveē te penguarit (atij qe nuk ka hise
ne lumturi)". (Ibni Maxhe) (Ose thėnė me fjale te
tjera: Nuk mund ta arrije shpėrblimin ne kėtė nate mėkatari, te cilin
mėkatet nuk e lėnė te bej vepra te mira
)
 |
Ne kėtė nate ka zbritur Kur'ani, siē thotė Allahu,subhanehu
ve teala," إنا أنزلناه في ليلة
القدر Ne e zbritėm atė (Kuranin) nė
Natėn e Kadrit."(Kadr 1).
Poashtu thote" حم والكتاب المبين *
إنا أنزلناه في ليلة مباركة إنا كنا منذرين
Ha, Mim.2.Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!3.Ne e zbritėm
atė nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė kadrit). Ne dėshiruam
tu tėrheqim vėrejtjen, e njerėzit tė jenė tė gatshėm
". (Duhan 1-3) |
 |
Kjo nate ėshtė pėrshkruar si e bekuar. Thotė Allahu,subhanehu
ve teala," إنا أنزلناه في ليلة
مباركة Ne e zbritėm atė nė njė natė tė
bekuar (nė natėn e begatshme tė kadrit)".(Duhan
3) |
 |
Kjo nate ėshtė me e mire sesa 1000 muaj. Thotė Allahu,subhanehu
ve teala,
لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ
Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se
njė mijė muaj!".(Kadr 3) |
 |
Ne kėtė nate zbresin melaiket, zbret Xhibrili, Alejhi
selam, siē thotė Allahu,subhanehu ve teala,"
تنـزّل الملائكة والروح فيها
Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe
shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje".(Kadr 4).
Zbritja e melaikeve ne kėtė ėshtė zbritje me hajr, bereqet dhe mėshire. |
 |
Kjo nate ėshtė pėrshkruar me paqe. Thotė Allahu,subhanehu
ve teala," سلام هي حتى مطلع الفجر
Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit".(Kadr
5) Ne kėtė nate, si rezultat i ibadetit te njeriut,
ndėshkimi dhe dėnimi pėr mėkatet shndėrrohet ne shpėtim dhe paqe. Kush
falet ne kėtė nate, i falen mėkatet e bera me pare. Ebu Hurejre rrėfen se
Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė"
ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet Natėn e Kadrit me besim dhe vetllogari, do t'i falen mėkatet e
mėparshme". (Buhariu dhe Muslimi) Sa i pėrket
thėnies" Me besim dhe vetllogari" e ka pėr qellim me besim ne Allahun,subhanehu
ve teala, dhe ne shpėrblimin, te cilin e ka pėrgatitur pėr falėsit ne kėtė
nate, ndėrsa sa i pėrket vetllogarise e ka pėr qellim duke llogaritur
shpėrblimin dhe kėrkuar sevapet. |
 |
Ne kėtė nate, Allahu,subhanehu ve teala, cakton se ēfarė
do te ndodhe brenda vitit, siē thotė" فيها
يُفرق كل أمر حكيم Nė atė (natė) zgjidhet
ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė".(Duhan 4) |
 |
Pėr hire te kėsaj nate, Allahu,subhanehu ve teala, zbriti
sure, e cila kėndohet gjer ne amshim. Ajo sure ėshtė sureja e Kadrit.
|
Kėto vlera dhe sekrete te kėsaj nate, gjithsesi se janė
motiv pėr njeriun qe te angazhohet ne kėrkimin e saj, te ngadhėnjejė me
bereqetin e saj dhe te begatohet me te mirat e saj.
Kjo pėr faktin se mėshira e Allahut, Subhanehu ve teala
ėshtė afėr bamirėsve dhe se Allahu, subhanehu ve teala, nuk humb shpėrblimin
e atij qe bėn mire dhe mendon mire pėr Zotin e vet. Thotė poeti:
هي ليلة القدر التي شرفت على
كل الشــــــهور وسائر الأعوام
*
من قامها يمـــــحو الإله بفضله
عنــــــــه الذنوب وسائر الآثام
*
فيها تجـــــلّى الحقّ جل ّ جلاله
وقضـى القضاء وسائر الأحكام
Ajo ėshtė nata e Kadrit, e cila ėshtė ēmuar
ndaj te gjithė muajve dhe viteve
*
Kush bėn ibadet ne te, Allahu ia shlyen me begatinė e Tij
mėkatet dhe gabimet
*
Ne te ėshtė shfaqur i Vėrteti, qofte madhėruar
dhe ka caktuar caktimin dhe te gjitha dispozitat
Ėshtė mire qe ne kėtė munasebet (rast) t'i kemi parasysh
kėto gjera:
1.
Nata e Kadrit ekziston dhe nuk ėshtė
anuluar, dhe se Allahu,subhanehu ve teala, ua ka fshehur naten e sakte te
saj, si mėshirė pėr ta; qe te bėjnė me shume adhurim, dua, dhikr gjate
kėtyre netėve (te kėtij muaji).
2.
Ajo bie ne netėt tek te
dhjetėshit te fundit. Ajo poashtu lėviz-endet,
keshtuqe njė vit ėshtė natėn e 21-te, vitin tjetėr natėn e 25-te, e kėshtu
me radhe. Ka thėnė Ibni Haxher El Askalani Ne Fet'hul Bari: Mendimi me i
qėlluar ėshtė se ajo ėshtė ne nete tek te dhjetėshit te fundit dhe se ajo
lėviz-endet (neper kėto net gjate viteve). Disa dijetare tjerė kane
thėnė: Ajo mund edhe te mos jete ne netėt tek, sepse thėnia e Muhammedit,Alejhi
selam, "
التمسوها في كل وتر
Kėrkojeni ne ēdo nate tek"
(Buhariu dhe Muslimi), aludon se me se shumti
ka shprese te jete ne netėt tek dhe se nuk ka asfare pengese qe te mos jete
ne kėto net.
3.
Ėshtė e ligjėsuar adhurimi ne kėtė
nate me namaz, dua, pėrulje, ndėrsa sa i pėrket veēimit i tyre me Umre, kjo
konsiderohet si bidat, sepse kjo d.t.th: veēim te njė kohe pėr adhurim, qe
nuk e ka veēuar Allahu,subhanehu ve teala,. Kush e kryen umren ne kėtė nate,
jo me qellim, por ashtu i ėshtė shkruar, kjo ėshtė
diē tjetėr dhe ėshtė e ligjėsuar. Allahu e di me se miri!
4.
Njeriu e arrin shpėrblimin e kėsaj
nate nėse nuk e di kur ndodhe, sepse pėr qellim ėshtė ngjallja e kėsaj nate
me namaz dhe dua (dhe bazuar ne kėtė, ajo duhet te kėrkohet ne dhjete ditėt
e fundit. S.I)
5.
Gjeja me e mire, me te cilėn lutet
njeriu ne kėtė nate ėshtė ajo, pėr te cilėn pyeti nena jone, gruaja e
Pejgamberit, Alejhi selam, Aisheja, Allahu qofte i
kėnaqur me te," أفرأيت يا رسول الله
إن وافقت ليلة القدر فما أقول فيها ، قال : قولي : اللهم إنك عفو تحب العفو
فاعف عني O i
dėrguari i Allahut! Me trego nėse unė e dije pėr njė nate se ajo ėshtė Nata
e Kadrit ēfarė te them ne te? Tha: Thuaj:
اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني
O Allahu im! Ti je Falės, e do faljen andaj me fal mua!!!
(Ahmedi dhe te tjerėt)
Allahu,subhanehu ve teala, na befte ne dhe juve prej te
pranuarve ne kėtė muaj, dhe ne falte mėkatet neve, juve, prindėrve tanė e
tuaj dhe tere muslimaneve!!!
Paqa dhe mėshira e Allahut,Subhanehu ve teala qofshin mbi
Muhammedin,Alejhi selam, familjen, shokėt dhe tere pasuesit e tij gjer ne
amshim!!!
Abdullah Bin Alijj Esh Shehrijj
Marre nga
www.emanway.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
14-10-2005, e premte
Brunei Darussalam